Te nderuar vizitore,

Ky forum eshte i hapur per te gjithe ju qe te lexoni mendimin e bashkeatdhetareve dhe ne te njejten kohe te shprehni edhe mendimin tuaj. Megjithate, duhet te keni parasysh qe ka shume anetare te moshave te ndryshme, me arsime dhe eksperienca te ndryshme nga jeta. Po ju bej te qarta disa gjera ne menyre qe te mos lejojme qe forumi te humbi vlerat e veta:

1. Ky nuk eshte forum lajmesh

Ne kete forum nuk mund te postoni copeza apo artikujsh lajmesh pa lidhje. Nese deshironi te lexoni lajmet, mjafton te vizitoni faqet e lajmeve. Ketu jeni te ftuar qe te hapni nje teme qe ka lidhje me nje problem nga problematika shqiptare, ku ftoni bashkeatdhetaret qe te shprehin mendimin e tyre.

2. Ky forum nuk ka axhende politike

Nese ju jeni demokrate apo socialiste, qofshi shendoshe. Forumi nuk eshte nje mjet propagandistik ku ju mund te shfryni dufin tuaj, apo te te propagandoni bindjet tuaja. Ju ne kete forum vetem mund te mbroni bindjet tuaja duke shprehur nje mendim ne nje teme te caktuar.

3. Nuk ka vend per komente, por per diskutime

Mos hapni tema ku ju shprehni komentin tuaj dhe ua vini damken njerezve dhe ngjarjeve. Po e bete nje gje te tille, nuk lini vend per anetaret e tjere te forumit te shprehin mendimin e tyre. Hapni nje teme te pergjithshme, mund te sillni nje artikull informues per temen, dhe mund te beni komentin tuaj ne vazhdim. Ne kete menyre ju lini vend per anetaret e tjere te forumit te shprehin mendimin e tyre.

4. Zgjidhni titull temash qe pershkruajne shkurt dhe qarte problemin

Tema me titull "Lexoni kete", ose "Cfare mendoni ju?" ose "Maskarai X beri keshtu" nuk jane tituj temash serioze por jane thjeshte komente qe ju si hapes i kesaj teme beni per nje person apo ngjarje. Kjo e degradon seriozitetin e forumit dhe largon te gjithe ajken e tij, per te terhequr ata qe i kane qejf replikat dhe fjalet boshe. Pra do tu lutesha jashte mase qe te mendoheshit per pak sekonda per te gjetur nje titull sa me dinjitoz per temen tuaj. Temat qe jane me substance por pa titull te gjetur, ndryshohen nga administratoret dhe moderatoret e ketij forumi. Ato tema qe jane komplet pa vend dhe ne forme komenti, fshihen nga moderatoret dhe administratoret e forumit.

5. Shprehni mendimin tuaj ne nje teme dhe qendrojini larg replikave

Askush ne kete forum nuk duhet te marri persiper ti mbushi mendjen bashkebiseduesit. Ne te njejten kohe, secili nga ju, ashtu si e pa kuptuar, me mendimet qe shpreh ne forum tregon edhe nivelin e vet kulturor e arsimor. Te gjithe moshat e vogla nen 21 vjec jane te lutur te lexojne ne keto forume dhe te shprehin nje mendim vetem atehere kur keni njohuri mbi problemin. Respektoni te gjithe bashkebiseduesit dhe asnjehere mos ofendoni njeri. Sa here qe vereni ofendime apo shkelje te rregullave te miresjelljes, mjafton ta raportoni ate pergjigje tek adminsitratoret dhe moderatoret e forumit.

Falenderoj te gjithe ata qe do te mirekuptojne.
Diskutim te kendshem !