Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Arti Në Kohëra

    Studimet mbi artin ne kohera jane te pafundme. Te pafundme po aq sa te kufizuara jane dhe frutet e marra nga keto studime ne vite. Jane te pafundme per faktin se cdo dite mesojme dicka te re ne lidhje me zhvillimin e artit dhe ate cfare arti perfaqeson, por gjithashtu te kufizuara pasi cdo e re gjithmone perballet me pikpyetje te cilat shpesh here mbeten thjesht pikpyetje.

    Ne kete teme do te mundohemi te japim pak histori ne lidhje me artin qe ne koherat me te lashta. Me poshte do te jap nje ndarje me emertime te artit ne kohera dhe do te afroja te gjithe art dashesit te jepnin informacione ne baze te njohurive te tyre.

    Nga aq sa kam lexuar gjithmone ka pasur ndeshje te mendimeve ne diskutime te tilla edhe nga studiues apo profesore te artit, per kete eshte e kuptueshme qe edhe tek kjo teme shpesh here mund te ndeshemi me mendime te cilat kundershtojne njera tjetren. Por qellimi i temes eshte te ndajme njohurite tona mbi artin duke ndihmuar njeri tjetrin per te sqaruar edhe ato ide te cilat mund ti kemi te gabuara.

    Per te gjithe ata te cilet jane te interesuar te marrin pjese ne kete diksutim do ju lutesha te ndiqnin rradhen kohore te zhvillimeve te artit. Shembull: Nuk duhet kaluar drejt ne Romanticizem pa zhvilluar ne fillim artin e Rilindjes.

    Gjithashtu dua te kujtoj qe cdo fyerje personale ndaj pjesmarresve ne kete teme do te fshihet dhe bashke me fyerjen do te fshihet dhe informacioni i dhene nga pjestari i cili ka fyer.

    Une jam shume enthuziaste ndaj temave te tilla, shpresoj dhe ju te keni te pakten gjysmen e enthuziazmit tim dhe kjo teme do te kthehet vertet ne dicka interesante.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ndarja me Emertime e Artit ne Kohera

    A. Arti i Lashtesise

    1. Paleolit
    2. Mesolit
    3. Neolit
    4. Jeriko
    5. Catal Huyuk
    6. Sumer
    7. Babilonia
    8. Elam
    9. Achamenid Persia
    10. Akkad
    11. Sirian
    12. Neo Babilonian
    13. Elam dhe Persia
    14. Periudhat e para Dinamike
    15. Mbreteria e Vjeter
    16. Mbreteria e Mesme
    17. Mbreteria e Re
    18. Minoan
    19. Cycladic
    20. Mycenean
    21. Periudha Arkaike
    22. Periudha Klasike
    23. Periudha Helenistike
    24. Etruskane
    25. Romake
    26. Fillimet e Kristianizmit
    27. Arti Bizantin
    28. Arti Islamik


    B. Arti i Mesjetes

    1. Periudha e Mergimeve
    2. Periudha Karolingiane
    3. Periudha Ottoniane
    4. Periudha Romaneske (*Para-Rrilindje)
    5. Periudha Gotike (*Para-Rrilindje)


    C. Arti i Rilindjes

    1. Rilindja Proto
    2. Periudha Quattro Cento
    *Ka marre kete emer per shkak
    te artisteve italiane te cilet inflyencuan
    shume tek kjo periudhe

    3. Periudha Cinque Cento
    4. Rrilindja e Larte
    5. Mannerismi


    D. Arti Barok (Baroque) : Shek 17te


    E. Arti Rococo : 1700 - 1792 p.k.


    F. Romanticizmi : Shek 19te


    G. Arti Modern


    H. Arti Post Modern


    I. Arti i Diteve Tona



    Info: Renditja me lart eshte bazuar ne kerkime ne boten e madhe te Internetit gjithashtu dhe libra arti. Cdo sugjerim eshte i pranueshem, pasi shume terma mund te jene akoma ne anglisht apo dhe te pasakta.

  3. #3
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    E nderuara Fiori.Urime per shkrimin tend.Jane disa njohuri qe duhet te dine.Do te doja qe te gjitha te dhenat qe ke paraqitur te shoqeroheshin me foto,adresa interneti,spo ndonje link per te na dhene mundesi te mesojme me shume rreth llojeve te arteve.Repekte P.M

  4. #4
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow Historia e artit boteror

    Arti perben nje pjese te rendesishme te evolimit te kultures edhe jetes se njeriut.
    Fillimet e artit ose me sakte ato qe njihen si me te vjetrat e zbuluara jane ato vepra te cilat perfaqesojne artin Egjyptinan.

  5. #5
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Dea

    Shek II para eres sone. Aferdita " Dea e dashurise greke".
    Statua eshte nje nga operat me te famshme te Artit Klasik.
    Gjendet ne " Louvre Paris".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Arrow .

    Archaic Kuros i perket periudhes Arkaike (Rreth 500 para eres se re). Kjo veper gjendet po ne muzeun metropolitan te NY-se ne sektorin e artit grek. Karakteristike e kesaj figure eshte qeshja arkaike pra kuros(Djale nudo) jepet optimist me te qeshur e cila do te karakterizoje menyren arkaike te te perfaqsuarit te imazhit te njeriut. Sic shikohen detajet e statujes jepen paksa te improvizuara pra nuk mund te thuhet se ka perfeksion ne perfaqsimin e kontureve trupore. Duart i ka te ngjitura per te krijuar balancimin e qendrimit te statujes vertikale. Sic thame statuja eshte komplet nudo qe perfaqson metoden e re qe zhvillohet ne skulpture , metode e cila nis po me artin arkaik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Akropoli

    Nje nga shenjat e hershme te perfeksionit njerezor eshte edhe "qyteti ne koder" ose Akropolis. I gjendur ne piken me te larte te Athines ky perbindesh artistik eshte konsideruar si qyteti qe flet me germadhat e tij 2500 vjecare. Projekti eshte nisur nga Pheidas per te nderuar Perendeshen "Athina" me urdher te Perikles ose drejtuesit helen qe fitoi luften. Si kontur i pergjithshen Akropolis eshte ndertuar rreth shekullit te 5-te 4-etr para eres se re. Hyrja gjendet ne pjesen perendimore te kodres. Kjo udhe e hyrjes qe hynte ne qytet quhej "Udha e shenjte". Direkt perballe saj ne krahun e djathte gjendet "Tempulli i Athina Nike(Perendeshe e luftes.)". Me pas kalon nje nje porte madheshtore qe quhet "propylaia" direkt mbas te ciles dikur gjendej nje statuje madheshtore e Athines ne bronx. Kjo statuje quhet Athina Promachos(Athina mbrojtesja). Mbrapa statujes gjendet nje mur i pagdhendur ne ane te te cilet gjendet Erecthion qe sherben si tembull per zoter te tjere te Greqise se lashte. Ne majen me te larte te qytetit mbi koder gjendet madheshtiori "PANTHEON" i cili eshte edhe ndertesa me e madhe e Acropolis.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga AuGuSt_ : 12-08-2004 më 09:51 Arsyeja: ..

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Vetëm dy ditë më parë, pranë Muzeut Historik Kombëtar, është ofruar një epitaf i shek. XVII-XVIII. Ai është i pikturuar mbi një pëlhurë të dyllosur, sipas një stili perëndimor. I pari i llojit të vet, ai sjell frymën humane në ikonografinë shqiptare

    Një epitaf rilindas në ikonografinë shqiptare


    Alma Mile

    Në të është fiksuar momenti më solemn i historisë së Krishtit. I sapozbritur nga kryqi, i gjakosur, në krahët e nënës dhe dishepujve të tij, çuditërisht me një pamje shumë humane. Kjo është panorama e një epitafi të shek. XVII-XVIII, i cili vetëm 2-3 ditë më parë, i është ofruar për blerje Muzeut Historik Kombëtar. Eshtë tepër i dëmtuar nga koha, duken qartë vijat e palosjes, sipas së cilëve janë zhdukur edhe ngjyrat, por drejtori i këtij institucioni, Moikom Zeqo, e konsideron si një rast të rrallë, këtë epitaf. Sipas tij, ai nuk përkon në mënyrën e konceptimit dhe realizimit artistik me asnjë objekt tjetër të këtij lloji, që është zbuluar në vendin tonë. Figurat e shenjtorëve të pikturuar të kujtojnë veprat e Rilindjes, kanë ngjyra jete e nuk janë të zymtë e të zbehtë. Madje Moikom Zeqo, thotë se do të shfrytëzojë datën 21 shkurt, kur do të zhvillohet një simpozium mbi Epitafin e Gllavenicës, për ekspozimin e këtij epitafi, të sapoardhur pranë arkivave të muzeut. “Përgjithësisht, epitafet e Kishës Lindore janë dokumentuar në Shqipëri. Përveç Epitafit të Gllavenicës, një vepër e rrallë e shek. XIV, i cili është i treti në botë për nga lloji, ekzistojnë edhe disa të tjerë, por epitafe të Kishës Perëndimore, në latinisht nuk janë hasur”, - shpjegon Zeqo, sipas të cilit është një rastësi që koleksionisti Vangjel Kapedani ka shtënë në dorë një të tillë dhe e ka sjellë pranë arkivave të Muzeut Historik. Mbi të vërehen qartë fjalë të shkruara në latinisht, që dëshmon për prejardhjen e tij. Disa syresh janë deshifruar, janë emrat e shkruesve të ungjijve, ndërsa të tjerat janë fshirë pjesërisht nga koha dhe është e vështirë të kuptohen. Por ndoshta pas një restaurimi, prej këtij epitafi mund të vilet më tepër informacion. Megjithë informacionin e paktë që ofron vetë vepra, sipas Zeqos, ka mundësi që ajo të ketë ardhur nga bregu italian për nevojat e kishës, në momentin kur Vatikani dërgoi misionarët e tij për në kishat e Himarës dhe është e mundur që ky epitaf të jetë përdorur pikërisht në kishat e kësaj zone bregdetare. Në datën 21 shkurt, me rastin e simpoziumit shkencor për Epitafin e Gllavenicës, do të vijnë edhe dy studiues të njohur, dr. Marta Jaro nga Budapesti dhe dr. Jan Woters, të cilët do të kryejnë analiza të mëtejshme mbi Epitafin e Gllavenicës. Ardhjen e tyre, Muzeu do ta shfrytëzojë edhe për analizimin e epitafit “të ri”, për identifikimin e përbërësve kimikë, për të realizuar më pas restaurimin e këtij objekti, si dhe për të zbuluar datimin e saktë të tij.

    Subjekti ikonografik
    Ai është i përmasave të zakonshme 140 x 100 cm dhe si çdo objekt tjetër i këtij lloji, ku trajtohet i njëjti subjekt, ka shërbyer për organizimin e ceremonive të së “Premtes së zezë”, e cila zhvillohet vetëm një herë në vit, me rastin e Pashkëve dhe që simbolizon ditën e kryqëzimit të Krishtit. “Ky epitaf është pikturuar me bojëra vaji mbi një pëlhurë të lyer me një shtresë dylli. Në katër këndet e tij janë katër figurat ungjillore, që kanë shkruar historinë e Krishtit, Marku, Mateu, Luka dhe Gjoni, pranë të cilit shquhet në miniaturë figura e Shën Prohorit. Ata janë të futur në emblema rrethore, të shoqëruara me simbolet përkatëse si shqiponja, kau, luani dhe forma shkrimore, simbole për të cilat flitet për herë të parë në librin e Profetit Isaia”, - vazhdos Zeqo, sipas të cilit momenti i zbritjes nga kryqi, është një motiv shumë i përhapur në ikonografinë bizantine dhe metabizantine të Shqipërisë. Edhe në këtë epitaf, shohim Krishtin e shtrirë, me kokë të anuar djathtas me dorën e majtë drejt fytyrës së Shën Mërisë, e cila është në pozicionin e puthjes së dorës. Tek koka Krishtit është një figurë e njohur, Josifi i Aramateas, i cili e varrosi Krishtin në varrin që kishte përgatitur për vete në Kopshtin e Gjetsemanisë, kurse tek këmbët e tij është figura e Gjonit, dishepullit më të dashur të tij. Në anë të tij janë tre Maritë, të cilat me vajëra aromatike e përgatisin për varrim. Krishti është i vendosur mbi një pëlhurë të bardhë, me të cilën u mbështoll para se të varrosej. Në sfond duken zbehtë tri kryqet ku u kryqëzuan Krishti dhe dy të dënuarit e tjerë.

    Një vepër artistike
    Ndonëse është tepër i dëmtuar, për drejtorin e Muzeut Historik, ky epitaf, origjina e të cilit nuk dihet saktësisht, është një vepër e madhe. “Përsa i përket stilit artistik, dallohet qartë që nuk është i stilit të ngurtë bizantin, por në të ka nota të theksuara humane. Portretet e personazheve të epitafit janë tepër njerëzorë dhe ai ngjan më tepër me një pikturë zhanër se sa me një ikonografi. Të bën përshtypje vëmendja që i është kushtuar nga ana e autorit harmonisë konceptuale të kësaj vepre”, - thotë Moikom Zeqo, sipas të cilit, krahas të tjerave, në këtë epitaf vihen re edhe ngjyra të cilat hasen rrallë në ikonografi si e gjelbëra dhe bluja e errët, që në rastin konkret përforcojnë momentin e pikëllimit. Sipas tij, kjo vepër sjell një notë të re në traditën e pikturave shqiptare në kishat e Shqipërisë, jep një informacion të ri, për ekzistencën e epitafeve të kishës perëndimore në vendin tonë dhe për admirimin kundrejt këtij arti. “Nuk mund të themi asgjë për autorin, por nëse ajo do të restaurohet, atëherë, do të kemi një nga veprat më të shquara të shek. XVII-XVIII”, - thotë Zeqo, i cili gjithashtu e vlerëson si të shtrenjtë nga ana monetare këtë vepër, edhe pse koleksionisti që e ka ofruar nuk kërkon ndonjë shumë të madhe.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9

    vepra e pare artistike

    Citim Postuar më parë nga AuGuSt_
    Arti perben nje pjese te rendesishme te evolimit te kultures edhe jetes se njeriut.
    Fillimet e artit ose me sakte ato qe njihen si me te vjetrat e zbuluara jane ato vepra te cilat perfaqesojne artin Egjyptinan.
    vepra me e vjeter ne historine e artit boteror eshte gjetur ne angline veriore dhe eshte nje varr! ketu tashti per tashti nuk ka pase njoftime te tjera.
    ju faleminderit me shume vonese

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: vepra e pare artistike

    nga Valdete Antoni

    “Koha ime, më udhëzon drejt kërkimit të pafund. “

    -Intervistë me piktorin Naxhi Bakalli


    Duke qenë i përgjegjshëm për vlerat e tij dhe, duke njohur vetveten ,vjen një pikë dhe, artisti shfaqet ‘’mendjemadh’’ për opinionin e vogël, por i vërtetë realisht.
    Ekspozimi i disa prej veprave tuaja në Galeri dhe Muze të artit të Europës i ka lëvizë apo i ka lidhë erërat …Unë sot ju gjej me gjithë këtë dritë gëzimi fëminor dhe paqe të pakufijshme në këtë galeri të vogël të mikut tuaj.

    Bakalli: E vuajmë paksa atë manin që të mos i shfaqemi me mburrje kohës, sepse është një limë kaq e fortë sa të asgjëson, ngadalë-ngadalë po të shkatërron.Eshtë e vërtetë që disa nga veprat e mia janë ekspozuar pranë atyre të piktorëve të mëdhenj të shek 20-të.Realisht janë pranë tyre, por as mua nuk mu duk çudi, edhe atyne nuk iu duk çudi. Ndejtëm pranë njeni tjetrit, por si ndihem brenda galerisë së vogël të mikut tim ,në këtë kthinë të Durrësit , nuk ndihem në asnjë vend tjetër , sepse jam tek zemra e mikut tim e artistit Gavril Priftuli , që nuk ka të krahasuar me asnjë Galeri të madhe .










    Meqë jeta ma dha mundësinë që të kontaktoj direkt dhe të verifikoj shumë pikpamje të miat do të ndalesha në një impresion:
    Duke komunikuar me një artist tjetër; AbdurrahimBuzën përshembull,nëpërmjet dy veprave të tij;autoportreti dhe portreti i fëmijës, për mua janë kryevepra, të cilat rrinë mirë në çdo muze të botës, pra mund të rrinë me dinjitet të plotë pranë Van Gogut, Gogenit dhe kujtdo artisti.Mbas kësaj që pohoj, kam një mori argumentash që nuk m’i lejon rasti, por nuk tutem fare kundrejt çdo opinioni që më adresohet agresivisht duke menduar se kjo është një kurajo e tejkufishme. Kjo natyrisht nuk ia vlen ti kushtosh kohë… Por mua më vjen për mbarë të vijoj me shembuj.
    Duke parë Puthjen e Rodenit,më erdhi pranë Janaq Paço, ato skulptura që pat ba ai nga fundi i jetës së vet ,që un i kam jetu mirë fare.Them bindshëm ,se ky skulptor shqiptar i mungon muzeve të artit botëror. Aty, do të rrinte mirë edhe vepra e Gavril Priftulit që është nji koncentrat kualitetesh.
    S’është e thanë të mos flasim për të paprekshmit dhe aq më tepër të jesh në rolin e atyre që ‘’i shikonin ‘’rrobat e reja të mbretit.
    Kualitetet njerëzore kanë qenë dhe do të jenë, dhe vlerat e artit janë të përjetshme . Sikur të kishin qenë pronë vetëm e shekullit të XV-të nuk do të kishim piktorë ose skulptorë më tej ose artista në përgjithsi.Po e ka vërtetuar koha që ka edhe do të ketë.




    -Një artist pra nuk mund të vijojë jetën e tij artistike pa qenë i guximshëm?

    Bakalli : Guximi nuk është vetëm për tu karakterizu si element djaloshar. Guximi është koshienc. Guxon ai që është koshient. Ai lloj guximi ka kuptimin e vërtetë, ka kuptimin e plotë. ..E unë guxoj pra, një sensibilitet të Kacelit në përftimin e peisazhit nuk mund të rri pa e cituar, duke parë impresionistët, pra unë nuk mund të rri pa e theksuar se sensibiliteti i veprës së Kacelit ësht nji kualitet i veprës së tij të cilin nuk e deformoi dot koha. Ai nuk u motivua në aspekte të tjera ,sipas kërkesave të kohës kur jetoi, por sensibilitetin ia dha si një atribut veprës së tij që të rrugtoj me nji kualitet të mirfillt dhe jo përshkruse. Veprat tona kan pas shumë përshkrim, nuk i është kushtu dëshifrimit të formës , ajo ka qen gati nji sakrilegj . Kurse në fakt, elementët e formës , janë ato që përcjellin enigmat e mbrendshme të shpirtit dhe i bëjnë të dukshme.

    -Nëse do të përqasim para vetes një vepër ku është Shën Maria dhe ,nëqoftëse ajo nuk vjen nga shenjtërimi i brendshëm i Njeriut artist a mund të flasim më për një krijim artistik .

    Bakalli: Që të flas për shenjtërinë unë duhet të flas keq për fanatizmin.
    Kurse shenjtërorja është nji atribut që e krijon vet njeriu dhe pa këtë shenjtrim ai nuk mund të konceptoj drejt. Por flas për shenjtrim të lire dhe jo shenjtrim të detyrum. Unë nuk pranoj idhujt e imponum nuk është natyra ime të imponoj, të detyroj, por me që më pytët edhe unë them se Shën Marinë më të bukur e gjej atë që asht ndi nga vet artisti dhe jo e imponume në mënyrë kanonike.


    A keni një Ankth të Rimarrjes tek vetvetja?
    A është ky një lloj ankthi i Mjeshtrit që ka arritur tek Pjekuria?


    Bakalli: Personalisht e mendoj ndryshe. Nuk mund që nji gjëndje ti ngjajë nji tjetre. Në këtë pikpamje unë konceptoj rimarrjen si një kërkesë plus ndaj vetes që do ta çonte veprën në nji fizionomi tjetër e për pasojë ndoshta edhe vet procesin kërkimor si të inkuadrum në nji koncepsion filozofik që ka të bëj me pafundsin.Duke u shpreh ndoshta kundër mendimit që mund të ken disa estetë se Arti mori fund unë dua të them se është nji nga absurditetet më të jashtzakonshme , kur dihet se Arti ka lind mbi nji bazë enigme dhe zhvillohet e do të zhvillohet vetëm drejt enigmës .Si mund të ndalet
    edhe mbrenda kuadrit te nje distance aq te vogël sa ç’ështe në kuadrin kohor,koha si nocion kërkimor,që njeriu kërkon ta shënoj.
    Artisti,është më mire të jetë i misionum, i integrum mbrenda këtij koncepti , se sa ta përqafoj duke e përjashtu kohën e vet, ndjesitë e veta ,kulturën e vet .Në një pikpamje edhe të një profesori katedre qoftë në Akademinë e Dyseldorfit , se na u dashka përqas një të madhi e duhet të bëhemi edhe ne të mëdhenj;unë preferoj të rri i vogël por me kohën time që më udhëzon drejt kërkimit të pafund.








    Unë mendoj ,që kur je i pranishëm në artin dhe në percepsionin e njeriut artist duhet të pysësh veten në ke ose jo nji predispoziocion. Nëse natyra të ka sjellë, nëse kultura po ashtu, nëse kërkesat personale veçanrisht kulturore të kanë çu në atë moment që ti ta përligjësh, të përthithësh edhe të rezultojsh në një pikpamje të shprehur për te; është nji moment shum i bukur; do të thot ta ngrejsh kulturën në standart, gjë që ësht boll e vështirë, por jo e pamundur. Ka edhe kombe që kanë një lloj standarti, karshi disa të tjerve që s’e kan atë standart, por sepse ndoshta e kanë bërë edukatë që të proçedojnë me kritere e ta krijojnë këtë nivel. Nuk është e pamundun por është edhe e vështirë në të njëjtën kohë ama. Në nji intervistë jam shprehur se të pretendosh të jesh njeri me kulturë e të mos kulturohesh çdo ditë janë dy gjana që nuk mund t’rrin bashkë.














    -Kam ndjerë më shumë përmes veprës suaj atë çka quhet
    ritmikë e brendshme ,ka një kod që mund ta lexojmë


    Bakalli: Infiniti organizon qëndresën e vet mbi bazë lëvizjeje të pafund .Nuk ka më ekuivalencë të pëlqyshme dhe të vërtetë , të qendrushme në pafundësi , do të thosha , se sa të përligjësh lëvizjen si një ritmikë e pafund . Ritmika e pafund është lëvizja e pafund kontributi i qëndresës së pafund , prandaj është e bukur, gjithmonë kozmike, gjithmonë enigmë.

    Kjo s’don të thotë ritëm i akselerum , por ritmi në thellsi, si esenca e shfaqjes së lëvizjes. Deti atë profonditetin nuk e ka kur ngre dallgë. Për mua çudin, enigmën e ka dhe athere kur është në lëvizje të qeta, se e ka mbrenda lëvizjen ,e ka të inserume mbrenda.
    Njeriu kur lëviz dhe aty shfaqet dukuria valle, kërcim ,ai është ndërkohë duke shpreh. Mungon të jet i folshëm dhe nëpërmjet fjalës nuk përcjell ndoshta kuptim por kjo s’do të thot që lëvizja të mos ketë kuptim.Asht kuptimorja vetë sepse është domosdoshmëria për tu motivu në këtë akt që deledhe mbi të folunit sepse ndonjëherë është e mangët e foluna. Atë që ka për specifikë lëvizja e mban vetë si të tillë, por mbrenda saj është inseru pikërisht ajo kuptimorja që unë po e quaj të shkumit në esencën e gjanave.







    Ekspresioni vetë është ai që shkon më thellë në distance kohore atëherë kur vetë krijesa biologjike lind si e tillë. Ajo e motivon vetveten nga mënyra si zhvendoset dhe sesi nëpërmjet aktit lëvizje ajo përshtatet në nji mjedis ose në nji mjedis tjetër. Këto koherenca janë të padiskutushme nuk mund t’i shkëputësh dot, ta bësh një disiplinë akademike thjesht pa i hy në shkakun thelbsor, në atë kuptimor, nga ku nis gjeneza e saj.

    -Veprën e krijuesit e krahasojnë me atë hirin e llavës së vullkanit. Po akti i krijimit mos ju përkon më shumë me zjarrin?

    Bakalli: Ai që i udhëzon është zjarri i shpirtit. Artisti para se ti referohet temës ka një shkulm energjie që vjen nga nënshtresa shumë të thella të shpirtit dhe është ajo energji zjarri shpirtëror që pastaj e nxjerr me efektet e saj në sipërfaqe.
    Ashtu sikurse llava na shfaqet me gjithë mrekullitë e veta, qoftë edhe me tmerrin që të imponohet, vjen edhe vepra e artit që nuk themi që imponohet me tmerrin ,po me të bukurën, me logjikën e saj me poetikën e saj, që të imponohet prej vetë shkakut që e nxjerr në sipërfaqe.




    - Duke ju referuar juve themi se një artist asht ma mirë me pas dritën e qiririt të vet se një prozhektor të huaj. Duke qënë unikal krijimi si ndikon shkolla në mos humbjen e këtij unikaliteti.
    Bakalli: Unë mendoj që stampat shkollore mund të pranohen deri në njëfarë mase si nji kulturë e përgjithshme. Aktin e arsimimit do ta quaj të domosdoshëm për një periudhë kohe.

    Njeriu duhet të mësohet të hyjë me disa nocione disa parametra në jetë. Por në asnjë mënyrë që këto të jenë determinante në veprimtarinë e tij . Sipas meje nuk mund të jesh artist vetëm pse shkon e ndjek po them minimal artin apo performanc artin, mund ta kuptoj që në kuadrin e kulturës ato duhet të jenë të pranishëm si informacion por në asnjë mënyrë si një proçes i paasimiluar.Ndryshe ndodh një dështim i plotë i kornizuar do të thoja.
    Në qoftë se njeriu nuk i kthehet vetvetes dhe bile të mbesi brenda kësaj humbtire pafund për të gjetë atë që është specifike mendoj që shkon shumë i papërgjegjshëm drejt një dështimi të bujshëm.


    Intervistoi: Valdete Antoni, Durres 2002.

Tema të Ngjashme

  1. Ende diell...
    Nga Rebele në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 20:40
  2. Jetojmë në kohëra të vështira !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 20:08
  3. Flamuri Shqiptar ndër kohëra
    Nga glaukus 001 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 19:28
  4. Shamia nëpër kohëra
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2006, 11:44
  5. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •