Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    4 Korriku - Festa Kombetare e SHBA

    Bota perqafoi idealet amerikane



    Nga Elizabeth SHELTON



    E ngarkuara me pune e Ambasades se SHBA ne Tirane



    Njerezit e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Degjojini keto fjale te Deklarates se Pavaresise Amerikane, te shkruara 226 vjet me pare: "Ne i konsiderojme keto te drejta te jene te vetekuptueshme: qe te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte; qe ata jane pajisur nga Krijuesi i tyre me disa te drejta te patjetersueshme; dhe mes tyre jane jeta, liria dhe kerkimi i lumturise; qe per te siguruar keto te drejta, qeverite krijohen nga njerezit, duke e perftuar pushtetin e tyre te drejte nga pelqimi i zgjedhesve..."



    Keto fjale ndryshuan pergjithmone parimet e qeverise. Kush i shkroi keto fjale te jashtezakonshme, duke ndryshuar pergjithmone parimet e qeverise? Ishin ata politikane te shquar? - akademike? - teoriciene politike? Jo, ata ishin fermere, avokate, tregtare, nje botues librash, dhe nje topograf. Asnje prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq te larte qeveritar. Ne fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonje ofiq qeveritar. Disa kishin lindur te varfer. Te tjeret ishin pronare tokash. Te gjithe ishin te mirearsimuar; pothuajse te gjithe kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Te gjithe meshkuj e te bardhe, nuk ishin tipike te popullsise si e tere, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerez te thjeshte, te cilet shqetesoheshin thellesisht per lirine, lirine personale, per qeverine perfaqesuese te bazuar ne sovranitetin popullor. Ata jane quajtur me te drejte brezi me i madh i talentit politik ne historine amerikane.



    Ky grup i vogel qytetaresh te thjeshte krijuan republiken amerikane. Asnje qeveri republikane para Revolucionit Amerikan, pervec disa pak kantoneve zvicerane dhe qytetesh-shtete greke, nuk ka mbijetuar ndonjehere kaq gjate, dhe asgje nuk eshte eksperimentuar ne nje vend aq te madh sa trembedhjete kolonite. Kolonite nuk kishin histori bashkepunimi. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evoluticionar. Asnje prej tyre, qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.



    Shtetet e Bashkuara jane tani republika me e vjeter qe i ka qendruar historise boterore, me nje sere institucionesh dhe traditash politike qe i kane qendruar proves se kohes. Ato, qe tani konsiderohen "idealet amerikane", jane perqafuar ne mbare boten; forma alternative te organizatave dhe qeverive politike kane ardhur e kane ikur gjate ketyre 226 vjetesh. Kuadri politik i ngritur ne ato fjale te thjeshta, qe citova ne fillim, idete te themeluara per here te pare ne Shtetet e Bashkuara ne fund te shekullit 18-te, kane vazhduar. Burrat dhe grate bejne historine. Burra dhe gra te zakonshme mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Ata qe rrezikuan gjithcka per te shpallur kete Deklarate Pavaresie ishin njerez te thjeshte. Degjoni se si e mbyllen Deklaraten e tyre: "Dhe ne mbeshtetje te kesaj deklarate, me nje besim te patundur ne mbrojtjen e Perendise Hyjnore, ne se bashku i betohemi njeri-tjetrit me jeten tone, pasurine tone, dhe nderin tone te shenjte".



    Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise sone te bazuar ne keto ide revolucionare. Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta jone, kerkon kompromis. Por qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Ne ne Shtetet e Bashkuara vazhdojme te perpiqemi per te arritur idealet tona.



    Disa prej ketyre idealeve ekzistojne edhe ketu ne Shqiperi. Ju keni avantazhin e te qenurit te pavarur dhe te te paturit te nje Kushtetute. Ju, disa prej qytetareve me te talentuar te Shqiperise, mund te krijoni ate qeverisje demokratike e cila mund te jete model per pjesen tjeter te Ballkanit. Pavaresisht nga humbja dhe tragjedia qe Shtetet e Bashkuara kane vuajtur disa muaj me pare, ne nuk do detyrohemi te largohemi nga rruga qe fillimisht u skicua nga ata qe na themeluan ne. Shtetet e Bashkuara do te jene vendi ku gezohen lirite, zgjuarsia shperblehet, komuniteti cmohet dhe miqesia jone do te jete e shtrenjte. Kjo dite pushimi feston idealet e njerezve te cilet shpresuan dhe u luten, qe nje vend te mund te linde ne liri. Kater korriku na kujton cmimin qe ia vlen te paguajme per te ruajtur lirine.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 07/04/2002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Ku Eshte vizioni e Ku Duhet Veshtruar

    http://www.revistaklan.com /
    A do te qendrojne amerikanet?

    Vendet ballkanike si Shqiperia apo ato qe aspirojne te jene shtete, si Kosova, duhet t'ia japin Washingtonit nje sinjal te qarte nese do te qendrojne me pellumbat evropiane apo me shqiponjat amerikane ne crrenjosjen e "aksit te se keqes"

    Nga Janusz Bugajski

    Gadishulli i Evropes Juglindore eshte ne kerkim te nje strategjie te re per te ripertrire maredheniet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre te NATO-s ne vitet qe vijne. Ndryshe nga viti 90, kur konfliktet etnike, territoriale dhe ato per pavaresi kombetare e bene te domosdoshme nderhyrjen ushtarake te perendimit, prioritetet qe kane dale ne pah ne shekullin e ri pritet t'i angazhoje per se afermi fuqite atlantike. Tri ceshtje te medha do ta vizatojne profilin e rajonit ne vitet qe vijne: lufterat e udhehequra nga amerikanet kunder regjimeve kriminele ne Lindjen e Mesme, perspektiva e furnizimeve te domosdoshme energjitike nga rajoni i Kaspikut, si dhe intensifikimi i fushates se diktuar nga SHBA-ja kunder terrorizmit nderkombetar.

    Ballkani si aleat ne luften e mundshme kunder Saddam Husseinit

    Per sa i perket Lindjes se Mesme, Washingtoni ne menyre te matur po ben pergatitje per nje konfrontim perfundimtar me diktatorin e Irakut, Saddam Hussein. George Bush i Riu do te perpiqet ta permbylle misionin te cilin deshtoi ta perfundonte Geoge Bush Plaku para me shume se dhjete vjetesh ne shkaterrimin e regjimit ne Bagdad. SHBA-ja do te kete nevoje per ndihme ne planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kunder Irakut, edhe politikisht edhe ushtarakisht. Administrata e Bushit eshte e vendosur jo vetem te rrezoje Saddamin, por mbi te gjitha edhe t'i eliminoje te gjitha aftesite e Irakut per prodhimin dhe perdorimin e armeve te shkaterrimit masiv. Megjithate, Amerika perballet vetem me dy opsione realiste vis-a-vis Bagdadit: njera sekrete, tjetra e hapur. Shtepia e Bardhe para pak kohe ka udhezuar CIA- ne qe ta heqe Saddamin nga pushteti, duke perdorur te gjitha mjetet e mundshme. Nese CIA tregohet e paafte qe me sukses te kryeje nje operacion sekret per ta menjanuar regjimin e tanishem, atehere e vemja alternative eshte aksioni masiv ushtarak permes nje ofensive ajrore dhe tokesore. Planifikuesit ne Pentagon kane konkluduar se i vetmi skenar i qendrueshem eshte nje invazion ushtarak i shkalles se plote me gati gjysme milioni trupa amerikane dhe nje okupim i gjate i Irakut. Nje ofensive e tille do te kerkoje muaj per t'u pergatitur dhe do te kerkoje aleate luajale dhe te perkushtuar ne Lindjen e Mesme dhe perreth saj. Shtetet arabe nuk duket se do te deshmohen bashkepunuese ne betejen kunder Saddamit. Per shembull, Arabia Saudite tashme ka sinjalizuar qe ajo nuk do te lejoje qe cfaredo ofensive kunder Irakut te ndermerret nga territori i saj. Por, nje brenge edhe me e madhe eshte pozicioni dhe qendrimi i Turqise qe eshte politikisht jostabile. Ankaraja eshte celes per cfaredo operacioni te madh ushtarak. Ajo eshte nje aleat i besueshem ne NATO dhe mund te siguroje ndihmese te rendesishme logjistike, ne baza, komunikime dhe informata. Megjithate, nese Qeveria turke vendos qe separatizmi kurd eshte rrezik me i madh se sa armatimi i Bagdadit, atehere ajo do te mund te qendroje neutrale ne konfliktin qe po vjen. Ankaraja eshte e brengosur se kolapsi i autoritetit qendror ne Bagdad do ta nxise separatizmin kurd ne tere Lindjen e Mesme dhe qe potencialisht mund ta demtoje territorin turk. Ne nje rast te tille, me arabet dhe turqit neutrale ne konfliktin qe vjen, rajoni i afert i Ballkanit do te kete rendesi edhe me te madhe strategjike per Ameriken. Mbi te gjitha Washingtoni do te kete nevoje per baza ushtarake shtese, te drejta per fluturim mbi hapesiren ajrore, perdorimin e lire te territorit dhe perkrahje te tjera logjistike, te komunikimeve dhe informative. Kjo eshte nje arsye e madhe pse ka perkrahje aq te fuqishme ne Washington per perfshirjen e Bullgarise dhe Rumanise ne aleancen e NATO-s ne samitin e nentorit ne Prage. Keto dy shtete kane potencialin me te qarte strategjik ne lufterat e se ardhmes kunder regjimeve proterroriste te Lindjes se Mesme. Megjithate, fqinjet tjere ballkanike, perfshire Shqiperine dhe Kosoven, nuk do te lihen anash dhe ato po ashtu mund te sigurojne perkrahje te rendesishme. Disa analiste amerikane besojne se administrata e Bushit do te perdore fitoren ndaj Irakut si nje trampoline per imponimin e zgjidhjes perfundimtare ne konfliktin izraelito-palestinez dhe per vazhdimin e shkaterrimit te zinxhirit te "regjimeve kriminele" qe nga Libia, permes Sirise, e deri tek Irani. Varesisht nga vendi se ku do te rreshtohen miqte dhe aleatet e Amerikes gjate nje konflikti te tille do te vendose ne percaktimin e forces dhe qendrueshmerise se marredhneieve me Washingtonin per shume vite ne te ardhmen. Shtetet ballkanike dhe ato qe aspirojne te jene shtete sikur qe eshte Kosova, duhet t'i japin Washingtonit nje indikacion te hershem dhe konsistent nese do te qendrojne me pellumbat evropiane apo me shqiponjat amerikane ne crrenjosjen e "aksit te se keqes".

    Nafta nga Kaspiku - mundesi per rritjen e rendesise strategjike te rajonit

    Kerkesat ne te ardhmen per furnizim me nafte nga rajoni i Kaspikut po ashtu do te rrisin rendesine strategjike te Ballkanit pasi te percaktohet se ku do te kalojne rruget e furnizimit, vendosja e naftesjellesit, rafinerite dhe portet e pershtatshme. Sasi te medha te naftes se paperpunuar po priten nga ekonomite evropiane ne rritje. Amerika po ashtu po shikon drejt shumellojshmerise se furnizimit me energji dhe reduktimit te varesise se saj ne rajonin e paparashikueshem te Gjirit Persik qe vazhdimisht po armiqesohet. Nese shtetet e Ballkanit mund te formesojne marreveshje bashkepunimi per te mundesuar kalimin neper territoret e tyre te naftes qe vjen prej Kaspikut, atehere i tere rajoni mund te perfitoje. Si rezultat, NATO-ja dhe SHBA-ja do te kerkojne rol me te madh ne investimin dhe mbrotjen e gjithe Evropes Juglindore. Nje strategji lokale rajonale duhet te krijohet per te terhequr kompanite evropiane dhe amerikane te energjise dhe transportit e ne anen tjeter te mbahet ne minimum ndikimi i Rusise ne kohen kur Moska pa dyshim do te perpiqet te kontrolloje resurset strategjike te energjise ne mbare Evropen Juglindore.

    Kontributi ne luftimin e terrorizmit global

    Sejcili nga vendet ballkanike mund te perbeje nje kontribut thelbesor ne konfliktin kunder terrorizmit global. Duke luftuar se bashku organizatat kriminale tej kufitare, duke nderprere imigracionin ilegal, duke monitoruar organizatat ekstremiste dhe duke luftuar nderhyrjen armiqesore nga Lindja e Mesme dhe Afrika, te gjitha qeverite e rajonit mund te demonstrojne perkushtimin e tyre per sigurine evropiane. Anti-terrorizmi siguron nje rast te vlefshem per ndarje te informative, trajnimit te policise, sigurimit te kufijve dhe format e tjera te bashkepunimit me sherbimet perendimore. Duke qene njera nga pikat kryesore te tranzitit ne Evropen Qendrore dhe ne ate Perendimore, Ballkani ka nje peshe strategjike qe ai mund ta perdore ne dobi te veten. Dhe vertet, secili vend mund te argumentoje se pa konsolidimin e sistemeve demokratike dhe te tregut dhe pa vendosjen e sigurise ne te gjitha nivelet sociale dhe kombetare, vete Evropa do te mbetet nen kercenimin nga "pleksusi i bute ballkanik" qe ka. Keto jane arsyet esenciale pse fuqite perendimore duhet te mbeten politikisht dhe ushtarakisht te perfshira ne Evropen Juglindore, e jo te reduktojne perfshirjen e tyre, sepse thjesht "lufterat etnike" te Ballkanit eshte e qarte se kane perfunduar.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •