Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko

    SOT 95 VJETORI

    Poeti Petraq Kolevica sjell kujtimet e tij pėr shkrimtarin e madh shqiptar Mitrush Kutelin nė ditėn e 95 vjetorit tė lindjes sė tij, trishtime dhe poezi, brengosje dhe pėrsosmėri profesionale

    Kuteli, shkrimtari qė sfidoi diktaturėn dhe ringjalli shpresėn



    Petraq KOLEVICA

    Me Mitrush Kutelin pata miqėsi pothuaj dhjetėvjeēare (vitet 1958-1967). Ai - mjeshtėr i njohur, nė moshė tė pjekur. Unė-njė inxhinier i ri qė vraponte pas muzave, por qė ai, me zemrėn e tij tė gjerė, gjithmonė mė ngrinte e mė vinte pranė, nė vendin e shokut… Te Mitrushi vija shpesh sepse atje-siē thotė Lumo Skėndo pėr Naimin- "I varfėr vinja, i pasur shkonja, i urėt vinja, i nginjėt shkonja; pa shpresė vinja, plot shpresė shkonja; me shpirt tė sėmurė vinja, kur shkonja ndjenja veten tė gjallė e me shpirt".

    Po sot, nė kėtė 13 shtator-nėntėdhjetė e pesėvjetorin e lindjes sė tij- ē'tė them mė tepėr nga sa kam thėnė mė parė e nga sa kanė thėnė mė shumė tė tjerėt? Megjithatė, pėr tė mėdhenjtė, gjithmonė ka diēka pėr tė treguar: Nė ato nja njėzet vjet jetė qė kaloi nėn diktaturėn komuniste nė Shqipėri, Mitrush Kuteli u mor (nga halli, jo nga malli) kryesisht me pėrkthime, prandaj dua tė them diēka mė shumė mbi ndihmesėn e tij nė kėtė fushė.

    Pėrkthyesi

    Qė nė maj 1939, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombėtar tė Rumanisė, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi tė pėrkthyera prej tij sėbashku me njė pėrshkrim tė krijimtarisė dhe biografisė sė poetit ku ka guximin tė mbrojė idenė, deri diku tė argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare tė kolosit rumun, prej tė cilit, poezinė e parė e kishte pėrkthyer e botuar qė nė moshėn njėzet e dy vjeēare.

    Katėr vjet mė vonė, pėrmes flakės sė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pėrvojės sė vet tė hidhur nė atė luftė, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar tė madhin poet tė Ukrahinės, Taras Shevēenko. Tė kėsaj kohe janė dhe vėrejtet e tij tė ēmuara mbi saktėsinė apo vlerat e pėrkthimeve si dhe mbi pastėrtinė e gjuhės shqipe. Nga kėto fjalė tė thėna prej tij na ndajnė gjashtėdhjetė vjet, por mė duket se sot janė edhe mė tė vlefshme. Dėgjojini:

    "Duhet tė themi se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Ata qė kanė dėshirė pėr tė pasuruar shqipen me kryeveprat e letraturės sė pėrbotėshme, lipset tė zgjedhėn rrugėn e parė dhe jo tė dytėn".

    - (Nė pėrkthimet) kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohėn ligjet e shqipes edhe, shumė herė, as gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime, ku shqipja ka dalė e therrur me gisht".

    - "Dhe do t'u lutesha atyre qė bėjnė ligje, tė shtojnė njė paragraf tė ri nė Kodin Penal pėr ndėshkimin e gjith atyre, tė cilėt, me qė kanė njė makinė shkrimi e njė pėrkthim greqisht ose italisht tė bėrė pas njė teksti frėngjisht, tallen me shqipen e me lėēitėsin shqiptar".

    - "Shtypi ka njė mision tė rėndė dhe njė pėrgjegjėsi nė raport me kėtė mision. Pėr ndryshe shtypi, editori, bėhet pėrgjegjės krah pėr krah me pėrkthenjėsin, si shkatėronjės tė gjuhės".

    Mbi kėto parime tė qarta e tė shėndosha e pati bazuar, qysh herėt e deri nė fund, punėn e vet si pėrkthyes dhe me gjithė sa nxori nga dora, na dha shembuj tė paarritshėm pėrkushtimi e cilėsie tė lartė. Kjo ėshtė krejt e natyrshme, sepse ai qė e ka treguar veten me vepra origjinale tė klasės sė parė, nuk e ndyn dot dorėn tė bėjė pėrkthime tė kėqija. Kėtu ka dhe diēka tė veēantė. Siē dihet, nė tė gjithė "kampin e socializmit" tė atėhershėm, kur pllakosėn akullnajat e diktaturės komuniste, disa shkrimtarė tė talentuar nuk bėnė pakt me djallin, po gjetėn strehė te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Kėshtu p.sh. nė Rusi, Samuel Marshaku pėrktheu Robert Bėrs-in e shkrimtarė tė tjerė dhe bėri shkrime tė kėndshme pėr fėmijė. Valeri Brjusovi pėrktheu poezinė klasike armene. Boris Pasternaku, ndėrsa punonte fshehtas Zhivagon e tij, pėrkthente pjesėn e dytė, aq tė vėshtirė, tė Faustit tė J.V. Gėte - dhe pjesė nga Shekspiri.

    Dhe tek ne, shkrimtarėt qė kishin pasur vepra origjinale para luftės dhe kishin bėrė emėr, pasi shpėtuan gjallė nga tajfuni Xoxe, gjetėn strehė gjithashtu te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Lasgushi bėri punėn kolosale tė pėrkthimit tė "Eugjen Oniegin-it" dhe tė gjithė atyre poezive nga Hajne, Gėte, Mickieviē, Bėrn etj. Mitrush Kuteli bėri pėrkthimet pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė. Kėtu dua tė vė nė dukje diēka tė rėndėsishme qė tregon se sa mė e ashpėr ka qenė diktatura tek ne dhe se sa mė e egėr ishte cmira, ambicja, madje, ligėsia e kolegėve.

    Nė Rusi, d.m.th. nė ish Bashkimin Sovjetik, V. Brjusovi, S. Marshaku dhe B. Pasternaku morėn ēmimet mė tė larta tė asaj kohe nė vendin e tyre pėr ato pėrkthime qė bėnė.

    Tek ne, pėr asnjėrin prej atij brezi tė shquar pėrkthyesish tė cilėt ishin shtyllat e vetme qė mbajtėn mė kėmbė kulturėn shqiptare, nuk u dha asnjė ēmim. As atėhere pėr sė gjalli, as sot, pas vdekjes. Mitrush Kuteli i dalė pas dy vjet burgimi tė rėndė, i papranuar, madje i dėbuar, si ekonomist, i sharė, i pėrbuzur e i pėrtallur si shkrimtar, me se ta nxirrte bukėn e gojės, pėr vete e pėr ata qė kishte mbi kurriz, ky njohės i disa gjuhėve tė huaja?

    b]S'mbetej veēse fusha e gjerė e pėrkthimeve![/b]

    Dhe Mitrush Kuteli, me kularin e rėndė tė normės sė atėhershme, pėr pesėmbėdhjetė vjet me radhė (1952-1967) lėvroi e branisi ējornozjomin e pafundmė tė pėrkthimeve. Nga rusishtja pėrktheu mbi njėzet vėllime, nga rumanishtja (katėr a pesė) vėllime, pėrktheu disa vėllime me prozė turke, kineze, persiane, arabe, mongole, polake, mblodhi e pėrktheu pėrralla tė popujve tė ndryshėm si dhe poezi tė Elyarit dhe P. Nerudės (vėllimi "Zgjohu druvar"). Tė gjitha kėto bėjnė mbi shtatė mijė faqe librash tė shtypura me gėrma tė vogla.

    Nuk duhet tė harrojmė ama, se gjatė kėsaj kohe, ai bėri dhe libra me shkrime origjinale tė pranueshme pėr atė kohė si p.sh. "Pylli i gėshtenjave", "Xinxifilloja", "Tregime tė moēme shqiptare" dhe "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme" dhe poemėn e pabotuar "Rrjedhin lumenjtė" qė sėbashku bėjnė mė shumė se njėmijė faqe. Gjithkush e kupton nga kėto pak shifra tė thata, se ēfarė pune tė rėndė ka bėrė ai njeri aq i sėmurė!

    Pėr cilėsinė e lartė tė pėrkthimeve tė Mitrush Kutelit kanė folur e flasin me admirim tė gjithė, veēanėrisht pėr pėrkthimin e librit "Frymė tė vdekura" (apo shpirtra tė vdekur) tė N. Gogolit, po ndonjė studim i mirėfilltė ende nuk ėshtė bėrė. Kultura shqiptare kėtu ka njė borxh siē ka dhe pėr mosbėrjen e njė studimi mbi vlerėsimin apo rėndėsinė e shtatėmbėdhjetė librave e broshurave me shkrime ekonomike tė Dhimitri Paskos-ekonomist. Kushedi, ndoshta dėgjon dikush nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike tė U.T.

    Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli) ishte ekonomist i shquar, pėrkthyes i rrallė, por mbi tė gjitha, ai do tė mbetet si shkrimtar shqiptar, nė njė nga vendet e krejit e tė nderit tė letėrsisė shqipe, mjeshtėr i veēantė i prozės dhe i fjalės shqipe.

    Mitrushit, pėr atė frymėzim tė pashoq me shpirt thellėsisht shqiptar tė shkrimeve tė tia, mund tė themi se i kishte hije, si askujt tjetėr ndėr shkrimtarėt tanė, tė pėrsėriste fjalėt e francezit tė madh Pierre-Jan Beranger:

    "Le peuple c'est ma muse" (Populli ėshtė muza ime).

    Dhe sepse populli ka qenė muza e tij, ai lexohet e do tė lexohet me ėndje nga njerėz tė thjeshtė, nga intelektualė tė lartė si dhe nga shkencėtarė tė ftohtė dhe pėr tė gjithė do tė jetė njė minierė e begatė.

    I burgosuri
    Eshtė shkruar pėr disa prej atyre burrave shqiptarė, njerėz tė shquar tė kulturės qė u burgosėn, u internuan apo u pushkatuan gjatė kohės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Mjaft prej atyre burrave patėn gra qė tė heshtura i ndoqėn pas, i mbajtėn gjallė, vojtėn bashkė me ta dhe ashtu, tė papėrkrahura, madje tė shara e tė pėrbuzura, me burrat nė burg, tė internuar apo tė pushkatuar, dijtėn tė rritin e tė edukojnė fėmijė pėr Shqipėrinė e sė nesėrmes dhe nėse rėnkuan e derdhėn lot, nuk i dėgjoi e nuk i pa njeri. Tė tilla s'kanė qenė pak, por pėr to mė duket se s'ėshtė shkruar aspak. Unė di tė flas diēka vetėm pėr disa.

    Di njė grua tė nderuar nga Korēa qė me dy vajza ende tė parritura mirė, shkonte tė shihte burrin e saj tė pafajshėm tė mbyllur nė burgun e Burrelit. Dhe ishte shqiptar ai qė i pėshtyu atje tek prisnin, kur mori vesh se ishin gruaja dhe vajzat e njė tė burgosuri.

    Ishte shqiptar dhe ai qė donte t'i zbriste nga makina e t'i linte nė mes tė katėr udhėve ato qėnie tė pambrojtura, po atė grua tė pafjalė s'e ndalonte dot kush tė kryente detyrėn e bashkėshortes sė denjė. Dij dhe gruan e njė shkrimtari qė nė fillim tė vitit 1991, e kthyer drejt e nga internimi, ngjitej nė shkallėt e zyrave tė atėhershme tė gazetės RD. Jo! Atė fytyrė gruaje shqiptare nuk do ta harroj kurrė! S'besoj tė ketė nė botė fytyrė gruaje tė racės sė bardhė me aq shumė vija tė thella, vraga, rrudha, zhubra. Shenja sa tė shėmtuara aq tė dhimbshme kėto tė vojtjeve tė saj tė patreguara. Kam njohur dhe njė grua tė moshuar, ndjesė pastė, e shquar fort pėr bukuri femėrore tė rrallė nė tė ri tė saj, e cila u pat dashuruar e martuar me njė shkrimtar tė ri tė talentuar qė e burgosėn dhe kur e liruan, s'e lanė tė bėhej mė shumė sesa bojaxhi i komunales, po ajo nuse e re e mė vonė grua, nuk iu nda kurrė burrit tė vet, rroi e voi bashkė me tė zezat e asaj kohe qė nuk do tė mjaftonin as tė njėmijė e njė netėt pėr t'i treguar. Nga kjo trumbė fisnike grash tė heshtura, tė pafjala, tė vojtura e tė palodhura ėshtė edhe Efterpi Skendi (Pasko) bashkėshortja e denjė e shkrimtarit Dhimitri Pasko (Mitrush Kuteli). Ajo rrjedh nga njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Korēė pėr sjellje, miqėsi e ndershmėri tė papėrfolur. Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar, mbaroi shkollėn e atėhershme "qytetse" qė i pėrgatiste vajzat me arsim dhe mjeshtėri shtėpiake pėr t'i bėrė tė ishin tė afta si bashkėshorte tė denja, zonja shtėpie dhe nėna tė shkolluara qė do tė rrisnin fėmijė tė edukuar. Me Dhimitri Paskon u martua mė 1946. Mesa duket, ata ishin bėrė pėr njėri tjetrin, sepse kanė lindur nė tė njėjtėn ditė tė vitit, mė 13 shtator. Sivjet, 95 vjetori i lindjes sė Dhimitėr Paskos (Mitrush Kutelit) pėrputhet me 81 vjetorin e gruas sė tij tė nderuar, Zonjės Efterpi, sė cilės, me kėtė rast i urojmė jetė tė gjatė e tė gėzuar sė bashku me fėmijėt, nipėrit e mbesat e saj.

    Thamė se u martuan mė 1946, por gati plot pas njė viti martese (16 maj 1947) Mitrush Kutelin e burgosėn dhe e dėrguan nė kampin shfarosės tė Vloēishtit (nė Maliq) ku, gjithashtu, vuante dėnimin e kotė si "tregtar i pasur" babai i saj dhe vėllai, zoti Foqi Skendi, i cili mė ka treguar:"Kur e sollėn Mitrushin, e mbyllėn nė njė kotec derri. Ai kamp ishte lemeri. Nė mėngjes-vetėm njė si ēaj-bukė, si baltė-vetėm njė herė nė ditė, mė drekė. Nė punė na detyronin tė shkonim duke rendur. Rendnim zbathur nėpėr baltrat, pėrmbi gjunjė e gjer nė mes. Poshtė na pinin ushujzat, sipėr na grinin mushkonjat. Dizanteria bėnte kredinė. Kur ktheheshim nga puna, nė mbrėmje, ecnim me kėmbė e duar si bagėtia, sepse nuk qėndronim dot mė kėmbė nga lodhja. Njė tregtar nga Korēa, Koci Misrasi, nuk duronte dot mė dhe vari veten.

    Alfred Ashikun e rrahėn pėr vdekje se hėngri njė panxhar qė e gjeti aty, nėpėr baltrat. Njė tjetėr, Niko Kirkėn, e lanė tė lidhur me tel me gjemba te njė shtyllė pėrkundrejt diellit. Atje e lanė si Krishtin nė kryq dy ditė e dy net dhe ne, nja 1500 tė burgosur, na detyruan tė shkonim pranė tij e ta pėshtynim. Ky qe kampi i Maliqit".

    Nėpėr kėtė ferr kaloi dhe Mitrush Kuteli. Duke parė gjendjen e tij tė pashpresė nė burg e nė kamp, i shkruante sė shoqes:

    Kaq afėr jemi, por kaqė larg,
    Tė lutem mos mė prit
    Na ndajnė terre rreth e qark
    Dhe yll pėr mua s'ndrit.

    Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
    Me njė pafat si unė,
    Kur di se emri im u shemb
    Me dhunė e pėrdhunė?

    Pra hidhe hapin guximtar
    Ndaj jetės sė gėzuar
    Dhe mė harro kėtu, nė varr,
    Tė vdekur pa mbuluar.

    Po zonja Efterpi qė kishte themele tė shėndosha morale personale e fisnore, prej asaj klithme dėshpėrimi tė burrit tė vet u forcua edhe mė tepėr dhe pėr dy vjet rrjesht e ndoqi atė burg mė burg deri sa u lirua nė prill 1949.

    Pas kėsaj filloi koha e njė farė shkrehje mbas terrorit gjakatar tė viteve tė para tė pasluftės dhe filloi hareja e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik.

    Atėhere duheshin pėrkthyes nga rusishtja dhe Mitrushi, i dalė gjallė nga burgu, mundi tė gjejė punė si pėrkthyes nga kjo gjuhė pėr artikujt propagandistikė tė gazetave sovjetike qė i duheshin ti botonte shtypi shtetėror shqiptar.

    Qė nga viti 1952 filloi tė punonte si pėrkthyes nė shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", por erdhi viti 1956. Kishin filluar lėvizjet nė disa "Demokraci Popullore" tė Kampit Socialist. Emri i Mitrush Kutelit ende figuronte si "Armik i popullit" nėpėr listat e vjetra tė sigurimit, prandaj qė tė garantohej qetėsia e kryeqytetit, duhej larguar familjarisht nga Tirana nė bazė tė ligjit hipokrit tė "Urbanizmit". Se ē'hoqėn atėhere ata tė dy, ma ka treguar zonja Efterpi:
    "Sa mė kujtohet, ka qenė muaji mars, kur na erdhi njė polic me njė shkresė e na tha:"Ju ka dalė urbanizmi!" Kėshtu u thuhej atėhere atyre qė dėboheshin nga qyteti. Ne na thanė se do tė shkonim nė Kavajė, po se ku do tė rrinim, nuk ta caktonin. Pasaportat dhe atė qė quhej "Libri i shtėpisė" na i damkosėn me vulėn A.P. d.m.th. armik i popullit. Dhimitri nuk u tremb. Do tė shkojmė, tha. Nuk vete t'i lutem njeriu. Ku do tė shkojmė more burrė?- thashė. Kemi tre fėmijė, ku do t'i mbysim nė Kavajė? Thuamė ku duhet vajtur dhe vete unė.

    Bėmė lutje nė Kryeministri, nė Ministrinė e Brendshme, po s'na kthente askush pėrgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej thosha: Shyqyr qė u bė natė dhe sa fillonte tė bėhej ditė, thosha:Bobo, si do tė jetė kjo ditė, sepse polici vinte e na kėrcėnonte: Kur do tė shkoni. Njė ditė na tha se do tė vinin tė na merrnin me kamion.

    U ngritėm qė nė ora tre tė mėngjesit, ishte ende natė, shkuam me gjithė fėmijė nė shtėpinė e babait tim. Gjatė ditės i vinim rrotull shtėpisė dhe e shihnim nga larg ē'bėhej…"

    Tregimi ėshtė i gjatė, po dhe kaq mjafton pėr t'u kuptuar disi vojtjet e asaj kohe. Nejse. Le tė themi se filloi jeta "normale". Mitrush Kuteli punonte si pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese, bashkė me atė trumbė pėrkthyesish tė shquar qė Lasgushi i quante me dhimbje "Hamenjtė e pėrkthimeve". Me punėn e lodhshme tė pėrkthyesit, pėr shtatėmbėdhjetė vjet me rradhė, Mitrush Kuteli nxorri bukėn e fėmijėve, por pėrkrah gjithmonė i qėndronte Efterpi. Deri sa u rritėn vajzat ajo, e vetme, lante, pastronte, fshinte dhe e kishte shtėpinė dritė. Kėtė shtėpi-thoshte shpesh Mitrushi-e mban Efterpi me thonj. Nė atė kuzhinėn e tyre tė vogėl e kam parė vetė sesi Efterpi, nga vendi pranė makinės, ku qepte gjithēka qė i duhej shtėpisė e fėmijėve, ndiqte me vėmendje gjellėn qė ziente pėrmbi sobė. Kur mbaronte me kėto dy punė, kthente karriken nga tryeza, ku ishte makina e shkrimit dhe ia niste daktilografimet e pėrkthimeve tė pėrgatitura nga Mitrushi, nė mėnyrė qė edhe ajo tė nxirrte ndonjė lekė mė shumė pėr ato shtatė gojė tė asaj familje. Pas vdekjes sė parakohėshme tė Mitrushit ajo punoi pėr disa vjet si daktilografiste pėr tė nxjerrė bukėn e fėmijėve ende tė parritur.

    Pėrkujtimi

    Tė gjithė sot e pėrkujtojnė me admirim U. Shekspirin, po s'ka qenė gjithnjė kėshtu. Kur ai dilte nga theatri "Globus" vėshtirė se gjendej njeri tė hiqte kapelen pėr ta nderuar. Dhe po kėshtu pėr shumė kohė… Ishte Victor Hugo ai qė tha:"U. Shekspiri nuk ka nevojė pėr monument. Anglia ka nevojė pėr monumentin e tij!".

    Ne, sot, pėrkujtojmė nėntėdhjetė e pesė vjetorin e lindjes tė Mitrush Kutelit. Shumė shpejt, pas pesė vjetėsh, vjen njėqindvjetori. Nėse Shqipėria ka Ministėr tė Kulturės dhe njerėz tė kulturės, po kėshtu dhe Kosova, me gjithė hallet e saj, duhet tė ēelin konkursin pėr bėrjen e monumentit tė Mitrush Kutelit nė mėnyrė qė tė pėrurohet nė atė njėqindvjetor tė ardhshėm. Duke marrė shkas nga fjalėt e tė madhit Victor Hygo themi: Mitrush Kuteli nuk ka nevojė pėr monument. Shqipėria, Kosova dhe ca mė shumė Pogradeci, kanė nevojė pėr monumentin e tij. Nėse tė gjithė do tė bėjnė veshin e shurdhėr, atje u qoftė!

    Mitrushi do tė jetė kėtu, nė Tiranė, do tė ecė rrugėve nėpėr shi e do tė kėndojė:

    O, sa ēudi,
    Tė duash tė mos jesh njeri
    Dhe gurėve t'u kesh zili
    Se gurėt s'vuajn'kur bie shi
    Pėrmbi Tiranė.

    Do tė jetė nė Pogradec, nė atė trollin e djegur tė shtėpisė, duke ngritur potirin e lavdisė pėrplot me atė lėngun e sertė tė fshatit qė e pi rakinė.

    Izedin Jashar Kutrulia do tė jetė pėrherė nė Prizren e gjithandej nė Kosovė, nė mes tė gjallėve e tė vdekurve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-11-2007 mė 14:45

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    95 vjectori i Mitrush Kutelit

    SOT 95 VJETORI

    Poeti Petraq Kolevica sjell kujtimet e tij pėr shkrimtarin e madh shqiptar Mitrush Kutelin nė ditėn e 95 vjetorit tė lindjes sė tij, trishtime dhe poezi, brengosje dhe pėrsosmėri profesionale

    Kuteli, shkrimtari qė sfidoi diktaturėn dhe ringjalli shpresėn



    Petraq KOLEVICA

    Me Mitrush Kutelin pata miqėsi pothuaj dhjetėvjeēare (vitet 1958-1967). Ai - mjeshtėr i njohur, nė moshė tė pjekur. Unė-njė inxhinier i ri qė vraponte pas muzave, por qė ai, me zemrėn e tij tė gjerė, gjithmonė mė ngrinte e mė vinte pranė, nė vendin e shokut… Te Mitrushi vija shpesh sepse atje-siē thotė Lumo Skėndo pėr Naimin- "I varfėr vinja, i pasur shkonja, i urėt vinja, i nginjėt shkonja; pa shpresė vinja, plot shpresė shkonja; me shpirt tė sėmurė vinja, kur shkonja ndjenja veten tė gjallė e me shpirt".

    Po sot, nė kėtė 13 shtator-nėntėdhjetė e pesėvjetorin e lindjes sė tij- ē'tė them mė tepėr nga sa kam thėnė mė parė e nga sa kanė thėnė mė shumė tė tjerėt? Megjithatė, pėr tė mėdhenjtė, gjithmonė ka diēka pėr tė treguar: Nė ato nja njėzet vjet jetė qė kaloi nėn diktaturėn komuniste nė Shqipėri, Mitrush Kuteli u mor (nga halli, jo nga malli) kryesisht me pėrkthime, prandaj dua tė them diēka mė shumė mbi ndihmesėn e tij nė kėtė fushė.

    Pėrkthyesi

    Qė nė maj 1939, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombėtar tė Rumanisė, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi tė pėrkthyera prej tij sėbashku me njė pėrshkrim tė krijimtarisė dhe biografisė sė poetit ku ka guximin tė mbrojė idenė, deri diku tė argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare tė kolosit rumun, prej tė cilit, poezinė e parė e kishte pėrkthyer e botuar qė nė moshėn njėzet e dy vjeēare.

    Katėr vjet mė vonė, pėrmes flakės sė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pėrvojės sė vet tė hidhur nė atė luftė, ėshtė i pari qė ia bėri tė njohur lexuesit shqiptar tė madhin poet tė Ukrahinės, Taras Shevēenko. Tė kėsaj kohe janė dhe vėrejtet e tij tė ēmuara mbi saktėsinė apo vlerat e pėrkthimeve si dhe mbi pastėrtinė e gjuhės shqipe. Nga kėto fjalė tė thėna prej tij na ndajnė gjashtėdhjetė vjet, por mė duket se sot janė edhe mė tė vlefshme. Dėgjojini:

    "Duhet tė themi se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Ata qė kanė dėshirė pėr tė pasuruar shqipen me kryeveprat e letraturės sė pėrbotėshme, lipset tė zgjedhėn rrugėn e parė dhe jo tė dytėn".

    - (Nė pėrkthimet) kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohėn ligjet e shqipes edhe, shumė herė, as gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime, ku shqipja ka dalė e therrur me gisht".

    - "Dhe do t'u lutesha atyre qė bėjnė ligje, tė shtojnė njė paragraf tė ri nė Kodin Penal pėr ndėshkimin e gjith atyre, tė cilėt, me qė kanė njė makinė shkrimi e njė pėrkthim greqisht ose italisht tė bėrė pas njė teksti frėngjisht, tallen me shqipen e me lėēitėsin shqiptar".

    - "Shtypi ka njė mision tė rėndė dhe njė pėrgjegjėsi nė raport me kėtė mision. Pėr ndryshe shtypi, editori, bėhet pėrgjegjės krah pėr krah me pėrkthenjėsin, si shkatėronjės tė gjuhės".

    Mbi kėto parime tė qarta e tė shėndosha e pati bazuar, qysh herėt e deri nė fund, punėn e vet si pėrkthyes dhe me gjithė sa nxori nga dora, na dha shembuj tė paarritshėm pėrkushtimi e cilėsie tė lartė. Kjo ėshtė krejt e natyrshme, sepse ai qė e ka treguar veten me vepra origjinale tė klasės sė parė, nuk e ndyn dot dorėn tė bėjė pėrkthime tė kėqija. Kėtu ka dhe diēka tė veēantė. Siē dihet, nė tė gjithė "kampin e socializmit" tė atėhershėm, kur pllakosėn akullnajat e diktaturės komuniste, disa shkrimtarė tė talentuar nuk bėnė pakt me djallin, po gjetėn strehė te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Kėshtu p.sh. nė Rusi, Samuel Marshaku pėrktheu Robert Bėrs-in e shkrimtarė tė tjerė dhe bėri shkrime tė kėndshme pėr fėmijė. Valeri Brjusovi pėrktheu poezinė klasike armene. Boris Pasternaku, ndėrsa punonte fshehtas Zhivagon e tij, pėrkthente pjesėn e dytė, aq tė vėshtirė, tė Faustit tė J.V. Gėte - dhe pjesė nga Shekspiri.

    Dhe tek ne, shkrimtarėt qė kishin pasur vepra origjinale para luftės dhe kishin bėrė emėr, pasi shpėtuan gjallė nga tajfuni Xoxe, gjetėn strehė gjithashtu te pėrkthimet dhe shkrimet pėr fėmijė. Lasgushi bėri punėn kolosale tė pėrkthimit tė "Eugjen Oniegin-it" dhe tė gjithė atyre poezive nga Hajne, Gėte, Mickieviē, Bėrn etj. Mitrush Kuteli bėri pėrkthimet pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė. Kėtu dua tė vė nė dukje diēka tė rėndėsishme qė tregon se sa mė e ashpėr ka qenė diktatura tek ne dhe se sa mė e egėr ishte cmira, ambicja, madje, ligėsia e kolegėve.

    Nė Rusi, d.m.th. nė ish Bashkimin Sovjetik, V. Brjusovi, S. Marshaku dhe B. Pasternaku morėn ēmimet mė tė larta tė asaj kohe nė vendin e tyre pėr ato pėrkthime qė bėnė.

    Tek ne, pėr asnjėrin prej atij brezi tė shquar pėrkthyesish tė cilėt ishin shtyllat e vetme qė mbajtėn mė kėmbė kulturėn shqiptare, nuk u dha asnjė ēmim. As atėhere pėr sė gjalli, as sot, pas vdekjes. Mitrush Kuteli i dalė pas dy vjet burgimi tė rėndė, i papranuar, madje i dėbuar, si ekonomist, i sharė, i pėrbuzur e i pėrtallur si shkrimtar, me se ta nxirrte bukėn e gojės, pėr vete e pėr ata qė kishte mbi kurriz, ky njohės i disa gjuhėve tė huaja?

    b]S'mbetej veēse fusha e gjerė e pėrkthimeve![/b]

    Dhe Mitrush Kuteli, me kularin e rėndė tė normės sė atėhershme, pėr pesėmbėdhjetė vjet me radhė (1952-1967) lėvroi e branisi ējornozjomin e pafundmė tė pėrkthimeve. Nga rusishtja pėrktheu mbi njėzet vėllime, nga rumanishtja (katėr a pesė) vėllime, pėrktheu disa vėllime me prozė turke, kineze, persiane, arabe, mongole, polake, mblodhi e pėrktheu pėrralla tė popujve tė ndryshėm si dhe poezi tė Elyarit dhe P. Nerudės (vėllimi "Zgjohu druvar"). Tė gjitha kėto bėjnė mbi shtatė mijė faqe librash tė shtypura me gėrma tė vogla.

    Nuk duhet tė harrojmė ama, se gjatė kėsaj kohe, ai bėri dhe libra me shkrime origjinale tė pranueshme pėr atė kohė si p.sh. "Pylli i gėshtenjave", "Xinxifilloja", "Tregime tė moēme shqiptare" dhe "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme" dhe poemėn e pabotuar "Rrjedhin lumenjtė" qė sėbashku bėjnė mė shumė se njėmijė faqe. Gjithkush e kupton nga kėto pak shifra tė thata, se ēfarė pune tė rėndė ka bėrė ai njeri aq i sėmurė!

    Pėr cilėsinė e lartė tė pėrkthimeve tė Mitrush Kutelit kanė folur e flasin me admirim tė gjithė, veēanėrisht pėr pėrkthimin e librit "Frymė tė vdekura" (apo shpirtra tė vdekur) tė N. Gogolit, po ndonjė studim i mirėfilltė ende nuk ėshtė bėrė. Kultura shqiptare kėtu ka njė borxh siē ka dhe pėr mosbėrjen e njė studimi mbi vlerėsimin apo rėndėsinė e shtatėmbėdhjetė librave e broshurave me shkrime ekonomike tė Dhimitri Paskos-ekonomist. Kushedi, ndoshta dėgjon dikush nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike tė U.T.

    Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli) ishte ekonomist i shquar, pėrkthyes i rrallė, por mbi tė gjitha, ai do tė mbetet si shkrimtar shqiptar, nė njė nga vendet e krejit e tė nderit tė letėrsisė shqipe, mjeshtėr i veēantė i prozės dhe i fjalės shqipe.

    Mitrushit, pėr atė frymėzim tė pashoq me shpirt thellėsisht shqiptar tė shkrimeve tė tia, mund tė themi se i kishte hije, si askujt tjetėr ndėr shkrimtarėt tanė, tė pėrsėriste fjalėt e francezit tė madh Pierre-Jan Beranger:

    "Le peuple c'est ma muse" (Populli ėshtė muza ime).

    Dhe sepse populli ka qenė muza e tij, ai lexohet e do tė lexohet me ėndje nga njerėz tė thjeshtė, nga intelektualė tė lartė si dhe nga shkencėtarė tė ftohtė dhe pėr tė gjithė do tė jetė njė minierė e begatė.

    I burgosuri
    Eshtė shkruar pėr disa prej atyre burrave shqiptarė, njerėz tė shquar tė kulturės qė u burgosėn, u internuan apo u pushkatuan gjatė kohės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Mjaft prej atyre burrave patėn gra qė tė heshtura i ndoqėn pas, i mbajtėn gjallė, vojtėn bashkė me ta dhe ashtu, tė papėrkrahura, madje tė shara e tė pėrbuzura, me burrat nė burg, tė internuar apo tė pushkatuar, dijtėn tė rritin e tė edukojnė fėmijė pėr Shqipėrinė e sė nesėrmes dhe nėse rėnkuan e derdhėn lot, nuk i dėgjoi e nuk i pa njeri. Tė tilla s'kanė qenė pak, por pėr to mė duket se s'ėshtė shkruar aspak. Unė di tė flas diēka vetėm pėr disa.

    Di njė grua tė nderuar nga Korēa qė me dy vajza ende tė parritura mirė, shkonte tė shihte burrin e saj tė pafajshėm tė mbyllur nė burgun e Burrelit. Dhe ishte shqiptar ai qė i pėshtyu atje tek prisnin, kur mori vesh se ishin gruaja dhe vajzat e njė tė burgosuri.

    Ishte shqiptar dhe ai qė donte t'i zbriste nga makina e t'i linte nė mes tė katėr udhėve ato qėnie tė pambrojtura, po atė grua tė pafjalė s'e ndalonte dot kush tė kryente detyrėn e bashkėshortes sė denjė. Dij dhe gruan e njė shkrimtari qė nė fillim tė vitit 1991, e kthyer drejt e nga internimi, ngjitej nė shkallėt e zyrave tė atėhershme tė gazetės RD. Jo! Atė fytyrė gruaje shqiptare nuk do ta harroj kurrė! S'besoj tė ketė nė botė fytyrė gruaje tė racės sė bardhė me aq shumė vija tė thella, vraga, rrudha, zhubra. Shenja sa tė shėmtuara aq tė dhimbshme kėto tė vojtjeve tė saj tė patreguara. Kam njohur dhe njė grua tė moshuar, ndjesė pastė, e shquar fort pėr bukuri femėrore tė rrallė nė tė ri tė saj, e cila u pat dashuruar e martuar me njė shkrimtar tė ri tė talentuar qė e burgosėn dhe kur e liruan, s'e lanė tė bėhej mė shumė sesa bojaxhi i komunales, po ajo nuse e re e mė vonė grua, nuk iu nda kurrė burrit tė vet, rroi e voi bashkė me tė zezat e asaj kohe qė nuk do tė mjaftonin as tė njėmijė e njė netėt pėr t'i treguar. Nga kjo trumbė fisnike grash tė heshtura, tė pafjala, tė vojtura e tė palodhura ėshtė edhe Efterpi Skendi (Pasko) bashkėshortja e denjė e shkrimtarit Dhimitri Pasko (Mitrush Kuteli). Ajo rrjedh nga njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Korēė pėr sjellje, miqėsi e ndershmėri tė papėrfolur. Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar, mbaroi shkollėn e atėhershme "qytetse" qė i pėrgatiste vajzat me arsim dhe mjeshtėri shtėpiake pėr t'i bėrė tė ishin tė afta si bashkėshorte tė denja, zonja shtėpie dhe nėna tė shkolluara qė do tė rrisnin fėmijė tė edukuar. Me Dhimitri Paskon u martua mė 1946. Mesa duket, ata ishin bėrė pėr njėri tjetrin, sepse kanė lindur nė tė njėjtėn ditė tė vitit, mė 13 shtator. Sivjet, 95 vjetori i lindjes sė Dhimitėr Paskos (Mitrush Kutelit) pėrputhet me 81 vjetorin e gruas sė tij tė nderuar, Zonjės Efterpi, sė cilės, me kėtė rast i urojmė jetė tė gjatė e tė gėzuar sė bashku me fėmijėt, nipėrit e mbesat e saj.

    Thamė se u martuan mė 1946, por gati plot pas njė viti martese (16 maj 1947) Mitrush Kutelin e burgosėn dhe e dėrguan nė kampin shfarosės tė Vloēishtit (nė Maliq) ku, gjithashtu, vuante dėnimin e kotė si "tregtar i pasur" babai i saj dhe vėllai, zoti Foqi Skendi, i cili mė ka treguar:"Kur e sollėn Mitrushin, e mbyllėn nė njė kotec derri. Ai kamp ishte lemeri. Nė mėngjes-vetėm njė si ēaj-bukė, si baltė-vetėm njė herė nė ditė, mė drekė. Nė punė na detyronin tė shkonim duke rendur. Rendnim zbathur nėpėr baltrat, pėrmbi gjunjė e gjer nė mes. Poshtė na pinin ushujzat, sipėr na grinin mushkonjat. Dizanteria bėnte kredinė. Kur ktheheshim nga puna, nė mbrėmje, ecnim me kėmbė e duar si bagėtia, sepse nuk qėndronim dot mė kėmbė nga lodhja. Njė tregtar nga Korēa, Koci Misrasi, nuk duronte dot mė dhe vari veten.

    Alfred Ashikun e rrahėn pėr vdekje se hėngri njė panxhar qė e gjeti aty, nėpėr baltrat. Njė tjetėr, Niko Kirkėn, e lanė tė lidhur me tel me gjemba te njė shtyllė pėrkundrejt diellit. Atje e lanė si Krishtin nė kryq dy ditė e dy net dhe ne, nja 1500 tė burgosur, na detyruan tė shkonim pranė tij e ta pėshtynim. Ky qe kampi i Maliqit".

    Nėpėr kėtė ferr kaloi dhe Mitrush Kuteli. Duke parė gjendjen e tij tė pashpresė nė burg e nė kamp, i shkruante sė shoqes:

    Kaq afėr jemi, por kaqė larg,
    Tė lutem mos mė prit
    Na ndajnė terre rreth e qark
    Dhe yll pėr mua s'ndrit.

    Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
    Me njė pafat si unė,
    Kur di se emri im u shemb
    Me dhunė e pėrdhunė?

    Pra hidhe hapin guximtar
    Ndaj jetės sė gėzuar
    Dhe mė harro kėtu, nė varr,
    Tė vdekur pa mbuluar.

    Po zonja Efterpi qė kishte themele tė shėndosha morale personale e fisnore, prej asaj klithme dėshpėrimi tė burrit tė vet u forcua edhe mė tepėr dhe pėr dy vjet rrjesht e ndoqi atė burg mė burg deri sa u lirua nė prill 1949.

    Pas kėsaj filloi koha e njė farė shkrehje mbas terrorit gjakatar tė viteve tė para tė pasluftės dhe filloi hareja e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik.

    Atėhere duheshin pėrkthyes nga rusishtja dhe Mitrushi, i dalė gjallė nga burgu, mundi tė gjejė punė si pėrkthyes nga kjo gjuhė pėr artikujt propagandistikė tė gazetave sovjetike qė i duheshin ti botonte shtypi shtetėror shqiptar.

    Qė nga viti 1952 filloi tė punonte si pėrkthyes nė shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", por erdhi viti 1956. Kishin filluar lėvizjet nė disa "Demokraci Popullore" tė Kampit Socialist. Emri i Mitrush Kutelit ende figuronte si "Armik i popullit" nėpėr listat e vjetra tė sigurimit, prandaj qė tė garantohej qetėsia e kryeqytetit, duhej larguar familjarisht nga Tirana nė bazė tė ligjit hipokrit tė "Urbanizmit". Se ē'hoqėn atėhere ata tė dy, ma ka treguar zonja Efterpi:
    "Sa mė kujtohet, ka qenė muaji mars, kur na erdhi njė polic me njė shkresė e na tha:"Ju ka dalė urbanizmi!" Kėshtu u thuhej atėhere atyre qė dėboheshin nga qyteti. Ne na thanė se do tė shkonim nė Kavajė, po se ku do tė rrinim, nuk ta caktonin. Pasaportat dhe atė qė quhej "Libri i shtėpisė" na i damkosėn me vulėn A.P. d.m.th. armik i popullit. Dhimitri nuk u tremb. Do tė shkojmė, tha. Nuk vete t'i lutem njeriu. Ku do tė shkojmė more burrė?- thashė. Kemi tre fėmijė, ku do t'i mbysim nė Kavajė? Thuamė ku duhet vajtur dhe vete unė.

    Bėmė lutje nė Kryeministri, nė Ministrinė e Brendshme, po s'na kthente askush pėrgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej thosha: Shyqyr qė u bė natė dhe sa fillonte tė bėhej ditė, thoshaobo, si do tė jetė kjo ditė, sepse polici vinte e na kėrcėnonte: Kur do tė shkoni. Njė ditė na tha se do tė vinin tė na merrnin me kamion.

    U ngritėm qė nė ora tre tė mėngjesit, ishte ende natė, shkuam me gjithė fėmijė nė shtėpinė e babait tim. Gjatė ditės i vinim rrotull shtėpisė dhe e shihnim nga larg ē'bėhej…"

    Tregimi ėshtė i gjatė, po dhe kaq mjafton pėr t'u kuptuar disi vojtjet e asaj kohe. Nejse. Le tė themi se filloi jeta "normale". Mitrush Kuteli punonte si pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese, bashkė me atė trumbė pėrkthyesish tė shquar qė Lasgushi i quante me dhimbje "Hamenjtė e pėrkthimeve". Me punėn e lodhshme tė pėrkthyesit, pėr shtatėmbėdhjetė vjet me rradhė, Mitrush Kuteli nxorri bukėn e fėmijėve, por pėrkrah gjithmonė i qėndronte Efterpi. Deri sa u rritėn vajzat ajo, e vetme, lante, pastronte, fshinte dhe e kishte shtėpinė dritė. Kėtė shtėpi-thoshte shpesh Mitrushi-e mban Efterpi me thonj. Nė atė kuzhinėn e tyre tė vogėl e kam parė vetė sesi Efterpi, nga vendi pranė makinės, ku qepte gjithēka qė i duhej shtėpisė e fėmijėve, ndiqte me vėmendje gjellėn qė ziente pėrmbi sobė. Kur mbaronte me kėto dy punė, kthente karriken nga tryeza, ku ishte makina e shkrimit dhe ia niste daktilografimet e pėrkthimeve tė pėrgatitura nga Mitrushi, nė mėnyrė qė edhe ajo tė nxirrte ndonjė lekė mė shumė pėr ato shtatė gojė tė asaj familje. Pas vdekjes sė parakohėshme tė Mitrushit ajo punoi pėr disa vjet si daktilografiste pėr tė nxjerrė bukėn e fėmijėve ende tė parritur.

    Pėrkujtimi

    Tė gjithė sot e pėrkujtojnė me admirim U. Shekspirin, po s'ka qenė gjithnjė kėshtu. Kur ai dilte nga theatri "Globus" vėshtirė se gjendej njeri tė hiqte kapelen pėr ta nderuar. Dhe po kėshtu pėr shumė kohė… Ishte Victor Hugo ai qė tha:"U. Shekspiri nuk ka nevojė pėr monument. Anglia ka nevojė pėr monumentin e tij!".

    Ne, sot, pėrkujtojmė nėntėdhjetė e pesė vjetorin e lindjes tė Mitrush Kutelit. Shumė shpejt, pas pesė vjetėsh, vjen njėqindvjetori. Nėse Shqipėria ka Ministėr tė Kulturės dhe njerėz tė kulturės, po kėshtu dhe Kosova, me gjithė hallet e saj, duhet tė ēelin konkursin pėr bėrjen e monumentit tė Mitrush Kutelit nė mėnyrė qė tė pėrurohet nė atė njėqindvjetor tė ardhshėm. Duke marrė shkas nga fjalėt e tė madhit Victor Hygo themi: Mitrush Kuteli nuk ka nevojė pėr monument. Shqipėria, Kosova dhe ca mė shumė Pogradeci, kanė nevojė pėr monumentin e tij. Nėse tė gjithė do tė bėjnė veshin e shurdhėr, atje u qoftė!

    Mitrushi do tė jetė kėtu, nė Tiranė, do tė ecė rrugėve nėpėr shi e do tė kėndojė:

    O, sa ēudi,
    Tė duash tė mos jesh njeri
    Dhe gurėve t'u kesh zili
    Se gurėt s'vuajn'kur bie shi
    Pėrmbi Tiranė.

    Do tė jetė nė Pogradec, nė atė trollin e djegur tė shtėpisė, duke ngritur potirin e lavdisė pėrplot me atė lėngun e sertė tė fshatit qė e pi rakinė.

    Izedin Jashar Kutrulia do tė jetė pėrherė nė Prizren e gjithandej nė Kosovė, nė mes tė gjallėve e tė vdekurve.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    eshte poeti me i madh ilirikes shqiptare
    asaj te dashurise dhe asaj te natyres dhe patriotizmit........
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Letersia 76 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Rinorja
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Postime
    28
    Dhimiter Pasko- Mitrush Kuteli eshte nje nder shkrimtaret e vetem shqiptare qe vepra e tij me karakter nacionalist na ka mbetur ne trashigim dhe me plot andje e lexojm sot.
    Motivet e theksuara nacionaliste dhe kombtare jane nje arsye e mjaftushme qe Mitrushin sot e ngritin ne nje piadestal te lart te letersis son. Vepra e Kutelit lexohet me endje dhe eshte shume karakteristike se te lexusi ngrit ndjenjen e adtdhedashurise, respekti te kombit.
    Kuteli ne kengen e peste me titull:


    Qendrimi

    Tani,
    tani !
    -O Mal i Zi-
    ja une,
    ja ti !

    Po une- jo ti,
    se jam ketu kur s kish njeri
    dhe as kufi
    as fqinjeri....

    Une jam ketu kur Mal i Zi,
    me Shumadi,
    me Dallmati- sa mban e gjitha Shqeheri,
    ish Iliri!
    Kur nga nje det ne tjetrin det
    isha zot vete!
    Se jam ketu nga moti
    kur vete Zoti
    e beri fushen- fushe
    e malin mal.

    Une jam ketu
    e do te jem,
    -dem baba dem-
    sa mali te behet hi,
    e hiri mal perseri.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rinorja pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mitrush Kuteli ka qene nje nga idhujt e femijerise time LOL

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Prototype pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    epo Pogradecar njeri nuk diskutohet
    po mos haroni lasgushin

    kur i shkoi Enver hoxha ne shtepi LASGUSHIT ai doli nga dritarja e katit te dyte dhe i tha e ka marre gruaja celesin e se hap dot deren

    ...............gruaja kishte 10 vjet qe i kishte vdekur

    shendet e para


  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Pogradecari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Te gjithe atyre qe sot e kane "harruar' gjuhen shqipe,si per shembell gazetaret ne televizionin shqiptar,u keshilloj te lexojne Kutelin.Ai ka nje pasuri gjuhe te mahniteshme qe tregon se shqipja nuk ka nevoje per huazime.
    Don't let anyone take away your voice.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mila pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Mitrush Kuteli ose Dhimiter Dasko eshte nje nga me te medhenjte krijues shqiptare i cili eshte nga te paktit autore qe ka krijuar nje veper teresisht autentike me thelb e forme shqiptare duke deshmuar nje stil te papare ne letersine shqipe sa i takon prozes dhe po ashtu eshte nder poetet me te ndjere te kombit tone!Kush e ka lexuar "Ne nje cep te Ilirise se poshtme","Vjeshta e Xheladin beut","Nete me perralla ne fshatin e qepeve","Gjatollinj e Gjonamedhenje","Tregime te mocme shqiptare"etj,apo kush ka lexuar perkthimet e tij brilante te kryeveprave ruse e njeh kete gjeni te artit tone,pranon madheshtine e tij.Dhe fatkeqesia eshte se pesedhjete vjet me radhe e quajten "rrefimtar" athua se ishte plak pa shkolle e jo nje nder shqiptaret me te kultuaruar te te gjithe koherave!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Andrra e Jetes pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    epo, kur vjen puna bosat ...psh ekrem bardha gjoja antikomunist antienevrist... (me nder me thene pis) nuk sponzorizon vepren e plote te kutelit) po i blen kadarese kulla te mahnitshme ne durres dhe i riboton ne mijera kopje vepren kadarese(si ish i shkrimtare i persekutuar).
    uf!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    i/e regjistruar Maska e NdocRroku
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    9
    ke te drejte macja, nuk arrij te merr vesht se si Ismail Kadare e quan veten te persekutuar... ne nje kohe kur e dijme te gjithe se si perfundonin intelektualet shqiptar ne ato vite.
    Mitrush Kuteli eshte nje shkrimtar me shume vlera dhe fatkeqesisht nuk eshte aq i vleresuar se do ta meritonte
    doja te shtoj edhe nje gje, nga njena ane Mitrush Kuteli ka qene me fat sepse nuk e ka paguar me koke ose me burg krijimtarine e tij, por nga ana tjeter pas "clirimit" ai eshte marre vetem me perkthime.. mendoni se ēfare torture per nje shkrimtar te mos shkruash..mendoni se sa dhimbje mund t'i kete kushtuar kjo autocensure..
    pershendetje te gjitheve

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar NdocRroku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mitrush Kuteli

    Realizmi i Kutelit ėshtė njė realizėm qė herė-herė tė pėrkujton ėndrrėn, herė-herė tė kujton pėrrallėn, fantastiken...

    Intervistė/ Behar Gjoka rrėfen njė kėndvėshtrim tjetėr tė Kutelit


    "Ky ėshtė Kuteli qė kurrė nuk e njohėm"

    Admirina Peēi

    Ai kėrkon ta nxjerrė nga harresa Mitrush Kutelin. Qė lexuesi shqiptar ta lexojė atė si njė shkrimtar i realizmit magjik, tė shijojė njė lexim tjetėr nga ai qė ishim tė detyruar deri mė dje. Sepse ai ishte njė shkrimtar i pėrzėnė.

    Fitues i "Pendės sė Argjendtė" pėr studimin "Poetika e Budit", Behar Gjoka rrėmon dhe zbulon diamante nė prozėn e Kutelit. Ai ka nisur dhe do tė bėjė njė shtegtim nė panteonin e harruar tė shkrimtarėve, tė atyre qė ndoshta po harrojmė edhe t'i lexojmė. Njė libėr qė pritet tė jetė gati pėr botim, ky studim mbi Kutelin synon tė sjellė imazhin real tė kėtij shkrimtari, atė qė nuk e kishim zbuluar, shkrimtari qė preku fillesėn dhe majėn.

    Ēfarė do tė pėrfshijė ky libėr mbi Kutelin?
    Pjesa qė unė kam zgjedhur ėshtė krijimtaria e mirėfilltė e tij. Ja njoh si vlerė gjithēka qė ai ka shkruar, por mendoj se kryevlera e Kutelit ėshtė te proza, tė cilėn ai e lėvron si lloj i shkurtėr tregim, si lloj i mesėm novela, por dhe si roman. Sprovat mė tė pėrsosura brenda kėtij mozaiku tė prozės sė Kutelit janė te tregimi dhe novela. Rrafshet qė ai ka prekur nė kuptimin e poetikės sė rrėfimit, nė kuptimin e rrėfimit tė rrėfimeve, e rrėfimit si njė art i modernitetit, i klasicitetit, janė tė paprekshme pas tij. E them kėtė jo nė kuptimin e kundėrvėnies, tė asaj qė ka ndodhur me letėrsinė mė pastaj, por tė asaj qė gjenia shkrimore e Kutelit, ēuditėrisht njihet pak.

    Pse e thoni kėtė?
    Sepse, kjo ėshtė pjesa e dhimbjes. Sepse edhe leximet qė i janė bėrė prozės sė Kutelit kanė qenė tė rrafsheve sociologjike, pra teksti letrar ėshtė parė sipas nevojės sė niveleve shoqėrore nė tė cilat kemi kaluar, ose ėshtė bėrė lexim kulturologjik eseistik i veprės sė Kutelit, kur, nė fakt, leximi hap pas hapi si tekst, si thėnie, si art, si estetikė, ku bashkėjeton arti, ndjenja, qytetari shqiptar dhe universal, ėshtė mjaft e stėrmundimshme. Madje nė rileximinin e fundit qė unė po i bėj veprės sė Kutelit, kuptoj se sa pak di tė njoh Kutelin. Them, nė kuptimin mėse njerėzor, se letėrsia shqipe me Kutelin nė prozė ka jo vetėm zanafillėn, por edhe kulmin. Nuk di tė kemi njė autor tė ngjashėm tė tillė, ku fillimi, nisja, tė jetė edhe kulmi. Nuk diskutohet qė proza shqipe me Kutelin, pa harruar edhe Koliqin e madh, ka fillesa moderne, por nė shqyrtimin qė unė kam nėpėr duar, ajo qė unė shoh, ēfarė ndjej dhe prek si tekst letrar, ėshtė e habitshme, se si e kemi kaq pranė dhe nuk e kemi prekur dot. Unė po rrekem dhe arrij nė njė pėrfundim se nuk ėshtė i vleftė vetėm pėr letėrsinė shqipe Kuteli. Hapėsira poseduese e Kutelit, si tekst letrar, pėr mendimin tim, shkon shumė mė tutje. Ai nė letėrsinė ballkanike apo edhe evropiane promovon shenjat e njė realizmi magjik.

    Po flisni pėr letėrsi tė realizmit magjik nė Shqipėri te Kuteli?
    Shumėkush ka pėrmendur ngjashmėri tė teksteve tė Kutelit me Borhesin, me Markezin. Mos tė harrojmė diēka. Shumica e krijimtarisė sė Kutelit nė prozė ėshtė botuar para viteve “44. Ndėrkohė qė tė tjerė emra na vijnė pas kėtyre emrave. Nuk ėshtė kėtu problemi i vendosjes sė njė breroreje, pėr tė cilėn Kuteli nuk ka nevojė, por ėshtė ēėshtja e shqyrtimeve historike dhe shkrimore, e rrėnimeve qė vijnė si rregull, duke kapėrcyer kufijtė biografike, kufij kohorė dhe promovojnė shkolla dhe rrymėza. Kuteli, nė njė farė mėnyre, i pėrket sfondit tė njė shkolle tė pjesės sė Ballkanit, ku misteri dhe misteriozja janė tė prekshme edhe sot e kėsaj dite. Nė kėtė lexim, hap pas hapi tė teksteve tė tij, nuk diskutohet qė shenjat janė tė pafundme.

    Ku dallohen shenjat e kėtij realizmi magjik?
    Unė mendoj se dallohet te proza tė tilla si "Vjeshta e Xheladin Beut", e shkruar mė “25 dhe e botuar mė “28, ku ka njė bisedė tė korbit me Xheladin beun, ku ka njė projeksion qė ėshtė realizėm. Ky nuk ka tė bėjė me realizmin qė ne shohim, nuk ėshtė konkret. Ėshtė njė realizėm i endur pėrmes fantastikes, jo si pėrrallė, por fantastikes si mjet i mirėfilltė letrar. Ai e ka edhe mė vonė te novela e mrekullueshme, "E madhe ėshtė gjėma e mėkatit", ku pėrvojat shkrimore, pėrvojat diturake, shkrihen me pjekurinė e ngjizjes sė kėsaj esence. Ma do mendje se edhe materia tekstore e "Lumit tė madh", e "Fshati im e pi rakinė" etj., herė-herė farfurit pikėrisht shenja tė njė realizmi magjik, tė cilin shumėkush e ka prekur, por qė shija e vėrtetė ende nuk ka filluar. Realizmi i Kutelit ėshtė njė realizėm qė herė-herė tė pėrkujton ėndrrėn, herė-herė tė kujton pėrrallėn, fantastiken, por edhe nė kėto pėrcaktime, ēuditėrisht mbetet diēka e pathėnė, e paformuluar. Sepse, mesa duket, Kuteli, ka ėndėrruar tė projektojė njė botė, tė projektojė njė atdhe, njė ishull tė ndritshėm gjithė farfurima dhe kėtė e ka realizuar pėrmes prozės sė tij, me personazhe tė gdhendura, ku i gjalli dhe i vdekuri bashkėbisedojnė, jeta dhe pėrtejjeta janė nė udhėshtegtim tė pėrbashkėt, realiteti iluziv dhe realiteti konkret ēuditėrisht janė nė marrėdhėnie tė pashqitshme.

    Pse pikėrisht tani vendosėt ta merrnit seriozisht lidhjen tuaj me Kutelin?
    Tė them tė drejtėn lidhja me Kutelin ėshtė pak mė e hershme. Njė nga shtytėsit drejt tij ishte leximi i shkrimit "Kuteli, ky shkrimtar i pazbuluem" i Martin Camajt, botuar nė vitin 1994. Mjeshtri pėr mjeshtrin bėri ngacmimin mė serioz pėr ta rilexuar edhe njėherė nga e para. Sepse Kuteli njihet vėrtet pak. Ndonėse ėshtė pranuar nga tė gjithė qė ėshtė mjeshtėr, pak ėshtė depėrtuar nė magjinė e mjeshtėrisė sė tij. Nuk dua tė hyj shumė te heshtja e arsyeve tė paarsyeshme pėr ta pranuar si emėr, po pėr tė mos e pohuar si vlerė tė larmishme, ku esenca tė mrekullon dhe tė tmerron njėkohėsisht. Tashmė ka ardhur njė moment qė letėrsia shqipe duhet parė si njė kuadėr qė ka tė bėjė jo shumė me kohėn si dimension historik, nė kuptimin burokratik tė fjalės, por ka tė bėjė me kohėn si universalitet dhe, Kuteli ma do mendja nė prozat e tij ka arritur tė mbetet po kaq aktual.

    Ajo qė mė ka lodhur nė kuptimin e lexuesit ėshtė fakti se si ėshtė e mundur tė heshtet gjuha e autorit, si ėshtė e mundur qė tė harrohet ajo qė ėshtė esencė, qė mbetet, ajo prurje, megjithėmend eseistike, ku popullorja ngjizet mrekullisht me pėrvojėn personale, ku personalja merr atė ēfarė ka tradita dhe e pėrpunon, e mbruan deri nė atė nivel sa ėshtė e dhimbshme tė thuash se ai ėshtė i lidhur me traditėn.


    Udhėtim nė panteonin e harruar

    Sipas tij, udhėtimi nė kėtė botė tė harruar, nė kuptimin e letėrsisė, ėshtė njė shtegtim, qė nė tė vėrtetė do tė duhet ta bėnin institucionet. "Kam parasysh Akademinė e Shkencave, Institutin e Letėrsisė etj., por kjo nuk ka pse tė privojė ndėrmarrje individuale dhe personale. Unė mendoj se tė diskutosh pėr letėrsinė sot dhe tė mos kesh tė qarta piketat e fillimit tė letėrsisė, ėshtė e pamundur tė jesh i kthjellėt nė shėnimin e asaj ē“ka ėshtė letėrsi dhe ē“ka nuk ėshtė letėrsi, ku nuk diskutohet se rrethanat e gjallimit tė letėrsisė shqipe kanė bėrė qė herė-herė joletrarja tė pėrzihet me letraren, qė letrarja tė jetė shėrbestare e tė dytės". Por Gjoka, pa harruar kėto rrethana, thotė se, "shenjat e letėrsisė, unė nuk mund t“i kuptoj tė pashqyrtuara dhe tė papranuara si tė tilla, qė me zanafillėn e gjuhės shqipe. Unė mendoj se letėrsia shqipe zė fill me Buzukun, sepse merita e tė shkruarit nuk ėshtė vetėm, thjeshtė meritė e njė monumenti qė filloi gjuha shqipe. Ėshtė meritė e kultivimit tė asaj qė ne e quajmė bota shqipe. Ėshtė ajo bota, 'botės sanė' e thotė Buzuku, qė pėr herė tė parė ka vėnė shenjė nė gurė, shenjė qė nuk e diskuton. Dhe gjurmimet mund tė shkojnė edhe mė tutje". Por Gjoka thotė se ėshtė njė problem tjetėr dhe duhet tė dilet nga ai qerthulli qė letėrsia e asaj periudhe ka vlera gjuhėsore dhe historike. "Nuk mundet qė edhe ta quajmė letėrsi edhe t“i themi se nuk ka vlera letrare, ose tė bėjmė sikur nuk ka. Sepse, nė fakt, shenjat janė. Nė kėtė kuptim, harrimi apo pėrzėnia, ka ndodhur edhe mė pastaj. Madje, kam njė bindje qė mund tė duket edhe absurde, qė Naim Frashėri, pa dyshim qė ėshtė poeti kombėtar, por edhe Naimit i kanė vėnė kufizime ideore. Mendo se ēfarė ka ndodhur me ata qė i pėrzunė, ēfarė ka ndodhur me Fishtėn, me Koliqin, me Kutelin, me atė heshtje tė tmerrshme qė mbėshtolli Lasgushin e madh pas “44. Haraēi ėshtė vėrtet i madh. Mendo pėr njė moment, nėse ky panteon tė mbetej pėrjetėsisht i harruar, se ēfarė kopshti me moēale do tė shijonte lexuesi shqiptar!".


    Kuteli dhe poetika

    "Kuteli ėshtė i madh, i vleftė, jo se u mbėshtet te tradita, por se i dha traditės njė dimension modern. Sepse arti i rrėfimit ėshtė i ngjashėm, ndoshta me artin e poezisė sė Lasgushit. Mesa duket salloni i Poradecit dha dy njerėz tė shquar, dy pėrvoja tė njė shkolle letrare, qė ka edhe shkollėn e poezisė edhe shkollėn e prozės si poezi. Unė nuk dua ta pėrjashtoj mundėsinė e dėshirės sė madhe qė kishte Kuteli pėr tė pohuar poezinė shqipe. Kjo duket nga botimi qė i ka bėrė poezive tė Poradecit, tė Nolit, gjykimet qė ka dhėnė pėr shumė mjeshtra. Ai u mendua dhe e fermentoi prozėn si tė tillė, si art tek e fundit, sepse ndarjet konceptuale mes prozės dhe poezisė janė ndarje tė sfondit diturak, ndėrsa vetė fjala si art i poezisė apo i prozės ka pak ndryshim. Arti ėshtė i fjalės nė tė gjitha kuptimet".




    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 01:45
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  22. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Me sa di une Kuteli ishte Fishta i Toskerise. Gjuha e tij eshte shume e pasur (si e Fishtes).

    Gjuhetaret qe duan te pasurojne gjuhen shqipe duhet t'i hedhin syte nga keta te dy. Cifti Fishta-Kuteli eshte burim i pashterur visaresh.

    Studimi i te dyve neper shkolla dhe pasurimi i fjalorit me gjuhen e perdorur dendur eshte domosdoshmeri per nje fisnikerim letrar te brezave te ardhshem.
    Ignore List: Den Bossi

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Pasiqe pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Botohen pėr herė tė parė,me rastin e 37-vjetorit tė vdekjes sė Mitrush Kuteli. Janė vargje nga testamenti i shkrimtarit

    Mitrush Kuteli, dy poezi tė pabotuara tė testamentit


    Shekulli

    Bėhen 37 mote, nga 4 maji i vitit 1967 kur zėri mė origjinal i prozės shqipe,Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli - pseudonimi), iku nga kjo jetė. U lind nė vitin qytetin e Pogradecit, burimet dhe ndikimet e tė cilit do t’i shohim nė gjithė krijimtarinė e tij fantastike, qė fshiku krahėt e botės sė legjendave e pėrrallave mė tė bukura shqiptare. Kreu shkollėn e mesme nė Selanik, ndėrsa studimet nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist. Menjėherė, me vendosjen e diktaturės sė proletariatit, ai do tė ishte ndėr tė parėt, qė nė valėn e parė tė arrestimeve, nė vitet ‘45-’46 do tė burgosej dhe energjitė e tij do tė shfrytėzoheshin pėr pėrkthimin me mėditje. Kuteli e kishte nisur veprimtarinė letrare me botimin e poezive e tregimeve, po edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė Kostancė, Rumani.
    Ai ėshtė autori i: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Ai mbetet pėrkthyesi i pashembullt i kryeveprave tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovliovė" tė Salltikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė Tolstoit, etj. Perla tė prozės kuteliane mbeten "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", etj.
    Nė kėtė pėrvjetor tė vdekjes sė Mitrush Kutelit (4 maj 1967), gazeta “Shekulli”, boton pėr herė tė parė dy poezi tė shkruara nė vitin e fundit tė jetės, poezi tė cilat ua kushtoi fėmijėve. Janė vazhdim nė vargje tė testamentit tė mirėnjohur, i cili pat qenė shkruar mė 11 korrik 1966. Kėto poezi botohen pėr herė tė parė dhe pėr kėtė ne falenderojmė familjen Pasko. Nė numrin e tė dielės do tė botojmė shkrimin “Ditėt e mbrame tė Mitrush Kutelit” dhe njė nga letrat e fundit tė tij, pak ditė para vdekjes.

    Jam shkėputur
    Jam shkėputur e kam ikur shumė herė
    Nga vendi im pėr nė vende tė largėt,
    Pėr njė mot, pėr shumė vjet, pėrgjithėnjė...
    Dhe jam kthyer rishtas e rishtas
    Nė ēerdhen time,
    Nėn qiellin tonė tė lehtė,
    Nė ajrin e tejdukshėm.
    Se malli i madh mė digjte
    Mė hiqte nė plėngun tim
    Te varret e gjyshėrgjyshėrve.
    Por kėsaj here - mė falni,
    Do ik e s’do kthehem mė:
    - Ku? ku?
    Nė vendin e heshtjes sė pėrherčshmejetshme,
    Ku s’ka dhimbje e ankthe,
    Por gjumė harrese
    dhe qetėsi tė katėrciptė...
    Fėmijė,
    Mos bėni gjėmė,
    Po ngazėllohi, se prehem
    Pas netesh pa gjumė.
    Tani pushuan tė gjitha dhembjet
    Dhe ankthet.
    Jam mirė
    Dhe qetė
    I parafjetur
    Pėrngaherė.
    ...U nginja nga tė lehtėt e qiellit,
    Nga ajri i tejdukshėm
    Dhe dua
    Peshėn e rėndė tė dheut.
    Dhe mugėtirėn e heshtjes.
    Qofshi shėndoshė,
    Tė lumtur!
    29 shtator 66, Tiranė

    Ēast lamtumire
    Djalit
    ... Pra, bir, mos qaj: ky ėshtė ligji e qėnies
    Tė vijė rrotull dhe tė kthehet rishtaz
    Pėrbrenda gjirit t’amės s’amėshuar
    Tė mosqėnies.

    Ku janė ata qė patėn qėnė? Shkuan
    Atje ku qenė – lanė prapa tyre
    Njė tingull n’erė, shuar dalngadalė,
    Si ēdo qėnie.

    Nga shtati i tyre ngjizet rishmė jeta
    Qė duhet rrojtur: mbajtur, vojtur, falur
    Kur ēasti i madh troket nė derėn tonė
    Urdhėronjės.

    Koprace ėshtė jeta nė tė mira
    Dhe dorėhapur gjėmash dhe mėnxyrash –
    Tė gjitha duhen hequr dhe duruar
    Zemėrkthjellėt.

    Un’ rrethin tim e mbylla keq a mirė,
    Si vdekėtar i thjeshtė – hallkė e lidhur
    Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
    Pa keqardhje.

    Do rroj, shpresoj, ca kohė, brenda teje
    Se kjo ka qėnė ėndra ime: shpirtin
    Tim trashėgim tė ta le pas vdekjes
    Siē e mora.

    Vazhdo dhe ti tė jetės shteg, tė shkruar:
    Tė larta mos lakmo – se shtypės bėhesh
    As poshtė shumė mos rrėshqit, se shtypesh,
    Qofsh i lumtur!
    Tiranė, 2 mars 1967 (filluar nė janar)



    04/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dodoni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mitrushin e ka trajtuar PPSH-ja e zan Caushve e xhep qose ramiz Edvin -enver-halit klosave e Koco dano shab sinanve si skllav..
    Ja cthot arbnori..

    Panorama..

    -------

    pėrkthimi nė burg

    Si e dorėzoi librin para pak ditėsh ish- Ministri i Punėve tė Brendshme tek botuesi Bujar Hudhri. Rrėfimi i detajuar i pėrkthyesit pėr librat qė pėrkthente me detyrim nė burg


    Arbnori: Hekuran Isai mė ka ruajtur librin nė shtėpinė e tij

    Si shfrytėzoheshin njohuritė e tė burgosurve Mirash Ivanaj, Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja…

    Pjetėr Arbnori

    Nė vitet e burgut, intelektualėt shfrytėzoheshin pėr t“i shėrbbyer pushtetit. Udhėheqėsit donin tė dinin c“ndodh nė botė, me historinė, mendimin, letėrsinė, ekonominė, politikėn, shėrbimet sekrete, etj. Pėr kėtė shėrbenin njohuritė e shumta tė Mirash Ivanajt, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, dhe shumė eruditėve tė tjerė, tė cilėt ishin tė detyruar tė pėrkthenin librat qė iu duheshin pushtetarėve, tė cilėt i mabnin vetėm pėr vete. Ata libra nuk botoheshin pėr masėn dhe nuk dilnin kurrė jashtė rrethit tė ngushtė tė udhėheqjes. Njėri nga kėto libra “Ngritja dhe rėnia e Rajhut tė tretė” i publicistit Uilliam Shirer ishte ruajtur deri nė kėto ditė nga Hekuran Isai, ish-Ministri i Punėve tė Brendshme, nė shtėpinė e tij. Para pak ditėsh, ai, ndėrsa dėgjonte pėrkthyesin e kėtij libri Pjetėr Arbnori tė fliste nė televizion pėr kėto pėrkthime, vendosi ta nxjerrė nga raftet e tij kėtė libėr dhe e dha pėr botim. Tė gjithė historinė qė nis nga ky gjest e deri nė vitet e vėshtira kur punohej nė dhomat e pėrkthimit nė burg, Pjetėr Arbnori e rrėfen pėr gazetėn “Panorama”, nė njė material qė do tė shėrbejė edhe si parathėnie e librit qė pritet tė dalė nė qarkullim nga shtėpia botuese “Onufri”. a.p.



    Njė mbrėmje mė ra telefoni.
    - Alo, jam Bujar Hudhri, botues. Zoti Arbnori, a mund tė pimė njė kafe bashkė diku?
    - Me kėnaqėsi.
    - Nė cilėn kafene?
    - Mė mirė se nė shtėpinė time s’ka vend tjetėr.
    - Pėr njė ēerek ore jam gati. Kam pėr t’ju bėrė edhe njė surprizė.
    - Po jam me bashkėshorten.
    - Edhe unė jam me bashkėshorten. Kafen e pjek tė mirė, rakinė e kam tė zgjedhur.
    Pėr ēerek ore erdhi zoti Hudhri me zonjėn. Nė dorė kishte njė torbė tė mbushur me diēka.
    Filloi biseda. Unė nuk flas kurrė pėr historitė e burgjeve nė sy tė njerėzve tė mi, aq mė pak nė sy tė fėmijėve, por kur mė vijnė shokė, gjuha shkon ku dhemb dhėmbi. Por gjithmonė bisedoj pėr anėn humoristike tė problemit. U fol pėr gjuhėt e huaja, si i kisha mėsuar, si i ruaja librat, si i kopjoja me dorė, madje edhe fjalorėt. Mė pyeti pėr pėrkthyesit e burgosur qė njihja dhe pėr veprat, tė cilave u kisha dalė pėr zot.
    - Pjetėr, ju kam dėgjuar njė natė nė televizor, duke folur pėr pėrkthimet e burgut. Ishte interesante. Ju ka dėgjuar edhe dikush tjetėr qė s’jua merr mendja, Hekuran Isaj, ish-ministri i Punėve tė Brendshme. Kur thatė se nuk keni nė shtėpi asnjė libėr tė pėrkthyer nė burg, ai mė mori nė telefon dhe mė tha: Veprėn e Uilliam Shirerit “Ngritja dhe Rėnia e Rajhut tė Tretė” e kam unė nė shtėpi tė pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori. Mė vjen zor ta takoj, po do t’jua jap ju, qė t’ia dėrgoni.
    Dhe nga torba e mbushur, Bujar Hudhri nxori njė nga vėllimet e vjetra, tė zverdhura, tė shtypura me makinė shkrimi. E njoha menjėherė dhe u gėzova kur pashė emrin tim si pėrkthyes. Mė kishin ndihmuar pėr disa kapituj dy shokė tė burgut.
    - Dua ta botoj se ėshtė libėr me vlerė. Do tė dėshiroja qė tė bėnit juve njė parathėnie, ku tė tregoni se si bėheshin pėrkthimet nė burg.
    - Qoftė e bėrė - i thashė.
    Tani po shkruaj disa faqe me kujtimet e atyre ditėve tė vėshtira. I faleminderit Bujar Hudhrit, i faleminderit edhe Hekuran Isajt. Mė 1955, kam qenė ushtar nė repartin 9808 nė Skelė, Vlorė. Aty erdhi edhe njė rreshter me emrin Hekuran Isai, i cili rrinte me kėshilltarėt sovjetikė se kishte bėrė njė kurs 6-mujor nė Armeni apo Azerbajxhan. Mė vonė, atė e ngritėn nga tre shkallė, deri sa e zgjodhėn Sekretar tė Komitetit Qėndror dhe Ministėr tė Punėve tė Brendshme.
    Nė shtator 1983, bashkė me shumė shokė tė mirė, fillova njė grevė urie 19 ditėshe, sepse na prenė ushqimet e familjes “me qėllim qė t’i lehtėsojnė familjet e tė burgosurve”. Lejohej vetėm njė pako me 2 kg nė muaj me biskota, marmelatė, margarinė, sheqer. Asgjė tjetėr. Pra, ishte njė vdekje e ngadalshme urie.
    Ne qėndruam. Presionet e kėrcėnimet e komandės, ishin tė tmerrshme. Njė ditė, erdhi njė helikopter qė zbriti afėr burgut. Thanė se erdhi ministri i Brendshėm, Hekuran Isaj. Nuk hyri brenda. Nė darkė, na komunikuan se do tė kishim tė drejtė tė blinim njė gjysmė kilogram djath nė muaj dhe gjysmė kile zarzavate, ose fruta nė dyqan. Sigurisht, me paratė tona. Ne e ndėrpremė grevėn...
    Pas tetė vjetėsh, nė 1991 si Nėnkryetar i Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut, shkova nė Burgun e Ri pėr vizitė. Drejtor burgu gjeta Ismail Mustėn, ish-drejtorin tim tė burgut tė Burrelit, i cili besoj se e mban mend sa herė mė ka futur nė birucė me ēimento, nė dimėr. Nuk i dhashė tė njohur. Vizitova Nexhmije Hoxhėn, pėr tė cilėn kam shkruar njė artikull, vizitova edhe Hekuran Isain nė qeli. I pyeta ēfarė mė takonte, a i rrihte njeri, a i jepnin ushqim, a u bėnin takim, a kishin rroba tė mjaftueshme fjetjeje. Hekuran Isai sado qė nuk i dhashė tė njohur, mė njohu dhe mė tha:”Si unė, si ju, e dimė ē’ka qenė pėrpara dhe si ėshtė tani. Kėrkoj vetėm njė gjė: Kam mbaruar hetuesinė. Pres tė dal sa mė parė nė gjyq. Nėse mudn ta shpejtoni procedurėn do t“ju falenderoja. I thashė se nuk ishte kompetenca ime.
    Kaq janė marrėdhėniet e mia me Hekuran Isain, qė nga viti 1955. Mė erdhi mirė qė nuk dha urdhėr pėr tė qėlluar demonstruesit, kur u rrėzua busti i diktatorit Enver Hoxha nė 20 shkurt 1991.
    Mė erdhi mirė kur ma dėrgoi pėrkthimin tim tė librit tė Ė. Shirer: Ngritja e Rėnia e Rajhut tė Tretė. (Pak kapituj janė pėrkthyer edhe nga Abdulla Sollaku e Daut Gumeni).
    Nė pranverė tė vitit 1951, ime motėr Antonjeta, u burgos pėr tė dytėn herė politikisht. Mbasi ndjenji shumė kohė e izoluar dhe pak kohė nė burgun e madh tė Shkodrės, e dėnuar me dhjetė vjet, njė ditė na erdhi nė shtėpi njė zarf i hapur me adresėn e saj tė re: BURGU I ARMIQVE TE POPULLIT. PUNETORIA QENDRORE E ARTIZANATIT E MINISTRISE SE PUNEVE TE BRENDSHME, TIRANE.
    Pritėm sa mori nėna rrogėn e pesėmbėdhjetėditėshit dhe u nisa me dy trasta, njėra me ushqime, tjetra me rroba pėr tė takuar motrėn time njėzetvjeēare. Si arrita me tė pyetur te Medreseja, zbrita poshtė nė njė fushė tė larė, ku mė zuri syri njė kamp pėrqendrimi tė rrethuar me mure tė larta, tela me gjemba dhe korrenti dhe kulla rojash.
    - Te ajo dritarja me hekura e katit tė dytė, roja vrau kot sė koti Kasem Zhupėn, diversantin e hedhur me parashutė bashkė me Ethem Ēakon, - na shpjegoi njė ish i burgosur qė kthehej pėr tė marrė vėrtetimin e punės.
    - Ndėrsa nė arėn aty pėrballė, te shtėpia pėrdhese, ku dallohet njė pllakė mermeri, qe rrethuar dhe vrarė Qemal Stafa dhe qe arrestuar nga fashizmi e fejuara e tij, Drita Kosturi, komuniste e orėve tė para.
    - Drita Kosturi – ndėrhyra unė pėr t’u shitur se di edhe unė diēka - tani ėshtė dėnuar pėrsėri njėzet vjet nga shteti komunist si “spiune e imperializmit”. Tani ka ardhur kėtu nga Shkodra bashkė me motrėn time dhe paska ēdo ditė pėrballė vendin ku iu vra i fejuari dhe u arrestua vetė. E dhimbshme shumė!
    - E dhimbshme, po sa mė pak tė flasėsh, aq mė mirė ėshtė pėr ty!
    Te porta e madhe e hekurt, pranė njė kanali me ujė tė ndenjur, ishin ngulur si kryqe ca dėrrasa tė shkruara me tė zeza: ARMIQTE... ORDINERET... OFICINA... RROBAQEPSIA... MESAGJERIA...
    Pranė secilės dėrrasė, ishin grumbulluar sopratasa dhe torba me emra tė varur qė prisnin radhė, pėr t’u futur brenda portės. MESAGJERIA kishte mė pak torba, dhjetė apo pesėmbėdhjetė. Ish i burgosuri mė tregoi se nė atė sektor, gjendeshin pėrkthyesit.
    Akoma nuk e kam marrė vesh, pėrse ai sektor quhej “Mesagjer”, sado qė kam kontrolluar shumė fjalorė tė huaj dhe sado qė mbahem se kam pėrkthyer libra nga katėr gjuhė tė huaja.
    Pas shtatė vjetėsh, kur motra kreu dėnimin e dytė mė shpjegonte nder tė tjera: Ishin herė dy, herė tri dhoma pėrkthyesish. Nė to ishin tė mbyllur njerėz ndėr mė tė nderuarit e burgjeve, qoftė nga dituria, qoftė nga pozita qė kishin pasur. I shikoja nga larg, por e kishim tė ndaluar tė komunikonim me ta. I pari, ishte Mirash Ivanaj, ish-ministri Reformator i Arsimit i kohės sė Zogut. Mė 1945, Enver Hoxha e ftoi tė vinte nga mėrgimi nga… “pėr tė ndihmuar atdheun”. E thirri nė zyrė, diskutuan gjatė bashkė, nuk u morėn vesh nė asgjė dhe diktatori Hoxha e dėrgoi tė ftuarin nė burg, e dėnoi, e la tė vdiste nga sėmundjet dhe uria. Eshtė proverbiale qė te tabela MESAGJERIA, nuk dukej kurrė njė torbė apo njė sopratas me emrin e Mirash Ivanajt, por ėshtė edhe mė proverbiale fakti qė ēdo drekė, idealisti Ivanaj shtronte njė mėsallė tė pastėr, njė copė bukė, njė pjatė me bollgur tė neveritshėm, njė vezė tė zier, kurrė tė qėruar, gjithmonė tė mbėshtjellė, me muaj pa u ngrėnė, njė copė djath tė thatė qė gjithnjė e ēonte te goja, po kurrė nuk e kafshonte, nė mėnyrė qė tė mos i jipte njeriu gjė, e as tė mos pranonte njė ushqim prej tė tjerėve. Nė kėto kushte, pėrktheu me muaj e vite profesori i nderuar dhe ne, nxėnėsit e asaj kohe, mėsonim dispensa tė pėrgatitura prej tij dhe shokėve tė tij, derisa ai dha frymėn e fundit. Nė Mesagjeri punoi edhe shkrimtari i shkelqyer Mitrush Kuteli alias Dhimitėr Pasko, njė stilist i pėrsosur dhe njohės i shquar i gjuhės shqipe dhe gjuhėve tė huaja. Aty pėrkthente edhe Ali Cungu, nxėnės i dalluar i shkollės teknike amerikane, Beqir Haēi, Gjon Shllaku, pėrkthyesi i Homerit, Vexhi Buharaja, e shumė e shumė tė tjerė.
    Pushteti i ri i “popullit”, e filloi veprimtarinė e vet, duke burgosur dhe pushkatuar intelektualė tė njohur, duke dėrguar nėpėr kampet e vdekjes, nė miniera dhe kanale qindra tė tjerė, duke u dhėnė nė vend tė penės nga njė kazmė e lopatė. Por sapo kaluan tre a katėr vjet, nevoja e pazėvendėsueshme pėr njerėzit e ditur, i detyroi xhahilėt tė grumbullonin njė pjesė tė atyre qė kishin tepruar, t’u hiqnin lopatat dhe kazmat nga duart dhe t’u jepnin nga njė laps, fjalor, libėr special, makinė daktilografike apo ciklostil.
    Nėpėr kampe, komisarėt u porositėn tė pyesnin: Cili dinte gjuhė tė huaja: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, latinisht, greqishte tė vjetėr apo turqisht. Gjuha e parė pėr tė cilėn pyetej, ishte rusishtja, por asnjeri prej tė burgosurve tė parė, nuk e dinte atė. Shumė autodidaktė, u vunė pėr ta mėsuar atė me ngutje, meqė mė 1949 rusishtja u bė gjuhė kryesore pėrkthimi. Mė vonė, u zgjidh problemi thjesht: U arrestuan pas 1961 shumė prosovjetikė, qė kur nuk u pushkatuan si spiunė, u vunė tė shėrbejnė si pėrkthyes nėpėr biruca.
    Thirrja pėr gjuhė tė huaja, solli rrėmujė nė fillim. Nė disa kampe, tė dėnuarit, duke pasur frikė nga zhdukjet e pabesa tė intelektualėve tė bėra nga sigurimi fshihnin shkollėn e vet, diturinė e vet, biografinė e vet, paraqiteshin si katundarė tė trashė. Mė vonė, kur u mor vesh qė nė Burgun e Vjetėr, nė Burgun e Ri dhe nė Punėtorinė Qendrore te Artizanatit, u krijuan dhoma pėrkthyesish ku zakonisht nuk tė rrihte njeri, nuk tė dėnonin kot me birucė, ku kishte gjellė “sa tė duash”, “supė me mish”, bukė tė grunjtė sa tė ngopeshe, dolėn aq shumė pėrkthyes vullnetarė sa komandat e burgjeve u ēoroditėn dhe kėrkuan seleksionim.
    Akademia e Shkencave kishte mbetur pa specialistė, ministria e Arsimit kishte mbetur pa tekste. Ministria e Punėve tė Jashtme pa konventa tė pėrkthyera. Partizanėt entuziastė mund tė vrisnin pėr njė minutė dhjetra njerėz tė ditur, por nuk mund tė krijonin me “normė” shkollarė tė pėrgatitur.
    Kam dėshmitarė Engjėll Ēobėn, Drita Kosturin, time motėr Antonjetėn qė pėrkthyesit nuk i rrihnin gjatė punės (mua mė kanė futur shpesh nė birucė), por qė i ushqenin kryesisht me “bollgur” e qė kurrė nuk e kanė parė mishin me sy.
    U ndėrruan brezat. Nė fillim tė vitit 1961, u arrestova dhe gjeta shumicėn e brezit tė vjetėr tė vdekur, tė kaluar nga burgu nė internim, apo “tė lirė” qė gjallonin si “mumje”, as shikonin, as dėgjonin, as flisnin pėr tė mos pėrsėritur burgun qė megjithatė u gjindej sebepi pėr t’iu futur dy herė e tri herė brenda. Pas katėr vjetėve izolim dhe dy vjetėve kamp ndėrtimi, mė transferuan si tė pabindur e tė pakorigjueshėm nė Burgun e Burrelit. Ēdo dimėr kisha racion dėnimin me birucė nė ēimento, zhveshur, pa batanije, as ditėn, as natėn, deri nė minus pesėmbėdhjetė gradė.
    Njė ditė, ne qė ishim mė veshhollė, dėgjuam urdhrin “tė gjithė brenda”, zhurmėn e nallaneve qė shpejtonin me ngut dhe simfoninė e shulave tė rėndė qė mbylleshin me kyēe. “Mos arrestojnė njeri?” tha njėri qė kishte vėnė veshin mbrapa portės. Pastaj qetėsi... Njė derė u hap lehtė dhe njė palė nallane ecėn drejt derės sė jashtme, nė komandė. Heshtje, kthim, thirrje e tė dytit, tė tretit. Takim nuk ėshtė. Dera e depos sė ushqimeve nuk u hap. Fatlumėt! Nuk e mbajtėn asnjėrin nė birucė. Kėpucėt e rėnda tė rojes, po afroheshin nė korridor. Shikova me bisht tė syrit djathtas e majtas. Nxora njė palė ēorape tė leshta nga nėnkresa dhe i vesha. Futa dy-tri shami hundėsh nė xhepa. Pa bėrė zė, i mora njė shoku njė zhile tė leshtė. Kėrciti dera dhe u thirr emri: Pjetėr Arbnori nė komandė! Nė tė ngritur, kapa xhupin e pambuktė mes dyshekėve qė ta kisha pėr ēdo rast.
    Njė numėr oficerėsh madhorė, pėrballė meje nė zyrė. Nė qendėr njė zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme. Mbi tryezėn e ndritshme, njė turrė librash tė rinj, me kopertina tė shkėlqyera botimesh tė huaja.
    Buzėqeshje. Isha mėsuar me buzėqeshjet qė mund tė dukeshin si parathėnie tė dyshimta.
    - Si jeni? Si shkoni? Si sillet komanda me ju? Nėna, motrat a vijnė t’ju takojnė? A keni libra pėr tė lexuar? Ju dini nja katėr a pesė gjuhė tė huaja, apo jo?
    - I zmadhojnė gjėrat, zotėri! Diēka di, po jo aq shumė.
    - Hajt, hajt! E dimė qė dini shumė. Jeni specialist.
    Heshtje.
    - Ju kemi sjellė pėr tė pėrkthyer disa libra qė na duhen. Merrini, shikojini.
    I mora nėpėr dorė. Zemra mė trokiste fort nė gjoks, po pėr natyrėn time, nuk e tregova veten, madje edhe shtrembėrova lehtė, lehtė fare buzėt. U habita. Vite tė freskėta. Edhe tė vitit nė vazhdim. London, Neė York, Paris, Roma. Shtėpi tė famshme botimi. Nuk po u besoja syve...

    vijon nesėr



    Librat e parė nė qeli

    Nė fillim na sollėn disa libra pėr tė pėrkthyer:

    - “Ditari i kolonelit Penkovskij” - njė kolonel i zbulimit sovjetik i vėnė vullnetarisht nė shėrbim tė Intelegent Service britanike dhe CIA-s amerikane, nė kohėn e krizės sė Berlinit dhe krizės sė raketave nė Kubė, i cili dha mbi 5000 dokumente origjinale dhe informacione sekrete sovjetike gjatė viteve 1959-1962. U zbulua dhe u pushkatua.
    Pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori dhe Uran Kalakulla.

    -“Lufta Partizane nė Ballkan”. Dokumente sekrete mbi marrėdhėniet dhe bisedimet Tito-Churchill, Tito-Stalin. Marrėdhėniet e komunistėve jugosllavė - shqiptarė e grekė.
    Pėrkthyer Engjėll Ēoba - Xhavid Qesja

    -“Libėr mbi CIA, teknikat njerėzore e shkencore”.
    Pėrkthyer Vangjel Lesho - Ivan Ēani.

    - “Lufta u fitua nė Zvicėr 1939-1945 Ēėshtja Roessler - “Lucy”.
    Pėrkthyes Pjetėr Arbnori.

    - “Kundėrzbulimi francez”
    Pėrkthyes Pjetėr Arbnori.

    ---------

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Njė cikėl shkrimesh nė kujtim tė shkrimtarit Mitrush Kuteli. I biri Pandeli Pasko rrėfen “Ditėt e mbrame” tė tė atit. Nė vazhdim janė dėshmitė “Ėndrra e fundit” dhe “Burgu i Kutelit”

    Ditėt e mbrame tė Mitrush Kutelit


    Pandeli Pasko

    (letra tė fundit dhe kujtime)

    Fort tė hidhura duhet tė kenė qenė ditėt e mbrame tė Kutelit! Na e tregon edhe letra mė e fundit tė cilėn e pat shkruar mė 1 maj 1967, vetėm tri ditė pėrpara se ndahej nga kjo jetė tokėsore. Kjo letėr sė bashku me testamentin e shkruar veē 10 muaj mė parė, mė 11 korrik 1966 dhe tė cilit do t’i referohemi gjėrėsisht nė kėtė shkrim, na tregojnė kalvarin shpirtėror tė Kutelit. Mė 1944 ai pat shkruar njė shėnim letrar me titull: “Trishtimi i pleqėrisė nė vjershėn e Filip Shirokės”. Po ta perifrazonim titulli i kėtij shkrimi (ku jemi pėrpjekur t’i shpėtojmė subjektivizmit tė rastit) do tė ishte: “Trishtimi i vetmisė nė letrat e fundit tė Kutelit”.
    Letra e fundit i drejtohet mikut tė vjetėr tė shkollės, Gjorgje Miholekut (George Miholecu) nė Bukuresht, i vetmi nga shokėt e rinisė me tė cilin pat mundur tė vendosė letėrkėmbim. Letra ėshtė shkruar rumanisht dhe botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht nė revistėn “Albanezul” mė 1997, ku ishte dėrguar nga nipi i Kutelit Dr. M.Marko. E botojmė kėtu pėr herė tė parė shqip dhe falenderojmė z.Luan Topēiu pėr redaktimin e pėrkthimit dhe pėr njoftimin e botimit rumanisht.
    Kjo letėr ėshtė plot butėsi dhe dashuri, dashuri tė cilėn e ndiejmė kudo nėpėr rrėfimet kuteliane. Ka edhe hidhėrim e keqardhje pėr ē’ka i patėn sjellė 25 vitet e fundit tė jetės. Ashtu si edhe testamentin, Kuteli e shkruan letrėn e fundit kur ndodhet vetėm nė shtėpi e nė njė gjendje vetmie shtypėse shpirtėrore. Ėshtė pėrgjigje ndaj letrės sė mėparshme ku miku, i mbetur i ve, me sa duket i pat qenė ankuar pėr vendimin e tė bijės pėr martesė tė shpejtė dhe tė “paautorizuar”.
    Pėrtej kėshillave tė urta qė i jep mikut, ne na interesojnė ato radhė, tė cilat na tregojnė gjendjen shpirtėrore dhe shėndetėsore tė vetė Kutelit. Por tė dhėnat e njė letre tė tillė janė veēse plotėsuese pėr kalvarin mbi njėzetvjeēar tė Kutelit, prandaj nė kėtė vėshtrim do t’u drejtohemi “Kujtesės tė pėrkthenjėsit Dhimitri Pasko (M.Kuteli) pėr heqjen e normės sė pėrkthimeve pėrgjithnjė, ose tė paktėn pėr njė kohė tė kufizuar prej tri vjetėsh”, “Testament”-it (Hylli i Dritės 3-4 1994) dhe kujtimeve.
    Nuk po ndalemi tek trajtimi i ēėshtjeve familjare tė Gjorgjes. Ia lemė lexuesit tė vlerėsojė ndėrmjetėsinė qė i bėn miku mikut: “...ne prindėrit duhet tė na gėzojė njė hap i tillė…” apo “puthe ti (vajzėn) pėr mua!” dhe rikujtimin e dėshirave dhe detyrave tė prindit: “Prindėrit i venė fėmijėt nė djep me shpresė se kėta do t’i venė nė qivur kur tė vijė koha” dhe “…jemi skllevėr: skllevėr tė dashurisė”. Do tė qėndrojmė nė disa fjali nė fillim e nė pėrfundim tė letrės.
    “...unė s’kam veēse kujtimet, pra fantazmat” i shkruante Kuteli nė njė pusullė mikut tė tij pogradecar Tasi Gusho (mė 10 mars 1967), duke na treguar ē’i pat mbetur nga jeta e tij e vrrulltė, nga puna e pamasė pėr fjalėn shqipe e pėr financat. Kėto “fantazma” pėrballė njė realiteti jetėsor tė vrazhdė e tė pashpresė duket se qėndrojnė nė bazė tė atyre “mendimeve tė zeza”, tė cilat pėrmenden edhe nė letrėn e fundit drejtuar z.Miholeku.
    Nga kėto dy letra shohim se marsi e prilli i vitit 1967 paskan qenė tė ngjashėm me kėtė vit ku jemi. Pusulla drejtuar mikut pogradecar Tasi Gusho mė 10 mars ėshtė njė brohori pėr pranverėn e kėrmillit e tė “gomarit qė i gėzohet barit tė njomė”. Letra e fundit dėrguar mikut rumun flet pėr prill tė vėshtirė (Pėr mua prilli ka qenė njė nga muajt mė tė rėndė. Ka rėnė shi pothuaj pėrditė.) E kuptojmė se Kuteli bluhej pėrditė mes dy mokrave: asaj tė ankthit tė shėndetit qė nuk e lejonte tė punonte dhe asaj tė ankthit tė gjendjes ekonomike. Kėto tė dyja nėn peshėn e rėndė tė braktisjes shoqėrore, shpėrfilljes ndaj punės sė bėrė dhe dyshimit se akuzat ndaj tij do tė rėndonin tek fėmijėt.
    I dėgjonim shpesh nė shtėpi fjalėt stenokardi, hipertension, reumatizėm, angina pectoris, astmė kardiake. Megjithatė nuk patėm menduar kurrė se jeta do t’i ndėrpritej nė atė mėnyrė dhe aq shpejt. Tani mbas kaq vitesh, kujtoj si na shpjegonte Babai sėmundjen e vet. Na thosh: “njė nga enėt e gjakut tė zemrės sime ėshtė ngushtuar ngaqė ka mbledhur zgjyrė. Kjo mė sjell mbajtjen e frymės nė krizat kardiake, tė cilat i largoj me trinitrinė, ato hapjet e vogla tė bardha. I vendos nėn gjuhė, mbasi prej aty e bėn efektin dhe ēlirohem nė pak ēaste.” Dhe shtonte me hidhėrim: “nė klinikat e Romės, pėr shėmbėll, bėjnė operacione dhe e heqin zgjyrėn, e pastrojnė.” Ne mbeteshim pashpresė, mbasi e dinim se njė udhėtim i tillė pėr babain tonė nuk mund tė na shkonte nėpėr mend. Ah, po. Ky udhėtim shėndetėsor mbase do tė kish qenė i mundur po tė kish qenė rehabilituar. Dhe e dinim pėrsėri se rehabilitimi mbetej larg. Pra na mbetej detyrė veē tė dinim nė ēdo ēast ku ndodheshin trinitrinėt, tė cilat ishin shpėrndarė nė disa shishka tė vogla nė mėnyrė qė po ta zinte kriza pa hapa nė xhep, ne t’ia ēonim vrap.
    Na duhej tė prisnim njė shpėtimtar tė ri, mbasi babait i pat vdekur shtatė vjet mė parė ėngjėlli mbrojtės i tij, Drago Siliqi. Dita e vdekjes sė tij ishte njė ditė zie e pashpallur dhe e paspjeguar, po nga sjellja e mpirė e babait, nga njė pėrkėdhelje mė pak, nga njė shaka pa pėrgjigjen e zakonshme, e kuptonim se duhej tė kish ndodhur njė fatkeqėsi qė na pėrfshinte tė gjithėve. Dragoja, si e dėgjonim rėndom ta pėrmendė babanė, e pat ndihmuar tė botojė pėrsėri dhe tė ripranohet nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Nuk do tė ketė qenė e lehtė tė bindje Kutelin, njė nga anėtarėt e grupit themeltar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė pranojė tė shkruajė lutje pėr t’u ripranuar nė tė. Nė kėrkesat e tij ai shkruante se “u lirova (nga burgu) me tė gjitha tė drejtat civile”. Pra edhe me tė drejtėn pėr tė qenė vetiu anėtar i Lidhjes e tė mund tė gėzonte leje krijimtarie si shumė tė tjerė...
    Padyshim se me Dragon Kuteli do tė ish rehabilituar, do kish jetuar mė gjatė e shkruar mė shumė. Por ai vazhdoi tė punojė me normė pėrkthimi, e cila ishte bėrė e papėrballueshme pėr tė. Nė testament flet pėr ankthin e pensionit tė vogėl qė do t’i dilte nga muaji shtator 1967, kur do tė mbushte 60 vjeē, nga qė nuk kishte “vjete shėrbimi”. Duhet tė shtojmė se Kutelit, njė nga tė parėt shqiptarė qė pat marrė nė njė universitet tė huaj gradėn Doktor i Shkencave cum laude, nuk i njihej as shkolla e lartė. Dhe teza e tij e doktoratės nuk pat qenė pėr ēėshtje boshe, po njė studim krahasues i gjendjes sė sistemeve financiare nė pesė vende ballkanike.
    Kutelit iu pat ndezur me kohė dėshira pėr tė ribotuar rrėfimet e vjetra dhe vetė Shtėpia Botuese “Naim Frashėri” ia pat kėrkuar njė gjė tė tillė. Por mbas pėrpunimit botimi i tyre ishte shtyrė. Nė ēastet e fundit i thanė se ...nuk kishte letėr. Libra tė pabotuar do tė thoshin edhe mungesė shpėrblimi material e moral pėr njė punė e stėrmundim pėrtej normės e mes krizave kardiake e tė hipertensionit… Mbas ripunimit tė njė pjesė tė tregimeve i pashė nė dorė njė variant tė Tat Tanushit tė shkruar nė letra tė vjetra. I thashė se kisha parė njė variant tjetėr, tė cilin Babai nuk e kujtonte. Ma kėrkoi t’ia ēoja me ton gjysmė qortonjės e gjysmė tė gėzuar.
    Pėr fat tė keq jo tė gjithė i kuptojnė vuajtjet e Kutelit; nė vend tė shkruajė si dinte tė shkruante ai, detyrohet e punon pėr bukėn e familjes: pėrkthen nga rusishtja male tė tėra me fletė – gazeta, revista, libra e broshura ekonomike, bujqėsore, mjekėsore, etj.. Jo tė gjithė janė nė gjendje t’ia kuptojnė stoicizmin: pranoi tė vuajė pėr tė mos shkruar lavde. Dhe ne e ndjenim se rrethi i miqve tė babait sa vinte e ngushtohej.
    Nė vitet 1964-1965 babai shkruajti disa lutje pėr leje krijimtarie – herė Lidhjes e herė Ministrisė sė Arsimit. Pėr t’i penguar kėtė lejė duhet t’i kenė thėnė edhe se .. ishte mė i nevojshėm si pėrkthyes! Kėtė e nxjerrim nga teksti i kėrkesės: “kur guxoj tė paraqes njė kėrkesė tė tillė, kam parasysh edhe faktin se sot nė vendin tonė janė krijuar kuadro tė mjafta pėrkthenjėsish, tė cilėt mund ta marrin shumė lehtė vendin nė fushėn e pėrkthimeve, kėshtu qė mungesa ime tė mos ndihet fare”.
    Mė kujtohet si sot, mbasi i mbaja ēantėn me shkresa nėpėr rrugėt e Tiranės dhe mbaja veshėt hapur pėr tė dėgjuar bisedat e tė mėdhejve. Mbas miratimit tė Ministrisė, nga vetė Manush Myftiu, kėrkesa duhej tė kalonte pėrsėri nėpėr leqet e Lidhjes sė Shkrimtarėve. Viti 1965 “u dogj” vetėm sepse babai nuk arriti ta dorėzojė nė kohė, pra para se drejtuesi i Lidhjes tė nisej pėr pushimet e gjata verore.
    Mė nė fund drejtuesi i Lidhjes i dha lejen e kėrkuar me aq ngulm, veēse nga tri vjet ajo u katandis nė njė vit: korrik 1966-1967. Sidoqoftė miqtė qė takonte e uronin dhe e shihnin si hap tė mbarė ngaqė mė nė fund “plasi syri i keq”. Por paskeshim qenė gėzuar para kohe. Nė kuadrin e revolucionit kulturor qė po pėrgatitej, pėrsėri Lidhja e Shkrimtarėve i ndėrpreu lejen. Shumė i hidhur do tė ketė qenė ky grusht, pėrderisa, si i shkruan mikut rumun, edhe mbas tri muajve Kuteli nuk kish realizuar ende normėn e pėrkthimit tė njė romani vietnamez. Mbas gjashtė muaj kushtuar vetėm shkrimeve, e kishte shumė tė vėshtirė t’i kthehej pėrkthimeve-angari. Nuk arriti ta mbajė premtimin e bėrė nė kėrkesėn pėr leje krijimtarie pėr pėrfundimin e romanit ilir “..do tė pėrpiqem qė t’i bėj tė flasin varret e lashta ilire, gurėt e kėshtjellave tona tė moēme...”
    Nuk ka dyshim se infarkti i miokardit qė e goditi nė agun e 4 majit erdhi si pasoje e zemėrbrejteve e tronditjeve tė forta tė cilat e goditėn si ortek pikėrisht atėherė kur dukej se po shkrinte bora e ngrirė.

    Tiranė, 1 maj 1967
    I dashur Gjorgje,
    Letrėn qė ma kishe dėrguar mė 12 prill e mora javėn qė shkoi. Doja tė tė ktheja pėrgjigje menjėherė, po nuk munda, pra tė lutem tė mė ndjesh. Pėr mua prilli ka qenė njė nga muajt mė tė rėndė. Ka rėnė shi pothuaj pėrditė. Ti e merr me mend ē’do tė thotė shi pėr atė qė vuan nga stenokardia, hipertensioni, reumatizma, etj. Shumė mundime, i dashur, natėn kam dhimbje dhe vuaj nga pagjumėsia. Shto kėtu edhe shqetėsimet e mėdha pėr familjen... Kam mbetur ditė tė tėra nė shtrat, kam pasur tubullime (kam qenė i trullosur) nga ilaēet. Nuk kam qenė nė gjendje tė punoj. Pastaj, mendimet, mendimet... Nuk kam qenė nė gjendje tė pėrkthej. Kam mbetur prapa me normėn e punės, e cila mė bėn tė mundur ekzistencėn. Dhe sėrish mendime tė zeza, sėrish dėshirė qė tė shkoj atje ku ka prehje. Po duhet tė lodhem ende: fėmijėt janė shumė tė vegjėl.
    Sot ėshtė 1 maj. Ėshtė mbrėmje. Ngrohtė. Tė tre fėmijėt mė tė mėdhenj shkuan nė paradė me shkollėn. Nė shtėpi, me mua ėshtė vajza e vogėl dhe ime shoqe qė pastron nėpėr shtėpi dhe pėrgatit drekėn. Edhe njė vogėlosh, nip i sime shoqe. Po kryesori ėshtė dielli, dita e kėndshme, pa shi. Marr frymė. Dhe mendova tė tė shkruaj.
    Ti mė shkruaje me njė farė ironie se jot bijė, zojusha Via tė tha: “Baba, dua tė martohem!”. Dhe mė propozoi tė ftojė nė shtėpi pretendentin qė t’i kėrkojė dorėn, sipas njė zakoni tė lashtė, tė tejkaluar prej shumė kohe, si na thosh dikur nė tė Drejtėn Civile profesori ynė shumė i mirė (i dashur) Andrei Rėdulesku, ku na fliste pėr disa rregulla si nė kohėn e sundimtarėve qė u kishte kaluar koha dhe e kishin humbur davanė.
    Tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt. Vajzės i kishte ardhur koha e martesės dhe e gjeti atė qė i pėrshtatet (apo atė qė ajo beson se i pėrshtatet) shpirtit dhe qėllimeve tė saj. U deshėn, u muarėn. Kjo ėshtė normale, ėshtė nė natyrėn e veprimeve, pra pėr tė gjallėt. Tė dy tė rinj, tė dashuruar me njėri-tjetrin, kanė vendosur tė ecin bashkė nė udhėn e jetės (dhe jeta ėshtė e ėmbėl nė moshėn e tyre). Mirė! Bukur! Ne prindėrit, duhet tė na gėzojė njė hap i tillė, mė kupton i dashur Gjorgje? Dhe ka gjetur njė rrugė krejt normale: martesė nė rininė e hershme me atė qė do dhe qė e do. Mendo sa tė kėqia shfaqen nė udhėn e vajzave tė reja! Flasin pėr vite me radhė me dikė dhe pastaj na zgjohet ai dikushi e i thotė: “Tė kam dashur, nuk tė dua mė se kam gjetur njė tjetėr”. Shgėnjim, lotė, dhembje, tragjedi... Vetė ne, qė i themi vetes tė mirė, kemi rėnė nė dhimbje tė tilla. Agronomi i.......... sat vepron nė mėnyrė korrekte. E lejojnė rrethanat e jetės tė jetė i tillė. Mua nuk mė patėn lejuar rrethanat familjare dhe ekonomike, mungesė qartėsie, e vendimarrjes.
    Pra kjo rrethanė duhet tė tė gėzojė: tė shohėsh vajzėn tė lumtur, tė vendosur nė njė rrugė tė mbarė, tė drejtė.
    Po ti dukesh i mėrzitur, i pikėlluar. Tė kuptoj. Ke dashur ta kesh pranė nė ato molekula jete tė hidhur qė tė kanė mbetur pas aq mundimesh e vuajtjesh. Dhe ėshtė e drejtė. Prindėrit i venė fėmijėt nė djep me shpresė se kėta do t’i venė nė qivur kur tė vijė koha. Po si t’ua bėjmė rrethanave? T’u kėrkojmė fėmijėve tė sakrifikohen pėr ato pak vite jete qė na mbeten? Dhe mė pas, mbas vdekjes tonė, tė psherėtijnė tėrė jetėn? Nuk ėshtė e drejtė. Zogjve ju rriten krahėt dhe ikin fluturim nga foleja e prindėrve. Kėshtu bėjnė edhe kėlyshėt e ujqve. I tėrheq jeta.
    Po ta them: tė kuptoj. Sėmundja, pleqėria, vuajtjet… Ti, i dashur mik, e ke humbur betejėn e fundit kur tė vdiq bashkėshortja, si thua ti “kur u bėre kunat me Zotin”. Nėqoftėse do tė jetonte zonja, do tė ish ndryshe. Nuk do tė ishe vetėm nė jetė. Dhe kjo ėshtė shumė. Ē’mund tė bėjmė? Kėshtu paska qenė shkruar. Brezi ynė, qė ka vuajtur qysh nė fėmini, kaluar nėpėr dy luftra tė mėdha, ėshtė brez i nėmur, i munduar. Unė nuk di ē’mė sjell e nesėrmja, e pasnesėrmja. Kam tri vajza, prandaj mė kupton. Sat bije i uroj lumturi dhe e puth nė ballė. Puthe ti pėr mua! Ne, i dashur Gjorgje, si prindėr, jemi skllevėr: skllevėr tė dashurisė. Pra, duhet tė vuajmė me mendime, vetėm qė ata tė jenė tė lumtur. Italianėt thonė “Tutto va bene quando finisce bene”. Ata u deshėn, u martuan. Mė tej nuk dinė gjė. Nuk mundet tė dinė. Ne nuk na mbetet tjetėr gjė veē tė presim qetėsinė e madhe, si thotė Lucian Blaga: “Do tė vijė dita, do tė vijė dita...”. T’i shtrohemi fatit, i dashur. Dėshiroj qė jeta jote tė jetė e lumtur.
    Tė pėrqafoj,
    Pasku*) (prind i katėr fėmijėve)
    Tė falat edhe nga njerėzit e mij. Tani jam vetėm nė shtėpi. Ime shoqe ka dalė tė shohė paradė. Unė marr frymė lehtė. Mbrėmje, qetėsi, vetmi. Qofshin bekuar dielli, qetėsia, vetmia!


    Tiranė, 10 mars 1967

    I dashur Tasi,
    Sterjua mė dha librat qė mė dėrgove. Tė falem nderit shumė pėr kujdesin qė tregove. Po ashtu i falem nderit edhe Sotirit. Kam dhe njė lutje tjetėr: pėr atė librin e vogėl tė havadaneve, qė s’kam asnjė. Folė me Sotirin.

    Unė jam pothuaj mirė, si ēdo pranverė kur del bari i ri dhe kėrmilli. Sivjet pranvera po vjen pa naze dhe kjo mė gėzon se pakėsohen kriza e zemrės. Nuk e paskan keq ata qė thonė: “Gėzohet si gomari nė pranverė kur del bari i ri”. Kjo do tė thotė se gomari e ēmon shumė pranverėn, pra s’ėshtė aq gomar sa thonė bota. T’i lemė shakatė pleqėrishte: moti i mirė po mė gėzon. Marr frymė mė lehtė, nuk ndalem aq shpesh udhės qė tė ēlodhem. Ē’mund t’i kėrkoj mė shumė jetės? Mund t’i kėrkonja tė mė ndihmojė tė bėj njė udhė mė tė gjatė, fjala vjen, nė Pogradec ku kam 3 vjet pa vajtur ose nė Korēė, ku kam 16 vjet pa shkelur, po kjo nuk varet nga dėshira. Do takat dhe takat s’kam pėr kaq udhė.

    Zonjės pensioniste dhe fėmijėve shumė tė fala nga unė dhe nga tė mijtė. Fėmijėt i kam mirė. Ata kanė botėn e tyre – shkollėn, punėn – unė s’kam veēse kujtimet, pra fantazmat.
    Me dashuri,
    Dhimitraq Pasko




    09/05/2004

    Brari, edhe mua mė shkonin mornica nėpėr trup kur para disa kohės lexoja shkrime pėr vuajtjet e tija. Dhe ē'ėshtė mė e keqja vetėm njerėz patriot e tė mrekullueshėm si Dhimitėr Pasko kanė vuajtur tek shqiptarėt nga vet shqiptarėt nė tė kaluarėn. Por sot tjetėr kėngė kėndohet tek shqiptarėt dhe patriotėt vlerėsohen dhe ēmohen ashtu siē e meritojnė edhe pse ata sikur nė tė kaluarėn ashtu edhe sot gjithė ēfarė kanė bėrė, kanė bėrė pėr interesat e tyre, familjeve tė tyre, paraardhėsve, pasardhėsve dhe rrjedhimisht gjithė kombit.
    Prandaj, sot shqiptarėt janė mė tė vetdijshėm se kurrė nė vlerėsimin dhe shpėrblimin e njerėzve mė tė ndritur qė kanė dal nga gjiri i tyre dhe kanė ruajtur, mbrojtur dhe luftuar pėr interesat e tyre si Dhimitėr Pasko e tė tjerėt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dodoni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mė kujtohet se… Kuteli

    Nė pėrvjetorin e 38 tė vdekjes sė shkrimtarit dhe pėrkthyesit Mitrush Kuteli Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve ka kėrkuar edhe njė herė t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”

    Mė kujtohet se… Kuteli


    Elsa Demo


    “Kėtij burri tė madh nuk i ėshtė dhėnė akoma titulli “Nderi i Kombit”. I tėrheqim vėmendjen Presidentit tė Republikės, t’i thėrrasė mendjes dhe t’i japė atė qė i takon”. Prologu dhe epilogu me fjalėt e kryetarit aktual tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė nė pėrkujtimoren e vitit tė 38 tė vdekjes tė shkrimtarit Mitrush Kutelit (Dhimitėr Pasko, 1907-1967).
    Kjo ndodhi nė prani tė sė deleguarės sė Presidentit dje nė LSHA e cila i ėshtė pėrgjigjur kryetarit Zyhdi Morava dhe tė ftuarve se ka disa “gjėra” qė vlerėsohen me medalje dhe disa tė tjera “kanė vlerėn e asaj qė ndiejmė”. Shpjegimi i tė deleguarės, pėr gjysmėn e tij zyrtare donte tė thoshte se duhen bėrė disa procedura pėr tė shkuar tek dhėnia e titullit “Nderi i Kombit” Mitrush Kutelit, dhe pėr gjysmėn emocionale konteksti mund tė ishte: pėrderisa tė gjithė e ndiejmė dhe e pranojmė se ai ėshtė njė shkrimtar i madh, s’ėshtė e nevojshme qė kėtij pranimi unanim t’ia vėrė vulėn njė medalje. E gjitha kjo pėr njė titull qė presidenti i Republikės, pėrfshi tituj e urdhėra tė tjerė si “Mjeshtėr i Madh”, medalja e “Mirėnjohjes” etj, i jep. njė nė 48 orė. Pėr shembull, e njėjta medalje, qė i dha dy ditė pėrpara pėrkthyeses pėr 50 vjet tė letėrsisė shqipe nė gjuhėn e bullgare Marina Marinova, iu dha para njė muaji njė anėtareje tė Bordit tė Miqve tė Galerisė Kombėtare, me pak vite aktivitet. Pra nderimet e Presidentit tė Republikės janė kthyer nė vlerėsime tė zhvlerėsuara honorike. Nė fakt edhe familja e Dhimitėr Paskos, e pranon nė emėr tė sė bijės Atalanta Pasko e cila bashkė me motrat dhe vėllanė prej disa vitesh kanė marrė pėrsipėr botimin e veprės sė plotė tė Mitrush Kutelit nė bazė tė dorėshkrimeve, ėshtė indiferente ndaj shėnies sė njė titulli si “Nderi i Kombit” edhe pse si titull e vlerėsojnė shumė. Nuk do ta kundėrshtonin nėse akordohej.
    Brenda hapėsirės prolog-epilog, pėrvjetori i djeshėm i Mitrush Kutelit ishte njė takim me kujtimet e tė pranishmėve, krysisht jo bashkėkohės, tė cilėt me mėnyrėn “mė kujttohet se Kuteli”, a nė njė mėnyrė tjetėr bėheshin zėdhėnės tė kujtimeve tė tė tjerėve. Ėshtė pėr tė ardhur keq se si forma “in memoriam” me tė cilėn nderohen nga komunitete tė ndryshme individė me vlerė tė padiskutueshme apo jo, kėtij izolimi nuk i ikėn dot as pėrkujtimi i Mitrush Kutelit, nuk arrin ta bėjė vėrtet tė gjallė kujtimin pėr njė personalitet dhe veprėn e tij. Aq mė tepėr nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, nė tė njėjtėn godinė ku dikur vendosej kujt t’i mohohej dhe kujt t’i jepej leja e krijimtarisė, kush duhej tė merrej me letėrsi dhe kush jo.
    Mitrush Kuteli nuk ishte shkrimtar nė profesion tė lirė. I dėnuar me pesė vjet heqje lirie nė maj tė vitit 1947 si “Armik i popullit” pėr antisllavizėm dhe “nxitje tė armiqėsisė me popujt fqinjė” dhe pasi e dėrguan nė kampin e Vloēishtit bashkė me tė burgosur tė tjerė qė punonin pėr tharjen e kėnetės sė Maliqit, e liruan “me falje” nė prill 1949. Pas kėsaj Kutelit do t’i mohohej e drejta e botimit, por do tė punėsohej si “pėrkthenjės me normė”.
    E bija, Atalanta Pasko thotė se nuk i mban asnjė mėri Lidhjes, pasi nuk ishte ajo qė vendoste pėr fatin e shkrimtarit. Familjarėt kanė marrė dje si dhuratė nga LSHA-ja njė fotografi tė Kutelit, moshė tė mesme, e kuruar nė kornizė. “Jemi nė gjendje tė mjerueshme ekonomike dhe nuk mund tė bėnim me shumė se sa njė dhuratė simbolike pėr Mitrush Kutelin”,- tha kryetari i LSHA-sė, i sapoardhur nė kėtė detyrė, Zyhdi Morava. Ai ka premtuar se nė shtator tė vitit 2007, qė pėrkon me 100 vjetorin e lindjes sė shkrimtarit dhe pėrkthyesit, do ta shndėrrojė gjithė Tiranėn nė festė pėr nder tė tij.

    Atalanta Pasko: Nuk mbaj mėri me Lidhjen e Shkrimtarėve
    Zonja Pasko, disa herė u theksua se LSHA kėrkon qė Mitrush Kutelit t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”. Ju si trashėgimtarė bashkoheni me ketė kėrkesė?
    Asnjėherė nuk i kam dhėnė rėndėsi njė titulli zyrtar. Nuk dua ta zhvlerėsoj titullin “Nderi i Kombit”, sepse ėshtė titull “Nderi i Kombit”. Po nuk mė duket se kjo ėshtė arritja mė e madhe e njė njeriu. Ky ėshtė pikėshikimi im. Ekziston dhe njė pikėshikim tjetėr. Nė fakt ky komb akualisht, shoqėria jonė, ka shumė, shumė probleme, probleme vlerash, probleme hierarkie vlerash. Nė kėtė plan, mendoj, titulli “Nderi i Kombit” do t’i tregonte kėsaj shoqėrie se ekziston dhe njė vlerė e tillė qė meriton tė kihet para syve. Nė fund tė fundit “Nderi i Kombit” ėshtė njė fjalė e mirė dhe asgjė tjetėr. Ne si familje jemi krejt indiferentė pėr ato qė pėrmenda mė sipėr. Ēdo gjė do tė shkojė nė vendin e vetė me kohėn. Ne jemi tė sigurtė qė njė herė Kuteli do tė marrė atė qė meriton.
    Para se Lidhja e Shkrimtarėve, kjo aktualja, tė kėrkojė qė Mitrush Kuteli tė bėhet “Nder i Kombit”, nuk mendoni se duhet tė kėrkojė njė falje publike pėr ēfarė LSHA-ja e dikurshme i ka shkaktuar shkrimtarit dhe pėrkthyesit Mitrush Kuteli, duke i mohuar tė drejtėn e botimit si dhe disa shkrimtarėve tė tjerė, pėr njė kohė tė gjatė?
    Nuk ishte Lidhja. Personalisht nuk kam asgjė me Lidhjen. Vetė Lidhja ėshtė njė organizim shoqėror, njė organizim shkrimtarėsh. Mendoj se nuk ishte Lidhja ajo qė vendoste se ē’duhej bėrė me shkrimtarėt, ishte Partia mbi tė gjithė. Sikur tė donte Lidhja tė vendoste qė ky shkrimtar tė shkruajė dhe ky shkrimtar tė botohet, ishte dikush tjetėr qė vendoste, nuk ishte Lidhja. Kėshtu qė unė nuk kam asnjė lloj mėrie me Lidhjen. Lidhja mund tė kėrkojė ndjesė, por ajo ishte fundi i kavallit.
    Edhe sot u pėrmend se Kuteli mbetet njė shkrimtar i papėrkthyer. Pėrse ka ndodhur sipas jush dhe si mund tėarrihet njohja e veprės sė Kutelit pėrtej Shqipėrisė?
    Shumė pėrkthyes tė huaj qė e kanė pėlqyer veprėn e Kutelit, e kanė pasur shumė tė vėshtirė tė marrin pėrsipėr pėrkthimin. Kjo ėshtė njė nga vėshtirėsitė e Kutelit. Ėshtė kaq shumė shqiptar, shumė shqiptar deri nė detaj tė gjuhės sė tij, sa qė ėshtė shumė e vėshtirė ta pėrkthesh pa e dėmtuar vlerėn e madhe tė veprės sė tij. Domethėnė t’i gjesh ekuivalentin nė njė gjuhė tjetėr ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė. Mendoj, kėtė e kanė thėnė dhe tė tjerė, kjo ėshtė vėshtirėsia qė kanė ndeshur pėrkthyesit qė kanė dashur ta pėrkthejnė, duke pėrfshirė Vrionin.
    Me ēfarė ka tentuar Vrioni?
    Nuk e di saktė, por dikush i kishte propozuar qė tė pėrkthente poemin kosovar. Nė pėrgjithėsi Jusuf Vrioni e njihte mirė veprėn e tij, sepse e kishte dhe mik, ishte ndėr miqtė e tij. Dhe me siguri ai ka parė ndonjė gjė me kėtė sy. Kurse pėr poemin kosovar, kam pėrshtypjen se ia kanė thėnė qė ta pėrkthente.
    Ēfarė keni nė duar pėr botim nga vepra e Kutelit?
    “Shėnimet letrare” dhe diēka nga pėrkthimet. Shėnimet shpresoj do tė dalin nga vjeshta.




    28/05/2005
    KATEGORIA: Kulture

    Marre nga Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #17
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga NdocRroku
    ke te drejte macja, nuk arrij te merr vesht se si Ismail Kadare e quan veten te persekutuar... ne nje kohe kur e dijme te gjithe se si perfundonin intelektualet shqiptar ne ato vite.
    Mitrush Kuteli eshte nje shkrimtar me shume vlera dhe fatkeqesisht nuk eshte aq i vleresuar se do ta meritonte
    doja te shtoj edhe nje gje, nga njena ane Mitrush Kuteli ka qene me fat sepse nuk e ka paguar me koke ose me burg krijimtarine e tij, por nga ana tjeter pas "clirimit" ai eshte marre vetem me perkthime.. mendoni se ēfare torture per nje shkrimtar te mos shkruash..mendoni se sa dhimbje mund t'i kete kushtuar kjo autocensure..
    pershendetje te gjitheve
    Ai ka qene ne nje nga burgjet me te tmerrshme te Hoxhes
    sereno

  33. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dp17ego pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dėshpėrimi i Kutelit nė letrėn e lamtumirės

    Dėshpėrimi i Kutelit nė letrėn e lamtumirės

    Mizoria e diktaturės ndaj intelektualėve tė padėshiruar


    Kujtime nga koha e kasolleve

    (...) Nė fillim tė viteve pesėdhjetė, rierdhėm nė Tiranė familjarisht. Ishim nė kohėn e zbaticės sė luftės sė klasave, sepse kėtė kishte bėrė edhe Krushovi, nė prag tė Kongresit XX. Puna ime e asaj kohe ishte shofer nė parkun e mallrave.Gjeta, madje, edhe njė shtėpi: Nė fillim tė rrugės “Mine Peza”, pėrballė “Kafe Florės” sė atėhershme, nuk di pėrse ishte lėnė i pambaruar njė pallat, qė kishte mbetur karabina pėr njė kohė tepėr tė gjatė. Nė njėrėn nga zgavrat e kėsaj ndėrtese banonte njė kushėrira jonė. Ajo bisedoi me 6-7 familjet e tjera, - hallexhie si ajo vetė - dhe ato pranuan tė vinim ne ta zinim njė skaj qė kishte mbetur, se mos futeshin tė tjerė, tė panjohur. Tė katėr shtyllave tė kthesės sė shkallėve pėr nė katin e tretė, iu mbėrthyem hasra dhe kjo ishte “shtėpia” jonė. Tėrhoqa prindėt dhe gjyshen nga vendet ku ishin degdisur pas dėbimit tė 1949-s dhe babai, optimist nė natyrėn e tij, tha: -“Ekstra, s’ka mė mirė”.

    Nė kėtė karakatinė na erdhi pėr vizitė Dhimitri. Si e gjeti shtėpinė, ku sapo kishim zėnė njė “kthinė” i thėnēin? (Tė vuajturit kishin njė solidaritet tė ēuditshėm dhe ishin nė informim tė njėri-tjetrit). E mbaj mend shumė mirė Mitrushin, njeriun e qetė, me atė tė folur tė avashėt, i qeshur dhe i ėmbėl, qė s’ta jepte pėrshtypjen nė atė kohė se jeta do tė kishte fuqinė dhe pashpirtėsinė qė ta shndėrronte nė njė person melankolik, tė dėshpėruar tejmase, tė pashpresė, qė do ta quante vdekjen “lirim nga dhembjet”.

    Im atė e priti me krahėhapėt, ashtu edhe nėna ime; por edhe unė e pėrqafova, si ta kisha njohur qė mė parė. Mė kishin magjepsur tregimet e tij, artikujt letrarė e kritikė nė atė revistėn e njohur tė katėrshes sė ’44-s. Kisha lexuar me etje vlerėsimin qė i kishte bėrė Lasgushit dhe dinja se ishte marrė me botimin e “Yllit tė Zemrės” dhe tė “Valles sė Yjve”, botime tė njė niveli europian. Mė kishte bere pėr vete proza e tij qė rridhte si ujėt e burimit. Im atė e ēmonte sė tepėrmi pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe. (“Fėmijėt i kam porositur tė duan vendin dhe gjuhėn tonė, gjer nė vuajtje” - lexojmė nė Lamtumirėn e tij).

    Sigurisht qė unė e njihja atė, si shkrimtar tė madh, nga tė rrallėt e letėrsisė sonė. Po ai nga dinte aq shumė pėr mua? Dinte se, pas pėrjashtimit nga shkolla, u mora mėnjėherė ushtar dhe maturėn duhej ta bėja tani, pas gjashtė viteve. Dinte se kisha punuar nė kriporen e Kavajės (Karpen) si gjeometėr dhe tani: shofer!

    I pėlqeu optimizmi i babait tim. Na dha adresėn e shtėpizės sė tij. Vajta edhe unė me tim atė. Njė mjerim i thellė, nė njė kolibe qė tė zinte frymen...Shumė nga librat i kishte nėpėr kartona. Vuajtje mė tė rėnda nga ato tė Bulgakovit, qė i bėnte letra tė njėpasnjėshme Stalinit. Por dramaturgu i shquar rus mbetej vazhdimisht nė nė mjerimin e vet...



    Krenar nė varfėrinė e tij

    Kisha marrė vesh se dy vjet e gjysmė mė parė ishte botuar njė letėr lamtumire e Kutelit, nė prag tė vdekjes. Le ta quajmė njė Testament familjar. Letra i drejtohej sė shoqes. Isha interesuar por vetėm tani, para disa ditėsh e gjeta fare rastėsisht , nė njė botim tė Top Albania Radios, tė datės 24 mars 2001.

    Ē’ėshtė e vėrteta, pėr Kutelin ėshtė shkruar, pas shembjes sė diktaturės, mė pak se pėr Lasgushin. Pėr kėtė poet krenar tė lirikės shqiptare, mė tė madhin, di mjaft, shumė gjera: pėr varfėrinė e tij kronike, pėr shpėrfilljen, pėr pagesat si pėrkthyes qė s’i mjaftonin as pėr tė nxjerrė pesėmbėdhjetėditėshin...

    Por pėr prozatorin tonė tė madh, Mitrush Kutelin, dashamirėt tanė tė letėrsisė presin njė monografi. Presin edhe mė shumė shkrime pėr jetėn e tij tė trishtuar, pėr shpėrfilljen e regjimit, pėr burgosjen e njė njeriu qė ishte personifikimi i pafajėsisė. Por me karakter, ama. I dobėt nė fatkeqėsitė qė i ranė si njė rebesh nė kokė, por trim nė varfėrinė e tij, duke pasė qenė tri herė drejtor bankash e duke mos rėnė nė kompromise vetjake, nė vende tė tilla qė sot quhen fitimprurėse ... Kemi tė bėjmė, po, me njė kurajė atdhetare nė kundėrvėnien e guximshme ndaj prekjes sė interesit kombėtar.

    Duket se rrjedha po mė ēon nė njė portret-shembėlltyrė, domethėnėse pėr njerėzit e sotėm tė cilėt dje u ndeshėn me njė korrupsion asfiksues, tė shtrirė qė nga kupola gjer tek ai i thjeshti qė duhet tė tė vinte vetėm njė pullė nė njė shkresė, kurse sot kėrkojnė tė na mbushin mendjen se s’paska pasur tė korruptuar, dhe korrupsioni na qenka njė hamendje vetėm pėr tė cenuar tė drejtat njerėzore!



    Vuajtja, burgu, sėmundja

    Dhimitėr Paskoja, si shumė intelektualė tė tjerė tė ndershėm, i kishte mundėsitė tė bėnte njė jetė tė qetė, por edhe komode, - do tė thosha, - jashtė shtetit, qoftė edhe nė Rumani. Kishte ngritur zėrin e tij tė frymėzuar, kundėr pushtimit tė shtatė prillit tė ’39-s, me poema tė njė ardhedashurie tė zjarrtė. Kishte edhe vetėdijėn e njė njeriu tė dėlirė, tė pastėr, tė pakorruptueshėm. A nuk ishin cilėsi tė mjafta qė tė ēmohej nė atdheun e tij, njė person me vlera intelektuale tė spikatura, nė vendin e tij? Por e pėsoi si shumė tė tjerė. Mirash Ivanaj erdhi pas 7 prillit. Dhe vdiq nė burg. V. Kokona, nė kujtimet e tij, e ka bėrė lajtmotiv ate “kur s’tė dėgjova, o Ernest!”. Foto Bala dhe Fejzi Dika i kishin edhe ata tė gjitha mundėsitė qė t’i shmangeshin njė regjimi qė ua kishte bėrė jetėn tė ethshme...

    Mitrushin e “sajdisėn”, fillimisht, duke i dhėnė vendin qė meritonte nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Por regjimi ndezi, nė ditėt e para, atė llambėn e bukur ndriēuese ku fluturat do tė digjnin jo vetėm flatrat e tyre, por edhe vetveten!

    Jo vetėm M. Kuteli, por edhe tė tjerėt, disa prej tė cilėve u pėrmendėn, u trajtuan sa mė zi s’ka, jo sepse ishin “kolaboracionistė”. Njė refren shurdhues, ky, qė u bė simbol terrori tė shfrenuar. Madje jo vetėm Kuteli, por edhe tė tjerėt, disa prej tė cilėve u pėrmendėn, ishin antifashistė nė kuptimin qė e kishin shfaqur hapur dhe vetvetishėm kundėrveprimin e tyre intelektual ndaj pushtimit.Por nuk mjaftonte: regjimi donte edhe diēka mė shumė: tė ishin jo letrarė, por propagandistė tė sistemit tė ri, i cili nuk vonoi ta nxirrte fytyrėn e tij tė vėrtetė.

    Duke qenė i panėnshtrueshėm nė kėtė synim, Kuteli vuajti, u burgos dhe u sėmur. (Janė tri folje, tė renditura nė Lamtumirėn, qė pasqyrojnė njė jetė tė tėrė...



    Jetė skėterre si pasojė e tyre...

    “Desha tė tė shkruaj me dorė, por nuk mundem. Sot nuk e kam dorėn tė sigurt, mė dridhet. Mendjen e kam tė turbullt nga pagjumėsia, nga ėndrrat e kėqija. (Tregohet ėndrra e frikshme, nė letrėn qė i drejtohej bashkėshortes sė tij, Efterpit, qė kishte shkuar nė Rrushkull, pėr tė parė Poliksenin dhe Atalantėn: e ndiqnin pėr ta vrarė). Fundja do tė vdes, - thashė. Do tė shpėtoj. Do tė ēlodhem (...). Jeta ime ka qenė shumė e turbullt, e ngatėrruar .... Sa mirė qė mbaroi. (I sollėn lajmin se kishte vdekur Th.C.). Sipas mendjes sime shpėtoi. E kam zili. Vdekja ėshtė prehje e madhe, shkėputje nga dhembjet. Kur njeriu ėshtė shumė i sėmurė, i mėrzitur, vdekja ėshtė shpėtim: nga dhembjet fizike e shpirtėrore. Ti e di sa dhembje tė tilla kam pasur kohėt e fundit. Njėra, qė ti ma di, ėshtė si pasojė e tyre. Nuk jam i zoti tė punoj, tė krijoj, tė paguaj bukėn qė mė jep shteti pėr vete dhe pėr fėmijėt. S’kam qenė e s’dua tė jem kurrė parazit....”.

    A ka vuajtur gjer nė kėtė farė feje, gjer nė pėrmendjen e bukės sė gojės, qoftė edhe njė injorant, nė atė botėn perėndimore, qė ish-regjimi ynė e pėrshkruante si tė mjerė, ndėrsa sistemin tonė propagandistėt trushkulur e paraqisnin si parajsėn tokėsore? Ata pėremrat i tyre, tė tjerėt, ėshtė qartėsisht e kuptueshme se pėr cilėt ėshtė fjala: “Ta kam helmuar jetėn, sepse edhe mua ma kanė helmuar tė tjerėt. Dhe s’kam qenė i zoti ta mbaj helmin pėr vete, siē mė takon. Ky qoftė helmi i fundit qė po ju sjell”. Dhe nė njė mėnyrė ēuditėrisht tė thukėt e pėrmbledh tė gjithė kalvarin e tij dhe tė familjes, nė njė trinom: burg, urbanizėm, hotel. (Pėr brezin e ri, qė s’i kupton disa terma: urbanizėm, domethėnė ajo shkresa e paēavures qė tė vinte befasisht, me vendimin e njė forumi tė lagjes, se je i dėbuar nga qyteti dhe duhet tė largohesh brenda kaq orėrsh... Po ku tė shkojė njeriu i shkretė? – Nuk e di, shko nė hotel... Po me ē’pare, gjersa kėto tė mungojnė edhe pėr buken e gojės?).

    Po t’i shtosh edhe sėmundjen, qoftė tė shpifur edhe nga keqtrajtimi, do tė kuptohet mirė dėshpėrimi i thellė i Mitrushit, gjersa ta quante edhe vdekjen shpėtim.



    Shpjegimi i varfėrisė sė njeriut tė ndershėm

    “Nuk kam ndjekur kurrė pasurimin tim, sepse ky pasurim mund tė bėhej vetėm me dy mjete: me vjedhje (ka njė mijė e njė mėnyra vjedhjeje dhe unė s’kam pėrdorur asnjėrėn) dhe me tradhti, duke u shėrbyer tė huajve pėr tė grabitur vendin, duke marrė shpėrblimin pėr kėtė shėrbim. Zgjodha rrugėn e kundėrt: luftėn kundėr atyre qė donin tė na grabisnin. Nuk i ndalon dot tė tėra. Jo se s’desha, por se s’munda. Kaq munda, kaq bėra. Kundėr grabitjeve italiane, kundėr grabitjeve gjermane, kundėr grabitjeve jugosllave” (si titullar i Bankės). Por a lejonte regjimi kundėrvėnie ndaj kėtij veprimit tė fundit? Ishte koha e bashkim-vėllazėrimit...



    Atdhedashuria

    “Kam pasur gjithnjė, si bir i njė populli tė vogėl, njė urrejtje tė madhe kundėr idesė sė zezė “popuj mbi popuj” ose “tė mėdhenj mbi tė vegjėl (...). Kam qėnė kundėr rusėve sepse ata mbajnė nėn vete dhe shkombėtarizojnė popuj tė tjerė”.

    Popuj mbi popuj! Me tri fjalė flitet pėr popuj zotėrures dhe popuj tė zotėruar, pėr popullin qė paska tė drejtėn tė vėrė sovranitetin e vet mbi sovranitetin e popullit tjetėr (fqinjė) qė na u dashka tė ketė sovranitet tė kufizuar, apo te ketė njė status mė shumė se autonomia dhe mė pak se pavarėsia. Veēse nėse unė duhet tė kem mė pak, ti mėton tė kesh mė shumė. Me ē’tė drejtė? Me atė tė popullit mė tė madh? Apo e paske atribut nga Perėndia qė tė kesh sovranitet tė tepėrt, nė krahasim me atė popullin tjetėr, autokton, josllav, me gjuhė krejtėsisht tė ndryshme?

    A thua se, nė pikė tė hallit dhe tė dėshpėrimit, megjithatė Kuteli ka qenė profetik dhe ka parashikuar sesi do tė katandisej kombi ynė me ato lėshime qė i janė bėrė nga njė regjim vasal, fqinjit verior, qė kishte premtuar se pas Luftės do tė bėhej referendumi pėr statusin e Kosovės?

    Dhe njė amanet fėmijėve, Pandit, Atalantės, Dorit: Duajeni vendin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje. Mos u ligėshtoni kundėr Shqipėrisė edhe nėse vuani pa faj. Atdheu ėshtė atdhe, bile edhe atėherė kur tė vret”.

    Ē’zemėr e madhe, edhe nė prag tė vdekjes.

    Fjala Atdhe nė penėn e kėtij mjeshtri tė gjuhės sė pastėr dhe tė metaforave, ka kuptimin e veēantė qė mė duket se duhet zbėrthyer: Mitrush Kutelin e vrau vendi i tij. E vrau “Atdheu” i komunizmit. Por komunistėt s’kanė atdhe!

    Nė ditėt e pasdiktaturės, qė Mitrushi nuk i pėrjetoi, tė gjithė njerėzit e ndershėm, ata qė pėrulen me respekt ndaj figurės sė letrarit tė madh, por edhe tė njeriut tė madh, kanė ē’tė pėrfitojnė pėr njė vetėndėrgjegjėsim tė shėndoshė: Tė jesh njeri, nė kuptimin mė sublim tė fjalės. Paraja pa djersėn e ballit ėshtė faqja e zezė, pėr ata qė mburren me kėtė lloj pasurie. Njė mėsim i madh pėr ditėt e sotme.

    Kostaq XOXA

    55
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Edhe un’ jam patriot

    Mitrush KUTELI

    Nuk kam dashur tė dal sheshit e ta bėj fora, po ja qė e solli puna e zamani. Doli i biri i botės nė gazetė edhe lėvdoi veten se ėshtė patriot kombėtar i zjarrtė dhe pėr mua nuk tha njė fjalė! Dale, mor zotni, dale, se edhe na hamė bukė e pimė raki me meze! Edhe bile, raki tė fortė, pa njė pikė ujė! Nė keni pėr tė pyetur pėr patriot tė vėrtetė, unė jam! Unė jam e s’ka tjetėr! Dhe jo vetėm s’ka, po as do tė ketė.
    Patriotizmi im ėshtė mė i vjetėr se i atij mikut qė u lėvdua nė gazetė me kukurec e me raki. Se unė rakinė e pi pe rrushi edhe kukurecin e ha me gishtėrinjtė e dorės, qė t’i lėpij mirė.
    Kur u bė, mor zotni, Shqipėria republikė kombėtare mė 1925, unė kam thirrur i pari majė ballkonit tė prefekturės ku ish mbledhur mileti pa brekė.
    -Popul kreshnik pa brekė! Rroftė Republika shqiptare! Rroftė Presidenti! Rroftė qeveria kombėtare republikane shqiptare e arbėrore me gjithė trimat e saj dėshmorė qė u vranė pėr Shqipėri e na bėnė buxhet pėr rrogat tona!
    Bile asaj dite historike kam mbajtur edhe njė fjalė tė madhe pėrpara miletit pa brekė se trajta mė e mirė e qeverisė ėshtė republika, se ne ngaherė kemi qenė republika tė vogla e tani duhet tė bėjmė njė republikė tė madhe e kreshnike kombėtare atdhetare, e cila t’i bjerė Evropės ta bėjė shesh e lėndinė, tė lozė macja me minė. Kam hequr pastaj edhe njė telegram urimi nė emrin e popullit pa brekė e pa misėr dhe kam marrė pėrgjigje. Kėtė pėrgjigje e kam vėnė nė xhep si hamajli e mė ka hyrė nė punė shumė herė kur kam pasur ngatėrresa me kontrabandat e me tė dhjetat qė nuk i kam paguar, si patriot kombėtar qė jam. Kur mė shtrėngonin fort, vija e u tregoja talegrafin dhe e trembja drejtorin e Financave se kam miq e do ta dėrgoj nė Pukė edhe ai mė jepte njė afat tė ri gjersa borxhi harrohej dhe vinte berajeti. Me kėto para edhe me disa tė tjera qė mora kur nga Bashkia, kur nga Prefektura kur bėnim donomara (nga dhjetė festa nė vit) kur kėtej e kur andej, bėra njė ndėrtesė tė madhe qė ia dhashė me qira shtetit, si patriot qė jam, sepse shteti paguante qira tė madhe. Vendin ma dha dikush, si rryshfet biēimi, pėr njė punė qė s’duhet ta dijė populli kreshnik pa brekė. (Vetėm juve mund t’ju them nė vesh: ia kallėzova djalin atij mikut se bėn polatikė edhe e tremba se ia djeg shtėpinė e ia shuaj farėn…. Edhe ai tha: hap gojėn e kėrko. Unė, domosdo, e hapa gojėn time patriotike edhe mora vendin.)
    Ndonjė tjetėr allishverish tė madh nuk kam bėrė, po pėr tė rrojtur kam rrojtur mirė, edhe, shyqyr, ca flori e kam pėr ditė tė zeza.
    Kur u mėrzit bota me republikė – se e mirė ėshtė jahnia, po s’hahet ēdo ditė… - mblodha pėrsėri miletin edhe thirra:
    Popull kreshnik! Isaf, bre, me republikė! Ne frėng nuk jemi, po shqiptarė, bre! Ne duhet tė jemi mbretėri si nė kohėn e Skėnderbeut edhe po s’fituam botėn ja unė kėto mustaqe i hedh ku tė doni! Pra poshtė republika dhe rroftė mbretėria!
    Menjėherė u ngrita e hoqa njė tel nė Tiranė, se ėshtė mbledhur populli dhe kėrkon mbretėri.
    Me mbretėri mė vajti mjaft mnirė, bereqaversėn, se kisha mjaft allishverish. Ēunat i dėrgova me bursė nė Evropė; mallin e shtova, bėra ca ndėrtesa tė reja e napolonat me gjel i mblodha nė kotec tė tyre.
    Po njeriu mėrzitet duke ngrėnė pėrditė pilaf e hoshaf. Edhe unė e pashė se populli u mėrzit me mbretėri. Ē’tė bėj? A tė kthemi prapė nė republikė? Jo! Atėherė haj tė bėhemi perandori kombėtare! Si pashė se u qelb puna e nuk paguhen rrogat e pensionet, u ngrita e i hoqa njė tel Duēes tė vijė me axhele tė na shpėtojė nga tirania. Kur erdhi Italia, mė gjeti majė ballkonit veshur teptil si lugat.
    -Mirėseerdhėt, o shpėtimtarė tė kėtij populli kreshnik pa brekė! – thirra unė. Jemi kryenaltė tė hyjmė nėn zgjedhėn tuaj fisnike. Po, amani, ca para, se u fikėm!
    Pastaj, si e do puna, thirra:
    Duēe! Duēe! Duēe!
    Eviva!
    Qė aty hipa nė automobil teptil me devizė, sė bashku me tė tjerė shokė patrioė kombėtarė kreshnikė, hipėm nė pampor tė ujit e dolėm nė Romė. Kurorėn e Skėnderbeut ia dhamė Viktor-beut, edhe na i mbushi xhepat me napolona.
    Vajta me shokė ne Duēja edhe dolėm nė resme bashkė. Po kėto resme tashi duhen djegur se na bėjnė rezil nė gazetė.
    Me atė reme jam bėrė mik me kaq xheneralė edhe kolonelė italianė, edhe kam fituar napolona shumė. Ushqimet e ushtrisė unė i kisha, nozullimet unė, gazin unė!
    Ē’tė them, tre a katėr vjet vjet puna mė vajti majė mė majė, gjersa u ngritėn ca jezitė e ma prenė yryshin patriotik.
    Tashi Viktorbeu ra.
    Kurorėn ia mora prapė, se vėlla me babanė nuk e kisha e Viktorbenė e as Duēe-vezirė. Edhe atij paraja iu unj e iu bė kartė…
    Si patriot qė jam, pres ta shes edhe njė herė, kush jep mė shumė.
    Unė katėr a pesė telegrame, sipas punės, i kam nė xhep.
    Sa tė ndreqet puna, vete edhe ia heq atij qė do vijė pas Viktorbeut edhe do tė mbaj njė fjalė qė tė ēuditet bota.
    -Mė pyetėt ē’zanat kam?
    -Zanat? S’ke turp tė mė pyesėsh kėsilloj? Ē’zanat mund tė kem, kur unė jam patriot kombėtar? Ky ėshtė zanati im!


    Botuar mė 1943

  37. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Per tu njohur me krijimtarine letrare te Mitrush Kutelit, lexoni temen e hapur per kete qellim tek seksioni i letersise ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4259


    Albo

  39. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •