Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Prof. Hulusi Hako rrefen per luften kunder Fese..

    panorama

    --------

    intervista

    Profesori 74-vjeēar rrėfen luftėn e pushtetit tė Enver Hoxhės pėr tė shembur fenė dhe Zotin, duke guxuar tė instaloj pėr herė tė parė nė botė ateizmin


    Hulusi Hako: Si i bėra “gjyq Zotit” dhe propagandova ateizmin nė Shqipėri

    Poli Hoxha & Luan Kondi

    Profesor Hulusi Hako, tashmė ėshtė 74-vjeēar. Ai pranon se ka qenė dhe ėshtė ateist. Sipas tij, brumosjen me kėtė filozofi e ka qė nė fėmijėri, falė nėnės se tij qė edhe pse ishte e pashkollė, kur shikonte qė shumė fėmijė vdisnin nga sėmundjet dhe lufta qė merrte gjithashtu jetė njerėzish pyeste: “Ku ėshtė ky Zoti, pėrse nuk vė dorė nė kėto gjėra?” Hako rrėfen nė intervistėn e tij se si ai i thelloi mė tej bindjet ateiste, kur shkoi pėr studime nė Moskė, pėr filozofi. Pas mbarimeve tė studimeve nė BS, ai u emėrua pedagog nė Universitetin e Tiranės, ku do tė jepte lėndėn e materializmit dialektik. Nė vitin 1967, vit kur filloi edhe lufta kundėr fesė dhe institucioneve tė kultit, Hako do tė bėhet propaganduesi kryesor i ateizmit. Si orientohej nga KQ dhe Foto Ēami, grupi i propagandistėve tė ateizmit qė takoheshin me masat punonjėse. Ēfarė porosiste Enver Hoxha nė atė kohė dhe pėrse komuniteti mysliman nxori qarkore qė vartėsit e tyre tė dorėzonin ēelėsat e faltoreve nėse kėtė “e kėrkonte populli”. Kush ishin pengesat qė haseshin nė luftėn kundėr fesė dhe pėrse kleri katolik nuk mund tė shkėputej nga Vatikani, siē kėrkohej nė atė kohė. Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė vijim tė intervistės interesante tė profesorit Hulusi Hako.

    Keni ndonjė merak nga jeta?
    Kur ha bukė bėn edhe thėrrime. Ideja e plakės “mė bėni edhe njė herė tė re, pa do tė shikoni sa bukur do tė nusėroj”, mbetet shprehje figurative e faktit se njeriu e shikon gjithnjė me sy kritik tė kaluarėn e vet dhe tė shoqėrisė ku ka “milituar”, sidomos pėr pjesėn shoqėrisht tė dobishme tė veprimtarisė sė vet.

    Nė veprimtarinė tuaj publike spikat njė qėndrim i rreptė ndaj Zotit. Ku e ka zanafillėn ky formim ateist?
    Tė veēantat, personalet nė kėtė formim e nė krejt procesin e akumulimit jetėsor shkencor, kanė nisur qė nė fėmijėri. Nė familje nėna ime, atėherė me pesė fėmijė dhe nė skamje, pėrkundrejt pyetjes sonė se ē“do tė hanim nė darkė na pėrgjigjej: “Ē“tė na japė xhiko perėndia”. Por dominues nė gjykimet e saj ka qenė skepticizmi i shfaqur me arsyetimet: “Gjithė kėto vuajtje, sėmuren dhe vdesin fėmijė, bėhen luftra e pardejtėsi, ku ėshtė ky Zoti qė nuk ndėrhyn dhe nuk vė dorė?” Nėna kishte vetėm tri klasė fillore dhe nė vitin 1912 pas shpalljes sė Pavarėsisė, i ati i kishte thėnė tė mos e vazhdonte mė atė, pasi ishte bėrė goxha vajzė. Ajo orientohej shumė me pėrvojėn e jetės dhe gjykimin realist. Nėna ishte e etur pėr dije dhe ndaj bėri ēdo pėrpjekje pėr tė na arsimuar. Kėshtu nė ngarkesėn time shpirtėrore, emocionale diktoi e dominoi jo mėsimi i fesė nė shkollėn fillore me formatet e kohės, por realizmi i nėnės. Megjithatė, edhe qyteti i Delvinės, ku jam lindur dhe rritur, nuk dallohej pėr ndonjė jetė fetare tė theksuar. Iu gėzoheshim festave pagane dhe atyre myslimane, ashtu pėr anėn fetare tė tyre. Mė kujtohet edhe diēka tjetėr me nėnėn. Nė kohėn kur ne u rritėm dhe u bėmė kuadro me shkollė, nėna ishte nė moshėn e tretė dhe pėrsėri ajo nuk kishte besim nė dogmėn tjetėr fetare tė “jetės sė pėrtejme” ndaj dhe na thoshte: “Kujdesin dhe dashurinė tregomani pėr sė gjalli. Kur tė vdes, mė hidhni nė kanal dhe kėrceni dhe kėndoni”.

    Si erdhi dhe u kultivua mė tej te ju bindja antizot?
    Pas pėrfundimit tė shkollės fillore dhe mė pas arsimit solid nė gjimnazin e Gjirokastrės “Asim Zeneli” nė vitet 1946-1952, mė takoi tė vazhdoja studimet e larta nė fakultetin e Filozofisė nė Universitetin “Lomonosov”, nė Moskė. Kėtu u konsoliduan edhe mė botkuptimi im shkencor ateist. Ai u bė nė tė njėjtėn kohė ndėrgjegje dhe mendimi im. Nė planin mėsimor tė fakultetit krahas mjaft disiplinave natyrore dhe humane, zhvillohej edhe lėnda e ateizmit shkencor. Nė qershor tė vitit 1958 mbrojta pėrpara Komisionit Shtetėror diplomėn me temė: “Roli reaksionar i Islamizmit nė Shqipėri”. Pėr pėrgatitjen e temės nė fjalė erdha me pushime pėr tė studiuar literaturė e grumbulluar materiale konkrete. Tema pėrbėnte njė risi pėr komisionin, i cili e vlerėsoi maksimalisht, duke e shoqėruar edhe me fjalėt: “Urime nė punėn pėr edukimin shkencor tė masave punonjėse nė Shqipėri”.

    Sa iu shėrbeu urimi i profesorėve rusė pėr t“u destinuar nė pėrkushtimin tuaj ndaj ateizmit?
    Fakulteti, tema e diplomės dhe urimi i profesorėve sovjetikė, pėrbėjnė njė premisė, mundėsi reale, e cila u bė realitet dhe mori jetė pasi u ktheva nė atdhe, ku mė emėruan pedagog i filozofisė marksiste-leniniste nė Universitetin e Tiranės. Materializmi dialektik ishte lėnda e mendjes, ndėrsa ateizmi shkencor u bė fusha kėrkimore, tema e kualifikimeve tė mėtjeshme dhe lėnda e militimit nė frontin ideologjik. Pas kėsaj do tė botoja mjaft materiale nė ograne qendrore dhe lokale. Jo vetėm kaq, por kam qenė lektor nė shumė takime dhe biseda me kolektiva nxėnėsish, punonjėsish apo dhe ushtarė tė reparteve tė ndryshėm ushtarakė, nė qytete, fshatra, nė aktive dhe seminare.

    Pse ēfarė po ndodhte nė kėtė kohė?
    Fryma ideologjike dhe kulturore, sipas orientimeve tė partisė nė pushtet, bazohej nė mėsimet e Marksit. Partia e klasės punėtore, duke lėnė tė lirė ushtrimin e kultit fetar synon ēlirimin e masave punonjėse nga prangat shpirtėrore tė opiumit fetar. Anėtari i partisė si rregull nuk pajtohej me mbajtjen e besimeve fetare, bestytnive e zakoneve prapanike. Ai duhet tė ishte pararojė dhe tė jepte shembullin e tij personal nė familje e nė proceset e emancipimit shpirtėror. Por, juridikisht parimi demokratik i lirisė sė ndėrgjegjes ishte i sanksionuar nė veprim. Po peshorja anonte nga ateizmi shkencor. Edhe komunitetet fetarė ishin tė lirė. Besimtarėt bėnin jetėn e tyre, por frekuentimi i faltoreve ishte nė rėnie. Mė kujtohet thėnia e njė kleriku nė intimitet atėherė: “Sa tė gjejmė shesh, do tė bėjmė pėrsheh”. Tė gjithė faktorėt e jetės vepronin nė dizfavor tė fesė. Pėrpjekje tė mėdha politike u bėnė nga qeveria nė vitet e para tė pushtetit popullor, pėr ta ndarė kishėn katolike nė Shqipėri nga “Selia e Shenjtė”, Vatikani. Pra, u bėnė pėrpjekje qė tė shkėputej ajo organizativisht dhe tė kishte statusin e vet. Por, kjo ishte parimisht e pamundur. Si mund tė qėndronte organizmi pa kokė. Nga Vatikani, si organizėm fetar ndėrkombėtar, mund tė shkėputesh vetėm si herezi fetare, siē u ndanė nė Evropė format e protestantizmit. Rezistimi dhe deri-diku rezistenca e Arkipeshkėvit shqiptar ishte bindėse dhe e justifikueshme, nisur edhe nga zbatimi i parimit “katolicizmi ose me atin e shenjtė ose hiē fare”.

    A ka pasė hezitimi dhe rezistenca tė tjera tė shfaqura, kundėr heqjes sė besimit fetar?
    Nuk diskutohet qė po. Prania e njė iredentizmi fetarisht tė motivuar, qė mė shumė mbetej latente, i mbyllur, ose shprehej me kujdes, me parulla tė kamufluara. Nga vrojtimet e mia mund tė pėrmend edhe disa raste tė veēanta e tė kufizuara. Mbasi u mbyll kapitulli i merakut tė familjes, se mos sillja ndonjė ruse nga Bashkimi Sovjetik, nėn presionin e familjes, vendosa ta pėrqėndroj vėmendjen te njė vajzė, tė cilės i shkrova edhe njė mesazh nė njė copė letėr. Ajo mė tha se i kishte pėlqyer kjo gjė, por ndėr tė tjera mė pėrmendi se ishte myslimane. Aty pėr aty mendova se ajo nuk e kishte kuptuar se pėr atė dashuri me shikim tė parė unė do tė sakrifikoja tė gjitha perėnditė dhe shenjtorėt. Pra, unė, ateisti, po hasja nė vėshtirėsinė e parė, ndjenjėn. Vajza mė habiti dhe me njė tjetėr deklarim tė sajin se familja e saj, shfaqte pretendimin “se Zoti pėr inatin tim, hakmerrej me tė, pra vajzėn”. Aty pėr aty i thashė se kjo nuk ishte nė nderin e Zotit dhe nuk ishte burrėrore, e as nė traditėn e shqiptarit qė tė merrej me njė femėr. Hera-herės, dėgjoja edhe replika nė familjen time: “Nuk gjete ndonjė fushė tjetėr ti. Ngele duke u marrė me priftėrinjtė dhe hoxhallarėt”. Kurse nė vitet “60-tė pas njė artikulli, botuar nė gazetėn “Zėri i Popullit”, pėr problemet e edukimit ateist, mė erdhi njė kartolinė nga fshati Tale i Lezhės, ku shkruhej: “Kush je ti more qė guxon tė shash fe e Shėnano, qė shqiptari i ka bash me Besė e Atdhe”. Me ka mbetur nė mendje qė njė herė kur shkova tė diskutoja me kolektivin e Ndėrmarrjes Rruga-Ura, ku punonte edhe njė i sektit fetar “Dėshmitarėt e Jehovait”. Ftesėn pėr kėtė bisedė e kisha marrė nga Bashkimet Profesionale. Pas diskutimit tim, nė pushim m“u afrua punėtori dhe mė tha: “Me njohuritė qė ke, mund tė ishe njė propagandist i mirė i sektit tonė”.

    Nė vitin 1967 shpėrtheu lėvizja revolucionare kundėr fesė. Si u pėrgatit kjo fushatė?
    Asgjė nė jetėn shoqėrore tė asaj kohė nuk ēonte ujė nė mullirin e fesė. Pėrkundrazi, punohej pėr shkėputjen e njerėzve nga ajo. Punonin shkollat dhe mediat, klubet e pallatet e kulturės dhe bibliotekat, kinematė dhe teatrot. Pra, duket qė nė kėtė kohė feja ėshtė bėrė tabelė qitjeje. Ushtrimi i lirė i fesė kishte bashkudhėtare edhe veprimtarinė pėr edukimin ateist shkencor, qė bėhej gjithnjė e mė intensiv, pak a shumė dhe mė e kualifikuar. Nė fillim tė viteve “60-tė, kisha shkruar disa artikuj si dhe broshurėn “Feja e parė nė dritėn e shkencės”. Partia nė pushtet qė nė prill tė vitit 1947 kishte porositur sektorin e arsimit tė organizonte edhe propagandė fetare nė shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshėm edhe luftėn kundėr fanatizmit fetar dhe zakoneve tė vėshtira. Ndėrsa, nė janar tė vitit 1967, rinia e shkollės sė mesme “Naim Frashėri”, nė Durrės shpall publikisht nismėn “tė luftojmė deri nė fund ideologjinė fetare, bestytnitė, zakonet prapanike”. Mė 6 shkurt tė vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin me temė “Revolucionarizimi i mėtejshėm i partisė dhe pushtetit”. Dy ditė pas kėtij fjalimi gazeta “ZP” i bėnte jehonė nismės sė nxėnėsve dhe mėsuesve tė shkollės nėpėrmjet kryeartikullit “Me shpatėn e mprehtė tė ideologjisė sė partisė kundėr ideologjisė fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Situata po ndizej dhe nė Durrės dhe qytete e krahina tė tjera, nisėn debatet fletė-rrufetė, e veprime tė tjera konkrete kundėr fesė. Mė 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave nė Lezhė, si simbol i karakterit masiv tė asaj lėvizjeje. Ē“ėshtė e vėrteta Enver Hoxha, ato ditė, insistonte pėr punė bindėse. Ai thoshte: “Populli duhet tė bindet pėr kotėsinė dhe rrezikshmėrinė e fesė, e kishės, tė xhamisė, tė ēdo institucioni e zakoni fetar dhe vetė tė marrė vendim tė prishė ose jo, ta braktisė fenė menjėherė ose ngadalė”. Kryesia e komunitetit mysliman dhe atij bektashian ishin tė parėt qė lėshuan shpejt poshtė qarkoren, ku porosisnin vartėsit tė dorėzonin ēelėsat e faltoreve, kur e kėrkonte njė gjė tė tillė populli. Nė kėtė moment ndėrhyn Enver Hoxha, duke thėnė: “Po tė na kishin pyetur, nuk do t“ua sugjeronim njė qarkore tė tillė, por meqė e bėnė vet, ashtu qoftė”. Idetė frymėzonin njerėzit nė vepra dhe nė veprime sipėr lindnin ide tė reja. Entuziazmi i spastrimit, krenaria e krijimit tė shpejtė tė njė shoqėrie ateiste, u bėnė marramendėse. Reforma e suprimimit tė klerit, faltoreve dhe praktikave fetare, u realizua pa ndinjė rezistencė tė konsiderueshme nga poshtė, pra nga masat popullore. Kjo reformė u mirėprit dhe u pėrshėndet nga lart, nga partia nė pushtet. Mė 9 qershor 1973 nė Shkodėr u ēel edhe muzeu ateist.

    E parė kjo nė kėndvėshtrimin e sotėm a keni ndonjė kritikė ndaj kėsaj lėvizje?
    Kam, patjetėr. Dėshiroj tė them se synimet dhe preferencat e PPSH dhe Enver Hoxhės, pėrveē qė burojnė nga shkenca dhe filozofia marksiste-leniniste, nė njė masė tė konsiderueshme ushqehen edhe nga traditat solide kombėtare e popullore fetare dhe apatike ndaj klerit. Shumė tė huaj, ndėr ta edhe arvanitasi Aristidh Kola, kanė vrejtur e pohuar, mbėshtetur nė shkaqe e rrethana konkrete historike, se shqiptarėt janė populli mė pak fetar i botės. Ėshtė edhe kjo gjendje qė kushtėzon e ka gjeneruar tolerancėn ndėrfetare midis shqiptarėve, ndryshe nga fanatizmi qė ka atribut tė vet intolerancėn dhe mbetet njė premisė dhe terren pėr t“u keqpėrdorur. Feja u rehabilitua nė Shqipėri, sepse u restaurua kapitalizmi. Nė kushtet e njė jetėgjatėsie tė sistemit politik social-ekonomik, kulturor-arsimor qė lamė pas, feja do tė harrohej fare. Mirėpo nė rrjedhėn e sotme tė proceseve drejt bashkimit evropian, njė afishim i prirjeve ateiste do tė ishte ku e ku mė i pėlqyer sesa gogoli shqiptar i ndonjė fondamentalizmi, me tė cilin fqinjėt tanė mashtrojnė veten, u hedhin dhe tė tjerėve hi syve. Gjithashtu mund tė them se Marksi ka shprehur idenė se “partia e klasės punėtore, duke lėnė tė lirė besimin fetar, synon ēlirimin e ndėrgjegjes sė punonjėsve nga prangat shpirtėrore tė opiumit fetar. Kjo ėshtė strategjia”. Lidhur me kėtė vjen edhe njė tjetėr klasik i maksizmit, Frederik Engels, i cili shprehet se “shėrbimi mė i mirė qė mund t“i bėhet idesė sė Zotit ėshtė shpallja e ateizmit simbol i detyruar”. Ky konkluzion lidhej me disa veprime tė nxituara e sektare tė Komunės sė Parisit mė 1871 qė mbylli 20 kisha. Megjithatė, komunarėt kishin grumbulluar njė duf kundėr kishės katolike. Nė kėtė kontekst, ajo qė e ekspozoi keq dhe e vuri nė pozitė delikate Shqipėrinė socialiste para perėndimit ishte neni i Kushtetutės sė vitit 1976 ku thuhej: “Shteti nuk njeh asnjė fe, zhvillon dhe pėrhap propagandėn ateiste”. Mė keq akoma ishte formuluar neni 55 i Kodit tė Procedurės Penale qė vendoste dėnimin “agjitacion dhe propagandė fetare” njėlloj si atė “propagandė fashiste luftėnxitėse”. Ky ekspozim negativ nė gjuhėn juridike i jepte tė drejtėn morale Perėndimit tė reagonte e replikonte, duke u shprehur: “Avash ju shqiptarėt. Keni aq shumė halle nė tokė dhe merreni me qiellin”. Demokratike ėshtė tė kesh tė garantuar e tė gėzosh lirinė e ndėrgjegjes, ta trajtosh atė si ēėshtje private, personale. Shqipėria bėri njė deklarim tė tepėrt e tė panevojshėm, pėrdori autoritetin e shtetit, praktikės kushtetuese e ligjit, nė favor tė ateizmit dhe nė dėm tė ndjenjave fetare.

    Pėrse nuk reaguat pėr kėtė?
    Pėr Kodin Penal nuk e kisha idenė, kėtė e mėsova kur ngritėn zėrin vendet Perėndimore. Pėr nenin e Kushtetutės, kur ishte nė projekt pėr diskutim popullor, sugjerova nė aparatin e Komitetit Qendror njė formim mė tė pėrgjithėsuar, por nuk u reflektua. Pas lėvizjes popullore vijnė njė sėrė botimesh, librash dhe broshurash si “PPSH mbi fenė dhe ateizmin shkencor” nė vitin 1967, “Akuzojmė fenė” viti 1968, “Gruaja dhe fėmija, viktimat mė tė ndjeshme tė ideologjisė fetare” viti 1969, “Gjyq Zotit” viti 1972, skenar dokumentar “E vėrteta mbi fenė” viti 1974. Nė kėtė periudhė mbrojta edhe doktoraturėn me temė: “Vija politike dhe pėrvoja e PPSH pėr edukimin ateist shkencor tė popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zėri i gjallė i kombit kundėr fesė” viti 1986.



    Kush ėshtė Hulusi Hako

    Profesor Hulusi Hako, udhėheqės dhe realizues i ateizmit nė Shqipėri, u lind mė 10 tetor tė vitit 1930, nė Delvinė. Shkollėn fillore e pėrfundoi nė qytetin e lindjes, ndėrsa atė unike nė gjimnazin “Asim Zeneli”, nė Gjirokastėr. Kreu studimet universitare nė Universitetin “Lomo-nosov” nė Moskė, pėr filozofi nė vitet 1952-1958. Po ne vitin “58, ai mbrojti diplomėn me temė: “Roli reaksionar i islamizmit nė Shqipėri”. Kthehet nė atdhe dhe e emėruan pedagog nė Universitetin e Tiranės, ku dha lėndėn e materializmit dialektik. Nė vitin 1967, ishte njė nga propaganduesit e filozofisė ateiste dhe ndihmoi nė lėvizjen e kohės kundėr bestynive fetare dhe kulteve tė besimit. Hulusi Hako ėshtė autor i njė mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash tė kėsaj fushe (tė paprecedent edhe nė botė) si: “PPSH mbi fenė dhe ateizmin shkencor” botuar nė vitin 1967, “Akuzojmė fenė” botuar njė vit mė vonė. “Gruaja dhe fėmija, viktimat mė tė ndjeshme tė ideologjisė fetare” qė pa dritėn e botimit nė vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vėrteta mbi fenė” viti 1974. Nė kėtė periudhė mbrojti doktoraturėn me temė: “Vija politike dhe pėrvoja e PPSH pėr edukimin ateist shkencor tė popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zėri i gjallė i kombit kundėr fesė” viti 1986.



    Nesėr do tė lexoni

    Beteja me fenė dhe rekomandimet e Enverit pėr luftėn kundėr saj
    Pėrplasjet me klerikėt shqiptarė tė pabindur
    Pėrse profesor Hulusiun e quanin Juda e Shqipėrisė
    Si u pėrhap fjala qė Vatikani e kishte dėnuar me vdekje

    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228

    Akuzojme Fene

    Ky liber i Hulusi Hakos eshte me i ndyeti, me shpifesi, me i degjeneruari si vete autori ateisto-sherbetor i komunizmit metastazat e te cilit vazhdojne ne forma te ndryshme. Le te pendohet autori 74- vjecar per blasfemite e publikuara ne "studimet" e tija kur masturbonte neper bibliotekat shqiptare dhe perdhoste fete e shqiptareve, sidomos ate katolike. Ai autor eshte krenuar me felliqesite qe ka nxjerre nga mendja e tij e tredhur, e mbetur peng ne ceshtje fetare, e perseris, ne ate katolike. Madje ka marre dhe tituj shkencore duke akuzuar fene pa te drejte vetem e vetem qe t'u bente qejfin padroneve te vet qe te qendronte ne kulisat shtetrore te diktatures duke ua krehur bishtin sundimtareve pashallare te diktatures. Hulusi, thuaj se ke shpifur e do ta shpetosh shpirtin, vdis i penduar, se Zoti i fale ata " qe s'dine cka kane ba"...

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ēa ėshtė mė ironikja nga tė gjitha se ne kėrkojmė gjithandej ēka thonė Dawkins, Hitchens e Harris, kur e kishim Hulusiun para syve.

    Interesante tema.
    Ezekiel 25-17.

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ne Liban
    Nga D@mian nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •