E Diele, 15 Shkurt 2004


GJUHA SHQIPE NE UDHEKRYQET E DIASPORES

Nga Skifter Kellici, shkrimtar, Boston

Nuk e kisha marre kurre me mend se artikulli im "Nje inxhinier mekanik jep shqip ne nje universitet merikan", botuar para disa javesh ne faqet e gazetes "Koha jone", qe ketu ne Boston lexohet me interesim te vecante, te ngjallte nj` interes kaq te madh jo vetem ne Shqiperi, por, per me teper, ane e kend ne diaspore.Deri tani vone, vec telefonimeve te panumerta qe me kane bere miq, madje edhe te anjohur, me dhjetera te tjere me kane derguar imeille, duke shprehur gezimin qe Waine State University ne Detroit, ndermori kete nisme te cmuar per te futur ne programet e veta edhe gjuhen shqipe, per shqiptaret qe studiojne atje, dhe, nga ana tjeter, zhgenjimi i tyre i madh qe kete lende, per gjuhen, kaq te cmuar per cilindo shqiptar, ta jape nje inxhinier mekanik, me aftesi shume te kufizuara. Jo vetem kaq, por ky artikull, deri tani eshte transmetuar nga disa rrjete shqiptare interneti si "Memedheu","Alb- Evropa", "Rozafa", "Shkodra", "Sterkala" "Qeparoi", e plot te tjera, duke ua bere te njohur bemen e habitshme te Mergim Korces shqiptareve kudo qe ata jane. Dhe kjo ka nje arsye shume te forte. Te tere shqiptareve jashte atdheut u dhemb gjuha, te cilen e kane mesuar qe me belbezimet e para ne familje, ne shkolle e tani larg atdheut, e flasin pak, e shkruajne po aq pak, per me teper, femijet e lindur ne mergim. Nuk shprehim ndonje cudi, po te pohojme se gjuha shqipe dalangadale do te nise te harrohet, pikerisht nga femijet. Dhe kjo jo pa shkak. Ata, kane filluar shkollen fillore ne vend te huaj ku gjuhe paresore eshte gjuha e atij vendi ku ata jetojne se bashku me prinderit e tyre. Si pasoje, mesimet i marrin nga mesues te huaj , flasin dhe shkruajne ne kete gjuhe, ndersa shqip flasin vetem ne shtepi; kurse, per ta shkruar ate, as qe mund te mendohet. Si pasoje, fjalori i ketyre femijeve ne shqip po kufizohet gjithnje e me shume, madje duke u zevendesuar me fjale e shprehje te gjuhes se vendit ku jetojne. Ky brez, sic po vazhdon te verehet, pas disa vjetesh do te jete ne gjendje vetem te dije ata qe quhet gjuhe e perditshme, e cila eshte shume larg gjuhes letrare te folur dhe shkruar. Dhe duhet te pohojme me keqardhje se ky eshte brezi me i goditur nga mungesa e lidhjeve shpirterore me gjuhen meme. Themi keshtu, se brezat e tjere, te merguar ne moshe me te madhe, gjithsesi, kane qene bartes te nje shqipeje me te formuar ne vetedijen e tyre. Sic dihet, brezat e pare, duke perjashtuar shqiptaret qe merguan pas pushtimeve turke ne shekujte 15-16-te ne Itali, Greqi, e me pas ne Turqi, Egjipt etj., nisen te mergonin ne vendet perendimore , kryesisht ne Amerike, ne fillim te shekullit te kaluar, deri ne prag te Luftes se Dyte Boterore. Brezi i dyte i mergimtareve shqiptare drejt viseve te Evropes Perendimore e perseri ne Amerike, eshte brezi i shqiptareve nga Kosova dhe nga trojet tona ne Malin e Zi, Maqedoni, te cilet, ne nje menyre a nje tjeter, u detyruan te mergonin si pasoje e politikes shkombetarizuese te shovinisteve serbomedhenj, drejt Gjermanise, Zvicres, vendeve skandinave, SHBA-se, Australise dhe Zelandes se Re. Kjo ndodhi ne fillim te viteve 50-60-te. Brezi i trete eshte ai qe nisi eksodin e madh nga Shqiperia pas renies se diktatures komuniste, ne fillim te viteve 90-te e deri tani.Si pasoje e ketij mergimi, qindra mijera shqiptare lane atdheun, per t'u vendosur ne Itali. Greqi, Gjermani.Zvicer, Angli.dhe SHBA.Pikerisht femijet e ketij brezi jane me te rrezikuar per te humbur gjuhen shqipe, sepse jane vendosur ne keto vende duke qene ne moshe teper te vogel dhe, per me teper kane lindur atje. Kam pasur rast gjate ketre viteve te fundit te bej udhetime ne Itali, Greqi, Gjermani, ku kam qene mik ne familje shqiptare.dhe me keqardhje kam vene re se femijet qe ndiqnin kategorite e ndryshme te shkollave ne keto vende,shume fjale te gjuhes shqipe i zevendsonin me fjale te gjuhes se vendit ku jetonin. Te njejten dukuri ve re dhe ketu ne Amerike, ku po jetoj prej pese vitesh: femijet e moshave te vogla, duke mesuar ne shkollat amerikane, dine shume mire anglisht dhe kufizohen vetem me fjalorin e shtepise ne shqip.Dhe kur vite me pare, duke lexuar gazeten "Illyria",hasa ne nje korrespence ku behej fjale per nje shkolle shqipe qe funksiononte ne Nee York, me mesues shqiptare, te them te drejten u gezova. Nuk di se kush financon per mbajtjen e kasaj shkolle, por i rendesishem eshte fakti se mundesite e hapjes se shkollave te tilla jane.

Edhe gjate nje vizite qe kam bere ne vere te vitit 1994 ne qytetet Gelzenkirshen dhe Vupertal, ne Gjermani, kam pare femije te mergimtareve kosovare qe mesonin shqip ne shkollat gjermane. Me kembenguljen e prinderve kosovare, shteti gjerman kishte mundesuar dhenien e mesimit te gjuhes shqipe per nxenesit shqiptare, te cilet, edhe pse ne shkolla te largeta nga njera -tjetra, dy here ne jave grupoheshin ne nje shkolle te vetme, ku me mesues te diplomuar nga Universiteti i Prishtines, (dhe jo pa diplome si zoti Korca yne), vazhdonin te mesonin shqip me nje program te sakte dhe te rregullt.Sigurisht ne kete drejtim financonte shteti gjerman. A mundet qe nje shembull i tille te ndiqet edhe me femijet shqiptare ketu ne Amerike a ne vende te tjera? Pyetje shume e veshtire per t'iu pergjigjur. SHBA, eshte nje shtet shume etnik dhe ky problem paraqet pengesa objektive qe jane krejt te natyrshme. Dhe, po te marrim parasysh se, megjithe perpjekjet e tyre, arbereshet e Italise, gjithsej jo me shume se 200 mije, te vendosur prej shekuj ne vise te Italise se Jugut, megjithe kerkesate tyre shumevjecare ndaj qeverise italiane nuk kane arritur qe ne programet shkollore te perfshihet mesimi i gjuhes shqipe, kuptohet se ky problem behet edhe me i nderlikuar per femijet shqiptare qe mesojne ne shkollat amerikane.

Sidoqofte, duhen gjetur forma dhe menyra per te mbajtur gjalle gjuhen ametare te femijet tane. Radio dhe videokasetat me pjese shqiptare, programet e Radio Tiranes, aq popullore ne Evrope, por jo aq te perhapura ne Amerike, jane nje menyre e mire per re ruajtur gjuhen shqipe. Por menyra me e mire eshte ruajtja e gjuhes shqipe nepermjet leximit te librit shqip.Po si ta shtijme ne dore kete liber, kur nga atdheu na ndajne mijera e mijera kilometra? Nese per mergimtaret shqiptare ne Itali. Greqi, e deri diku ne Gjermani, Zvicer, kjo veshtiresi edhe mund te kapercehet, sepse jane vende evropiane, per mergimtaret shqiptare ne Amerike kjo paraqet pengesa te medha. Libri duhet te fluturoje permes Atllantikut.

Sidoqofte, edhe kjo pengese mund te kapercehet. Libri mund te vije deri ne Amerike nepermjet mjeteve te transportit detar, ku kostoja eshte shume e ulet ne krahasim me trasportin ajror.Kur biznesmene shqipatre transportojne mallra nga Amerika ne Shqiperi, perse nga Shqiperia ne Amerike te mos transportohen libra?

Mbetet per t'u zgjidhur edhe nje problem:si ne cdo vend edhe ketu ne Amerike, per mallra duhet paguar takse. Por kemi te bejme me libra dhe si pasoje kjo akse, kam bindjen se duhet te jete e paperfillshme. Edhe perhapja e librit, te pakten ne dy qytete te medha amerikane si New Yorku ose Bostoni, ku jane perqendruar shume shqiptare, nuk paraqet shume veshtiresi. Dhe kjo,sepse libri do te tregtohet po ne ato pika ku shqiptaret gjejne gazeten "Illyria" dhe "Bota sot", aq te njohura per lexuesit shqiptare ne Amerike..Ne Boston,libri mund te tregtohet shume mire ne Kishen e Shen Gjergjitapo kasha te tjera shqiptare, ku cdo te shtune dhe te diel shkojne shume shqiptare. Kam bindjen se ne rast se Lidhja e Botuesve Shqiptare, e drejtuar nga shume i njohuri, Fatmir Toci, do ta mendoje me seriozitet kete problem, do te zgjidhet nje ceshtje qe shqeteson shume mergimtare, miq te librit , qe jetojne ne Amerike, ose ne vise te tjera te botes. Jam i bindur se keta amatore te librit nuk do ta kishin te veshtire te blinin te pakten dy-tre libra ne muaj qe do t'u kushtonin jo me shume se 15-20 dollare e mbase dhe me pak.Ne kete menyre shtepite tona botuese do te gjenin nje treg te mire.E midis ketyre librave do te kishte edhe libra per femije, aq te kerkuar , sidomos per femijet e moshave parashkollore, per te cilet prinderit shqiptare jane te detyruar ose te blejne libra ne anglisht, (kur dine mire kere gjuhe), ose t'u tregojne perralla bajate shqiptare, nga ato qe mbajne mend qe kur kane qene te vegjel. Mundesite, pra, qe gjuha shqipe ne nje menyre a nje tjeter te ruhet, sidomos te femijet, sido qe te koklavitura, jane.Vete ngulmimi i shqiptareve me banim ne Michigan, qe ne nje universitet, madje shteteror amerikan, te perfshihet edhe mesimi i gjuhes shqipe, e tregon kete me se miri.Por, natyrisht, nuk duhet bere ai gabim qe i ka lejuar vetes shefi i departamentit te gjuheve klasike-greqisht dhe latinisht i ketij universiteti, zoti Kenneth R.Walters, kur ka mbyllur nje sy e nje vesh dhe ka lejuar dhe vazhdon te lejoje, me gjithe habine e opinionit shqiptar dhe studenteve te ketij universiteti, qe profesor i gjuhes shqipe te jete, jo vetem nje njeri qe nuk ka diplomen perkatese, nje kerkese krejt elementare, vecanerisht ketu ne Amerike, por, mbi te gjitha, sic e kam vene ne dukje ne artikullin e meparshem te botuar te po kjo gazete, nje njeri pa me te voglen pergatitje,i cili, mbi te gjitha, ka nevoje te mesoje qe te shkruaje shqip.


Marrë nga Koha Jonë

Kam shumë respekt për shkrimtarin tonë të njohur Skifter Këlliçin por nuk pajtohem me gjithë çfarë shkruan ai.
Në shumë univerzitete për psh. ligjerimin e gjuhëve të huaja e bëjnë edhe vetëm student që nuk kanë asnjë diplomë por që e kanë gjuhë të mëmës, gjuhën që e japin.
Edhe unë pajtohem se është shumë më mirë që gjuha të ligjërohet nga gjuhëtarët por në rast mungese të tyre, këtë gjë mund ta bëjnë edhe të tjerët veçanërisht në kurset më elementare të shqipes.

Tung