Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    Paçe Maska e Çufo_ Çufo
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66

    Po të hhapnit një restorant shqiptar në Amerikë.....

    Çfarë lloj ushqimesh do servirni?
    Si biznesmen jo do dëshironi që klientela juaj te jete sa më e larmishme dhe në të njëjtën kohë si mund ta përforconi imazhin tuaj si nje restorant authentik shqiptar.
    Mua asnjëhere nuk më ka rëne rasti këtu to shkoj në një restorant authentik shqiptar këtu në Amirkë. Ka shumë restorante që pronarët i kanë shqiptarë, por pjesa më madhe e ushqimeve te tyre janë greke ose italiane.

    Po te kishit restorantin tuaj çfarë lloj ushqimesh do vinit në menu?

    Çufoja...duke i lëshuar lëng goja
    Çufo Çufo o Gjumash
    Shkon në shkollë avash avash

  2. #2
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    cufo un vdes per ushqim shqiptar, dmth recetat e mira, por ne si vend nuk kemi kuzhin te pasur!! jemi shum te varfer ne gatim! nuk kemi receta si italianet, francezet, mexicanet apo kinezet, kshuqe prandaj edhe shqiptaret nuk hapin restorant me ushqim shqiptar, sepse dhe nuk do kishin shum klientel!!

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  3. #3
    Paçe Maska e Çufo_ Çufo
    Anëtarësuar
    14-01-2004
    Vendndodhja
    San Diego, CA
    Postime
    66
    Bo bo ça paskeni qënë mo...asnjë s'paska ide këtu.
    Disa produkte që janë të famshme për të gjithë ne shqiptarët.
    byreqet (presh, spinaq, grosh, mish, etc)
    Qoftet
    Bërxollat

    pije:
    kafe (te bërë ne xhezve)
    Konjak Skëndërbeu ( a ekziston më ky?)
    raki
    fërrnet
    ...


    Çufoja
    Çufo Çufo o Gjumash
    Shkon në shkollë avash avash

  4. #4
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    uaaaaa, byrek!!! qofte!!!po pse me kto do mbash nji restorant ti cufo?????? njereztit sdo vin aty me honger nji pjatance me qofte e dy copa byrek, edhe sikur te vine, sdo vine dit per dit te han aty, se dhe ato te shkreta sdo bohen me flori!!! po nejse
    aaaa po po- konjak skenderbehu- ta nxjerrim nga ***** kte ne?????
    nejse hape ti njiher-pa te vi un aty dit per dit!!

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  5. #5
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Tave kosi
    Fergese
    Byrek
    Petanik(ne nga Korca keshtu i themi nuk e di si e perdorni ju andej)
    Pispilik(mmmmmm ky eshte shume i mire,nuk e di a e njihni)
    te tjerat kur te me kujtohen....
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  6. #6
    ZANË MALI Maska e DIDIBE
    Anëtarësuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    HEJ PO PRITNI MUSAFIR NGA KOSOVA
    DENIANA

  7. #7
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Sigurisht qe po.Te pakten te restoranti im mund te vish kur te duash.
    Me thuaj ndonje ushqim qe beni ju andej dhe ne nuk e kemi.
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    nuk hahet ne restorant byrek , and tave kosi lol

    kuzhina shqiptare eshte e mire vetem per "homemade" ... se per restorant eshte shume e varfer .. prandaj dhe restorantet shqiptare ne amerike .. fusin dhe ushqimet italiane , greke .. etj ..

    se ndryshe do falimentonin vetem me ushqimet tona ... pastaj guzhina italiane eshte e perhapur dhe me emer ne gjithe boten ... so si mbas vendit behet dhe kuvendi lol

    pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Postuar më parë nga Pink_Girl
    nuk hahet ne restorant byrek , and tave kosi lol

    kuzhina shqiptare eshte e mire vetem per "homemade" ... se per restorant eshte shume e varfer .. prandaj dhe restorantet shqiptare ne amerike .. fusin dhe ushqimet italiane , greke .. etj ..

    se ndryshe do falimentonin vetem me ushqimet tona ... pastaj guzhina italiane eshte e perhapur dhe me emer ne gjithe boten ... so si mbas vendit behet dhe kuvendi lol

    pink
    Moj ti...
    Po cfare te vesh tjeter,s'kemi ne.Te varfer nga te tera anet jemi.lol
    Pastaj ne donim ti kishim te gjitha,gjera Shqiptare.
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  10. #10
    *MaçokjaVogel*
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    dionea, un vdes per pispilik/t

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  11. #11
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Postuar më parë nga Tironsja_PHILLY
    dionea, un vdes per pispilik/t
    E ke provuar?
    Po si eshte e mundur se nga TR nuk behet pispiliku.
    Une e kam shume qejf gjithashtu.
    Tani mu kujtua edhe dredhaniku me djathe..
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  12. #12
    kush din sa restorane shqiptare jane ne Amerike,,, m kane thene se ka plottttttttt...

    do t'deshiroja me e dite se cka sherbejne tjeter pervec: qebapave, kosit, sarmave, suxhukit, piteve, ...?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nuk quhet pispilik, po pispilite. Eshte nje tave me spinaq, miell misri e djathe. Mund te futet nje cike qepe, sipas shijeve.

    Ne cobenet Tiranes e bejne sepse vijne nga fshatrat e Pogradecit, kurse tiransit myslymane nuk e njohin dhe preferojne fergesen, lol.

    Pershendetje
    Ignore List: Den Bossi

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Ne shpine e Mozartit
    Postime
    18
    Ne rradhe te pare Cufo varet se cfare restoranti do te hapesh. Me kete dua te them se po te hapesh nje restorant me byrek me mish ose kos o ku ta di une athere ky do jete nje restorant me nje menu jo shume te pasur . Do thoja qe do ishte ide e mire po te ishte me shume e tipit Take away. Megjithate nje restorant sic thua ti une kam qef ta hap ne Tirane ne te ardhmen por qe te jet tipik tradicional Shqiptar dhe brenda te kete orendi artistike nga te gjitha krahinat e vendit dhe me kryesoren Live music me kenge folklorike. Ne menu do te fusja

    Fergese Tirane
    Tave elbasani
    Tave peshku Shkodre
    Koranin e Pogradecit
    Te gjithe llojet e byrekve ( sigurisht kuptohet te servirura bukur ne pjate)
    Dhe shume te tjera qe nuk me vijne ne mend tani


    Kurse per embelsira do thoja

    Kabunin ( behet me oriz, sheqer dhe rrush te thate.)
    Sheqer Paret
    Ashure
    Sytljash... etj

    Shpresoj te me dali me sukses kjo ide sepse eshte mbushur Tirana me picceri dhe restorante qe haet i njejti ushqim

    Te pershendes

  15. #15
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Çufo_ Çufo
    Çfarë lloj ushqimesh do servirni?
    Si biznesmen jo do dëshironi që klientela juaj te jete sa më e larmishme dhe në të njëjtën kohë si mund ta përforconi imazhin tuaj si nje restorant authentik shqiptar.
    Mua asnjëhere nuk më ka rëne rasti këtu to shkoj në një restorant authentik shqiptar këtu në Amirkë. Ka shumë restorante që pronarët i kanë shqiptarë, por pjesa më madhe e ushqimeve te tyre janë greke ose italiane.

    Po te kishit restorantin tuaj çfarë lloj ushqimesh do vinit në menu?

    Çufoja...duke i lëshuar lëng goja


    Cufo , futja me cfare ushqimesh te te vije per mbare mer daj.
    Mos harro gjellerat qe te permenden dynjaja me lart ( sidomos Speca t'mush )

    Pastaj futi nje emer lokalit , psh : MEDITERRANIAN ....dhe ja ku i justifikove edhe ushqimet greke , turke dhe talione qe bejne pjese ne bastardimin e cdo kulture tonen...

    PS: Kabunise ke harruar ti shtosh mishin e dashit , ti grupi me lart. Per pak desh na e bere sultiash lol

  16. #16
    Jeta eshte 1 Enderr...... Maska e stalion
    Anëtarësuar
    10-03-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    74
    marin hajde se po te shes lokalin tim,se mua ma ka sjell ne maj te hunes. ja kam nderruar menun mbi 10 her dhe nuk ka ecur.kam 6vjet si punoj si shkerdhat ne uk per te mbajt restorantin ne tiranen tone lavdishme.

    ne o vlla as guzhinjer nuk kemi....guzhinjeret tane shyqyr qe dine me gatuar pilaf orizi dhe fasule. isha per vit te ri atje dhe porosita 1 spageti bolognes ai trapi e bani carbonara. i thash plakut ika une, bo qa dush vrafsh veten ishalla megjithe guzhinjer dhe pilaf orizi.

    gjithe te mirat .
    Ndryshuar për herë të fundit nga stalion : 02-05-2004 më 00:37

  17. #17
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Eshte thjesht idea qe kemi ne koke ne shqipetaret, qe guzhinen tone e kemi vetem per gatim ne shtepi e ndersa vendosim te dalim restoranteve ,guzhina duhet te jete e huaj.

    Them se vetem pak organizim e improvizim e guzhina jone,e qe duhet te shtoj se eshte shume prane asaj turke e greke,mund te jete shume e favorshme per nje busines te mire si ne usa ashtu edhe ne europe.

    Ne ne Shqiperi te pakten, nuk e kemi pasur tradite ne kohen e Dulles restorantllikun. Edhe ato pak ambjente publike ishin pjesa me e madhe mengjesore apo menca fabrikash e kombinatesh,ku dominonte pilafi e grosha ,kosi apo paçe me koke lope apo kembe derri. Delikatesa e gatimit shqiptar mbetej si perkushtueshmeri e amvisave tona te pakrahasueshme ne bote, e vitet e fundit edhe te disa amviseve te mire,sidomos ata qe ishin te inkuadruar ne forcat e armatosura e qe grate i punonin neper institucione te ''rendesishme'' shteterore. , por kjo aspak nuk do te thote qe shumellojshmeria e guzhines shqiptare nuk do te krijonte premisa te mira per nje perfitim ne businesin e restorantllikut.

    Per te qene me konkret,kush nga ju do te ankohej nga nje BUFFET ne te cilin mund te gjenit ne nje sektor te vencante te Starter've:-

    - Sallate me domate,qepe te grira holle,speca te ngjyrave te ndryshme te grira holle po ashtu,ullinj,djathe te bardhe te prere ne forma kubike te vogla,kastraveca,feta limoni edhe e gjithe kjo ne vaj ulliri, kripe e biber te zi.

    -Pak me tutje te gjeje pak Liptave qe nuk eshte gje tjeter vecse gjize jo shume e kripur me hudhra te shtypura,vaj ulliri e biber te zi.

    -Po ashtu aty prane patllixhana te pjekura ne furre, e me pas te shtypura e te bera si salce,me vaj ulliri,hudhra te shtypura ,kripe e uthull.

    -Speca te skuqur me kripe e uthull,me pak salce domatesh te skuqura me qepe ,hudhra e pak vere te bardhe e biber te kuq.

    -Speca te pjekur, te qeruara nga lekura, e pasi jane bere fije fije,rreth 1 cm te gjera,te jene vajisur me vaj ulliri,kripe e uthull,te marinated me pak salce hudhrash si edhe qepe te grira holle,por te skuqura pak po ashtu.

    -Sallate jeshile te grire holle,me pak qepe te grira holle po ashtu,ullinj,vaj luledielli pa ere edhe kripe.

    -Lulelaker te ziere e me pas te skuqur me veze te rrahur, me pak salce domatesh te skuqur me pare me vezen,rigon e biber te kuq.

    - Kunguj te prere holle, te skuqur lehtaz qe me pas shoqerohen me tarator ( Kos i rrahur me pak kripe,biber te zi,hudhra te shtypura,vaj ulliri e pak kastravec te copetuar ne feta te imeta).

    -Patllixhane te prere Fine,te skuqur lehtas e pasi ti kullohet vaji i skuqjes, te lundrojne ne vaj ulliri,hudhra e kripe e biber.

    Ka edhe starter te tjere plot,qe me shume jane specialitete te krahinave te ndryshme ne Shqiperi,Kosove,Mal te zi e Maqedoni.

    Prane Starteve qe do te shkonin shume me aperitive te ndryshem por me se shumti do te shkonin me Vere te Kuqe, te Bardhe, Raki e Vodka,Birre etj do te gjendeshin gjellerat kryesore.

    - Mish vici me patllixhana,qe fare mire mund te shoqeroheshin me oriz te gatuar me lengun e mishit,as a side dish.

    - Po ashtu mishi i vicit mund te gatuhej me lloje te ndryshme zarzavatesh si bizele, presh,lakra,kunguj etj e po ashtu te shoqerohej me pilaf te gatuar me lengun e mishit.

    -Nuk duhet te perjashtojme ketu edhe turline me mish qingji.

    -Mos te harrojme edhe Cumlekun me Qepe me llokma qingji.

    -Taven e kosit.

    -Taven e dheut me melci qingji.

    -Koke qingji ne tave me qepe,hudhra e speca.

    -Te brenshmet e vicit ,qingjit kukurec.

    -Trute e lopes te skuqura me veze e miell.

    -Plonci i lopes e qingjit i skuqur me veze e biber te kuq.

    Ik se u lodha tani. Kam hap edhe nje shishe Rakije qe me erdhi nga Tirona para ca ditesh, e do ta ekzekutoj me ca Jumbo Sausages te pjekura ne furre,pak djath te bardhe e nje kokerr qepe. Per pjesen e dyte te menuse shqiptare do ju shkruaj me vone. Ishalla nuk jam bo llull fare.

    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga LONDON-TIRONC : 04-07-2004 më 00:56
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  18. #18
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Hej kush ka shkuar ne restorantet greke ne NY...te gjitha ushqimet qe serviren atje gatuhen neper shtepite tona ne Shqiperi.....
    Por problemi eshte se Shqiperia pothuajse nuk njihet fare ketu keshtu qe klientela do jete e kufizuar vetem me shqiptare....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antipatrea : 14-02-2006 më 20:10

  19. #19
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Wink Shqiptaret kane nje kuzhine te pasur.

    Une lexova disa nga postet keto dhe nja 2 me bene te qesh me gjithe shpirt.
    1. Ju qe thoni kemi kuzhine te varfer kini rene ne mrekulline e Steak and Cheese, Turkey, Italian dhe sanduice te tjera te picereve/restoranteve amerikane. Si o nuk mund te besh nje restorant te suksesshem shqiptar kur ketu ne Amerike ke vende qe shesin vetem Roast Beef si puna e ARBY'S qe ben dhe reklama ne TV; mbijetojne.

    2. Me qafsh cfare ka me shume kuzhina italiane apo qe mund te perzjesh lloje te ndryshme makaronash per variacion (Angel hair, linguine, spagheti, ziti, etj ) apo qe makaronat mund t'i hash me mish pule, vici ose me qofte ose salsice (a c'i thone shqip sausage). Po vajte ne restorant italian nje gje e ke te sigurt MAKARONA GALORE.

    3. Pse talleni me pilafin o njerez nje restoranti qe konsiderohen 3 yje ose mesatare cdo pjate vjen e servirur me pilaf. Nuk ka gje qe pergatitet me lehte dhe eshte aq e lire sa pilafi. Apo jini te tere te zene me leka e frekuentoni restoranti klasi ke pjata me e lire eshte sallata per $ 13.99 dhe supa per $ 11.99.

    4. Pse restorantet kineze qe mbijetojne kane cilesi te mire ushqimi thoni ju? Ushqimi eshte pak a shume si *** dhe nuk eshte fare afer ushqimit te vertete kinez. Cmimi ka te beje me krijimin e klienteles.

    5. Klientela ky problem zgjidhet me 3 veprime :
    A. Nje emer qe perfaqeson tere zonen sic e ka thene dikush me pare MESDHEU eshte emer shume i mire. Brenda fut flamuj shqiptare fap merret vesh qe edhe Shqiperia eshte ne mesdhe.
    B. Cmime konkurruese me lokale te ngjashme qe kane ushqim etnik sic quhet ne USA.
    C. Vendi ku hapet restoranti eshte kritik.

    6. Menuja sic e kane shkruar dhe parafolsit ka shume zgjidhje. Pastaj ketu ne Amerike shitet nje supe e famshme ne vere perves Gaspacos; "cucumber soup" (qe eshte supe me kastraveca - eshte fiks si taratori pak a shume). Pastaj tere restorantet kane nje menu pak a shume fikse keshtu qe nuk eshte e thene te kesh 3000 pjata; mjafton te zgjedhesh 50 me te mirat. Njerezit qe vijne per te ngrene ne restorant do vine njehere ne jave se po erdhen perdite eshte njelloj si te vesh ne mense dhe jo ne restorant.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Isomer937 : 16-03-2006 më 15:42
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  20. #20
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    IT'S ALL ABOUT ADVERTISING (varet shume nga reklama)

    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Hej kush ka shkuar ne restorantet greke ne NY...te gjitha ushqimet qe serviren atje gatuhen neper shtepite tona ne Shqiperi.....
    Por problemi eshte se Shqiperia pothuajse nuk njihet fare ketu keshtu qe klientela do jete e kufizuar vetem me shqiptare....

    Mund te kesh vetem kliente shqiptare po qe se :

    1. Emrin restorantin ia ve SHQIPERIA.

    2. Stafi flet vetem shqip.

    3. Menuja eshte shkruar shqip.

    Amerikanet jane kurioze dhe me siguri do duan ta provojne kete lloj te ri ushqimi. Nje reklame ne radio ose gazete. Nja dy kupona per "paguaj nje pjatance dhe merre tjetren me 1/2 cmimi "dhe shikon si te lulezon biznesi jo vetem me shqiptare por me amerikane, turq e kineze.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  4. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •