perSHENDETje
Shume njerez kane idene se demokracia lindi ne Greqine e Lashte. Eshte e vertet qe fjala demokraci del nga Greqishtja (demos-popull, kratos-shtet)dmth. pushteti i popullit te qytetit (polis-kratos). Por termi demokraci ne Greqine e Lashte (me shembull kryesor Athinen) nuk ishte asnjegje tjeter vecse nje mbulese e nje politike shfrytezuese-shkatruese. Cfare dua te them: ne Athine (shembulli i demokracise) me fjalen "demos" nuk donin te thonin te gjithe popullin e qytetit, por vetem burrat e lire, jo skllav, siper 30 vjec. Nga kjo demokraci ishin te menjanuar, femijet, grate, sklleverit dhe te ardhurit nga qytetet perreth etj. Dmth. vetem 20% afersisht e popullsise kishin te drejta politike. Por problemi nuk mbaronte ketu, problemi me i madh i kesaj demokracie ishte menyra se si u ushtronte ajo. Po te menjanojme Gjykaten, dhe Kuvendin e 500ve, vendimet me te rendesishme te qyetetit-shtet i merte Kashilli i Bashkise (Ekklisia tou Dhimu) ne te cilin merte pjese kushdo nga burrat e lire dhe numri i pjesemaresve nuk kishte rendesi gjate procesit te vendimeve. Per kete shkak e quajta kete demokraci (te direktshme) si shkatruese, po ju jap nje shmebull qe te kuptoni me mire si u ushtronte kjo demokraci: shkonte nje demagog (ritor) te Keshilli i Bashkise dhe i mbushte mendjen atyre qe ishin aty se ndonjeri kishte shajtur Apollonin dhe vendosnin me vote qe ta vrisnin ate njeri dhe keshtu ndodhte, keshtu vdiq edhe Sokrati, po me kete menyre mund ti shpallnin lufte dhe nje qytet-shteti tjeter. Prandaj dhe filozofet me te zgjuar te Greqise se Lashte si Sokrati, Platoni, Aristoteli etj. ishin kundra demokracise sepse per mendimin tim e kishin kuptuar se demokracia e drejtperdrejt ishte e demshme. Nje nga demagoget me te medhenj te Athines ka qene edhe Demosteni, kurse nga udheheqesit (me te drejten e ushtarakut per nje vit) me te shquar ka qene Perikliu.
Pas renjes se Greqise se Lashte dhe zhvillimin e Perandorise Romake termi demokraci pothuajse u shduk nga fjalori, nuk behej fjale, megjithese nuk mohoje se Perandoria Romake i dha perparesi shkences politike, kryesisht me ligjet. Adhurimin ndaj Perandorit ose mbretit do e zevendesoje teokracia (pushteti fetar) dhe vetem afer Rilindjes do shofim disa ndryshime ne mendimin politik. Por pereseri shkencetaret politike te Rilindjes si Makiaveli,Hobbes, Protestantet etj. nuk u moren fare me demokracine por vetem me domethenjen e shtetit dhe me rendesine e kombit.
Duhet te vinte Revolucioni Francez qe te filloje Europa te flasi per nje sistem ku populli do kishte pjese ne pushtet (megjithese vet shkencetaret politik francez ne ate kohe ishin mahnitur nga sistemi politik i Anglise, ku udhehqja ishte shume me perfaqesuese per popullsine se ne France). E verteta eshte se keta rilindas Francez, si Russo, Mondeskie, Volteri etj. folen per gjera qe mbreterit atehere nuk donin t'i degjonin kurre por keta kishin nje problem, i perkisnin te gjithe klases borgjeze. Pra pavaresiht nga ato qe thonin, ne shumicen e rasteve i drejtoheshin klases borgjeze (klasa e pasur qytetare qe kishte zevendesuar klasen aristokrate). Kete konluzion e verteton dhe fakti qe ne ate kohe vetem borgjezet dinin te lexonin. Sidoqofte mendimet e tyre frymezuan shume aristokrate dhe pasanike te asaj kohe te cilet sollen ngritjen e popullit ne France. Revolucioni Francez ne fund te shek. 18 nuk solli demokracine por tiranine. Cfare ndodhi? Sa erdhi Napoleonti ne fuqi mbas revolucionit te popullit beri nje gje qe kishte ndodhur shpesh ne Greqine e Lashte, dmth. mori pasurine e mbretit dhe te aristokrateve dhe ja ndau popullit por me kalimin e kohes vet Napoleonti nuk ishte gje tjeter vecse nje dikator me fuqi te pakufizuar i cili e futi Francen ne nje lufte te pafund per pushtet dhe si perfundim udheheqja e tij qe nuk bazohej ne popull mori fund dhe ne fuqi erdhi perseri mbreti. Duhet te theksoje se ne te kohe Anglia dhe Amerika kishin bere hapa te medhaja drejt demokracise duke krijuar nje sistem ku udhehqja ishte shperndare midis Mbretit ne Angli, Presidentit ne SHBA, dhe disa perfaqesuesve te popullit (te cilet i perkisnin klases te pasur). Sidoqofte ky ishte nje perparim i madh drejt demokracise indirekte qe kemi sot.
Per mendimin tim hapi me i madh drejt demokracise se sotme qe eshte demokracia me e kenaqshme qe ka njohur njerezimi, u be me Karl Marksin. Rendesia e teorise te Marksit nuk ndodhet te propozimet qe dha, qe ne fund u treguan te parealizushme, por te fakti qe ishte njeriu i pare qe ju drejtua te varferit, te shtypurit, skllavit, gruas etj. Akoma edhe Ruso qe thoshte se "cdo njeri ka lindur i lire" dhe se "qeverisja i perket vetem popullit" nuk zuri shume tema sic ishte kolonizmi francez. Kurse Marksi duke u bazuar te Rilindasit si dhe te Filozofet e lashte, duke shtuar edhe elementin e gjendjes ekonomike i'u drejtua vetem shumices e cila ishte klasa puntore.Ishte njeriu i par qe foli per arsim per te gjithe njerezit, gjeja mbase me e rendesishme per demokracine e sotme. Marksizmi la shume ane te realitetit te perditshem pa kapur dhe u tregua shume teori optimiste por sidoqofte i dha botes nje pamje tjeter, ne fillim te shek. 20 sidomos mbas Revolucionit te Kuq ne te gjithe anet e botes duke perjashtuar SHBAn, Marksizmi kishte fituar shume tifoze dhe dukej se po e perpinte boten por si perfundim deshtoi. Sidoqofte Marksizmi la mbas tij Levizjen e Majte ose Socializmin. Vet Kapitalizmi mori nje mesim te madh nga Marksizmi, duke kuptuar se, qe te plotesohet interesi i tij duhet qe dhe populli te mbetet sadopak i kenaqur. Keshtu sot quajme gje normale pensionet, shkollat falas, ndihmen shendetesore falas ne pjesen me te madhe te botes, punen 8 oreshe, pushimet gjate javes, sigurimet sociale etj. Gjera te cilave kemi filluar t'i'a harojme vleren, por gjysherit tane kur i provuan per here te pare ju duk sikur ariten qiellin. Prandaj nuk duhet t'i lejojme asnjerit te na i heqi keto vlera te cilat i fituan paraardheist tane me gjakun e tyre.
(kjo teme, e bazuar ne fakte, perben kendveshtrimin tim personal, prandaj nuk jeni te detyruar te besoni se cdo gje ishte keshtu sic e pershkruajta)
falemiNDERit
Krijoni Kontakt