Koha jone
-------
CFARE FSHIHET PAS RRITJES SE CMIMIT TE BUKES?
Nga Florian Nuri
Ne qofte se doni te dini pergjigjen e sakte te kesaj pyetje, beni nje vizite ne portin e Durresit, dhe pas 10 minutash hetim, do ta merrni ate. Nga nje vizite e tille do te merrni vesh se jane vetem dy-tre firma qe kane monopolin e importimit te grurit. Dhe firma kryesore nder to eshte ne pronesi te nje ish-drejtor doganash, dhe mik i Fatos Nanos. Keto dy-tre firma sot ia shesin grurin fabrikave te miellit me 290 dollare tonin, nderkohe qe vjet ne kete kohe, grurin mund ta bleje ne port me 160 dollare tonin. Me nje fjale nje rritje prej 80%.
Po te pyesesh drejtuesit e ketyre firmave pse kjo rritje, ata do te thone se ajo reflekton rritjen e ndjeshme te cmimit ne tregun boteror te grurit. Eshte kjo e vertete? Pjeserisht po. Gjate kesaj periudhe ka patur nje rritje te cmimit te grurit ne tregjet boterore, por jo 80%. Ne bursen Cikagos, me e rendesishmja nder bursat e grurit, cmimi ka pesuar nje rritje prej vetem 40%. Pra firmat monopoliste te importimit te grurit, kane bere nje rritje artificiale cmimi qe eshte sa dyfishi i rritjes ne tregjet boterore.
Dhe po te ndjekesh rrjedhen e linjes se prodhimit te bukes, mund te zbulosh se fabrikat e miellit, te cilat e blejne grurin tek bletet e Nanos, kane rritur cmimin e miellit per te reflektuar rritjen e cmimit te grurit. Keshtu, mielli, nga 300 leke/kg qe iu shkonte furrave te bukes para nje viti, tani iu shkon me 400 leke/kg. Nje rritje prej 33%, e cila, sidoqe nuk nuk mund te krahasohet me rritjen 80% te cmimit te grurit, i ben furrxhinjte te mendohen mire kur vendosin se me cfare cmimi ta shesin buken. Sepse ne strukturen e kostos se bukes, mielli ze 75% te shpenzimeve (a nuk eshte buka miell e uje, dhe pak maja?)
Gjate ketij viti, per te zbutur efektet e rritjes graduale te cmimit te miellit, furrxhinjte nuk jane pergjigjur me rritje graduale te cmimit te bukes, por me ulje graduale te peshes se saj. Dhe kur ne fillim te ketij viti u rrit edhe cmimi i energjise (shumica derrmuese e furrave jane elektrike) pilafi nuk mund te mbante me uje per furrxhinjte. Ata vendosen te bejne ate qe kane kohe qe mundohen ta shmangin: te ngrene cmimin e bukes.
C'mund te beje qeveria ne pergjigje te nje situate kaq sensitive per 80% te popullsise qe edhe me cmimet aktuale mezi arrin ta mbushe barkun me buke? Se pari, ajo mund te shkundi mire mikun e kreut te saj dhe ta pyesi se cfare marveshjesh te fshehta ka bere me dy firmat e tjera per ta rritur cmimin e grurit dy here me shume se rritja ne tregun boteror. E dyta, mund te fusi ne loje Rezervat e Shtetit si furnizuese te perkohshme te fabrikave te miellit deri ne te korrat e ardheshme, duke e shitur grurin pa fitim. Dhe e treta, mund te ule cmimin e energjise elektrike per fabrikat e miellit dhe furrat e bukes. Dhe ne qofte se qeveria e z.Nano heziton t'i ndermarre keto masa, protesta e beri MJAFT-i para Kryeministrise do te duket si nje loder kalamajsh para protestave qe mund te organizoje opozita ne sheshin Skendrbej.
-------------
Krijoni Kontakt