KOMENTI

NETĖVE TĖ ERRTA FENERI I BORDELLIT DUKET EDHE MĖ I KUQ

Nga Prof. Dr. Apollon Baēe

Nga Prof. Dr. Apollon Baēe

Hedonizmi


Nė shkrimin nė gazetėn “Shekulli” “Luksi qeveritar qe vret”, autori e pėrkufizon jetėn e drejtuesve tė shtetit dhe partisė nė fuqi, grave dhe pinjollėve tė tyre, me shprehjen hedonizėm. Njė shprehje qė do tė bėjė rrugė kjo, pasi vėshtirė se mund tė gjėndet njė pėrkufizim mė i saktė i moralit dhe sjelljes sė kėsaj shtrese. Pėrkufizimi klasik i hedonizmit “vėnia e qefit fizik dhe psihik mbi ēdo detyrė dhe detyrim shoqėror”, me njė fjalė kthimi i qefit nė parim themelor tė jetės, ėshtė njė kostum qė i shkon shumė bukur kravatės ngjyrė Joni, jeshil- fosforeshente, tė Fatos Nanos, kravatės gjak tė kuqe tė Gramos Ruēit dhe kravatave tė tjera socialiste. Pikėrisht ky hedonizėm ėshtė shkaku i lindjes sė asaj piramidės sė gurtė tė korrupsionit e cila nė majė ka “vėnien e qefit fizik dhe psihik” tė kryeministrit mbi detyrat e shtetit: Pėr tė humbur 20.000 $ brenda natės nė ruletet e Atllantas, pėr tė shpenzuar bashkė me suitėn 150.000 $ nė Sharm El-Sheikh dhe 200.000 euro nė Austri, pėr tė paguar qiranė ditore prej 4000 $ tė njė jahti dhe 15.000 $ tė njė aeroplani, duhet ose tė jesh milioner ose tė shfrytėzosh milionerėt.
”I lumtė Fatosit” na tha nė Bonn B.Z., “shpenzimet 200 mijė markėshe pėr remontin e Benzit tė tij nuk ja faturoi shtetit, por A.P.-sė”. Pak kohė mė pas ky A.P.-ja privatizoi “Stabilimentin Mihal Duri”. Ai pagoi vetėm 10% tė vlerės sė tij. Kėtu dhe nis ajo qė quhet “kaskada”, ujvara e korrupsionit. Kryeministri i korruptuar nuk mund t’ju thotė jeni tė korruptuar ministrave tė tij mė pak tė korruptuar, ministrat e korruptuar nuk mund t’u thonė gjė nėpunsave mė pak tė korruptuar dhe kėshtu deri ne nivelin e gjykatėsit, doganierit, nėpunsit tė taksave, policit dhe tėrė tė ngjashmėve tė tjerė. Dhe e tėrė kjo ujvarė bie mbi kurrizet e tė pėrvuajturve qė varin veten nga qė s’kanė bukė pėr fėmijėt, mbi kokat e nėnave dhe grave qė i mbyten fėmijėt dhe burrat nė det, mbi shpirtėrat e foshnjeve qė pėr t’i shitur zbėrthehen si vegla pushke nė dy sy, dy veshka, njė shpretkė. Dhe kėtu fundi pėrqaset me fillimin: 40 fėmijė tė humbur pa gjurmė, 40.000 lekė a 250 dollarė vlera e njė fėmije, 40 shumėzuar me 250 baraz 10.000 dollarė. Ēuditėrisht aq sa e shpėrbleu Nano Nanon, pak ditė pas mbytjes sė atyre tė mjerėve nė Jon. Pėr punė shumė tė mirė qė bėn. Pėr mbytjen e tyre nė Jon apo lulėzimin e 100 luleve tė korrupsionit?


Lulzimi i 100 luleve tė korrupsionit

Sondazhi i SELD-it (Southeast European Legal Development Initiative) pėr njohjen e shkaqeve qė mbajnė peng Ballkanin, bazohet nė intervistimin e paketave standarte prej 1000 personash. Kėta 1000 persona janė simpatizantė tė pozitės, pėr tė cilėt ēdo gjė ėshtė OK, tė opozitės, pėr tė cilėt asgjė nuk ėshtė OK, dhe masės gri, pėr tė cilėt disa gjėra janė OK dhe disa nuk janė OK. Disa prej tyre janė vetė mitmarės dhe shumica mitpagues. Por krahasimi i opinioneve tė Shqiptarėve me opinionet e ballkanasve tė tjerė ėshtė i habitshėm. Nėse mendimet e ballkanasve tė tjerė ngjasin me njeri tjetrin, njė e pak njė pa pak, mendimi shqiptar ndryshon tepėr prej tyre.
Ndonse Shqipėria ėshtė vendi mė i varfėr i Ballkanit (World Bank, Albania Country Office Website), problem i saj No 1 nuk ėshtė varfėria. Indeksi i shqetėsimit shqiptar pėr varfėrinė ėshtė 24. Mjaft mė i ulėt se indeksi 31.6 i kroatėve me standart jetese thuaj Europian.
Pavarėsisht grindjeve dhe sharjeve jashtė dhe kryesisht brėnda familjes socialiste, tė cilave do t’ja kishin zili edhe fshesaxhijet mė luftarake, dhe ndrrimit me shpejtėsi tė kabineteve, sa qė nuk dihet nėse Nano ėshtė Nano 4 apo Nano 7, indeksi i shqetėsimit pėr mungesėn e stabilitetit politik ėshtė 49,6. Ndėrkohė Mali i Zi, mjaft mė i stabilizuar politikisht, e ka kėtė indeks 59,3.
Shqipėria ku ēmimet e mallrave krahasohen me ēmimet amerikane, nuk i ka problem as ēmimet e larta: Indeksi i shqetėsimit pėr to ėshtė 23,3. Mė tepėr ankohet Kroacia e pasur, indeksi i sė cilės ėshtė 27,3.
Por kėtė inferioritet ndaj vėllezėrve dhe motrave ballkanike, Shqipėria e kompenson mė sė miri me indeksin e korrupsionit: 60,8 nė 2001, 68,4 nė 2002.
Shqetėsimi nga korrupsioni ėshtė dy herė mė i lartė se i ballkanasve tė tjerė. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, ndėrsa tek tė tjerėt ky indeks qėndron nė vėnd ose bie me 12 %, tek Shqiptarėt ngrihet me 14 %.
67,8 % ishte indeksi i korrupsionit tė qeverisė nė 2001, 76,5 nė 2002. Sa s’ka ku tė shkojė mė shumė. 14 herė mė i lartė se indeksi i korrupsionit tė mėsuesve. Dhe kjo tregon se pėr Shqipėrinė e keqja e tė kėqijave ėshtė korrupsioni. Dhe shkak i tė keqes sė tė kėqijave ėshtė qeverija socialiste, hedonizmi, paaftėsija dhe paciptėsija e saj. “Qeveri mė tė korruptuar se kjo nuk ka pasur”

Deri njė nga mė tė korruptuarit e qeverive shqiptare, Ilir Meta, thotė “kjo ėshtė qeveria mė e korruptuar”. Ashjti si dikur Frontini thoshte pėr Besėt “Ata quhen hajdutė nga hajdutėt”.


Nr.
Shteti
Indeksi shqetėsimit nga korrupsioni
Indeksi korrupsionit tė ministrave

2001
2002
2001
2002

1
Maqedoni
35,1
31,2
61
47,5

2
Bosnje
37,5
35,1
44,2
44,4

3
Kroaci
47,1
41,1
37,3
40,5

4
Serbi
37,2
37,2
55,3
46,1

5
Mali i Zi
30,8
30,9
41,91
42,26

6
Shqipėri
60,8
68,4
67,8
76,5



Interesat private tė qeverisė

Nicolas White i ICG-sė (International Crisis Group) tha nė mikrofonin e Deutsche Welles “Duhet bėrė njė dallim mes qeverisė dhe popullit. Populli shqiptar interesohet shumė pėr Evropėn... Por duket se qeveria kujdeset mė shumė pėr interesat e saja private. Mė duket se qeverisė shqiptare nuk i intereson integrimi nė Evropė".
Nano, kreu i kėsaj qeverije qė “kujdeset mė shumė pėr interesat e saja private”, reagoj pėr herė tė parė ndaj njė stacioni tė huaj. E tėra “ėshtė pasojė e pėrkthimit tė keq nga frėngjishtja e korrespondentit tė DW" tha ai. Viron Gjymshanėn dhe frengjishten e tij e njoh nga koha e Deutsche Welles, por vesi i historianit mė shtyu ta dėgjoj intervistėn. Pėrkthimi i saj ishte “ad litteram”.
ICG nuk ėshtė as organizatė politike qė tė japė vlersime politike, as organizatė ekonomike qė tė japė vlersime ekonomike. Roli i saj ėshtė “preventivimi dhe zgjidhja e konflikteve vdekjeprurės (deadly conflicts)”. I njė releje ndėrkombėtare termike, e cila sinjalizon rrezikun e zjarreve ndėrkombėtare.
Fraza e White “qeverisė shqiptare nuk i intereson integrimi nė Evropė” duket e tejkaluar. As Bédel Bokassa qė ushqehej me shpretka fėmijėsh nuk do tė donte qė populli i tij tė ishte i pakėnaqur. Jo nga dashuria pėr te, por nga frika e revoltės. Asnjė kalorės, sado i pashpirt, nuk e do vdekjen e kalit ku ka hipur. Kėtė White e di, por fraza e tij tingėllon si frazė e dėshpėruar Kasandre e cila e parasheh gjėmėn, “deadly conflict”-in, dhe tė tjerėt nuk e besojnė.
Por ajo qė e ka nervozuar mė tepėr Nanon ėshtė fraza “qeveria kujdeset mė shumė pėr interesat e saja private”. Dhe kėtu rrethi mbyllet pėrsėri nė njė hedonizėm tė shkallės mė tė lartė. Nė hedonizėm shtetėror. Parulla komuniste “Partia mbi tė gjitha”, ėshtė plotėsuar nga derivati i saj socialist nė “Qefet e Partisė mbi tė gjitha”. Si nė Animal Farm-in e George Orwell-it ku parullės sė vjetėr revolucionare “te gjithė kafshėt janė tė barabarta” ju shtua bishti “por disa janė mė tė barabarta”.
Dy herė kam dalur jashtė Shqipėrisė si president dhe tė dy herėt me avion linje, jo me avion nė dispozicion na pati thėnė Ramiz Alia. Kjo dhe ėshtė dialektika nanoiste. Kandari me dy vegje: njera vegje popullore, dmth. pėr popullin, dhe tjetra qeveritare, dmth. pėr qeverinė.

Kandari me dy vegje

George Orwell i karakterizon diktaturat me termin e famshėm "doublethink", dymendimshi a mendimi i dyfishtė: pranim i njėkohtė i dy versioneve tė kundėrt pėr tė njėjtin fakt, njė pėr vete dhe tjetri pėr tė tjerėt. Neologjizmi “doublebalance”, dykandarshi a kandari i dyfishtė, njera pėr olimpin socialist dhe tjetra pėr kallam kusurin, e plotson mirė termin e Orwell-it pėr realitetin e sotėm shqiptar. Perėndesha Nemes e drejtėsisė socialiste nuk i ka sytė tė zėna me fasho. Ajo e di mirė cilėn vegje kandari tė kapė.
Nė tė vėrtetė “doublebalance” socialist nuk ėshtė njė shpikje socialiste. “Rroftė Partia e Punės” shpėrthyen, duke ju shmangur fjalės pėrbuzėse jevgj, sintėt kur gjykatėsi u tha qė ta vendosnin ata nėse duhej dėnuar i biri i blokman-it qė kishte sakatuar me makinė njė sint. Vėrtet i biri i blokman-it u fal, por ate e falėn sintėt revolucionarė. Ky dhe ėshtė ndryshimi: maska. Tė parėt, komunistėt, e shkelnin ligjin me maskė, trashėgimtarėt socialistė pa maskė.
I shkrepet Nanos tė ecė me shpejtėsi me rrezik jete pėr tė tjerėt, ecėn dhe i vret tė tjerėt. I shkrepet kriminelit Ruēi Nr 2 tė vrasė a plagosė me armė zjarri ksamilasin, e plagos. I shkrepet prapė kriminelit Ruēi Nr 2 tė vrasė a plagosė me armė zjarri laēianin pėr krimin e rėndė se ja pa tė dashurėn nė sy, e plagos. Dhe nagaēja Toska qė paguhet pėr tė prerė kriminelė i bėn vizitė kortezije Ruēit Nr 2.
Tė tre pushtetet, legjislativi, ekzekutivi, gjyqėsori, janė mbledhur grusht rreth grushtit me karafil nė dorė. Qė grushtit tė mos ja marrin karafilin. Implikim, kalbėzim, dhe sėrishmi hedonizėm.
“Asnjė shtetas tė mos mė dalė nė ėndėr” thoshte njė mbretėreshė afrikane. “Ai qė mė del do vritet dhe do hahet”. Njė mėnyrė e efektshme pėr tė siguruar ushqimin kjo.


Shtetarėt e shtetasve

Nano nuk ėshtė Kopraci i Molierit qė i gėzohet ēdo qindarke qė kursen. Ai ėshtė njė nga ata qė francezėt i quajnė “bon vivant”, njerėz tė dhėnė pas kėnaqėsive sensuale, njė sensualist i vėrtetė.
Pėrse ahere Nano e pa tė arsyeshme qė ta shpėrblente veten me 10.000 dollarė duke i dhėnė njė shkulm tė ri furtunės nė media dhe opinion?
10.000 $ janė njė hiē pėr Nanon: Linja e autobusave Athinė- Tiranė ėshtė e gruas sė tij dhe ēmimi i heroinės ėshtė 26.000 $ kilogrami. Ēdo muaj thotė Marko Niēoviē, ish Shefi i policisė sė Beogradit, rajonin e kalojnė 3-4 ton heroinė. “2 miliardė dollarė drogė ka qarkulluar nė njė vit pėrgjatė Shqipėrisė” thotė edhe arra gungė Meta, i cili vijon me ftesėn “duhen kontrolluar linjat e autobusėve Tiranė – Athinė”.
10.000 $ padyshim qė i hynė nė punė atij gazetashitėsit Manjani, i cili si nė kėngėn e zgjebur tė lypsave rusė “edhe ne jemi njerėz, edhe ne duam tė jetojmė”, kėndon “edhe punonjėsit e shtetit janė njerėz”. Por Nanon 10.000 $ as e ngrohin, as e ftohin: 10.000 dollarė pėr Nanon, gjithnjė sipas fjalorit francez tė qefit, janė “pourboire”, bakshishe pėr shėrbyesit e hoteleve jashtė listės sė yjeve.
Arsyeja ėshtė krejt tjetėr. Vėrtet Gjinushi e shpotit Nanon se kur turma po i hynte nė zyrė “veshi brekėt e katundarit pėr tė shpėtuar”, por Nano mbetet njė sfidant. Si ahere kur u rrėzua me makinė, qoftė i madhnueshėm Zoti qė na shpėtoj nga vdekja e tij, dhe u kthye pėr tė sfiduar Metėn, duke ngare po vetė, po ate model makine dhe po ate numėr makine. Edhe kėtė herė Nano sfidoi, jo mė arrėgungėn Meta, e cila ulėret tėrė kohėn do tė mė vrasė, por sfidoj si ata qė e kuptojnė lojėn e tij, ashtu edhe ata qė nuk e kuptojnė lojėn e tij. “Shteti jam unė” ėshtė mesazhi i Nanos. Ky dhe ėshtė raporti absolutist i njėshit me zeron, ku sipas njėshit njėshi ka vlerė edhe pa zerot, ndėrsa zerot pa njėshin janė zero.

Ziej zjarr, kazan valo
”Pėrse bėrtasin ata?“ pyeti Maria Antoneta dhe asaj nuk ju pėrgjigjėn “pėr liri, vėllazėri dhe barazi “, por i thanė pėr bukė. Revolucionin e sjell stomaku dhe jo mendja. Mendja vetėm drejton stomakun e zbrazėt. Dhe kėtu e tėra vjen e pėshtillet tek fillimi i shkrimit, tek hedonizmi qė sjell korrupsion, tek korrupsioni qė sjell skamje, tek skamja qė sjell pakėnaqėsi. Dhe nė sfondin e mizerabilitetit ekonomik ky hedonizėm, zdėrhallje siē e quan ate Mark Marku, bie edhe mė tepėr nėsy. Netėve tė errta feneri i bordellit duket edhe mė i kuq .
Gishta foshnje qafėspėrdredhur, litar ku ėshtė varur katil zuzari, kthetra tigri, kėta janė disa nga ingredientėt e peltes qė valonte nė kazanin e shtrigave tė Macbeth-it.
Double, double toil and trouble;
Fire burn and cauldron bubble.
Ziej zjarr, kazan valo;
Turbull turbull avullo.

Ndėrkohė kazani ka zėnė tė valojė ashtu si dinė tė valojnė kazanėt. Nė fillim disa bula ajri, pastaj mė shumė bula ajri, pastaj edhe mė shumė bula ajri. Pastaj e tėra nis e valon. Si nė 20 shkurt 1991.



---------