Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes

    Rrethimi i Shkodres
    nga Blendi Fevziu

    Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza Pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat Pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres





    Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti (dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur, kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas, ai u njoftua se trupat Malazeze, ashtu sic pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu sic pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithcka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. "Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre - por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne, nuk e di se sa do te zgjase".

    Rrethimi i Shkodres

    Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Evropen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku, 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes. Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912. Ate mengjes, nga te gjitha trupat e pritura, vetem 10 mije vullnetare te Shqiperise se Mesme, te prire nga gjeneral Esat Pashe Toptani, kishin arritur te hynin ne qytet. Mbi 2 mije matjane, te drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjecar Ahmet bej Zogu, ishin shpartalluar nga Serbet ne Lezhe, ndersa trupat ushtarake turke, te drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashe Jella, qe gjendeshin ne Berat, u gozhduan ne fushen e Myzeqese nga sulmi i perbashket serbo - bullgar. Ai nuk priste me ndihma te tjera dhe me 15 mije luftetare i duhej te perballonte nje rrethim te ashper prej me shume se 25 mije malazezesh dhe nje fuqi ndihmese prej gati 30 mije serbesh, qe shume shpejt do te bashkohej me ta.

    Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit, kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e Fuqive Ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.

    Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, Fuqite Ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat, qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe Rrethimi i tyre me i ashper. Nje muaj pas vendosjes se Rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme. Vete Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur ne fushimin e trupave te tij per t'i dhene zemer ushtrise, qe drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre, t'i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet. Telegrami shoqerohej nga nje leter e Princit Danilo, sipas se ciles, nese Hasan Riza Pasha nuk i bindej urdhrit, ai konsiderohej dezertor dhe denohej me vdekje se bashku me shtabin e tij.

    Pergjigjia e Komandantit te qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithe popullates qe kishte ne ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kunder dorezimit dhe insistonin qe qyteti te vazhdonte te mbrohej. Ne pergjigje te letres se princit Danilo ishte edhe nje mesazh i Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve qe te mos bombardonin spitalet, qendrat e femijeve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendren, ku ishin vendosur gazetaret e huaj. Po ne ate leter, Gjylbegu u kerkonte trupave rrethuese, qe te lejonin hyrjen ne qytet te ilaceve per te plagosurit, si dhe te ushqimeve per diplomatet dhe per 13 gazetaret e huaj.

    Qyteti vazhdonte te qendronte, por dukej qarte se telegrami i Ministrit te Mbrojtjes e kishte vene ne veshtiresi Hasan Riza Pashen. I bindur se qendresa ne qytet duhej te kishte nje flamur, ai hyri ne tratativa me Austro - Hungarine. Por, po ate dite, Komandanti mori nje tjeter mesazh: Alush Lohja, nje burre nga paria e qytetit e lajmeronte se Qeveria Shqiptare, qe kishte shpallur Pavaresine ne Vlore, qe njohur nga Fuqite e Medha dhe se mbrojtja e metejshme e qytetit mund te behej nen flamurin shqiptar. Sipas Lohjes, ne kete menyre mund te motivoheshin edhe malesoret e Mirdites per te marshuar ne ndihme te qytetit te rrethuar. Ideja e Lohjes duket se i pelqeu Komandantit dhe, po ate dite, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, nje i njohur i vjeter i tij, ishte ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder dhe se nje korrier, i quajtur Mark Dubashi, i dergonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit te qytetit, Jak Sereqi. Naten e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha, mori nje mesazh te drejteperdrejte edhe nga Kryeministri Shqiptar, qe e sqaronte se rezistenca ne Shkoder ishte jetike per te ardhmen e qytetit dhe e ftonte qe ta mbronte kete nen flamurin shqiptar.

    Mbrojtja e qytetit ishte bere nderkohe e famshme ne Evrope. Nje korrespondent i gazetes angleze "Times", i quajtur H. Nevinson, botonte cdo jave nga nje artikull dhe, bashke me raportimet e kolegeve te tjere, mbrojtja e qytetit beri buje ne Perendim. Per me teper, Evropa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bera ndaj popullsise civile dhe trupit diplomatik ne Shkoder. Per te verifikuar raportet e gazetave dhe ato te konsujve te huaj atje, Konferenca e Ambasadoreve dergoi ne qytet nje mision te kryesuar nga atasheu ushtarak austriak ne Cetinje, kapiteni Hubka. Hubka, qe u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nen-komandantin Esat Pashe Toptanin, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut te urise dhe se mbi te qene hedhur bomba pa meshire. Por, Hubka kreu edhe nje mision te rendesishem politik: Jak Sereqi, arkipeshkvi i qytetit kishte rene dakort me Hasan Riza Pashen dhe Alush Lohjen, qe te ndihmonte ne mobilizimin e malesoreve katolike ne ndihme te qytetit, me kusht qe, ne te te ngrihej flamuri shqiptar dhe qe per kete aksion te binte dakort Austro - Hungaria. Hubka e siguroi per kete, por ai shtoi, se nuk besonte qe qyteti mund te rezistonte me shume se 5 - 6 dite, kohe e pamjaftueshme per te mobilizuar malesoret. Fatmiresisht, qyteti rezistoi edhe kater muaj.

    Aprovimi i Austro - Hungarise mobilizoi edhe me shume popullsine katolike te qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, rane dakort t'u dergonin malesoreve, permes Kuvendit te Rubikut, dy mesazhe per ndihme. Mesazhet, qe shoqeroheshin edhe nga garancite e Imzot Sereqit dhe ato te Austro - Hungarise, i udhezonin malesoret katolike, qe te sulmonin nga pas trupat malazeze, me te pare qe ne Kalane e Shkodres eshte ngritur flamuri shqiptar. Ky takim, qe deshmohet nga shume historiane dhe shume vete, qe kane qene ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder, duhet te jete zhvilluar diku ne muajin Janar. Ne ate kohe, situata ne qytet ishte renduar dhe ushqimet, megjithe racionimin e forte, nuk gjendeshin me. Kesaj i duhej shtuar fakti, qe pjesa me e madhe e qytetit ishte bere germadhe nga bombardimet dhe ne spitale nuk kishte me vend per te plagosurit-shumica e te cileve ishin nga popullsia civile. Po keshtu, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga rradhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.



    Vrasja e Hasan Riza Pashes

    Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Sereqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj, ku ishte vendosur Esat Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqiperise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant, u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t'u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t'i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t'ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te grumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.

    Deri me sot, askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza Pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere, pas kesaj, nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, "Shkodra dhe motet", Gjenerali pershkruhet keshtu: "Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem".



    Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit

    Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshtruar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin, perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere " korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia, u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti nje fjalim te hapur, por edhe shume cinik. "Ne e dime, tha ai, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete, si nje padrejtesi te madhe. Do te cuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi". Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte clirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha.

    Per t'i bere presion Malit te Zi qe te heqe rrethimin, disa luftanije austro - hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan ne ujrat e Adriatikut, perballe Tivarit. Sic kishin bere 40 vjet me pare kunder trupave te Haxhi Zekes, qe mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.

    Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet, ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: Dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Me famen e Komandantit te Shkodres, Esat Pasha ishte zgjedhur nga Qeveria e Vlores, Minister i Luftes ne mungese dhe pritej qe, pas Rrethimit, ai te shkonte ne Vlore si nje hero. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t'i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro - Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t'i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit, ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithcka zgjati me shume se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat Pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Nuk eshte cudi qe Esat Pasha ta kete dorezuar Shkodren si pasoje e nje marreveshjeje me malazezet dhe serbet, marreveshje qe i njihte atij te drejten per te drejtuar ne principaten e vogel shqiptare, qe kishte ndermend te ngrinte me qender ne Tirane.

    Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane.

    Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kaluar neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.

    Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esat Pashen, ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i Fuqive te Medha per t'ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Hungarise dhe Rusise u tensionua prape, por gjithcka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te Jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi, me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi dhe po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare.



    Fundi

    Me qenese administrata e re e Qeverise se Vlores nuk kishte lidhje tokesore me Shkodren, administrimi i saj dukej mjaft i veshtire. Por, nje koment i gazetes britanike "Times", dha nje zgjidhje perfekte. Shkodra te merrej nen administrim nderkombetar. Procedurat moren fund shpejt dhe nen-Admirali Anglez, Burney, u urdherua te zbrese ne toke dhe te marre ne dore administrimin e qytetit. Me 13 Maj, malazezet u larguan dhe me 14 Maj, nen-Admirali Burney hyri ne qytetin, qe digjej ende. Ne ikje e siper, malazezet i kishin vene zjerrin pazarit te mrekullueshem te qytetit. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri Bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lire.



    Kush ishte Hasan Riza Pasha

    Vali i qytetit te Shkodres qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 - 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parruces ne Shkoder.












    --------------------------------------------------------------------------------
    21/02/2004
    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------

    --------------------------------------------------------------------------------











    Shto Adresen
    Fillo me ne
    Harta
    Ndihme
    Pyetesor
    Faqe e pare




    --------------------------------------------------------------------------------
    © Copyright 2001 Korrieri

    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kujtimet e At Justinit: Si e bombarduan malazezėt Shkodrėn e 1912-ės

    Nga Įt Vitor Demaj, ofm


    Shqipnia po pėrgatitej me dalė Zojė nė veti. Po shkundte zgjedhėn osmane qė e mbajti pėr mā shumė se 400 vjet, pa tė drejtat e saj mā themelore atė tė lirisė sė vetėsundimit e vetėqeverisjes, dhe tė lirisė sė fesė. Tashmā tė tana kombet qė ishin nėn Perandorinė Osmane e kishin fitue pamvarėsinė. Shqipnia ishte e fundit qė po priste me padurim ditėn e lume dhe tė begatė, e tė bekueme me gjakun e sa e sa bijve shqiptarė, martirė qė pėrgjatė shkujsh e dhuruen jetėn e tyne pėr idealin e naltė dhe fisnik atė tė dashnisė pėr Atdheune e tyne.
    Anė e kand u organizuen kryengritje kundra ushtrisė turke, tue fillue me kryetrimin Dedė Gjo Lulin, italo-shqiptarin e madh Terenc Toēin, me Ismail Qemail, Luigj Gurakuqin, Dom Nikoll Kaqorrin, Įt Shtjefen Gjeēovin, e tė tjerė bashkėatdhetar qė zemra e tyne nuk prani pėr pa e pį edhe nji herė, Shqipninė Gjergj Kastriotit tė pamvarun e tė bashkueme rreth nji flamuri e nji ideali.
    Edhe pse Perandoria turke tashmā i kishte ditė e numrueme nė vendin e arbėnit, nga ana tjeter Shqipnia po kėrcėnohej pėrseri nė pamvarėsinė sė saj: grekėt nė jug e nė veri ushtria serbe e malazeze.
    Qysh nė vjetin 1910 malėsorėt, filluen luftėn e tyne pėr pamvarėsi, ku pėr me shue ket kryengritje qeveria e Turqve tė Ri prej Stambolli nisi me tė shpejtė nji gjakėbįs, Turgut Pashėn me 30.000 ushtar turq.
    Kėtij qellimi nuk i a arriti Turguti me ushtarėt e tij, pse malėsorėt me nė krye Dedė Gjo Lulin me 6 Prill 1911 ngritėn flamurin nė Deēiq, tue diftue kėshtu ballafaqe botės se edhe Shqipnisė i kishte ardhė ora e dita me dalė e pamvarun krahas shteteve te tjera. Kryengritjet shkojshin tue u shtue dita-ditės, pėr herė e mā shumė, si ne veri po ashtu nė jug tė Shqipnisė. Rizgjimi kombėtar u pį jo vetėm nga ana politike pėr pamvarėsi territoriale, por edhe nga ana kulturore me themelime kongresesh gjuhėsore, botime librash nė gjuhėn shqipe, tė pėrkohėshmeve tė ndryshme, etj. Me 28 nandor 1912 nė Vlonė u ngrit flamuri kombėtar. Edhe pse u ngrit flamuri i lirisė prap Shkodra gjindej nė pragun e nji pushtimi tė ri.
    Shkodra ishte nė rrezik jo vetėm pse ishte ende nėn kthetrat e pushtuesit shekullor, por edhe se po perballej me rrezikun e nji rrethimi dhe pushtimi tė mundėshem e tė dukėshem nga ana e Malit tė Zi. Knjaz Nikolla ambicjen e tij pėr me e pas Shkodren nėn sundimin e vetė, po e bante realitet.
    Rrethim i Shkodres nga ana e ushtrisė malazeze filloi me datėn 8 tetor 1912. Tė gjitha kronikat e asaj kohe e paraqesin rrethimin e Shkodres si nji tragjedi qė ēoi qytetin drejtė nji shkatėrrimi tė dhimbshem nė tė gjitha aspektet themelore tė jetės sė saj.
    Shumė kanė marrė mundimin me na i lanė kujtimet e tyne mbi rrethimin e Shkodres nė vitet 1912-1913, nė forma tė ndryshme, ditari, kronike, kujtime e pėrjetime, etj. Krahas kėtyne librash i shtohet edhe nji libėr tjeter me kujtime historike, ai i gjuhėtarit tė njohun Įt Justin Rrotės. Botimi i librit tė Įt Justinit ban pjesė nė serinė e botimeve franēeskane qė ka arritė nė 32 vepra tė botueme. Āsht kjo nji ndihmesė e pėrvujtė qė tė bijt e Shen Franēeskut duen me ja bā popullit shqiptarė.
    Dihet se lufta nuk sjell lule. Ajo mbart me vete shkatrrim, vuejtje, mizori tė ndryshme, vrasje, uri, sidomos sjell vuejtje te mā tė dobėtit, gratė, femijėt, pleqėt.
    Prandej pėr me krijue nji ide se ēka do me thanė me qendrue nėn rrethim, e i ngujuem nji vend e nė rasėn tonė Shkodra, Įt Justin Rrota me stilin e tij tė bukur prej gjuhėtari e shkrimtari na e banė tė pranishem, para syve tanė, atė realitet tė dhimbshem qė hoqi Shkodra pėrgjatė disa muejve tė rrethimit tė saj tė vjetit 1912-1913.
    Shkodra ka pį e ka perjetue disa herė momente kritike rrethim, ja se si na e paraqet Įt Justin nė rolin e historianit e jo tė gjuhėtarit rrethimin e Shkodres nė shekuj: “Shkodrės sonė jetike nuk ishte, si dihet, ky rrethim, ma i pari, qė i tokonte me pėsue. Vendue qyteti, pėr natyrė, nė njė pozicjon strategjik fort t’aftė pėr qėndresė, pėr me e shtī nė dorė, anmikut pėrherė i u desh me hjekė fort keq. Kėndej, kanė mbetė tė pėrmenduna nė histori faktet burrnore, heroike e legjendare, qė rrokull shekujvet shenjohen nga historjografėt se ndodhnė, si prej anet sė sulmuesvet, si, posaēe, prej anet sė mbrojėsvet.
    Mjafton tė ēekim kėtu, sa ngusht i a ēoi Romakut edhe sa shumė flī i kushtoi kėtij, kur desh t’i a hiqte doret Shkodrėn mbretit tė saj tė pafat, Gjencit, Gjenerali romak i famshėm, Luc Emil Pali, vjetin 168 p.K.- Kujtojm kėtu, sa punėn i a qiti turkut vjetin 1474 e 1478, Shkodra e qėndrueme nė kėshtjellin e Rozafatit, pėr me e marrė me luftė e ma fort me ū.- Shtojm sulmet vigane, qė bani vjetin 1811 Mustafa Pasha i Bushatit, pėr me e shtī nė dorė Shkodrėn zamadhe.” (Įt Justin Rrota, Ditėt e mbrame tė Turqisė nė Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Franēeskane, Shkodėr 2010, fq. 19)
    Ndėrmarrja pėr me shkrue kėto kujtime pėr Įt Justinin nuk qe e lehtė, tue e pį rrethanat nė tė cilat shkroi Ati Franēeskan, e sidomos tue pasė parasysh edhe se ēėshtja e rrethimit tė Shkodres āsht trajtue shumė herė nė mėnyra tė njėanėshme e subjektive qė nuk pasqyronin aspak ngjarjen reale e historike tė atyne muejve. Qe, pse, bash nė parathanjen e librit Įt Justini shkruen tue largue prej sish ēdo hije dyshimi pėr njianėshmėni: “Ndėrkaq, na prej anet sanė, tue krye kėtu detyrėn e kronistit tė ndėrgjegjshėm, do tė mundohemi ndėr shprehje gjithkun tė diftohemi sa ma objektiv, tė drejtė e tė paanshėm, sidomos nė theksimin e ngadhnjėmevet tė tė dyja palėvet.” (Po aty, fq. 19).
    Jo vetėm se āsht pėrqendrue nė kujtimet e tij, por āsht bazue e ka konsultue krejt bibliografinė qė flet mbi atė rrethim tragjik: “Kemi konsultue, mund tė thomi, krejt bibljografķn pėrkatėse, botue deri mė tash nga auktorėt e vendit e tė huaj. Do t’i shfrytzojm mundsisht tė gjithė, sidomos pėrsa i pėrket kronologjķs ekzakte tė ngjarjevet tė kėtij rrethimi, qė, si thįmė, njehet sigurisht ndėr ma tė gjatėt e tragjikėt, qė regjistron historia.” (Po aty, fq. 19).
    Rrethimi i Shkodrės zgjati plotė 8 muej. Kėto “momenta tragjik pėr qytetin” siē i quen gjuhėtari Rrota e gjunjėzuen Shkodren si nė aspektin politik e administrativ, edhe nė atė humanitar deri nė mungesė totale tė elementeve kryesore pėr jetesė.
    Kryekomandanti i ushtrisė turke Hasan Rizaja si strateg i mirė me kulturė e formim gjerman e mbrojti shumė mirė Shkodrėn, tue mos u lanė hapsinė aspak ushtrisė malazeze tė dėpertoj brenda rrethimit. Nė pamundėsi tė thymjes sė rrethimit ushtria malazeze filloi bombardimin e qytetit, tue krijue panikė, vujetje, frikė, terror e viktima nder qytetarėt e pafajshem. Gjatė bombardimeve nuk pati dallime lagjeve apo zonave, u fillue me bombardimin e vendbanimeve myslimane, mandej me lagjet e tė krishteneve, tė pėrfaqėsive nderkombėtare, si dhe me institucionet fetare myslimane e katolike. U bombardue Katedralja e kompanjeli i Shkodrės, Kuvendi Franēeskanė, shkolla e Stigmatineve, etj. Įt Justini na e rrėfen shumė mirė strategjine e kryekomandantit e qendresėn e shkodranėve pėr me qendrue deri ne pikėn e fundit nė mbrojtje tė qyetit.
    Rrethimi prej disa muejve shkatoi shumė humbje nė njerėz, nder ushtar turq e malazezė, si dhe nė civila e njerėz qė kishin dalė nė mbrojtje tė qyetit. Shkodra u rrethue nga tė gjitha anėt tue nderpre ēdo lidhje e kontakt me jashtė. Ushtria malazeze kishte zanė vend afer Taraboshit e bregut e Bunes, Fushat e Shtojit e nė Kodrat e Bardhajve, etj. Nė tė gjitha anėt kishte luftime mes ushtrisė turke e asaj malazeze, qė ma vonė i erdhi nė ndihmė edhe ajo serbe. Prej kėtyne vendqendrimeve ushtria malazeze bombardonte pa prą mbi Shkodėr.
    Įt Justini gjatė shkrimit tė kujtimeve tė tija nuk u ndal vetėm nė paraqitjene e gjendjes sė luftės, por edhe nė pershkrimin e jetės sė brendshme tė qytetit gjatė kėtij rrethimi. Se si njerėzit filluen me ndie peshėn, ēmimin e kėsaj lufte nė pikėpamje ekonomike e psikologjike. Ndihej mungesė nė ushqime tė para pėr jetesė, njerėz qė msyenin furrat e bukė nga uria, lypsa rrugėsh, taksa nė gjithēka. Simbas rrefimeve tė Įt Justinit mbretnonte nė zemrat e shkodranėve nji anarki e plotė, lufta nga njena anė e gjendja keqe brenda me mungesėn e gjanave thelbesore tė jetės e kishin kthye qytetin ne nji vend pa jetė e pa shpresė.
    Ndėrkohė po baheshin perpjekje tė Arqipeshkvit tė Shkodres Imz. Jak Serreqi me Hasan Rizan pėr tė mirėn e Shqipnisė si dhe pėr ngritjen e flamurit ne Kala tė Shkodrės. Įt Gjergj Fishta caktohet si ndėrmejtės. “Ndėr kondita tjera qė i vente Hasan Rizįs Arqipeshkvi, ishte kjo: tė piqeshin njė herė bashkė edhe tė studjoheshin planet e mėnyrėn e veprimevet tė kryengritjes. Nė kėte rasė do t’i jepej njė sigurim popullit, se qeveria otomane ishte tue punue kėshtu pėr tė mirėn e dobķn e Shqipnķs; edhe si shenj dokumentįr, Kryekomandanti do tė ngrehte flamurin e Shqipnķs nė kėshtjellin e vjetėr tė Rozafatit, nėn flamurin e Turkķs. Hasan Riza Beu i pranonte kėto propozime t’Argjipeshkvit, me tė vetmin kusht, qė malsorėt katolikė shqiptarė tė rrokshin armėt kundra serbo-malazezėsh. Detajet e veprimevet u lįnė me u bisedue pėr njė ditė tjetėr nė mjedis sė kryekomandantit e tė delegatit t’Argjipeshkvit. Ky pėrfaqesues i Argjipeshkvit ishte njė ndėr kryetarė Franēeskaj (Gjergj Fishta). Takimi do tė bāhej nė njė barakė tė veēantė ndėr kodrat e Dervish Tepes, mbasi ishte vendi ma i pėrshtatshėm pėr kėso bisedimesh. Me 30 kallėnduer pra, 1913, ditėn e ejte, n’orėn 15.30 do tė vinte i naltpėrmenduni pėrfaqesuesi i Franēeskanėvet, P. Gjergj Fishta, nė shtėpķnė e Esat Pashės. Mendimi i Hasan Riza beut ishte, qė kryengritja kundra serbvet tė fillonte nė jugun e Zadrimės, nė katundin e Nenshatit, simbas instrukcjonevet tė dėrgueme prej si nga Shkodra.”
    Mbas vrasjes tradhėtisht tė Hasan Rizas qė ndodhi me 31 kallnduer (janar) 1913, qytetin e mori nė dorėzim Esad Pashė Toptani. Ky i fundit ua lėshoi nė dorė qytetin malazezėve. Me 22-23 prill 1913 u nėnshkrue akti i dorėzimit tė Shkodrės mes Esad Toptanit e Princit trashigimtar Danili. Me 24 prill nė Tarabosh filloi me valvitė flkamuri i Malit tė Zi. Po atė ditė ushtarėt malazezė hyn nė Shkodėr.
    Pushtimi i Malit tė Zi nė Shkodėr nuk zgjati shumė. Pakėnaqėsia e parisė sė Shkodrės dukej tashma pėr gjithė vend. Kleri katolik nga ana e tjeter organizonte takime, mbledhje pėr me e nxjerr Malin e Zi prej Shkodres, dhe pėr me e shpall Shkodrėn kryeqytetin e Shqipnisė. Įt Gjergj Fishta shkruen nji shkrim tė posaēem nė Hyllin e Dritės pėr me bā Shkodres kryeqytet tė Shqipnisė.
    Prandej pėr me krijue nji idé tė qartė pėr mbi rrethimin e Shkodrės gjatė viteve 1912-1913, libri i Įt Justinit āsht mā i miri sot pėr sot pėr shtjellimin me imtėsi, nė mėnyrė origjinale e me besnikėri tė atyne ngjarjeve qė ende sot kanė peshėn e tyne historike nė jetėn e Shkodrės.
    Nė keto pjesė tė zgjedhuna tė librit qė po paraqesim pėr lexuesin del nė pah pakėnaqėsia e populli dhe klerit katolik ndaj pushtuesve tė rij. Nė Troshan ku ishte edhe qendra ma kryesore e franēeskajve nė atė kohė u organizue nji mbledhje pėr dėbimin e malazeve, e kėshtu me e shpall Shkodren kryeqytet tė Shqipnisė si dikur motit nė kohėn e mbretenve ilir.
    Nė vazhdim po paraqesim disa pjesė tė librit qė na pėrshkruejnė ēaste nga Rrethimi i Shkodrės i vjetit 1912-1913.
    “Momenta kritik!
    Ana e krishtenimit lėvizin e punojnė si nėn dhé, tue u vū nė pėrpjekje tė padįme me fshatarėt pėr rreth, ku thonė se kanė fillue kryengritje plot. Prap mandej, ka ardhė fjala kėtu, se malsorėt e Mbishkodrės kanė vrį nja 3 malazez. Kėta, por sidomos Hoti e Kastrati, kanė ēue fjalė, se janė gati me u ulė e me i rį Shkodrės, ditėn qė tė marrin vesht, se qyteti i āshtė shenjue definitivisht me i mbetė Malit tė Zķ.
    Ma fort se kurrkun por, kazani āshtė tue vlue nė fushėn e Zadrimės. Aty flasin, se janė ngrehė shumė shoqnķ a komitete, pjesėtarėt e tė cilavet kanė bā bénė e madhe, se duen me e pį Shkodrėn tė librueme prej malazezėsh, e tė bame kryeqytetin e Shqipnķs sė ré. Ndėrkaq por, qeveria provizore ban ēmos, pėr me e shutitė kėtź propagandė. Ka vū roje tė madhe sidomos mbi gjithata qė hżjnė e dalin prej urės sė Bahēallekut.
    Mbi tjerė, Kleri posaēe āshtė marrė mė sż prej qeveriet. Disa prej fretėnsh e priftėnsh, tue e dijtė se janė vū si nė shenj pėr ndiesķ atdhetare qė kanė diftue kurdoherė, mendojnė me u largue sa pėr njė herė prej qytetit tinėz, natėn, ditėn a kurdo, ndėrrue petkash, pėr mos me u njoftė.
    Ndėrkaq, qeveria e kishte bā gati njė shpallje popullit, edhe i a kishte dėrgue Arqipeshkvit tė qytetit, Timz Jįk Serreqit, pėr me e nėnshkrue. Po, por Arqipeshkvi nuk ndėgjoi me vū dorė. Kjo punė qeveritarėvet u ka rį fort nė sż, edhe u ka bā njė pėrshtypje tė kthelltė. Arqipeshkvi kėso dore, tue mos ndėgjue me vū dorė n’atė shpallje, vjen si me dashė me mėsue popullin shqiptįr pėrmbi mėnyrėn, si do tė siellen ndaj qeverķs e Malit tė Zķ.
    Nė Troshan prap āshtė tue u bā kėso ditėsh njė mbledhje e jashtėzakonshme, ku marrin pjesė qinda e qinda krenėsh sė popullit, disa Ipeshkėvījsh, ndėr tė cilėt i pėrmenduni e fort i njohtuni prej popullit, Imzot Prend Doēi, Abati i Mirditės. Ndėr ta edhe shumė krenėsh myslimanė nga Mati e Dibra; Tė tanė njė mendimi, me e shpallė Shkodrėn si kryeqytetin e Shqipnķs nė veti.” (Įt Justin Rrota, Ditėt e mbrame tė Turqisė nė Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Franēeskane, Shkodėr 2010, fq. 182-183.)
    Fuqitė e mėdha detyrojnė Krajl Nikollen me e lanė Shkodren tė lirė. Ushtria malazeze largohet prej Shkodre me 13 maj 1913: “E vėrtetė, malazezėt po shkojnė. Por edhe, me dalė e me e lanė njė qytet, qė pėr me e shtie nė dorė kanė ndźjė ma se 6 muej tue luftue, tue hjekė ditėn e zezė dhe tue derdhė gjithatė gjak, sigurisht qė do tė jétė pėr ta e vėshtirė; zemra e tyne e di!
    Shkodra njėmend ka tagėr e ta thotė arsyeja, qė jétė shqyptare; por n’anėn tjetėr, as malazezėt s’kanė faj e tė dhimben kahė i sheh njeri tue u endė si miza pa krye, tė rrźjtunė e tė tradhtuemė prej fatit a rrezikut tė vet!
    Ē’i ka gjetė!... Mbas gjithatij gjaku, me dalė e me e lanė Shkodrėn, ushtarėt tė duken si me kenė ata tė mujtunėt e vėrtetė tė luftės, jo mujtsėt!
    Krajli i Malit tė Zķ, s’ka pasė kahė me i a mbajtė; i a dashė pėrdhuni me e ēue nė vend urdhėnin e fuqivet tė mėdhaja, edhe ka urdhėnue me i tėrhjekė ushtarėt e vet prej Shkodret; por ushtarėt sod, mbas gadi 7 muejsh luftet, mbasi kanė shkue tue mbulue mal e fushė me tė dčkunė e tė varruemė, mbasi kanė shkue tue kuqė me gjak tė vet tre lumej, ata sod s’munden, s’u bāhet kurrsi me dalė e me e lanė njė qytet, pėr tė cilin u shkrinė e u fikėn me tė gjitha!” (Po aty, fq. 183-184).
    Kryekomandanti i operacjonevet.
    Nė krye tė gjitha fuqivet ushtarake ndodhte aso here, fati i Shkodrės, njė burrė fort trim e i zoti, Hasan Be Rizaja.
    Ky Kryekomandant i squet, emnin e tė cilit qyteti i Shkodrės nuk do ta qesė kurr nė harresė, kishte lé nė Bagdad, vend i pėrmendun i Turqķs Azjatike, permbi lumin e Tigrit: Qytet, qė ka nderėn tė mburret, se ka ma tė vjetrin Universitetin e botės, themelue prej arabėsh.
    Hasan Riza beu kishte krye kėndimet e para tė degės ushtarake nė Stambollė; mandej shkue e dhanė fund kėtyne nė Berlin. Prejse qyshė heret u diktue burrė i mendshėm, i gjallė e i zoti, sidomos, nė degėn ushtarake, t’u kėthyemen nė vend tė vet, nė tė shpejtė i duel zani si njė ndėr ma tė mirėt oficjera t’ushtrķs mbretnore; edhe qyshė nėn Abdul Hamidin kje ēmue vlera e zotsia e tij e jashtėzakonshme. Kėshtu qė, me gjithėse aq i rķ, mbėrrijti m’u emnue pashė, ase gjeneral ushtriet.
    Fķll mbas Konstitucjonit (hyrrjetit) qeverķs sė ré nuk i a mbushshin kurr synin oficjerat e rregjimit tė Abdul Hamidit. Sado tė zotėt e me njė kulturė tė gjanė, disa i kishin marrė ashtu shpejt e shpejt shkallėt ma tė naltat ushtarake.
    Ishte koha atėherė pėr ashtu! Nė numrin e kėtyne oficjerave tė rritunė nė pakė kohė, ishte edhe Hasan Rizaja; Edhe ky, me tjerė, kje degradue e bā kolonel.
    Hasan Beu por, nuk e ndjeu gjithaq kėte degradim. Ishte i ri, edhe kishte miq e tė njohtunė plot ndėr rrethet e nalta tė komandės ushtarake tė mbretnķs. Edhe njėmend; ēdo punė a zyrė, qė i ngarkoi qeveria e ré, ai gjithmonė e kreu ma sė mirit, tue korrė kėshtu lavde e simpatķ pėrherė ma tė madhe nga eprorėt e vet.
    Ndėrkaq, shkaku i uzdajės sė madhe, qė tė parėt kishin mbi zotsķn e tij, kje dėrgue nė Shkodėr, si komandant permbi 30.000 ushtarė tė rrčgullt.

    E mėrkuere, 30 tetuer 1912.

    Pėr herėn e parė malazezėt sod filluenė me hjedhė gjyle edhe pėrmbi qytet. Bombardimi ngjati, tė thuesh, pa u kėputė kurr, deri me 19 tė nandorit, njashtu nja 3 javė. Kje njė punė qė i shtini tmerėn Shkodrės! Nuk ishin mėsue!
    Si mos me kenė mjaft, t’i a filluenė me e gjue rreptėsisht me topa edhe Taraboshin prej sė gjitha anėsh. Kahė muzgu i natės Mali i Zi mėsyni me furi tė madhe edhe llogoret e Fushės sė Shtojit.
    E tash qe kėtu tekstualisht, si e difton fillesėn e bombardimit t’atyne ditve tė fundit tė tetorit 1912, njė plak mysliman i qytetit: “Fillimi i bombardimit tė Shkodrės ka nisė sė parit te Ura e Maxharrit, te fusha e Rusit tė Vogėl edhe ka vazhdue andej kahė Xhamia e kėsaj lagjeje (“Xhamia e Begos”).
    Bombardimi, zakonisht, zente fķll rreth orėvet tė mbrames, mbas kumbonėvet t’akshamit, tue vijue ndėr orėt ma tė vona tė natės.
    Ma e shumta e banorėvet tė kėtyne lagjeve tė bombardueme i lźjshin shtėpiat, sado natėn pėr terr, i madh e i vogėl; me ta edhe grįt me fėmijėt e vogjėl ngrykė a pėr dore. Kah i a mbajshin ashtu atė kohė?... I a mėsżjshin t’afėrmvet e miqvet, n’atė krah ku asi shtegu nuk mėsżheshin nga bombarduesėt; d.m.th. kahė ēinari i Hoxhės sė Dheut, apo kah Rusi i Madh etj.
    Vargu i kėtyne fatzezvet, tė ngushtuem me marrė rrugat natėn pėr terr nga bombardimet, mbėrrījte ndoshta deri nė Tophanė, tue kėrkue strehim shtėpi nė shtėpi, kush t’u a ēelte derėn me i pėrbūjtė.
    Ky si thįmė, ka kenė bombardimi i parė i qytetit prej anet sė malazezvet; tė cilėt gjuejshin prej Vraket e Mesit e Myselimit. Menjėherė mbas, i a filloi bombardimi edhe prej Taraboshit. N’atė rasė popullsia myslimane, mbasi kėta sidomos asi shtegu ishin ma nė shźj, i a mbajtnė kahė Draēi, Vekshari apor kahė Tepja.
    Kryefamiljarėt n’atė rasė merrshin me qirį kulla sanet e ēka gjźjshin, veē si tė mujshin me shpėtue gjallė me frymė.

    E ejte, 14 nanduer 1912.
    Viktimat e bombardimit.
    Sod, njaty pak mbas mjesditet, njė gjyle rį andej kahė lagjet e myslimanėvet, edhe mbytė 4 vėllazėn.
    Njė herė sė parit kujtuenė gjindja se predha āshtė shprazė gabimisht n’atė krah; I ka shkue dora topēķs, e kurrgjā! Po fķll mbas, tjera gjyle filluenė me rį gjithnjė n’atė krah. Britmė, panik, pėshtjellim e tmerrė. Mali i Zķ e kishte sod me lagjet e myslimanėvet; e vetėm me kėto!
    Banorėt e krahut tė bombarduem, tue lanė gjithēka kishin pasė mbas shpirtit, u ēuen e iknė, qyshė ndėr ato tė gjuetjet e para, tue u strukė ka lagjet e tė krishtenėvet. S’ishte lojė: Njė minut me u pasė vonue, rrezikoheshin me mbarue me tė tana.
    Me i pį ! Ishin shumica grį me fėmijė tė vogjėl pėr doret. Kush kishte mujtė n’atė pėshtjellim, kishte marrė e bartė me veti atė grimė bukė e atė fije miell qė u kishte qėllue te shtėpia: Kaq; sa mos me dekė unit. Disa grįsh kishin ngrykė, pėshtjellė ndėr shpėrgāj, foshnjet e vogla; e shkojshin tue i shtrėngue pėr zemėr, si me dashė me i pruejtė prej gjylesh s’anmikut.
    Zanė vend kajherė kudo mbė rrugė tė madhe, sa me marrė pak frymė; ashtu shpejt e shpejt shoqe me shoqe, tue kallėzue ēka kanė pį e ēka kanė lanė; Shtėpia tue u djegė e tue u shkrumue prej flakėvet; gjithkun mure tue u rrenue, gjithkahė veē tė dekunė e tė varruemė!... Njena thotė, se ka pį me sż tė vet, jo ma pakė se 9 tė dčkunė; ajo tjetra i kallėzon shoqes, se vetėm nė shtėpķ tė vet ka lanė shtrī 6 tė dčkunė!... Njė nanė e shkretė difton se ka lanė trūq pėr tokė 3 fėmijėt e vet, tė mbytun prej topit!... Edhe, tue u a diftue shoqevet ēka e ka gjetė, nuk kjįn ma as s’bėrtet; thue se āshtė tue folė pėr tė huaj; Kaq ka tretė prej tmerrit!
    Tė vrįmė e tė varruemė prej topash e shrapnelash shihen gjithkahė. Prej kahmos ndihen tue britė prej disprimit, tue lėshue namė kundra anmikut dhe tue lypė ndihmė. Por, me shkue e me u ardhun nė ndihmė atyne fatzezėvet nuk ka kush, mbasi secili dro pėr veti. Predhat e topavet e plumbat e shrapnelavet bien gjithnjė pa i a dį njė minut. Kushedi, ndoshta njandej kahė muzgu i natės, bombardimi diēka ka me prā. Porse deri atėherė ka me kenė tepėr vonė. Edhe shumica e tė varruemėvet, prejse s’ka me pasė kush me u rį mbrapa menjėherė, s’kanė pėr tė kenė tė zotėt tė qėndrojn gjallė gjatė, edhe tash desin prej dhimbash nėn peshėn e rrenojavet.

    E ejte e e prende 14,15 nanduer.
    Lufta nė frymė tė qytetit
    Qyshė prej oret 4 tė nades vlon gjithnjė e rreptė e e pėrgjakshme lufta kahė Fusha e Shtojit, kahė Renci e deri ndėr lagjet e Kiras. Nga qyteti ndihej batarja e pushkėvet, me t’u dridhė kėmisha nė shtat!... E ngjati qė se bani dita, pa pushue njė ēas. U muzg, u err, e batarja gjithnjė s’dijti me prį. Dikur natėn vonė, kahė tė zbardhunit e ditės diēka nisi me u zhdavaritė.

    E prende, 22 nanduer 1912.
    Serbėt nė Dajē tė Zadrimės
    Ndėrsa veshėt e tė rrethuemvet rįnė diēka nė fashė, prejse pėrnjėherė u duk se prani gjithkahė bombardimi, sod prap filloi me u ndie pushkė e top andej kahė Bardhanjorėt.
    Njėkohėsisht, turku edhe prej kodravet tė Bėrdicės i drejtoi tė gjuemet e topavet ushtrķs s’anmikut, qė synonte me i bį rrethin qytetit tė Shkodrės kahė jugu. Artileria ngjati veprimet strategjike tė vetat gati gjithė ditėn e lume.
    Moti i mirė, si pisha. Malazezėt kambė-kambė njėmend, por shtżhen tue zanė pozicjone luftarake maje kodrinash, ku nemose s’janė nė rrezik me u mbytė prej ujnash e kėnetash e baltash.
    Mbramė serbėt kanė mbėrrijtė deri nė Dajē tė Zadrimės. Lajmin ma i pari e pruni nė qytet telegrafisti, i cili kishte pasė ikė si tinėz prej atij katundi. Njėherit ai bani me dijtė edhe, se telegrafa me Shkodrėn kishte punue deri nė ma tė mbramin ēas qė e kishte lanė zyren.

    E mėrkure, 27 nanduer 1912.
    Buka, buka, buka!
    Ka fillue tė pėrhapet nė popull fjala: Tak, tuk: Shkodra pa bukė! Tash nja trķ dit moti āshtė tue mbajtė s’ka ma mirė. Po, por kėtź gjā qyteti pėr shpķrt nuk kishte me e dashė. Nuk dėshrohet sod moti i mirė, ma parė e ma dalė, pse kėshtu mullģjtė nuk mund tė bluejn. Njata dy a tre mullģj tė qytetit, s’dij ēka mund tė bājn ma parė. Sadoqė nuk pushojn sė bluemit as ditė as natė, prap, nuk mund tė mjaftojn pėr popull njėherit e pėr ushtrķ.
    Ku puna e mullģjvet, ku edhe pse ka fillue me mungue drithėt, ndėrkaq, janė mbyllė sod edhe 5 furra tjera, nė pazįr e nė qytet. Natyrisht populli tash kahė s’ka ku mbytet, mėsżen me ma shumicė ato pak furra, qė kanė mbetė ēelė endč.
    Por furrėtarėt e kėtyne furrave fatlume, kanė rį ngusht edhe fort keq kanė hjekė prej popullit, pėr arsye se ata dojshin me ndreqė ma para ata klientat (myshterķt) e vet.
    Grįtė sidomos, me qinda kanė shkue sod nėn dritėsoret e Bashkķs, tue britė si tė disprueme, se kishin ū e dojshin bukė, bukė!... Dita mė ditė janė kahė 5-6 apor edhe ma tepėr, mbasi s’ka kontroll, - qė desin pėr bukė. Me e kėqyrė, as aq shumė nuk janė kėto viktimat e ūsė, kur tė mendohet, se sod u banė 5 muej, qėse i a ka nisė lufta, edhe qyteti ka kenė zanė papritmas, tė thuesh; s’āshtė kenė shtrėngue me bukė, pėr njė qėndresė aq tė gjatė.
    Ka familje sod nė Shkodėr, qė nuk hįn, veēse njė herė krye 5 a 6 ditėsh, bukė thatė, merret vesht; kurrgjā tjetėr pėr me e mėlmye a me e pėrcjellė, posė ujit.

    E marte, 25 fruer 1913.
    Bombardimi i Katedrales e i Kuvendit tė Gjuhadolit
    Sistematikisht, me rrčgullė, njashtu krye 10 minutash nuk pushojnė tue rį mbi ndėrtesat e qytetit predhat e topavet tė mėdhaj e tė vogjėl. Shkodra, thueja ma mirė, populli i paqėt āshtė tue e pague shtrźjtė qėndresėn e vet. Mund tė thuhet tashma, se zakonisht bien mbi qytet, me rrčgullė e me orar tė caktuem, kun nja 70 apor 100 gjyle dita me ditė; e kun nja 20 a 30 nė natė. E bien gjylet, pa farė rregullet, kudo; mbi ndėrtesa qeveritare, mbi banesat e qytetarėvet, pėr mbi Kisha e Xhamia, mbi smundtore e shtėpia bamirėsiet. Gjithkun, si e patėn tė ngrehun mbi pullaz flamurin e bardhė, si s’e patėn.
    Ma se 100 shtėpia janė bā, tė thuesh, rrafsh pėr tokė, se ma tė damtueme prej topash e shrapnelash, kėto s’njehen, kaq shumė janė. Kahdo tė shkojsh rrugės, sheh njeriu mure tė rrėxueme a kryekėput, apor pėr gjysmė; ndeshet njeriu ndėr gropa tė kthellta, tė ēeluna njatėherė prej gjylesh sė kalibrit tė madh.
    Vetėm nė njė shtėpķ predha e topit ka varrue randė 10 vetė; shumica damtue nga rryma e hovi i saj, pa i prekė ndoshta aspak thėrmiat e saja.
    Rreth Katedrales e Kishės sė Franēeskānėvet kanė shkrepė gjyle topash e mitraloza sa bari, s’njehen. Idhnimin anmiku me kėto farė bombardimesh nuk ka dashė me e shfrye gjithaq drejt pėr drejt kundra kishėvet, sa ma fort, pse e di mirė, se priftėnt e fretėnt sidomos, janė tė gjithė gati autonomista; nuk duen qė tė vījė kush i huaji, sidomos Mali i Zķ, me e sundue Shkodrėn e Shqipnķnė.

    E mėrkurre, 12 mars 1913.
    Njė bombardim i jashtėzakonshėm
    Pėrcjellė prej dy oficjerėsh, ministri Z. Plamenac erdhi prap me vapor e zdrypi nė doganė. Ma tė parėn fjalė, paska pasė kėrkue, t’u dorėzonte qyteti. Mbasi ndźjėn tue bisedue me Esat Pashėn gati tri orė, kėtij nuk i u mbush mendja kurrė me i rį nė dorė Malit tė Zķ. Atbotė i kje dhanė Shkodrės njė ultimatum, qė do tė mbaronte mbrenda 48 orėve. Ultimatumi ngjati deri sod nade. Pa pritė pa kujtue, njaty n’orėn 10 paradite t’i a filluen me rį si breshni mbi tė ngratėn Shkodėr topa e shrapnela prej kahmos, por posaēe nga Bardhanjorėt.
    Ky s’kje, veē shenjė se do tė zente fķll bombardimi i pėrgjithėt. Kėshtu qė me tė parėn u duk, cilat krahina tė qytetit ishin dį me gisht, pėr me gjuejtė atė ditė nga qendrat e ndryshme tė malazezvet. Andej prej Zogaj gjuejshin Pazarin edhe Parrucėn; prej Bardhanjorėvet synojshin me e dyndė anėn e krishtenimit. Ata tjerėt, prej Mesit e Myselimit qitshin pa dį, me topa edhe ma tė mėdhaj, pėrmbi ndėrtesa ma nė shenj e ndėr disa pika tė caktueme. Ky bombardim i pėrgjithėt ngjati gjithė ditėn. Njandej kahė mbramja e la pėr ndonjė orė; mandej i a nisi prap.
    Hidhshin mbi qytet kėsi shtegu ma fort shrapnela. Kėta, ashtu dame tė mėdhaja me bā nuk banė, e vėrtetė; por i a qitėn popullit frikėn; edhe i u desh dikuj-dikuj me dalė e me e lanė atė strofullin e vet e me kėrkue strehim ngjeti.
    Rrenime e dame tė mėdhaja por, pėr kundra, banė topat me gjyle 21 e 24 mm hjedhė pėrmbi qytet prej Mesit e Myselimit. Ata, po, trandshin e zhgulshin shtėpiat qė prej themelit; murin ase avullķn e rrėxojshin, edhe gati njashtu njė cope e hidhshin njė herė pėrpjetė deri nė 10 a 15 metra nalt, qė shkonte e binte kun larg, prej ku e kishte zhgulė.
    Mandej sod, mė sa dukej, anmiku e kishte me Kishėn Katedrale tė qytetit. Po ma se 20 gjyle aso sė mėdhajash i kanė rį Kishės sė madhe, ku gjindeshin strukė nja 1000 vetė, gati tė sigurtė, se aty nemose do tė gjźjshin shpėtim, mbasi Mali i Zķ deri atėherė kurr nuk kishte synue vendet shźjte.
    Por atė ditė qitėn edhe kėtu. Mbytėn 9 vetė edhe varruen plot tjerė. Predhat, sa uji, kanė rį sidomos nė pjesėn e tė hżmit tė Katedrales. Ballin gjylet i a kanė repė faret e i a kanė shėmtue keqas. Ashtu edhe anash, pullazi e lterėt, shumica kjénė ēartė e vojtė me t’u dhimbtė. Shkurt, Kisha e madhe e Shkodrės e ka ndie fort: ma se gjysma, prej bombardimit, ka vojtė dam. Sakristia mandej, āshtė rrenue e bā tė thuesh, njė grumbull germadhash, tue ēue dam gjithato petka meshet e orendķ lterėsh fort tė kushtueshme, qė ndryente mbrendė. Prej sakristiet zjarmi, mbasi ishte aty ngjitė me tź, u kap edhe te kumbonarja. Nuk mbeti kush pa kjį ndėr katolikė atė natė a zemėr pa u lkundė, kur natėn pėr terr filluen me u dukė prej dritėsoresh tė kumbonares shkulmet e flakėvet e fjollat e tymit. Edhe kumbonėt tė gjitha, tė pźstat djegė e shkrumue kasteli qė i mbante, rįnė mbė tokė, tue u bā copė e grimė.
    Bombardimi i qytetit ka ngjatė gjithė natėn e lume mbramė edhe ka vijue sod gati gjithė ditėn. vetėm sod mbasdite n’orėn 3 deri nė 5, njatėherė diēka na kanė pushue veshėt. Malazezėt i a kanė dalė qėllimit. Mbasi nuk mujtėn me e marrė Shkodrėn me armė, tash janė tue bā ēmos, pėr me i a shtie frikėn e panikun popullit tė shkretė, i cili tashma ka vojtė prej mjerimit e disprimit ke s’ve’ ma: Me t’u dhimbtė!
    Ngarkue mbi shpinė dyshekė e jorgana, shihen tė shuemėt tue ngį andej e kėndej, si miza pa krye. Shkojnė tue kėrkue vendet diēka ma tė sigurta, tė cilat Mali i Zķ i ka kursye e s’i ka rį nė mendė, a s’dihet pse, me i bombardue.
    Ndėrkaq, gjindja janė bā si tė marrė prej friket. E ngasin tė shkretėt pėr tė kėrkue vend ku me u strukė, sa me shpėtue me krye. Njėkohėsisht por, nėn njatė breshnķ topash e shrapnelash janė tė ngushtuemė me e kėrkue kun pėr njė kafshatė, qė s’dijnė as ata vetė, ku merret. Mandej, edhe kur u del m’e gjetė njė grimė odė, paksi ma tė sigurtė prej bombardimit, njaty do tė struken 20 deri nė 30 vetė, tue u rreshtue mbrendė si fyshekėt nė qese.
    Jase, po s’mujtnė me gjetė kun ndonjė strofull, sa me shtie kryet, zanė vend kudo, njashtu, ndihmo Zot, rrugės, mbas ndonjė shtėpiet sė madhe, a mbas ndonjė muri sė naltė; ku janė nė rrezik doemos, me mbetė si nėn bat prej njė ēasi nė tjetrin.


    Gazeta Sqiptare

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes

    Pas kapitulimit te nacionalistve,ne Shqiperi,Esat Toptani,ne krye te 15000 vetve,te rekrutar e armatosur ne serbi,kaloi kufirin e mbriti ne Durres,ku u veteshpall zot i plotfuqishem i vendit,pa ja bere bam asgjekundi.
    Ne Shkoder shkandulli (shembulli i keq) ishte akoma me i turpshem.Aty garnizoni turk, ku benin pjese edhe fuqi shqiptare te komanduar nga Esat pash Toptani, gjenerali i xhandemerise perandorake osmane, i qendruan burrerisht rrethimit. Mirpo Esat pasha futi njerz e vrau kryekomandatin e rrethines, gjeneralin e vlefshem turk Hasan Riza Pashen per ti zen vendin si kryekomandat i pergjithshem i Shkodres. Ket krim Esati Toptani e beri me marrveshje te fshefte me armikun, te cilite disa dite pas vrasjes i dorzoi qytetin duke nxjere si shkak mungesen e ushqimeve, pikirisht disa dite perpara se Fuqive te Medha t i kerkon qeverise se Cetines te ngrinte rrethimin e Shkodres dhe te larogohej nga tokat e njohura prej tyre si pjes e Shqiperis se lire.
    Patriotet shqiptar e denuan ashpersisht veprimtari e Esatit duke akuzuar se si shperblim per kete tradhti mori nje shume te hollash, me ndermjetsimin e nje bankieri zviceran, dhe premtimin se shpallja e tij mbret i Shqiperis do te perkrahej nga Rusia cariste dhe nga shtetet sllave.
    Ali Kelcyra

    Shkrime per Historine e Shqiperise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 18-03-2016 mė 15:22

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes

    Kush ja u tregoi keto histori Paskal Milo apo Pellumb Xhufi? Turku na del burre i mire ndersa shqiptari tradhetar. Vazhdoni ti besoni kesaj palo historie te neveritshme qe ndertuan komunistet. Esad pasha mund te kete mekatet e veta ne jeten e tij por ne Shkoder ishte ai qe luftoi dhe per kete kane deshmuar edhe Ismail Qemali e Fan Noli. Edhe Konica flet per trimerine e Esad pashes. Tani te besojme Nolin apo Paskal Milot? Se c'ka ndodhur me vone eshte histori tjeter qe mbetet per tu ndricuar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes

    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Kush ja u tregoi keto histori Paskal Milo apo Pellumb Xhufi? Turku na del burre i mire ndersa shqiptari tradhetar. Vazhdoni ti besoni kesaj palo historie te neveritshme qe ndertuan komunistet. Esad pasha mund te kete mekatet e veta ne jeten e tij por ne Shkoder ishte ai qe luftoi dhe per kete kane deshmuar edhe Ismail Qemali e Fan Noli. Edhe Konica flet per trimerine e Esad pashes. Tani te besojme Nolin apo Paskal Milot? Se c'ka ndodhur me vone eshte histori tjeter qe mbetet per tu ndricuar.
    Ali Kelcyra
    Shkrime per Historine e Shqiperise - Hulumtuar nder arkiva prej Tanush Frasherit
    2012

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes

    Aleksandėr Vulin nderon varrin e Esat Pashė Toptanit
    Esat Pashė Toptani, i njohur pėr shqiptarėt pėr tė bėmat e tij tė pahijshme ėshtė nderuar pėr sė vdekuri pas gati shekulli nga njė serb me pozitė.

    Ish-politikani nga Tirana u vizitua nga Ministri i Punės i Serbisė Aleksander Vulin. Ai vendosi kurorė lulesh nė nderim tė tij, pėr siē tha kontributin e tij pėr Serbinė.

    “Serbia i kujton heronjtė e saj por Serbia i kujton edhe miqtė e saj dhe ne nuk do ta harrojmė Esat Pashėn i cili nė momentet mė tė vėshtira ishte pėrkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbėve, padrejtėsisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftė edhe e jona”, tha Vulin, raporton Klan Kosova.

    Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar pėrherė ngaqė pėrveē se u varros pranė serbėve nė varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe pėr tė depėrtuar nė Shqipėri.


    [https://www.google.se/url?sa=i&rct=j...58715002520120
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 22-03-2016 mė 02:43

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:21
  3. Historia e Shkodrės
    Nga addam nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 09-08-2012, 14:36
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •