Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Re: ...

    O trim! Te kam neglizhuar gjithe keto dite sepse keto qe thua nuk meritojne pergjigje. Meqe nuk iu gjendka deshira njeriu te diskutoje per ato qe pyes, hajt se po merrem me ty (me sa duket, te tjereve u interesojne me shume qente e vrare nga presidenti).

    A s'te duket se ne kemi ikur nga Shqiperia mu per te njejten arsye per te cilen edhe zonjusha Mjellma u ankua?

    Jo, hic fare! As qe me duket se jemi larguar per te njetat arsye (kujdes se nuk me dukesh nga ata qe u kerkon thelbin gjerave e une s'po merrem me thelbin).

    A nuk e di se ne kemi ikur se mbi koke e kemi pasur dike qe me shpate na ka treguar se si te frymojme e cka te mendojme e per se te enderrojme

    Jo vallai as e kam idene per cfare e ke fjalen:P.

    mu sikurse ti qe rri me shkop ne dore ketu e tregon se cili "territor" paska vuajtur me shume e e ditka se nga kush paska vuajtur, e se kush paska ikur me vize e kush pa te?!

    Ku e pe ti qe une tregokam se kush vend paska vuajtur me shume. Or trimosh! DI TE LEXOSH TI APO JO?
    Po me Enverin nga e gjete te me krahasosh xhanem?


    i][O burre, s'te duket palidhje kjo qe e ben? [/i]
    Jo nuk me duket pa lidhje, bile me duket me shume lidhje. Po c'ti besh cunakerve si puna jote qe kujtohen vetem diten e flamurit se ku kane lindur e marrin zjarr si pushka e jevgut?
    Me shume pa lidhje ne fakt me duket kjo qe ben ti! Pse ne dore tende mbeten te lidhen gjerat?
    Nese te duket vetja patriot mundohu te besh patriotizma jo te kritikosh ata qe s'te duken patriote sot. Po ti do rritesh o trim, e neser mbase i sheh gjerat me nga larg.
    .

    Me vuri ne mendime ky trimi o forumsa. Vertet te jene pa lidhje ato qe kam dashur te them andej nga fillimi? Si thoni?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 08-09-2002 mė 02:55

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Postime
    22

    Re: Re: ...

    Me duket interesante te pergjigjem pak ne keto thenie tua fantastike...

    Postuar mė parė nga kalemi



    [b]Jo, hic fare! As qe me duket se jemi larguar per te njetat arsye (kujdes se nuk me dukesh nga ata qe u kerkon thelbin gjerave e une s'po merrem me thelbin).
    Une se di se per cilen arsye ke ikur ti. Te ka shtyer shterngesa ekonomike, ndoshta gjendja politike apo frustrimi me ate qe quhej Shteti i Bunkereve apo edhe periudha e Shtetit te Piramidave. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet. Por, nje gje po e verej gati si gjithmone: Cila do qe te jete arsyeja, sigurisht se ka qene me e shendoshe se enderra e jote...


    Jo vallai as e kam idene per cfare e ke fjalen:P.
    Idene se ke sepse te mungon aftesia e gjykimit te drejte te kultures se nje periudhe, dhe pershkrimit te se drejtes njerezore te nje periudhe tjeter. Nese sadopak ke jetuar (si i rritur) ne Shqiperi, e di se e kam fjalen per "Ideatoret e Partise" te cilet na kane ndaluar te mendojme, dashurojme e madje te shohim enderra! Apo mos je ti njeri nga ta e cuditesh pse mendokam keshtu? Se di...

    Ku e pe ti qe une tregokam se kush vend paska vuajtur me shume. Or trimosh! DI TE LEXOSH TI APO JO?
    Po me Enverin nga e gjete te me krahasosh xhanem?
    Mu aty ku ti ia ndale hovin zonjushes Mjellma duke i thene se ketu flitet vetem per Shqiperine...(te duket Shqiperi vetem ai territor ku shtrihen kufinjte administrative te shtetit shqiptar?!)



    Jo nuk me duket pa lidhje, bile me duket me shume lidhje. Po c'ti besh cunakerve si puna jote qe kujtohen vetem diten e flamurit se ku kane lindur e marrin zjarr si pushka e jevgut?
    Me shume pa lidhje ne fakt me duket kjo qe ben ti! Pse ne dore tende mbeten te lidhen gjerat?
    Nese te duket vetja patriot mundohu te besh patriotizma jo te kritikosh ata qe s'te duken patriote sot. Po ti do rritesh o trim, e neser mbase i sheh gjerat me nga larg.
    .
    Mbase do flasesh me lidhje por sic duket kuptimi i yt i lidhjeve qenka dicka krejt ndryshe. Patriotizmi nuk eshte ideja e jote e vockel qe shfaqet ne nje Forum ku ne dite hyjne hic me shume se 100 veta , dhe ku se ke as nje emer tendin me te cilin identifikohesh. Nuk besoj se eshte patriotizem qe ketej te shkruash fraza "atdhedashese" e atej te mendosh se si do ti ikesh taksave kur ta hapesh dyqanin e garderobes italiane...


    Trimi
    Je fajtor para tė gjithėve me faktin se ke mujtė me qenė i vetmi fanar n’errsķn, e ti nuk ishe.

  3. #23
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Politika.

    Arsyet qe ikin njerezit nga shqiperia jane:

    1-Ceshtja Ekonomike
    2-Ceshteja e Siguris se jetes
    3-Frika e kthimit te KOMUNIZMIT
    4-Politik e eger percarese e ndjekur ne vend.
    5-Papunesia
    6-Ska Drita
    7-Ska Uje
    8-Ne kerkim te nje jete me te mire

    Do te me duheshin dite te tera te shkruaja arsyet, por dua tju them se kthehem ne memedhe se shpejti, ata persona qe kane ikur nga shqiperia familjarish si zorr te kthehen, dhe me vjen keq se jane nga familjet me model dhe jane shumica krahu i djatht i politikes shqiptare.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    PERSE IKEM NGA SHQIPERIA ...

    Ikem qe te shohim boten perendimore..

    Te mesojme ne universitetet me te mira te botes..

    Te behemi me te vlefshem profesionalisht..

    Te kemi me shume mall per atdheun tone...

    e...

    Nje dite te kthehemi e te ndertojme "Shqiperine" (kudo ku gjendet), duke sjelle me vete vlerat me te mira e me te medha te e me te bukura te te gjithe botes...

    P.S. Kete harrojne ndonjehere shqiptaret.. por nejse durim, te gjithe do ta kuptojne nje dite se guri eshte i rende vetem ne vend te vet...

    pershendetje,
    huggos

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Pse ikem nga Shqiperia?

    Te mos na rrjepi Qeveria,

    te mos na vrasin kojshia,

    te mos na mbloj padituria,

    e te mos na shkoj kot rinia.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 14-09-2002 mė 14:07
    Live and let live!

  6. #26
    alvi
    i/e ftuar
    Pse ikem nga Shqiperia?
    Se na doli llotaria!

    Edhe poet jom bo kto kohet e funit, papapapa. (lol)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Une nuk jame per ngjyra partishe ose feshe por jam per nje realitet te cilin besoj se e shpjegon shume mire Kallmeti,alvi,dhe THe Dardha, dhe gjithashtu po shtoj diēka nga vetja te gjithe ata qe jane jashte Shqiperise duan te kthehen dhe te gjithe ata qe jane brenda duan te largohen. Pse?! Te gjithe poetet dhe atdhetaret e kohes se Rilindjes Perpiqeshin per te miren e Shqiperise nga jashte, ndersa te gjithe armiqte e Shqiperise ishin shtruar kembekryq ne sofren tone qe quhet Shqiperi e Madhe. Ky term tremb armiqte qe jane shtruar dhe sote kembekryq ne Shqiperi! A i di ndonjeri se ēfare partie kane?!
    instruktori

  8. #28
    alvi
    i/e ftuar
    Pse ikem nga Shqiperia?
    Se na i mori ment rakia.
    lol

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    france
    Postime
    1
    Pershendetje Kalem.
    Ne rradhe te pare deshiroj te te pergezoj per temen shume me vlere qe ke hapur dhe qe shpresoj se do te terheqe shume njerez ne debat.
    Jam absolutisht dakord me ty kur thua se para se te bejme pyetjen se a do te kthehemi ne shqeperi duhet te analizojme shkaqet e largimit. Por kam pershtupjen(mbase gabohem) se ti(ju) e trajton problemin duke u influencuar nga pikepamjet politike(te djathta ne rastin tend). Tema eshte me te vertete interesante por mos harro se ikja masive e Shiptareve nuk ka filluar nje vit me pare as 5 vjet me pare kur ne pushtet erdhen socialistet (jo komunistet) por ku fenomen tragjik filloi para renies se rregjimit ne 1990-1991. Shume arsye i shtyn njerezit te ikin arsye te cilat jane te ndryshme per kategori te ndryshme njerezish.Se pari eshte varferia ,shpresa per te jetuar sa me mire qe eshte nje nga te drejtat themelore te njerezve.Arsye tjeter eshte kurreshtja per te pare boten qe u ishte mbajtur e fshehur shqiptareve per mese 50 vjetesh nga diktatura.Keto ishin dy nga arsyet me themelore te emigracjonit shqiptar Ne fillim te viteve 90. Me pas ka arsye te tjera qe ju shtuan shkaqeve ekonomike si pasiguria e jetes, humbja e shpreses ne te ardhmen, por keto te fundit preferoj qe te shpehem nje here tjeter. Te pergezoj per temen por te lutem mos u influenco nga bindjet tende politike, sepse intelektualet nuk jane vetem te djathte por edhe te majte edhe pa bindje politike ose ndrushe nga shoqeria civile.

    Ndersa persa i perket ELIAS nuk besoj se ajo shfaq ndienja kombetare kur ne 13 fjale qe shkruan 7 jane ne anglisht.
    Se shpejti

  10. #30
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Historiku i ikjeve masive te Shqiptareve keshtu si eshte ndertuar ne kete debat eshte i pasakte. Harroni se emigracioni filloi para levizjes studentore te dhjetorit ( ne korrik te po atij viti ). Pastaj vijoi me eksodet nga porti i Durresit dhe kapercimin ilegal te kufirit Shqiptaro-Grek. Pse filloi ky emigracion? Per nje arsye te thjeshte: VARFERINE!

    Kalimi nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut pati dy konseguenca te paevitueshme: terheqjen e shtetit nga sektori prodhues, e cila e kombinuar me gjendjen mjerane te industrise se te gjitha niveleve solli kolapsin e ketij sektori dhe per rrjedhoje PAPUNESINE MASIVE, dhe rritjen pa tavan te cmimeve te mallrave te konsumit, te diktuar nga ligjet e sistemit te ri ekonomik. Edhe buxhetoret "fatlume", ata pra qe paten "fatin" te mos shkurtohen, perftonin te ardhura minimale te pamjaftueshme per te perballuar jeten ne situaten e re te krijuar.

    Une mendoj se keta mesiper jane faktoret kryesore qe determinuan konsolidimin e tradites se hidhur te emigracionit mes Shqiptareve.

    Nuk mendoj se qendron faktori politik, pasi realiteti tregon se, pas nderrimit te pushteteve lirite themelore pergjithesisht jane rrespektuar. Madje, ne kete pike eshte mire t'ju kujtosh atyre qe quhen te djathte se gjate qeverisjes se PD-se, shkeljet e dokumentuara te nje sere te drejtave politike kane qene shume me te shpeshta se ato te verifikuara gjate qeverisjes socialiste.

    Nuk jam aspak dakord me ata qe i hedhin benzine zjarrit ( si Antoni psh. ) dhe tentojne te identifikojne realitetin e pergjithshem Shqiptar me episode, te cilat jane vertet fatkeqe e te denueshme, por fatmiresisht te rralle perseritura.

    Per mendimin tim ky diskutim duhej shtruar jo lidhur me te kaluaren, pra ne planin historik, por lidhur me te tashmen e te ardhmen dhe pyetjet do te ishin: Perse vazhdojme te ikim?? dhe Kur do te ndalim se ikuri??

  11. #31
    Jam shume dakort me Lencin edhe me BenAlbani ne rradhe te pare mendoj se fraza te tilla si "intelektualet e djathte" iken nga Shqiperia...per te qene e sinqerte me duket me shume si nje ngjyre politike qe nuk duhet te perdoret ne tema te tilla.
    Te gjithe ikim sepse ne kete menyre mendojme se do t'i japim fund problemeve te ndryshme qe kemi kur jemi ne Shqiperi.
    Duke filluar qe nga papasterita qe ne jemi fajtor, varferia, rrogat, nga korrupsioni qe egziston per tu futur ne shkolle, na detyruan te merrnim rruget.

    MOS TE HARROJME SE NE KOHEN E TE DJATHTEVE
    POTHUAJSE I GJITHE VERIU U BE "INTELEKTUAL I DJATHTE".


    Qe ne kohen e te majteve po vazhdon progresi i ketij korrupsioni edhe jo nje qeverisje te denje perdite por gjithesesi...

    Dikur JUGU ISHTE INTELEKTUAL.

    TE DASHUR BASHKEATDHETARE A NUK E KUPTONI QE KJO ESHTE MENYRA KLASIKE E URRETJES MIDIS NESH????!!!!! KAQ NAIVE DUHET TE JEMI SA TE SHKOJME GJITHEMONE ANDEJ NGA FRYN FLAMURI DUKE MBJELLUR URRETJE KUNDREJT NJERI-TJETRIT MUAJ PAS MUAJI, VIT PAS VITI DERI NE ATE PIKE SA TE SHKOJME NE SHEKUJ QE TE GJITHE JEMI KOSHIENT?????!!!!!!!!

    PERSE RILINDASIT TANE SHKRUAN FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA?... sepse gjthemone ne "shpiknim diƧka per te urryer njeri-tjetrin".

    Une mendoj se PIKA E DOBET e Shqipetareve ka qene gjithemone qeverisja + faktore te jashetem qe "perfitojne"edhe si rrjedhim perƧarja midis popullit qe e mbjelle prej shekujsh duket shume e veshtire per tu Ƨrrenjosur. Le t'i japim fund nje here e pergjithmone ketyre ideve perƧarese qe nuk na bejne gje tjeter perveƧse na shtyjme te "marrim detin me not, per gjithe naten".
    Le te mendojme me gjate edhe me seriozisht per kete teme jo sa per te shprehur idete tona politike e me pas te tregojme se ne fakt me vullnetin e mire per te hapur nje teme ne momentin kur dikush mund te shprehe mendimin e tij (gje qe per kete eshte tema) japim pergjigje jo INTELEKTUALE.

    me respekt eliza1
    Ask not what your country can do for you.
    Ask what you can do for your country.
    JFK

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e joti
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    54
    Pershendetje Eliza
    japim pergjigje jo INTELEKTUALE.
    Ndoshta Kalemi i ka dhene ngjyra politike
    por do te thoja qe nje fare te drejte e ka.
    Megjithese do ishte me mire sikur ta pranonte
    dhe mendimin tone te thjeshte.
    Fakti eshte qe ne shqiperi njerezit kane filluar e dalin per te mbledhur bime medicinale qe te kene mundesi te perballojne jetesen.
    Eshte e vertete qe shqiptaret kishin filluar te iknin para ardhjes ne fuqi te partise socialiste, do ishte me e pershtatshme ta quaja komuniste duke gjykuar nga programi qe po zbatohet sot ne shqiperi, por dikujt i ngeli qejfi aty para.
    Eshte nje fakt i pamohueshem qe qeveria e sotme shqiptare
    ose qeveritaret shqiptare, kane monopolizuar c'do lloj biznesi.
    nje qeveritar fut cigaret pa dogane tjetri fut alkolin. nje tjeter kafen, dhe sikur tre konsumet me fitim prurese te mos mjaftonin
    jane hedhur si bishat ne monopolizimin e mallrave ushqimore.
    Duke e hequr mundesine e konkurences dhe " free market"
    Ta shohim te verteten ne sy Shqiperia po jeton nje komunizem te moderuar.
    Kush mund te jetoje ne komunizem?
    Ne nje kohe qe ne Sarande Nano dhe Meta ngrene hotel me pese yje njerezit jane ne mal mbledhin bime.
    Ca quhet ky? Nuk eshte komunizem?
    Vertete qe dhe une fola per politike por eshte e pashmangshme
    sepse nje faktor kryesor i ikjes se shqiptareve eshte varferia... Dhe komunizmi nuk ka pare nje dite te pasur. As shpirterisht e as ekonomikisht, pervec servileve te partise, kryetareve te kooperative dhe sekretareve te partise.

    Kjo eshte qeveria shqiptare sot dhe ata jane pushtetaret tane.
    mos degjoni kisha e xhamija
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  13. #33
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Ika per me mire, edhe te them te drejten larg THASHETHEMEVE,
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e joti
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    54
    Une kam ikur me shkolle si shume te tjere o miq.
    Sikur shkollat ne Shqiperi te kishin dinjitet, dmth te te njifeshin dhe jashte dhe te mos mereshin diplomat si kupona ndeshjeje.
    ndoshta nje pjese e mire e Shqiptareve nuk do ikte.
    Por ce do qeveritaret jane te zene duke share njeri tjetrin nga rrobt e shpise, ne parlament.
    Jane te zene duke folur ne celular me doganierin qe ti lere
    maunen,
    me falni, e kisha llafin transportierin ne port.
    Sikur te kishte mundesi dhe per biznesment e tjere te punonin dhe jo monopolizim total ndoshta ne shqiperi do kishte vende pune dhe jo te gjithe do iknin te kerkonin pune jashte.
    Por qeveritaret jane te zene duke luftuar partine demokratike ne te gjitha menyrat dhe monopolizuar biznese.
    Sikur drejtoret e spitaleve mos ti blenin shiringat me 500 leke nga i besuari partise por me 250 nga tregtari tjeter.
    sikur kablli i telefonit mos ti vihej cmimi nga qeveria por te kishte hapesire per konkurence.
    sikur e sikur e sikur e sikur dhe te gjitha ta kthejne fytyren nga qeveria.
    ca ngelet aty per bere ne shqiperi revolucion?
    revolucionin e bene kriminelet njehere dhe doli ashtu sic
    doli. populli nuk ka oreks per 97 nr 2
    kush ngelet pervec brezit te ri qe studion jashte.
    e dikush mund te thote qe dhe ne kohe te pd- se vidhej
    e vertete eshte pamohushme. por te pakten kush hynte ne lokal nuk porosiste nje kafe turke dhe blente dhjet leke cigare por porosiste uiski. E ky eshte shembull me i dobet qe mund te sillja une per mireqenien e asaj kohe.
    dhe deficiti i shtetit nuk ishte pasoje e qeverisjes te paafte te
    PD-se por borxh qe i kemi mare Kines qe ne vitet 70.
    Ja pra pse Shqiptaret ikin nga shqiperia nuk ikin se nuk e duan shqiperine ikin se i ze halli. dhe u priten te gjitha mundesite
    e populli shqiptar e do nje pushim te vogel para se te beje dicka per gjendjen qe e ka eresuar Shqiperine.

    me falni qe u zgjata.
    mos degjoni kisha e xhamija
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •