GAZ:SHQIP:
--------------------
E diela letrare
Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi
Jashtė dhe brenda jetės sime
Poezi nga Flutura Aēka
--------------------------------------------------------------------------------
KUJTIMET
Drita tė ndezura
dhezėllijnė
rrėzat rrugėve qytetit
tė ftohtė frullimė.
Kur nata iret
gjejnė kohė
tė qejfėrojnė me hapat e mi
hijet.
Po ē'epsh u ndjell endja ime?
Si njė xhaketė tė arnuar
i vesha kujtimet
por, kopsat e zgjyrta
m'i regėzin mosdurimi
si thirravaj
dėgjohen vite qė shkepen
qaj, medet
pėr shqymjet
qė kurrė s'do qepen.
JASHTĖ DHE BRENDA JETĖS SIME
Si shpirt shpendi pa kokė
rrėgjakem
me kohėn marrė
nėn sqetull
si e marrė.
Jashtė dhe brenda jetės sime
zbehen
skuqen
zverdhen
kėndellen
kėrthndezen
e s'pendohen
vetėm tė PACIPET.
TĖ MIRIT
Mė fal, njeri
me fatin
vetėm tė mė njihje,
vetėm tė mė prekje,
vetėm tė mė mbroje,
gjithēka tjetėr mėrgoi
askund.
Ti s'e di
sa mirė, Zot, qė s'e di
ē'ėshtė askundi im
miturak
tragjizmi im dhėmbshak.
Mė fal,
o ėngjėll, i pafat
tė desha pak, pak!
RILIGHT MY FIRE
Rindize zjarrin e harruar
nga vera qė lugajat m'i dogji
e myshkėt do mė zbresė dalldia
si tė gjitha rizgjimet, e kthjellėt
zgjuar prej tingujsh sjellė nga pafundi:
rilight my fire.
Rrugės pėr tė gjetur veten
pėrfundi pėrgjonte shėmbėllimi yt
prej mirazhesh qė ndjellin gjumin
ėmbėlak
tė mbėrritjes nė ėndrrėn tonė
qė s'ish ' si tė tjerat, e zbrazėt,
aty, ku shkėrbyem
dhe shkapitėm njėri-tjetrin;
tani, unė s'jam veēse ti
dhe ty, nė gjak tė pėrzihem
e tė shtriqem gjymtyrėve
duke pėshpėrirė:
rilight my fire.
METAMORFOZĖ VETMIE
Dikur vetmia
e mpakėt
shtriqej tė mbėrrinte
fundin e shtratit.
Stėrkequr si e pavend
tani mbledh kėmbėt
prej gjatėrisė.
HOLLANDA
Fushėtirė
ekuilibėr gjeneratash
ngarkuar me hejbe dėshirash pėr hapėsirė.
Ma fal marrėzinė e tė qenit
njeri pa liri nė vendin e lirisė.
Tė dua, o ankth i pakryer
magji e zhbėrė nga dhimbje tė vjetra
qė i mbaj si tatuazhe nė gjakun tim tė athėt
ballkan.
Falma,
se dua tė kthehem atje
ku dhimbja ėshtė mort,
ku vdekja ėshtė art,
ku arti s'ka fat.
S'e ndjen
nga largesa ndjehem shkokluar
si shkėmb buzė brigjesh tė paqetė.
Unė nga vendi ku
tani as pėr varre s'ka vend
vij kėtu dhe nga dystia
mė merren mendtė.
SHKĖRBIM
Demi qė shkėrbeve
dimėroi pragun
ku hynim vetėm tė dy,
s'kishte vend pėr tre.
Bishėzuar
pėrreth mureve tė qelqta
tė ėndrrės sonė dashurore
hendeqe ka vite qė me brirė
rrėmon.
Ka kohė qė shtigjeve
ngre leqe.
Demi qė shkėrbeve
dimėr nėpėr qelqe
do tė tė sjellė
qetėsisht.
FĖMIJĖRIA
U mbushėn me ujė shiu
shoshonet e zbrazura tė fėmijėrisė
harruar diku nė skutė
tė kujtesės sime qaramane
prej inatesh qė s'i nxorra
prej mėrish tė harruara
nga vrapi pėr tė mos qenė fėmi.
PĖR BURRIN ME SJELLJE TĖ ĒUDITSHME
Rrugėt nga ujėrat hapėn plagė
drurėt-ditė vunė gunga nga pesha
njė burrė vrapon tė zėrė mes dimrash
pse-tė kokėshkreta qė s'rrinė mė
brenda.
Krijoni Kontakt