Nje reagim i tille nga femija nuk eshte shume shokues pasi te gjithe e dime qe me sa me shume fanatizem te sillet prindi, sa me shume i ndrydhur te ndjehet femija aq me shume do devijoje ne mendime dhe veprime. Eshte e kote te gjykosh mentalitetin dhe reagimin e dikujt qe koha ka lene mbrapa, pasi bashkebisedimi eshte nje fjale e huaj per ta. E vetmja pikepamje qe ata kane eshte ajo e kanunit, e vetmja drejtesi eshte dhuna dhe e vetmja ligjvenese eshte vrasja. Megjithate fatkeqesia me e madhe eshte fakti qe babai dhe pasi te jete i ndeshkuar dhe mbyllur ne qeline e tij nuk do arrije te kuptoje qe vrasja nuk zgjidh problemin perkundrazi ai do vazhdoje te mendoje qe ka vepruar drejte sepse vuri nderin e familjes ne vend; do vazhdoje te mendoje qe vlera tradites eshte me madhore se vlera familjare dhe do vazhdoje te mendoje qe flijimi gjakut, djerses, mundimit, sakrifices pra krijeses se tij ishte i drejte sepse veproi per hir te kanunit. Shume e trishtueshme.
Eshte befasues fakti qe keta njerez kane aq force sa te bejne me c'njerezoren, te vrasin evlatin e tyre dhe nuk kane guxim te dalin nga guacka relike e tradites se tyre.
Krijoni Kontakt