Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Lėēitėsi

    Mitrush KUTELI

    Lėēitėsi ėshtė, si dihet, destinatari i librės. Prej numėrimit tė tij dependon shtypja edhe ēmimi i kėsaj.
    Si fakt i vitit 1943- veēanėrisht i muajit tė fundit - konstatojmė shtesėn e atyre qė kėrkojnė librin shqipe.
    Kjo, mė njė anė, si reakcion shpirtėror pas ngjarjeve Prill 1939 -Shtator 1943, edhe, mė anėn tjetėr, si pasojė e mbylljes sė rrugėve pėr sjellje librash tė reja qė jashtė.
    Me gjithė kėto numėrimi i lėēitėsve shqiptare mbetet shumė i vogėl nė raport me viset e tjera.
    Sepse:
    a) jemi komb i vogėl (mė i vogli i Europės);
    b) Kemi njė pėrqindje tė madhe analfabetėsh (mė tė madhen nė Europė);
    c) Kemi njė borgjezi e cila nuk lėēit, pėrgjithėsihst ose nė lėēit kėtė e bėn kėtė nė njė gjuhė tė huaj;
    d) Kemi njė klasė lėēitės-arėsimtarė, nxėnės dhe nėpunės pėrgjithėsisht-tepėr tė profesionalizuar nė vitet e fundit.
    Nga tė gjitha kėto shkake shqipe nuk mund tė dalė pėrveē se nė sasi tė kufizuara (3000-5000 copė) dhe me ēmime tė ngritura.
    Editurat
    Njė veprimtari editure, e vetėm editure, nuk kemi nė Shqipėri. Kjo ėshtė dhe mbetet njė ankesė e njė tjatėr veprimtarije: veēanėrisht e librit ose e shtypshkronjės. Kemi pra editurė-autorė, editorė-shtypėshkronjės, e mbase edhe editorė-autorė.
    Shkaket kuptohen lehtė nga determinanti ekonomik i numrit tė blerėsve tė librave, sepse editimi vetė, (pra editimi i thjeshtė)nuk i lejohet njė firme njė shvillim ekonomik me njė fitim nė nivelin e veprimtarive tė tjera tregtare.
    Nė se nė muajt e fundit ėshtė ditur njė lėvizje mė e madhe botimesh me fitime afta pėr editorin- librar ose editorin- shtypshkronjės, kjo u detyrohet kėtyre shkakeve kryesorė:
    a) mos-pagimit tė tė drejtave tė autorit ose pagimi i do-njė shumė tepėr tė vogėl;
    b) sigurimi i njė sasije karte me njė ēmim mė tė ulėt;
    c) ēvelėrsimi i monedhės;
    Kuptohet se, njėkohėsisht, dyke ndjekur e realizuar fitmet e tyre, sipas nivelit tė fitmit tė tregut, editurat kanė ndihmuar njė lėvizje kulturale tė ēquar.
    Shtypshkronjat
    Duke konstatuar se numri i shtypshkronjave teknika e shtypjes kanė treguar njė zhvillim tė dukėshėm nė vitet e fundit. Pėr fat tė keq ky potencial iu pat falur - nė vitet 1943 si dhe mė parė- shtypshkrimeve pėr nevojat e tregėtisė, sė industrisė dhe administratės sė vendit. Njė klient me rėndėsi i tyre pat qėnė edhe ushėtrija e cila paguante ēmime mjaft tė ngritura.
    Dhe duke qėndruar gjer nė Shtator 1943, kur nga mungesa e njė tjatėr veprimi mė me fitime, filluam t'i kushtohen veprimit tė shtypjes sė librės, duke ngritur gradualisht ēmimet e fitimet nė nivelin e fitimeve tė tregut e mbase dhe mbi kėto tė fundit.
    Kur shtypshkronjat u bėnė edhe editura rėnduan librat dhe ēmimet abuzivisht tė larta, dyke i dhėnė shkrimtarit ose shqipėronjėsit si kundėrvleftė tė njė pune krojonjėse, njė spango tė dorės sė tretė, pėr t'u varur.
    Librari
    Numuri i librarive u pat shtuar e shumuar nė vitin 1943 nė gjith viset e Shqipėrisė. Kuptohet objekti i kėtyre kryesor pat qėnė libra italishte e cilla sillte fitime tė mjafta.
    Librari, si tregtarė qė ėshtė, i shtyrė prej ligjit e rentabilitetit, i dha shvillim mė tė math librės sė huaj dyke shpėrngulur librin shqipe nga vitrina e ndriēuar nė merimangat e qilarit.
    Dhe pėr kėtė s'ka se qysh tė quhet fajtor librari i cili, si tregtar, ka qint pėr qint tė drejtė.
    Vėndi qė duhej tė kish libra shqipe e zuri- jo pėr italofili, por pėr mungesė rentabiliteti - libra italishte, e cila pėrveē dyzet ose pesėdhjet pėr qint sillte edhe premio-n valutar tė lirė-si ish e si ėshtė- e kėrkuar prej njė mase tė madhe lėēitės, e hėngri librin shqipe tė shtrenjtė e tė shėmtuar e cila nuk jap pėrveē 25-40% fitime.
    Po pėr kėtė, e pėrsėritėm edhe njė herė, s'ka se qysh quhet fajtor librari i cili vepron pas ligjit ekonomik tė rentabilitetit.
    Shkrimtari
    Shkrimtar nė kuptimin e profesionistit tė lirė qė rron nga librat e tija nuk kemi nė Shqipėri.
    Dhe s'mudt tė kemi!
    Nuk e lejon numuri i lėēitėsve dhe as veprimtari tregėtare e editorit i cili do tė kėrkojė tė realizojė, pėr vete, fitime nė nivelin e fitimeve tė tregėtive tė tjera.
    Kur se nė vise te tjera - tė popujve tė pėrparuar - nj a dy libra, realivisht tė kėrkuara prej publikut, i japin shkrimtarit mundėsi pėr njė jetėsė mjaft tė gjėrė,nė Shqipėri me prodhimin e tyre s'ka se qysh kalon muajin. (1)
    Ne nuk kemi kėtu se pėr kėtė fajin e ka shtypshkronja, editori ose librari, sepse ato janė tregtarė edhe veprojnė vetėm si pas tregėtisė (efort sa mė tė vogėl, fitim sa mė ta madh), po vetėm konstatojmė njė fakt.
    Nga ky shkak - shkak ekonomik, prandaj edhe vendimtar- shkrimi nė Shqipėri duhet tė jetė njė veprimtari e dorės sė tretė ose tė mos jetė fare.
    Pra kuptohet se kėsilloj prodhimi letrar kufizohet fort. Ky, mos-shpėrblimi i autorit, pėr njė mundėsi jetėse normale ėshtė njė nga shkaket permanente tė vobekėsis letrare nė Shqipėri, i cili ka vepruar edhe nė vitin 1943.
    Kurse nė vendet e tjera profesioni i shkrimtarit ėshtė njė yll nė ballė-sepse shkrimtari pėrfaqėson sensibilitetin e kombit-nė Shqipėri, midis Scyla-s e Caribda-s, numrit tė vogėl tė lėēitėsve e tė fitimit tė editorti nė nivelin e fitimeve tregtare tė pjacės, shkrimtari, nė qoftė se nuk ka tjera mundėsi jetese, lypset tė hyjė nė taborin e bark-boshėve e tė kėpucė-grisurve.
    Nga tryeza e industrisė sė librės, farkėtari i saj, shkrimtari, lipset tė kėnaqet me pjesėn e qenit: thėrrimet qė bėjnė poshtė.
    Kėshtu legjenda e ngrehjes sė Urės sė Artės gjen plotėsisht simbolet e saj; gruaja qė bėhet fli pėr tė mbajtur urėn ėshtė autori; mjeshtėri qė e murosėn janė editorėt edhe shtypshkronjat; udhėtarėt qė kalojnė lart mbi urė, dyke fėrshėllyer, janė liēitėsit.
    Lėēitės shqiptar!
    Kur ke nė dorė do-njė librė tė Faikut, tė Foqion Postolit ose tė Fan S. Nolit e cila t'a mbush shpirtin plot me atė gazin e shqipes s'onė, drejto shpirtin t'ėnt me mirėnjohje, jo ndaj tregtari-sepse ky pagėn e tij e ka marrė tė plotė, si mjeshtri i urės- po ndaj autori, qė ėshtė murosur aty poshtė dhei cili me vajtje e gjak, kėputi shkėndijen hyjnore nga fellėsirat e shpirtit tė vet dhe tė kombit.
    Dhe si t'a drejtosh kėsilloj shpirtin t'ėnt mos thuaj lavdi pastė makina tipografike ose editoriale (se ata fitimet e tyre i kanė tė plota) po thuaj: ndjesė pastė Faiku edhe Foqion Postoli edhe pleqėri tė mirė Fan S. Noli!
    Mbi pyetjen eventuale: sa kohė do tė vazhdojė murosja e shkrimtarit shqiptar nė kėmbėt e urės sė industrisė sė librės, ne japėm kėtė pėrgjigjie:
    Kjo do tė vazhdojė sa kohė nuk do tė ketė njė organizim zyrtar pėr vleftėsimin e shkrimeve shqipe, ku defekti i shkaktuar prej numurit tė vogėl tė lėēitėsve, edhe fakti se shkrimtari nuk ėshtė njėkohėsisht edhe kapitalist, tė zėendėsohet prej fondesh edhe sovencionesh.
    Kėto tė gjitha kėrkojnė do-njė sakrificė nga ana e kolektivitetit shqiptar, po kjo ėshtė me vend.
    Sepse shkrimtari ėshtė ay qė pėrfaqėson kombin ndaj vetja e vet (pėr gjeneratat e arthme) edhe ndaj kombeve tė huaj.
    Shkrimtari dhe jo editori-tregėtar ose editori-shtypėshkronjė!
    Dhe pjesa qė duhet t'i takojė shkrimtarit nuk munt tė peshohet me kandarin e bazhdarit!
    Shkrimtarė tė vjetėr pa vepra tė reja
    Nuk dijmė nė se i palodhshmi Peshkop Theofani (alias Fan S. Noli, alias Bilbil Rushit Gramshi) nxėnės plak pėr mėsime tė reja, ka shtypur do-njė librė tė re nė kėtė vit tė dyzet e tresė.
    Libra e fundit qė i njohim ėshtė Hymnorja e shtypur mė 1936 kur Fan S. Noli na u ēfaq edhe nė ipostazėn e kompozitorit.
    Pushoj vallė, tani, pėr letrat e shqipes ky mburim uji tė gjallė qė gurgulloj kaqė vjet rresht, dhe me tė cilin vaditet sot gjith shpirti i kombit?
    Ne s'dijmė gjė pėrmbi prodhimin e ri tė Fan S. Nolit, dijmė se asgjė nuk doli nė vitrinat e librarive nga penda e Lumo Skėndos-babaj i novelės dhe i kalendarėve tė shqipes- as nga penda e Asdrenit, P. Vinēenc Prenushit, P. Anton Harapit, Lef Nosit, Lipit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit, Ali Asllanit- vepėronjės tė vjetėr nė fushėn e shqipes. Dhe dijmė edhe tjatėr gjė: Lumo Skėndua ka njė arkivė tė vlefshme dokumentash tė rilindjes kombėtare tė pabotuara. Asdreni ka edhe ay, nė Rumani, njė arkivė edhe shumė kujtime mbi lėvizjen shqiptare, tė cilat mendohej, dikur, t'i rjeshtojė e t'i botojė (e pyes veten: pse nuk ja mora t'ja shtyp kur ndodhesha nė Bukuresht?).
    Lef Nosi ka njė arkivė folkloristike tė rėndė (kėngė, fjalė tė urta, gojdhėna etj) sa s'ngreh karvani i Elbasanit, qė munt tė yshqejė njė varg vėllimesh.
    Ekrem Vlora ka gjithė mundėsitė tė na japė tė paktėn njė katalog tė veprave me vlerė (art edhe letraturė) nga arkiva e muzeumi i vet.
    Aleksandėr Xhuvani, punėtor i palodhur nė fushėn e shqipes duhet tė na thotė fjalėn e tij tė matur-prej plaku e prej shkencėtari-mbi kaq probleme tė reja tė gjuhės. Sikur tė mblidheshin nė njė vėllim ato tė kėndėshmet e tė velrėshmet Selectae..
    Xhaxhillua, si iu tha pa kohė zotit. I. M. Qafėzezit (tė cilin bota e mbeson mė plak se ėshtė me tė vėrtet, nga shkaku se merret me kondikėt e shekujve tė kaluar), ka njė vandak dokumentash tė mbledhura e tė komentuara me dashuri edhe tė cilat presin mundėsitė e shtypit.
    Sotir Kolea ka mbledhur prej kohė njė sasi tė madhe lėndė mbi gjuhėsi. Pandeli Evangjeli (gjithė bota e harroj Xhaxhanė..) ka kujtime e dokumenta qė pushtojnė afron njė shekull dhe tė cilat bota shqiptare do t'i lėēiste me gaz sepse e di se Xhaxhaj shkruan thjeshtė e bukur.
    Mustafa Kruja qė i shkruan kaq bukur tė dy shqipet ka njė potencial tė math si shkrimtar e filolog tė cilin nuk duhej t'a bluante pėr shqipėrimin e librės sė Giorgio Pino-s, por pėr kryerjen e do-njė vepre tė mburuar nga permanencat shqipėtare.
    Lipi i Kukuthit tė Kavajės edhe i Ariut tė Poradecit ka potencial pėr njė vėllim novelash humoristike mirė punuar. Kostaq Cipua ka gjithė mundėistė tė na japė njė sinthezė kritike mbi zhvillimin e lėtėrsis shqipe.
    Lasgush Poradeci ka se qysh t'i shtrydhė shpirtit vepra mė me vlerė se proza adjektivale mbi Kolloninė e Bukureshtit.
    Ali Asllani ka vjersha tė kėndėshme tė mbuluara nga jeta shqiptare tė papėrmbledhura edhe nė njė vėllim. Namik Resuli dhe Eqrem Ēabeu kanė lėndė tė mjaftė edhe duhet tė na japėn mė shumė se na kanė dhėnė gjer mė sot.
    Ernest Koliqi, ka mundėsi tė mėdha stilistike (novelat e tija kanė nerv edhe fuqinė pėr tė krijuar njė atmosferė tė kėndėshme). Do ish mirė sikur tė paktėn tani, kur i arriti qėllimit tė ketė pallate nė Shqipėri e jashtė automobilin tek dera, tė na japė vazhdimin e Hijeve dhe tė Flamureve. Dhe ky popull qė harron e fal shumė do t'i falte edhe atij, pėr hir tė fjalės sė shkrojtur, marrėzitė e viteve tė fundit dhe t'a pranonte kryeministėr pėr vitin 1947, ashtu sikundrė e ka profetizuar ay vetė.
    Ja pra njė numur i math vlerash qė mbajnė dritėn e tyre ndėnė shinik, nė vend qė t'a nxjerin jashtė pėr tė ndriēuar botėn t'onė shqiptare.
    Dhe kur se njė potencial i tillė rri ndėnė pluhur ose bluhet kot mė kot nė veprime periferike, vijnė e dalin kaqė e kaq kapadainj tė pendės (bute tė sbrazėt qė bėjnė zhurmė tė madhe) me nj'ato levezhga gjuhe e levezhga arti qė nuk mburojnė as nga gjuha e shqipes e as nga ndjenjat e kombit.
    Pa fjalė se shpejt a von kėto tė gjitha i merr lumi e gjumi po vetėm se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr kartėn edhe mellanin e prishur nė kėtė periudhė tė rėndė mungesash.
    Shkrimtarėt e rinj
    Fort pak i volitshėm ėshtė ambienti shqiptar pėr krijim veprash letrare. Jo vetėm tani, por kurdoherė. Prandaj merrini shkrimet mė me rėndėsi tė shqipes dhe vėshtroni se shumica janė shkruar jashtė, nė dhe tė huaj.
    Jashtė i ka shkruar Naimi veprat e tij, jashtė Ēajupi, Spiro Risto Dienja, Faik Konitza, Fan S. Noli, Lumo Skėndua, Loni Llogori, Mihal Gramenua, Kost Ēekrezi, Foqion Postoli..
    Nga mė tė rinjtė kutjojmė se vjershat mė tė mira tė Lasgushit dhe novelat e Koliqit gjith jashtė janė shkruar. Do mė thuhet se konstatimet s'mund tė jenė konkluzive. Kjo ėshtė e vėrtetė...
    Po, mė anė tjatėr, nuk mund tė mohohet se nė Shqipėri ka munguar kurdoherė elementi i parė nga i cili ka nevojė shkrimtari: lirija. Kjo mungesė ėshtė njė nga shkaket e parė tė vobektėsis letrare nė kohėn e Zogut dhe mė pas.
    Sa i pėrket vitit dyzet e tre, shkrimtarėt e rinj vazhduan, njė pjesė, fjetjen e veprės nė vet-vete, kur se tė tjerėt, sipas temperamentit, u radhosnė djathtas edhe majtas mė shumė me armė se me pendė nė dorė.
    A do tė jetė kjo jeta e tyre e re njė mburim veprash arti?
    Ne besojmė se po.
    Kjo, si tė kalojė zhurma e sotme e si tė kullohen ujrat. Atėherė kemi pėr tė njojtur njė letraturė tė gjerė kujtimesh nga burgjet, nga fushat e pėrqėndrimit edhe nga tė bredhurat, mbase edhe nga luftimet mal mė mal, si ato qė pat pėrshkruar dikur Mihal Gramenua.

    Botuar mė 1944

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Promovohet nė Pogradec filmi dokumentar kushtuar Mitrush Kutelit

    “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” kushtuar autorit tė njė prej veprave mė tė bukura nė letėrsinė shqipe, Mitrush Kutelit u projektua tė mėrkurėn nė mbrėmje nė Pallatin e Kulturės “Lasgush Poradeci”. Filmi dokumentar me skenar tė vajzės mė shkrimtarit, Atalanta Pasko dhe regji tė Ibrahim Muēajt e Kujtim Gjonajt, u shfaq me rastin e 99-vjetorit tė lindjes sė Kutelit. Kjo ėshtė dhe njė pėrpjekje pėr tė mbajtur gjallė atmosferėn pėr pėrvjetorin e plotė, deri nė 2007, kur mendohet qė shtatorja e Dhimitėr Paskos (alias Mitrush Kuteli) tė rrijė pėrballė shtatores sė Lagush Poradecit e cila mė nė fund pėrurohet kėtė shtator dhe do tė vendoset buze liqenit tė qytetit. Kėshtu do tė mund tė rrinė pėrballė dy emrat mė tė mėdhenj tė letėrsisė sonė klasike qė kanė dalė nga Pogradeci.
    Regjisori Ibrahim Muēaj shpjegoi me rastin e projektimit tė filmit, arsyen e vėrtetė qė bashkė me Gjonajn i shtyu tė realizonin kėtė dokumentar. Do tė bėnte mė tė mirėn nėse ia dilte mbanė tė bėnte “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” duke mbajtur parasysh faktin se askush nuk e ka lėvduar dhe njohur vlerat Kutelit siē e meritonte pėr kohėn qė ishte gjallė. Dokumentari ėshtė ndėrtuar si njė rrėfim nė vetėn e parė, sikur autori tregon jetėn e tij. Filmi hapet me pamjet magjike tė liqenit qė me artin e tij i fali pėrjetėsinė me pasqyrimin e shndritshėm, zallin, Pyllin e Gėshtenjave, Malin e Thatė, Shėn Naumin legjendat e tij, Lumin e Madh, pėrshkrimin e qytezės sė Pogradecit pėrmbi ujė, pamjet e bėfta tė liqenit herė tė qeta e tė pėrgjumura, pėrsėri suprina e qetė, ēarjet e thella tė dritės nė thellėsi tė ujėrave, tė gjitha kėto nė funksion tė luhatjeve dramatike tė shpirtit tė autorit. Dhe pas kėtij konfiguracioni tė natyrės sė qytetit, vijnė vargjet e famshme tė epitafit tė autorit:
    O ju qė mbeti pas nė jetė/ Tė fle mė lini tė fle i qetė/ Harresėn dua …/Kėtu tani jam mirė Nė dokumentar zė vend shtėpia e tij nė njė nga lagjet karakteristike tė qytetit ku ka lindur mė 13 shtator 1907 ku mė pas ėshtė djegur nga fashistėt italianė. Pas shkollės fillore nė Pogradec Kuteli udhėton nė Selanik nė shkollėn rumune Tregtare dhe mė pas nė Bukuresht nė vitin 1928 ku fillon akademinė e shkencave ekonomike deri sa ia behu koha e shkrimeve. Mė 16 maj 1947 diktatura komuniste pa asnjė akuzė e dėnoi me 5 vjet nė Vloēisht. Lirohet nė prill tė 1949 atėherė kur Kuteli gjen strehė vetėm tek pėrkthimi. Dėshmi tronditėse janė historitė qė vijnė nė kėtė dokumentar pėrmes dėshmitarėve tė kohės sė shkrimtarit. Kuteli vdiq mė 4 maj 1967. “Iku i dėshpėruar, dėshmon e shoqja, si pėr vetė dhe pėr ngjariet qė pėrjetoi Shqipėria.”

    Shekulli

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjeografija letrare

    Mitrush KUTELI,

    Nė periudhėn pėrpara Prillit gjeografija e lėvizjes kulturore pėrfshinte, pėrveē Tiranės edhe Shkodrės, qytetin e Korēės.
    Gjirokastra kish patur dikur edhe ajo njė ēerdhe tė sajnė me grupin e Demokratisė (Jorgj Meksi, Vangjel Koēa, Branko Merxhani edhe Xhevat Kallajxhiu) po ky u pat shpėrngulur me kohė pėr nė kryeqytet, ku shvilloj, si dihet, njė veprimtari pėr t'u nėnėvijuar.
    Korēa na pat dhėnė ndaj lufte e kėndej- domethėnė gjer mė 1939- njė buketė interesante pėrkėthimesh nga letėrsitė e huaja e sidomos nga frėngjishtja edhe greqishtja, ose, pėrmjet kėtyre gjuhėve, nga tė tjera letėrsi.
    Gjith ashtu Korēa pat dhėnė njė varg ribotimesh tė disa klasikėve shqipėtarė tė cilat kanė lojtar njė rol kultural tė aftė nė Shqipėrin e Jugės e mbase edhe nė Kryeqytet. Kur shkruajmė kėto mendohemi veēanėrisht nė ribotimet e bėra prej shtypėshkronjės sė Dhori Kotit.
    Fatkeqėsisht tė tri shtypėshkronjave tė vendit u pat munguar teknika e pėrsosur e sidomos estetika nė prezentimin e librave,fakt i cili ka edha y rolin e tij nė pėrhapjen nė njė treg mė pretencioz si ay i Kryeqytetit.
    Po, si do qoftė, nuk duhet harruar as kjo kontributė letrare edhe as emrat e disave nga ata qė patnė vepruar nė fushėn letrare tė Korēės si Dimitri Falo, M.S Gurra, Nonda Bulka (Chri-Chri), Jani Martiniani edhe vetė Dhori Koti, njėkohėsisht shkrimtar, pėrkėthenjės, editor edhe tipograf.
    Kjo sa i pėrket letėrsis.
    Sa i pėrket shkencės historike duhet kujtuar me nėnėvijim lėvdate veprimtarija e I.M. Qafėzezit pėr sbulimet e rruajtjen e dokumentave nė nj'atė Institut qė mban emrin e "Spiro Risto Dines", tė krijuar e tė udhėhequr prej tij edhe sidomos pėr botimet e bėra.
    Sa i pėrket gjuhėsis edhe polemikės duhet tė kujtohet emri i Tasi Mios (Pika) shumė nga pikėpamjet e tė cilit, tė lėftuara sa rronte, u imponuan dalngadal, nė gjuhėsinė shqiptare.
    Duhen kujtuar nė njė kronikė evokimi si kjo e jona edhe ato dy fletoret qė dilnin nė Korēė: Gazeta e Korēės edhe zėri i Korēės tė cilat kryenin njė fonkcion kultural tė vlefshėmė nė qytetin e Mihal Gramenos dhe nė Jugė, pėrgjithėsisht.
    Kėto tė gjitha i bėri shesh e lėndinė Italija edhe veglat e saj- nė emrin "zulmė-math tė Duēes". Nė vendin e organeve tė parė doli disa numura fletushka Liktori, e cila pėr fat tė mirė, u ēduk shpejt.
    Dhe sikur nuk mjaftonte mbyllja e fletoreve dhe pezullimi i botimeve po vazhdoj edhe burgosja e shkrimtarėve dhe gazetarėve si Dhimitri Falo, Petraq Peppo, Zhan Gorguzi e tė tjerė, kėsilloj qė sot Korēa ėshtė afron fshirė nga gjografija letrare shqiptare.
    Nė vitin 1943 pėrveē ribotimeve tė disa veprave tė Foqion Postolit tė bėra prej Dhori Kotit, asgjė pėr t'u nėnėvijuar. Asgjė themi nga pikėpamja letrare sepse nga pikėpamjet e tjera, e sidomos ushtarake, Korēa vojti e u gjakos tmerrisht nga aviacioni edhe nga autoblindat perandorake, tė cilat pėrpara se tė nemiten pėr gjithmonė, ditėn e kapitulimit, dhanė provėn e fundit tė trimėrisė (shqip kėsaj i thonė: shqelma e fundit e gomarit tė ngordhur) dyke vrarė gratė e foshnjat rrugėve.
    Kjo sa i pėrket Korēės.
    Nė ēipin tjatėr tė Shqipėrisė, nė Shkodėr, ngjarjet politike nuk suall do njė ndryshim nė fushėn e kulturės.
    Tė dy grupet fetare tė Atėrve Franciskanė edhe Jezuitė, tė parėt reth sė pėrkohėshmes Hylli i Dritės edhe tė dytėt reth Lekės, vazhduan veprimin me ritmin e mėparshėm, atje lart nė pirgun e kristaltė.
    Arkivė kulturore-veēanėrisht pėr histori, folklor, linguistikė- fort rallė zbritje nė zhurmėn letrare ose politike tė ditėve t'ona, kjo ka qenė vija cilėsonjėse e vepėrimit tė tė dy grupeve.
    Lėnda e botuar nė vitin 1943 vjen edhe shton, me durimin qė i fal punėtorit tė pendės ideja e permanencės, dashurija pėr subjektin e trajtuar e sidomos kompetenca e plotė, nė kryerjen e njė vepre, vlera tė reja thesarit kulturor tė kombit.
    Nuk mundim tė kalojmė dyke folur pėr Shkodrėn pa kujtuar qėndrimin e marrė prej grupit tė profesorėve tė kėtij qyteti kunėr fyerjes qė i solli kombi shqiptar A. Fulvio Cordignano, qėndrim i shprehur nė njė broshurė.
    Elbasani ku dikur pat lulėzuar Kopshti letrar i Lef Nosit, Shkumbini i Lipit, Ura e Shkumbinit e Daklit e tė tjera vazhdoj tė punojė nė heshtje-veēanėrisht nė lėmėn e gjuhės dhe tė folklorit- pa nxjerr gjėsend nė dritėn e shtypit.
    Pėr tė ardhur keq se pas kaqe vite nga rivendosja e zotėrimit shqiptar nė Kosovė, nuk u krijua njė lėvizje kulturave nė kryeqytetin e saj, nė Prizren, me gjith se elementat nuk kanė munguar.
    Gjer nė shtatorin e vitit 1943 nė Kosovė ka mbretėruar njė thatėsirė e tmerrshme e fjalės sė shkruar. Rrallė fort vajti do njė fletore edhe mė rrallė do njė libėr. Edhe nė vinte kjo ish, me do e mos, nė shėrbimin e propagandės sė huaj.
    Kaqe mundi t'i japė Shqipėrija e Vjetėr kėsaj motre tė mėrguarė, kundrejt bukės qė i dėrgoj ajo..
    Ajo pak lėvizje mendimesh qė mbeti nė Shqipėri u grumbullua mė fort nė Tiranė.
    Po dhe kjo, si thamė, tepėr e kufizuar.

    Botuar mė 1944

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Krijimtarine letrare te Mitrush Kutelit e gjeni ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4259

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Dyzet vjet pa Kutelin

    Mjeshtri i rrallė i prozės shqipe

    Bėhen dyzet vjet sot, mė 4 Maj, qė patriku i prozės shqipe, Mitrush Kuteli ėshtė ndarė nga jeta. Njėri nga dy majat e letrave shqipe pėrkrah bashkėqytetarit tė tij Lasgush Poradeci. I rritur midis bukurive tė pafund tė liqenit tė qytezės sė tij e cila qėndron mbi ujė, ai i fali prozės sonė perla duke e pėrjetėsuar nė dremitjet e liqenit, nė pyllin e gėshtenjave, nė zallin e shkretuar, nė Lumin e Madh tė qytetit, nė Xha Brahon e Shkumbanores, Netėt e Kollozhekut, nė pritjen metafizike tė varkave deri tek balta shqiptare apo poemi i Shėn Naumit. U lind mė 13 shtator 1907 nė lagjen karakteristike tė qytetit nė hyrje tė Goricės. Babai i Kutelit, Pandeli Pasko, rridhte nga njė familje patriotike me tė cilėn kishin lidhje luftėtarė tė kohės si Dervish Hima, Mihal Grameno Avdyl Ypi. Nipi i Kutelit, dramaturgu dhe shkrimtari Mirosh Markaj thotė se rol nė artin e veēantė tė rrėfenjave tė tij ka luajtur gjyshja, pėrrallat dhe historitė qė i tregonte pambarimisht nipit tė saj tė vetėm Mitrushit. Markaj thotė se vėllai i nėnės, shpeshherė mė thoshte se leximet e tij tė para ishin nga Naimi Ēajupi, Grameno, Qirjazi, Lumo Skėndo dhe mė vonė, nga Noli. Por ishte Naimi qė i fali dashurinė e gjuhės, tė tokės tė mallit shqiptar, adhurimin pėr Skėndėrbeun, mallėngjimin pėr Abaz Alinė, "prandaj, - theksonte Kuteli - gjithmonė i falem Naimit", do tė shkruajė ai nė kujtimet, 50 vjet mė pas. Pas shkollės fillore nė Pogradec shkon nė Selanik ku i ati i siguroi njė bursė pėr nė Shkollėn Tregtare dhe prej andej nė Bukuresht nė vitin 1931 u diplomua nė shkencat ekonomike dhe nė vitin 1934 merr dekoratėn nė kėto shkenca. Nė vitin 1932 Kuteli si Kryetar i Studentėve shqiptarė nė Rumani mbledh ndihma pėr tė botuar poezitė e Lasgush Poradecit duke i nxjerrė librin e tij tė parė mė 1932 "Vallja e Yjeve".

    Ndėrsa qėndronte midis prozės dhe bankierit tė talentuar, krejt papritur arrestohet mė 16 maj 1947. Vetėm pas 7 muaj hetuesi u dėnua pėr agjitacion e propagandė me 5 vjet heqje lirie, ndėrkohė qė i humbasin gjatė kėsaj kohe vepra qė ai kishte nė shtyp si pėrmbledhja me tregime "Dashuria e barbarit Artan", "Zbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi", njė roman pėr burgun e Prishtinės si dhe drama "Ura". Bashkėshortja e ndoqi burg mė burg dhe ai do t'i shkruante:

    Kaq afėr jemi, po kaq larg

    Tė lutem mos mė prit

    Ne ndajmė terr rreth e qark

    Dhe yll pėr mua s'ndrit

    "Pas daljes nga burgu, - tregon nipi i tij Mirosh Markaj,-Kuteli ishte si njė pe i hollė qė mund ta kėpuste kush tė donte dhe kur tė donte. Kėshtu qė pas burgut streha e tij ngeli pėrkthimi." Njė pėrkthyes i pėrsosur i Gogolit, Turgenjevit, Pushkinit, Gorkit, Tolstoit, Fadajevit, Shollohovit, i poezive tė Elyarit dhe tė Nerudės. Vitet qė do tė vijnė Kuteli i kthehet letėrsisė, deri kur zemra e tij e sfilitur dhe e lodhur sė tepėrmi pushoi.

    Para pak ditėsh nė Pogradec, djali i Kutelit tė madh, Pandeli Paskoja, bėri tė ditur se me rastin e shpalljes sė "Vitit tė Kutelit" nga Ministria e Kulturės, nė 100 vjetorin e lindjes, ai sė bashku me motrėn Atalanta, do tė ekspozojnė pėr hetė tė parė dokumente dhe vepra tė panjohura tė Kutelit. Bashkia e qytetit po pėrgatit me kėtė rast monumentin e Kutelit i cili do tė vendoset fare pranė gjeniut tjetėr, Lasgush Poradeci. Por ėshtė krejt paradoksale qė nė qendėr tė qytetit pranė qendrės kulturore, pllakatit tė Bibliotekės sė Pogradecit qė mban emrin "Mitrush Kuteli" i kanė rėnė tė gjitha shkronjat. Dhe padyshim turpi bie mbi drejtuesit e institucionit kulturor tė cilėt nuk janė pak nė kėtė ndėrtesė dhe qė dremisin njėlloj si liqeni qė kanė pėrballė

    Dhe padyshim plot kuptim ėshtė epitafi i tij i shkruar nė vitin 1965 ku shkruan:

    O ju qė mbeti pas nė jetė,

    Bini tingullit siē dini vetė

    Askush nuk iu mban dot dorėn kurrė

    Hidhni gurė, hidhni gurė!


    Bardhyl Berberi
    04-05-2007
    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-11-2007 mė 15:01

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mitrush Kuteli, ikja e dhunshme e para 40 viteve

    Flora Nikolla

    Njė herė nė njė vend x , njė ministėr tė brendshėm e pyeten se kush kishte qėnė ministėr I brėndshėm nė kohėn e Shekspirit. -Nuk e di , i ishte pėrgjigjur ministri. -Por kur nuk e di ti qė je ministėr , kush mund ta dijė tjetėr, i ishte pėrgjigjur njeriu qė etapat e historisė njerėzore i kishte tė lidhura me emra tė mėdhenj tė letėrsisė.

    Se nė fakt, kujtimi pėr njerėzit e mėdhenj, qė shkruajnė letėrsi, vetėm duket se pushon mbi kohėn, e cila edhe pse ikėn apo duket sikur kinse fle, zgjohet e madhėrishme dhe e pandjeshme nėn emrat e mėdhenj. Emrat e tjerė janė vetėm emra, qė flenė me emrin e ujit tė vdekur. Flas kėtu pėr vlerėn qė mbjell farė nė tokat djerrė nė tė verdhė tė mardhur, por qė nxisin jetėn pėr tė mos e jetuar me vetminė vetmitare. Sepse sado mundohen tė fshehin prodhimin e tyre, ajo rritet 'e harbuar' mes kohės duke vrarė vitin kur ėshtė shkruar dhe pastaj vetiu i detyron njerėzit tė pyesin si ai njeriu, cili ka qėnė ministėr i brėndshėm nė kohėn e Shekspirit…!!! Dhe unė them se jehonat e njerėzve qė ditėn tė shkruajnė letėrsi nė Shqipėri nuk do tė mund tė dėgjohen ndonjėherė me erė vjetėrsie. Dhe nuk janė pak.

    Flas kėtu pėr Mitrush Kutelin. Njė stilist i rrallė, sa edhe psikolog i thellė, tek i cili rrėfimi rrėshqet nga gjuha e blatuar me ngjyrimet popullore. Edhe ai shkroi nė fillimet e njė shekulli tė kaluar.

    * * *

    "Duhet thėnė se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Nė pėrkthime kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohin ligjet e shqipes dhe ca mė shumė gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime ku shqipja ka dalė e therrur nė gisht…" Vallė sa kohė kanė kaluar qė kur Mitrsh Kuteli, mjeshtri i rrėfimit tė shqipes, ka renditur kėto fjalė? Me njė frymė, pyetjes mund t'i pėrgjigjesh se i ka thėnė dje, ose nė njė simpozium shkencor organizuar pak kohė mė parė. Koha vetėm mbas kėtij fragmenti, duket e fshirė se nė mes tyre tė jepet e vėrteta absolute: e tashmja e ngėrthyer njėshtaz me tė tashmen… Mitrush Kuteli, ka shumė vjet qė ka ikur fizikisht. Atėhere ishte 4 maji i vitit 1967. Nė fakt ai iku se tė tjerė, ia afruan me dhunė e forcė psikologjike ikjen. Shqipėria atėherė kuadratonte nė ēdo cep tė jetės ideologjinė komuniste qė tentuan t'ia jepnin edhe Mitrush Kutelit nėn titullin anemik Armik i Popullit.

    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hė pėr hė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė . Tė vrasin shokėt se ju bėn hije. Dhe kur u bėn hije do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi…", kėshtu shkruante Mitrushi nė Testamentin e tij.
    Por mbas fjalėve tė tij do tė guxoja tė thoja se titulli anemik ishte njė tentativė e dėshtuar, vrimė nė natėn e zezė e pushtuar e tėra nga njė ėngjėll. Pastaj menduan se duke e ēuar nė kampin e Vloēishtit nė Maliq, do t'i merrnin arsyen e dashurisė dhe tė jetės, apo do t'i humbisnin emrin. Kėrkonin ta vrisnin emrin e tij, brenda pasqyrės qė bėnte dritė. Dhe ai donte tė fliste dhe t'i kėndonte jetės , kur nė njė ditė tė ftohtė prilli pėr orė tė tėra e mbuluan me baltė tė ftohtė kėnete.

    Njė mik i tij i burgut, guxoi t'i flasė purgatorėve "Shpėtojeni atė njeri. Po vdes…" Ėshtė si t'i mbyllėsh sytė dhe tė betohesh se nuk do t'i hapėsh mė kurrė nga e gjitha kjo. Dhe me sytė mbyllur brenda dhimbjes t'u biesh kėmbanave tė alarmit deri sa fjalėt e shkruara nga ky njeri vetiu tė tingėllojnė magjishėm. Dhe kur ai vdiq, sėrish dikush kėrkoi tė vendosė nė hije emrin e tij, mbi vdekjen, fjalė e rėndė e pabesueshme, fjalė qė godet.
    Por hija e imponuar mbi emrin e tij nuk mund tė ishte kurrsesi hije. Dhe kėtu bėj pyetje… A mundet tė ekzistojė nė letėrsi koncepti i vdekjes artistike?
    Poeti kombėtar i Rumanisė, Mihail Eminescu, flet shqip nga viti 1939 nga shqipėrimi i Mitrush Kutelit, poeti i madh i Ukrainės, Taras Shevcenko flet shqipen e kulluar tė Mitrush Kutelit, Gogol, shkrimtari i madh rus nė librin e tij "Frymė tė vdekura", mban nėnshkrimin Mitrush Kuteli… Po sa libra tė tjerė tė pėrkthyer nga rusishtja, rumanishtja, italishtja, frėngjishtja, tė llogaritura nė rreth shtatė mijė faqe librash shtypur me germa tė vogla , mbajnė pėrsėri njė emėr…, Mitrush Kuteli.

    Pėr tė vazhduar…, "Netė shqiptare ", libri me rrėfime, "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime ", libri me poema "Sulm e lotė", tregimet e "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėnime letrare" dhe pamfletet satiriko-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet e papėrsėritshme "Pylli i gėshtenjave ", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme", apo jeta e tij paskėsaj nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe

    "Testamenti"…

    Mė mirė tė mos flasėsh , pėr tė mos thėnė fjalė,… sa shumė fjalė qė thonė njerėzit. Pastaj ato bien vetėm si uji qė ikin . Dhe pastaj fjalėt pėrpara veprave bėhen tė shurdhėta e memece. Por kėsaj here, fjalėt duket sikur duan tė bėhen zjarr nga privilegji qė ju jep emri i Mitrush Kutelit, pogradecari qė lindi 100 vjet tė shkuara, ekonomisti i shquar, prozatori qė diti ta tingėllojė vetėm me tingull kutelian prozėn e tij. Sepse proza e Kutelit nuk gėlthet, shqipja nė tė vetėm rrjedh. E paskėsaj, lulja delikate qė i jep formė mendimit dhe konceptit tė veprės sė tij ėshtė pėrgjithnjė gjuha e rrallė e rrėfimit, e dhėnė shkrythėt dhe pa spazma cerebrale. Ia imponuan vdekjen apo iku pėr tė mbetur njė gur i ēmuar brenda rrėfmit artistik? Pyetja mbetet pėrgjithnjė shurdhe -memece pėrpara veprės sė tij.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mitrush Kuteli nė studimin e Bashotės

    Nė 100-vjetorin e lindjes sė Mitrush Kutelit, botime tė reja gjen nė tregun shqiptar.

    Njė monografi letrare “Kuteli - prozator, poet, kritik”, vepėr e autorit dhe aktualisht drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, dr. Sali Bashota, ėshtė hedhur nė tregun shqiptar kėto kohė si ribotim. Eshtė njė vepėr ku nė 267 faqet e saj studiuesi, profesori Bashota sjell rezultate shkencore tė reja nė studimet letrare shqiptare. Mendimet e tij tė qarta, tė rrjedhshme, tė argumentuara pėrbrenda njė studimi historiko-letrar dhe teorik, bėhen pikė referimi, veēanėrisht pėr analizėn letrare tė prozės sė njėrit nga prozatorėt mė tė shquar shqiptar, Mitrush Kutelit. Sipas medias kosovare ky libėr kritik mbi poetin, prozatorin, kritikun, ekonomistin shqiptar Mitrush Kuteli, qė botohet nė shenjė tė pėrvjetorit tė tij, ėshtė projekti mė i arritur krijues i Bashotės nė fushėn e kritikės letrare, tani duke e sistemuar dijen letrare, nė njė objekt studimi nga mė esencialėt nė letėrsinė shqipe. Kuteli prozator shquhet me novelat e tij kryesore: “Vjeshta e Xheladin beut” dhe “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”. Kėtu shkėlqen mjeshtėria e artit tė tij nė tregimtari. Eshtė prozė qė i shėnjon fillet e modernitetit letrar me njė rrėfim magjepsės dhe stil brilant. Kuteli poet dallohet me “Poemin Kosovar” dhe “Poemi i Shėndaumit”. Kėtu shqiptohet ligjėrimi mė dramatik dhe mė i dhembshėm nė poezi. Kuteli kritik shquhet me dy vėshtrimet e tij pėr poezinė e Lasgush Poradecit dhe pėr poezinė e Fan S. Nolit. Kėtu shihet talenti i tij i veēantė edhe nė kritikė. Vėshtrimet e tij pėr kėta dy poetė janė ndėr shkrimet mė tė mira nė literaturėn kritike shqipe. Vepra ėshtė hedhur ne treg nga shtėpia botuese “Rozafa”, vetėm pak ditė mė parė. Ndėrsa njė tjetėr vepėr e po tė njėjtit autor ėshtė ajo me titull “Proza e filleve tė modernitetit” njė vepėr studimore kryesisht mbi veprat nė prozė tė autorėve: Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli dhe Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni. Nė kuadrin e studimit letrar kėtu shtrohen probleme tė ideve dhe tė temave, nė raport me ngjarjen, personazhin dhe rrėfimin nė prozėn e kėtyre autorėve. “Analiza letrare e tekstit narrativ hulumtohet pėrbrenda kėrkimit tė domethėnieve, ku prodhohet esencialiteti i ideve dhe i temave nė kuptimin letrar, duke e ditur faktin se fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe tė shekullit XX ndėrlidhen me modelet e prozės sė Konicės, Koliqit, Kutelit dhe Migjenit”, shkruan “Express” i Kosovės. Libri “Proza e filleve tė modernitetit” sprovon njė qasje teoriko-poetike, e cila lėviz midis letėrsisė dhe kritikės, pėr t’i shtresuar konceptet dhe parimet e metodės dhe pėr t’i definuar shenjat e veta nė nivelin e komunikimit letrar. Nė kėtė vepėr autori trajton, madje i formėson pėrbrenda sistemit tė vet, variantet e studimit tė temave letrare, pėr tė artikuluar dhe funksionalizuar interpretimin kritik, ku pikė referimi bėhet vlera dhe perceptimi i prozės sė kėtyre autorėve. Ndaj, konceptet kritike tė shtruara pėrbrenda kėtij libri, rrjedhimisht e kėrkojnė metodėn e vet, nė shpjegimin e ēėshtjeve dhe problemeve qė kanė tė bėjnė me fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe. Janė mendime dhe ide tė thėna edhe mė parė por aktualisht dalin nė formėn e tyre mė tė plotė, pėrmes analizės, interpretimit dhe vlerėsimit kritik nė veprėn “Proza e filleve tė modernitetit”, vepėr e botuar nga shtėpia botuese “Rozafa”, qė ka 237 faqe.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kuteli nė shėnime

    Botohet pėr herė tė parė vepra e plotė e Mitrush Kutelit kritik letrar dhe publicist. Shėnimet ndėr vitet 1928-1965, gjysmat e tė cilave tė panjohura, nė njė vėllim 600 faqe, me rastin e 100- vjetorit tė lindjes

    Ēfarė e bėn tė qėndrueshme njė vepėr tė njė autori shqiptar qė nisi ta shkruajė nė rininė hershme dhe i dha fund para vdekjes, qoftė ky Mitrush Kuteli? "Permanenca shqiptare", do thoshte pa mėdyshje, e bija, njė grua trupvogėl me njė barrė inteligjence skrupuloze. "Permanenca qė lidhet me disa tipare kombėtare qė pavarėsisht se nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ndėrrojnė, na shoqėrojnė gjithmonė. Njė i ri do tė trishtohej qė tek shqiptarėt pėrsėriten tė njėjtat difekte, kurse unė do trishtohesha dhe do ta thosha se jemi po ne, nė tė mirė dhe nė tė keq",- pėrkufizon Atlanta frymėn qė i bėn tė gjithkohshme dhe tė vlefshme edhe sot, "Shėnime letrare". Vepra e Mitrush Kutelit (Dhimitėr Pasko, 1907-1967) qė pėrmban nga shkrimet e para botuar tek "Shqipėria e re" e Kostancės nė vitin 1928 deri tek shėnimet afėr vdekjes, nė vitin 1965, ėshtė nė proces pėrgatitjeje pėr t'u botuar si vėllim i plotė 600 faqėsh. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nėpėrmjet Kėshillit Kombėtar tė Librit, e ka miratuar si nga projektet ambiciozė qė ka nė kolanėn e autorėve dhe veprave kombėtare dhe do tė promovohet nė 13 shtator nė ditėn e vitit tė njėqindtė tė lindjes sė shkrimtarit, vit i shpallur i "Mitrush Kutelit" nga kjo ministri.

    Njė pjesė e "Shėnimeve" pati tė vetmin botim nė vitin 1944. Siē dihet, vepra e Kutelit ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe s'u botua asnjėherė e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė. Edhe pėr kėtė arsye, botimi nė fjalė pėrbėn ngjarje, pėrveē vlerave tė padiskutueshme qė ia njohin ca pak njerėz kėsaj ane tė spektrit tė shkrimtarisė sė Kutelit, pra kritik letrar dhe publicist. "Kushtuar kritikut tė vėrtetė tė sė arthmes me dėshirė e urim qė rrethi e rrethanat shqiptare t'i japėn mė shumė liri pėr shprehjen e mendimeve letrare",- shkruan autori nė faqen e parė tė shėnimeve letrare, viti '44, si botim' i autorit nga Shtypshkronja e Shtetit Tiranė. Pėrbri shkruhet "Pronė letare".

    Mban vulėn "Biblioteka Mitrush Kuteli", ka dhe njė firmė prej dorės sė tij. Kėtė dhe 2-3 kopje tė tjera ia ka ruajtur Atalanta Pasko.

    Nga ato kopje qė mund tė kenė mbetur nė biblioteka tė tjera personale, ėshtė pėrhapur jevona qė kanė lėnė shėnimet nė formė reportazhesh introspektivė "Vargje mbi gurė varresh" tė cilėn po e botojmė sot tė plotė dhe "Nė Prizren midis tė gjallėve dhe tė vdekurve". Mbi kėtė titull shkrimtari dhe esteti Aurel Plasari ka shkruar "Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve", duke qenė i pari studiues qė rimori nė njė vėshtrim kritik shkrimtarinė e Kutelit, dhe duke e vėnė nė qendėr tė vėmendjes njė autor qė thuajse po humbiste pėr pak deri nė fund. Prandaj vėllimi qė po botohet nga MTKRS, mendohet tė ketė njė parathėnie tė Plasarit.

    Pėr t'i dhėnė njė ide lexuesit se ē'janė kėto shėnime, po marrim disa nga titujt qė dhe pėrmbajtja qė botimit tė '44-ės. Ajo nis me "Poeti Fan S. Noli" me vshtrimin panoramik, qė vetė Kuteli e quan studim i shtypur "si hyrje nė librėn me vjersha "Mall e brengė" prej Fan S. Nolit." Shėnimi i dytė letrar ėshtė "Disa fjalė mbi vjershat e reja tė Lasgushit" ku Kuteli bėn rolin e kritikut qė ndodhet nė kohėn dhe nė vendin e duhur. Vazhdon me: "Poeti Mihail Eminescu – jeta, vepra dhe shqipėrimi i disa vjershave tė tija". Ky shėnim ėshtė i vitit 1939 nga Bukureshti, edhe ky ėshtė studim i botuar si hyrje nė vėllimin e vjershave tė Emineskut tė shqipėruara nga Kuteli dhe tė botuara mė 1939. E papritura vjen menjėherė pas kėtij shėnimi. Mitrush Kuteli bėn autokritikė pėr pėrkthimet qė i ka bėrė Emineskut. Ia nis me pyetjen: a mund tė bėjė njė shkrimtar kritikėn e veprės sė vet? Shėnimi ėshtė i vitit 1943, pra katėr vjet mė pas, kur Kuteli i kishte shqipėruar ato.

    Ėshtė e kuptueshme qė as edhe Taras Shevēenko – kėngėtori i Ukrainės, mes shėnimeve tė tjera nuk do tė botohej pėr arsye tė kufizimeve ideologjike, nė asnjė nga pesė vėllimet e veprės sė Kutelit tė pėrgatitura nga "Naim Frashėri" mė 1989.

    Jo se jo dhe anatomia e jetės letrare shqiptare nė vitin 1943 qė shkrimtari-kritik e quan

    "Viti 1943- Zi nė letrat shqipe", njė hrefleksion i gjatė qė merr shkas nga humbja nė atė stinė e dy penaveluftarake, e Faik Konicės dhe Vangjel Koēės. Njė leksion tė mirė se ē'do tė thoshte tė jesh kritik nė Shqipėri, Kuteli i sapokthyer nė atdhe nga Rumania, do ta merrte nga buzėqeshja e trishtuar e Koēės. Ndėrsa shėtisnin nė bulevardin e Tiranės Koēa i thotė: Rroj nė Shqipėri i lidhur kėmb e duar bashkė e s'bėj ndryshe. Ti je i lumtur qė jeton jashtė."

    "Njerėzit zemėrohen pėr njė fjalė tė mirė qė s'e kam thėnė dhe pėr njė fjalė tė keqe qė e kam thėnė. Tani e kuptoj buzėqeshjen e hidhur tė Vangjel Koēės",- pėrgjigjet Kuteli tek "Zi nė letrat shqipe", ku pėr t'u veēuar ėshtė analiza pėrmbyllėse mbi vobektėsisė e inteligjencės.

    Atalanta Pasko thotė se shėnimet e panjohura qė botohen nė kėtė vėllim kanė tė bėjnė me hapėsirėn mbarėshqiptare, pra me kufijtė realė shqiptarė dhe me religjionin. "Pėr ēdo lloj akuze qė mund t'i bėhet ideve tė tij, Kuteli pėrgjigjet nė veprėn e tij", thotė gruaja e cila nuk do dėshironte tė komentonte mė gjatė abuzime dhe keqkuptimet e mbjella nė shtyp vitet e fundit mbi disa ide jashtėletrare tė Kutelit tė shprehura nė publicistikėn e tij. Nė ka tjetėr gjė permanente qė Atalanta veēon nga shėnimet ėshtė fryma e lirisė dhe e guximit: ėshtė i lirė tė thotė dhe guxon tė thotė atė qė mendon as si politikan dhe as shqiptarēe, pavarėsisht se kush zemėrohet dhe kush jo.

    Atalanta dhe Doruntina, bija e vogėl e Kutelit, po punojnė pėr veprėn mbi shėnimet origjinale duke dashur qė ky tė jetė njė botim ashtu siē ka shkruar autori. Nė botimet e vjetra deri nė botimet e viteve '90-91, gjuha e tij ėshtė prekur. Ndėrsa kjo vepėr ėshtė nė linjėn e iniciativės qė trashėgimtarėt morėn para disa vitesh pėr botimin e veprės sė plotė ashtu siē e ka lėnė Dhimitėr Pasko nė dorėshkrime. Pėrgatitja, konfrontimi me origjinalin dhe trajtimi gjuhėsor po bėhet nga vajzat nė mėnyrė tė tillė ku tė ndjehet koha, por edhe gjuha tė mos bėhet e lodhshme dhe tė mos arrijė deri nė atė pikė qė tė bėhet pengesė pėr lexuesin.

    Elsa Demo
    18-06-2007
    Shekulli

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kuteli, letrarja pa tezė

    Pas librit studimor mbi prozėn e Kutelit, studiuesi Behar Gjoka merr nė analizė pjesėn tjetėr tė spektrit krijues tė shkrimtarit

    Tre vjet mė parė, e bindi veten qė gjithė ēka i ziente nė kokė t'ua shpaloste edhe tė tjerėve. Por nuk ishte qėndrim subjektiv mbi autorin e adhuruar tė rinisė. Pozicioni i studiuesit e lė tė ftohtė dhe e vendos mbi preferencat personale. Pasi kanė kaluar vetėm tre vjet nga botimi i librit mbi prozėn e Kutelit, studiuesi Behar Gjoka, rimerr njė tjetėr sfidė. Jo thjesht sepse ėshtė viti i Kutelit, por sepse sipas tij krijimtaria e kėtij shkrimtarit ėshtė njė burim i pashtershėm. Kėtė herė bėhet fjalė pėr njė libėr me esse "Letrarja e Kutelit", i cili pritet tė dalė shumė shpejt prej botimit. Studiuesi mund tė gjejė dhjetėra arsye pse i rikthehet njė subjekti, por kėtė herė Gjoka rendit tre. Sepse Kuteli ka njohur tre periudha, tė shfaqjes sė plotė si shkrimtar dhe personalitet i kulturės deri nė vitin 1944, tė mohimit dhe tė mospėrmendjen sė kėtyre vlerave deri nė vitin '90 dhe tė "zbulimit" tė tij pas '90-ės. Njė tjetėr arsye pėr Gjokėn ėshtė vetė metoda e leximit tė Kutelit, por edhe e ēdo shkrimtari, qė pėr tė pėrbėn njė shqetėsim pėr ēdo studiues serioz, sepse "mund tė ndodhė qė nga metoda e gabuar tė keqlexohet dhe tė keqkuptohet shkrimtari. Mund tė ndodhė qė tė mos kuptohet fare dhe tė shpjegosh nė mėnyrė tė shtrembėr pėrvojėn shkrimore". Pėr tė kėrkimi letrar, pra analiza e tekstit ėshtė themelore pėr tė zbuluar esencat poetike dhe estetike.

    Por rikthimi tek Kuteli ka edhe nė arsye tė tretė. Sipas Beharajt, libri i parė ėshtė pėrqėndruar vetėm tek proza, qė pėr tė pėrbėn edhe nivelin e pėrfaqėsimit tė Kutelit. Por pjesė e krijimtarisė sė tij ėshtė edhe poezia, kritika letrare dhe pėrmasat si intelektual i lėmit tė financave. "Dhe sė fundi nuk besoj se ka analizė sado eseistike, sado e thelluar, qė tė shter pashtershmėrinė e njė teksti tė mirėfilltė letrar. Mė tepėr se sa detyrim ėshtė kthim nga letėrsia, ėshtė kthim nga tekstet e parapėlqyera. Proza e kutelit vijon tė mbetet nga ato shfletime, qė mbushin boshtėrinė qė na rrethon", - thotė Behar Gjoka. Tek libri i dytė Kuteli kundrohet pėrveēse nė tė gjithė pėrfaqėsimin si poet, kritik dhe botues dhe nė aktet sublime si intelektual. Pėr tė elementėt jashtėletrarė zbulojnė pėrmasat e figurės, por nuk shpjegojnė letraren, megjithėse kėto elementė ndihmojnė pėr tė prekur hije-dritat e teksteve letrare. Por mėsohet se Kuteli nė kėtė libėr vėshtrohet dhe nė nivelin e mungesave, humbjeve gati-gati tė pariparueshme, siē ėshtė ndarja e parakohshme nga jeta, pa mbushur 60 vite, humbja e njė romani kushtuar tė burgosurve tė Prishtinės, humbja e njė drame dhe disa tregimeve dhe novelave, tė cilat sipas Gjokės, nėse nuk do tė gjenden do ta lėnė tė paplotė pėrjetėsisht Kutelin si shkrimtar. "Duke qenė lexues i vėmendshėm i krijimtarisė sė tij mendoj se kjo mungesė nuk zvogėlon Kutelin, por pamundėson gjykimin e studimit dhe leximit pėr pėrmasat qė rrok kjo mėnyrė shkrimore.

    Mbase jemi tek rasti qė jeta me peripecitė pėrndiqet dhe nė amshim me jo pak mbrapshti", - thotė ai. Por libri rimerr edhe njė tezė tė hedhur nė botimin e parė mbi mėvetėsinė e tekstit letrar kutelian (nė fakt ēdo teksti nėse ėshtė letrar duhet t'i kėrkohen nivelet e pėrfaqėsimit ose mėvetėsinė e tij). Ajo ēka e shqetėson Gjokėn ėshtė fakti qė Kuteli u shqyrtua duke e pėrqasur nė mėnyrė mekanike dhe sipėrfaqėsore me krijimtarinė gojore, madje herė-herė lihet tė kuptohet qė e vetmja prurje ėshtė kjo lidhje. Po ashtu vepra e Kutelit ėshtė pėrqasur me Gogolin, Borgesin, Markezin, Tolstoin dhe autorė tė tjerė, si pėr tė thėnė qė kemi tė bėjmė me pėrthithje pėrvojash shkrimore tė tė tjerėve. "Mendoj se nukka shkrimtar nė botė qė tė mos shfrytėzojė dhe tė jetė i lidhur me krijimtarinė popullore, apo tė mos shfrytėzojė dhe letėrsinė e shkruar. Nė kėtė kuptim letėrsia ėshtė njė paratekst i pashkruar. Pra autorit sė pari do t'i kėrkosh dhe gjesh prurjen dhe pastaj elementėt e ngjashmėrisė sė pėrafėrt". Pjesė e librit tė dytė ėshtė dhe teza mbi llojet letrare tė lėvruara prej Kutelit. Ėshtė pohuar nga pjesa mė e madhe e studiuesve qė Kuteli ėshtė poet, tregimtar, autor novelash, rrėfenjash dhe ritregimesh, po ashtu dhe kritik letrar, po ashtu si edhe romancier. "Faktin qė ėshtė romancier e pėrmend pėr herė tė parė Martin Camaj, njė tjetėr mjeshtėr i letėrsisė shqiptare, pėr kryemjeshtrin e prozės, Kutelin tek shkrimi "Kuteli i pazbuluem", qė mė ka tėrhequr pėr tė prekur atė qė ndodh me tekstin mbi "Enkelinė e poshtme".", - vazhdon Gjoka, sipas tė cilit bėhet fjalė pėr njė tekst me 241 faqe, tė cilin ėshtė thuajse e pamundur ta emėrtosh, tregim, apo novelė.

    "Mė tepėr se ky fakt formal janė moria e linjave tė kėtij teksti, tė klaneve shoqėrore, personale, ndėrshtetėrore, qė e shpėrfaqin atė si njė tablo qė zakonisht i pėrket romanit. Ėshtė gjithashtu zhvillimi i plotė i personazheve me dritė-hijet e veta qė na nxjerr nė dritėn e njė teksti mė tė gjatė tė Kutelit, qė sedėrton vetėm llojin e romanit. I kėtij mendimi ėshtė edhe studiuesi Kujtim Meshala. Ndėrsa kėto ditė ėshtė shprehur edhe Nasho Jorgaqi, qė ky tekst ėshtė roman". Ēėshtje mė vete, por edhe e rimarrė ėshtė tipologjia narrative e Kutelit, e cila ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve dhe ėshtė nga pikat qė ka marrė njė pėrgjigje shkencore. Sipas Gjokės, rrėfimi nė rastin e Kutelit shpėrfaq dy pėrmasa, atė tė rrėfimit si element gjuhėsor dhe letrar qė mundėson realizimin e prozės por dhe pėrmasėn e rrėfimtarit. Gjithashtu njė nga pikat e librit ėshtė vendosja e krijimtarisė sė Kutelit nė kontekstin e gjuhės letrare shqipe. Ėshtė fjala pėr kapitullin "Letrarja nė shtjellėn ndėrkohore", ku pasi bėhet njė udhėpėrshkim i letėrsisė shqipe si letrare e gėrshetuar me joletraren "kryesisht me natyrė fetare e diturake dhe kombėtare dhe sociale ideologjike dhe krahinore, nė letėrsinė shqipe shfaqen dhe autorė tė lėvrirjes sė letrares pa tezė". Pra kemi tė bėjmė me njė rimarrje dhe njė pėrpjekje pėr tė depėrtuar pas misterit qė fsheh dhe zbulon krijimtaria e Kutelit.


    Alma Mile
    17-09-2007
    Shekulli

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kuteli i ēliruar, mes fishekzjarresh dhe shampanjės

    Ekspozohet pėr herė tė parė kaq e plotė, dhe e larmishme vepra e jetės sė Mitrush Kutelit. Biblioteka kombėtare prezanton edhe titujt e hequr nga qarkullimi

    Biblioteka Kombėtare i ngjante dje njė shtėpie tė madhe nė festė, me portėn e madhe hyrėse hapur kanatash tek hyjnė tė ftuarit pėr ditėlindjen e njėqintė tė Mitrush Kutelit. Nė sheshin e vogėl nė trotuarin pėrpara saj, njė bandė frymore me kostume ceremonialė ekzekutoi disa ritme qė ndalinin kalimtarėt qė duartrokitnin. Ēdo sallė e Biblitekės ishte shumė e ndriēuar si dhomat qė ruajnė nga njė ambient pėr tė ftuarit qė kanė ēfarė tė shohin. Nė sallėn shkencore me dhjetėra njerėz dėgjuan fjalėn hyrėse tė drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari qė tha se “i kemi kushtuar rėndėsi festimit”, festė qė vazhdoi me fjalime tė shkurtra, aspak tė mėrzitshme dhe u mbyll me kėrcitjen dhe vezullinė e fishekzjarreve dhe kėrcitje e tapės sė shampanjės qė njoftonte lėvizjen e lirė tė tė ftuarve nėpėr sallė, tė kishin mundėsi tė shihnin nga afėr botimin e plotė tė veprės “Shėnime letrare”, njė botim vėrtet dinjitoz. Ishte emocinuese, tė mendosh qė njė bibliotekė e tėrė qė kishte pėr autor apo kontribues emrin e Mitrush Kutelit, m’u nė qendėr tė saj, kishte tė ekspozuar veprat e hequra nga qarkullimi tė shkrimtarit. Pak mė parė, nė sallėn sipėr ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve kishte folur pėr “fushėn e personaliteteve tė patjetėrsuara dhe tė mohura” dhe ku sipas tij bėnin pjesė dhe dy emra qė Shqipėria po i kujton kėto ditė: Nėnė Tereza dhe Mitrush Kuteli.

    Pasi ambasadori rumun nė Shqipėri, George Miku, shprehu mirėnjohjen pėr kontributin e madh tė Kutelit nė pėrkthimin e letėrsisė rumune nė gjuhėn shqipe, pasi Donika Omari i bėri me ndjenjė dhe arsye pėrcolli njė refleksion mbi veprėn “e re”, “Shėnime letrare”, pasi Sali Bashota, drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, i ardhur posaēėrisht nga Prishtina prezantoi shkurt studimin e tij mbi Kutelin, botuar nė Kosovė, fjalėn nga ana e familjarėve e mori vajza e Dhimitėr Paskos (1907-1967), Atalanta Pasko qė falenderoi tė gjithė ata qė kontribuan pėr kėtė festė dhe tha se zonja Pasko, nė moshė tė shtyrė nuk mundi tė ishte e pranishme, sepse s’do mund t’i mbante dot emocionet.

    Festa u mbyll nė sallėn e poshtme ku njerėzit mund tė vizitonin dhe tė qėndronin me kokat e ulura dhe tė fiksuara nė atė pasuri veprash, tė shkrimtarit, pėrkthyesit, rrėfimtarit, ekonomistit, madje dhe editorit tė Fan Nolit e Lasgush Poradecit, rrinin mu nė mes librat qė nuk kanė qarkulluar: Dashuria e barbarit Artan” 1946, “Shėnime ekonomike” 1944, Pol Elyar, poezi tė zgjedhura, pėrkthyer nga Dhimitėr Pasko e Sotir Caci, i botuar nga “Naim Frashėri” nė vitin 1961 dhe i hequr mė pas nga qarkullimi. Ato sisteme nėn tė cilat e ishte ēuar edhe Shqipėria e tij, e kishin refuzuar. Me tė vėrtetė qė Atalanta, kishte tė drejtė, qė zonja Pasko s’kishte pėr t’i mbajtur dot emocionet.

    Elsa Demo
    14-09-2007
    Shekulli

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •