GSH
--------
DOSSIER I
Dėshmia e Sokol Hoxhės: Ramiz Alia do tė ikė nga kujtesa e njerėzve, (por jo e historisė) ashtu kokėulur e kėsaj rradhe pa zė, krahasuar me mėnyrėn si u ngjit nė karierė, kokėulur dhe me zė tė hollė
"Ramiz Alisė i ra tė fikėt dhe iu ul nė gjunjė Nexhmijes"
-----------------------------------------------------------------
Po bėhen disa vjet qė nė faqet speciale tė rubrikės dossier qė "Gazeta Shqiptare" ka hapur prej vitesh, kanė zėnė vėnd e janė trajtuar me dhjetra shkrime tė karakterit historik tė cilat kryesisht kanė pasur nė fokusin e tyre figurėn e ish-diktatorit komunist tė Shqipėrisė, Enver Hoxhės, i cili qeverisi me dorė tė hekurt kėtė vėnd pėr afro 45-vjet me rradhė. Pėrveē pasqyrimit tė dokumenteve tė shumta arkivore, nė kėtė mori shkrimesh tė botuara nė faqet e "Gazetės", kanė zėnė njė vėnd kryesor edhe dėshmitė e shumta tė ish-personaliteve tė larta tė udhėheqjes komuniste qė ndėr vite janė goditur nga Enver Hoxha duke u burgosur, internuar apo denigruar nė mėnyra tė ndryshme. Po kėshtu njė numėr i madh dėshmish kanė ardhur edhe nga shtresa e ish-kundėrshtarėve politikė tė Enver Hoxhės, ajo e nacionalistėve tė Ballit Kombėtar e Legalitetit, mbi tė cilėt kanė rėnduar mė shumė krimet e regjimit komunist tė udhėhequr prej vetė Enverit e mė pas prej Ramiz Alisė. Tė gjitha kėto shkrime, kanė pasur e do tė kenė tė vetmin qėllim, atė tė ndriēimit tė historisė sė kėtij vėndi, e cila siē dihet ka qenė e manipuluar dhe shtrembėruar sipas interesave e konjukturave politike qė ka kaluar vetė regjimi i kaluar. Nisur nga dy emisionet e fundit nė "Opinion" tė gazetarit tė njohur Blendi Fevziu, nė tė cilat bėhet fjalė pėr rivlersimin figurės sė Enver Hoxhės, "Gazeta Shqiptare" i ėshtė drejtuar pėr njė intervistė, djalit tė dytė tė Enverit, Sokol Hoxhės, i cili iu pėrgjigj ftesės sonė, duke shprehur mendimet e tij. Kjo intervistė e bėrė nga "Gazeta", nuk ka pėr qėllim qė t'i bėjė karshillėk emisionit "Opinion" tė gazetarit Blendi Fevziu me qėllim pėr tė marrė nė mbrojtje figurėn e Enver Hoxhės, (pasi dihet fare mirė qėndrimi i saj) por ajo botohet nė kuadrin e parimeve qė ndjek ajo, atė tė fjalės sė lirė dhe e hapur pėr kėdo. Po kėshtu nisur nga fakti qė "Gazeta" nuk bėhet palė me asnjė, ajo mbetet e hapur dhe mirėpret ēdo pronocim tė atyre personave qė citohen nė kėtė shkrim tė Sokol Hoxhės, apo edhe kujdo tjetėr qė ka dėshirė tė pronocohet nė kėtė debat tė hapur prej kohėsh nė faqet e gazetės sonė.
Ē'mendim keni ju pėr emisionet televizive, ku dy javė rresht ėshtė trajtuar tema e manipulimit tė historisė prej Enver Hoxhės?
Nuk e kisha parė ndonjėherė Fevziun mė komik se kaq. Duket sikur ėshtė zgjedhur momenti pėr tė tėrhequr vėmendjen e qytetarėve nga trazirat kundėr Nanos e pėr t'i dhėnė kohė atij. Nė tė vėrtetė arsyeja ėshtė shumė mė e thellė. Ustallarėt e Blendit akoma vazhdojnė tė fokusojnė qėllimisht gjithė tė kėqiat, qė solli sistemi komunist, vetėm tek Enver Hoxha. Pra, janė ata qė pėrpiqen tė manipulojnė historinė.
Pėrse, aty trajtohen shumė momente kyēe tė historisė, qė janė enigmė?
Fevziu, edhe pse u pėrpoq vetėm tė kundėrshtonte variantin zyrtar tė kėtyre momenteve, tė ashtuquajtura enigmė, me dėshmitė kontradiktore meskine, banale e jo profesionale, vėrtetoi se Enver Hoxha ėshtė i vetmi burrė shteti qė ka drejtuar vendin pa klane. Ai ishte i paepur kundėr aktivitetit tė shėrbimeve tė huaja, vigjilent pėr pastėrtinė ideologjike tė vijės sė partisė prej presionit tė jugosllavėve, aleatėve sovjetikė e mė vonė kinezė, deri nė pavarėsi tė plotė kundrejt pretendimeve tė tyre pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Historiani Xhelal Gjeēovi, pavarėsisht nga bindjet e tij, dėshmoi si njė profesionist i ndershėm. Ndoshta pėr kėtė, u evitua nė emisionin e dytė.
Ėshtė e natyrshme qė ju tė flisni kėshtu si djali i Enver Hoxhės. Po pėr krimet nė atė kohė ēfarė do tė thoshit?
Krimet nuk mund tė mohoen, ato vetėm mund tė motivohen. Ēėshtja ėshtė se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė. Arsyeja zyrtare (versioni i Enver Hoxhės, siē thotė drejtuesi i emisionit), apo versionet e atyre dėshmitarėve, ish- komunistė tė goditur nga sistemi. Unė pėrpiqem tė jem objektiv, pėr ta parė problemin si gjithė tė tjerėt, veē faktit qė mund tė di mė shumė se ata. Ėshtė pėr kėtė arsye qė pėrsėris edhe kėtė herė: tė hapen dosjet. Aty do jenė pėrgjigjet e tė gjitha enigmave, pavarėsisht se gazetarė tė komanduar, si Fevziu, nuk duan t'i shohin, pėr vetė faktin se shumė ngjarje janė zbardhur tashmė nė media, e qė vėrtetojnė totalisht versionin zyrtar. Dosjet t'u hapen historianėve, por jo vetėm atyre tė tipit Paskal Vasal Milo, apo ish-bashkėpunėtorėve tė agjenturave tė huaja, qė punonin pėr shndėrrimin e trojeve shqiptare nė republikė tė 7-tė tė Jugosllavisė, apo nė republike agrumesh, qė i donte aq shumė Hrushovi. Tė dėnuar sipas ligjit pėr veprimtarinė e tyre antiparti, ata duan tė na ēfigurojnė Enver Hoxhėn nė njė pėrbindėsh. Por ėshtė e pamundur.
Dihet qė vala e dėnimit ariti deri tek Ramiz Alia. Fevziu thotė:... por njė dorė e ndali atė. Ē'do tė thoshit ju?
Nuk ėshtė nevoja ta sqaroj unė kėtė ēėshtje, kur dihet publikisht qė Ramiz Alisė i bie tė fikėt nga frika e dėnimit. Ai i bie nė gjunjė sime mėje pėr ta falur, e cila ndėrhyn tek Enver Hoxha. Kėtu pyetja do ishte: pse Fevziu e shmang kėtė gjė kaq hapur edhe pse ėshtė njė moment vendimtar nė zhvillimet e mevonshme tė PPSH-sė.Si duket, udhėzimet janė tė tilla. Ramiz Alia do tė ikė nga kujtesa e njerėzve (por jo e historisė), ashtu kokėulur e kėsaj radhe pa zė, krahasuar me mėnyrėn si u ngjit nė karrierė, kokėulur dhe me zė tė hollė. Kjo, pėr tė mbetur si simboli i komunizmit vetėm Enver Hoxha, edhe 20 vjet pas vdekjes sė tij. Ėshtė e qartė qė Fevziu meriton gjithēka nė kėmbim tė kėtij shėrbimi, pėrvec kostumit, kompletit tė tualetit dhe rimelit tė pamunguar nė emision. Nė vijim tė dėshtimit nė dy emisionet e para, Fevziu anunēon pėr emisionin e tretė njė dėshmi tė Ramiz Alisė shumė vjet pėrpara, edhe kjo e kėr kuar pėr interesa tė tij, vetėm nė lidhje me vdekjen e Mehmet Shehut. Nė kohėn qė ėshtė dėshmitari mė i rėndėsishėm i mbetur, pėr nga pėrgjegjėsia historike, si pjesėtar i kupolės mė tė lartė, gjatė 40 vjetėve pranė Enver Hoxhės e suksesor i tij pas '85-s. Pėrpunues nė imtėsi i platformės politike tė pluralizmit nė '90-n, pra personi i dytė pėrgjegjės, qoftė dhe simbolikisht, pėr fatet e Shqipėrisė, pas Enver Hoxhės.
Entuziasti Fevziu la nė suspans publikun pėr tė enjten me akuzėn qė Enver Hoxha bėhet gati tė likuidojė Mehmet Shehun (pavarėsisht qė do nxjerrė broēkulla si nė dy emisionet e para). Por ajo qė mė ka rėnė shumė nė sy ėshtė dhe evitimi i dėshmive tė mamasė sime, duke u mjaftuar me dėshmi tė saj marrė pėrciptaz nė kushtet e burgut, 10 vjet pėrpara, mė 1994. Ēuditėrisht, del dėshmitare kryesore, qė prononcohet pėr herė tė parė, Vito Kapo, e cila as pėr nga pozicioni e as pėr nga qartėsia nuk mund tė zėvendėsojė dėshmitė e Ramiz Alisė dhe tė nėnės sime pėr daljen nga Traktati i Varshavės dhe prishjen me kinezėt. Qėllimisht nuk kėrkohen dėshmitarė mė racionalė, si p.sh. ish-anėtarė tė Byrosė Politike apo ish-antarė tė Komitetit Qendror, qė kanė qenė mė afėr problemit. Zgjidhet Vito Kapo, e cila ende nuk ka dhėnė shpjegime se ē'mendon ajo pėr vdekjen e Hysni Kapos, pėr dyshimet e saj dhe pėr rolin e Ramiz Alisė nė vdekjen e tij gjatė kohės qė Mehmet Shehu ishte akoma gjallė. Pėrse heshti njėherė e pėrgjithmonė kur Ramiz Alisė iu hap rruga drejt pasa-rdhėsit tė Enver Hoxhės, me vdekjen e Mehmet Shehut. Prandaj, janė kryesisht komunistėt, ish-tė dėnuar apo bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė tij, qė pėr ideal kanė pasur vetėm pushtetin, qė i bashkon njė qėllim i pėrbashkėt, t'i hedhin tė gjitha fajet mbi Enver Hoxhėn, pėr tė fshehur tė tyret.
(vijon nesėr)
-------------
Krijoni Kontakt