Pema e jetės
Me pemėn e jetės
Pėrfytur nė mundim natyra,
mes dėshirės pėr ta parė
tė rritet e pėrpjekjes
pėr tia pakėsuar vrullin,
Me kore tė fortė mbuluar,
me degėt krenare ngritur,
Nė kėtė pėrleshje me natyrėn
E dėshirėn pėr ti dalė
Vetes Zot,
Stolive tė vdekjes qė sot
nga qielli zbritėn e me
krisje bisqesh u pritėn,
iu pėrgjigj pema
me forcėn e moshės sė re
qė nga brenda gufon,
Rrėnjėve thellė tė ngulura,
ndihmė i kėrkoi,
Mbuluar me gjethet e freskėta,
aromėn e blirit me vete,
e ėmbėl si vetė pranvera,
tėrheqėse ndaj dhunės sė gjėmshme,
E Zoti vetėm do tmundej ta mbronte
Po a din Ai se pema gjallon
A e ka parė sesi nė kėtė
Fushė pafund ajo rrėnjėt
Thellė ka futur
E jetėn dėshiron?
Do tduheshin dy sy
Dashamirė qė shqetėsimin
Tia vinin re sot,
tia zhduknin ato rrufe
faqes sė qiellit,
tia zbraznin pa u ndjerė retė,
T'ia ruanin brishtėsinė
prej vogėlusheje qė jetėn
akoma nuk ka parė,
Tė rritej pema
Frytet ti shihte tek binin pėrtokė,
ajrin me frymė ta ngopte
e jetė tė reja tė sillte nė botė.
Do ti plakej atėherė trungu,
lėvorja e trashė
prej trupit do ti zhvishej ngadalė,
gjethet jo mė tė gjelbra,
do tharronin tė dilnin,
vende-vende tullace koka e saj,
Prej rrufeve mė frikė
sdo tė kishte,
madje trime ndoshta do tbėhej
sa mbi tė njomat bimė
poshtė vetes, xheloze
rolin e nėnės zemėrdhimbsur tė merrte,
Nė vdekje stolisur do tshkonte,
me aromėn e munguar tė plakjes,
me merakun e natyrės mbartur
se njė tjetėr shpirt do ti largohej,
Harruar sot kjo dhimbje e ardhme
natyra pemėn pėrfytur mundon.
Krijoni Kontakt