Te dashur vellezer e motra,
po e hap kete teme per diskutuar mbi shenjeterine.
Koncepti i shenjterise eshte i ndryshem ne besime te ndryshme. Keshtu ka besime qe pretendojne qe vetem Zoti eshte i shenjte, ka besime qe pretendojne se dhe njerezit mund t'i afrohen Zotit ne shenjteri nqs per kete mundohen shume....
Por ka dhe nje besim tjeter qe quhet Krishterim qe pretendon marrjen e shenjterise duke marre brenda teje Krishtin.
Ne Krishterim asgje nuk eshte impersonale, doktrinore, legaliste apo moraliste. Kjo e ka bere krishterimin nje besim te dyshimte ne cdo epoke.
Krishterimi eshte nje besim personal. Cdo te thote kjo?
Kjo s'do te thote aspak se Krishterimi eshte nje besim individualist, qe duhet te perjetohet ne vetmi, apo nje besim ku ka rendesi vetem lidhja jote si individ me Krishtin.
Fakti qe Krishterimi eshte nje besim personal duhet kuptuar qe KRISHTERIMI ESHTE NJE PERSON DHE KY QUHET JEZUS KRISHT!
Pra krishterim dhe Krisht eshte e njejta "gje" ose I Njejti Person. Dhe ky eshte Krishti!
Kjo aspak nuk duhet marre ne kuptim simbolik, por ne ate jetesor dhe real.
Tani vijme tek shenjteria.
Te jesh i SHENJTE do te thote te jesh I NJEJTE ME ZOTIN! Te jesh PERENDI!
Sado blasfemues te duket ky mendim, ky shpreh qellimin e Krijimit tone. Perendia donte krijimin e Perendive dhe jo te qenieve inferiore ndaj Tij, me te cilat nuk mund te kesh asnje lloj marredhenie!
Por si arrihet te jesh i njejte me Zotin?
Kjo arrihet duke patur ne Frymen tende, Jeten me te larte! Jeten e Zotit!
Kjo jete eshte Jeta qe vlon ne Frymen e Zotit, kjo eshte jeta qe duhet te vloje ne Frymen e njrezeve.
Njeriu u krijua qe ta kishte kete jete, por nuk u ndalua dhe qe te mos e kishte ne rast se nuk donte ta kishte. Prandaj ne Eden kishte 2 Pemet: Jeta e Zotit dhe Njohuria e Zotit!
Te dyja keto peme ishin 2 menyra jetese qe njeriu mund te zgjidhte: Ne rast se ai do zgjidhte Jeten, ai do zoteronte dhe njohurine, pa vdekur!
Ne rast se do zgjidhte Njohurine, ai do behej i ditur duke patur nje fryme te vdekur! Ai dhe mund te jetonte perjetesisht, por nje jete e perjeteshme me nje fryme te vdekur do ishte me e keqe se vdekja.
Zoti e largoi njeriun nga Pema e Jetes. Pra i dha vdekjen e trupit, nga dhembshuria. Vetem keshtu njeriu do vleresonte Jeten dhe do e shihte se sa pak vlen nje Njohuri e Vdekur!
NJeriu vdiq ate dite qe hengri nga Pema e Njohurise, sepse vdiq fryma e tij. Vendin e Frymes e zuri mendja. Njeriu pas kesaj u shnderrua ne "nje specie te mutuar".
Pra kemi 3 lloj njerezish:
1-) Adami i sapo krijuar:
2-) Adami nqs hante prej Pemes se Jetes
3-) Adami nqs hante nga Pema e Njohurise
Specia e pare eshte nje specie "ne evoluim" pra e paperfunduar. Ajo ka cilesi hyjnore, por akoma nuk ka jeten hyjnore.
Specia e dyte eshte E SHENJTE. Ajo ka brenda saj Jeten e Zotit (Qengjit te Therrur qe para krijimit, frutet e Se Cilit jane tek Pema e Jetes)
Specia e trete jane shumica e njerezve sot. Ata qe nuk e kane marre Jeten nepermjet Krishtit!
Pra Shenjteria eshte nje lloj jete. Dhe eshte Jeta me e larte, Jeta e Zotit! Ajo nuk fitohet, por merret, ashtu si dhe jeta njerezore! Legalizmi, Moralizmi, Feja se bashku me Anarshine, Imoralitetin, Ateizmin vijne qe te dyja (palet) nga Pema e Njohurise. Ato jane 2 polet qe lidhin me zinxhire njeriun e rene.
Antiteza e tyre eshte Jeta. Dhe kjo Jete eshte Shenjteria!
Dhe Shenjteria eshte Krishti!
Krijoni Kontakt