Mbi nderimin e Gjithmone Virgjereshes Shen Mari
Pyetesi:
Persa i perket Memes se Jisu Krishtit, Marise. Perse e nderojne besimtaret ortodokse aq shume, po aq sa nderojne edhe Perendine?
At Kleopa:
Ne e nderojme te Tereshenjten Virgjereshen Mari edhe Hyjelindesen (Theotokos) me teper se cdo shenjtor tjeter apo engjell, gjithsesi ne nuk i japim asaj nderimin qe i japim Perendise. Nderimin e bere asaj ne e quajme respektueshmeri, nderim, pasi ajo eshte Mema e Zotit, duke patur jo vetem nje marredhenie shpirterore me Te, sic ngjet me shenjtoret e tjere, por po ashtu edhe nje bashkim fizik. Per kete arsye edhe ne i kendojme hymne te tilla ne Kishe: "
Te ka hije me te vertete te te therrasim Hyjelindese, gjithmone te bekuaren edhe te panjollen, Memen e Perendise tone. Me te nderuaren se Kerubimet e me te lavderuar pa krahasim se Serafimet, ty qe pa prishje linde Fjalen Perendi, me te vertete ty te madherojme"
Ajo eshte me e larte se shenjtoret edhe engjejt, per kete ajo nderohet edhe nga engjejt e shenjtoret. Keshtu pra Kryeengjelli Gavril e nderoi ate ne Shpalljen e Lajmit te Mire. Te njejten gje beri edhe Elisaveta, Mema e Joan Pagezorit, e cila po ashtu e nderoi. Virgjeresha e shenjte, po ashtu, profitizoi se te gjithe brezat do ta lumerojne: "Sepseja qe tashti e tutje, gjithe gjeneratat do me lumerojne, e i Fuqishem eshte Ai qe ka bere punera te medha tek une..", keshtu pra qe nderimi bere asaj eshte sipas dashurimit te Perendise
Pyetesi:
Kam degjuar disa te thone se neve nu duhet ti japim nderim te madh Virgjereshes Mari, sepse edhe vete Biri i saje, Jisu Krishti, nuk e nderoi ate. Kjo gje shihet tek fjalet e Shpetimtarit, te cilat Ungjillori i shenjte ia referon ne pasazhin qe vijon: "Atehere dikush i thote, 'Ja, nena edhe vellezerit e tu jane jashte, e duan te flasin me ty'. Por Ai iu pergjigj edhe i thote atij qe i tha: 'Kush eshte nena ime?' e Kush jane vellezerit e mi? Edhe ai zgjti doren nga dishepujt edhe thote: 'Ja nena ime edhe vellezerit e mi! Sepse kushdo qe ben vullnetin e tim Eti qe eshte ne qiejte, ky eshte edhe vellai im, motra edhe nena ime'". Si perfundim, fakti qe Virgjeresha Mari ishte nena e tij nuk ka ndonje domethenie te madhe. Ne syte e Krishtit marredhniet farefisnore nuk kane rendesi apo prioritet ndaj ndjekjes shpirterore me ata qe bejne dashurimin e Atit, kushdo qofte ai.
At Kleopa:
Kjo gje eshte shkrojtur per nje arsye tjeter te vecante, qe pervec farefisnise, ka edhe nje relate tjeter mbi te gjitha relatat e tjera me Krishtin, shume me te larte e te rendesishme - relata shpirterore - qe perbehet nga berja e vullnetit te Perendise. Por kjo lloj relate, sidoqofte, nuk e menjanon e as e nenvlefteson relaten natyrore. Dallimi eshte vetem ne ate se marredhenia shpirterore mund te fitohet prej cdo kujt qe ve ne praktike vullnetin e Perendise. Nje marredhenie nuk i referohet vetem asaj te gjakut, por edhe unitetit nepermjet dashurise shpirterore edhe relatave frymore. Kushdo qe ben vullnetin e Perendise behet shpirterisht nje i afert i Perendise. Keshtu, qe me fjalet e mesiperme Shpetimtari as hedh tutje relatat e tij natyrale e te farefisnise me Nenen e Tij, edhe as mohoi nderimin qe i takon nje nene nga i biri i saj, por vetem kerkoi qe te ngreje - relaten shpirterore - me Ate, qe eshte edhe e nje vlere me te madhe edhe qe mund, per me teper, te merret nga cdo besimtar.
Me fjale te tjera, kemi te bejme me fjale inkurajuese edhe lartesuese te drejtuara ndaj te tjereve, edhe aspak ndonje mosrespektim karshi Memes se Tij. Persa kohe qe Shpetimtari yne Jisu Krisht ishte me Memen e Tij gjate jetes se tij tokesore, Ai gjithnje e degjoi edhe e desh, edhe Ai nuk shfaqi ndonje pabindshmeri karshi asaj ne gjithe cka ajo i kerkoi. Keshtu, ne Dasmen e Kanes te Galilese, ne vijim te kerkeses se Nenes se Tij, Ai kreu mrekulline e Tij te pare, duke shnderruar ujin ne vere. Ai u kujdes me te madhe per te, nderkohe qe Ai ishte ne kryq i varur, edhe ia besoi kujdesin ndaj saj dishepullit te tij me te dashur, Ungjillorit Joan, sikurse edhe Shkrimi thote: "Kyr Jisui pa Nene edhe dishepullin e Tij, ate qe donte, te jene prane, Ai i thote se Emes, 'Nene, ja yt bir', e me pas i thote dishepullit 'bir ja jot Eme!"
E sheh pra qe edhe ne momentet me te veshtira te vuajtjeve te Tij ne Kryq, Shpetimtari nuk e la pas dore kujdesin e tij per Nenen qe e lindi edhe e rriti. Pra, habitem se si do te ish e mundur qe Ai te perbuzte apo nenvleftesonte nen apo atin, nderkohe qe thuhet: "Ndero nen edhe atin tend"?
(vazhdon....Po pati mundesi mos ta nderprese njeri.)
Krijoni Kontakt