Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    "mbreti i injorateve" si edhe e ka quajtur veten, Adriano eshte nje nga kengetaret me te mire te Italise..., por ka patur edhe fat, pasi eshte mbeshtetur edhe ne persona qe nga profesionaliteti jane gjigande si edhe ai.
    Nje gje kisha per te thene per Adrianon, pasi asnje ketu nuk e ka thene me pare, ka marre nje pozite te hapur politikisht dhe kjo me ka ftohur disi si person, por perballe kengetarit, jam gjithnje nje simpatizant i " re dei ignoranti "...

  2. #82
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    "mbreti i injorateve" si edhe e ka quajtur veten, Adriano eshte nje nga kengetaret me te mire te Italise..., por ka patur edhe fat, pasi eshte mbeshtetur edhe ne persona qe nga profesionaliteti jane gjigande si edhe ai.
    Nje gje kisha per te thene per Adrianon, pasi asnje ketu nuk e ka thene me pare, ka marre nje pozite te hapur politikisht dhe kjo me ka ftohur disi si person, por perballe kengetarit, jam gjithnje nje simpatizant i " re dei ignoranti "...

    Eshte i vetmi qe ben rock politik ne Itali dhe kjo ben pjese tek personaliteti i tij, ai as nuk shtiret, as nuk shitet dhe e ka mundesine dhe ekonomike qe t'ia lejoje vetes pavaresine. Jo cdokush mund ta pranoje ne teresi, por sikur ta pranonin as per te vete nuk do te ishte shenje e mire, te pakten me natyren qe ka, jo.

    Ja dhe teksti i nje kenge te re te rende, te gjate prej gati 10 minutash, sic di t'i sjelle vetem ai ne Itali;


    “Sognando Chernobyl”

    coro:
    oh mio signore
    dimmi come possiamo fare
    per evitare
    che il mondo salti in aria

    quella sera quando tu arrivasti
    ci dicesti non fare agli altri
    ciò che tu non vuoi che gli altri facciano a te
    ma nessuno di noi ti ascoltò…
    dovevamo, per fare carriera noi belve,
    anche uccidere per arrivare…

    coro:
    l’anima mia si perde nel tuo silenzio
    e non sappiamo più dove andar
    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    ma certo non tutti quanti saliranno dove sei tu
    sarà come una grande festa per questo mondo che esploderà
    e ma non per chi ha ucciso e massacrato e poi stuprato anche i bimbi
    ormai la terra è contaminata dal calore forte dei disonesti
    che fa sciogliere i ghiacciai

    coro:
    scomparirà il candore dei ghiacciai
    e poi la luce delle città
    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    un vero e proprio attacco atomico in nome dell’energia
    l’inevitabile scioglimento…dei ghiacciai della Groenlandia
    causerà poi la scomparsa di città meravigliose come… Venezia
    e l’acqua del mare più in alto salirà
    e poi le città sommergerà
    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    potremo finalmente respirare senza quei gas
    di cui siamo già contaminati da quelle scorie nucleari che
    che in nome di quel libero commercio e della globalizzazione
    è possibile portare il cancro nelle case dei cittadini
    sognando Chernobyl

    coro:
    e i figli suoi sono già sparsi in tutto il mondo
    per inquinare ciò che poi beviamo
    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    coi francesi che sono i primi e i tedeschi poi subito dopo
    sono i cugini di primo grado di quella Chernobyl che scoppiò
    e in italia già si disperano i politici abusivi… pronuclearidi
    che non si sentono abbastanza moderni se a morire gli italiani son terzi

    nel Texas… c’è uno stato che ti uccide e nessuno lo arresta
    il boia… mentre ti spinge il veleno dentro di te
    già non si accorge che è la di lui fine
    e che lui stesso è di più che un assassino

    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    e tutti gli incendiari dei boschi saranno baciati dal fuoco
    e tra le fiamme festeggeranno con tutti quanti quei costruttori
    che con la loro sporca edilizia hanno raso al suolo l’Europa

    coro:
    e perderà la sua identità
    Celentano e coro:
    nel vuoto dei sacri diritti umani

    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    e con anche gli assassini ed anche i giudici che li assolvono
    sotto il nome delle attenuanti già scompaiono le aggravanti
    e anche quando questi uccidono e massacrano e violentano… i loro figli

    tutti quanti insieme salteremo in aria bum!
    salteranno anche tutti i sindaci caini figli di Erode
    che con le loro giunte meschine sono loro l’anima del vero terrore
    i mandanti di quelle colate di cemento… che hanno seppellito gli orti…
    e le bellezze dei navigli

    coro:
    la Terra sarà arida e deserta
    non si potrà più respirare



    Kengen me mire kerkojeni vete ne youtube me titullin "Sognando Chernobyl", eshte 9:56 min ne variantin e saj te plote qe perfshin gjithe tekstin dhe gjithe pjesen instrumentale qe eshte rreth 4 min.

    Ne variantin e shkurtur e gjeni mes te tjerash ne:


  3. #83
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ja dhe teksti ne shqip:

    Duke ëndërruar Çernobilin

    o zoti im
    më thuaj si mund të bëjmë
    për të shmangur
    shpërthimin e botës

    ate mbremje kur ti mbërrite
    na the mos i bëj të tjerëve
    atë që ti nuk do që të tjerët të të bëjnë ty
    por asnjëri prej nesh nuk të dëgjoi...
    duhej, që për të bërë karriere ne bishat,
    edhe të vrasim për të mbërritur...

    shpirti im humbet në heshtjen tënde
    dhe nuk dijmë ku të shkojmë tjetër
    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    por patjetër jo të gjithë do të ngjiten aty ku je ti
    do të jetë si një festë e madhe për këtë botë që do të shpërthejë
    por jo për kë ka vrarë e masakruar e më pas përdhunuar edhe fëmijët
    tashmë toka është e ndotur nga nxehtësia e fortë e të pandershmëve
    që bën të shkrijnë dhe akullnajat

    do të humbasë pafajësia e akullnajave
    e më pas drita e qyteteve
    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    një sulm i vërtetë atomik në emër të energjisë
    shkrirja e pashmangshme ... e akullnajave të Groenlandës
    do të shkaktojë më pas zhdukjen e qyteteve të mrekullueshme si ... Venecia

    dhe uji i detit do te ngjitet edhe më lart
    e do të mbysë më pas qytetet
    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    më në fund do të mund të marrim frymë pa ato gazra
    nga të cilat tashmë jemi ndotur nga ato skorje nukleare qe
    që në emër të asaj tregtie të lirë dhe globalizimit
    është e mundshme të sillet kanceri në shtëpitë e qytetarëve
    duke ëndërruar Çernobilin

    dhe bijtë e tij janë shpërhapur tashmë në gjithë botën
    për të ndotur atë që më pas pijmë
    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    me francezët që janë të parët e gjermanët menjëherë më pas
    janë kushërinjtë e gradës së parë të atij Çernobili që shpërtheu
    e në Itali që tani dëshpërohen politikanët abuzivë ... pronuklearë
    që nuk e ndjejnë veten aq modernë sikur italianët të vdesin të tretët

    në Teksas ... është një shtet që të vret e askush nuk e arreston
    ekzekutuesi ... teksa shtyn helmin brenda teje
    nuk e kupton që është i tiji fundi
    e që ai vetë është më shumë se vrasës
    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    dhe gjithë zjarrvënësit e pyjeve do të puthen nga zjarri
    e mes flakëve do të festojnë me gjithë ata ndërtues
    që me ndërtimin e tyre të pistë kanë rrënuar deri në tokë Europën
    e do të humbë identitetin e saj
    në zbrazëtinë e të shenjtave të drejta njerëzore

    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    e me gjithë vrasësit dhe gjykatësit që i lirojnë
    nën emrin e justifikimeve menjëherë zhduken faktet më të rënda
    edhe atëherë kur këta vrasin e masakrojnë e përdhunojnë ... bijtë e tyre

    të gjithë së bashku do të shpërthejmë në ajër bum!
    do të shpërthejnë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kainë bij të Erodit
    që me këshillat e tyre meskinë jane ata shpirti i terrorit të vërtetë
    mandantët e atyre derdhjeve të çementos ... që kanë varrosur vendet ...
    e bukuritë e flotave

    Toka do të jetë e tharë dhe e shkretë
    nuk do të mund të merret më frymë.

  4. #84
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Adriano Celentano ka qene, eshte dhe do te mbetet nje nga ikonat e muzikes jo vetem Italiane, por mbare boterore. Ai do kujtohet nder breza dhe ben pjese ne ato legjenda qe veshtire te harrohen. Eshte nder te vetmit qe i ka bere balle me shume sukses skenes se kenges dhe filmit. Edhe si aktor ka qene shume shume i mire.
    Albanian Perandory

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e darla1
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    Athens, Greece
    Postime
    57
    Adriano celentano..eshte nje nder kengetaret e preferuar..per mua genget e tije nuk me merzisin kurre....jane te perkryera..ne force shprehese dhe muzikore..per mendimin time...

  6. #86
    Nje kenge shume e bukur e Adrianos qe shpreh shume dhimbje.
    Thuhet qe kete kenge ja dedikon se bijes, Rosalinda.



  7. #87
    Ka qene dhe vazhdon te jete nje kengetar, qe kengen e tij nuk e zevendeson kush.
    Ah harrova njeri qe nuk eshte kengetar, e imiton mjaft mire ate , ai eshte dhe italian, punon ne televizionin italian si humorist, kur ai ve syzet, shtremberon fytyren, ve kapelen ne koke, eshte kopje me Adrianon.
    Emrin e tij kam harruar, ndoshta e dini ju shqiptaret e Italise.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    "mbreti i injorateve" si edhe e ka quajtur veten, Adriano eshte nje nga kengetaret me te mire te Italise..., por ka patur edhe fat, pasi eshte mbeshtetur edhe ne persona qe nga profesionaliteti jane gjigande si edhe ai.
    Nje gje kisha per te thene per Adrianon, pasi asnje ketu nuk e ka thene me pare, ka marre nje pozite te hapur politikisht dhe kjo me ka ftohur disi si person, por perballe kengetarit, jam gjithnje nje simpatizant i " re dei ignoranti "...
    Celentano na ka hyre aq shume ne gen ,sa qe na duket se godasim vetveten kur kerkojme ta gjykojme per qendrimin e tij ne politike.Adriano eshte nje kantautore dhe nje interpertues i mrekullueshem , por ai duke shfrytezuar suksesin ne kete drejtim mendoi se do te behej dhe nje figure me nje potencial intelektual te mirfillte, per te dhene nje kontribut politike shoqerise italiane.Orientimi i tij politike eshte i ndikuar nga gjendja shoqerore e familjes se tij, nje familje krejtesisht e varfer.Kjo u shfrytezua nga socialistet italiane te cilet u munduan ta shfrytezojne ate ne programe te Rai-it te cilet jane ne duart e socialisteve.Dy programet e tij me mesazh politike deshtuan rende saqe Celentano e ka te veshtire ringritjen e tij.ne premieren e fundit "Adriano Rock e Lento"qe deshtim i rradhes.Celentano i kundervihej sistemit kpitalist, ai ngrinte figurene Fidel Kastros ,diktatorit te fundit komunist, ne nje kohe kur ne europe ndodhi permbysja e madhe (renia e kampit komunist).Arriti deri aty sa te kendonte me nje grup kubanez me tekst te tipit komunist qe nuk me kutohet mire per momentin ,por qe shpesh ishin shprhjet "Compagnio Adriano".Ky moment me dha nje shije te keqe per te, dhe perse jo ka dhene dhe nje ndikim negativ ne te shijuarit te muzikes se tij.E njejta gje me ka ndodhe dhe Kur ndigjova Mario Merolen ne nje interviste plot urrjtje per shqipetaret.Per mendimin tim figurat e muzikes bejne gabim qe te shprehin mendime personale qe behen shkak te nje impakti negativ. Une personalisht i pelqejne gjithe kengetaret italiane, por Mino Reitano eshte dhe do te mbetet kengetari zemres.Dy prezantimet e fundit te tij ,para se te nderronte jete me kane lene nje mbrese te thelle per kete talent gjigand te muzikes italiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 10-01-2010 më 18:22

  9. #89
    Pas nje periudhe 4 vjecare ka dale ne qarkullim albumi i fundit i Celentanos me titull 'Facciamo finta che sia vero'. Albumi qe permban 9 kenge eshte bere ne bashkepunim, midis e tjereve, me Franco Battiato, Jovanotti dhe Giuliano Sangiorgi, frontman i grupit Negramaro.

    Lista e kengeve:

    "Non ti accorgevi di me"
    "Ti penso e cambia il mondo"
    "Facciamo finta che sia vero"
    "Non so più cosa fare"
    "Anna parte"
    "Fuoco nel vento"
    "La cumbia di chi cambia"
    "La mezza luna"
    "Il mutuo"


  10. #90
    Sanremo/ Çelentano është rrok, Rai është lento

    Pas shumë zërash dhe polemikash, më në fund u vendos: Adriano Çelentano do të jetë në Festivalin e Sanremos në Itali, por me kushte të vendosura sipas tij. Më në fund Rai ka rënë dakord që ai të jetë pjesë e festivalit me një performancë show dedikuar vetëm atij. Sipas kontratës, Çelentano do të jetë në të gjitha netët e festivalit, ku do të ketë minutazhin e tij. Kushtet e këngëtarit rrok-politik janë: liri maksimale në monologjet e Çelentanos, por në respekt të ligjit dhe kodit të etikës së Rai-t, si dhe performanca e parë e Çelentanos nuk duhet të ndërpritet nga reklamat, por pranohen ndërhyrjet shumë të shkurtra (në sekonda) në netët pasuese. E kjo dalje pas 8 vitesh mungesë e Adriano Çelentanos në skenën e Sanremos do t’i kushtojë Rai-t 300 mijë euro një puntatë dhe në total, 750 mijë euro. Pjesëmarrja e Adriano Çelentanos në festivalin italian të këngës është konceptuar si një mini/shoe brenda spektaklit. Loja si macja me miun mes Adriano Çelentanos dhe Rai-t nisi kur Gianni Morandi (prezantuesi i Sanremos) deklaroi në televizion se do të ishte bukur sikur në stafin drejtues të ishte edhe Çelentano një natë, ose në të gjitha netët. “Varet kur të dojë ai. Mëkat që firma në kontratë nuk është akoma”, – pat deklaruar Morandi. E kështu, polemikat rreth pjesëmarrjes së tij në Sanremo nisën kur këngëtari shkruante në blog-un e tij për mungesën e firmës së vet në kontratë se; Rai nuk e donte atë në skenën ‘Ariston’. Të menjëhershme ishin reagimet e publikut e kësisoj dhe të drejtuesve të Rai-t. “Më rezulton që në këtë mes dy janë problemet: autonomia editoriale dhe mungesa e reklamave”, – shprehet një nga drejtuesit e Rai-t, Mauro Mazza, i cili gjithsesi shton se liria editoriale sipas tij është e garantuar. “Rai i ka garantuar Çelentanos liri të plotë editoriale, por në limitet e ligjit dhe kodit të etikës së Rai-t. Unë nuk e di çfarë ka në mendje të bëjë Çelentano, por me siguri ai do të thotë çfarë të dojë, ashtu siç ka bërë gjithmonë”. Por, pavarësisht debateve dhe polemikave të fillimit, më në fund palët kanë rënë dakord sipas kushteve të vendosura nga Çelentano, i cili do të jetë që në natën e parë me një “event special”, ku do të flasë sa të dojë e si të dojë, pa ndërhyrjen e reklamave dhe pa censurë. Këngëtari Gianni Morandi që do të jetë edhe moderator i evenimentit kryesor të kulturës, nuk e ka fshehur gëzimin për pjesëmarrjen e kolegut. “Tani ndjehem shumë më i qetë. Adriano Çelentano është Sanremoja, pikërisht këtu filloi në 1961-shin, kur këndoi “24 mijë puthje”. Ai është historia, është muzika, pjesëmarrja e tij është e padiskutueshme”, – tha Morandi.

    Çelentano: 750 mijë eurot e Rai-t do të shkojnë për bamirësi

    Pjesëmarrja e këngëtarit që së fundmi publikoi albumin e tij të ri “Faciamo finta che sia vero”, tani ka hapur një tjetër polemikë, atë të çmimit të lartë që iu desh të paguante Rai për ta pasur në netët e festivalit, për më tepër sipas kushteve të vendosura prej tij. Në faqet e ndryshme por dhe në media, debati ishte i ashpër për sa i përket vlerës monetare që Rai duhej të paguante për Çelentanon. Ata që ishin kundër deklaronin se ky është skandali i radhës i televizionit publik, që me paratë e taksapaguesve lidh kontrata skandaloze, ndërkohë që kishte dhe nga ata që idhullin e tyre e vlerësonin shumë më shumë se 750 mijë euro. Më e ashpra në deklaratat kundër ishte ish-senatorja Adriana Poli Bortone, e cila e ka konsideruar një vlerë të pamerituar për këngëtarin që kërkon të hiqet si “predikator françeskan”, në një kohë që taksapaguesit italianë vuajnë nga rritja e taksave. I së njëjtës linjë ishte edhe deputeti i PD, Marco Carra, për të cilin, shpërblimi për pjesëmarrjen e Çelentanos në Sanremo është diçka imorale, karshi kërkesave që ka qeveria ndaj italianëve që u duhet të sakrifikojnë për të paguar taksat”. Por përgjigja vjen nga vetë drejtuesit e Rai-t, të cilët dolën në një konferencë për shtyp ku deklaruan se “shpërblimi i Çelentanos do të shkojë për bamirësi deri në euron e fundit. Madje, taksat që paguhen në këtë rast do të dalin nga xhepi i vetë Çelentanos, duke mos prekur asnjë cent nga shpërblimi i tij. Prandaj, duhet t’iu vijë turp atyre që bërtitën dhe i frynë gjoja skandalit”, – u shpreh i revoltuar drejtori artistik i Festivalit të Sanremos, Gianmarco Mazzi. Festivali i Sanremos do të zhvillohet nga data 14-18 shkurt. Festivali do të drejtohet nga Gianni Morandi, i cili do të ketë në krah Ambra Angioinin dhe kampionen e notit, Federika Pelegrini.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #91
    Nga Clan Celentano njoftohet se Adriano Celentano kthehet pas shume kohesh me dy koncerte te vetme live ne datat 8 dhe 9 tetor ne Arena di Verona.
    Ka qe nga viti 1994, qe kur beri turin e fundit Italian dhe Europian qe Celentano nuk ka dhene asnje koncert.
    Te drejtat televizive jane marre nga Canale 5, qe do i transmetoje direkt koncertet.



  12. #92
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,883

    Rikthehet i madhi Adriano Celentano

    Rikthehet në skenë Adriano Celentano, një prej këngëtarëve më të dashur edhe për publikun shqiptar.

    Të paktë kanë qenë bashkëatdhetarët tanë që kanë marrë pjesë në pjesën e parë të show-t gjigant muzikor të Adrianos, krahasuar me atë numër të madh admiruesish, që do të kishin dashur të merrnin pjesë në këtë eveniment të jashtëzakonshëm.

    I madhi Adriano u kthye në skenë për publikun, që mezi e priste, pas 18 vitesh një periudhë kjo shumë e gjatë për dashamirësit e tij të muzikës. Megjithatë gjatë kësaj periudhe Adriano na ka sjellë reagime në mënyrën e tij ndaj realitetit, albume të mrekullueshëm, muzikë cilësore dhe tekste si gjithnjë me shumë peshë.

    Në shfaqjen e së hënës, kur Adriano tentoi ta kthente mbrëmjen në një 'talk show', iu desh të tërhiqej, sepse spektatorët kishin dëshirë ta dëgjonin të këndonte. U ndërpre në këtë tentativë nga publiku, por edhe nga kolegu i tij Gianni Morandi.

    Që në natën e parë të shfaqjes, pasi 'Rock Economy' do të vijë sërish sonte në natën e dytë, që është edhe mbrëmja kulmore, Celentano i dhuroi publikut, këngë të periudhave të ndryshme të krijimtarisë së tij. Celentano solli në mënyrë të mrekullueshme "Si è spento il Sole" e po ashtu edhe këngën e re "La Cumbia di chi cambia". Mediat komentojnë se Adriano pati edhe disa pasiguri në ekzekutimin e këngëve, por në përgjithësi 74-vjeçari e kaloi me sukses provën e radhës në skenën gjigante.

    Pikat kulmore të shfaqjes ishin kur Celentano solli "Il Ragazzo della Via Gluck", shoqëruar vetëm nga një kitarë. Këngëtari magjepsi të gjithë Arenën, duke mos gabuar as edhe në një notë, ndërkohë që publiku këndonte i ekzaltuar bashkë me Celentanon. Më pas erdhi për mrekulli dueti me Morandin "Scende la Pioggia".Publiku u ngrit në këmbë, ndërsa kur të dy sollën këngën "Ti penso e cambia il mondo", entuziasmi, sidomos i spektatorëve të vjetër në moshë, arriti kulmin. Adriano në fund të direktes televizive, e mbylli për publikun me 'Rock Around the Clock'.Publiku ndërkohë ishte i gjithi në këmbë...Ndërsa sonte, Adriano ngjitet sërish në skenë me surpriza të tjera. Flitet për një rikthim të këngëtares së madhe Mina...a do të ndodhë realisht kështu? Asnjëherë nuk i dihet. Adriano dhe të tijët, janë të paparashikueshëm!

    top chanell
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #93

    Për: Adriano Çelentano

    Celentano ka dale sot ne treg me nje "nuovo singolo", me muzike nga Giuliano Sangiorgi i grupit Negramaro. Kjo kenge i paraprin kolanes "...Adriano" qe do dali nga mesi i nentorit, me 4 cd; 3 me "the best" dhe nje koncert live.


  14. #94

    Për: Adriano Çelentano

    Buon compleanno Adriano Celentano!
    Adriano Celentano è un cantautore, ballerino, conduttore televisivo, attore, regista, sceneggiatore, produttore discografico, montatore e showman italiano.
    È soprannominato come il Molleggiato per via del suo modo di ballare.
    Data di nascita: 6 gennaio 1938, Greco, Milano


  15. #95

    Për: Adriano Çelentano

    Nga albumi i ri i Mina- Celentano.

    In this day...



    io ti ricordo così con quella innata allegria
    che illuminava a giorno la notte intorno alla vita mia.
    Io ti ricordo così col tuo sorriso di sempre
    stella cadente che fra la gente ha scelto me...

  16. #96

    Për: Adriano Çelentano


  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,995

    Për: Adriano Çelentano

    2 Legjenda ne Duet ! Emocion i papershkrueshem !



Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. FC Inter
    Nga MICHI në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 502
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 18:27
  2. Tifozët e Manchester United!
    Nga mancha në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 19:46
  3. INTERI me i forte i dirigjences Morati !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 07-10-2006, 10:03
  4. I pritet krahu Julio Gonzales !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 20:02
  5. Milan vs Inter
    Nga StormAngel në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 06:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •