Ndryshimi eshte i madh,
Kam ndryshuar Une,
(Edhe pse akoma Idealist)
Ka ndryshuar dhe Qyteti im.
Nje Statuje Mermeri e rene ne Det
Me ofrohet si Imazh nje Nate pa Gjume,
Nje prej kater Muzave, Ajo e Valles,
Nje Skelet Njeriu
Dhe Bashi i nje Gomoneje prane Statujes.
I thurur Imazhi me Pallate qe jane ngritur,
Pallate qe po ngrihen nen nje Det Smogu,
Shkaterrim dhe Krijim.
Fryu nje Ere, Frashni e holle,
E naltesoi Pelerine te Smogut ne Qytetin tim,
Ku Neptuni merr Muzen e Valles per Nuse,
Behet Dasem e madhe,
Oret, Bijat fisnike te Shives,
Veshur me Kemisha te bardha Nate
Shkaterrojne Te Shkuaren
Dhe krijojne Te Ardhmen ne nje Vallezim
Me Super, Bat dhe Spider Men,
Vete Dionisi e sherben Veren.
Djalli ziliqar perplas Thundren calamane,
“Une Sfurk, ai Sfurk”, cirret i dehur,
Nje Plak qe shtrin Doren,
Nje Lypes lluksoz,
Nje Profet pa Imazh
Dhe nje Bretkose kembekryq.
Ndryshimi eshte aq i madh,
Sa ndjehem i huaj.
Zoti me ndihmofte,
Jam Jabanxhi ne Qytetin tim,
Jetoj ne nje Pallat te ri,
Fqinjet e mi jane nje Cift I sapo martuar.
Krijoni Kontakt