Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Pellazget Flasin Shqip

    PELLAZGĖT FLASIN SHQIP
    Konferencė shkencore me interpretuesit e mbishkrimit tė Pilurit



    Nga Arian Gjyzari
    I dėrguar i posaēėm i revistės “Murrlan”



    PEQIN: Me pjesėmarrjen edhe tė disa personaliteteve tė shkencės e tė
    kulturės nga Shqipėria, Kosova dhe Turqia, u mbajt sot nė kinemanė e
    qytetit konferenca shkencore "Pellazgėt Flasin Shqip", e organizuar nga
    Kėshilli Kombėtar i Prejardhjes dhe nga Komiteti shqiptar i Dodonės, me
    ndihmėn edhe tė fondacionit "Muji dhe Halili" dhe nėn sponsorizimin e
    Bankės Kombėtare tė Kursimeve dhe tė agjencisė sė lajmeve ALBANOVA.

    Tė ftuarit nė kėtė konferencė, personalitete tė shquara nė fushėn e
    pellazgjistikės, mbishkrimeve tė palexueshme, antropologjisė
    proto-mesdhetare dhe kozmogonive jogreke tė Ballkanit, diskutuan pėr mbishkrimin e
    ashtuquajtur tė Pilurit, zbuluar nė vitin 1992 nga arsimtari Dhimo
    Thimjo (qė sot e ka ndėrruar emrin nė Thimjo Dhimo, dhe punon si mėsues
    bukurshkrimi nė Korfuz), nė njė faqe shkėmbore tė atyre anėve. Siē ėshtė
    vėnė nė dukje prej kohėsh, mbishkrimi ėshtė i lexueshėm, pse ėshtė i
    shkruar me alfabetin pellazg (tė cilėn e adoptuan mė pas latinėt).
    Vėshtirėsitė kanė tė bėjnė mė tepėr me interpretimin e tij, pėr shkak se
    mesazhi ėshtė tepėr i shkurtėr pėr analiza kontekstuale.

    Ballina e kinemasė ku u zhvillua konferenca, ishte zbukuruar me njė
    riprodhim gjigant tė mbishkrimit tė Pilurit, i cili lexon:

    DINAMOTIJEBOTA

    Edhe pse shumica e dijetarėve pajtohen me hipotezėn e prof. Mirosh
    Marashit, pėr karakterin thjesht pelazgjik tė mbishkrimit dhe lexueshmėrinė
    e tij me anėn e shqipes sė sotme, interpretimet e deritanishme kanė
    qenė divergjente, duke reflektuar formimin e ndryshėm tė studiuesve, por
    edhe tiket e tyre karakteriale.

    I pari nė konferencė e mori fjalėn prof. Aleko Koleka, i cili pasi
    pėrmendi teorinė e vjetėr tė helenologut prof. Aschlicke, se Amoti dhe Ota
    janė dy perėnditė primordiale tė Olimpit pellazg, e zbėrtheu
    mbishkrimin nė mėnyrė tė tillė:

    DIN.AMOTI.JEB.OTA

    Qė lexohet pastaj pak a shumė kėshtu: AMOTI DIN, OTA JEP. Prof. Koleka
    u shpjegoi tė pranishmėve se kjo pajtohet me tė dhėnat e teogonisė
    pellazgjike, sipas tė cilave Amoti ėshtė perėndia e dijes esoterike, ndėrsa
    konkubina e tij Ota ėshtė ajo qė ua ēon njerėzve dijen e Amotit. Prof.
    Koleka, tha se mbishkrimi ka karakter pėrshkrues, dhe duhet marrė si
    aspekt i ceremonialit pellazgjik tė inicimit etnik, nė malet Akrokeraune.

    Njė tjetėr hipotezė parashtroi arkeologu i ri Fran Rrokaj, i
    Universitetit tė Lecce-s. Sipas tij, Dina ėshtė njė emėr gruaje mjaft i rėndomtė
    ndėr pellazgėt (me kuptimin "ajo qė din", "e dijshmja"). Qė kėtej
    mbishkrimi do analizuar si mė poshtė:

    DINA.MO.TIJE.BOTA

    Ku MO ėshtė pjesėza e mohimit “mo(s)”, TIJE ėshtė forma urdhėrore e
    foljes "thyej" (MO TIJE => “mos thyeje” => “mos e thyej”) dhe BOTA s’ėshtė
    veēse barasvlera pellazgjike e shqipes "botha", "*****". Sipas Rrokaj,
    mbishkrimi do interpretuar si njė ftesė pėr Dinėn pėr tė mos e ēarė
    kokėn, pėr tė mos u shqetėsuar.

    Dr. Shezo Shazo, i universitetit tė Janinės, nuk pajtohet me
    interpretimin e Rrokaj. Asnjė pellazg nuk do tė guxonte tė pėrdorte njė fjalė
    tabu si "botha, *****" nė njė mbishkrim shkėmbor, shpjegon Shazo.
    Pėrkundrazi, nė mbishkrime tė tilla larg tempujve dhe nė zona tė shkreta, ka mė
    shumė tė ngjarė tė gjenden mendime tė urta pėr jetėn, tė natyrės
    proverbiale ose aforistike, siē e ka shpjeguar edhe i madhi Zekirja Majani
    pėr etruskishten.

    Dr. Shazo e analizoi mbishkrimin nė kėtė mėnyrė:

    DI.NAM.O.TIJE.BOTA

    Duke gjetur nė rrokjen e parė DI emrin e thundrakut tė njohur
    pėrndryshe si "dhi"; nė rrokjen e dytė NAM, tė njėjtėn kuptim si nė shqipen e
    sotme; O ėshtė lidhėza "ose"; TIJE ėshtė forma e lashtė, pellazgjike e
    shqipes "thinja, thija"; e mė nė fund BOTA ėshtė pėrsėri shqipja e sotme
    "bota". "Dhi, nam ose thinja bota" ka shpjeguar Shazo, duke sqaruar
    kuptimin e kėtij proverbi si: "Bota ėshtė dhi, nam ose thinja", me fjalė
    tė tjera kėtė botė mund ta bėsh tėnden me pasuri materiale (dhi), famė
    (nam) ose thinja (eksperiencė).

    Pėrkundrazi, prof. Sukri Zahar, i Qendrės Paleografike tė Trebizondės,
    e lexon mbishkrimin si tė ishte njė lloj mallkimi, sharjeje ose formule
    pėr tė trembur syrin e keq.

    DI.NAMO.TI.JE.BO.TA

    Ėshtė analiza e Zahar, i cili nė pajtim ttė plotė me Shazon e lexon
    rrokjen e parė si "Dhi", ndėrsa rrokjen e dytė si njė formė participale tė
    foljes "nėm" (DI NAMO = Dhi e Namun). TI JE BO, thotė Hamiti, nuk ėshtė
    larg gegnishtes sė sotme "ti je bėrė", ndėrsa pjesėza enklitike TA
    s’ėshtė veēse shenjuese e ligjėratės sė zhdrejtė, ose tregues i karakterit
    ceremonial tė thėnies. "Je bėrė si dhi e nėmur, tha." Ky do tė ishte
    edhe kuptimi i mbishkrimit, sipas prof. Zahar, baxhanak i prof. Shazos
    dhe mik i vendit tonė.

    Prof. Uwe Trinkgeld, i Universitetit tė Kreuzlingen, Gjermani, mendon
    pėrkundrazi se mbishkrimi ėshtė thjesht fillim i projektit tė njė rrase
    varri pėr z. DINAMOT IJEBOTA. Sipas Trinkgeld, ėshtė fakt i mirėnjohur
    qė pellazgėt e lashtė nė fillim i shkruanin rrasat e varrit, pastaj i
    shkėputnin nga shkėmbi.

    Dy versione interpretative paraqiti Magister Esmeralda Papingji, e
    Qendrės pėr Kėrkime Epigrafike tė Bashkisė sė Borshit. Sipas kėsaj
    studiueseje, gjendja e sotme e dijes nuk na lejon tė shtyhemi mė tutje.

    Versionet janė:

    (1) DI(L).N(G)A.MOTIJ.E.(M)BO.TA
    (Dil nga moteli dhe mbi ta!, ose njė ftesė qė i bėhet dikujt pėr tė
    sulmuar armikun)

    dhe

    (2) DI(L)NA.MO.TI.JE.BO.T(H)A
    (Dilna more (nga shtėpia), se na i thave (sytė), se je bo (firar)).

    Kjo teori nuk u prit mirė nga tė pranishmit.

    Mė nė fund e mori fjalėn prof. Ylber Babalili, i Akademisė sė
    Elbasanit.

    Para se tė shpjegojmė njė mbishkrim, tha prof. Babalili, duhet tė
    pėrpiqemi tė kuptojmė se ē’i shtyn njerėzit e lashtėsisė tė gėrvishtin gurin
    nė majė tė skėrkave. Natyrisht, jo dėshira pėr tė pavdekėsuar fjalė tė
    urta, pėr tė trembur syrin e keq, ose pėr tė ftuar njerėz tė dalin nga
    hotelet ose tė shkojnė pėr vizita. Pellazgėt nuk kishin nevojė t’i
    shkruanin kėto gjėra, tha akademiku i njohur nga Elbasani, sepse i dinin.

    Nga pikėpamja thjesht gjuhėsore, vazhdoi Babalili, mesazhi do tė mund
    tė zbėrthehej si mė poshtė:

    DI.NA.MOT.IJE.BOT.A

    Ku A-ja finale ėshtė pa dyshim njė pjesėz pyetėse (si nė gegėrishten e
    sotme: "po ti u zdeshe a?"). Tė tjera fjalė tė lashta pellazge qė nuk
    ėshtė vėshtirė tė izolohen nė mbishkrim, tha prof. Babalili janė MOT (nė
    kuptimin "vitin tjetėr"), IJE dhe me siguri BOT, forma e vjetėr e
    shqipes sė sotme "both, ****", siē e ka pėrcaktuar mirė edhe Rrokaj nė
    Lecce.

    Mė i vėshtirė ėshtė identifikimi i DI.NA, por kėtu na vjen nė ndihmė
    antropologjia pellazge, tha Dyrmyshi, duke iu referuar veprės sė vet
    "Antropologjia Pellazge" (nga e cila ruhet vetėm njė kopje, nė Bibliotekėn
    e Vatikanit). Ėshtė fjala pėr shprehjen "Na (ose ne) tė dy", shpjegoi
    profesori plak, i ndėrprerė nga fishkėllimat e tė pranishmėve.

    Kėshtu edhe mbishkrimi mund tė interpretohet plotėsisht si: "Na tė dy
    vitin e ardhshėm martohemi?" (Na tė dy vitin tjetėr ije m’**** a?) ku
    IJE BOT ose "ije (m) ****" do kuptuar si njė metaforė e guximshme pėr
    "martohemi", njė folje qė zgjedhohej vetėm nė shumės, nė pellazgjishte.

    Njė ēift pellazgėsh -- theksoi romantikisht prof. Babalili para se ta
    nxirrnin me shkelma nga salla -- duke shėtitur prroskave tė Pilurit,
    vendosin ta shenjtėrojnė premtimin e martesės duke gdhendur njė mbishkrim
    nė njė faqe shkėmbi…

    Marrė pa leje nga revista "Murrlan", janar 2004
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  2. #2
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Lajm kulturor

    [OBOBO News] - Keshilltari kulturor i misionit shqiptar pranė UNESCO-s nė Egjipt, prof. dr. Pal Paloka, M.D., F.K.Y, i dorėzoi sot njė notė proteste konsullit grek nė Kajro, z. Xiropis Limonidis, nė lidhje me pohimin se "Shqipėria nuk ėshtė vend malor," nė botimin e fundit nė anglisht tė Enciklopedisė Helenike, ("Hellenic Encyclopaedia," Ioannina University Press, Igoumenitsa, 2004). "Kemi tė bėjmė me njė mistifikim tė qėllimshėm e flagrant, qė nuk u shėrben interesave tė tė dy vendeve, as miqėsisė midis dy popujve tanė miq," theksoi prof. dr. Pal Paloka M.D., F.K.Y, nė njė konferencė shtypi tė improvizuar me kėtė rast, duke cituar edhe njė pasazh nga botimi mė i fundit i Enciklopedisė Italike ("Enciclopedia Italica", Edizioni Garibaldine, Lecce, 2004), ku thuhet shprehimisht se "Shqipėria ėshtė vend malor." Konferenca u zhvillua pa praninė e gazetarėve.

    © Alb-Club.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Perseri nga agjensia OBOBO News.

    Kiēo Gjipali, kėshilltar i presidencės pėr ēėshtje tė shkėmbimeve kulturore, priti sot pornostarin amerikan me origjinė shqiptare Bek Kushnen dhe personat qė e shoqėrojnė. Bek Kushnen, familja e tė cilit me origjinė nga bjeshkėt e Kushnenit emigroi nė Michigan nė fillim tė shekullit XX, i dhuroi Gjipalit njė DVD me “trailers” tė filmave tė tij mė tė suksesshėm, si dhe njė koleksion veglash tė rralla seksuale nga Briri i Afrikės. Nga ana e vet, Gjipali i tha z. Kushnen se pornografia, pavarėsisht nga objeksionet e natyrshme qė bėhen, ėshtė shprehje e lirisė sė fjalės dhe simbol i njė shoqėrie ku respektohen tė drejtat e individit. Gjatė takimit, i cili kaloi nė atmosferė tė pėrzemėrt dhe miqėsore, u diskutuan mundėsitė pėr ngritjen e njė industrie eksperimentale filmash pornografikė me metrazh tė shkurtėr nė Shqipėri.


    )( )( )(


    Telekomanda e ministrit tė Shkencės, dr. Llukan Frruqi, ndėrron kanalet e televizorėve tė fqinjėve, i deklaroi korrespondentit tė agjencisė OBOBO kryetari i komitetit tė bllokut tė pallateve “Tirana Due”, Timoshenko Rrokaj. Pėr kėtė dukuri tė shėmtuar i jemi ankuar disa herė edhe deputetit tė zonės, tha Rrokaj, por pa rezultat. Sipas burimesh tė ndryshme, dr. Frruqi pėrdor njė telekomandė tė posaēme multifunksionale tė markės AZIZ, tė cilėn ia ka dhuruar ministrja turke e Informacionit, Mediha Medina. Sinjalet e e kėsaj telekomande i pėrshkojnė me lehtėsi muret prej tulle tė pallateve “Tirana Due” dhe interferojnė me funksionimin e rregullt tė aparateve televizive tė fqinjėve deri nė njė rreze prej 30-35 metrash. Pėrkundrazi, sipas zėdhėnėsit tė Frruqit, ērregullimet nė ndėrrimin e kanaleve tė televizorėve tė bllokut kanė tė bėjnė me tunelin qė po hapet nėn stadiumin “Selman Stėrmasi”, nė kuadrin e punimeve pėr linjėn E tė metrosė sė Tiranės.


    )( )( )(


    Njė grup tė rinjsh nga Durrėsi dhe Lezha do tė rikrijojė simbolikisht, kėtė verė, udhėtimin e anijeve veneciane qė transportuan refugjatėt arbėreshė drejt brigjeve italiane mes pėr mes Adriatikut, pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe rėnies sė Krujės dhe tė Shkodrės nė duar tė pushtuesve turq. Tri velierat karakteristike do tė jepen nė pėrdorim nga muzeumi i navigacionit nė Mestre, i tha agjencisė OBOBO e reja Lydra Draēini, qė ėshtė edhe sekretare administrative ad interim e komitetit iniciator, ndėrsa hartat navigacionale pėrkatėse janė kopjuar prej dokumenteve venedikase qė gjenden nė arkivat e shtetit e qė janė rizbuluar kohėt e fundit nga studiuesi i palodhur patriotik Moikom Qizo.


    )( )( )(


    Njė virus i tipit “Trojan Horse” nė kompjuterin e kryetarit tė Partisė Demokratike, prof. Sali Berisha, ėshtė bėrė shkak pėr njė afrim tė papritur tė dy rivalėve emblematikė tė skenės politike shqiptare, kanė deklaruar pėr agjencinė OBOBO zyrtarė tė mesėm tė aparatit tė Partisė Socialiste. Sipas kėtyre zyrtarėve, nga kompjuteri i infektuar i prof. Berishės virusi ITCOULDBE, i ka dėrguar, tė hėnėn nė drekė, njė e-mail me njė titull sugjestiv kryeministrit shqiptar Fatos Nano, i cili ka reaguar pozitivisht, duke telefonuar menjėherė nė zyrat e partisė kundėrshtare, pėr tė marrė kontaktet pėrkatėse. Dr. Alketa Shyta, qė ėshtė edhe administratore e rrjetit kompjuterik pėr opozitė n, ka sqaruar me kėtė rast se programi antivirus ALBAFIRST i instaluar nė kompjuterat e kryesisė sė PD-sė nuk ofron ndonjė mbrojtje ndaj ITCOULDBE, dhe porositi politikanėt e kryeqytetit tė mos hapin mesazhe tė postės elektronike me titullin “HEY DUDE LET’S TALK”.


    (c) OBOBO NEWS
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #4
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    "Masazh 2004", nė pranga edhe personalitete tė diasporės


    Operacioni kombėtar i policisė sė shtetit, i koduar me emrin “Masazh 2004”, u pėrqendrua gjatė 24 orėve tė fundit nė sulmin ndaj trafikantėve tė masazhatorėve klandestinė, kryesisht nė jug tė vendit por pa lėnė pas dore edhe veriun. Zyra rajonale e luftės kundėr masazhit tė paligjshėm nė Helmės tė Skraparit arrestoi dje shtetasin Vojo Vuthi, banues nė Galigat tė Gramshit, pasi u kap duke ndihmuar pėr tė kaluar kufirin shqiptaro-grek masazhatorėt P.S. dhe P.D., banues nė Labinot tė Elbasanit, pėrkundrejt pagesės prej 20000 shekel, qė kishte marrė nga secili. Policia tha se i ndaluari kishte qenė ndaluar njė herė, pėr dhėnie ndihme njė manikyristi nė kufirin maqedonas. Vala e arrestimeve pėrfshiu edhe zona tė tjera. Ndėrsa nė Gjirokastėr, shtetėsja Zonja Njazi 22 vjeēe banuese nė lagjen Palorto ose Dunavat u ndalua pas vendimit tė gjykatės sė Proptishtit nė Mokėr tė sipėrme, pasi ėshtė dėnuar me tetė vjet heqje lirie pėr ushtrim pa leje tė profesionit tė masazhatores nė sharrat lokale, nė bashkėpunim dhe duke jetuar pa kurorė me qytetarin kanadez Merrhak Gashi, me arsim tė lartė, me profesion berber holistik, i cili u kap nė rrugėn Kukės-Morinė me pasaportė jugosllave tė falsifikuar dhe me 81 kg shkumė rroje pluhur tė padokumentuar, nė njė kohė qė vėllai i tij Kanue Gashi, iridolog dhe kristaloterapeut, me arsim tė mesėm dhe banues nė rrugėn Gasometergasse nė Zyrih tė Zvicrės u arrestua edhe ai pa ndonjė shkak tė pėrcaktuar, por vetėm sepse ndodhej nė vendin e ngjarjes dhe po pėrpiqej t’i shiste njė pojaku nga Pojani i Pojkės njė goniometėr spanjoll ndoshta tė vjedhur nė Velipojė. Kjo ngjarje ka pasur reperkusione edhe nė Krumė, ku ditėn e djeshme tė gjithė masazhatorėt i mbajtėn tė ulura qepenat e studiove, nė njė kohė qė njė delegacion i parisė sė zonės i kryesuar nga biznesmeni Milosao Qafpriska u takua me nėnkapitenin e fanterisė filipinase Bakhtiar Aznar Aznavu r qė mbėrriti atje posaēėrisht nga Gjakova pėr tė luajtur pesėkatėsh me njė grup studentėsh pakistanezė tė teologjisė sė krahasuar nė foyer-in e hotelit “Butros-Butros Gali”. Po nė Krumė, u arrestua dje refleksologu Didier Shafloqi nga Tenda e Qypit, me arsim tė mesėm profesional, pas denoncimit tė njė vajze me prapambetje mendore nė policinė e Lezhės se i lartpėrmenduri kishte tentuar tė kryente marrėdhėnie tė turpshme me qenin e saj tė racės labrador, pasi e kishte hipnotizuar ose trullosur me fotoksinė. Pritet tė identifikohet edhe njė lokal sauna i jashtėligjshėm qė Shafloqi ka ngritur nė fshatin e lindjes sė tij.


    © OBOBO NEWS, TA NEA
    ©Alb-Club
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  5. #5
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    shume humor bajat vella
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Pellazgo-Iliro-Shqiptareve.
    Nga gladiator nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 10:06
  2. Net Isveizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  5. Gjuha e Perėndive
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2004, 03:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •