Gazeta shqiptare njofton:
Nė konsullatat shqiptare tė Barit dhe Selanikut mbėrrijnė formularėt
Njė pasaportė 100 dollarė
Caktohet tarifa pėr rastin e emigrantėve
--------------------------------------------------------------
al.kre
TIRANE
Njė pasaportė pėr emigrantėt do tė kushtojė 100 dollarė. Kaq ėshtė ēmimi i vendosur pėr kėto doumente qė do tė shpėrndahen nė saje tė njė bashkėpunimi mes Ministrisė sė Rendit dhe Ministrinė e Jashtme. Dje nė kosullatėn e Barit dhe atė tė Selanikut ka mbėrritur dje njė sasi shumė e madhe formularėsh qė do tė plotėsohen nga emigrantėt shqiptarė atje, pėr t'u pajisur me pasaporta.
Ministria e Jashtme njofton se sot formularėt do tė shkojnė edhe nė ambasadėn e Romės dhe tė Athinės, si dhe nė konsullatėn e Milanos. Ka nisur kėshtu njė operacion qė pritet t'i sjellė buxhetit tė shtetit njė shumė prej 50 milionė dollarėsh. Pas njė takimi mes zėvendėskryeministrit Meta dhe ministrit tė Rendit, Luan Rama, u ra dakord qė nė pėrfaqėsitė diplomatike shqiptare nė Itali dhe Greqi tė bėhej e mundur edhe pajisja e emigrantėve shqiptarė me pasaporta. Janė gjitėsej 5 pėrfaqėsi, 2 ambasada dhe 3 konsullata, tė cilėt kanė shtuar personelin edhe me oficerė policie qė dje nisėn procedurat e pajisjes sė shtetasve me kėtė dokument. Formularėt e parė kanė mbėrritur nė Selanik dhe Bari dhe sot do tė jenė edhe nė ambasadat nė Itali dhe Greqi si dhe nė konsullatėn e Barit. Ky operacion pritet tė jetė i shpejtė pėr tė ndihmuar edhe emigrantėt shqiptarė nė kėto vende, tė cilėt kanė pasur probleme me legalizimin e tyre. Njė emigrant shqiptar, pėr tė marrė pasaportėn e re, duhej qė tė vinte nė Shqipėri, tė qėndronte me orė tė tėra nė radhė nė komisariatet e policisė dhe mė pas tė priste nė muaj pėr tė marrė pasaportėn. Procedurat kėrkonin qė ata tė ishin tė pranishėm, por kjo gjė i dėmtonte, sepse u duhej qė tė largoheshin pėr njė kohė tė gjatė nga puna qė kishin gjetur jashtė vendit. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, Ministria e Punėve tė Jashtme pranoi qė tė nisė pajisja me pasaporta tė reja nė pėrfaqėsitė diplomatike. Nė fillim kjo gjė do tė bėhet nė Greqi dhe nė Itali, ku janė pjesa dėrmuese e shqiptarėve emigrantė. Nė kėto dy shtete brenda njė periudhe jo tė gjatė do tė shpėrndahen 500 mijė pasaporta tė reja. Pėr ta ndihmuar kėtė operacion, Ministria e Rendit Publik do ta shtyjė edhe me njė vit pėrdorimin e pasaportave tė vjetra. Shtyrja pritet qė tė bėhet nė pėrfaqėsitė tona diplomatike nė kėto shtete. Pėr t'u dhėnė mundėsi emigrantėve qė janė nė vende tė tjera, Ministria e Rendit do tė nisė qė tė pranojė tėrheqjen e pasaportave pranė saj, edhe nga tė afėrmit e emigrantėve. Kjo procedurė do tė lejohet vetėm pasi ata tė kenė njė prokurė pėr tė tėrhequr pasaportatėt pranė drejtorive tė policive nė rrethe. Kriza e pasaportave njė vit mė parė i vuri nė vėshtirėsi serioze emigrantėt shqiptarė jashtė vendit. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, Ministria e Rendit rifuti edhe njė herė lejet e kalimit pėr fėmijėt, si dhe propozoi shtyrjen me njė vit tė pėrdorimit tė pasaportave tė vjetra. Paralelisht u zhvillua edhe tenderi pėr prodhimin e pasaportave tė reja. Pas tenderit nisi njė krizė e dytė, kėtė herė mė e lehtė, sepse firma gjermane nisi tė sjellė pasaportat e reja, tė cilėt vazhdojnė qė tė shpėrndahen nė tė gjithė vendin. Vetėm ditėt e fundit erdhėn disa qindra-mijė pasaporta dhe tashmė njė pjesė e madhe do tė shkojnė nė Greqi dhe Itali, gjithsej 500 mijė.
---------------
Ju lutem sa kushton nji pasaporte ne vendet ku juve jetoni?
A eshte lire apo shtrenjte 100 Dollar.
Mua me duket se kjo eshte nji supervjedhje tjeter e Qeveritareve Socialiste..megjithse hallexhinjte tane neper bote do zgjidhin besoj nji big prabllem me kte rast.
Dhendri poet Agollit i rruajti popullit dhe shtetit gati 1milion dollare me pasaportat.
Tani dhe nji 50 milionsh tjeter me dollare shkon ne xhepat Roze..
Urime Pasoshin ju qe nuk e keni..
Nxitoni e kerkoni kte dokument qe ky qerrata shtet mezi ju a jep.
Krijoni Kontakt