Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Friedrich Nietzsche, njė analizė e veprave tė tija.

    Pershendetje,
    e hapa kete teme qe te fillojm te hedhim ca mendime mbi nje nga librat me te famshem te Nietzsches, Zarathustra, Lindja e Tragjedise, Vullneti per Fuqi etj.

    Do filloj pak me jeten e tij, me pas do mundohem te sjell ca vargje(gjithkush eshte i mirpritur te sjelle) dhe me ambientin filozofik qe e rrethonte ate.

    Mirulexofshim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 28-05-2004 mė 23:46
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Dionysus

    Po e postoj kete si nje "prelude" per Lindjen e Tragjedise.

    Jo vetem qe farketohet lidhja e njeriut me njerine, por nga riti dionisiak, edhe vete natyra, kaq kohe perjashtuar dhe neneshtruar, ngrihet perseri te festoje pajtimin me birin e saj ekstravagant--njeriun. Toka ofron dhuratat e saj dhe bishat e egra te malit dhe fushes afrohen ne paqe. Karroca e Dionisit eshte stolisur me kurora e lule; panterat dhe tigrat terheqin nen zgjedhen e tij. Nese dikush do ta kthente "Oden e Gezimit" te Betovenit ne nje pikture, dhe refuzonte te frenonte imagjinaten kur ajo turme shtrihet adhurueshem ne pluhur, ai do te krijonte nje vleresim per ritualin dionisiak. Tani skllavi ngrihet si njeri i lire; te ngurtet, te frikshmet mure, ngritur mes njerezve nga nevoja apo despotizmi, jane shembur! Tani qe ungjilli apo harmonia universale eshte degjuar, cdo individ jo vetem qe pajtohet me shoqin e vet, por behet NJE me te--sikur veli i Majas eshte grisur me dysh, dhe te vetmet qe notojne perbri vizionit mistik te UNIT jane ca theke. Tashme njeriu shprehet me kenge e vallezim si anetar i nje komuniteti me te larte; ai ka harruar te ece, ka harruar te flase, dhe eshte ne kulmin kur mer krahe..., ndersa vallzon. C'do levizje e tij shpreh hare; nepermjet tij vibron nje fuqi e mbinatyrshme, e njejta fuqi qe ben kafshet te flasin dhe token te leshoje qumesht e mjalte. Ai e ndjen veten si ZOT, dhe ecen me te njejten hijeshi e ekstaze si zotat ne endrrat e tij. Nuk eshte me artisti--ai eshte bere vete nje veper arti: forca krijuese e gjithe universit manifestohet ne kalimin e tij per tek kenaqesia e lavdishme e UNIT fillestar. Balta me perfekte, mermeri me i cmuar--njeriu--eshte perzier e formuar, dhe rrahjet e preses se botes artistike te Dionisit shoqerohen nga thirrja e Mistagogeve Eleuziane: "A rrezoheni ne gjunje...,turma..., a e adhuroni krijuesin tuaj?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-02-2004 mė 02:44
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pėrpara Nietzsche-s

    Eshte fondamentale te dihet ambienti filozofik dhe tradita filozofike gjermane qe Nietzsche u rrit perpara se te fillojm te flasim dhe per veprat e tija konkretisht. Me pas do mundohem te sjell dicka per Kant-in dhe Schopenhauer-in gjithashtu dhe rrolin fondamental qe ka muzika ne gjith kete diskutim qe do filloj.

    Schiller --> Suportonte veten e tij duke dhene mesime. Diagnostikohet me nje lloj semundje dhe eshte i detyruar t'i kushtohet familjes se tij. Papritmas nga Amsterdami nje grup qe e ndiqte dhe mezi priste poezite e reja te Schiller-it merr vesh per konditat e tija dhe i ofron nje shume te madhe lekesh qe te mbeshteste familjen e vet dhe t'i kushtoheshe punes perseri me me pak qetesi. Ne kete moment ai i shkruan ose me mire i dedikon dhe ketij grupi poezine e famshme "Ode to Joy" qe u morr nga Beethoven-i dhe u kthye ne muzike tip hymni. Madje me sa di un ky eshte dhe hymni i evropes se bashkuar.

    Ajo kohe ku jetonte Schiller-i ishte periudhe optimiste gjermanine dhe idete qe sundonin ne ato kohera. Kjo zgjati deri tek Revolucioni Francez qe shkaktoi dhimbje te medha per intelektin gjerman dhe hidhte poshte shume teza qe ata kishin mbi etiken etj.

    Imperativi Kategorik --> Kapaciteti qe te llogjikojm qe eshte dhe cfare na dallon neve nga kafshet. Ne veprojme ne saje te llogjikes dhe mendimit. Llogjika(Reason) na jep ne kete rast ligjet universale qe jane absolutisht te verteta dhe absolutisht te nevojshme.
    Pra ky lloj ligji universal ka keto 3 karakteristika qe Kant-i pershkruan dhe tek (Critique of pure reason) :

    1) Universale -> vetem 1
    2) E vertete e pranishme --> nuk ndryshon kurre, e perhershme
    3) E nevojshme ---> Ne nuk mund te vendosim te mos i ndjekim keto ligje dhe ne te njejten kohe te merremi me dicka tjeter.

    Kjo eshte dhe baza e Etikes se Kanti-t qe do i rrikthehem pak me vone . "Sillu sikur aktet qe ti kryen do jene dhe baza e gjith njerezimit". Ky pra eshte dhe "testi" i universalizimit , qe nese ne ndodhemi perballe nje dileme morale duhet te kemi parasysh qe vendimi qe ne do marrim do sherbeje si baze per gjith njerezimin. Pra ne nje menyre tjeter, cfar do ndodhte sikur te gjith te silleshin sic po sillem une ne kete moment?

    Perseri ne kete kapitull ne sensin deonotologjik, Imperativi Kategorik dhe nocioni i etikes jane te lidhura fort me nocionin e "duty" detyres. Kjo eshte dhe ana praktike e kritikes se tij, qe flet per lirine dhe per etiken, nderkohe qe e nevojshmja llogjike eshte Kritika teorike ose me sakte "Pure Reason".

    Liria dhe e nevojshmja lejuan Kantin qe te shkruante dhe vepren e tij te trete Aesthetic Judgement, qe ka si synim te lidhi praktiken me teoriken.

    Mbreteria e fundit [kingdom of ends] --> nje tjeter veper madhore e Kant-it ku flitet per paqen e perhershme(perpetual peace) dhe historine e njeriut qe po transformohet ne me racional dhe me i lire.

    Njeriu ka gjithashtu dy kategori ne kete mes:
    1) Natural --> i ndikuar nga e nevojshmja
    2) Racional --> i karakterizuar nga liria.

    Nje tjeter gje qe duhet te kihet parasysh eshte fakti se si shiheshe natyra ne ate kohe. Natyra ishte jo e kompletuar sipas Schiller-it, dhe do jete e kompletuar vetem kur njerezimi do jete i lire te jetoj, dhe behet "syri" i natyres. Nje paralel fenomenal ketu dhe me Biblen dhe sidomos ne disa nga letrat e Shen Pjetrit kur thuhet se "cdo krijese lutet per shpetim". Pra jo perfeksioni ekziston dhe ne natyre, pasi dihet qe sipas gjenezes Zoti krijon gjithshka.

    Aesthetic - Estetika Kant-i shkruan goxha per estetiken si faktori qe do arrije te bashkoje racionalin me te natyralin, Pure Reason me Practical Reason. Kjo fjale ne gjermanisht perkthehet, Ein | bild | ung Ein --> nje, unitet , bil --> ndertoj , 3) ung --> mbaroj. Kjo fjale per me te lidhet me Imagjinaten qe si rrjedhoje eshte e lidhur me kapacitetetin per te menduar te bukuren (estetiken). Koncepti ketu eshte qe merren dy opozitet dhe bashkohen qe te gjenerojn dicka produktive.

    Helenizmi Gjerman Kjo eshte dhe Renaisance Gjermane. Data per tu pasur parasysh:
    1435(shpresoj mos ta kem gabim) --> Renaisanca fillon ne Itali
    1570 --> Reformimi fillon ne Gjermani
    Perandoria Bizantine ishte shume me e avancuar se ajo Romake. Kur turqit pushhtuan Konstantinopojen te gjithe intelektualet e linjdes erdhen ne perendim dhe morren me vete librat antik te greqise se lashte dhe gjith ate kulture. Gjithashtu ne Gjermani kemi dhe fillimin e kriticizmit se Bibles(Religiongeschistiche Schule).
    Mos harrojm qe ne kete periudhe per here te pare filloi dhe disiplina e historise se artit.

    Konceptimi Grek i njerezimit eshte po i njejti dhe ne Gjermani, ku njeriu dhe njerezimi ne pergjithesi eshte i lidhur me hyjnoren. Greket besonin se Arti eshte inspirim nga Zoti. Vjen nga fjala Ethias qe do te thote Zoti brenda ne vete. Realiteti nen gjith keto kendveshtrime esht i shenjte, dhe vete fjala fe(religion) do te thote rilidhje ndermjet dy gjerave. Gjithashtu dhe koncepti i gjeniut ne greqine e lashte eshte nje force supreme, qe nuk esht e jotja. Nje tjeter fjale kyc qe lidhet me krijimtarine, pervec konceptit te estetikes eshte dhe fjala gjermane unheimlich qe do te thote te jesh i huaj ne shtepine tende. Nje koncept ky shume turbullues. Mund te shohim qarte ketu nje lloj paralelizmi te menyres se si krijimi vjen me teorite e Freud-it. shkurtimisht....
    1. Super Ego --> figurat prinderore te brendshme(internalised), sub-koshienca(psh. prinderit, feja etj etj)
    2. ID --> qe do te thote ne anglisht "it", ajo qe nuk eshte humane, kafsha tek njeriu qe nuk pushon, gjithashtu dhe ajo qe ti nuk e duron dot.
    3. Ego, vjen si rrjedhoje e interaksionit qe superego me Id-in kane. Kjo eshte dhe e vemja pjese ku jemi koshient.
    Tragjedia eshte dicka qe ndodhet brenda nesh, qe do dali do clirohet dhe do na japi nje lloj sensi qe jemi te plote, te kompletuar. Ne nje fare menyre njerezimi terheq veten larg hyjnores. Shifet qarte ketu paraleli me Biblen(Myth of the Fall) dhe me faktin se si Adam-i dhe Eva ikin larg zotit por e kerkojn ate perseri. Pra eshte kjo "alienation" qe ne paguajm per tu bere Njeriu Estetik(aesthetic man) ne termat e kohes. Kjo lidhet me faktin dhe kuptimin etimologjik te fjales fe(religion) qe thashe me siper. Pra ne fillim kemi njeriun qe shkon larg rruges hyjnore, dhe ne fund kthehet perseri dhe rilidhet me te. Nje tjeter shprehje e famshme e Kant-it qe i perket asaj peridhe vjen nga libri i trete i tij, (Critique of Aesthetic Judgement) "The beautiful is the symbol of the morally good" (E bukura eshte simboli i mires morale)
    Pra kuptojm qe eshte e pamundur qe te jesh dhe i "bukur" ne sensin e atyre fjaleve por dhe nje person Makiavelist ne te njejten kohe.
    Pra idete kryesore jane nostalgjia per idealin, epoken e arte te greqise se lashte. Revizionizmi i historise(ne harrojm dhimbjet).
    Ne ate kohe gjith keto shifeshin dhe perdoreshin per te kritikuar gjendjen ne gjermani qe i duhej nje "mitologji" e re e pershtatur per nje epoke moderne. Kjo "mitologji" ka si baze artin dhe narrativin humanist te fokusuar ne idene e shpetimit hyjnor(redemption). Lidhja esht e qarte ketu me konceptimin e fese(religion)[ri-lidhje] dhe Zotin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-06-2004 mė 18:03
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    nietzsche ky kollos i filozofise

    ju pershendes juve admiruesi i te madhit nietzche

    odeon eshte pikerisht nje nga nxenesit e nietzsches ne kuptimin figurativ te fjales por dhe aq realistik ne studim. shume njerez mundohen ta quajne ate njeri te cmendur apo abstrakt gje e cila nuk eshte e vertete pasi askush nuk mohon dot me argument ate cka thote i magjishmi nietzsche. librat e tij mundohem ti lexoj gjithmone por fatkeqsisht ne shqiperi as nuk dine ti perkthejne per kete arsye nuk kemi arsenalin e duhur te botes se nietzsches.

    librat qe gjej ne librarite jane mjaft te reduktuar disa prej tyre.. SHEMBJA E IDHUJVE... KESHTU FOLI ZARATHUSTRA.....NJERIU DHE HIJA E TIJ....

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    e reja e fundit nga nietzsche

    Cyclotomic ne shqiperi sapo doli nje botim i ri i nietzsche libri titullohet AGU I MENGJESIT po e lexoj me kenaqesi lal dhe vertet ky autor me magjeps mundohu ta gjesh kete liber nese se ke gjetur do te pelqeje mjaft. Me respekt adfhuruesi i te madhit Nietzsche odeon_relax

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Jeta e tij --> [Vitet e fėmijėrise - pjesa parė]

    1844

    Tetor 15. Lind Nietzsche nė Röcken. Emri i tij eshte vene pas mretit Prusian Friedrich Wilhem IV, si nje demonstrim besimi por edhe sepse datelindja e Nietzsches koincidonte me ate te mbretit Prusian.
    Nietzsche pagezohet dhe i jati Karl Ludvig zgjedh keto vargje nga Luka 1:66 “Te gjithe qe e degjuan kete u habiten, duke pyetur “ Cfare do te jete femija valle ? Pasi dora e Zotit eshte me te" .
    Röcken eshte nje qyteze e vogel ndermjet Nuamburg-ut dhe Leipzig-ut. Edhe pse gjith familja jeton ketu vetem per 5 vjet, te gjithe varrosen ne kete qyteze. ( Karl Ludvig(1849), Franziska(1897), Friedrich Nietzsche(1900), dhe Elisabeth(1935).
    Nietzsche ishte gjithashtu i lidhur me gjak(kushuri nga e ema) me Richard Wagner(1813-1883). Dihet ketu miqesia e tij me kompozitorin e madh gjerman qe njihet per himnet dhe muziken e tij triumfale.
    Mamaja e Nietzsches, Franziska Ernestine Rosaura Oehler, ishte femija e gjashte nga 11. I ati i saj, David Oehler ka studiuar teologji ne Leipzig dhe ka qene prift Luteran.
    Dihet qe Nietzsche shkon rreth 3 gjenerata mbrapa prifterinjsh, qofte nga i ati qofte nga mamaja. Pra kishte nje kulture shume te theksuar Kristiane ne familjen e tij.

    Per tu pasur parasysh eshte fakti se besohet qe familja e Nietzsches ka origjine Polake. Kjo origjine ka te bej me gjak mbreteror nga Polonia. Ne disa vepra Nietzsche e permend indirekt faktin se ai ka origjine te tille "noble", pasi keto gjera i jane perseritur nga familja e tij. Me sa di un kete origjine e ka nga mamaja.

    *Ne kete vit Arthur Schopenhauer publikon edicionin e dyte te "Die Welt als Wille und Vorstellung", ose Bota si vullnet(will) dhe rapresentim(ide).

    1846

    Lind motra e Nietzsches Elisabeth Therese Alexandra Nietzsche(1846-1935). Te tre emrat e pare jane emra princesash te dukes se Saxe-Altenburg, ku i ati i Nietzsches ishte tutori i vajzave te tij.

    1848

    Lind vellai i vogel i Nietzsches Ludwig Joseph.
    Ne gusht te keti viti, Karl Ludwig(i ati) merr nje demtim te rende ne koke. Si rrjedhoje e renjes fillon procesi i degjenerimit te trurit, qe do te rezultoj me pas ne vdekjen e tij mbas 11 muajsh. Data e fundit e meshes qe jepet nga ai eshte 17 Shtator. Shume shpejt ai humbet aftesine per te folur si dhe shikimin.

    1849

    Ne 30 Korrik vdes Karl Ludwig, ne moshen 35 vjecare.
    Kur i ati len Nietzschen ai eshte vetem 5 vjec. Thuhet se mbas vdekjes se tij Nietzsche ka ndryshuar totalisht. I ati ishte i vetmi qe me ane te muzikes mund ta qetsonte ate duke e marr me te mira. Me te tjeret Nietzsche ishte i pakomunikushem dhe tip i veshtire.

    *Adele Schopenhauer, e motra e Arthur Schopenhauer-it , vdes ne moshen 52 vjecare.

    ** Vdekja e babait te Nietzsches, dhe tezat e mundshme
    I ati i Nietzsche-s vdiq perpara kohes ne moshen 35 vjecare. Cfar a beri ate qe te vdesi ne nje moshe kaq te re? Si pasoje e veshtiresise e ruajtjes se rekordeve ne Gjermanine e gjysemshekullit te 19, eshte shume e veshtire te gjejm se cfar ka patur realisht i ati. Eshte e qarte ama se ai ka vdekur nga nje patologji e trurit. Per aresyen e kolapsit te Friedrich Nietzsche-s me vone, familja ishte shume e interesuar qe ta hiqte imazhin e « cmendurise gjenetike » ne familjen Nietzsche. Ata filluan te sajojn nje histori ku Karl Ludwig paska rene nga shkallet. Kjo thuhet dhe ne nje nga letrat e mamase se Nietzsches tek Carl Fuchs, nga viti 1890, ne te cilen ajo thote se problemet e Karl Ludwigut filluan kur ai ra nga shkallet, dhe ai nuk ishte i cmendur. [Janz I [[/ 44-5]]
    Editori i KGW, Montinari shkruan ne notat e librit Ecce Homo : “einige Briefe von Ns Mutter an Freunde beweisen die Unhaltbarkeit der 'fable convenue', nach der ein Sturz auf der Treppe die Ursache der Krankheit von Ns Vater gewesen ware”[disa letra nga mamaja e Nietzsches, provojn se historia e renies nga shkallet eshte ne fakt e kunderta. I ati ra nga shkallet pasi ai ishte i semur, dhe jo qe semundja eshte provokuar nga renia nga shkallet.”
    Gjithashtu Elisabeth, motra e Nietzsches e ka bere shume te fuqishme kete propaganda, me aresyen qe ti hiqte dyshimet tek nje “cmenduri hereditare” ne familjen Nietzsche. Nje nga falsfikimet e saj te para eshte ne letrat e Nietzsches. Kjo leter daton vitin 1858(ai ishte 13 vjec)… vijon si me poshte:
    "Im September 1848 wurde plötzlich mein geliebter Vater gemütskrank." [Ne shtator 1848 babai im i dashur pati nje sballance emocionale]. Ne edicionin e Elisabeth ama kemi keto ndryshime: "Im September 1848 wurde plötzlich mein geliebter Vater infolge eines Sturzes bedeutend krank."[ Ne shtator 1848 babai im i dashur u semur jashtmase si rezultat i renies. Janz I p. 46].
    Janz gjithashtu tregon nje leter nga nje moter e Karl Ludwig Nietzsche’s, Friederike Dächsel (Gusht 1849), e cila shkruan se kafka e Karl Ludwig-ut u hap dhe u pa qe kishte nje depression(deteriorim) shume evident te trurit. Ne asnje raport nuk thuhet se ai ka rene nga shkallet.
    Gjithashtu ka pasur dhe nje teze mbi tumor ne tru. Max Oehler, thote se nga autopsia e bere ka patur nje tumor ne tru. Kjo gjithashtu eshte pak si e paqarte sidomos duke e krahasur me letren e Dächsel-es.
    Konkluzionet jane se semundja nuk ka qene hereditare, por ama Karl Friedrich nuk ka rene nga shkallet. Dr. Archinto P. Anzil, Profesor Emeritus i departamentit te Neuropathology ne SUNY(State University of New York), ka ofruar tezen qe eshte dhe me e pranuara deri tani se ai ka vuajtur nga shtrengime ne zemer dhe emoragjira celebrale(mbase).


    1850

    Ne 4 janar vdes vllai i vogel Joseph. Mund te imagjinohet cfar impakti ka kjo tek Nietzsche, qe tashme eshte i vetmi djal ne nje familje ku ka vetem femra.
    Gjyshja Edmuthe Nietzsche
    Tezet Auguste dhe Rosalie.
    Mamaja Franziska dhe motra Elisabeth
    Ne Prill familja largohet nga Rocken, dhe shkon ne Naumburg.

    1851

    Friedrich Nietzsche merr leksionet e para te pianos. Gjithashtu dhe kompozimi i par i tij daton kete vit.

    * Arthur Schopenhauer publikon "Parerga und Paralipomena"

    1853

    Nietzsche fillimisht regjistrohet ne shkollen publike Knaben-Bürgerschule. Ngaqe shkolla nuk i pelqen, ai transferohet ne nje shkolle private, ne menyre qe te pergatitet dhe me mire per Domgymnasium(fjal per fjal - Shkolle Katedrale).

    1854

    Nietzsche arrint e futet ne gymnasum. Tashme i duhen shume me teper ore mesimi qe te mesoj greqishten e lashte si dhe te ushtroj me tej talentin e tij per muziken.

    1855

    Tezja Auguste vdes nga nje semundje mushkrish.

    1856

    Ne kete vit Nietzsche dhe shoku i tij Pinder, kompozojn vepren “Die Götter auf dem Olymp”(Zoterit e Olimpit).
    Ne prill te ketij viti vdes dhe gjyshja Erdmuthe.

    vazhdon...

    PS: Rrofsh per informacionin e vlefshem Odeon. Do mundohem ta gjej.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 22-06-2004 mė 23:35
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Jeta e tij [Vitet e fėmijėrisė - pjesa dytė]

    1857

    Kompozimi i pare muzikor i Nietzsche-s qe disponojm dhe nje kopje.
    Shkruan poemen “Kleine Weihnachtsgabe für meine liebe Mutter"(nje dhurate te vogel Krishtlindje per mamane). Vazhdon talenti i tij me kompozimet muzikore: Geburtstagssinphonie, Marcia, 2 Skizzen, Sonata, Overtür fü Streichorchester, "Es zieht ein stiller Engel," 4 stimmiger Satz und figuierter Choral (fragment).

    1858

    Nietzsche leviz ne shkollen Schulpforta rreth nje ore larg Naumburg-ut. Kjo eshte nje nga shkollat me te veshtira Gjermane dhe me njerez me tradite si Klopstock, Fichte, Leopold Von Ranke dhe Ulrich von Wilamowitz-Moellendorff. Shkolla ka rreth 200 studenta dhe eshte dicka e cuditshme nese dikush terhiqet mbrapa. Pra shkurtimisht nje shkolle gjenish.

    Nje dite shkolle tipike eshte:
    Zgjimi ne 5 te mengjesit.
    Mengjesi ne oren 5 :30 si dhe lutja ndaj Zotit.
    6 am fillojn klasat
    Ne mesdite dreka dhe lutja ndaj Zotit
    Nga ora 2-4 pm klasa te tjera
    4 :15-5 , ore leximi
    5 :15-7 detyrat e shtepise
    7 pm darka
    8:30 lutja ndaj Zotit
    9 e darkes, mbyllen dormitoret.

    Nietzsche nuk u adoptua fort mire ne fillim dhe shpesh here shkonte te vizitonte njerezit e shtepise. Ne kete kohe kemi gjithashtu dhe shume kompozime te tij muzikore : Fugen(fragmente te ndryshme) ; Missa ; shkrime te ndryshme mbi korin dhe orkestren e shkolles. Si tekst Nietzsche perdor vargjet Biblike nga Pslamet(24 :7).

    1959

    Franz Overveck fillon studimet e tija ne teologji. Nga viti 1856-1859 ai studion ne G öttingenl nga 1859-1860 ne Liepzig dhe nga 1860-1861 ne Berlin. Nietzschen fillon punimet e tije ne nje veper teatrale me titullin « Prometheus ».

    *Del edicioni i trete i “Die Welt als Wille und Vorstellung”

    1860

    Nietzsche dhe shoket e tij Pinder dhe Krug formojn shoqerine letrare “Germania”. Cdo antar eshte i detyruar te shkruaj nje kompozim(essay) cdo muaj, qe do te lexohet me ze te larte dhe diskutohet. Shoket mbledhin ato pak leke qe kane per tu nenshkruar ne publikimin e Zeitschrift für Musik(Periodik per Muziken) dhe per te marre notat muzikore te vepres “Tristan und Isolde” nga Richard Wagner.

    *Vdes Arthur Schopenhauer (72 vjec)

    1861

    Vit me shume angazhime ky per Nietzschen. Fillon leximin e poemave te te “panjohurit” Hölderlin. Nietzsche ne nje poeme qe shkruan e quan Hölderlin
    "mein Lieblingsdichter"(poeti im i preferuar). Profesoret ne Pforta ama nuk jane dhe shume te kenaqur me kete zgjedhje te Nietzsches. Mesuesi Karl August Koberstein i jep Nietzsches noten 2-2a(ekuivalent B ose 85) ne nje essay qe ai shkruan per Hölderlin.
    Keto jane dhe komentet e mesuesit te tij per essayn e Nietzsches : "Ich muß dem Verf[asser] doch den freundlichen Rath ertheilen, sich an einem gesundern, klareren, deutscheren Dichter zu halten." [I them autorit(Nietzsche-s) te ketij shkrimi qe te kerkoj per nje poet qe eshte me I shendetshem, me I paster dhe me Gjerman].
    Nga Janar 16 deri ne Shkurt 17, Nietzsche eshte i semur. Ai ka disa semundje duke filluar nga gjendje gripale, e deri ne dhimbje koke te medha.

    Shkruan ne Shkurt 16 : "Ich habe es nun wahrhaftig satt mit diesen Kopfschmerzen; es wird nicht besser und kommt immer wieder. Die kleinste Anstrengung des Kopfes macht mir Schmerzen...Ich habe schon dran gedacht, ob ich nicht lieber ein Paar Wochen in Naumburg zubringe und mich da durch Spazierengehen kurire" [U merzita me keto dhimbje koke, nuk po I duroj dot me. Ato nuk me ikin dhe kthehen perseri. Gjeja me e vogel me shkakton dhimbje. Mbase do ishte mire te ikja ne Naumburg per disa dite, per nje kurim me te shpejt.]
    Ne fakt Nietzsche e len shkollen per disa kohe dhe kthehet ne shtepi per te vazhduar kuren e tij. Fillojn debatet e para fetare rreth rrespektimit nga ana e Nietzsches e festave te Pashkes(pasi ai nuk do te paraqitet ti festoj me familjen).
    Kompozimet muzikore te ketij viti jane : Einleitung. Gjithashtu vepra Weihnachtsoratorium (Oratori i Krishtelindjeve) si dhe kompozime te tjera ku spikat vepra "Schmerz ist der Grundton der Natur" (Dhimbja eshte toni elementar I natyres; pjano me kater duar)

    1862

    Vazhdojn kompozimet e tij te shumta si dhe dhimbjet e kokes. I duhet tashme te shtrihet ne infiermeri per nje jave te tere. Gjate gjith ketij viti Nietzsche shtrohet ne infiermeri per gjendje gripale dhe dhimbje koke.

    1863

    Ne vitin e tij te fundit ne Schulpforta, Nietzsche shkruan nje essay te gjate Latinisht mbi jeten dhe veprat e Theognis-it te Megara-s.
    Gjate veres shoqeria letrare « Germania » pezullohet. Aresyhet qene mungesa e fondeve por edhe nje kriticizem teper i ashper i Nietzsches ndaj veprave te Pinder-it dhe Krug-ut.
    Dicka kurioze eshte fakti qe Nietzsche kthehet i intoksiuar nga kater gota birre nje dite.
    Ne kete vit, shtator ai promovohet ne klasen me te larte ne Pforta(tip honors), e ashtuquajtura Oberprima. Nje nga shoket e tij te klases, Raimund Granier, i kujtohet se gjate kesaj kohe "Sein [FN] später so außerordentlich starker Schnurrbart fing schon auf der Schule an, sich zu zeigen." [fillon te dali mustaqja e tij, qe me vone behet dhe karakteristike e fytyres se Nietzsches dhe ne cdo pikture qe kemi te tij].


    vazhdon...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-08-2015
    Vendndodhja
    Mirdite
    Postime
    3

    Pėr: Jeta e tij [Vitet e fėmijėrisė - pjesa dytė]

    teme sh e bukur

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-08-2015
    Vendndodhja
    Mirdite
    Postime
    3

    Pėr: Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise

    Prsh, po merrem me nje projekt per Nicen, kush mund te me ndihmoje?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise

    Nicja eshte kurve greke pa kohe, edhe kur nuk ka greke i duket asfalti krenar!

Tema tė Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  3. Ngjitja e tragjedisė "Medea" nė skenėn shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •