Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,140

    Pėr: Djemte e Detit

    Lamtumirė Gent Demaliaj!

    Aurela Gaēe

    Mos qaj, mos qaj
    Mos qaj pėr vdekjen o njeri…. Genti i Djemve tė Detit. Kėshtu tė thėrrisnim… I paharruar qofsh pėr familjen e miqtė e gjithė fansat e tu. Luftove gjatė me sėmundjen, por tani shpirti yt u prehtė nė paqe e tė qoftė dheu i lehtė.




    Shuhet ylli i grupit “Djemtė e detit”. Solisti humb betejėn me sėmundjen nė moshėn 40-vjeēare

    “Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar, se jeta dorėn ty nuk ta dha…”. Kėto vargje tė kėngės sė njohur “Mos qaj” tė grupit legjendė pas viteve ’90 “Djemtė e detit” kanė mbushur dje statuset nė rrjetet sociale Facebook e Twitter, tė qindra fansave dhe njerėzve tė artit, duke shprehur kėshtu dhembjen pėr ndarjen e parakohshme nga jeta tė solistit tė kėtij grupi. Pas disa vitesh beteje me sėmundjen, Gentian Demaliaj e ka humbur dje pėrgjithmonė luftėn me tė. Vetėm 40 vjeē, njė nga zėrat mė tė veēantė tė muzikės shqiptare kėto vite, shpirti i rrokut, njė kėngėtar qė prodhoi hite nė vetėm disa vite karrierė Gentian Demaliaj do t’i mungojė gjatė muzikės shqiptare. Kėngė si “Mos qaj”, “Jo tani”, “Ėndrrat qė pėr ty i thura”, “Baladė pėr Jakup Ferrin”, “Lamtumirė”, “Kohė pa ty”,”Pėrrallė dashurie”, “Izolimi vdes” etj, janė kthyer nė hite muzikore jo vetėm pėr brezin e tė rinjve tė pas viteve ’90. Nuk ishte vetėm muzika ajo ēfarė e bėnte kėtė grup tėrheqės, por edhe vargjet. Shpesh nė to gjeje dhembje, por sipas Demaliajt “ky ėshtė realiteti”. “Hidhni sytė brenda kėtij realiteti ku ne jetojmė dhe a nuk ju duket kėshtu?! I pėrkasim kėtij vendi, ndaj dhe kemi menduar tė prekim temat sociale tė ditėve tė sotme”, shprehej ai nė njė intervistė njė vit mė parė. Me njė pamje rrokeri, Demaliaj nuk ndryshoi asnjėherė stil qė me shfaqjen e tij pėr herė tė parė nė skenė. “Jam njė njeri me njė shpirt tė lirė, dhe dua tė lė kėtė pėrshtypje”, shprehej ai. Babai i njė vajze, Edeas, Genti ishte i lidhur shumė me tė, e cila duket se ka trashėguar pasionin e kėngės. Disa vite mė parė ajo u vlerėsua me ēmimin “Zėrat mė tė mirė” nė Festivalin e Shkodrės, ndėrsa nė Festivalin e Tiranės u vlerėsua me ēmimin “Interpretuesja mė e mirė”.” Mendoj se do tė bėhet kėngėtare shumė e mirė, pasi e ka njohur shpejt talentin e saj”, shprehej Demaliaj pėr tė bijėn. Kohėt e fundit ajo i ka ndenjur pranė tė atit, me shpresėn se do tė mund t’ia dilte tė fitonte mbi sėmundjen. Muzika ishte gjithēka pėr Demaliajn, i cili nuk bėri kompromis asnjėherė me tė, nė kushtet e tregut tė sotėm muzikor. Ai e mbajti larg muzikėn e tij nga komercialiteti. “I vetmi pėrfitim ėshtė nga muzika. Por edhe nėse nuk fitoj shumė nga ajo mė plotėson shpirtėrisht”, shprehej ai. Kohėt e fundit kėngėtari bėri njė jetė disi tė tėrhequr nga skena pėr shkak tė sėmundjes. Njė nga shfaqjet e tij tė fundit ishte nė Festivalin e RTSH-sė si anėtar jurie. Nė vitin 2013, me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, qeveria shqiptare i dha atij njė shumė prej 35 milionė lekėsh pėr t’u kuruar jashtė vendit.

    Me njė zė tė veēantė, Demaliaj do tė veēohej menjėherė si kėngėtar qė me daljen e parė tė grupit “Djemtė e detit”.

    Ishte i pari grup muzikor qė vinte nga rrethet dhe po depėrtonte me sukses nė zemėr tė kryeqytetit. I krijuar nė Lezhė, muzika e tyre e hershme kishte ndikime tė qarta nga hard-rroku dhe metali, qė ishte shumė aktual nė mesin e viteve ‘80 nė tė gjithė botėn. Prezent nė skenėn e muzikės prej shumė vitesh, hiti i tyre mė i madh mund tė konsiderohet kėnga “Mos qaj”, njė baladė e cila pa dyshim qė mund tė hyjė nė antologjinė e rrokut shqiptar, nėse bėhet njė e tillė. Djemtė e Detit kanė marrė pjesė nė shumė koncerte dhe festivale dhe sigurisht ēmimet nuk kanė munguar, kanė dalė nė krye nė festivale rroku, si dhe janė vlerėsuar nga vetė publiku. Fazėn e parė tė karrierės sė tyre e pėrmbyllėn me albumin “Izolimi vdes”, ndėrsa albumi i tyre i dytė i prezantuar disa vite mė parė quhej “Epos”. Homazhet pėr nder tė kėngėtarit do tė zhvillohen sot nė orėn 12.30 nė sallėn e RTSH-sė ndėrsa ceremonia mortore do tė zhvillohet nė orėn 14.00.



    Gent Rrushi/ Pianisti dhe kompozitori e quan zėrin dhe stilin e Gentian Demaliajt unik

    Kėngėt e tij e kanė kaluar testin e kohės

    Gjithnjė mes miqsh muzikantė. Kėshtu e kujton pianisti dhe kompozitori Gent Rrushi, kėngėtarin Gentian Demaliaj. “Ajo qė mė bie nė sy ėshtė se kėngėt e kėnduara prej tij edhe pse tė vėshtira teknikisht pėr t’u kėnduar, ishin kėngė pėr njė publik tė gjerė. Tematikisht tė kėndueshme dhe tė qarta. Me fjalė “tė dashura”, thotė Rrushi. Pėr tė ndarja nga jeta e kėngėtarit, ėshtė njė humbje pėr rokun shqiptar, i cili humbi njė nga pėrfaqėsuesit e tij tė denjė nė kėto dy dekada.


    Vitet ’90 bashkė me kaosin duket sikur sollėn dhe njė ndryshim nė skenėn muzikore shqiptare me krijimin e grupeve tė reja muzikore. Njė prej tyre ishte dhe “Djemtė e detit”…solisti i tė cilit Gent Demaliaj dallohej pėr timbrin e tij tė veēantė?

    Vitet ’90 sollėn shumė zėra tė rinj, shumė stile muzikore dhe energji tė ndrydhura nga koha. Shumė liri deri nė njė lloj ekstremi kaotik, pėr tė cilin shoqėria jonė asokohe kishte etje. Po rinisnim tė ecnim nė njė rrugė tė ngrirė nga koha. Tė gjithė tė rinj qė provonim ē’ishte liria nė mėnyrėn e tyre. Letėrsia piktura, muzika sidomos (delja e zezė e diktaturės) vėrshuan ngado. Nė tė gjithė kėtė atmosferė u dėgjua jo vetėm zėri i tij, po stili i pangatėrrueshėm. Timbri i qartė, forca interpretative binte nė sy. Kėshtu e mbaj mend Gent Demaliajn. E para erdhi njohja virtuale e mė vonė u njohėm personalisht pėrmes koncerteve tė tij me grupin “Djemtė e detit”.


    Si e kujtoni Gentin?

    Ajo qė kujtoj gjithmonė ėshtė vėrtetėsia nė figurėn e tij artistike. Mėnyra sesi e kishte ndėrtuar profilin e tij njerėzor, qė e pėrēonte edhe pėrmes muzikės. Ai dinte tė punonte me bashkėpunėtorė, miq muzikantė. Sa herė e takoja do ishte mes muzikantėsh me tė cilėt bashkėpunonte. Ajo qė mė bie nė sy ėshtė se kėngėt e kėnduara prej tij edhe pse tė vėshtira teknikisht pėr t’u kėnduar, ishin kėngė pėr njė publik tė gjerė. Tematikisht tė kėndueshme dhe tė qarta. Me fjalė “tė dashura”!


    Ēfarė ėshtė kjo humbje pėr muzikėn shqiptare?

    Humbje tė tilla na bėjnė tė kthejmė kokėn pas dhe tė shohim muzikėn e atyre viteve, jo thjesht me nostalgji, por me ėndje pėr ta ridėgjuar sėrish ashtu siē ėshtė. Dhe nuk do t’i hiqja asnjė notė. Thjesht dua ta shijoj. Melosi shqiptar ndihet kudo nė nuancat e zėrit tė Gentit, edhe pse ai kėndonte me njė stil muzikor tė sapopranuar pas ’90-s. Sa herė dilte nė skenė do sillte njė kėngė qė mbetej nė fondin e muzikės sonė. Dinte tė performonte, jo thjesht tė kėndonte. Dhe kėtė na e tregoi, pasi e plotėsoi veten pėrmes aktrimit. Kėngėt qė kėndoi e shkroi e kanė kaluar testin e kohės. Vitet e fundit ajo qė vėreja te Genti, ishin daljet e mirėmenduara. Kjo ka tė bėjė me atė qė ai kishte parim tė pashprehur. Tė mos bėrit kompromis me realitetin.


    Ē’tė vjen tani nė kujtesė nga takimet me tė?

    Para disa viteve rastisi tė luanim bashkė diku. Ajo qė mė la mbresė atė mbrėmje, ishte mėnyra se si Gent Demaliaj i personalizonte kėngėt qė s’ishin tė tijat. E kishte mundėsinė. Zoti i fali zėrin e mrekullueshėm dhe inteligjencėn pėr ta pėrdorur atė. Nuk po i pėrmend titujt e kėngėve tė tij. S’ėshtė e nevojshme tė gjitha i dimė. Por ajo tė cilės ai i vuri vulėn dhe e bėri pjesė tė arkivit tė rock-ut shqiptar ėshtė “Balada e Jakup Ferrit”. Tė jesh artist ėshtė fat, nė kėtė jetė sepse ndan shpirtin tėnd me njerėzit qė frymojnė. Dhe pranė Zotit, sepse mesazhi yt tashmė udhėton nė kohė e hapėsirė. Nuk humbet kurrė. Gent Demaliaj e pėrmbushi misionin e vet, me testamentin tingullor qė na la. Dhe pse ne donim shumė qė ta kishim sa mė gjatė pranė. Tė bėnim muzikė sėrish e sėrish… RIP Gent Demaliaj!


    http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/0...gent-demaliaj/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 30-01-2015 mė 12:01

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,140

    Pėr: Djemte e Detit

    Djemtė e grupit: Sė shpejti njė kėngė pėr Gentin

    Pjesėtarėt e grupit “Djemtė e detit” tregojnė historinė e krijimit… momentet e tyre tė arta dhe dhimbjen pėr ikjen pa kthim tė Gentit…

    Me zėrin e tij nė sfond dhe lulet qė mbuluan arkėmortin, qindra fansa, njerėz tė kulturės, miq dhe bashkėqytetarė lezhjanė i kanė dhėnė dje lamtumirėn yllit tė muzikės rok nė vend pas viteve ’90, Gentian Demaliaj. Homazhet pėr nder tė artistit u mbajtėn paradite nė hollin e RTSH-sė, pėr tė vijuar mė pas me kortezhin e gjatė tė njerėzve qė mes lulesh e lotėsh e shoqėruan deri nė banesėn e fundit. Ndarja e parakohshme nga jeta e kėngėtarit Demaliaj ėshtė pėrjetuar me dhimbje nga mijėra fansa tė tij kudo. Rrjetet sociale janė mbushur me vargje dhe kėngė tė tij, nė shenjė nderimi pėr legjendėn e muzikės sė re shqiptare. Tė pranishėm nė ceremoninė e lamtumirės kanė qenė dhe tre anėtarėt e grupit “Djemtė e detit”, ndėrsa dy prej tyre nuk patėn mundėsi tė vinin pasi jetojnė jashtė. Por emisioni “Pasdite” nė “Top Channel” ka mundur ta bashkojė sėrish grupin. Flamur Toska, Bujar Daci, Shkėlqim Rustia dhe pėrmes lidhjes telefonike Shkėlqim Metaj dhe Valentin Markbukaj kanė sjellė disa kujtime nga koha e krijimit tė grupit, trishtim pėr humbjen e parakohshme tė mikut tė tyre dhe planet pėr tė ardhmen.

    “Sot ėshtė njė ēast i vėshtirė pėr tė folur, pas kėsaj tragjedie. Muzika shqiptare ka humbur njė nga zėrat mė tė mrekullueshėm”, tha Toska. Ai ėshtė kthyer pas nė kohė duke kujtuar kohėn kur grupi u njoh me Gentin. Fillimisht grupi ka pasur soliste kėngėtaren Merita Selimi. “Shkėlqimi vjen njė ditė nė studio, dhe na thotė se kishte gjetur njė element tė veēantė, njė djalosh simpatik. Ne e pamė dhe na u duk i vogėl. Ishte vetėm 15 vjeē. Por kur e dėgjuam nė piano, vokalin dhe grinė e zėrit tė tij u befasuam”, tregoi Flamuri njohjen me Demaliajn. Ky takim i rastėsishėm do tė ndryshonte tė ardhmen e grupit. Genti ishte njė fans i tyre. “Ishte koha kur Shqipėria ishte nė tranzicion dhe ne ndiheshim si disidentė nė muzikėn qė bėnim. Kur e dėgjova tė kėndonte pėr herė tė parė mbeta i shokuar. Pasi kėnga e tij pėr atė kohė ishte revolucion”, kujtoi Shkėlqimi.

    Koncertin e parė grupi tashmė me njė solist tė ri e bėri nė Pallatin e Kulturės Lezhė. Me rebelizmin ku besonin, ata ngjitėn nė skenė njė kėngė tė grupit “Europe”. Njė kėngė e ndaluar qė do t’i bėnte tė rrinin disa orė nė policinė e qytetit. Si kompozitor i grupit Bujari ka sjellė nė kujtesė bashkėpunimet pėr krijimin e kėngėve. Genti, sipas tij, dinte tė futej nė strukturėn e kėngės. Duke marrė rastin e kėngės hit tė grupit “Mos qaj”, ai tregoi se pasi e kishte ndėrtuar muzikėn ia tregon Gentit. “Ai mė tha qė muzika ishte shumė e bukur, thjesht duhet t’i rrinim strukturės. Tekstin e bėri Genti dhe ishte njė tekst shumė pėrparimtar pėr kohėn. Unė i thosha se ndoshta po guxojmė mos duhet tė kemi frikė, por ai ishte i bindur te teksti”, kujtoi Daci.

    Pėrmes lidhjeve telefonike nga Australia dhe Zvicra dy anėtarėt e tjerė tė grupit Valentin Markbukaj dhe Shkėlqim Metaj shprehėn dhimbjen pėr ndarjen nga jeta tė Demaliajt. “Genti ka lėnė pas shumė kujtime. Ndihem me fat qė kam pasur mundėsi tė kem bashkėpunuar me njė vokal tė kalibrit tė tij. Ishte njė rock star, jam i sigurt qė do tė kujtohet si i tillė”, tha Markbukaj. Djemtė folėn dhe pėr kohėt kur ai luftoi me sėmundjen, pėr entuziazmin qė shihte tė nesėrmen.

    Sipas Flamurit, grupi do tė rikthehet sė shpejti nė treg me njė kėngė kushtuar Gentit. “Kemi nė projekt njė krijimtari tė re, dedikuar Gentit pėr gjithēka na ka lėnė. Shumė shpejt do tė kemi njė kėngė kushtuar atij”, tha ai.

    Grupi “Djemtė e detit” u krijua pėr herė tė parė nė qytetin e Lezhės nė vitin 1989. Muzika e tyre do tė shihej si revolucion pėr kohėn, dhe gjithė tekstin e trishtė qė mbartte. Me ndikime nga hard roku dhe metali, ata sollėn njė frymė tė re nė muzikėn shqiptare. Zėri i Demaliajt do t’i jepte grupit njė sukses jo vetėm nė skenėn e festivaleve, por dhe nė turet koncertore qė bėnė brenda dhe jashtė vendit. Ndarja nga jeta e Demaliajt ėshtė njė humbje jo vetėm pėr grupin, por dhe pėr muzikėn shqiptare.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/0...ge-per-gentin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 30-01-2015 mė 12:05

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  4. Me 10 djemtė qė duan tė braktisin drogėn
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 16:58
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •