Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Flutura

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Flutura

    GAZ:SHQIP:
    --------------------

    E diela letrare
    Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

    Jashtė dhe brenda jetės sime
    Poezi nga Flutura Aēka


    --------------------------------------------------------------------------------

    KUJTIMET

    Drita tė ndezura
    dhezėllijnė
    rrėzat rrugėve qytetit
    tė ftohtė frullimė.
    Kur nata iret
    gjejnė kohė
    tė qejfėrojnė me hapat e mi
    hijet.

    Po ē'epsh u ndjell endja ime?

    Si njė xhaketė tė arnuar
    i vesha kujtimet
    por, kopsat e zgjyrta
    m'i regėzin mosdurimi
    si thirravaj
    dėgjohen vite qė shkepen
    qaj, medet
    pėr shqymjet
    qė kurrė s'do qepen.


    JASHTĖ DHE BRENDA JETĖS SIME

    Si shpirt shpendi pa kokė
    rrėgjakem
    me kohėn marrė
    nėn sqetull
    si e marrė.
    Jashtė dhe brenda jetės sime
    zbehen
    skuqen
    zverdhen
    kėndellen
    kėrthndezen
    e s'pendohen
    vetėm tė PACIPET.


    TĖ MIRIT

    Mė fal, njeri
    me fatin
    vetėm tė mė njihje,
    vetėm tė mė prekje,
    vetėm tė mė mbroje,
    gjithēka tjetėr mėrgoi
    askund.
    Ti s'e di
    sa mirė, Zot, qė s'e di
    ē'ėshtė askundi im
    miturak
    tragjizmi im dhėmbshak.

    Mė fal,
    o ėngjėll, i pafat
    tė desha pak, pak!


    RILIGHT MY FIRE

    Rindize zjarrin e harruar
    nga vera qė lugajat m'i dogji
    e myshkėt do mė zbresė dalldia
    si tė gjitha rizgjimet, e kthjellėt
    zgjuar prej tingujsh sjellė nga pafundi:
    rilight my fire.
    Rrugės pėr tė gjetur veten
    pėrfundi pėrgjonte shėmbėllimi yt
    prej mirazhesh qė ndjellin gjumin
    ėmbėlak
    tė mbėrritjes nė ėndrrėn tonė
    qė s'ish ' si tė tjerat, e zbrazėt,
    aty, ku shkėrbyem
    dhe shkapitėm njėri-tjetrin;
    tani, unė s'jam veēse ti
    dhe ty, nė gjak tė pėrzihem
    e tė shtriqem gjymtyrėve
    duke pėshpėrirė:
    rilight my fire.


    METAMORFOZĖ VETMIE

    Dikur vetmia
    e mpakėt
    shtriqej tė mbėrrinte
    fundin e shtratit.
    Stėrkequr si e pavend
    tani mbledh kėmbėt
    prej gjatėrisė.


    HOLLANDA

    Fushėtirė
    ekuilibėr gjeneratash
    ngarkuar me hejbe dėshirash pėr hapėsirė.
    Ma fal marrėzinė e tė qenit
    njeri pa liri nė vendin e lirisė.
    Tė dua, o ankth i pakryer
    magji e zhbėrė nga dhimbje tė vjetra
    qė i mbaj si tatuazhe nė gjakun tim tė athėt
    ballkan.
    Falma,
    se dua tė kthehem atje
    ku dhimbja ėshtė mort,
    ku vdekja ėshtė art,
    ku arti s'ka fat.
    S'e ndjen
    nga largesa ndjehem shkokluar
    si shkėmb buzė brigjesh tė paqetė.
    Unė nga vendi ku
    tani as pėr varre s'ka vend
    vij kėtu dhe nga dystia
    mė merren mendtė.


    SHKĖRBIM

    Demi qė shkėrbeve
    dimėroi pragun
    ku hynim vetėm tė dy,
    s'kishte vend pėr tre.
    Bishėzuar
    pėrreth mureve tė qelqta
    tė ėndrrės sonė dashurore
    hendeqe ka vite qė me brirė
    rrėmon.
    Ka kohė qė shtigjeve
    ngre leqe.

    Demi qė shkėrbeve
    dimėr nėpėr qelqe
    do tė tė sjellė
    qetėsisht.


    FĖMIJĖRIA

    U mbushėn me ujė shiu
    shoshonet e zbrazura tė fėmijėrisė
    harruar diku nė skutė
    tė kujtesės sime qaramane
    prej inatesh qė s'i nxorra
    prej mėrish tė harruara
    nga vrapi pėr tė mos qenė fėmi.


    PĖR BURRIN ME SJELLJE TĖ ĒUDITSHME

    Rrugėt nga ujėrat hapėn plagė
    drurėt-ditė vunė gunga nga pesha

    njė burrė vrapon tė zėrė mes dimrash
    pse-tė kokėshkreta qė s'rrinė mė
    brenda.

  2. #2
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Mosha
    37
    Postime
    630
    po ti o lal pse nuk shkruan poezit tende?




    ..............."roeli"......................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rolua : 08-07-2002 mė 11:48
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Flutura ne Kabinen Time
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2020, 12:32
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Flutura Zeneli - Aktore
    Nga Bl3ri nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 09:14
  4. Loti Dhe Flutura
    Nga Denisa nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 14:36
  5. Flutura
    Nga Fiori nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 20:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •