Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Në Kosovë arrestohen dy shqiptarë të akuzuar për vepra terroriste

    Në Kosovë arrestohen dy shqiptarë të akuzuar për vepra terroriste


    PRISHTINE (29 Janar)- Njësiti i Policisë së UNMIK-ut për hetimin e krimeve të rënda arrestoi sot dy shqiptarë të cilët akuzohen për vepra terroriste. Njëri prej të arrestuarve u konfirmua se është 40 vjeçari Kadri Shala, nga fshati Llapushnik i Gllogocit, ndërsa emri i të arrestuarit tjetër ende nuk është bërë i ditur. Avokati Tomë Gashi i cili do mbrojë Shalën, tha se policia hetimore i dyshon të arrestuarit si autorë të tri sulmeve me bomba kundër zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës në Prishtinë, më 5 Nëntor, 8 Dhjetor dhe më 29 Dhjetor 2003. Kadri Shala është pronar i Autoshkollës "Shala Impex", e cila vepron në Prishtinë nga viti 2000 .bm/bm (MIA/BalkanWeb)

    ----------------
    mani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Arrestohet një ish pjesëtar i UÇK-së, dyshohet për aktivitete terroriste


    PEJE (30 Janar) - Në Pejë është arrestuar Blerim Berisha, ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili sipas policisë së UNMIK-ut, dyshohet për "aktivitete terroriste", duke mos dhënë detaje të tjera. Fillmisht lajmin për arrestimin e Blerim Bershës e bënë të ditur familjarët e tij, të cilët 24 orë nuk kanë ditur se ku ndodhet ai. Zëdhënësi i policisë Xhoel Singëlton vetëm ka konfirmuar arrestimin, duke thënë se rasti po hetohet në Prishtinë. ro/ro (QIK/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Biznesmeni Kadri Shala lirohet në mungesë të provave


    Drenas, 31 janar (Kosovapress) Time: 09 : 50

    Kadri Shala nga Llapushniku i Drenasit, i cili dy ditë më parë ishte arrestuar si i dyshuar se i ka kryer tri sulme kundër zyrtarëve të Ministrisë së Transportit, të premten është liruar në mungesë së provave.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Past kemben e mbare U.N.M.I.K.U dhe i kapte gjithe kriminelet e THACIT bile do isha e teper e lumtur sikur te vinte edhe ne SHqipri dhe ti hynte me BULDOZER e ta pastronte at vend.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    christina54
    Te shqiptaret bashkeluftaret e Z Thaçit jane Çlirimtar, dhe kriminel i kan quajtur dhe i quajn ende serbet dhe bashkpuntoret e tyre.
    A sa i perket Z Kadri Shales me vjen mier qe nuk paten fakte dhe u lirue, dhe nuk e di nga keto dezinformata qe ishte klriminel i Z Thaçit?! veq prap po te them se dihet kah po i merrni gjith keto dezinformata.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Po valla mirë e ka Llapi !

    Edhe partizanët e Fadil Hoxhës e Shefqet Peçit e Ramiz Alisë ishin çlirimtarë të Kosovës në -45-stën .

    Po shtohet pyetje prej kujt e çliruan Kosovën dhe kujt ia dorzuan Kosovën ???!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    KFOR ndalon dy shqiptarët të kërkuar për terrorizëm



    PRISHTINE (2 Shkurt) - Avdyl Jakupi-Çakalla, një nga ish-komandantën e UÇK-së në Maqedoni, të premten iu dorëzua ushtarëve të brigadës ndërkombëtare Lindja, e cila është nën komandën amerikane, njoftoi dje KFOR-i. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi informacionin se Çakalla është burgosur në Kosovë. Nga kjo ministri theksojnë se në adresë të KFORI-t dhe policisë së UNMIK-ut janë dërguar urdhër arrestimi nga ana e MPB-së dhe dokumentacioni tjetër i nevojshëm. Së bashku me Çakallën të premten ushtarëve të KFOR-it i është dorëzuar edhe Adnan Abazi, i dyshuar se është anëtar i AKSH-së. Çakalla është i akuzuar nga policia e Maqedonisë për "grabitje dhe pjesëmarrje në aksionet terroriste bm/bm (QIK/Balkanweb)

  8. #8
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Kadri Shala nuk eshte terrorist, une e njoh ate personalisht, prandaj me plotevetedije them qe ai eshte i paster nga krimi.

    christina54,DriniM pse i quani clirimtaret KRIMINELA?

    Kadri Shala eshte njeri nder njerzit me te respektuar ne Llapushnik. Ai ka ndihmuar dhe eshte sponzori kryesor i klubit futbollistik "GRYKA" nga Llapushniku i Drenasit.

    Ndersa sa i perket mbeturines se quajtur UNMIK i pershendes me porosine u digjeshi ne xhenem.
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •