Kush i gjen pjeset e meparshme le ti sjelle..
gazeta panorama
.......
Kujtime IV
Profesor Hamit Beqja tregon se si i kanė negociuar bisedat e tij me drejtuesin e shtetit komunist, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia
Kur dhe si jam takuar me Enver Hoxhėn
Kontaktet me Enverin s“kanė qenė tė shpeshta, pasi udhėheqėsi s'duhej tė shqetėsohej
Prof. Hamit Beqja
vijon nga numri i kaluar
Jam shprehur pėr vetėvlerėsimin me nota tė larta tė librit tim Edhe engjėlli edhe djalli janė brenda tek i gjalli Rreth dyzimit tė personalitetit njerėzor (Albinform, Tiranė 1995). Po tė vinte puna pėr ta ribotuar atė nuk do ta prekja.
Do tė bėja ndonjė ndryshim nė karakterizimin e portreteve tė Ahmet Zogut e tė Enver Hoxhės. Kėtė karakterizim tė kėtyre personaliteteve tė shquara tė historisė shqiptare tė shekullit XX i kam dhėnė nė kapitullin e shtatė tė librit Dyzimi i politikanėve dhe burrave tė shtetit, reformatorėve e diktatorėve (fq.113-172). Njė paraqitje krejt fillestare tė Enver Hoxhės jam pėrpjekur ta karakterizoj nė faqet 167-172 tė librit tė lartpėrmendur.
Do tė isha ndalur mė shumė nė kontributin e tij tė shquar nė ndėrmarrjen e ndryshimeve rrėnjėsore nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė jetės sė vendit nė regjimin qė ai drejtonte (vitet 1945-1965). Por mund tė karakterizoja pak mė qartė edhe anėt kontradiktore e negative tė personalitit tė tij sidomos nė vėshtrimin psikologjik. Por pėrgjithėsisht unė po mbetem te karakterizimi qė i kam dhėnė atij kur kam shkruar librin e lartpėrmendur.
Mendohet se mund tė jem takuar shpesh me Enverin
Duke u nisur nga vendi ku kam punuar dhe nga natyra e punės qė kam bėrė ndokush mund tė mendojė se ndoshta duhet tė jem takuar disi shpesh edhe me Enver Hoxhėn. Eshtė fjala pėr takime tė drejtpėrdrejta, ballpėrballė, njė pėr njė, nė tryezė. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė nuk kam patur asnjė takim tė tillė me Enverin. Ai nuk e kishte zakon tė takonte drejtpėrdrejtė, njė pėr njė shumė njerėz. Sidomos kuadro qė punonin nė Komitetin Qėndror si puna ime. Ai bėnte edhe ndonjė takim individual. Por nė kėtė ēėshtje ishte shumė pragmatist, i zgjidhte rastet. Takonte shokė tė udhėheqjes pėr tė paraqitur ndonjė problem pėr tė cilin donte tė shprehej. Fillimisht takonte edhe ndonjė rrezikzi qė e kish zgjedhur pėr ta bėrė objekt goditjeje sa pėr ti treguar mirė dhėmbėt, pėr ti kallur frikėn e shqetėsimin.
Takimet me Hoxhėn i bėnim nėpėrmjet Nexhmijes dhe Ramizit
Takimet me ne, kuadrot qė punonim nė Komitet Qėndror ai i bėnte, ato qė mund tė quheshin takime nėpėrjet tė tjerėve. Pėr ne, punonjėsit e frontit ideologjik nėpėrmjet Nexhmies e Ramizit. Sidomos Ramizit. Veēanėrisht gjatė viteve 70-tė e fillimit tė viteve 80-tė Ramizi thuajse ēdo mėngjes shkonte te Enveri, raportonte, por sidomos merrte udhėzime, porosi. Edhe kur Ramizi nuk e ndiente tė nevojshme pėr tė thėnė se aksh porosi pėr aksh problem e kam nga shoku Enver ne e kuptonim kėtė. Megjithatė unė nuk mund tė them se nuk jam takuar me Enver Hoxhėn. E kam takuar nėpėr mbledhje tė ndryshme ku mund tė mė jetė drejtuar edhe individualisht. Ka qėlluar ta kem takuar edhe kalimthi, si rastėsisht.
Ju tregoj bisedat me E. Hoxhėn
Po tregoj pėr dy raste tė tilla. Ishte periudha e diskutimit popullor pėr revolucionarizimin e shkollės. Nė atė kohė po zgjerohej shumė shpejt arsimi tetėvjeēar. Njė ditė kish lexuar nė gazetė, - dihet se ai i shfletonte ēdo ditė gazetat, merrte informacion prej tyre,- njė lajm pėr hapje shkollash tė reja tetėvjeēare. U takova rastėsisht me tė te hyrja nė zyrėn e tij. Zakonisht ne e evitonim kalimin nga hyrja e zyrės sė tij, pėr tė mos e shqetėsuar. Por qėllonte qė unė ndonjėherė e shkelja kėtė rregull Dhe jo vetėm kėtė, por edhe tė tjera. Nė kėtė vėshtrim isha i njohur pak si bojė mė vete. Atė ditė Enveri dukej nė humor shumė tė mirė. Sa mė pa mė foli gjithė gėzim. Iu referua lajmit qė e kishte gėzuar, zgjerimit tė shpejtė tė arsimit tetėvjeēar. Por pėrmendi edhe sukseset qė pėrgjithėsisht po arrinte arsimi nė atė kohė. Unė, sipas rastit qė mu dha, nė kėmbė, bėra njė paraqitje shumė tė shkurtėr tė hovit qė kish marrė zgjerimi i arsimit tetėvjeēar. Mė dėgjoi me vėmendje, mė uroi suksese pėr punėn qė po bėhej e qė po bėnim nė arsim dhe u ndamė tė dy me fytyra tė qeshura. Nė njė rast tjetėr kemi shkėmbyer fjalė drejtpėrsėdrejti pas njė mbledhje tė Byrosė Politike, ku u shqyrtua njė material i Komisionit tė Arsimit. Unė duke mbledhur letrat po dilja i fundit nga salla. Edhe Enveri nuk ishte ngritur ende nga tryeza prej ku drejtonte mbledhjen. Si padashur ngelėm tė dy pėrballė njeri-tjetrit. Mė foli me shumė ngrohtėsi. Vlerėsoi punėn qė po bėhej nė arsim e qė po bėnim ne, hysmetēinjtė. Pėrmendi edhe punėn voluminoze qė po bėja unė. Pėr kėtė mė pyeti se si mbahesha me shėndet. I thashė: -Mirė, shoku Enver. -Epo atėherė mė tha tė dėrgojmė nė punė fizike. Siē duket qė tė dobėsohesha pak, pasi isha shėndoshur goxha prej kohėsh. U ndamė tė dy buzagaz. Njė ditė Enveri mė kish kėrkuar tė shkoja e ta takoja nė zyrė. Bashkė me Agim Meron, atėherė Sekretar i Parė i Komitetit Qėndror tė Rinisė. Unė qėllova tė isha jashtė Tiranės, me shėrbim. Dhe ai bisedėn e kish zhvilluar vetėm me Agimin. Siē e mėsova ai ishte i shqetėsuar shumė pasi atė ditė nė Zėri i Rinisė ishte botuar njė kritikė e fortė kundėr konceptit tė drejtimit unik tė shkollės. Pėrmendesha dhe kritikohesha edhe unė me emėr. Siē dukej ata qė kishin bėrė kėtė kritikė, ma merr mendja tė nxitur edhe nga punonjės tė caktuar tė aparatit tė Komitetit Qendror donin tė kritikonin njė dash me kėmborė Dhe ky menduan se mund tė ishte Hamit Beqja. Nė atė kohė, nė mesin e viteve 60-tė Zėri i Rinisė ishte shumė aktiv nė kritikat nė lidhje me revolucionarizimin e mėtejshėm tė gjithė jetės sė vendit. Kuptohet edhe tė revolucionarizimit tė mėtejshėm tė shkollės. Sipas Zėrit tė Rinisė drejtimi a udhėheqja unike e shkollės ashtu siē paraqitej dhe siē praktikohej pengonte zhvillimin e demokracisė nė shkollė, iniciativėn rinore.
Zemėrimi i Sekretarit tė Parė tė KQ tė PPSH
Problemi meritonte tė diskutohej. Por Zėri i Rinisė nė njė shkrim tė gjatė e tė fortė redaksional, nė kritikėn qė bėnte kish marrė zjarr shumė. Pėr ta bėrė kritikėn sa mė tė ndieshme kishin kėrkuar edhe njė dash. Dhe, siē thashė e kishin gjetur te unė. Pėrgjigjej pėr arsimin nė Komitetin Qėndror dhe ishte njė profesor i njohur pedagogjie. Pėr tekstin e ri tė pedagogjisė qė po hartohej kishte shkruar e botuar edhe kapitullin pėrkatės pėr drejtimin e arsimit e tė shkollės. Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje Enveri na kish kėrkuar pėr tė biseduar mua dhe Agimin. Pėr sherr unė isha me shėrbim jashtė Tiranės dhe siē thashė, ai e zhvilloi bisedėn vetėm me Agimin. Qe zemėruar rėndė dhe i foli keq Agimit. Problemin e drejtimit unik tė shkollės ai e shihte shumė gjerė. Nė parashtrimin tim dhe kritikėn qė mė bėhej nė Zėri i Rinisė ēėshtja shtrohej nė njė vėshtrim tė caktuar dhe pikėrisht nė atė se si duhej kuptuar parimi i drejtimit, pra i udhėheqjes tė arsimit tė shkollės. Bėhej fjalė pėr atė parim qė nė kohėn e vet Lenini e kish quajtur jedinonaēalie, pra drejtim, udhėheqje unike. Kurse Enveri e kish kapur dhe e shikonte problemin shumė gjerė. Pėr drejtim unik ai shikonte karakterin social tė shkollės, madje karakterin e saj ideologjik e social- politik. Sipas tij tė kritikoje drejtimin unik tė shkollės do tė thoshte tė atakoje natyrėn kombėtare laike e demokratike tė saj. Kjo ishte njė tipar shumė i rėndėsishėm i shkollės sonė. Por formalisht ai e kish konfonduar problemin. Nė vend tė problemit konkret e specifik tė drejtimit tė shkollės, ai e kish vėnė shenjėn te natyra kombėtare dhe sociale e historisė tė arsimit shqiptar, tė shkollės shqipe, te trashėgimia jonė e ēmuar e kėsaj fushe, sidomos te prania jonė rilindėse e pasrilindėse e drejtimit tė shkollės.
Redaktimi i bisedės sė Enverit me Agim Meron
Kur erdhi puna qė biseda e tij me Agimin tė botohej, pėr kėtė rast, Nexhmia e cila e dinte kėtė konfondim, pasi kishim biseduar bashkė, meqė i kish ardhur koha qė edhe kjo bisedė tė futej nė Vepra (kuptohet tė Enverit) ma ēoi fjalė pėr redaktim.
Unė i mora lejen asaj qė duke e redaktuar fjalimin tė shmangia edhe keqkuptimin, konfondimin formal tė Enverit.
Pasi e shtjellova gjerė nė planin kombėtar, social dhe ideologjik problemin e karakterit unik tė shkollės sonė, sidomos frymėn e saj laike e demokratike, traditėn e saj tė ēmuar rilindėse e pasrilindėse, dola te problemi konkret specifik i drejtimit tė shkollės, nė kuptimin e udhėheqjes sė saj, pra nė vėshtrimin e jedinonaēalies leniniste dhe tė sherrit qė kish pjellė Zėri i Rinisė pėr kėtė ēėshtje. Nexhmia e miratoi redaktimin tim dhe me kėtė redaktim ai hyri nė Vepra.
Takime tė tjera
Por me Enverin ka qėlluar tė takohem nėpėrmjet Nexhmijes. Njė takim i tillė pat tė bėjė me fjalėn e tij tė njohur pėr revolucionarizimin e shkollės. Nexhmia ma dha qė ta shikoja projektin e kėtij fjalimi. Enveri e kish pėrgatitur vetė atė. Dhe para se ai tė mbahej nė Byronė Politike, Nexhmia ma dha mua qė ta shikoja, nuk e di me lejen apo pa lejen e tij. Kėtė e dinte dhe e zgjidhte ajo. Qe rasti kur me projektin e fjalimit nuk ishte njohur as Ramiz Alia. Unė e lexova me vėmendje fjalimin. Dhe e kuptova se ishte e vėshtirė tė vija dorė nė tė. Fjalimi pėr atė kohė ishte origjinal dhe kėshtu u konsiderua edhe nė mbledhjen e Byrosė e sidomos pas botimit tė tij. Rregullova ndonjė gjė tė vogėl. Por veēova pėr tė diskutuar me Nexhmien njė problem.
Dihet qė nė kėtė fjalim Enveri u pėrqėndrua gjerė te ai problem qė vetė e quajti vendosjen nė shkollė, nė qendėr tė gjithēkasė, tė boshtit ideologjik tė saj. Ishte fjala pėr njė bosht tė paluajtshėm, siē u tha atėherė, marksist-leninist.
Kritikat qė do tė bėnte Hoxha ndaj dy intelektualėve tė shquar
Enveri e kish trajtuar shumė gjerė kėtė problem, madje do tė thoja e kish tjerrur pak nė mėnyrė maksimaliste. Kėsaj ane unė nuk i shkova fare, por mė tėrhoqi vėmendjen njė fakt. Nė fjalim pėrmendeshin nė njė sens shumė tė ashpėr kritik dy persona tė njohur, intelektualė me emėr. Njeri ishte historian letėrsie dhe sipas Enverit faji i tij ishte se nė vend qė tė merrej me probleme aktuale kish shkruar njė monografi pėr njė rilindės tė shquar tė cilit nė fjalimet e nė shkrimet e veta, Enveri i ishte referuar shumė herė, kuptohet nė sensin pozitiv. Tjetri, edhe ai mjaft i njohur, merrej me pedagogji dhe letėrsi pėr fėmijė, por nė atė kohė ishte bėrė objekt kritike nga pėrfaqėsues tė disa qarqeve letrare disi ekstremiste. I them Nexhmies qė duhet shmangur me ēdo kusht referimi ndaj kėtyre dy personave. Pėrse mė thotė? I them: Sepse ata do tė bėhen koka turku. Mu duk se ajo nuk kish menduar pėr kėtė gjė nė sens kritik. I them tė tė kritikojė publikisht Enver Hoxha, tė tė kritikojė ashpėr ideologjikisht do tė thotė tė jesh i paracaktuar pėr tė mbaruar sė shpejti. E kapi pak si me zor vėrejtjen time. Se ēbisedoi e si bisedoi me Enverin unė nuk e mora vesh. Por pėrmendja e kėtyre dy emrave dhe kritika dėrmuese ndaj tyre u hoq nga fjalimi. U qetėsova pasi kisha shpėtuar dy koka qė nuk e meritonin tė priteshin.
Si nuk i pėlqeu Enverit diskutimi im pėr problemin e organizatave tė partisė nė shkolla
Por nuk mund tė mos ndalem nė rastin kur Enver Hoxha mė ka kritikuar drejtpėrdrejtė dhe ashpėr. Po veēoj dy raste tė tilla qė janė tė rėndėsishme dhe sinjifikative. Nė njė mbledhje tė Sekretariatit tė Komitetit Qendror, nė fillim tė gjysmės sė dytė tė viteve 60-tė, midis tė tjerash ishte planifikuar qė tė shqyrtohej edhe problemi i punės sė organizatave bazė nė shkolla. Shpesh planifikimi paraprak i ēėshtjeve qė do shqyrtoheshin tė shpinte edhe nė ēėshtje qė duheshin trajtuar sa pėr tė zėnė radhėn, disi formalisht. Sipas njė farė zakoni qė kishim, unė kisha pėrgatitur njė diskutim pėr sekretarin pėrkatės tė Komitetit Qendror, Ramiz Alinė. Me kėto parapėrgatitje ndonjėherė ndodhnin edhe pėrplasje interesante. Nė njė rast mė kishin kėrkuar nga njė diskutim pėr ēėshtjen e sportit edhe Hysni Kapo, edhe Ramiz Alia. Rashė nė njėfarė halli. Nuk dija qė pėr njė ēėshtje tė pėrgatisja dy diskutime pak a shumė tė ndryshme. U pėrpoqa tė bėj diēka. Por u thashė edhe Hysniut, edhe Ramizit se si ishte puna. Po kthehem te puna e organizatave bazė tė partisė nė shkolla. Nga vendi Ramizi mė bėn shenjė qė pėr materialin e pėrgatitur mund tė diskutosh. Kjo ishte njė gjė, njė praktikė pune qė mund tė ndodhte herė pas here. U ēova i pari dhe lexova diskutimin e shkruar. Shoh qė Enver Hoxha po mė ndiqte, por pak i vėrejtur. Nga mesi i diskutimit, nuk iu durua dhe mė thotė: Kėto qė po thua kanė tė bėjnė me atė se si duhet tė punojnė Komitetet dhe organizatat e partisė, - nė fakt diskutimi qė po mbaja kishte mjaft karakter direktiv. Por na thuaj se ēngjet nė shkolla e nė universitet? Ēbėhet pėr programet e tekstet shkollore? Ēpo bėhet me notėn? E kuptova qė diskutimi im nuk shkonte. Nuk ishte rasti qė unė tė jepja direktiva. Mua kjo nuk mė takonte. Pastaj nuk isha pėr tė diskutuar i pari. Pėr mė tepėr unė isha i njohur qė, si rregull, diskutoja pa letėr. Kurse nė rastin konkret unė po lexoja njė diskutim paraprakisht tė shkruar. Vėrtetė diēka nuk shkonte. Pastaj Enver Hoxha atėhere kish hedhur tezėn qė nė trajtimin e ēėshtjeve ti shpėrthejmė kuadratet, tė dalim edhe jashtė tyre. Siē duket ai e kėrkonte kėtė edhe pėr punėn e Partisė nė shkolla. Unė kisha nėnvleftėsuar disi faktin qė edhe Enver Hoxha nuk mund tė mos ishte i preokupuar pėr atė problem qė po quhej revolucionarizimi i mėtejshėm i shkollės, i cili inkuadrohej edhe nė problemin qė po kristalizohej e po quhej edhe ai si revolucionarizim i mėtejshėm i gjithanshėm i mbarė jetės sė vendit. Nuk ėshtė se ndėrhyrja e Enver Hoxhės mė gjeti gafil. Unė isha nė dijeni tė diskutimeve ende tė varfėra qė po bėheshin pėr programet e tekstet mėsimore, pėr pėrdorimin e notės etj. Por, duke ngelur nė kuadratin e temės nuk kisha menduar tė diskutoja pėr ēėshtje tė tilla. Problemin e punės sė organizatave tė partisė nė shkolla e kisha parė mė shumė nė prizmin organizativ. Kurse Enveri po kėrkonte prej meje njė diskutim ideologjik pėr pėrmbajtjen dhe metodat e tė mėsuarit nė shkollė, ēėshtje nga mė themeloret tė punės sė saj...
vijon nesėr
Nesėr do tė lexoni
Disa nga arsyet qė Enveri pėlqente t“i shikonte njerėzit kokėulur
Dialogu i Hamit Beqjas me E.Hoxhėn, i cili ia ngatėrroi emrin, nė Mbledhjen e Sekretariatit tė KQ tė PPSH
Si e korrigjoi Nexhmija udhėheqėsin pas gabimit me emrin e profesorit
Disa mendime pėr lėvizjen e kuadrove qė punonin nė Komitetin Qendror tė PPSH
----------------
Krijoni Kontakt