Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Mosha
    43
    Postime
    290

    Nje kusht Per Pranimin e Yugoslavise ne BE ne vitin 2003-04.

    Te nderuar Anetare.
    Pata rastin te lexoj nje artikull ne revisten, "The Economist," datura nga 22 deri me 29 qershor lidhur me statusin e ardhshem te Kosoves. Yugoslavia do te kerkoj anetaresimin e saj ne BE ne vitin 2003. Mirepo si kusht per anetaresim do te jete statusi i Kosoves. Peytja ime eshte se cka mendoni se do te diskutohet lidhur me statusin e ardhshem te Kosoves, dhe se cka duhet te bejme ne qe ta bindemi BE se Kosova e meriton Pavaresine. A mjafton ajo se cka eshte duke bere administrata e re e Kosoves se bashku me administrata lokale. Ne qofte se JO, cfare hapa duhet te merren drejt ketij problemi.
    Faliminderit
    Ariani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2002
    Vendndodhja
    francė
    Postime
    6

    Zoti na ndihmofte!

    Per popujt e vegjel apo me te dobet gjithmone ka vendosur dikush qe ka qene me i forte e me i madh! Ai shpesh e ka perdorur drejtesine e luanit apo ne fund te ka thene take it, or leave it! Ajo qe ka ndodhur ne te kaluar prej stergjysherve te atyre qe do te vendosin neser per neve, nuk me jep shume shpresa! Me traktatin e Londres, me 26 prill 1915 edhe ajo Shqiperi qe kishte mbetur si e pavarur u legjitimiua aneksimi i pjeseve te ndryshme te saj, pastaj ne Kongresin e Berlinit, Bismarku lere me qe nuk diskuton per Shqiperine por kur i flmet per kete Avdyl Frasheri ai ia kthen, cfare Shqiperie, ajo as qe nuk ekziston, por ekziston vetem si term gjeografik! Ne Berlin behet edhe nje aneskim drastik i trojeve shqiptare ne menyre krejtesisht te padrejte! Ndersa Ismal Qemal Vlores i thuhet, kenaqu me kaq se po mbetesh pa te fare! Keshtu cdo here Shqiperia konsiderohet nga fuqite e medha vetem si nje plaqke tregu qe sherben per kenaqjen e apetiteve te fqinjeve grykes ballkanas! Ska nevoje te hyme ne detale per zonat qe u moren e qe u copetuan se ato dihen edhe ne librat e shkolles fillore te historise! Ajo qe harrohet eshte se per ne do te vendosin nipat e atyre qe vendosen ne Kongresin e Berlinit! Ne Rambouilet, shqiptaret u detyruan te nenshkruajne se pranojne integritetin territorial te Jugosllavise, dhe me keto fare rezolutash e kornizash kushtetuese vetem se e legjitimojne faktin se ne ende jemi nen roberi dhe nen okupim! Madje per kufijte tane vendos Beogradi dhe kete e aprovon OKB, ndersa ne nuk guxojme as te protesojme se na pret pendreku, ndersa rezoluta e Kuvendit automatikisht nuk rron ma shume se 15 minuta pasi qe ajo anulohet nga perfaqesuesi i OKB, se kinse Kuvendi ska ate mandat qe te vendos per gjera te tilla! Normal se nuk ka mandat, ngase eshte ende nen okupim! UNMIK-u pret prej neve dhe kerkon pergjegjesi ndersa ne anen tjeter kompetencat i mban vet! Institucionet i krijon vetem si realitet virtuel manipulues per popullin i cili mendon se tani eshte i lire dhe vetem duhet festuar! Pavarsia e Kosoves ndertohet mbi germadhat e rezolutave e kornizave te UNMIK-ut ngase ato vetem jane peng e pavarsise e lere me te jene rruge drejt pavarsise! Cdo kush qe ka lexuar nje rresht te ketyre rezolutave apo kornizave kushtetuse do te kuptoje se ne baze te tyre se UNMIK-u nuk e ka ndare Kosoven nga Serbia apo Jugosllavia e mbetur por vetem e ka ndalur luften! Kjo tregon me se miri per qellimet e UNMIK-ut, i cili don ta beje Kosoven unmikistan, vend multietnik, shume kombesh, kur dihet se ai ne shumice eshte vend homogjen prej 90 e kusur perqindsh nga shqiptaret. Une mendoj se neve as kesaj rradhe askush nuk do te na pyes se cka dojme, cka jemi, si punojme e as si sillemi! Por edhe ate qe e kemi na jep me kushte ne menyre qe te na beje sa me inferior ndaj administrates se huaj, si rasti me 33 perqindshin e femrave ne parlament! Ndersa edhe ne vendet me te zhvilluara, partite e medha per cdo femer e zevendesojne me mashkull duhet paguar nje sasi te hollash si denim, por kete e bejne nga mungesa e kuadrit dhe e barazise se nje femre me nje mashkull ne parlmanet, me c'rast rralle ka vend ne bote apo fare hiq qe ka kaq numer te madh femrash ne parlament, e ku krahasohet shkollimi i femrave tona dhe kuadrot tona me kuadrot e Frances, e vendeve tjera evropiane!
    Por nje gje e di, se ne kurre nuk duhet te demoralizohemi e as te ndalemi se punuari derisa ta bashkojme Shqiperine, heret a vone, me hater o me zor!
    Zoti e bekofte Shqiperine e Shqiperine Verilindore, Kosoven vendlindjen time!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dukagjinasi : 07-07-2002 mė 22:27

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2002
    Vendndodhja
    francė
    Postime
    6
    Edhe nje gje e harrova, ceshtja e merites se pavarsise! Neve pavarsia na takon pamarre parasysh a e meritojme a jo! Se ne nuk jemi ne vend te huaj por ne truall tonin, dhe jemi zot te shpise! Askush ska te drejte morale te na mbaje ligjerata se a e meritojme ne lirine dhe se kur e meritojme e kur nuk e meritojme! Por per kete UNMIK-u nuk don te dije! Tjeter eshte forca dhe drejtesia e luanit e tjeter eshte vertetsia e ndjenjes per te qene i lir!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Mosha
    43
    Postime
    290

    Ari

    Lidhur me ate se cka na ka ndodhur me pare ne KOnferencen e Londres dhe ne Kongresin e Berlinit, une jam krejtesisht me ju se trojet tona perhere kane qene te copetuara nga fuqite e medha boterore. Mirepo, kete rast, kjo eshte hera e pare se disa fuqi te medha na kane dale krah dhe na kane ndihmuar kunder nje armiku te vjeter shekullor---serbi. Prap se Prap, e di se keto fuqi nuk na kane ndihmuar deri ne ate nivel te cilin ne mendojshim. Mirepo, vete fakti se per here te pare ne historine tone, disa vende te cilat historikisht nuk u'a ka ndi per Shqiptaret, kane ngritur zerin qe te na ndihmojne, tregon se kjo eshte koha me e volitshme qe KOsova ta fitoje Pavaresine.
    Bashkesia NDerkombetare e din se KOsovaret nuk do te pranojne te jene nen qeveresjen e yugoslavise. NJe lufte tjeter do te filloje, dhe kjo dmth se Ballkani, dhe tere Evropa do destabilizohet. Ne jetojme ne nje Kohe ku ekonomia boterore eshte e kryqezuar. NJe destabilizim i Ballkanit do te destabilizoj ekonomine VEropiane. Bashkesia nderkombetare eshte e vetedijshme per kete fakt. Ata jane te vetedijshem se Kosovaret kurre nuk do te pranojne pushtetin Yugoslav. Mirepo, gjithashtu jame i mendimit se Kosoves nuk do ti lejhohet pavaresia. Se paku per 5 vitet e ardhsme.
    Pyetja eshte se cka do te fitojme? Koheve te fudnit Bashkesia Evropiane eshte duke i bere presion Serbise per nje konfederate te dobet ne mes te Malit te Zi dhe Serbise. Ne duhet qe ta shfrytezojme rastin qe te inkuadrohemi n ekete konfederate. Kjo Konfederate do te jete vetem si nje periudhe tranzitare drejt Pavaresise. Pas nje periudhe disa vjeqare, do te kemi mundesine qe te shpallim Referendum dhe te behemi te pavarur.

    KB Prishtina

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Mosha
    55
    Postime
    391

    Statusi i Kosoves

    Qdo Shqipetar ka deshire qe Kosova te behet nje vend i pavarur. Por ketu duhet te shiqohet realiteti nga te gjitha kandet.

    Nga kandi Amerikan.

    Pse Amerika investoj kete lufte per ta qliruar Kosoven, dhe qka done si demshperblime. Ku eshte interesi i saj ketu. A do ta leshoj ndonjehere Kosoven. Dhe pyetje tjera.

    Nga kandi praktik.

    Sikur te ishim te pavarur, sa i sigurte do te ishte vendi yne. Ne te gjithe e dime sa kohe do ti mirrte Serbise per ta okupuar perseri Kosoven. Pra relacioni yne me "shpetimetaret" tone eshte i domosdoshem.

    Nje oficere ushtarak me tregoj njehere se Shqipetareve u duhet se paku 20 vite pergaditje per tu aftesuar per mbrojtje. Dhe kjo nese behen investime te suksesshme per armatim.

    Tash ne suksesin me te madh mund ta bejme duke ngjalle ekonomin, si te Kosoves, gjithashtu te Shqiperise permese magjistrales Durres-Tirane -Prishtine.


    Dhe nje dite me shprese qe te gjitha vendet ballkanike te quhen Evrope. Si shprese reale per bashkimin kombetar.


    SHPRESA NA MBANE GJALLE, PUNA NA PERPARON

Tema tė Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Parlamenti grek ratifikon pranimin e Shqiperise ne NATO
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 06:15
  3. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •