Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rritet dhe cmimi i Bukes

    Koha jone

    -------

    CFARE FSHIHET PAS RRITJES SE CMIMIT TE BUKES?

    Nga Florian Nuri

    Ne qofte se doni te dini pergjigjen e sakte te kesaj pyetje, beni nje vizite ne portin e Durresit, dhe pas 10 minutash hetim, do ta merrni ate. Nga nje vizite e tille do te merrni vesh se jane vetem dy-tre firma qe kane monopolin e importimit te grurit. Dhe firma kryesore nder to eshte ne pronesi te nje ish-drejtor doganash, dhe mik i Fatos Nanos. Keto dy-tre firma sot ia shesin grurin fabrikave te miellit me 290 dollare tonin, nderkohe qe vjet ne kete kohe, grurin mund ta bleje ne port me 160 dollare tonin. Me nje fjale nje rritje prej 80%.

    Po te pyesesh drejtuesit e ketyre firmave pse kjo rritje, ata do te thone se ajo reflekton rritjen e ndjeshme te cmimit ne tregun boteror te grurit. Eshte kjo e vertete? Pjeserisht po. Gjate kesaj periudhe ka patur nje rritje te cmimit te grurit ne tregjet boterore, por jo 80%. Ne bursen Cikagos, me e rendesishmja nder bursat e grurit, cmimi ka pesuar nje rritje prej vetem 40%. Pra firmat monopoliste te importimit te grurit, kane bere nje rritje artificiale cmimi qe eshte sa dyfishi i rritjes ne tregjet boterore.

    Dhe po te ndjekesh rrjedhen e linjes se prodhimit te bukes, mund te zbulosh se fabrikat e miellit, te cilat e blejne grurin tek bletet e Nanos, kane rritur cmimin e miellit per te reflektuar rritjen e cmimit te grurit. Keshtu, mielli, nga 300 leke/kg qe iu shkonte furrave te bukes para nje viti, tani iu shkon me 400 leke/kg. Nje rritje prej 33%, e cila, sidoqe nuk nuk mund te krahasohet me rritjen 80% te cmimit te grurit, i ben furrxhinjte te mendohen mire kur vendosin se me cfare cmimi ta shesin buken. Sepse ne strukturen e kostos se bukes, mielli ze 75% te shpenzimeve (a nuk eshte buka miell e uje, dhe pak maja?)

    Gjate ketij viti, per te zbutur efektet e rritjes graduale te cmimit te miellit, furrxhinjte nuk jane pergjigjur me rritje graduale te cmimit te bukes, por me ulje graduale te peshes se saj. Dhe kur ne fillim te ketij viti u rrit edhe cmimi i energjise (shumica derrmuese e furrave jane elektrike) pilafi nuk mund te mbante me uje per furrxhinjte. Ata vendosen te bejne ate qe kane kohe qe mundohen ta shmangin: te ngrene cmimin e bukes.

    C'mund te beje qeveria ne pergjigje te nje situate kaq sensitive per 80% te popullsise qe edhe me cmimet aktuale mezi arrin ta mbushe barkun me buke? Se pari, ajo mund te shkundi mire mikun e kreut te saj dhe ta pyesi se cfare marveshjesh te fshehta ka bere me dy firmat e tjera per ta rritur cmimin e grurit dy here me shume se rritja ne tregun boteror. E dyta, mund te fusi ne loje Rezervat e Shtetit si furnizuese te perkohshme te fabrikave te miellit deri ne te korrat e ardheshme, duke e shitur grurin pa fitim. Dhe e treta, mund te ule cmimin e energjise elektrike per fabrikat e miellit dhe furrat e bukes. Dhe ne qofte se qeveria e z.Nano heziton t'i ndermarre keto masa, protesta e beri MJAFT-i para Kryeministrise do te duket si nje loder kalamajsh para protestave qe mund te organizoje opozita ne sheshin Skendrbej.



    -------------

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E mbani mend fjaline legjendare te kryeministrit Buf ne 1991, Ylli Bufi, "..kemi rezerva vetem per 6 dite buke". Nuk e di perse mu kujtua kjo kur lexova kete lajm.

    Vetem budallait i perseritet historia pasi vetem budallai nuk nxjerr mesime nga gabimet e tij.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: Per here te pare, rritet cmimi i bukes dhe jo pagat

    Partia Demokratike mendon se, ne baze te rritjes se cmimit te bukes qendron niveli i larte i taksave ndaj prodhuesve te bukes dhe miellit, cmimi i larte i energjise elektrike, rritja e akcizes se karburanteve, privatizimi i pastudiuar i industrise se bukes si dhe praktikat monopoliste te importit te grurit dhe te miellit. Partia Demokratike mendon se, rritja e cmimit te bukes mund te vazhdoje edhe ne te ardhmen sa kohe qe qeveria nuk do te marre masa per te luftuar efektin negativ te faktoreve te sipermendur. Sipas partise me te madhe opozitare ne vend per here te pare rritja e cmimit te bukes behet e pa shoqeruar me nje rritje pagash per punonjesit buxhetore, kur sipas statistikave te qeverise 30 per qind e popullsise jeton ne varferi te plote dhe 5 per qind e saj ne mjerim ekstrem. Sipas deklarates per shtyp te PD angazhimi ne nje fushate serioze per mosrritjen e cmimeve te bukes, energjise elektrike, tarifave te telefonise dhe atyre te transportrit urban, te cilat jane artikuj te konsumit te perditshem te cdo familje shqiptare do i benin nder Bankes se Shqiperise dhe Guvernatorit dhe jo tullumbacet qe ky institucion leshon ne fund te cdo viti per te mbajtur gjoja nen kontroll rritjen e cmimeve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Jo te rriten cmimet e bukes, energjise, telefonit, por edhe sikur tua bejne ajrin me pagese ai popull do vazhdoje te fleje gjume.
    TUNG

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ja pse qeveria rriti ēmimin e bukės

    Mungesa e vėmėndjes sė shtetit por dhe mungesa e dėshirės sė qeveritarėve pėr tė zgjidhur problemet me njė nga bizneset mė jetike pėr shqiptarėt, ka detyruar si tė vetmen rrugėzgjidhje pėr tė mbijetuar ngritjen e cmimit tė bukės, kanė thėnė prodhues tė bukes dhe tė miellit nė Tiranė, duke hedhur poshte edhe studime tė castit dhe sulme pa fre tė bėrė nga zyrtarė nė ngut e sipėr.

    “Shteti jo vetėm qė nuk na ka ndihmuar por mė shurdhėrinė e tij ka kėmbėngulur vazhdimisht qė ne tė shkojmė drejt rrėnimit tė plotė” thotė njė prej zyrtarėve tė Shoqatės sė Prodhuesve tė Bukės.

    “Dikur buka hynte tek mallrat e shportės dhe si e tillė prodhimi i saj do tė kishte edhe mbrojtjen e shtetit” shton ai. Por qė nga ajo kohė kanė kaluar vite dhe gjatė kėtyre viteve jo vetėm ėshtė harruar koncepti i shportės por pėrkundrazi ėshtė sulmuar vazhdimisht edhe ky prodhim nga mė jetikėt nė Shqipėri.

    “Ėshtė njė moment akumulimi vėshtirėsish, pengesash, padrejtėsish dhe prodhuesit e bukės nuk kishin se cfarė tė bėnin vecse tė rritnin cmimin”, thotė Gjergji Stavre, drejtues i Unionit tė Prodhuesve tė Miellit. Lėvizja e cmimeve tė bukės u duk sikur u stabilizua nė mesin e viteve 90 me daljen e njė vendimi tė qeverisė sė asaj kohe, tė kryesuar nga Aleksandėr Meksi, qė i vinte cmim tavan prodhuesve tė saj. Qė nė atė kohe cmimi i njė buke ishte jo mė shumė se 60 lekė. Por qė nga ajo kohė edhe shumė gjera kanė ndryshuar. Madje pas krizės sė mesit tė viteve 90 qeveria e asaj kohe u ngut jo vetėm tė fuste bukėn nė mallrat e shportės por dhe tė mbronte prodhuesit e bukės e mbi tė gjitha, konsumatorėt nėpėrmjet vendosjes sė cmimit tavan por dhe krijimit tė lehtėsirave pėr prodhuesit. Duket se ai vendim jo vetėm ėshtė harruar por ėshtė braktisur nė atė formė sa askush nė qeveri nuk ka vėnė re se gjatė kėsaj kohe kanė ndodhur shumė gjera mėdje me nderhyrjen e qeverisė janė shtuar shumė elementė qė rritin drejtpėrdrejtė edhe koston e prosdhimit tė bukės Kanė ndryshuar pothuaj tė gjitha cmimet. Kėshtu gjatė kėsaj kohe cmimi i energjisė elektrike ėshtė rritur mbi 5 herė, por pritet tė rritet akoma, cmimi i karburantit ėshtė rritur 2,5 herė ndėrsa ėshtė rritur vlera e TVSH. Por edhe taksat qė janė plotėsisht nė dorė tė qeverisė dhe jo te tregjeve ndėrkombėtare apo ndėrgjegjes abusive tė prodhuesve janė rritur me tre herė pėr prodhuesit e bukės ndėrsa janė shtuar edhe taksa tė tjera vendore qė nuk kanė ekzistuar mė parė.

    Nė kėto kushte rritja e cmimit tė miellit pėr shkak tė rritjes sė cmimit tė grurit tė importit si dhe paralajmėrimi i dhėnė nga ERE pėr rritjen e cmimit tė energjisė elektrike ngacmuan prodhuesit e bukės pėr tė njoftuar rritjen e cmimit tė bukės.

    “Nuk bėhjet fjalė pėr fitim por pėr mbijetesė”, tha pėrfaqėsuesi i Shoqatės sė Prodhuesve tė Bukės. Nė udhėzimin e dikurshėm tė qeverisė sė mesit tė viteve 90 duhej qė furrat e bukės tė furnizoheshin me dy linja energjie. “Tani jo vetėm qė nuk kemi dy linja por na ndėrpirtet drita me orė tė tėra” shton ai. Sipas prodhuesve tė bukės, mungesa e energjisė ka rritur shpenzimet e prodhimit sepse mbi tė gjitha tashmė ndryshe nga disa vite mė parė kanė qėnė tė detyruar tė pėrdorin gjeneratorėt. “Ka prodhues qė kanė blerė deri tani nga katėr e pesė gjeneratorė”, thotė njė prodhues buke. “Ndėrsa unė ka raste jo tė pakta po nė njė ditė kostoja e gjeneratorit mė shkon deri nė 200 mijė lekė (tė vjetra)”.

    Nėpėr tė gjithė kėto vite vėshtirė se nuk ka patur luhatje tė cmimit tė grurit nė tregun boteror, tė cilat janė reflektuar thellė edhe tek prodhuesit e bukės. “Nė njė gjendje tė tillė do tė mundohemi ta mbajmė tė pandryshuar cmimin e miellit”, thotė njė drejtues fabrike mielli. “Por kjo nuk dihet se sa do tė zgjasė”, shton ai. Njė marrėveshje jo zyrtare midis prodhuesve tė miellit duket se mund tė qetėsonte situatėn Por prodhuesit e bukės nga ana e tyre shpjegojnė se rritja e cmimit tė bukės nuk bėhet vetėm pėr shkak tė rritjes aktuale tė grurit nė tregjet botėrore por sepse rritjet e deritanishme kanė vene nė pikėpyejte mbijetesėn e kėtij biznesi. Sado e mirėpritur mund tė jetė pėr ta nisma e prodhuesve tė miellit apo njė marrėveshje xhentėlmenėsh midis tyre kjo nuk mund tė jetė njė zgjidhje afatgjatė pėrderisa nė tė gjitha kėto veshtirėsi mbi tė gjitha vihet re mungeasa e politikave. Madje hallet e tyre janė aq trė shumta sa cdo problem mė vete pėrbėn njė ceshtje qė duhet zgjidhur me nderhyrjen vetėm tė qeverisė vullneti i sė cilės pėr ta ėshtė mė shumė se sa nė pikėpyetje. Sipas tyre, vetėm nė Tiranė ka mė shumė se 200 furra buke qė prodhojnė ilegalisht, pa paguar asnjė lloj takse. “Janė ata qė nė njfarė mėnyre kanė mbajtur tė gjallė furnizmin me bukė tė popullatės”, thotė njė pronar punishteje. Sot nė Tiranė zyrtarisht numėrohen 172 furra apo njėsi prodhimi buke, ndėrsa sipas tė dhėnave, operojnė nė kėtė treg mbi 400. E gjithė kjo rrėmujė nė kėtė biznes, ka krijuar vėshtirėsite e veta. “Si nė tė gjitha bizneset, vuajtjen e vėrtetė e kanė ata qė paguajnė”.

    Rritja e cmimit tė grurit ėshtė ndjerė nė treg nga fillimi i vjeshtės dhe pėr ka ka patur dhe rritje tė cmimit tė miellit me dhjetė pėr qind. Por kėmbėngulja pėr pandryeshueshmėri tė cmimit si dhe kėrcenimi qė vjen nga importi pėr rritje tė metejshme, bėnė qė prodhuesit e bukes tė ndjejnė rrezikun pėr tė shpallur rritjen edhe ata tė prodhimeve tė tyre. Duket se lajmi pėr rritjen e cmimit edhe tė energjisė elektrike ishte shkaku i fundėm qė i shtyu nė kėtė hap.

    Po dje, njė prej zyrtarėve tė ministrisė sė Bujqėsisė u hodh nė sulm ndaj prodhuesve tė bukės duke thėnė se e gjitha kjo ėshtė njė lėvizje pėr tė fituar mė shumė se sa ėshtė e arėsyeshme. “Kompanitė duan tė rritin fitimin mbi 12 pėr qind, ndėrkohė qė normale ėshtė vetėm 4 deri nė 5 pėr qind”, tha Maksi Dhamo, kėshilltar nė Ministrinė e Bujqėsisė. Zyrtari i Ministrisė sė Bujqėsisė tha se ishte marrė pėr bazė studimi i bėrė nė njė prodhues tė madh tė bukės si dhe nė njė punishte tė vogėl. Ka disa ditė qė shteti ka ndėrmarrė njė sulm jo vetėm verbal kundėr vendimit tė prodhuesve tė bukės pėr tė rritur cmimin e saj nė treg nė njė tė ardhme tė afėrt.

    “Unė nuk e di se cfarė studimi ėshtė bėrė sepse askush nuk ka ardhur tek ndonjė anėtar i yni i licencuar”, tha drejtuėesi i shoqatės sė prodhuesve tė bukės. “Por jam i bindur se ata nuk kanė marrė parasysh dy gjėra; E para deri nė 30 pėrqind e prodhimit mund tė ngelet e pashitur dhe si mall i konsumit tė pėrditshėm ai nuk vlen mė. Jemi tė detyruar tua japim bagėtive”, shtoi ai. Sipas tij e gjitha kjo rendon nė kosto sėbashku me tė gjitha rendesat e tjera nė prodhimin e bukės. “Sė dyti; mungesat e gjata tė energjisė elektrike bėjnė qė ta zerė prodhimin nė pjekje e sipėr. Dhe i gjithi ky prodhim bėhet pėr t’u hedhur fare”, shton ai “Edhe kjo ėshtė kosto madje jaft e rendė”.

    Duket qė shteti shqiptar nuk ka pėr dėshirė t’i kthehet vendimit “tė vjetėr” tė qeverisė Meksi pėr tė favorizuar prodhimin e bukės me tė gjitha mjetet e mundėshme apo tė ulet dhe tė diskutojė pėr rrugėt e lehtėsimit tė konsumatorėve. Shqipėria me njė popullėsi shumė tė varfėr, sipas tė dhėnave tashmė tė pranuara zyrtarisht mė shumė se 40 pėr qind janė tė varfėr, ėshtė njė konsumatore nga mė tė mėdhatė tė bukės. Ajo konsumon afro 180 kilogram bukė pėr frymė nė vit, duke qėnė pothuaj e pakrahsaueshme me tė gjitha vendet e BE-sė ku konsumi i saj ėshtė gati sa gjysma e nivelit tė Shqipėrisė. Nė kėto shifra, buka si mall ėshtė njė ndėr mė jetikėt nė vend. “Ėshtė shteti qė e ka cuar situatėn nė kėtė gjendje”, thotė pėrfaqėsuei i Prodhuesve tė Bukės

    Ndryshimet e ndodhura nė ēmime qė nga koha kur buka me vendim qeverie hyri nė mallrat e shportės, me ēmim tavan 60 lekė/copa


    Ishte
    ėshtė

    Nafta
    30 lekė/litri
    72 lekė/litri

    Energjia
    1,3 lekė kw/ore
    7,3 lekė kw/orė

    Tatim person fizik
    1,2 milion lekė vj.
    mbi 3 milion lekė vj.

    Taksė vendore
    nuk kishte
    750 mijė lekė

    TVSH
    12,5 pėr qind
    20 pėr qind


    Shėnim: Nė udhėzimin qeveritar, prodhuesit e bukės duhet tė kishin dy linja furnizimi me energji, tani nuk ka fare



    Takimi

    Nano premton grup pune, por harron

    Nė njė takim midis shoqatave tė agrobiznesit dhe kryeministrit Fatos Nano tė zhviluar nė muajin prill nė Fier u fol edhe pėr vėshtirėsit jo vetėm tė prodhuesve tė miellit por dhe tė bukės si dhe u parashikua kjo qė do tė nmdodhte kėto ditė. Me kėtė politikė do tė shkohej patjetėr nė rritjen e cmimit tė bukės. Si masė tė parė pėrfaqėsuesit e agrobiznesit kėrkuan heqjen e TVSH me qėllim lehtėsimin e barrave tė tjera nė prodhimin e bukės. Po kėshtu u kėrkuan edhe njė serė masash qė duhet tė merrte qeveria me qėllim lehtėsimin e prodhimit tė bukės dhe venien e saj nė krye tė politkave shtetėrore. Nė atė takim kryeministri Nano pasi pranoi si tė drejta tė gjitha shqetėsimet e pėrfaqėsuesve tė agrobiznesit, premtoi se do tė ngrinte njė grup pune pėr tė diskutuar nė njė tė ardhme shumė tė afėrt gjetjen e rrugėve pėr zgjeidhjen e kėtij problemi “Qė nga ajo ditė nuk kemi patur asnjė njoftim nga qeveria. Madje mesa dimė ne asnjė grup pune nuk ėshtė ngritur”.



    Shqipėria ka mbi 300 fabrika mielli qė punojnė mbi 400 mijė ton

    Nevojat nė vend pėr grurė

    Importohen afro 250 mijė ton ose 35 pėr qind e nevojave

    mbi 300 mijė ton nga fermerėt vendas apo dhe plotėsojnė 40-45 pėr qind

    Mielli i importuar, mbi 15 pėr qind



    Tregu botėror i grurit dhe parashikimet

    Stoku i grurit nė SHBA gjatė 2003/04 ėshtė ulur me 850 mijė ton krahasuar me muajin e kaluar pėr shkak tė rritjes sė eksporteve. Eksportet e parashikuara janė 870 mijė ton mė shumė se nė muajin e kaluar pėr shkak tė rritjes botėrore tė kėrkesės pėr importe dhe fuqisė sė madhe eksportuese.

    Cmimi i parashikuar i grurit 2003/04 lėviz me 5 cent nga $3.25 nė $3.45 per 35 kilogram

    Mbjelljet dimėrore tė grurit janė 3 pėr qind mė pak se vitin e kaluar.

    Parashikohet qė eksportet e grurit pėr kėtė muaj tė kapin shifrėn e 1 milion tonėve pėr shkak tė rritjes sė tregėtisė gjatė gjysmės sė parė tė vitit.

    Prodhimi boteror i grurit pritet tė jetė mbi 553 million ton, 2.1 milion mė shumnė se muajin e kaluar.

    Prodhimi i Indisė sipas tė dhėnave qeveritare ka arritur nė 69.3 milion ton.

    Prodhimi nė Bullgari ka rėnė me 150 mijė ton duke arritur nė 1.7 million.

    Prodhimi botėror i grurit ėshtė 14 milion ton mė pak se vitin e kaluar dhe 57 milion ton mė pak se viti mė i mirė i prodhimit botėror 1997/98.

    Konsumi botėror i grurit parashikohet tė jetė 591 million.

    India pritet qė tė konsumojė tė gjithė prodhimin e shtuar gjatė kėtij viti qė ishte 2.3 milion ton duke kapur nivelin e 71 milion tonėve gjithsej

    Konsumi i grurit pritet tė jetė 0.5 milion ton mė shumė nė Bashkimin Evropian ku kėrkesa pėr ushqimin e kafshėve mbetet e fortė duke i dhėnė kėshtu njė shtysė cmimeve.

    Nė Ukrainė parashikohet qė pėrdorimi i grurit tė rritet me 0,5 milion ton pėr shkak tė rritjes mė tė madhe se sa pritej tė importeve

    Importet janė rritur pėr shkak tė prodhimit jo fort tė kėnaqshėm qė i ka rritur cmimet nė nivele rekord ndėrkohė qė importet do tė ulin konsumin e miellit

    Gjatė dhjetė vjetėve tė fundit Ukraina ka qėnė vetėm dy vjet importues neto

    Edhe niveli i stokut tė grurit po bie mjaft, pėr shkak tė rėnies sė prodhimit nė SHBA ndėrkohė qė do tė ketė ndryshim tė stokut botėeror tė grurit.

    Parashikohet qė stoku nė Kinė tė ketė njė rritje prej 0,6 milion ton. Eksportet kineze kanė patur njė rritje nė 1,7 milion ton kėtė vit.

    Kanadaja pritet tė eksportojė mbi 16 milion ton grurė kėtė muaj dicka mė shumė se 0,5 milion ton mė shumė se muajin e kaluar. Me nivelin e cmimeve qė janė tani duket se Kanadaja mė shumė do tė synojė tė rritė shtijet se sa tė rritė stokun e saj

    Tema
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kryeminstri Nano me anė tė njė porosie tė veēantė i ka kėrkuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve qė tė mos lejojnė rritje spekulative tė ēmimit tė bukės dhe tė evidentohet ēdo rast i tillė. Policia Tatimore ka filluar tė ushtrojė kontrolle nė furrat e bukės, pėr tė evidentuar tė gjitha rastet e abuzimit dhe fshehjes sė detyrimeve tatimore.


    Disa ditė pas deklaratės sė prodhuesve tė bukės pėr rritjen e ēmimit tė kėtij produkti, ka reaguar kryeministri Nano, i cili ka kėrkuar qė tė bėhet njė analizė e hollėsishme pretendimeve tė ngritura nga prodhuesit e bukės, dhe tė evidentohet nėse ato janė tė drejta apo spekulative. Dhe pse ēmimi i bukės ėshtė i liberalizuar, Nano i ka kėrkuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, qė tė mos lejohet rritje spekulative, e cila do tė rėndojė tepėr nė xhepat e qytetarėve. Pas porosisė sė kryeministrit, Policia Tatimore ka filluar tė kontrollojė ēdo ditė furrat e bukės, pėr shlyerje tė detyrimeve tatimore, rastet e abuzimit nė peshė dhe vendet nga ėshtė marrė mielli. Pas njė takimi ndėrmjet drejtuesve tė shoqatės sė prodhuesve tė bukės dhe Policisė Tatimore, kėta tė fundit kanė filluar aksione tė pėrditshme nė tė gjitha furrat e bukės. Burime nga Policia Tatimore, theksojnė se nuk kanė qenė tė pakta rastet e abuzimeve nė peshė dhe nė cilėsi nga prodhuesit e bukės. Por kėsaj here, duket se tatimorėt kanė vendosur qė tė mos tolerojnė mė, asnjė spekulim. Pak ditė mė parė, prodhuesit e bukės janė takuar me drejtues tė Policisė Tatimore, ku kėta tė fundit, deklaruan se do tė ushtrojnė kontrolle jo veėm nė kryeqytet por dhe nė rrethet e tjera tė vendit. Gjatė kontrolleve prodhuesit kanė qenė tė detyruar tė deklarojnė se nga cilat vende janė furnizuar me miell, ēmimin e blerjes, si dhe faturat tatimore tė blerjes. Po kėshtu nė kontrollet qė janė ushtruar nė orėt e pra tė mengjesit, prodhuesve i ėshtė kėrkuar tė deklarojnė se sa bukė prodhojnė nė ditė, madje nė shumė raste kanė qenė tatimorėt ato qė kanė numėruar bukėt e prodhuara. "Nė bazė tė prodhimit nė do tė kėrkojmė tė vjelim tė gjitha tatimet qė na takojnė dhe nuk do tė tolerojmė asnjė abuzim", deklaruan punonjės tė Policisė Tatimore. Abuzimet nė cilėsi dhe nė peshė nga disa prodhues, janė pranuar dhe nga drjetuesit e shoqatės sė prodhuesve tė bukės, tė cilėt kanė deklaruar se, janė pikėrisht kėto abuzime njė ndėr faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė bukės dhe qė nuk lejojnė konkurrencėn e ndershme. "Nė pėrputhje me tė gjitha detyrimet ligjore nė fuqi, do tė ndėrhyjmė rreptėsisht pėr tė moslejuar asnjė rast abuzimi dhe spekulimi, por me gjithė pėrgjegjėsinė tonė do tė veprojmė pėr t'i garantuar konsumatorit, njė treg sipas parametrave normalė", ka deklaruar drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, Ardian Petollari.


    Drejtori i Tatimeve: Shtrenjtim abuziv, kostoja e njė buke ėshtė 52 lekė

    Krahas kontrollit tė vazhdueshėm nga Policia Tatimore pėr tė mos lejuar abuzime nė koston, cilėsinė dhe peshėn e bukės, nė rast se do tė ketė rritje tė ēmimit, institucionet tatimore do tė kėrkojnė qė tė vjelin tatimin pėrkatės pėr kėtė diferencė. Prodhuesit e bukės kanė deklaruar se duke fillur nga data 1 shkurt dotė rrisin ēmimin e bukės nga 60 lekė/kilogramin nė 80 lekė/kilogramin, pėr shkak tė rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike, si dhe rritjes sė ēmimit ndėrkombėtar tė grurit. Ndėrkohė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, pas analizės sė hollėsishme, ka arritur nė pėrfundimin se argumentat e dhėna nga prodhuesit janė pretendime tė pabaza dhe janė spekulative. Sipas Petollarit, kostoja e 1 kilogrami bukė arrin nga 50-52 lekė dhe me ēmimin aktual, fitimi i prodhuesve rezulton i mjaftueshėm. Sipas analizės sė Tatimeve, rezulton se rritja e ēmimit tė energjisė elektrike, nė rastin mė tė keq ndikon me njė rritje prej 1 pėr qind tė ēmimit pėrfundimtar tė prodhimit dhe shitjes sė bukės. Po kėshtu, ndryshimet e ēmimit tė miellit nė tregun ndėrkombėtar nuk janė reflektuar nė tė njėjtat pėrmasa nė tregun e brendshėm shqiptar, pėr shkak tė kontratave afatgjata qė kanė pasur importuesit kryesorė tė grurit. Gjithashtu niveli i konkurencės nė vend, nė kėtė treg tashmė tė liberalizuar tė prodhimit dhe shitjes sė bukės ka ruajtur nė parametra normalė ēmimin aktual dhe nuk justifikon pretendimet pėr rritjen e kėtij ēmimi. Kjo pasi kostoja e prodhimit ngelet nė tė njėjtat parametra.

  7. #7
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    C'far nuk ndolle ne shqiperi ,u be shqiperia si afrika, mbizotrojne ligjet e xhungles.Nuk thon kote qe ne Shqiptaret jemi populli forte,rrisin energjine paguaj,rrisin cmimin e ujit paguaj, rrisin cmimin e bukes perseri paguaj e mos bej shamata,po ketij populli kush dreqin ja rrit pensionet,rrogen apo perkrahjen sociale,te perballoj keto dreq cmime qe kan vajtur ne stratosfere.Do uroja qe te behej nje lufte perseri ne Shqiperi,por kesaj here te vriteshin sa me shume politikan te tipit nano apo berisha ,apo te tjere qe rine nen hijen e tyre dhe vene miliarda me fukaradhekun e ketij populli.Hej o zot deri kurre do vazhdoje ti duroj ky popull keta maskarenje apo politikane si dreqin quhen .Ej deri kurre dhe durimi ka nje kufi ta marre dreqi
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Organet e kontrollit tė standardeve dhe cilėsisė mund tė tregojnė vėmendjen e duhur ndaj zbatimit tė standardave kombėtare e ndėrkombėtare tė produkteve, duke evidentuar zbatimin e standardeve tė peshės dhe ēmimet reale, nė rastin konkret tė bukės

    Pas rritjes sė ēmimit tė bukės dhe energjisė reagon Banka: “Efekte negative nė inflacion”

    Cani: Ja pse u rrit ēmimi i bukės

    “Tė luftohen monopolet nė importin e grurit dhe tė miellit”

    Tiranė

    Megjithėse ka ndejtur nė heshtje gjatė gjithė debatit pėr rritjen e ēmimit tė bukės, megjithėse nuk ka dhėnė asnjė sugjerim apo paralajmėrim pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, mė nė fund Banka e Shqipėrisė ka reaguar.

    Ajo ka akuzuar ashpėr, nėpėrmjet deklaratės sė Guvernatorit Cani, se nė Shqipėri ka monopole nė importin e grurit dhe miellit, dhe se rritja e ēmimit tė energjisė do tė pasohet me rritje tė ēmimeve tė tjera. “Organet e Mbrojtjes sė Konkurrencės tė shikojnė problemet e ekzistencės sė monopoleve tė mundshme nė importin dhe tregtimin e produkteve tė grurit dhe miellit, duke synuar zbehjen e ndikimeve monopolistike dhe nxitjen e konkurrencės nė kėtė treg”. Kėtė e thekson Cani, pas rritjes tashmė tė ēmimit tė bukės. Sidoqoftė, mospėrfshirja e tij nė debatin pėr rritjen e ēmimeve, tregon se nė fund, kur inflacioni tė kalojė objektivat e parashikuara, pėrsėri faji tė mos jetė i bankės, por i reformave tė qeverisė. Kjo shihet qartė nė akuzėn qė i bėn Cani tatimeve. “Edhe gjatė fushatės sė saj kundėr rritjes spekulative tė ēmimeve, Banka e Shqipėrisė kishte kėrkuar veē subjekteve tė tjera, edhe angazhimin e organeve tatimore pėr tė evidentuar rritjen spekulative tė ēmimeve. Ndryshe nga mbėshtetja e medias dhe organizmave jofitmprurėse dhe mirėkuptimi nė pėrgjithsi i publikut, reagimi i organeve tatimore ishte i zbehtė dhe duhej tė prisnim ngjarjet e fundit me rritjen e pritshme tė ēmimit tė bukės pėr tė parė angazhimin e tyre”. Sidoqoftė, Cani thekson se rritja e ēmimeve tė energjisė dhe bukės do tė ndikojė negativisht nė inflacion. Pėrsa i pėrket rritjes sė mėtejshme tė energjisė elektrike, qė ėshtė parashikuar pėr kėtė vit, Cani thekson se, kėto zhvillime jo pozitive nė drejtim tė inflacionit vijnė si pasojė e ngadalėsimit prej njė dekade tė reformave strukturore nė fushat pėrkatėse dhe hapave tė menjėhershėm tė rritjes sė komanduar tė tarifave. “Sigurisht qė ėshtė shumė shpejt tė paraqesim nė publik shifrat e sakta tė rritjes sė inflacionit, si pasojė e rritjes sė ēmimit tė bukės dhe tarifave tė energjisė elektrike, por Banka e Shqipėrisė gjykon se kėto efekte janė tė pashmangshme dhe jo tė neglizhueshme”, pėrfundon deklarata e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė.

    Akuzė ndaj heshtjes shtetėrore

    “Kėto reforma duhet tė ndėrthuren me rolin e shtetit nė mbrojtje tė shtetasve tė tij me politika tė njohura botėrisht dhe tė parashikuara edhe nė kuadėr tė angazhimeve me institucionet ndėrkombėtare dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian”.

    Sugjerimet dhe akuzat e Bankės sė Shqipėrisė

    Reagimi i organeve tatimore ėshtė i zbehtė dhe duhej tė prisnim ngjarjet e fundit me rritjen e pritshme tė ēmimit tė bukės pėr tė parė angazhimin e tyre
    Organet e Mbrojtjes sė Konkurrencės tė shikojnė problemet e ekzistencės sė monopoleve tė mundshme nė importin dhe tregtimin e produkteve tė grurit dhe miellit, duke synuar zbehjen e ndikimeve monopolistike dhe nxitjen e konkurrencės nė kėtė treg
    Organet fiskale tė shikojnė jo vetėm nė kėtė rast, por nė mėnyrė tė vazhdueshme spekulimet me ēmimet, qoftė edhe nė rastin e produkteve tė bukės, tė paktėn pėr tė vjelur detyrimet fiskale dhe duke penguar spekulimet e dyfishta tė rritjes sė ēmimeve dhe fshehjes sė detyrimeve fiskale
    Organet e kontrollit tė standardeve dhe cilėsisė mund tė tregojnė vėmendjen e duhur ndaj zbatimit tė standardave kombėtare e ndėrkombėtare tė produkteve, duke evidentuar zbatimin e standardeve tė peshės dhe ēmimet reale, nė rastin konkret tė bukės
    Rritja e ēmimit tė bukės pa dyshim qė drejtpėrdrejt do tė ushtrojė ndikim nė rritjen e shifrės sė inflacionit total
    Po tė mbahet parasysh qė konsumi pėr kėtė mall zė vetėm 4.37 pėr qind tė konsumit mesatar nė buxhetin e familjeve shqiptare, atėherė rritja e ēmimit tė bukės, do tė jepte njė ndikim tė njėhershėm nė inflacion
    Reforma e tarifave tė Albtelekomit mund tė ishte bėrė hap pas hapi dhe jo si njė zhvillim spontan dhe surprizė nė prag tė privatizimit tė kėsaj kompanie
    Efekti i parė i rritjes sė ēmimit tė energjisė dhe qė njihet si i njėhershėm, do tė pasqyrohej drejtpėrdrejt nė inflacion si rezultat i aplikimit tė tarifave tė reja tė ēmimit tė kėtij malli
    Ky efekt ėshtė ende e pamundur tė matet pėr sa kohė qė tarifat e reja janė ende tė papublikuara zyrtarisht, ndonėse dihet se pesha e pagesės pėr energji elektrike mesatarisht pėr njė familje shqiptare zė rreth 3.84 pėr qind tė shpenzimeve tė saj
    Efekti i dytė i rritjes sė energjisė elektrike mund tė pėrcillet nė ēmimet e mallrave tė sektorit tregtueshėm dhe tė patregtueshėm (tė shėrbimeve), tė cilėt si element tė rėndėsishėm tė kostos sė tyre kanė edhe energjinė elektrike
    Efekti i rritjes sė ēmimit tė energjisė, vlerėsohet tė pėrcillet nė kėto ēmime brenda dy-tre muajve tė parė, pas aplikimit tė tarifave tė reja tė energjisė elektrike
    Pėrgjatė kohės sė paralajmėrimit apo ‘zhurmės’ pėr rritje tė pritshme tė ēmimeve tė produkteve tė veēanta, pėrfshirė kėtu edhe energjinė elektrike, ambienti spekulativ gjallėrohet, duke rritur ēmimet, nė mėnyrė tė paargumentuar nga pikėpamja e kostove shtesė qė kjo rritje gjeneron
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    fest e grurit moj fest e grurit

    Celsat e kashtes i ka selim myrt Berisha kurse te Grurit del se i ka Nano..


    ja cthot tema:

    ........

    Zbulohen lidhjet e familjes Nano me tregun e grurit nė Shqipėri

    Gruri "Familja Nano" 1,5 milionė dollarė nė vit

    Informacioni i fundit rreth monopolistėve tė grurit tregon se dy nga tri kompanitė qė importojnė grurin nė Shqipėri, kanė lidhje me familjen Nano: Bilancet, dhe lidhjet e tyre

    Tri kompanitė shqiptare qė merren me importin e gurit nė vend, kanė lidhje me familjen Nano. Njė burim i besueshėm ndėrkombėtar nė Tiranė qė studion tregun e grurit pėr llogari tė njė kompanie tė huaj, i tha gazetės "TemA" se nė Portin e Durrėsit dominojnė tri firma tė importit tė grurit, tė cilat lidhen me familjen Nano.

    Firma e parė ėshtė ajo e drejtuar nga Gėzim Bleta, ish drejtor doganash nė kohėn qė zoti Nano u bė kryeministėr nė vitin 1997-1998. Zoti Bleta ka qenė kritikuar dhe shkarkuar nė akuzat pėr korrupsion por ndaj tij nuk ėshtė ngritur ndonjė ēėshtje penale. I afėrt me Ministrin aktual tė Financave Arben Malaj, Bleta ka pėrfshirė, sipas kėtij burimi, nė fitimet e firmės njė pjesėtar tė familjes Nano, me aksione tė pa deklaruara.

    Firma e dytė ėshtė ajo e vėllezėrve Haxhiymeri. 25% e aksioneve tė firmes sė vėllezėrve Haxhiymeri zotėrohet nga grupi i biznesit tė Xhoana Nanos. Sipas informacionit nga burime ndėrkombėtare nė Tiranė, firma e shet grurin me 290 dollarė/ton, ndėrkohė qė nė bursė gruri shitet me 197 dollarė pėr ton. Po tė llogarisėsh shpenzimet e transportit, i bie qė pėr ēdo ton grurė tė importuar firma tė fitojė rreth 50 dollarė. Qė do tė thotė 120.000*50 = 6 milion dollarė nė vit. Pra firma e Xhoanės pėrfiton nga kjo 1.5 milion nė vit.

    Vėllezėrit Haxhiymeri, u bėnė tė njohur disa kohė mė parė ndėrsa tentuan tė sabotojnė futjen e njė vapori gruri nė Shqipėri nga disa konkurrentė tė tyre. Ata pėrdorėn SHIK-un pėr tė shpėrndarė informacion si gruri i rivalėve tė tyre ishte me probleme dhe ndėrkohė arritėn tė shpėrndajnė grurin.

    Firma e tretė, qė ėshtė mė e vogėl se dy tė parat, ėshtė nė pronėsi tė Ilir Ranxhės, njė mik i ngushtė i Agron Dukės dhe partner i tij nė disa transaksione.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Studiuesi Eduard Zaloshnja komenton situatėn

    "Nėse plani i grosistėve tė grurit funksionon, nė Shqipėri do tė ngelet vetėm njė fabrikė mielli"

    Ndėrkohė qė titujt kryesorė nė tė gjitha mediat ia kanė kushtuar vėmendjen kryesore rritjes sė ēmimit tė bukės nga furrat e pjekjes, njė rritje tjetėr ēmimi ėshtė lėnė nė harresė. Ėshtė fjala pėr ēmimin e bukės qė piqet nė shtėpitė e atyre shqiptarėve qė nuk e pėrballojnė dot blerjen e saj nė dyqan. Ėshtė fjala pra pėr ēmimin e ushqimit bazė tė familjeve mė tė varfėra shqiptare.

    Nga informacionet qė kam, rezulton se rreth gjysma e miellit qė prodhohet nė Shqipėri, nuk u shitet furrave tė bukės, por drejtpėrdrejt konsumatorėve, kryesisht nė zonat e varfėra rurale. Dhe meqenėse ky miell prodhohet kryesisht nga gruri qė importohet, dhe mė tej, meqenėse importuesit e grurit e kanė rritur ndjeshėm ēmimin e tij, pjesa mė e varfėr e shtetasve shqiptarė paguan sot 33% mė shumė pėr tė mbushur barkun me bukė krahasimisht me njė vit mė parė. Njė rritje dyfishe nė pėrqindje kjo, krahasuar me ata qė e blejnė bukėn tė gatshme nė dyqan. Ndėrkohė, nga informacionet e publikuara nė gazetat shqiptare, e sidomos nė gazetėn "Biznesi", si dhe nga investigimet qė kam bėrė unė, mė rezulton se 2-3 firmat importuese tė grurit e kanė rritur ēmimin e shitjes nė mėnyrė artificiale. Nė tregun europian, rritja gjatė vitit tė fundit ka qenė vetėm 30% ndėrsa nė portin e Durrėsit rreth 60%. Ky fakt mė bėn tė mendojmė se, siē u shpreh edhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, ka mundėsi qė firmat importuese tė grurit tė kenė shkelur ligjin mbi konkurrencėn e ndershme. Nė mbėshtetje tė kėsaj analize, po bashkangjis grafikun e ēmimit nė Euro tė bursės sė grurit pėr miell (bursa MATIF nė Paris), i cili mund tė gjendet edhe nė adresėn:

    Nga grafiku mund tė shikoni se pikun e vet ēmimi e arriti nė mesin e nėntorit (172 Euro ose 215 dollare). Ndersa sot ēmimi ėshtė 154 Euro ose 196 dollarė. Pra njė zbritje prej 9%. Nuk ėshtė koincidencė qė, nė portin e Durrėsit, edhe ēmimi i miellit qė vjen nga Turqia (konkuruesi mė i afėrt i miellit tė prodhuar nė Shqipėri) ka ndjekur tė njėjtėn kurbė gjatė kėsaj kohe. Ishte 450 lekė/kile tani ėshtė 410 - njė zbritje po prej 9%. Ndėrsa importuesit tanė tė grurit, nė vend qė ta ulnin ēmimin me 9% e ngritėn 17%. Nė kėtė mėnyrė, fabrikat e miellit, tė cilat furnizojnė sot tė gjithė ata qė e gatuajnė bukėn nė shtėpi (rreth 50% e popullsisė), dhe qė punėsojnė rreth 1000 punėtorė, ndodhen nėn trysninė e tavanit qė po iu ulet dhe dyshemesė qė po iu ngrihet. Kjo sepse nuk mund ta ngrejnė ēmimin e miellit qė prodhojnė deri nė atė masė sa tė konkurrohen nga mielli turk. Ē'do tė ndodhė nė qoftė se plani i grosistėve tė grurit funksionon? Nė Shqipėri do tė ngelet vetėm njė fabrikė mielli (e cila ėshtė pronė e njėrit prej grosistėve) dhe si rrjedhim, nuk do tė ketė mė konkurrencė nė tregun vendas. Ndėrsa dy grosistėt e tjerė do tė sjellin miell nė vend tė grurit, dhe tė tre bashkė pastaj do ta kenė tė lehtė tė ngrenė ēmimin e miellit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    E Meta i paster???
    Ku do gjendet ai,ne cilin grup,me cilen MAFI ka punuar,po punon dhe do punoje ne te ardhmen???
    Ti vije keq Gjingjiqit te dyte se edhe ai esht mu aty ne mes te ketyre marifeteve.
    Poshtersi e nje politiqari qe edhe vet deri dje ishte bashk me ta e tani ku...???
    Te gjithe keta se bashku jan ata qe e kane vjelur ket popull deri sot,te gjithe jane ata qe e kane sjellur vendin ne kete siuate, e ata jane
    Nano-Meto-Millo-Majko-Berisha
    pra mos i ndani njerin nga tjerri se eshte gjynaf.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •