Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Thomas Cole

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Thomas Cole

    Ne postimet e meposhtme po sjell disa piktura te nje prej piktoreve te mi te preferuar Thomas Cole. Pikturat e meposhtme jane pjese e nje grupi te titulluar "The course of Empire" (Jeta e nje Perandorie) qe nepermjet 5 punimeve tregon: 1) Luginen para ngritjes se perandorise, 2) fillimin e qytetit, 3) zhvillimin e perandorise, 4) shkaterimin, 5) dhe si perfundim braktisjen e plote.

    1) Piktura e pare fokusohet ne vendin ku do ngrihet qyteti, nderthurja e ngjyrave dhe karaktereve pozitive te natyres me ata negative te jep idene e ngjarjeve qe do vijojne me pas (zhvillimin dhe me pas shkaterimin e perandorise).Ne qender te piktures eshte nje njeri i veshur ne lekure kafshe duke ndjekur nje drer- qe te jep idene e origjines se civilizimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Fillimet e qytetit

    2) Piktura a dyte pasqyron balancen e duhur mes natyres dhe vepres se njeriut. Permbledhja e elementeve te lashte ne pikture (njeriut me mjeker dhe veshje te bardhe) tregon urtesine e rraces humane dhe gjelberimi paqen e natyres.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Zhvillimi i perandorise

    3) Zhvillimi i perandorise tregon civilizimin ne piken me kulminante te tij. Monumente moderne nderthuren me ndertesa klasike. Influenca e njeriut duket me se qarte. Shkembi i thepisur qe me pare dominonte ne pikture, tashme ka humbur mes ndertesave madheshtore. Besimi tek natyra ka evoluar ne nje besim tek korrupsioni, pasuria dhe pushteti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Shkaterrimi i Perandorise

    4) Shkaterrimi eshte piktura me dramatike e ketij grupi. Re te zeza mbulojne qiellin dhe ambienti i lumtur qe mbizoteronte tek Zhvillimi i Perandorise, eshte kthyer ne nje ambient kaotik. Njgjyrat e piktures permbledhura ne te kuqe dhe te verdhe pasqyrojne shkaterrim. Ura te shkateruara dhe statuja te thyera simbolizojne shperberjen e nje civilizimi dkadent. Shkembi fillon te dale perseri ne sfond, per te treguar fuqine e natyres mbi njeriun.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Braktisja

    5) Lugina eshte kthyer ne gjendjen e saj te meparshme. Rete jane zhdukur dhe cka mbetur nga ndertesat madheshtore eshte mbuluar nga bari- shenje e superioritetit te natyres. Nuk ka me fryme njeriu ne pikture, dhe e vetmja shenje jete jane zogjte mbi statujat e mermerta.


    Mesazhi qe Cole jep nepermjet ketij grupi punimesh eshte qe Njeriu (pavaresisht sa i civilizuar) eshte i paafte te ndryshoje fuqine e natyres dhe mbetet gjithmone ne doren e saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Keto piktura mund te shifen me qarte ketu:

    http://web.sbu.edu/theology/bychkov/cole.html
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shume interesante.

    Edhe komentet.

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Nisma e kryeministrit Berisha: Shqiperia, 1 €
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 31-01-2014, 18:08
  3. Lufta DULCES
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 22:11
  4. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  5. Ftohja midis lindjes edhe perendimit, nje mendim ortodoks, Thomas Hopko...
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-11-2002, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •