NJERIU PA SHPRESE


-Nuk kam me deshire te jetoj,-tha e vrapoi me koken e ulur derisa u tret ne zbrazeti. Une e ndoqa pas, bera sa munda dhe u ndala te mbushem me fryme. Gjerat u rrokullisen aq shpejt sa s’me la t’i tregoja dicka timen. Me te vertete po cmendej. Floket e tij vallzonin mbi eren qe frynte atyre qoshkave, e une ne nje cast e kisha vene ne loje duke qeshur me te madhe. Mos valle une e detyrova te shkoje? Per dreq qe jo, mos duhej ti kisha folur urte, e pastaj ta bindja te me ndiqte pas vetes? E kush e di c’mund te punoje mendja e atij njeriu.
-NUK kam me deshire per jete,-ishin fjalet e fundit qe me tha para se te largohej. E une jam i bindur qe kjo rradhe ishte ndryshe nga te tjerat. Fytyra e tij aq e zbehte… sa une s’kam si mos e marr seriozisht kete gje.
Po c’te bej tani qe e humba sysh? Ne fillim duhet te largohem ketej. Te gjithe kalimtaret qe parakalojne me mua po me shohin te habitur. E kjo me shqeteson. Po jo aq sa fjalet e fundit te mikut tim.
Nuk e mora vesh c’desh te me tregonte me aq vrull. une i pata folur edhe ne telefon. Ja, me duket cdo gje e afert, ndersa ai me lutej e perlotohej, une qeshja me vete dhe e quaja naiv. Po, mikun tim une e therrisja Njeriu pa Shprese. Nje dite po e prisja te dilte nga apartamenti. Bente akoma heret, dhe rrruget e shpelara nga nje vese e lehte dukeshin me te zbrazura se zakonisht. Flinte. Po kaleronte endrrat e tij te marra, derisa te dilte jashte piste e te fluturonte pa fryme mbi betonin e fundrruges. Mire ti behet,-enderroja.- Ai e di qe s’eshte i lire te beje ato qe bejne te tjeret.
Me vete mbaja receten qe do t’i largonte pergjithmone mundimet te tij. Kurse kur me doli perpara, fsheha doren dhe e pershendeta. Me erdhi turp, vendosa ti flas me vone per deshirat e tij. E degjova kur me tha delirant:
- Dhe ky telefon qe ka mbetur ne heshtje prej kohesh...Keto dite te zymta qe po me mbysin ne merzi...E ato rruge te zbrazeta ku shkel kalimthi neteve. E ajo hene gjysmake, qe zgjat vagellimthi koken pas perdeve per te me pare kur fle. Kohera te largeta, qe aq shume i kujtoj me mall e dhimbje, me syte dy gropa te zbrazura qe rrjedhin pa pushim. E ai qiell qe merr pas vetes perendimin e endrrave te mia dhe e zhyt ne mjerim. Emri i saj me rreshket gishtave e largohet me pertese, duke pritur qe une ta therres e ta bej te me vije me afer. Tashme eshte vone. Lunatikja ime ka lene vetem shkendija qe digjen pa deshire ne dhomen time. Une mat zbrazetine me pellembet e duarve e me vjen te pelcas. Eshte i keq inati im. Kafshoj me force dhembet, e vij lart e poshte pa bere dot gje tjeter. Nuk e di deri kur te rezistoj !
Une e degjova me nje guxim te semure, qenia ime klithi egersisht e kenaqur. Nuk genjej, me vinte gjithmone mire kur e shikoja te vuante. Kjo, loja ime, menyra si e beja te acarohej me veten, me stimulonte nje moral te imet, por te kendshem.
-U pendove kete here? Ku eshte karakteri yt? Mos i fut duart ne xhepa, e ke te kote kontrollin qe po ben. Pse vazhdon te jepesh akoma pas asaj? Ok, te gjithe e dime qe eshte e bukur dhe e embel. Por nuk ben per ty. Nuk erdhe me nje fryme tek une per te me treguar fundin e historise. Ishe aq entuziast kur flisje sa une mbeta me goje hapur.
C’kerkon? Mos te duket vetja bukuroshi i perralles qe martohet me te paren qe i del rruges? Ec, vazhdojme te ecim, kam nevoje te marr fryme.
Ai me kishte pare me frike. Per ca me braktisi aty ku ishim, turfulloi nje gjemim te kobshem e shkundi supet para se te qante.
-Ti je femije,-i fola me te bute. –Akoma nuk e di c’pret prej vetes.
-Te me duan te tjeret,-klithi i humbur. Kishte te drejte, e mbaj mend si tani qe u mbeshteta ne gjunje duke fiksuar pellumbat e atij sheshi te vogel. Per te vetmin cast qe u mbusha thelle me fryme, ndjeva nje sembim ne zemer. Jo me kot e harrova per fare njeriun pa shprese, u ndoqa i trembur kalimin e njerezve ne rruge. Pas meje ishte klithma e nje njeriu tjeter, e shume njerezve te tjere. Te larget e te panjohur qe blatonin te njejtat deshira. Te njejtat endrra. Te njejtat buzqeshje. Me te miat.
-Sa kot eshte gjithcka,-i thashe e u ngrita te ec. Ne moment, u ndjeva i kenaqur qe zbatova keshillen e dikujt tjeter. Te harrosh qe te harrohesh, sa bukur qe me erdhi ne mendje. Rruges, me duart ne xhepa, miku im vazhdoi te kerkoje:
-Fola edhe me Saren ne telefon. Tani eshte gjithcka ne rregull. Vetem une…afer saj jam gjithone i huaj e nen syte e te tjereve…
Uli koken nen xhakete, e peshperiti dicka me ze te ulet. E afrova pas vetes dhe e qellova me shpulle. Syte e mi leshonin zjarr, e kapa pas gryke dhe e flaka zvarre.
-Cohu,-i thashe dhe vazhdova te ec. U ktheva dhe e gjeta te shtrire ne toke. Pa percapjen me te vogel per te ecur me mua. I zgjata duart ta ndihmoja te ngrihej dhe i thashe rresht disa hereastard!
Vazhduam te ecim.
-Ti ke dashuruar ndonjehere,-me pyeti dhe keput prape ne perhumbjen e tij.
Une qesha me te madhe para tij. Bera nje rrotullim rreth vetes, hapa krahet si nje bir bushtre kurse me vete po e mallkoja. Po me kujtonte historite e mia qellimisht. Per ate ishte gje e vogel te me pyeste papritur.
-Dashurojne njerezit?-iu pergjigja duke ndalur ne vend.
Ai me pa me habi. I shqeu buzet e me kerkoi ndihme.
-Ti je mesuar mos dashurosh ndonjehere,-vazhdova duke caluar.-une vete te kam pare te flasesh per dashurine e jetes tende duke kafshuar me gishta zogun tend.
-Nuk doja te thoja kete,-me kerkoi falje per te me degjuar si flisja. Me erdhi inat. Nuk i fola per nje cope here, derisa e ndjeva te varej pas krahut tim duke me diktuar:
-Ndalemi pak…Ti mendon qe ajo eshte vajza qe ben per mua?
Une nuk mbushesha dot me fryme. E therrisja Dajena, e qendroja i larget, derisa e shihja te afrohej e te me buzeqeshte. Oh zot, une harrohesha pas saj, e bregat e gjithe botes rreshkisnin prej meje e ngjiteshin ne bulevard. Tashme, gjithnje kur me kujtohej, une buzeqeshja me zyte qe me ndrisnin ne erresire e psheretija: S’ben per mua!
Ate e dashuronin te gjithe. Keshtu thoshin te gjithe. Kete kerkonin te gjithe! Po une, ne mes tyre, ndihesha i vrare. Nuk zgjasja doren te perkedhelja endrren time e largohesha i gjymtuar, me zemren qe rrihte pa pushim per te. Ajo s’bente per mua. Nje tjeter do ledhatonte buzeqeshjen e saj. Do e shtrengonte fort pas vetes e do ta bente te ndihej e lumtur. Sikur kishin enderruar te gjithe te njejtin fat per Dajenen. Une i vetem e me dhimbjen qe ndjeja, do ecja ngadale pas hijes sime, do ndjeja ftohte. I shkrehur prej dhimbjes, do degjoja keshillat e atyre qe kishin marre Dajenen time, e do iu jepja te drejte. Sikur gjerat ne kete jete te ishin skemat e njerezve pa mend, te atyre qe mendonin se ia vlente jeta ne kete bote.
-Nuk ben per ty,-degjova zerin tim te eger.-Ke shkuar ne shtrat me te?...Para kohe?...Tani te kerkon te besh cudirat e Moisiut ne shtate ditet e krijimit te botes? Bere mire qe e le miku im! Une te shoh me qarte...ja, te braktisur diku larg ne kohe, me dy femije te bukur qe mund te mos kene ADN tende. Duke lexuar gazetat e me shishen e birres perbri. Duke share e mallkuar ata qe dikur ishin forca e shpresa jote. Me cilen, me pyet? NUK e di...Ashtu si e mendoj une, gruaja jote nuk do ket me ate fuqine terheqese. Vetem do jene me bushter se heret e tjera. Do te vendose kuroren e brireve sa here ti t’i kerkosh nje nder te tille. Ti do fshehesh nje pjese te asaj rroge memecesh qe te shkosh kurvave te shtunen, tamam atehere kur dashuria jote do luaje zonjen e shtepise me mikun tend te ngushte...
-Nuk eshte e vertete! Nuk duhet te shkoje keshtu,-e iku me vrap duke me qelluar me gure. Une mbeshteta duart mbi fytyre e prita te qetesohej. Pastaj i shkova afer dhe e degjova te qante:
-do permbysja boten per te. Nuk e di ne eshte ajo, ndaj po rri ketu larg, me ty, ne pritje. Sikur…
-…Ne te kundert ti do hidhje ujin ne qiell, e kopshti i Edenit do perdhosej nga cifti ideal…Me hape barkun,-i thashe jo fort i bindur ne efektin tim.
Ai me pa i vrare. I vdekur. Pa fijen e jetes ne fytyre.
-Ti je i poshter,-e perseriti e vazhdoi:
-E sheh sa ndryshe ndihem une sot? Po bindem mos te te degjoj ndonjehre. Ty edhe te tjeret. Ti s’ke nevoje per shiringe? Te gjithe e kemi! Ne jemi banoret e plnatacioneve. Kemi nevoje…
-…ke nevoje…e nuk e lashe te mbaroje.
Mbase e rraha me shume se c’duhej. Nuk e di perse, por fjalet e tij gjithmone me kujtonin Dajenen time. Sikur nje dite do vinte e do ma merrte per duarsh pergjithmone. Ai e kishte fajin. Te tjeret ishin te gjithe fajtore. M’u duk sikur per ato kohera isha une njeriu pa shprese. E i dobet e i kerrusur, iu nenshtrova fatit.
Sot, nuk e di pse po mendoj keto gjera para se NJERIU pa SHPRESe te vetvritet.
I kujtova te gjitha keto per te thene qe une e dua Dajenen. Nuk ka njeri ne bote te me binde te heq dore nga mendimi per te. Me mire te vdes, se te ndodhe kjo gje…
Zot, tashme miku im do jete diku larg. Me te vertete u trishtova nga mendimet e mia. Jam i lodhur. Nuk kam me deshire per jete…