Nuk ka rendesi se sa larg Atdheut jam une personalisht.
Ajo qe desha te bej, eshte qe nepermjet nje diskutimi te hapur e me mendje te hapur te debatojme e te kristalizojme perfundimet apo mendimiet e secilit prej nesh.
Nuk e di se sa prej jush jane ne dijeni te modes qe ka kohe qe ka plasur. Ka dale ne mode te largohesh nga Atdheu te dashur lexues. Kush e ble vizen, dikush tjeter largohet "me not" apo mund ti bjere edhe rrufeja e llotarise cudiberese. Keto fenomene kane disa gjera te perbashketa. Me kryesorja eshte se qe te gjithe largohen sepse u eshte bere jeta e padurueshme ne vend.
Une ketu shtroj hapur per diskutim dyshimin se e gjithe inteligjenca e djathte qe mund te kete sadopak ndikim ne ndryshimin e klimes ne vend eshte larguar a eshte ne te larguar e siper.
Para pak vjetesh, nje lajm qe beri me pak bum ne mediat tona se plagosja e fqinjit nga X me arme zjarri, u kalua pa u komentuar fare.
Me sa me pak fjale: Ne nje aksion blic te policise (kryqytetase ne mbaj mend mire) eshte kapur nje falsifikator me nje teknologji e mjete te jashtezakonshme. Ne shtepi i jane gjetur qe nga mjetet me moderne per prodhim ORIGJINAL te vizave per USA deri edhe te vula ORIGJINALE te Departamentit te Shtetit Amerikan. Ky person, nje hic per nga mbiemri si dhe shkalla e arsimimit ishte "koka e Turkut" qe ish caktuar per sakrifice. E perseris, ky person as qe e justifikonte aktivitetin e tij, ne asnje lloj plani.
E verteta qendron pak me gjere se sa u perfol ne mediat e rradhes.
Kish ca kohe qe neper administratat tona kishin ardhur jo vetem ankesa me shkrim por edhe persona te derguar nga INS dhe FBI te cilat ankoheshin per permasat te cilat kishin marre keto aktivitete. Ishte e pamundur "te mbyllnin njerin sy". Ky person X si dhe shume X-a te tjere qe u "shfuqizuan" pas ankeses se bere nga Departamenti i Shtetit Amerikan kishte nje kohe te gjate qe e kryente kete aktivitet, vite bile. Me vizat e prodhuara prej duarsh te tilla, jane nisur plot studente Dhjetori, intelektuale me bindje te djathta e plot tru e mbiemra te cilet mund te perbenin ndonje rrezik per parajsen socialiste. Ankesat filluan qe kur ky fluks e tejkaloi masen e caktuar dhe po kthehej ne nje korridor legjitim emigrimi. Dhe shtepira botuese vizash te tilla ka pasur mjaft (nga te gjitha llojet, qe nga me legjitimet deri tek kjoskat a bodrumet). Ca me leje e ca pa leje.
Shume mendoj eshte punuar qe t'u behet jeta ferr ne Atdhe ketyre personave dhe pastaj t'u serviret nje "rast" i tille si i rene nga qielli. Rast te cilin e presin me shprese si nje mbrekulli.
Pra nese dikujt i eshte bere ferr jeta ne Atdhe, mos harroni se shume mund e djerse eshte derdhur (jashte e brenda) per nje veper te tille. E Bota na i pranon keto gjera per kompromise politike qe ndryshojne jo vetem sipas gjendjes klimaterike por edhe pozicionit gjeopolitik.
Eshte e thjeshte te dashur. Atdheu eshte i lumtur qe po u mbet ne duar komunisteve te ndershem, ndersa Bota eshte e lumtur qe ne po marrin udhet per te shtruar te sajat.
I vetmi ne kete dynja qe mund te kujtohet per shqiptarin eshte vete shqiptari.
Krijoni Kontakt