Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Skandali i Arta Dades!!!!

    Marrė nga www.gazeta55.com)

    Skandal, Dade mbron Svilanoviēin e sulmon Prishtinėn e Tiranėn


    Kryeadministratori i Kosovės shfuqizoi dje njė memorandum pėr bashkėpunim mes Shqipėrisė e Kosovės, duke deklaruar se dokumenti bie nė kundėrshtim me rezolutėn 1244 tė OKB-sė
    Shefi shqiptar i diplomacisė sulmon firmataren Ermelinda Meksi, duke i dhėnė tė drejtė Mikael Shtajner e duke shfaqur mirėkuptim pėr reagimin e Beogradit

    Njė skandal i rėndė ka tronditur dje marrėdhėniet mes autoriteteve tė Shqipėrisė dhe atyre ndėrkombėtare tė Kosovės. Pa njė pėrgatitje paraprake, Ministri shqiptar i Bashkėpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi ka nėnshkruar, ndoshta edhe me njėfarė ngutjeje, njė memorandum bashkėpunimi me disa prej titullarėve tė dikastereve mė tė rėndėsishme tė kabinetit tė Bajram Rexhepit, por me sa duket pėr kėtė veprim ajo nuk ka pasur konsulencėn e qeverisė shqiptare, e as miratimin e autoriteteve ndėrkombėtare qė qeverisin Kosovėn prej mė shumė se tre vjetėsh. Kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, Mikael Shtajner, gati njė muaj pas miratimit, e shfuqizoi dje Memorandumin e Mirėkuptimit pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Krijimin e Rrethanave pėr Liberalizimin e Tregtisė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, tė nėnshkruar mė 30 maj, duke arsyetuar se janė tejkaluar kompetencat e institucioneve tė Kosovės dhe ėshtė shkelur Korniza Kushtetuese qė ia jep kėto atribute pėrfaqėsuesit special tė Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Shfuqizimi shkaktoi njė tėrmet tė vėrtetė nė radhėt e politikės shqiptare tė Prishtinės, e cila shihte pas kėtij vendimi presionet e qeverisė sė Serbisė e tė Jugosllavisė, por ajo qė ėshtė e ēuditshme, vendimi u pėrshėndet nga shefi i diplomacisė shqiptare Arta Dade. Sipas marrėveshjes tė nėnshkruar mes ministrit shqiptar tė bashkėpunimit ekonomik Ermelinda Meksi dhe homologut tė vet nė kabinetin e Rexhepit, Ali Jakupi, parashikohej lehtėsimi i tregtisė mes tė dy anėve tė kufirit si dhe ulja e tarifave doganore, duke tentuar unifikimin e tyre me tarifat qė tashmė ekzistojnė me Maqedoninė. Kur u nėnshkrua memorandumi, autoritetet e UNMIK-ut nuk i paraqitėn ministres Meksi ndonjė rezervė pėr dokumentin, bile kryeadministratori Shtajner shprehu gatishmėrinė e tij pėr tė kontribuar nė shtimin e vėllimit tė bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Kosovės, por duket se pėrtej fasadės diplomatike, njė tension i ri po zė vend nė marrėdhėniet mes Kuvendit tė Kosovės dhe autoriteteve tė UNMIK-ut. Polemika mes Shtajner dhe Kuvendit apo qeverisė sė Kosovės ėshtė e dyta brenda pak javėvė. Para 20 ditėve, kryeadministratori Shtajner rrėzoi njė rezolutė tė Kuvendit tė Kosovės, i cili nuk njihte marrėveshjen mes Serbisė dhe Maqedonisė pėr kufinjtė, qė sipas deputetėve tė Kosovės cenonte tėrėsinė territoriale tė Kosovės. Pas kėtij vendimi zėdhėnėsi i UNMIK-ut deklaroi se pėrplasje tė tilla institucionale do tė dėmtonin shumė hapjen e bisedimeve mbi statusin final tė Kosovės.

    Re.po.

    --------------------------------------------------------------------------------


    Dade: Meksit i kam ēuar njė qarkore ku i tregoj se Prishtina e Beogradi janė nėn kompetencat e mia

    Ministrja e Jashtme e Shqipėrisė Arta Dade ka mbėshtetur dje shfuqizimin e Memorandumit tė Mirėkuptimit ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, nga ana e Kryeadministratorit Shtajner, tė nėnshkruar mė 30 maj. Sipas saj nė kėtė rast ka njė anashkalim tė institucioneve qė janė pėrgjegjėse pėr politikėn e jashtme pėrkatėsisht Ministria e Jashtme shqiptare dhe UNMIK‑u. Arta Dade thotė se tė dyja kėto institucione pėrgjegjėse pėr politikėn e jashtme nuk kanė qenė nė dijeni. "Tė dyja kėto institucione pėrgjegjėse pėr politikėn e jashtme nuk kanė qenė nė dijeni, deklaroi dje pėr mediat shefi i diplomacisė shqiptare. Megjithatė Ministria e Jashtme, duke patur parasysh qė mund tė ketė edhe difekte tė tilla u ka derguar qė nė fillim njė qarkore tė gjithė ministrive pėr tė respektuar tė gjitha procedurat e domosdoshme dhe autoritetin e UNMIK-ut. Dhe natyrshėm nė njė shtet tė konsoliduar ēdo gjė kalon pėrmes Ministrisė sė Jashtme, kur ėshtė fjala pėr nėnshkrim marrėveshjesh, apo memorandumesh qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet midis dy shteteve. Aq mė tepėr qė nė rastin e Kosovės kemi njė status tė veēantė dhe tė gjithė e dinė qė nuk mund tė anashkalohet UNMIK-u". Duke komentuar vendimin e kryadministratorit tė Kosovės, me tė cilin ajo ėshtė njohur nėpėrmjet njė letre qė ai i ka dėrguar Ministrisė sė Jashtme, Dade shprehet se ai ėshtė i drejtė e se vendimi mund tė jetė marrė edhe nėn presionin e autoriteteve tė Serbisė. Por duhet tė jetė e qartė shprehet Dade, se Shqipėria nuk e konsideron Kosovėn tė pavarur, por se respekton kornizat e rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

    --------------------------------------------------------------------------------


    Naiviteti i ministricave tė Pandeli Majkos

    Ilir Nikolla

    Pėr polemika kompetencash mes dy grave tė kabinetit tė Pandeli Majkos ėshtė folur qė nė ngjizje tė kabinetit hibrid mes klaneve tė Nanos e Metės, por dje shprazja inatēore e shefit tė diplomacisė Arta Dade ndaj Ermelinda Meksit ka shenjuar krejt qeverisjen e hutuar tė Majkos. Pa iu dridhur qerpiku, Dade i ka dhėnė tė drejtė kryeadministratorit tė Kosovės pėr shfuqizimin e njė memorandumi tė nėnshkruar nga ministri Meksi e homologu i Prishtinės Ali Jakupi, bile ka mirėkuptuar edhe ministrin serb G.Svilanoviē, i cili paska tė drejtė tė shqetėsohet se Shqipėria e trajton Kosovėn si shtet tė pavarur dhe jo nėn protektoratin ndėrkombėtar, vetėm e vetėm pėr tė konfirmuar se Meksi ka marrė kompetencat e saj kur ka firmosur me 30 maj rritjen e bashkėpunimit mes Tiranės e Prishtinės. Konflikti institucional mes Kuvendit tė Kosovės e kryeadministratorit ndėrkombėtar Mikael Shtajner edhe mund tė kuptohet, meqė ėshtė edhe precedenti i dytė i luftės pėr pushtet qė po pėrvijohet mes autoriteteve atje, por nuk kapėrdihet siē duhet zelli i Dades pėr tė mbrojtur me ēdo kusht rezolutėn 1244 tė OKB-sė e pėr tė mirėkuptuar shqetėsimin e qeverisė sė Beogradit, dhe jo pėr tė evokuar edhe njėherė nevojėn pėr delegimin e mė shumė kompetencave autoriteteve tė reja tė Prishtinės. Pa hamendėsuar se prej kėtyre qendrimeve mund tė krijohet njė lidhje okulte me takimet vend e pa vend tė Dades me Svilanoviēin, merret vesh qartė se qendrimi i shefit shqiptar tė diplomacisė ka lidhje me shpalljen publikisht tė faktit se ajo e ka lajmėruar Ermelinda Meksin tė mos merret me marrėdhėniet e Shqipėrisė me Kosovėn, qoftė edhe nė aspektin ekonomik, meqė i gjithė ky kuadėr ėshtė kompetencė e saj. Pėr njerėz qė kanė njėfarė kujtese, u vjen mirė nė mend deklarimi triumfator i Dades para do javėsh nė vizitėn e vet tė parė nė Prishtinė se "mė pas Prishtinėn do ta vizitojnė mjaft delegacione qeveritare nga Tirana, ku do tė nėnshkruhen edhe marrėveshje tė shumta pėr thellimin e bashkėpunimit dypalėsh". Por Dade nuk shqetėsohet shumė se ėshtė prishur Memorandumi. Ajo qė i vret sytė ėshtė firma e Ermelinda Meksit. Ekuacioni ėshtė i thjeshtė e i nxjerr zbuluar tė dyja gratė-ministrica tė kabinetit tė Pandeli Majkos. Ndoshta Meksi duhet tė kėrkonte edhe shoqėrimin e Dades nė vizitėn e fundmajit nė Prishtinė, a tė ndonjė zėvendėsi tė saj, meqė ishte puna pėr njė dokument me tė vėrtetė tė rėndėsishėm, por Dade duhej tė shqetėsohej dje, jo aq pėr zhvlerėsimin e firmave tė Meksit e tė Jakupit sesa pėr arsyet qė shpalli publikisht Shtajner, e qė i nėnkuptoi qoftė shtypi i Prishtinės, qoftė Arta Dade. Shefi i UNMIK-ut deklaroi prerė se marrėveshja bie nė kundėrshtim me rezolutėn e OKB-sė, pra se nuk do tė realizohej ndonjėherė. Ky deklarim duhej ta shqetėsonte Daden e jo ta nxiste tė bėnte vlerėsimin naiv se bisedimet do tė nisnin nga fillimi. Pėr ēfarė do tė bisedohej, pėr nėnshkrimin e njė marrėveshjeje me njė provincė tė Jugosllavisė, e ndoshta pėr hedhjen e firmės edhe me Svilanoviēin. Por ngjan se mbyllja e rrugės pėr njė nėnshkrim tė ri tė Memorandumit nuk pėrbėn shqetėsim pėr diplomacinė shqiptare. Inate grash nė kabinetin e Majkos po zbulojnė ēdo ditė demagogjinė qeveritare tė rrugės Durrės-Prishtinė. E pėr tė dalė nga kjo guackė dėshtimi, ndryshimet ndoshta s'duhet tė kenė parasysh ekuilibra feministe, por duhet tė bien mbi tė dyja ministricat e Pandeli Majkos.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Majko mbron Daden nė konfliktin me Meksin

    Nė njė njoftim pėr shtypin, kryeministri i Shqipėrisė i jep sėrish tė drejtė Shtajnerit dhe palės serbe pėr anulimin e Memorandumit tė bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Kosovės

    Kryeministri Pandeli Majko ka marrė dje hapur anėn e shefit tė diplomacisė shqiptare Arta Dade nė pėrplasjen pėr ēėshtje kompetencash me ministrin e Bashkėpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi. Nė njė njoftim shtypi, pas anulimit tė njė memorandumi bashkėpunimi tė nėnshkruar me ministrin e Tregtisė tė Kosovės Ali Jakupi, zyra e shtypit e kryeministrit informon publikun se tashmė do tė jetė Ministria e Jashtme, dikasteri qė do tė kontrollojė nėnshkrimin e ēdo marrėveshje tė Qeverisė shqiptare me tė huajt. Arta Dade i dha tė drejtė 3 ditė mė pėrpara kryeadministratorit tė Kosovės Mikael Shtajner, i cili shfuqizoi njė dokument bashkėpunimi, qė thuhej se binte nė kundėrshtim me rezolutėn 1244, meqė tejkalonte kompetencat e qeverisė sė Kosovės, garantuar nga Korniza Kushtetuese. Majko e ka monopolizuar marrėdhėnien e Shqipėrisė me Kosovėn, por tashmė duket se kontradiktat nė kabinet po venė nė rrezik intensifikimin e bashkėpunimit me Prishtinėn. Deklarata e Kryeministrit nuk bėn asnjė koment pėr incidentin me UNMIK-un, por lajmėron se tash e tutje kompetencat do tė jenė thjesht tė Dades, e rrjedhimisht edhe i jep tė drejtė Shtajnerit, qė deklaroi dy ditė mė parė se u tejkaluan kompetencat e ministrit tė qeverisė sė Kosovės dhe qeverisė serbe, qė protestoi se iu "cenua sovraniteti i Jugosllavisė mbi Kosovėn".

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Skandali i fundit ne premier league
    Nga Demol nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 23:42
  3. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56
  4. Skandali i grabitjes sė rėrės shqiptare
    Nga Tirana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10
  5. Skandali Parmalat
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 15:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •