Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,128

    Pėr: Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    Qendra Kombėtare e Librit kujton Mitrush Kutelin ! Mbesa sjell dorėshkrimin e patreguar

    Qendra Kombėtare e Librit dhe Leximit organizoi nje aktivitet kushtuar 115- vjetorit tė Mitrush Kutelit. Ky aktivitet u organizua nė vijimėsi tė shpalljes sė vitit 2022 nga Bashkia e Pogradecit dhe nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė si viti i Kutelit.


    Drejtoresha e QKLL-sė, Alda Bardhyli e vlerėsoi Kutelin si njė mjeshtėr tė gjuhės shqipe, njė personalitet kompleksi, i cili ende nuk ėshtė shpalosur nė dimensionin e kontributit tė tij tė plotė nga studimet tona.

    Ana Pekmezi, mbesa e Kutelit, edhe pse nuk e ka njohur vetė tė gjyshin, rrėfen se e ka njohur atė jo vetėm nėpėrmjet veprės sė shkruar, por edhe pėrmes rrėfimeve tė shumta tė familjes. Ndėr tė tjera, ajo na rrėfen pėr njė ekzemplar tė gjetur midis librave tė tė atit, libri “Fshati im e pi rakinė” i vitit 1943, botuar falė mbėshtetjes financiare tė Ana Zaharias, tezes sė Anės, nė faqen e parė tė sė cilės Mitrush Kuteli ka shkruar edhe kushtimin: “Gospozhicės Ana Zaharia ot Struga qė mė ndihmoj tė dalė mė shpejt kjo librė e vogėl. M. Kuteli”.

    Shkrimtari Ylljet Aliēka foli ndėr tė tjera pėr elementin artistik tė epėrm dhe emancipues nė veprėn e Mitrush Kutelit si dhe mundėsinė pėr tė qenė kjo vepėr e pėrkthyeshme pa i humbur ngjyrat qė mbart. Duke folur pėr tregimin “Vjeshta e Xheladin Beut” si njė ndėr mė tė arrirėt dhe tė pėlqyerit e letėrsisė shqipe pėr nga elementet gjuhėsore dhe narrative, Aliēka tha se “Ky tregim duhet parė si njė model i ndjekur dhe qė ėshtė marrė nga shumė shkrimtarė tė mėpasshėm tė letėrsisė moderne shqipe, duke nisur qė nga Ismail Kadare, i cili romanin “Viti i mbrapshtė” e ka shkruar nė frymėn e “Xheladin Beut”. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se “Kuteli ėshtė njė ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm tė letrave shqipe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me magjinė e fjalės nė veprat e tij, tematikėn dhe krijimin e njė larmie zhanresh. Problemi me Kutelin ėshtė se ka mbetur brenda gardhit tė letėrsisė shqipe, pa iu hapur njė publiku mė tė gjerė, tė huaj”.

    Poetja Mimoza Ahmeti flet pėr konceptin e referencės te Kuteli si shkrimtar dhe intelektual, vepra e tij e ndikuar nga realiteti i jetuar, nga profesioni dhe ndikimi i shkollimit tė tij si ekonomist. “Mbyllja nė vetvete, izolimi dhe kthimi te rrėnjėt, te gjuha dhe atdheu i vet, e ka pėrvijuar profilin e tij si shkrimtar, si njė njeri qė i ka pasur duart nė rrėnjėt e sistemit, duke e njohur atė mė mirė se kushdo, ndaj edhe duke e rrėfyer mė mirė se ē’do tė mundte dikush tjetėr”.

    Studiuesja dhe profesoresha Lili Sula foli pėr rėndėsinė e veprės sė Kutelit dhe pėr nevojėn qė kjo vepėr tė rimerret nga katedrat letrare dhe, duke e cilėsuar veprėn e Kutelit si tė keqintepretuar nga censura e kohės kur ajo u botua, tė ripropozohet nė kurrikulat universitare duke u zhveshur nga analiza e bėrė qė nė sistemin e kaluar pėr t’u rishfaqur ndryshe, reale, edhe pse kjo ngjet ende pak e vėshtirė. Prof. Sula pėrmendi po ashtu edhe rėndėsinė e Kutelit si eseist dhe kritik letrar.

    Studiuesi Ben Andoni foli pėr mėnyrėn se si trajtohen shkrimtarėt nė Shqipėri, duke iu referuar asaj qė ai e quajti “ekologji urbane”, pra sensi i ndėrveprimit tė shtresave tė ndryshme shoqėrore nė njė kontekst kulturor. Kuteli ėshtė ndėr tė rrallėt shkrimtarė shqiptarė qė ka ditur ta japė kėtė nėpėrmjet veprės sė tij. Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė, Eduart Makri foli pėr veprėn e Kutelit nė syrin e kineastit, mundėsia qė tė jep Kuteli nėpėrmjet gjuhės dhe rrėfimit pėr ta parė veprėn tė realizueshme si film.

    Moskohėsia dhe drama ekzistenciale e qenies njerėzore tė vepra “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ėshtė pėr Makri njė nga veprat mė tė arrira tė Kutelit, qė ende vazhdon ta dojė duke e konsideruar pėr realizimin e saj nė kinema. Po ashtu edhe shkrimtarja Vera Bekteshi, shkrimtari Zimo Krutaj dhe studiuesi Leka Ndoja folėn pėr rolin e gjuhės sė Kutelit dhe gurit tė themelit qė ai ka vėnė nė letrat bashkėkohore shqipe.


    Gazeta Panorama

    http://www.panorama.com.al/qendra-ko...n-e-patreguar/

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    Gruaja e shkrimtarit: Brengat qė mori me vete Mitrush Kuteli

    Emri:  EFTERPI-SKENDI.jpg

Shikime: 616

Madhėsia:  24.8 KB
    Efterpi Skendi (Pasko) duke rrėfyer pėr “Panorama”

    Kur flet pėr jetėn e Mitrush Kutelit, bashkėshortja e tij i shmanget periudhės sė burgut. Kėmbėngulja pėr tė depėrtuar nė pjesėn mė dramatike tė jetės sė shkrimtarit tė shquar rezulton e kotė, ndėrsa gruaja qė ka ndarė vitet mė tė bukura tė jetės me tė pėrmend arsyet pse heziton t’i kthehet kėsaj historie. “Dhimitri, sa ishte gjallė nuk foli kurrė pėr ditėt e burgut, madje as kur rrinim vetėm”, kujton ajo duke zbardhur njė brengė tė hershme tė tij. Sidoqoftė, Efterpi Skendi (Pasko), nga mėnyra si shprehet pėr tė shoqin, nuk mund ta fshehė deri nė fund lėndimin e pėrjetuar gjatė bashkėjetesės me tė. Ca mė tepėr kur u kthehet dokumenteve qė i ka besuar nė formėn e dorėshkrimeve tė pabotuara, librave tė censuruar dhe letrės sė lamtumirės, shkruar para se tė ndėrronte jetė, destinuar vetėm pėr atė. Pėrtej kėsaj pjese tė trishtė, gruaja e poetit tė shquar ruan mjaft kujtime tė tjera, qė nga njohja nė vitin e parė tė pasluftės, dasma nė Korēėn e porsaēliruar, gėzimi i lindjes sė fėmijėve, e deri te miqėsitė e sinqerta me Sterio Spasen, Eqrem Ēabejn, Vedat Kokonėn, Nonda Bulkėn, Zisa Cikulin, Mustafa Gėrbėlleshin, Skėnder Luarasin, Petraq Kolovicėn etj. Nė rrėfimin pėr “Panorama”, bashkėshortja e Kutelit tė madh zbulon njė mori faktesh e ngjarjesh tė panjohura nga jeta e shkrimtarit dhe poetit tė shquar qė ka lėnė gjurmė si rrallėkush nė historinė e letėrsisė shqipe…

    Zonja Efterpi, cila ka qenė ngjarja mė e rėndėsishme qė keni pėrjetuar nga bashkėjetesa 20-vjeēare me Kutelin?

    Kemi pėrjetuar gėzime e dhimbje tė pėrbashkėta, por mė e veēanta ka qenė periudha e burgut, ajo qė i shkaktoi vdekjen e parakohshme. Pėr tė Dhimitri nuk foli asnjėherė, duke na mbajtur larg kėsaj historie deri nė fund. Nuk donte t’i kujtonte vuajtjet dhe kurajėn me tė cilėn i pėrballoi ato. Bile mendonte se t’u rikthehesh atyre vend e pa vend ėshtė e padobishme. Kjo ishte bindja e tij deri nė ditėn kur ndėrroi jetė, pavarėsisht brengave qė mori me vete…

    Para se tė flasim pėr kėtė pjesė tė dhimbshme tė jetės sė tij, tė kthehemi pak nė retrospektivėn e lidhjes tuaj. Kur jeni njohur me Kutelin?

    Njohja me tė ka qenė diēka e rastit. Pėr herė tė parė jemi takuar nė njė vizitė te njė miku ynė i pėrbashkėt. Ka qenė pranvera e vitit 1945. Aty filloi edhe lidhja, pastaj fejesa. Gati pas njė viti, mė saktė mė 28 prill tė vitit 1946, bėmė martesėn. Dhimitri nuk bėri dasmė. Ai mori pjesė nė ceremoninė qė bėnė njerėzit e mi nė Korēė. Nė atė kohė familja e tij kishte pėrjetuar disa fatkeqėsi. Italianėt i kishin vrarė babain dhe e kishin djegur bashkė me shtėpinė nė Pogradec. Pas dasmės jetuam nė shtėpinė qė Mitrushi kishte marrė me qira te Shallvaret…

    Pra, ju u martuat kur Mitrushi vazhdonte tė punonte nė bankė…

    Dhimitri kishte filluar punė nė bankė nė vitin 1943. Ishte diplomuar pėr kėtė nė Universitetin e Bukureshtit. Profesionin si bankier e kishte nisur nė Rumani, fill pas pėrfundimit tė studimeve. Pas kthimit nė Tiranė, pėr rreth njė vit punoi si drejtor i SASTEB dhe mė pas nė Bankėn Kombėtare. Nė vitin 1946 dha dorėheqjen…
    Me ēfarė e arsyetonte largimin nga Banka, nė njė kohė qė vendi nė atė kohė kishte nevojė tė madhe pėr ekspert si Mitrushi?
    Mbaj mend qė vendimi i tij ishte diēka e papritur. Kur e pyesja pėr kėtė, rezervohej shumė, bile ndiente njė lloj bezdie. Mėnyra si reagonte, sė paku me mua, tė linte tė kuptoje se motivet kishin qenė tė forta. Sidoqoftė, ai u mjaftua me njė shpjegim zyrtar qė ua kishte dhėnė autoriteteve tė…

    Cilėt ishin shokėt me tė cilėt shoqėrohej gjatė kėsaj periudhe?

    Dhimitri kishte shumė shokė e miq. Kishte tė njohur gjatė studimeve nė Rumani, ish-kolegė me tė cilėt kishte punuar nė bankė, bashkėmoshatarė nga Pogradeci etj. Tė gjithė i respektonte. Ndėr mė tė afėrtit ishin Sterio Spase, Eqrem Ēabej, Vedat Kokona, Ilia Mitrushi, Nonda Bulka, Zisa Cikuli, Mustafa Gėrblleshi, Skėnder Luarasi e tjerė.

    Me se u angazhua Mitrushi pas largimit nga Banka?

    Shkėputja njėherė e pėrgjithmonė nga banka pasoi me vėshtirėsi tė shumta. Para sė gjithash i duhej njė punė pėr tė siguruar tė ardhura pėr jetesė. Mori vesh se do tė hapej Instituti i Folklorit dhe shpresoi pėr t’u sistemuar aty. Bile, sipas njė kėrkese qė i kishin bėrė, pėrgatiti edhe njė tekst tė folklorit. Po ndodhi qė hapja e Institutit po zgjaste dhe kjo i shtonte brengat. Duke qenė nė pritje vazhdonte tė shkruante e tė pėrkthente. Bisedonte pėr to me Sterio Spasen, Nonda Bulkėn e Vedat Kokonėn. Ata e vlerėsonin shumė punėn e tij. Ishte koha kur nė bibliotekat tona kishte mungesa nga fondi i librave tė kohės. Fakti qė Dhimitri zotėronte disa gjuhė tė huaja dhe njė pjesė tė kryeveprave i kishte lexuar nė gjuhė tė huaj, vlerėsohej nga miqtė e tij si njė avantazh nė pėrpjekjet pėr tė kompletuar fondin e Bibliotekės Kombėtare. Ėshtė kjo periudha kur ai shqipėroi disa nga kryeveprat botėrore dhe u bė i njohur midis krijuesve tė kohės…

    Ndodhi qė nė kohėn kur kėrkonte punė, e arrestuan…

    Atė ēast e kam nė sy si tani. Data shėnonte 16 maj ‘47, ishte ditė e enjte. Po rrinim nė shtėpi te Shallvaria, kur u dėgjuan trokitje tė forta nė derė. E para dola unė. “Kėtu ėshtė Dhimitri?”, mė pyetėn tre burra tė armatosur dhe u futėn brenda. “Dhimitėr Pasko, nė emėr tė popullit, je i arrestuar!”, i tha njėri prej tyre. E morėn pa e prangosur. Sakaq njė grup tjetėr nisi tė kontrollojė banesėn nė ēdo skutė. Nuk dija ē’tė bėja…

    Kur u takuat pastaj me Mitrushin?

    Deri ditėn e gjyqit me Dhimitrin nuk patėm asnjė takim. Nė izolim ku ishte i ēonim vetėm ushqime e veshmbathje, si gjithė tė burgosurve tė tjerė. Nuk bėhej ta takonim. Ēdo pėrpjekje qė bėja, ishte e kotė. Bile edhe ditėn qė doli nė gjyq, nuk dinim gjė. Lajmin pėr dėnimin e tij na e dhanė policėt e shėrbimit kur po i ēonim ushqim. Ata na thanė se tani do tė kishim mundėsi edhe pėr ta takuar. Na caktuan bile edhe ditėn dhe orėn e takimit. Aty morėm vesh se ishte dėnuar pesė vjet. Kėshtu qė Dhimitrin e takuam disa ditė pas pėrfundimit tė gjyqit. Kishte kaluar gati njė vit pa e parė me sy. Me mua nė atė takim ishte motra e tij, Sterio Spasija me tė shoqen dhe Sotir Sinjari me tė shoqen…

    Nė cilin kamp e ēuan pas procesit gjyqėsor?

    Pasi u njoha me vendimin e gjyqit, unė shkova nė Korēė. Qėndrova te njerėzit e mi disa ditė dhe u ktheva pėrsėri nė Tiranė. Nė zonėn e Qafės sė Thanės, makina nė tė cilėn udhėtoja u shkėmbye me autokolonėn qė transferonte tė dėnuarit pėr nė kampin e Vloēishtit. Dhimitri qė ishte ulur nė karrocerinė e njėrit prej kamionėve mė dalloi sipėr karrocerisė sė makinės ku kisha hipur, pasi na ishte prishur makina me tė cilėn u nisėm nga Korēa dhe mė thirri nė emėr. Sa e pashė, i thirra dhe unė. E pėrshėndeta dhe vazhdova rrugėn pėr nė Tiranė. Nė kampin e Vloēishtit, ku e ēuan, ishte i dėnuar edhe vėllai im. Dhimitri aty qėndroi shtatė muaj. Prej andej e sollėn nė Tiranė. Lajmin pėr kėtė na i solli im vėlla me njė telegram nga kampi. Kjo na lehtėsoi disi, pasi do ta kishim mė afėr dhe do ta takonim mė shpesh. Megjithatė arsyet e vėrteta tė transferimit i morėm vesh mė vonė….

    Pra, pse e sollėn nė Tiranė?

    Nė Tiranė e sollėn pėr ta bashkuar me njė grup tjetėr tė dėnuarish me tė cilėt do tė punonte pėr pėrkthime tė ndryshme. Bėhej fjalė pėr njė punė tė detyruar, qė gjithsesi pėr ne vlerėsohej me e volitshme nga ajo e Vloēishtit…

    Aty i bėri tė gjitha vitet e burgut?

    Dhimitri ishte dėnuar pesė vjet, por bėri vetėm dy, pasi pėr fat tė mirė e zuri njė amnisti qė u shpall nė vitin ‘49. Kėshtu, mė 28 prill tė vitit 49 u lirua. Lirimin e tij e mora vesh rastėsisht. Nė ditė teksa shkoja nė rrugėn e Fortuzit, pashė njė grumbull njerėzish qė mbanin para duarve njė gazetė “Zėri i Popullit”. Njėri prej tyre lexonte me vėshtirėsi listėn e tė dėnuarve qė pėrfitonin nga njė amnisti i porsashpallur. Hyra mes tyre dhe me takt mora nė dorė gazetėn, duke filluar tė lexoj emrat njė nga njė. Tė gjithė mė dėgjonin me vėmendje. Diku nga mesi i listės, dallova emrin e Dhimitrit dhe ngriva nga gėzimi. Sakaq, u lashė gazetėn nė dorė dhe u nisa me vrap nė drejtim tė burgut.

    Kur troket nė portėn e Efterpi Paskos nė Tiranė

    Streha ku jeton e shoqja e Mitrush Kutelit, ndodhet diku pėrballė restorant “Durrėsit”, nė katin e parė tė njė pallati me tulla silikate. Pas trokitjeve nė portė, na fton tė futemi brenda e zonja e shtėpisė. Nė vėshtrimin e parė na rrėmben moria e librave dhe rregulli i pėrsosur nė vendosjen e objekteve, pas tė cilave ėshtė dora dhe pėrkujdesja e gruas qė na uron mirėseardhjen me njė zė tė ėmbėl si shushurimė. Ėshtė njeriu mė i afėrt i shkrimtarit elegant dhe pėrkthyesit tė stėrfuqishėm, njohur nė kohėn e vet si njė makineri e pashtershme, Dhimitėr Paskos apo Mitrush Kutelit.
    Megjithėse e thyer nė moshė, ka ruajtur diēka nga rinia e saj, qė duket nė fluidrinėn e tė servirurit tė kafesė dhe brishtėsinė e tė shprehurit. Nga mėnyra si reagon kur e pyet pėr jetėn me Mitrushin (nė ēdo rast pėrmend emrin Dhimitėr), tė kujton njeriun qė krenohet me zgjidhjen qė ka bėrė. Paēka se i ėshtė dashur tė stėrmundohet shumė me daktilografimin e dorėshkrimeve tė gjigandit tė letrave shqip, qė ndryshe nga tė tjerėt e kalibrit tė tij, qėndroi njė herė para trupit gjykues, duke u dėnuar me pesė vite nė burg. Efterpi ka qenė lexuesja e parė, shijuesja e parė e prodhimeve tė makinerisė sė sofistikuar me dy emra – Dhimitėr Pasko dhe Mitrush Kuteli. (Ende sot, shumėkush ngatėrron emrin e vėrtetė me pseudonimin). Ajo pranon tė flasė pėr shumėēka nga jeta e tė shoqit, ndėrkohė qė rezervohet t’i kthehet pjesės sė burgut. Ashtu si dikush refuzon tė tregojė ėndrrėn e keqe qė ka parė njė natė mė parė. Sidoqoftė, 88-vjeēarja qė ka ndarė pėr 20 vjet gėzimet dhe hallet me Kutelin e madh, nuk heziton tė flasė pėr brengat e tij, dorėshkrimet e pabotuara, librat e sakatuar nga censura, e deri te testamenti i mbyllur nė sirtar, i destinuar pėr t’u lexuar pas vdekjes.

    Afrim Imaj

    Panorama
    6 qershor 2011

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    Testamenti pėr fėmijėt: Duajeni vendin dhe gjuhėn deri nė vuajtje

    Nė letrėn e lamtumirės, qė “mjeshtri i fjalės sė shkruar” ka lėnė para vdekjes, mė sė pari kėshillon fėmijėt qė tė “mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė, as kur do tė vuajnė pa faj”, duke vazhduar me pėrjetimet nga terreni i letėrsisė, “njė tokė kjo tek gėlojnė gjarpėrinjtė e tė vrasin shokėt, se u bėn hije”. Po ēfarė thotė tjetėr nė tekstin e testamentit Mitrush Kuteli, gjeniu i letrave shqipe

    E dashur Efterpi,

    Kėtė letrė, qė ėshtė, ndofta, e fundit, desha tė ta shkruaj me dorė, po nuk mund. Sot nuk e kam dorėn tė sigurt, mė dridhet. Ti s’je kėtu. Ke shkuar me Pandin nė Rrushkull pėr tė parė Poliksenin dhe Atalantėn. Tė nxita mė shumė unė. Nga brenga, nga malli. Jam vetėm nė shtėpi. Doruntina ka shkuar tė lozė me vajzat e Bajramit.

    Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrat e kėqia. Kur u ngrita, ti po bėheshe gati pėr nė Rrushkull. Kokėn e kisha, dhe e kam, tė rėndė. Ti shkove mė 7 e gjysmė. Pas 5 minuta ardhi Ilua i Sterjos e mė solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli.. Sipas mendjes sime shpėtoi. E kam zili. Vdekja ėshtė prehja e madhe, shkėputja nga dhembjet. Vėrtet, edhe nga gazet, por nė njė kohė, kur njeriu ėshtė shumė i sėmurė, i mėrzitur, vdekja ėshtė shpėtim: nga dhembjet fizike dhe shpirtėrore. Qė tė dyja tė rėnda. Ti e di sa dhembje tė tilla kam pasur nė kohėn e fundit. Njėra, qė ti ma di, ėshtė se si pasoje e tyre nuk jam i zoti tė punoj, tė krioj, tė paguaj bukėn qė mė jep shteti pėr vete e pėr fėmijėt. Unė s’kam qenė e s’dua tė jem kurrė parazit. Po ē‘tė bėj, grua? S’mund. Kokėn e kam tė turbullt. (…) Letrėn e nisa pėr tjetėr gjė: tė tė pėrsėrit porositė e mija tė fundit. Mė fal se tė mėrzit. Unė t’i kam thėnė kaq herė. Ta kam helmuar jetėn, sepse edhe mua ma kanė helmuar tė tjerėt. Dhe s’kam qėnė i zoti ta mbaj helmin pėr vete, siē mė takon. Ky qoftė helmi i fundit qė po tė sjell.

    Ne u bashkuam, rrojtmė dhe bėmė fėmijė nė vjete stuhie: burg, urbanizėm, hotel. Po atėhere kisha shėndet dhe i kapėrxeva tė gjitha. Tani, ti e di.. I di ditėt dhe netet e mija. Sėmundjet dhe brengat mė brehnė, mė hėngėrn. Unė e shoh tani vdekjen si njė lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, mė ēik. Mė vjen keq se do t’i le fėmijėt tė vegjėl, pa krah, mbase nė vobektėsi tė madhe, nė pamundėsi pėr t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do tė mjaftojė. S’kam “vjete shėrbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtė. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por kėta vjete pune nuk peshojnė pėr efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet, shteti ynė mund t’ju ndihmojė pėr hir tė punės sime sė kaluar: nė gazetari dhe letėrsi, qė nė moshė tė njomė, dhe sidomos nė fushėn ekonomike. Njė pjesė tė shkrimeve tė mija – shqip dhe rumanisht – janė aty, nė Bibliotekėn Kombėtare. Disa njerėz i dinė pėrpjekjet e mija kundėr kapitalit italian, kundėr grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundėr intereset vetiak. Nuk kam ndjekur kurrė pasurimin tim, sepse ky pasurim mund tė bėhej vetėm me dy mjete: me vjedhje (ka njėmijė e njė mėnyra vjedhjeje dhe unė s’kam pėrdorur asnjėrėn) dhe me tradhėti, duke u shėrbyer tė huajve pėr tė grabitur vendin dhe duke marrė para pėr kėtė shėrbim. Zgjodha rrugėn e kundėrt: luftėn kundėr atyre qė donin tė grabisnin, atyre qė grabisnin. Nuk i ndala dot tė tėra, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda, kaq bėra. Kundėr grabitjeve italiane, kundėr grabitjeve gjermane, kundėr grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrė udhėn e rehatit vetjak, udhėn e “urtė e butė e lugėn plot”. Kam punuar shumė, kam dashur shumė, kam gabuar shumė. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Tė kam treguar se gjermanėt do tė mė varnin pėrpara bashkisė, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhės sė re qė donin tė bėnin. Mė shpėtoi fati. Nuk do tė skuqem kurrė nga turpi as me veprimin tim nė ditėt e para tė ēlirimit. Punova si i marrė, luftova kundėr grabitjeve jugosllave. Aq mė fort nuk mund tė skuqem nga turpi pėr veprimtarinė time praktike – nė fushėn ekonomike – nė Rumani. Edhe atje kundėr gjermanėve. Unė kam pasur gjithnjė, si bir i njė populli tė vogėl, njė urrejtje tė madhe kundėr idesė sė zezė “popuj mbi popuj” ose “tė mėdhenj mbi tė vegjėl”, por “popuj pėrkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe tė pavetėdijshme, automatikisht,veprimtarinė time. Kam qėnė kundėr rusėve, sepse ata mbajnė nėn vete dhe shkombėtarizojnė popuj tė tjerė, kundėr gjermanėve sepse kanė shfrytėzuar dhe zhdukur popuj tė tjerė, kundėr englezėve pėr tė njėjtėn arėsye. Biri i njė populli tė vogėl nuk mund tė bėnte ndryshe. Nė Rumani kam luftuar,aq sa mund tė luftojė njė njeri i vogėl, kundėr shfrytėzimit tė kapitalit vendas dhe tė huaj. Kėtė qėndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Njė nga pasojet e para ka qėnė njė “skedė e zezė” nė aparatin gjerman tė Vjenės, mė 1940-41. Pėr kėtė “skedė tė zezė” ardhi e mė foli dikush nė bankė: “Ē’po bėn kėshtu? Nuk di ē‘tė pret? Pse kundėrshton qė vėndin e kapitalit ēifut ta zerė kapitali m i k gjerman?” Unė di njė gjė: kapitali s’mund tė jetė kurrė m i k, po vetėm k a p i t a l. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron pėr fitime. Dhe fitimet s’kanė kurrė tė mbaruar. Njėja kėrkon tė bėhet dy, dyja katėr, katra tetė, mija dhjetė mijė, milioni qindmilion e kėshtu me radhė. Nė dėm tė njerėzve, tė popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjė i varfėr) di se fitimi i vjetėr nuk ngopet me fitim tė ri, siē nuk ngopet deti me ujė. Do tė mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr nder e lavdi, po qė fėmijėt e mij – tė cilėve u le trashėgim punėn dhe ėndrat e mija – tė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė. Jam i sigurtė se po tė vlerėsohej nė kėtė drejtim puna dhe pėrpjekjet e mija nė tė kaluarėn, fėmijėt nuk do tė vuanin. Nisa tė shkruaj njė letrė tė shkurtėr lamtumire, dhe u nxeva – ndonse mė buēasin veshėt e mė dhemb koka prapa – dhe shiko se ku arrita.

    Dėgjo!

    Shenjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaēe. Netet i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė. Pra mos u hidhėro se po tė porosit edhe njė herė.

    1.Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ato qė ngjiten nėpėr muret. Vdekja ėshtė njė ngjarje qė i takon atij qė vdes dhe shtėpisė sė tij. Pse ta dijė bota? S’dua!

    2. Dikur kisha dashur tė varrosesha nė Pogradec, pranė babajt e nėnės ose lart nė gėshtenjat, nė Shėn e Djelė. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi ėshtė njė ngatėrresė. Varrosmėni kėtu, nė Tiranė. Gjith Shqipėri ėshtė! Nuk dua asnjė shkrim mbi varr. Vetėm njė kryq, si babaj, gjyshi, stėrgjyshi.

    3 (…)

    4. Fėmijėt i porosit ta duan vendin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje.

    Tė mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė as kur do tė vuajnė pa faj. Atdheu ėshtė atdhe, bile atėherė kur tė vret. Kėtu kanė lindur, kėtu tė rrojnė me mish e shpirt, qoftė edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanė prirje pėr letėrsi. Le tė mbarojnė studimet nė ndonjė degė praktike – ajo, fizikė; ay, mjekėsi ose ndonjė fakultet tjetėr, fjala vjen, pėr arėsimtar – dhe le tė merren edhe me letėrsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi nė letėrsi, nė vėndin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarprinjtė. Tė vrasin shokėt, se iu bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi. Dorėshkrimet ja u le atyre tė dyve, sidomos Pandeliut. Tė mos i prekė askush! Ay do tė rritet, do lexojė shėnimet e parealizuara, do t’i pėrpunojė. Pėr kėtė duhet tė grumbullojė mė parė shumė kulturė. Talenti, prirja nuk vlejnė asgjė pa punė, pa kulturė.

    Askush tė mos mė prekė dorėshkrimet para se tė mė rritet djali! I vini nė arkė, i mbyllni!

    Polikseni dhe Atalantė! Pandeli dhe Doruntinė! Tė doni njėri tjetrin, tė ndihmoni njėri tjetrin, tė duroni njėri tjetrin! Mos vini re vogėlsirat, mos u grindni pėr vogėlsira, pėr asgjė. Hithni tutje inatin, se ay ėshtė burim i shumė tė kėqijave. Pėrpiqi tė mos ju rritet mėndja. Inati dhe mendjemadhėsia na kanė bėrė dėme tė mėdha. Na prishnė. Zemra juaj tė mos njohė urrejtjen, grindjen, mėrinė. Urtėsi,butėsi, zemėrgjėrėsi! Hapni sytė pėr ēdo hap qė bėni nė jetė. Jeta mund tė prishet nga njė hap i gabuar, vetėm nga njė hap. Pastaj vinė greminat. Kur t’ju vijė koha, martohuni. Tė dėgjoni zėrin e zemrės, po edhe tė arėsyes. Shpesh zemra tė shpje nė udhė tė gabuar, nė qoftė se nuk e drejton arėsyeja. Mos i kėrkoni shumė jetės, sepse jeta ėshtė koprace nė mirėsi. Mos ėndėroni ato qė nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mėngjezit, qė sjell mėndjemadhėsinė. Do t’i kėrkoni jetės aq sa mund t’ju japė. Mos mė qani! Mbahuni! Unė e rrojta jetėn, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin tė tjerėt kur qani. Mė dėgjoni? Lotėt janė tė kotė. Kush vdes nuk ngjallet. Unė asqė dua tė ngjallem, asqė dua ta filloj jetėn pėrsėri. Mjaft! Kėtė porosi mos e shkelni. Efterpi, mė fal pėr kėtė mėrzitje tė fundit! Mbahu dhe jepu zemėr fėmijėve. Bėj siē tė porosita. Mos ndrysho asgjė. Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngahera varrimet e bujėshme, me kallaballėk. Edhe disa fjalė: kuptohet se nuk do tė lajmėrosh as njerėzit e tu, kėtu ose nė Korēė, me pėrjashtim tė Foqit dhe Nestit. (…)

    Tė pėrqafoj, tė lutem tė mė falėsh dhe lamtumirė.

    Yti, Dhimitraq
    11 korrik, 1966. Tiranė. (e hėnė)

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    Dėnimi absurd i Mitrush Kutelit/ “Nuk isha fashist, por njė socialist i turbullt” -Zbardhet biseda e shkrimtarit me hetuesin njė vit pas arrestimit

    Emri:  procesverbali-Mitrush-Kuteli1.jpg

Shikime: 618

Madhėsia:  65.0 KB

    Nė shkurt 1948, gati njė vit pas arrestimit (15 maj 1947) Dhimitėr Pasko, nė ambientet e zyrave tė Sigurimit tė Shtetit, merret nė pyetje nga njė hetues dhe e gjithė biseda, pyetje-pėrgjigje, shkruhet nė njė procesverbal.

    Nė kėtė dokument janė tė pasqyruara qartėsisht tė gjitha akuzat e ngritura ndaj shkrimtarit, por edhe tė gjitha pėrgjigjet e tij autentike. Njė panoramė qė zbardh tė vėrtetėn e montimit tė akuzave, qė tė gjitha pothuaj tė pashoqėruara me prova, dhe qė thelbėsisht godisnin momentet nė biografinė e Paskos kur ai kishte menduar e vepruar duke pasur “paqartėsi politike”.

    Procesverbali vėrteton karakterin e guximshėm tė pandehurit, por edhe mėnyrėn krejt banale tė sjelljes sė hetuesit. Ja pėrmbajtja e tij.

    Procesverbal I mbajtur kundėr Dhimitri Paskos (Mitrush Kuteli)
    I biri i tė ndierėve Pandi e Pole, vjeē 41, i martuar me Efterpi Skėndi, pa fėmijė, profesioni shkrimtar, rrjedh nga njė shtresė e mesme qytetare, i pa proceduar, i pa dėnuar, kombėsia, babai vlleh Rumun dhe nėna shqiptare, shtetėsia shqiptare, i cili deklaron si mė poshtė.

    Shkollėn fillore e kam bėrė nė Pogradec, tė mesmen tregtare nė Selanik, universitetin nė Bukuresht nė 1934, ku kam marrė doktoratė nė shkenca ekonomike. Si mbarova shkollėn kam punuar nė Bukuresht nė njė depo verėrash, kam punuar gjithashtu nė gazetėn “Shqipėria e Re” qė dilte nė Kostancė.

    Mandej nė zyrėn e studimeve tė financės dhe kreditin industrial. Nė Shqipėri jam kthyer mė 1942 dhe hyra si drejtor – administrator pa tė drejtė firme nė S.A.S.T.E.B. pėr njė vit, por u largova pasi dhashė dorėheqjen nė muajin pestė. Mandej hyra nė Bankėn Kombėtare deri mė gjashtė tetor 1944, datė qė u arratisa dhe shkova nė Berat pranė Ministrisė sė Financave. Kur u ktheva nė Tiranė hyra nė Bankė deri nė gusht 1946 dhe prej kėsaj date deri sa u arrestova kam punuar pranė Institutit tė Studimeve.

    Pyetje: Ke qenė t’i anėtar i “Rojės sė Hekurt” nė Rumani?
    Pėrgjigje: Kam qenė simpatizues i kėsaj organizate pėr njė kohė tė shkurtėr, por anėtar jo.
    Pyetje: Pse e simpatizoje kėtė lėvizje fashiste?
    Pėrgjigje: E simpatizoja pėr parullat e saj socialiste, si p.sh. puna ėshtė nder dhe lipset tė jetė baza e jetės, zhvillimi i kooperativave pėr tė luftuar spekulimin e tregtarėve, puna vullnetare me krahėt e intelektualėve etj., tė cilat shoh sot se i kishin marrė nga komunizmi dhe i kishin pėrvetėsuar.
    Pyetje: Ishte socialiste kjo lėvizje sipas mendimit tėnd?
    Pėrgjigje: Atėherė besoja se po, sot kuptoj se jo.
    Pyetje: Kishte lidhje me gjermanėt kjo organizatė dhe a e dije t’i njė gjė tė tillė? Pėrgjigje: Nuk e dija, por mė vonė e mora vesh se kishte lidhje.
    Pyetje: Dije gjė t’i atėherė pėr Bashkimin Sovjetik dhe ēfarė mendimi kishe pėr kėtė shtet?
    Pėrgjigje: Gjė tė saktė nuk dija. Libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumė konfuze, ashtu siē i krijonte shtypi i brendshėm (rumun) qė ishte reaksionar dhe fjala bolshevik nė shtyp pėrdorej pėr tė keq.
    Pyetje: Nga kėto del se t’i ke qenė fashist i vjetėr, anėtar i “Rojės sė Hekurt”, prandaj fol drejt!
    Pėrgjigje: Nuk kam qenė fashist, por njė socialist i turbullt, pa gjetur vijėn e caktuar. Pyetje: Ti kishe tė gjitha mundėsitė tė kuptoje tė mirėn dhe tė keqen, kishe mbaruar shkencat ekonomike dhe pse tash paraqitesh si inoēent, prandaj fol!
    Pėrgjigje: Universiteti ishte i shumanshėm dhe nuk jepte mundėsi tė orientoheshim edhe pėr strukturėn ekonomike, pėr punėt qė zhvilloheshin (nė B.S.) nuk flitej fare, ose kur flitej e quanin kaos. Kėto ishin kurset qė bėheshin nė universitet.
    Pyetje: Domethėnė ti je rritur me tendenca reaksionare?
    Pėrgjigje: Dėshira ime ka qenė gjithmonė gjetja e njė rruge pėr drejtėsi shoqėrore, ambienti ishte konfuz, reaksionar dhe unė mbeta i disoreintuar.
    Pyetje: Ke qenė ti vullnetar nė Bashkimin Sovjetik mė 1941?
    Pėrgjigje: Jo, nuk kam qenė dhe as mendoja, por mė morėn disa muaj ushtar me forcė dhe prita rastin e parė qė tė largohem, pasi ndieja se lufta qė bėhej ishte e padrejtė, agresive. Atje kam qėndruar dy muaj e gjysmė dhe punoja si sekretar i II-tė dhe me anėn e bankės u lirova, pasi kėrkova vetė njė gjė tė tillė.
    Pyetje: Nė Shqipėri kur je kthyer dhe me cilėt autoritete je takuar?
    Pėrgjigje: Jam kthyer nė shtator tė 1942 dhe jam takuar me plot njerėz si dhe me Dhimitri Beratin, ish-president i S.A.S.T.E.B-it dhe kam biseduar me tė ēėshtje familjare. Nė dhjetor hyra nė S.A.S.T.E.B., dhe sikur e kam thėnė qėndrova pesė muaj megjithėse kontrata ishte pėr njė vit, dhashė dorėheqjen dhe pasi kapitulloi Italia kam punuar nė Bankėn Kombėtare.
    Pyetje: Puna qė ke bėrė ti ka qenė nė shėrbim tė okupatorėve?
    Pėrgjigje: Unė kam menduar si kundėr okupatorit, pėr tė mos dhėnė mjete financiare, pėr tė larguar ose ngadalėsuar ato qė jepte Qeveria, pėr tė siguruar rezervėn e arit qė tė mos emetohej monedhė e re, etj.
    Pyetje: D.m.th., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazi-fashist?
    Pėrgjigje: Po e kam sabotuar.
    Pyetje: Ēfarė shkrimesh ke shkruar nė kohėn e gjermanėve?
    Pėrgjigje: Kam shkruar artikuj ekonomik dhe letrar nė gazetėn “Bashkimi i Ko- mbit”, kjo ishte e Qeverisė, por artikujt e mi ishin kritikė kundėr Qeverisė pėr ēėshtje financiare dhe ekonomike.
    Pyetje: Si tė linin ty qė tė shkruaje kundėr Qeverisė si pretendon, kurse e vėrteta ėshtė se ti ke qenė bashkėpunėtor i bashkimit tė kombit dhe i Qeverisė kuislinge?
    Pėrgjigje: Ata nuk kuptonin. S’kishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tash titujt nuk mė kujtohen, por ishin mbi financėn, kundėr shpenzimeve tė kota qė kalonin mundėsitė financiare tė vendit.
    Pyetje: Pas ēlirimit ē’punė ke bėrė dhe pse ike nga banka?
    Pėrgjigje: Kam punuar nė bankė dhe ika se kam qenė i sėmurė, nevrastenik dhe mandej kam punuar nja dy muaj pėr pėrgatitjen e programit tė studimit tė folklorit nė Institutin Pedagogjik.
    Pyetje: Ē’marrėdhėnie ke pasur me Kol Kuqalin?
    Pėrgjigje: Ato qė rridhnin nga detyra si anėtar administrativ nė bankė.
    Pyetje: Je takuar shpesh me tė lartpėrmendurin?
    Pėrgjigje: Nė bankė kur ishte po, mandej kam shkuar nė shtėpi kur i kanė sjellė eshtrat e djalit nga Prishtina mė 1946, ky ka ardhur ke shtėpia ime njė herė pėr … dhe pėr urime martese. Kur erdhi mė tha se nuk jam nisur direkt tek ty, por pasi isha nė njė shtėpi kėtu afėr, u ktheva pėr urime.
    Pyetje: Tjetėr herė ke qenė nė shtėpi tė tij?
    Pėrgjigje: Po kam qenė pėr tė bėrė bibliografinė e librave tė rinj qė mė kishte ngarkuar Instituti i Studimeve mė 1947, pėr kėtė punė kam qenė edhe nė komunitetin mysliman edhe atė ortodoks, nė depot e librave etj.
    Pyetje: Takoheshe me Kolėn ndonjėherė tjetėr e ēfarė bisedonit?
    Pėrgjigje: Mund tė jem takuar rastėsisht rrugės dhe e pyesja shpesh pėr tė birin qė i kishte vdekur, pasi doja tė shkruaja diēka pėr dėshmorėt e Prishtinės. Unė kėrkoja punė dhe kisha shpresė qė do tė gjeja, por ai thoshte me ironi se ty nuk tė japin punė.
    Pyetje: Fliste ndonjėherė kundėr pushtetit ose tregohej i pakėnaqur Kola?
    Pėrgjigje: Me mua nuk bisedonte ndonjė gjė kundėr, por ai vetė dukej i ftohtė.
    Pyetje: Po Kostė Boshnjakun prej sa kohe e njeh dhe ē’biseda ke bėrė me tė? Pėrgjigje: Kostė Boshnjakun e njoh qysh nė Rumani mė 1931-1932 dhe shkruanim nė gazetėn “Shqipėria e Re” nė Kostancė e mandej jam takuar me tė nė Priskė, kur u arratisa nė tetor 1944 dhe mė vonė nė Tiranė.
    Pyetje: Sa herė ke qenė nė shtėpinė e tė lartpėrmendurit?
    Pėrgjigje: Kam qenė nja dy herė. Njė herė kam qenė pėr tė marrė firmėn e Bilancit tė Bankės dhe njė herė tjetėr pėr tu takuar me njė plak nga Ballkameni i Follorinės, i cili dinte shumė kėngė popullore, pėr kėtė mė kishte thėnė Kosta, por pasi plaku atė ditė ishte i sėmurė dhe banonte nė njė shtėpi me Boshnjakun, hyra te Kosta dhe qėndrova njė gjysmė ore, por nuk mė kujtohet ēfarė kemi biseduar.
    Pyetje: Tjetėr herė je takuar me tė?
    Pėrgjigje: Jam takuar pranė Librarisė… dhe kishte nė dorė revistėn “Krediti” dhe mė tha nėse e kisha kėnduar njė artikull qė thoshte diēka mbi disa anėtarė tė ish-kėshillit administrativ se ata donin, thoshte, artikulli qė me anėn e bankės tė merrnin fuqinė nė dorė. Unė i thashė nuk e kam kėnduar. Ai ma tregoi dhe tha ēuditem se Ministri i Financės na falėnderoi kur dolėm nga Kėshilli pėr punėn e zhvilluar nė Bankė dhe qeshi me ēudi. Pyetje: Ē’ke biseduar me tė kundėr pushtetit sepse neve e dimė se ti ke bashkėpunuar pėr tė rrėzuar pushtetin me Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin, prandaj fol drejtė?
    Pėrgjigje: Tjetėr gjė nuk kam biseduar pėrpos kėtyre qė tregova as me tė parin as me tė dytin. Sa u thanė mė sipėr janė tė vėrteta dhe pasi mu lexuan fjalė pėr fjalė i firmoj me vullnet tė lirė.
    I pandehuri. Dhimitėr Pasko (firma) Hetuesi. Beqir Ndou (firma)

    Panorama
    12 shkurt 2022

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    Ndėrron jetė nė moshėn 71-vjeēare Atalanta, e bija e Dhimitėr Paskos (Mitrush Kutelit)

    Emri:  auto_316825938_1586818085122063_8764811116098875750_n1669810873.jpg

Shikime: 607

Madhėsia:  37.5 KB

    Ka ndėrruar jetė nė moshėn 71-vjeēare, Atalanta Pasko, e bija e tė madhit Dhimitėr Pasko apo siē njihet me emrin e pendės, Mitrush Kutelit.

    Atalanta pasko ka punuar si regjisore montazhi nė “Kinostudio”. Ajo lindi me 23 prill 1951 nė Tirane, ku kreu edhe shkollėn e mesme tė pėrgjithshme. Nė vitin 1970, Pasko filloi punė nė Kinostudio “Shqipėria e Re” nė sektorin e montazhit.

    Pas njė specializimi tė shkurtėr, Pasko montoi filmat e parė dokumentare “Dhuruesit e jetės” dhe “Higjiene” tė dy me regji teė Mit`hat Fagut.

    Paralelisht me punėn Pasko vijoi studimet me korespondencė pėr Gjuhė-Letėrsi duke pėrvetėsuar gjuhėn frėnge dhe italiane.

    Filmi i pare artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Nė fillim tė verės” (1975), i cili fitoi ēmimin e parė nė Festivalin e parė tė Filmit Shqiptar.

    Me pas ajo kreu montazhin e mbi 20 filmave artistike qė dallohen pėr njė montim funksional dhe cilėsi tė larte, si “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) pėr tė cilėn u nderua me ēmim pėr komponentėt nė Festivalin e VI tė Filmit Artistik Shqiptar nė tetor 1985; “Fushė e blertė, fushė e kuqe (1984); “Treni niset nė shtatė pa pesė” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

    Emri:  auto_14590401_10209185440626014_8919644618286276244_n1669810909.jpg

Shikime: 624

Madhėsia:  82.9 KB

    Emri:  auto_26910222_10213237512085268_5373591638497885954_o1669810912.jpg

Shikime: 615

Madhėsia:  29.6 KB

    Syri

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •