Qendra Kombėtare e Librit kujton Mitrush Kutelin ! Mbesa sjell dorėshkrimin e patreguar
Qendra Kombėtare e Librit dhe Leximit organizoi nje aktivitet kushtuar 115- vjetorit tė Mitrush Kutelit. Ky aktivitet u organizua nė vijimėsi tė shpalljes sė vitit 2022 nga Bashkia e Pogradecit dhe nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė si viti i Kutelit.
Drejtoresha e QKLL-sė, Alda Bardhyli e vlerėsoi Kutelin si njė mjeshtėr tė gjuhės shqipe, njė personalitet kompleksi, i cili ende nuk ėshtė shpalosur nė dimensionin e kontributit tė tij tė plotė nga studimet tona.
Ana Pekmezi, mbesa e Kutelit, edhe pse nuk e ka njohur vetė tė gjyshin, rrėfen se e ka njohur atė jo vetėm nėpėrmjet veprės sė shkruar, por edhe pėrmes rrėfimeve tė shumta tė familjes. Ndėr tė tjera, ajo na rrėfen pėr njė ekzemplar tė gjetur midis librave tė tė atit, libri Fshati im e pi rakinė i vitit 1943, botuar falė mbėshtetjes financiare tė Ana Zaharias, tezes sė Anės, nė faqen e parė tė sė cilės Mitrush Kuteli ka shkruar edhe kushtimin: Gospozhicės Ana Zaharia ot Struga qė mė ndihmoj tė dalė mė shpejt kjo librė e vogėl. M. Kuteli.
Shkrimtari Ylljet Aliēka foli ndėr tė tjera pėr elementin artistik tė epėrm dhe emancipues nė veprėn e Mitrush Kutelit si dhe mundėsinė pėr tė qenė kjo vepėr e pėrkthyeshme pa i humbur ngjyrat qė mbart. Duke folur pėr tregimin Vjeshta e Xheladin Beut si njė ndėr mė tė arrirėt dhe tė pėlqyerit e letėrsisė shqipe pėr nga elementet gjuhėsore dhe narrative, Aliēka tha se Ky tregim duhet parė si njė model i ndjekur dhe qė ėshtė marrė nga shumė shkrimtarė tė mėpasshėm tė letėrsisė moderne shqipe, duke nisur qė nga Ismail Kadare, i cili romanin Viti i mbrapshtė e ka shkruar nė frymėn e Xheladin Beut. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se Kuteli ėshtė njė ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm tė letrave shqipe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me magjinė e fjalės nė veprat e tij, tematikėn dhe krijimin e njė larmie zhanresh. Problemi me Kutelin ėshtė se ka mbetur brenda gardhit tė letėrsisė shqipe, pa iu hapur njė publiku mė tė gjerė, tė huaj.
Poetja Mimoza Ahmeti flet pėr konceptin e referencės te Kuteli si shkrimtar dhe intelektual, vepra e tij e ndikuar nga realiteti i jetuar, nga profesioni dhe ndikimi i shkollimit tė tij si ekonomist. Mbyllja nė vetvete, izolimi dhe kthimi te rrėnjėt, te gjuha dhe atdheu i vet, e ka pėrvijuar profilin e tij si shkrimtar, si njė njeri qė i ka pasur duart nė rrėnjėt e sistemit, duke e njohur atė mė mirė se kushdo, ndaj edhe duke e rrėfyer mė mirė se ēdo tė mundte dikush tjetėr.
Studiuesja dhe profesoresha Lili Sula foli pėr rėndėsinė e veprės sė Kutelit dhe pėr nevojėn qė kjo vepėr tė rimerret nga katedrat letrare dhe, duke e cilėsuar veprėn e Kutelit si tė keqintepretuar nga censura e kohės kur ajo u botua, tė ripropozohet nė kurrikulat universitare duke u zhveshur nga analiza e bėrė qė nė sistemin e kaluar pėr tu rishfaqur ndryshe, reale, edhe pse kjo ngjet ende pak e vėshtirė. Prof. Sula pėrmendi po ashtu edhe rėndėsinė e Kutelit si eseist dhe kritik letrar.
Studiuesi Ben Andoni foli pėr mėnyrėn se si trajtohen shkrimtarėt nė Shqipėri, duke iu referuar asaj qė ai e quajti ekologji urbane, pra sensi i ndėrveprimit tė shtresave tė ndryshme shoqėrore nė njė kontekst kulturor. Kuteli ėshtė ndėr tė rrallėt shkrimtarė shqiptarė qė ka ditur ta japė kėtė nėpėrmjet veprės sė tij. Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė, Eduart Makri foli pėr veprėn e Kutelit nė syrin e kineastit, mundėsia qė tė jep Kuteli nėpėrmjet gjuhės dhe rrėfimit pėr ta parė veprėn tė realizueshme si film.
Moskohėsia dhe drama ekzistenciale e qenies njerėzore tė vepra E madhe ėshtė gjėma e mėkatit ėshtė pėr Makri njė nga veprat mė tė arrira tė Kutelit, qė ende vazhdon ta dojė duke e konsideruar pėr realizimin e saj nė kinema. Po ashtu edhe shkrimtarja Vera Bekteshi, shkrimtari Zimo Krutaj dhe studiuesi Leka Ndoja folėn pėr rolin e gjuhės sė Kutelit dhe gurit tė themelit qė ai ka vėnė nė letrat bashkėkohore shqipe.
Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/qendra-ko...n-e-patreguar/
Krijoni Kontakt