Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Arthur Rimbaud: Poeti rebel...

    Jean-Nicholas-Arthur Rimbaud


    Rimbaud ishte nje gjeni. Jeta e tij eshte reflekton perpjekjen e ketij gjeniu te akomodohet me veten e tij.
    Rimbaud lindi ne Charleville me 1854, ne verilindje te Frances.
    Qe nga mosha 14-vjecare Rimbaud shkruante poezi te mrekullueshme. Ne moshen 15-vjecare u largua nga shtepia per te arritur ne Paris por, duke mos patur bilete treni u burgos dhe u detyrua te kthehet ne qytetin e lindjes. Ne 1871 Arthur arriti perseri ne Paris . Para se te behej ndihmes i poetit Paul Verlaine ai fline poshte urave edhe hante cka gjente neper plehra. Verlaine pati nje influence te madhe mbi Rimbaud pasi ai i mesoi djaloshit te ri shume gjera midis te tjerash edhe absinthe. Me vone Rimbaud arriti ta dominoje Verlaine. Ne Gjermani miqesia midis tyre perfundoi.
    Mosha 21-vjecare eshte mosha kur Rimbaud hoqi dora nga letersia edhe u mor me pune te rendomta e trafiqe te ndryshme, deri ne fund te jetes se tij ne 1891.
    Vepra e tij me njohur eshte Une Saison en enfer, e cila eshte nje pershkrim i jetes, e shpresave dhe i zhgenjimit te shpresave te tij.


    __________________
    Black Valentine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-11-2007 mė 15:10

  2. #2
    Ndjeshmėri

    N’pėr mbrėmjet verore do shkoj unė shteg mė shteg
    Duke shkelur barin, nga gruri i pickuar
    Ėndėrrues, do ndjej freskinė, me kėmbė do t’i prek
    Do lė erėn t’mė vadisė kokėn e zbuluar

    Nuk do mendoj asgjė, nuk do tė flas aspak
    Por dashuri e pafund do m’mbushė shpirtin mua
    E do t’shkoj, larg, larg, si ndonjė endacak
    I lumtur n’pėr Natyrė si t’isha me njė grua

    Mars 1870

    perktheu Islam Spahiu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Ky djalosh eshte nje nder poetet me te mire te te gjitha koherave.
    Me besoni apo jo kam tre dite qe nuk dal nga shtepia sepse vetem lexoj krijimet e Rimbaud ( kuptohet dal sa per te blere cigare :P )

    Eshte nje fatkeqesi e vertete qe shume pak eshte perkthyer ne shqip ( edhe kete e them me hamendje sepse une nuk di te kete hic ne fakt, pervec dy tre poezive ne nje antologji te letersise franceze )

    Eshte nje mrekulli te lexosh "The drunken boat" ( te me falin anetaret qe nuk po e shkruaj titullin ne origjinal por le te themi qe une jam tap topi nga frengjishta dhe gjithe materialin e kam ne anglisht ).

    Do t ju lutesha qe te postonit c te mundni ne shqip nga Rimbaud !

  4. #4
    Anija e dehur

    Tek zbrisja ndėr lumej me rrjedhje aq tė qeta,
    e ndjeva se hamejtė nuk mė tėrhiqnin mė:
    lėkurėkuq plot klithma i grinė me shigjeta,
    Nė shtylla ngjyrash, zhveshur, i ngulėn njė nga njė.

    Dhe pėr detarėt as veja me mejtim,
    tek mbaja grurė flamand edhe pambuk anglije,
    kur hamejt pushuan s’u ndje as pipėtim,
    lumejt mė lanė tė zbrisja ku shpirti im mė shpije.

    Nė llokoēi baticash e shkumesh nė furi,
    mė e shurdhėr se trurė foshnjash, dimėrin e shkuar,
    renda aqė shumė! Dhe brigjet brohori,
    kaq zulme e batėrdi nuk patėn kurrė dėgjuar.

    Stuhia m’i bekoi gjithė zgjimet nėpėr det.
    Me e lehtė se tapa vetė mbi valėt kam vallzuar.
    Pėrjetė tek rrokullisin tė mbyturit e shkretė,
    dhjet net’ sy fenerėsh i pata krejt harruar.

    Mė i ėmbėl se tuli i mollėve qė fėmijėt duan shumė.
    I blerti ujė m’u thith nga trupi im me breth
    Njolla verash dhe tė vjellash m’u dlirėn nėpėr shkumė
    Timon, litar’, ēengela u shpėrndanė pėrreth

    Dhe tek Poema e Detit jam larė qysh atėherė,
    e kredhur nėpėr yje dhe dritė pafundėsije.
    Kam pirė azure t’blerta, ku nė ujė tė qetė her-herė,
    njė i mbytur i menduar, zbret, nė fund thellėsije

    Ku papritur duke ngjyer nė mavi delirė
    si skuqen ditėzjarr me ritme krejt ngadal,
    me tė forta se alkoli mė tė shtrira se ēdo lirė
    zhuriten afshe dhembjesh nga dashuri e mall!

    I njoh qiejt qė krisen nė vetima dhe tufane
    Vėrshime e shungullime, ah, dhe mbrėmjen aq tė qetė
    Agimin brohori si pullumbat anė pas ane
    Ē’kujtoi se pa njeriu, herė-her’ e pashė vėrtetė!

    Nė muzg pash njolla dielli si lebeti mistike
    Si kurme krejt tė ngrirė ngjyrosur nė mavi
    Njėlloj posi aktorė tė dramave fort antike
    Valėt percillnin dridhjet pėrtej ku s’ka kufi!

    Pash n’ėndėrr tė blertėn natė me borė e bardhėsi
    nė sytė e detit puthje tek ngjiten me ngadalė
    Ėndje lengjesh jete qe’si njeh njeri
    Edhe zgjimi verdh’ e blu t’fosforeve kėngetarė!

    Plot muaj pata ndjekur atė zulm epshor
    Tė valės qė sulmon recifet nėnė ujė
    Marijat pa menduar me atė shkėlqim qiellor
    Nėn kėmbė t’u ulnin feēkat Oqeaneve nė rrėmujė

    A e dini se kam hausr Florida mrekullije
    ku pėrzihen lulet nėpėr sy panterash
    me lekurė njerėzore! Ylbere si frerė e fije
    nėn horizonte detesh, me tė gjelbra grigje shtjerrash!

    Kam parė njė moēal tė ndenjur, dajlane buzėdet
    ku kalbet ndėr kumakė krejt njė Leviathan!
    Ujra qė rrėzohen mes heshtjes mė tė qetė
    largėsira qė gremisen nė hone tej matan’!

    Akuj, diej ergjendi, valė sedefi, qiej nė flak’!
    Cektina neverije, gjire kredhur thell’ nė hije
    ku gjarpėrij viganė nga ēimkat thithurgjak
    kėputen poshtė nga drurėt mbytur n’aroma zije!

    vazhdon….. ( koha per te blere cigare lol )
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Dhe femijeve cudira deti do te doja t’u tregoja
    Peshq te arte te vales blu, edhe peshqit kengetare
    - Sa here luleshkumash m’perkunden kur lundroja
    Sa here ere hareshe ne krahe me paten marre!

    Nga polet edhe zonat martire u besh here-hera
    Por deti si nder vaj troshitjen m’pat qetuar
    Me sillte lulehijesh me ventuza t’zbera
    Dhe rrija ashtu si grua perdhe e gjunjezuar…

    Si ishull kam perkundur ne bordin plot potere
    Glasa zogjsh syverdhe rremuje e klithmetar’
    Nder ujra tek lundroja pas fistonit tim kam ndjere
    Te mbyturit qe zbrisnin te flinin si ne varr

    Tash’ une anije e humbur nder floke buzedeti
    Tufanesh n’etere hedhur, pa shpende n’hapesire
    Une qe as monitore dhe as tjeter gjemi deti
    S’do ma nxirrnin dot karkasen, nga uji qe ka pire

    E lire neper avuj mes mjegullash violet
    Qe qiell te kuq zhbiroja si mur te nje avllije
    Tek sjell embelsi plot shije poeteve te vertete
    Likene qe nga dielli dhe lengje kaltersije

    Me njolla henezash elektrike tek rendja ne cdo ane
    Dhoge e marre e ndjekur nga hipokampe te zi
    Korriket kur gremisnin me goditje si cekane
    Qiejt ultramarine me hinkaflakeri

    Une qe renkimin ndjeja, larg pesedhjete lega det
    Te Behemoteve afsh, edhe ato Malstrem furija
    Une tjerrese e perjeteshme e blurave te qet’
    Kam mall per Europen me ledhe lashtesije!

    Arkipelage yjesh! Dhe ishujsh kam shikuar
    Te qiejt ne jerm dhe ethe si rruge shtegetimi
    Mos ne keto nete pa fund, ju flini te merguar
    O te arte miljona zogj, o Vrulle qe do vini?

    Vertete, shume pata qare! Agimet jane trishtim
    Cdo hene eshte mizore, cdo diell eshte vrer
    Kjo dashuri qe ther me deh me pikellim
    O, plas ti trupi im! O eja det me merr!

    Ne dua nje uje europe, nje pellg don shpirti im
    Te zi, te ftoht’, te qete ku nje femije rrin ulur
    Kur dielli perendon, leshon, ah, plot trishtim
    Nje varkeze te vogel posi ne maj nje flutur

    Ne molisjen tuaj lagur une s’mundem me, o vale
    Mbi ju pambuk te shpije s’e dua kete barre
    S’dua te lundroj mes flamujsh, krenare pale-pale
    As dua te notoj, prane lundrash si hangare

    perktheu Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Shigjet, te lutem perpiqu te sjellesh me shume perkthime nga Rimbaud.
    Le ta quajme si nje dhurate qe do me besh mua per festa...lol.
    Te pershendes !

  7. #7
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Un soir, j’ai assis la Beauté sur mes genoux. – Et je l’ai trouvée amčre. – Et je l’ai injuriée.

    Nje nate, ula Bukurine ne preher. - Dhe mu duk e hidhur. - Dhe e fyeva.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kot nuk thone : Nese do nje pune te mire beje vete !
    Ju futa punes dhe me ne fund arrita ta gjej nje liber te perkthyer me poezi te Rimbaud, keshtu qe dhuraten time per kete Vit te Ri po e ndaj me te gjithe ju duke ju dhene sadopak prej poezive.
    --------------------------------------------------------------------------

    OFELIA

    1.

    Si zambak lekundet Ofeli e ngrate,
    Mbi valen e zeze e te qete ku flejne yje,
    Lekundet ngadale e shtrire ne vellon e gjate...
    -Piskamat e gjahut degjohen larg ne pyje

    Ka mese nje mije vjet qe Ofeli e trishte,
    Si fantazme e bardhe kalon lumit te zi ;
    Ka mese nje mije vjet qe marrezi e brishte
    Pershperit romanca neteve ne puhi.

    Era i puth gjinjte e thur kurore pastaj
    Dhe velloja perkundet prej ujit butesisht ;
    Shelgjet fergellites lotojn' kraheve te saj,
    Mbi fytyren enderrtare perkulen kallamishtet.

    Psheretijne rreth saj lilaket e rrudhosur ;
    Verrishteve qe flejne, nganjehere zgjon,
    Folete ku frullime e flatres s'ka te sosur :
    -Kenga e mistershme yje te arrte rrezon.

    2.

    O e zbehta Ofeli ! E bukur si bore!
    Ne nje lume rrembyes ti vdiqe miturake!
    -Se ernat e ftohta qe nga malet fryjne prore
    Zeulte te kishin folur per lirine idhnake;

    Se ishte nje fluturim qe floket t'i shperthente,
    Zhurma te cuditshme te shtinte ne mendje;
    Se zemra jote kengen e Natyres e ndiente
    Ne vajtimt e pemeve dhe psheretimat e neteve;

    Se zeri i deteve te cmendur si grahme e pamate,
    Copetonte gjirin tend aq te bute e te mitur ;
    Nje dite prilli nje kalores i hijshem e i ngrate,
    Nje i cmendur i gjore t'u pergjunj i nemitur!

    Qiell ! Liri ! Dashuri ! Cfare endrre, o e marre!
    Si bora ne flake u shkrive kraheve te tij :
    Vegimet e gjera ta permbyten cdo fjale
    Dhe syrin blu ta frikesoi e tmerrshmja Pafundesi!

    3.

    - Dhe rrezeve yjore, Poeti thote nderkaq,
    Se naten kerkon lulet qe kepute ti,
    Dhe se mbi uje ka pare, shtrire vellos se gjate,
    Qe si zambak lekundej e bardha Ofeli.


    Perktheu : Alket Cani

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    E KEQJA

    Kur peshtyma e kuqe e plumbave fershellen
    Nate e dite te kaltrit qiell te pamate,
    Ushtaret e Mbretit qe me ta defren
    Shemben ne zjarr, te blerte a te perflakte.

    Kur njeqind mije njerez e tmerrshmja marrezi
    I bluan ne pirg te tymte i shnderron;
    Te vdekurit e ngrate! ne vere, mbi bar te ri,
    Ne shendin tend, Natyre, qe njerezit shenjteron!...

    Eshte nje Zot qe qesh me damaskun ne faltoret,
    Qesh me temjanin dhe kupat e arta, te medha,
    Qe dremit ne djepin e lutjes hosana,

    E zgjohet kur nenat, te kerrusura, te gjorat,
    Plot ankth duke vajtuar poshte qyrkut te zi,
    Tek shkojne nje pare i hedhin ne shami.

    Perktheu : Alket Cani

  10. #10
    Bohema ime
    (Fantazi)

    Unė ecja me grushtet kredhur nė xhepat e mi tė shpuar,
    Ashtu edhe palltua ime shėndrrohej n’ideal;
    Ecja nėn qiell, o Muzė, dhe ty tė isha fal.
    Oh! Ē’dashuri t’ėmbla pata ėndėrruar!

    Tė vetmet pantallona mė kishin njė goxha vrimė
    -Si Gishtua i Vogėl, n’ėndėrr, hiqja tespi prej rime,
    Te Arusha e Madhe qe bujtina ime.
    Yjet nė qiell mė nisnin pėrralla, mėrmėrimė

    Dhe unė i dėgjoja nė anė rrugėsh shtruar,
    Nė net’ tė qet’ shtatori, kur vesa me tė pikuar
    Mė rrithte nėpėr ballė si verė nė ngazėllime.

    Atėherė duke rimuar nė mes hijesh fantastike
    Si me harpė gjuaja me lidhėset elastike
    Tė kėpucėve grisurplagė, njė shqelm pranė zėmrės s’ime.

    perktheu Mihal Hanxhari



    ca me vonese, .... Gezuar 2009 Pratolin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 07-01-2009 mė 22:29
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Jam teresisht i cuditur dhe mrekulluar njekohesisht . Hera e pare qe lexoj per kete poet
    Sinqerisht ju flm . Perla frengjishtja eshte shume e bukur thone po ne me te vjetrit mesuam tjeter gjuhe(si gjuhe te huaj) ne miresia te lejon bej nje shqiperim te ketyre vargjeve te lutem. kushdo tjeter nese ka mundesine te sjelle ne shqip poezi te Rimbaud. Flm te pafundeta!
    Nuk do mendoj asgjė, nuk do tė flas aspak
    Por dashuri e pafund do m’mbushė shpirtin mua
    E do t’shkoj, larg, larg, si ndonjė endacak
    I lumtur n’pėr Natyrė si t’isha me njė grua
    Bese dhe hakmarrje.

  12. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,579
    ĖNDĖRRUAR PĖR DIMRIN…ASAJ

    Do shkojmė, dimrit, nė njė vagonetė tė kuqe
    Me aq shumė shilte blu.
    Do tė jetė ėmbėl. Njė folč ēmendurie puthjesh
    Nė kėnde tė buta aty kėtu.

    Ti do t’i mbyllėsh sytė, pėr tė mos i parė
    Xhamllėqet si i shfytyrojnė hijet e netėve,
    Hordhitė e demonėve dhe tė ujqėrve fytyrėvrarė,
    Pėrbindshmėri tė kobshme e tė zeza.

    Pastaj faqja jote si do tė ngjethet…
    Njė puthje e lehtė, njė merimangė e dehur, do tė zbresė
    Mbi qafė…Ndėrkaq ti
    Do mė thuash: "Kėrko!", duke ma afruar kokėn
    -do tė kemi kohė ta gjejmė atė bishė tė vogėl
    -qė sorollatet kėshtu pa frikė…




    PERSIATJE E MĖNGJESIT

    Katėr e mėngjesit, verė,
    gjumi i dashurisė vazhdon ende
    nėn zabelet agimi spėrkat herėt
    mbrėmjet kremte.

    Por atje nė kantieret madhėshtore
    Nėn diellin e Esperideve, atje
    Pa kėmishė nė trup, ja marangozėt
    Si lėvizin pa ndėrprerė.

    Tė qetė, nė ato shkretėtira erėlėmashqe,
    pėrgatitin dyshemenė e re
    ku fshtari i pasur tani qesh
    nėn qiejt e pikturuar me murale.

    Pėr kėta Punėtorė bukuroshė
    Ndaj njė mbreti tė Babilonisė nėnshtruar
    Ah! Lėri pak, Venerė, Dashnorėt e tu
    Me zemra kurorash mbretėrore.

    Mbretėreshė e Barinjve!
    Dėrgoju punėtorėve raki,
    forca e tyre ėshtė ajo qė tė rikthen ty
    nė det, para notit tė mesditės.

    Perkthyer nga Elida Buēpapaj
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arthur Rimbaud: Poeti rebel...

    Gjyqi i Vetvetes



    Ē’jemi ne?
    Viktima tė njėri-tjetrit.
    Ē’jemi ne?
    Nxėnės tė ideve absurde.
    Ē’jemi ne?
    Vegime tė turbullta nė pellg.
    Ē’jemi ne?
    Fėmijė me arsyetime tė mbrapshta.
    Ē’jemi ne?
    Pranga tė mbetura jetime.
    Ē’jemi ne?
    Kometa tė rritura nė vazo.
    Ē’jemi ne?
    Polumbarė qė zhytemi nė tokė.
    Ē’jemi ne?
    Ēelsa mė tė mėdhenj se dyert.
    Ē’jemi ne?
    Forma tė gjalla tė vdekjes.
    Ē’jemi ne?
    Vullkane tė shuar instiktesh.
    Ē’jemi ne?
    Insekte qė koleksionojnė shkencėtarė.
    Ē’jemi ne?
    Palaēo tė shfaqjeve ku qeshim e gajasemi vetė.
    Ē’jemi ne?
    Pula tė mallėngjyera nga veza.
    Ē’jemi ne?
    Asketė tė ėndėrrave tona.
    Ē’jemi ne?
    Testamente tė lėnė pa trashėgimtarė.
    Ē’jemi ne?
    Plumba me objektiv kokėn.
    Ē’jemi ne?
    Muskuj qė urdhėrohen nga pesha qė mbajnė.
    Ē’jemi ne?
    Gjak i pėrgatitur nė laborator.
    Ē’jemi ne?
    Lepuj qė adhurojnė qentė.
    Ē’jemi ne?
    Proteza tė ngulura e tė mbetura mbi bukė.
    Ē’jemi ne?
    Ujė i papėrfillshėm nga devetė.
    Ē’jemi ne?
    Aktorė tė dėshtuar tragjikė.
    Ē’jemi ne?
    Lapsuse memecėsh.
    Ē’jemi ne?
    Herkulė qė vetėvaren se nuk i kundėrshton njeri.
    Ē’jemi ne?
    Peshkatarė qė i hedhin grepin vetes.
    Ē’jemi ne?
    Robėr qė luten pėr tė mos u liruar.
    Ē’jemi ne?
    Ne jemi ata qė bėjnė pyetjen:
    E ē‘jemi ne?
    Ne jemi:
    Ura midis dy humnerave.
    Ne jemi:
    Dashuria midis dy epsheve.
    Ne jemi:
    Flakadanė zjarresh qė trembin egėrsirat.
    Ne jemi:
    Kėshtjellarė tė rrethuar nga padrejtėsia.
    Ne jemi:
    Lamtumira e fundit e majmunit.
    Ne jemi:
    Optimizmi i diellit nė agim.
    Ne jemi:
    Kėnaqėsi e dhimbjes nė lindje.
    Ne jemi:
    Orteqe tė shndėrruar nė barrikada.
    Ne jemi:
    Shkallare qė tė ēojnė te perėnditė.
    Ne jemi:
    Karvane qė vdesin nga etja pėr tė vėrtetėn.
    Ne jemi:
    Ata qė i bindėn oqeanet tė heqin dorė.
    Ne jemi:
    Ata qė nga pema prodhuam letrėn, ku u vizatua rrėnja.
    Ne jemi:
    Ata qė trupin prenė pėr ta shėruar.
    Ne jemi:
    Ata qė shpikėn pasqyrėn pėr tė parė tė metat.
    Ne jemi:
    Ata qė jetėn e shndėrruan nė qėllim.
    Ne jemi:
    Ata qė me ide e mbushėn zbrazėtirėn.
    Ne jemi:
    Ata pa tė cilėt toka do tė ish anonime.
    Ne jemi:
    Bij tė etėrve tanė dhe etėr tė bijve tanė.
    Ne jemi:
    Njerėz, njerėz dhe ky fakt zhduk ēdo dyshim.

  14. 2 antarėt mė poshtė falenderuan delira pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (20-10-2018),shigjeta (03-08-2014)

Tema tė Ngjashme

  1. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  2. Me Sir Arthur Evans zuri fill ilirologjia
    Nga GL_Branch nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 07:46
  3. Arthur Rimbaud: Poeti rebel...
    Nga HERA nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-07-2002, 13:49

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •