Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Postuar mė parė nga macia_blu
    pse nje fshatar, nuk mund te jete intelektual?
    Sipas pyeteses, intelektual kane te drejte te quhen e te behen vetem ata qe kane lindur ne katin e dyte te maternitetit njekatesh te ndonje qyteti, dhe ato qe jane rritur nen hijen e pallatit me parafabrikate!
    ...Ku mund te kete teme me injorante, qe ne titull?
    Dhe sa per ta dhene pershtypjen time per Driterojin, duam apo nuk duam ne, e besojme apo nuk e besojme, e pelqejme apo nuk e pelqejme kete fakt, ai eshte me shume se intelektual, madje edhe atehere qe nuk flet dot fare nga pija, pleqeria...etj etj.Pra edhe kur te mos jete me , ai ka per te mbetur nje intelektual , e me shume se kaq...
    (pija , politika, dhe pleqeria nuk i shkon askujt, as driteroit, por ja qe driteroji merret me te tria keto dhe te tjera...DHE TE TJERA!!!)
    ....Dhe sa per sqarim te asaj qe i vjen ta gjykoje driterojin si Fshatare, dhe qe paska lexuar libra te tij, nuk paska lexuar pikerisht as librin te cilit ia citoji titullin gabim. Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, (jo rrenja)...nejse....e pakta qe do ti sugjeroja hapses se temes eshte ose ta lexoje vertete driterojin qe te mos beje pyetje te tilla, per te dalluar c'eshte dritero agolli, ose e pakta meqe nuk e lexon dot per arsye te saja, ti bindet opinjonit te te jatit i cili e pakta e paska lexuar driterojin.
    ..........................
    Te fala macia_blu

    macia_blu e ke mar me shume vrrul ceshtjen motra..take it easy dhe para se te besh komente me kaq urrejtje per "hapsen e temes" (te cilen e quajne Alda ose Fier Alda143...) lexo pak me mire ca ka shkruajtur dhe mos gjyko nga titulli i temes te cilin me sa po shikoj nuk e ke kuptuar...
    Dhe sa per titullin e librit nuk e kisha para ne moment qe po e shkruaja prandaj vura nje "r" me shume...me fal se se bej me looool ...ehhh cna gjeti.

    te fala pac.

  2. #22
    Fierak Maska e ^^ĀNGEL_MAN^^
    Anėtarėsuar
    22-08-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    28
    Nje Intelektual....qe sillet si "fshatar"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    nė Gbg
    Postime
    2
    Mos ma ngisni Agollin, ju lutem! Mos e analizoni fort plakun po respektoni se, si i thonė njė fjale... plakut p...... mos ia dėgjo por fjalėt dėgjoja dhe mėso!
    id

  4. #24
    Free will! Maska e WhaleRider
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    NZ
    Postime
    41
    Zot, jepna fuqi te mbajm gojen mbyllur kur skem gje per t'then.
    All I got in this world is my balls and my word and I don't break either of 'em for nobody!

  5. #25
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mendoj se Driteroi eshte nje nga poetet me te medhenj qe ka nxjere shqiperia. Ai njeri ka origjinalitet dhe talent, nuk eshte thjesht ndjekes i rymes te njerit apo tjetrit.

    Ata qe folen me pare e sqaruan punen e intelektualitetit.
    Vetem mos harrojme qe ka plot te ashtuquajtur intelektuale, por talente si Driteroi ka shume pak.

    Elekuenca nuk eshte kriteri baze i intelektualitetit mendoj une.

    Ka pasur gjeni ne jete qe mbase nuk ishin shume praktike (zienin oren ne tenxhere, dhe mbanin vezen ne dore te masnin kohen e zjerjes )apo 'street smart', apo elekuente; mos valle as ata nuk e merritojne statusin e Intelektualit, por meritojne ate te fshatarit?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Atila
    Anėtarėsuar
    10-02-2004
    Vendndodhja
    Las Vegas
    Postime
    12
    E kam vene re qe edhe Ismail Kadare ishte i tille me pare por e ka permiresuar sadopak te folurin ne publik ose perpara kamerave.
    Mbaj mend nje interviste te tijen perkatesisht te vitit 1994 me duket dhe nuk me kujtohet mire subjekti i intervistes por ne fjalet e tija te shprehura kundrejt gazetarit qe po e intervistonte nuk shihja asgje tjeter vecse mendimet e nje njeriu te thjeshte.Shpresoja te degjoja fjale te nderlikuara dhe me moderne e te emancipuara por kjo nuk ndodhi.
    Ndoshta ka te bej vete mosha ose ndoshta shkrimtaret e medhenj e thjeshtesojne te folurin dhe menyren e komunikimit por e nderlikojne dhe e veshtiresojne ne ate te shkrimit.
    A wise chieftan never kills the Hun bearing bad news. Rather, the wise chieftan kills the Hun
    who fails to deliver bad news.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Dritero Agolli

    rend nje muzg drejt mengjesit
    iken qete,bute-bute
    po keshtu dhe Driteroi
    plak i mencur e i urte.

    Hapat permbi rruge
    balte kepuceve zune
    -mos i hiq o udhetar
    se per balten mall kam une.

    Se bota s'u prish pa Driterone
    pa Driterone s'u be me e mire
    studioja ngarkuar me libra boll
    s'do mend, dhe dicka per te pire.

    Iken ,ngryset ,s'e merr vesh
    rri lexon e ngel tutkun
    si Driteroi thua ti
    njeqind vjersha bej dhe une.

    Edhe ulesh nis te shkruash
    s'del nje varg,s'del asgje
    pak mendohesh e shan veten
    si Agolli nuk vjen me.

    E ky plaku cudiberes
    ecen muzg e thinjat rene
    bejne ta kapin njeqind hoxhe
    njeqind prifte dot s'e zene.

    Pervec Anes,mbeses trime
    ku ndalon ky muzg,ky epsh
    perballe Anes e ul koken
    se ndjen turpin 60 vjec.

    Ana fle e shikon perralla
    gjyshi studion e ben shpelle
    mblidhen ujqer,lope e lepuj
    ulet Dielli e fryn ere.

    Domosdo dhe rrush-rrushiti
    mbyllur studios rri serbes
    Driteroi armatosur
    per duel nje gote ne brez.

    Kalon nata muzgu s'fle
    vargjet ngelin si me pare
    i lexon me nge Sadia
    bashke me te mengjesi i bardhe.

    E keshtu muzgu s'tregon
    as si lind,as si shfryn
    ndaj ne gotat le ti ngreme
    per Poetin,bromp,me fund.

    Bledar Starova,1998

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    7
    Dritero Agolli eshte ky.


    Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".
    Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.
    Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.




    1931

    Jeta dhe Vepra
    Hyrje
    Poezia
    Proza
    Analiza
    Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo
    Arka e Djallit
    Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo
    Fragmenti I
    Njeriu me Top
    Fragmenti I
    Arka e Djallit
    Fragmenti I
    Poezi
    Dialog me Bejte nė Arė
    Dy Vėllezėr dhe Ujku
    Elegji pėr Qenin
    Ėndėrr e Prerė
    Ėndėrra tė Turpshme
    Ftohja
    Heshtje
    I Pėrndjekuri i Dashurisė
    Kur Kthehesha nga Deti
    Kur njė Mėngjes
    Kur tė jesh Mėrzitur shumė
    Letrat
    Luani dhe Miu
    Mė mirė tė kujtosh tė bukurėn
    Njė shkrepėse
    Pelegrin
    Plazhi
    Rapsodi
    Shiu i Marrė
    Sikur s'jetoj nė vendin tim
    Sirena e Lumit
    Vetmija
    Trishtimi
    Poemė pėr Babanė e pėr Vete
    Pjesa e Parė
    Pjesa e dytė
    Pjesa e tretė

  9. #29
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Vertet indinjohem nga kjo teme, nga vete titulli i saj ofendues. Eshte e turpshme teper injorante titulli i temes per vleresimin e nje shkrimtari si Driteroi. Dritero Agolli eshte e verteta e shqiptarizmit, packa se ai i perket realizmit socialist eshte perseri nje nga mitet e shkrimeve shqiptare, si pak kush Driteroi nuk mohoi kush ishte dhe kush eshte, jo si ca e ca te tjere qe hengren turpin me buke duke mohuar gjithcka shkruajten ne vite. Personifikim i hipokrizise eshte Ismail Kadare i cili pa piken e turpit dhe me hipokrizine me te madhe qe mund te fshehe nje njeri tha qe isha i detyruar te shkruaja ashtu. Kam pasur nderin ta njoh personalisht kete figure si Driteroi me ka magjepsur thjeshtesia e tij, asnje fjale e tij nuk ishte e pakuptimte per mua sic rendom mesohem te degjoj nga keta pseudo intelektuale te tjere. Vertet Driteroi lindi ne devoll ne fshatin menkulas por kurre se mohoi preardhejen e tij, biles ai ka shkruajtur per vendlindjen e tij per arat me grure e rruget me pluhur, Nejse ata qe e kane lexuar jane te qarte.

    [B]Ps. Te flasesh per dike duhet te jesh ne nivelin e tij. Asnjehere nuk mund te gjykosh sa e larte eshte kulla nese ndodhesh ne kembet e saj.[/B]

  10. #30
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Bledar Starova te pershendes une adhuruesi i se vertetes Odeoni.

    E keshtu muzgu s'tregon
    as si lind,as si shfryn
    ndaj ne gotat le ti ngreme
    per Poetin,bromp,me fund.

    Keto vargje dalin nga shpirti i atij qe di ceshte poezia, Eshte vertete shikimi me llogjiken e arsyes per kete gjeni te letrave shqiptare. Te pershendes perseri Bledar Starova.

    Me respekt dhe perzemersi per vargjet kuptimplota nga Odeon.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nuk jam dakort me titullin ofendues qe hapesi/sja ka perdorur. Mendoj se fshatar mund te jete edhe dikush qe jeton ne mes gradaēelash, qe hipen ne taksi moderne, perdor kompjuter te teknologjise se fundit dhe intelektual mund te jete edhe dikush qe perdor gjuhe popullore, qe e ka prejardhjen prej ndonje fshati, mbase krejt te humbur e qe ēdo dite ecen neper rruge me balte. Te tjera parametra i dallojne keto kategori prej njera-tjetres.

    Ajo fjalia e fundit e odeonit nuk me duket e sakte. Nuk eshte e thene qe te jesh ne nivelin e dikujt qe te flasesh per te. Tek e fundit, edhe niveli eshte diēka relative.

  12. #32
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Nuk jam dakort me titullin ofendues qe hapesi/sja ka perdorur. Mendoj se fshatar mund te jete edhe dikush qe jeton ne mes gradaēelash, qe hipen ne taksi moderne, perdor kompjuter te teknologjise se fundit dhe intelektual mund te jete edhe dikush qe perdor gjuhe popullore, qe e ka prejardhjen prej ndonje fshati mbase, shume te prapambetur e qe ēdo dite ecen neper rruge me balte.

    Ajo fjalia e fundit e odeonit nuk me duket e sakte. Nuk eshte e thene qe te jesh ne nivelin e dikujt qe te flasesh per te. Tek e fundit, edhe niveli eshte diēka relative.

    Sh.hasanaj ju pershendes:
    Titulli eshte totalisht ofendues kete e kuptoni mjaft mire pasi ben krahasime nivelesh ne postin e saj, lexojeni me vemendje ju lutem sesi perdor sarkazmen ne temen e ngritur. Persa i perket fjalise se fundit ta argumentoj une qe eshte e sakte. Asnjeri qe nuk eshte ne nivelin e nje personi tjeter smund ta gjykoje ate. jo me kot kam thene qe kulla eshte e larte dhe ti qe mundohesh ta gjykosh je ne kembet e saj. Si mund te thuash ku ndodhet maja e saj kur ti je ende shume metra me poshte.

    I lutem Moderatorit te ketij Forumi te beje moderimin e titullit te temes.

  13. #33
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Ketu eshte driteroi qe nuk mohoi nga erdhi

    Im ate token shume e donte
    Sic donte nene e grua
    Per token lodhej dhe rekonte
    Dhe djersen derdhte krua

    Kur plis me plis hidhte hapin
    I kishte hapi hije
    Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
    Me fjale hiresie

    Kur grushtin mbushte plot me fare,
    Mahnitej kush e shihte,
    Dhe era ndalte frymen ne are,
    Qe qejfin mos ja prishte

    Ne kembe si ne kater klecka
    Ne gur ngrinte hardhucka
    Pergjonte lart ne shelg rebecka
    Me thonjte me majucka.

    Me sqep lejleku bente harqe
    Rreth rruzullit te diellit
    Dhe dukej sikur ndillte paqe
    nen kaltersine e qiellit

    Po ati im mbi plisa ecte
    Me shpirt te madherishem
    Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
    Nga shpirti i cuditshem

    kur prane molles ulej qete
    te hante buke e gjize
    Nuk feshferinin gjethe e flete
    Nuk pipetinte drize

    Me token rrinte dite e nate
    Ne vape, ere e mjegull
    Ndaj nga pasardhesit im ate
    Kerkonte djerse e rregull

    Nuk kish syze dijetari
    Dhe rafte me deftere,
    Po udhe ihapte shkencetari
    Me nam te madh e vlere

    Ky shkencetar qe njihte dhene
    Ne fusha pas me mori;
    ''mesoje biro abecne
    ne brazdat qe le plori

    Mesoje biro abecene
    E gjithe abeceve
    Atje ku plisat shpinen ngrene
    Pas plugut e pas qeve....''

    Pa dale mire nga pelena
    Me dha ne dore hostene
    Dhe shfryu si era ne bedena;
    ''Tani permbyse dhene/

    Permbys dhene, dheu s'ankohet
    Kur plori ia kruan shpinen,
    Po qesh, lot valle dhe gezohet
    Dhe gazi cmend luginen.

    Dhe te harbuar marrin vrapin
    Kercejte radhe-radhe
    Dhe sythat syte e vegjel hapin
    Per ditezen e bardhe"...

    Nje dite i lodhur, i menduar,
    I thashe me ngadale:
    "Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
    Kaq pune e brenge e halle?"

    Ai nga buzet llullen hoqi
    E foli dy-tri fjale:
    "Qe mos ta haje qeni shkopin.
    Pellumbi im, o djale!"

    Pastaj u ngrit te perkedhelte
    Balashin dhe Kazilin,
    Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
    Dhe shelgjet i lepinin.

    Ata i bindeshin tim eti,
    Sic binden dy femije,
    Me ta e lidhte fort nje jete
    Me qindra mijera fije...

    Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
    ne vape,ere, e mjegull,
    leronin, mbillnin, mbanin grure;
    Im ate donte rregull...

    Pastaj babai ne plis mbeshtetur
    Kendonte fill i vetem,
    Sikur perpiqej per ta gjetur
    ne kenge te verteten:

    "Qe nga maja e malit
    Ta shtira dylbine,
    Pas drites se llambes
    Ta pashe stoline.

    Me gjysmen e ballit
    Te derdhej shamia,
    M'u ne doren time
    Sec me ngriu dylbia.

    Me eren e malit
    Desha te te vinja,
    Sarhosh sec me bere,
    Mbeta neper brinja.

    Qete m'i zu zekthi,
    Kali malet mori,
    Maje grurit mbata,
    C'te bej une i gjori!...

    Qe nga maje e malit
    Ta shtira dylbine,
    Them te vij pas teje,
    Them ta shes shtepine..."

  14. #34
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    KUR TE JESH MERZITUR SHUME

    Ketu s' do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S'do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.

  15. #35
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Nuk jam dakort me titullin ofendues qe hapesi/sja ka perdorur. Mendoj se fshatar mund te jete edhe dikush qe jeton ne mes gradaēelash, qe hipen ne taksi moderne, perdor kompjuter te teknologjise se fundit dhe intelektual mund te jete edhe dikush qe perdor gjuhe popullore, qe e ka prejardhjen prej ndonje fshati, mbase krejt te humbur e qe ēdo dite ecen neper rruge me balte. Te tjera parametra i dallojne keto kategori prej njera-tjetres.

    Me pelqeu komentimi i mesiperm,

    Persa i perket Driteroit, mund te them qe ka shkruar shume dhe me ka pelqyer ose ndoshta koha qe ne jemi rritur te tille krijues ka pasur, dhe leximi i te medhenjve boteror ka qene shume i kufizuar...

    Sot......njohurite dhe leximet tona zgjerohen.... kemi lexuar shume dhe studiuar shume, ndoshta kjo na ben qe shkrimet e tija te na duken pak "fshatareske", plus edhe intervista e dhene prej tij, alkolizimi neper vite dhe mosha ndoshta e tregon qesharak ne disa sy teper "amator", mgjth ne periudhen qe ai i ka dhene letersise sone, kemi cte kujtojme, dhe gjithmone do te kete emer ne biblotekat qofte kombetare, private ose shtepiake. Duke eleminuar komentet e shumta, dhe anet negative, ai prape mbetet nje "Devollit i talentuar"

    ps fshatar apo intelektual, pak rendesi ka, ai mbetet Shkrimtar....
    Enya-Adiemus

  16. #36
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    KUR TE JESH MERZITUR SHUME

    Ketu s' do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S'do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.



    Nje nga favoritet e mia!!!!!!
    Enya-Adiemus

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Keto dite Poeti ine se bashku me Moikom Zeqon e nje grup Kineastesh po bejne nje Vizit ne Rusi ku Driteroi do takohet me te birin. Ishte student ne Moske athere kur nga dashuria e tij me nje studente Ruse lindi nji djale.
    Driteroi kurre nuk mundi ta shohe djalin e tije sa kohe qe ne Shqiperi sundonte Parti e Agollit. Humanizmi i asaj Partie ka qen shpesh burim vrimezimi i Shokut Dritero..

    Ja dhe nje poezi nga dritero dagolli e pa botuar me pare..
    viti kur eshte shkruar nuku duket mire..ne dorshkrim..

    Per krijime kushtuar partise ekziston nje forum me vete
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 23-11-2004 mė 20:49

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    I lexova dhe nje here ca pergjigje.
    Nuk po ju a shan njeri Driterojn si poet. Tek kjo teme doja me shume mendimin tuaj per Dritero Agollin si person dhe jo si poet. Si poet e dim qe eshte i mire.

    Bera nje pyetje dhe dhash mendimin tim. Besoj se lejohet dicka e till!
    Ju jap leje te jepni dhe ju mendimin tuaj.
    Nese mendoni se eshte intelektual ta thoni pa komentuar shume ne mendimin tim se harxhoni energji.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moderator..

    rubrika ketu eshte..enciklopedia letrare..
    tema e hapur nga fierakja ska brenda asnje pik enciklopedi..
    mir eshte ta fshini fare kte tem pa vlere..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dritėro Agolli
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 06-03-2016, 05:43
  2. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  3. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  4. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  5. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •