Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ca poezi prej albasoulit

    nuk desha ti lija pas keto te forumi qe u mbyll se i kam cik me kimet meqense jane te vetmet ne shqip qe kam shkruar qe disi me pelqejne dhe mua vete. obobo! yes! e thashe. me falni qe po fus dhe ate te periodave po ajo me pelqen me shume Dy poezite e para, "Me Shqiperine" dhe "Doja te te Tregoja Dicka" jane shkruar drejt e ne shqip ne fakt. Te tjerat jane te perkthyera :-|



    Caste Qenieje

    Thjeshtesia e gjerave te perulura ne vetmine e tyre
    me jep shprese se dita e kaluar ne vetmi
    eshte dite e kaluar permjet qenies sime.

    Ne depertimin e saj ndjej djegien
    e diellit, degjoj ankesat e eres
    dhe kur shiu gurgullon si lume brenda meje
    duke me qullur zemren
    une e di se ēasti s’ka kufi.

    Atehere une dhe dita lidhim syte
    e njera-tjetres e hapim krahet
    ndaj zhurmes se heshtur.



    Te Dhjefsha Moj Periode

    Te dhjefsha moj periode
    qe vjen e s’me leshon
    per pese dite me radhe
    cdo muaj me kafshon

    qe poshte barkut t’shkrete
    e gjer te goje e dyte,
    te dhjefsha moj periode,
    gjak i ngecur ne fyt.

    Dit’n e pare e bab’zitur
    s’ke faj, eshte zakon,
    po diten e fundit
    ca dreqin kerkon?

    Terbim i shkalluar
    si ne filma horrori
    kur vrasin te keqin
    dhe e lene ke oborri

    por meqe i keqi
    asnjere s’vdes kollaj
    ti vjen prape si ai
    e me can, me percan

    per nje here te fundit
    e pastaj zhdukesh krejt
    sikur s’ishe ktu kurre,
    sikur jete gje s’u tret.



    Puna e Ngjyrave

    Puna e ngjyrave,
    tha piktori, eshte se ato puthin
    njera-tjetren ne ate menyre
    qe ti s'dallon dot
    se ku mbaron hapesira negative
    e ku fillon pozitivja.
    Per shembull, vazhdoi ai,
    po te veshtrosh kete hapesire
    te zeze boje, ti mendon, le t’themi,
    per nje shpelle, dhe nese e zeza
    puth te bardhen,
    ti mendon se nje shkume dallgesh
    shpelan gojen e shpelles
    dhe kur ti leviz syte
    nga e bardha ne te zeze
    ti sheh shpellen si tynel
    prej nga uji shperthen
    e leshohet mbi shkembinj
    goditur prej diellit
    e te duket sikur sheh
    nje barkez plot me njerez
    qe lekundet mbi nje dallge te marre,
    gati sa s’po e gelltit ujevara,
    por pastaj ti afrohesh me afer e sheh
    se kjo eshte vetem nje shtrese boje…iluzion,
    joshja e padukshme prej dores se piktorit

    e thua, aha,
    ja c’dashka te m’tregoje maestroja,
    dhe largohesh prej studios
    por je akoma ne shpelle.



    Gra te Vogla

    Jane kaq te vogla, pese pellembe
    mbi toke. Kane filluar te ndjejne ama,
    dine c’eshte nxehtesia ne trup,
    dine te thurrin sekrete.

    Po kthehen vete ne nje sekret tani.
    Ne nje shtepi ku te m’dhenjte kane ikur
    ne pune dhe gjyshja ka rene te flere,
    ato futen mceftazi ne dhomen e gjumit

    dhe zhveshin fustanet.
    Njera ka sjelle kutine e xhevahireve
    te s’emes. Tjetra zgjedh zinxhiret,
    pastaj, qe te dyja, i shtrijne me kujdes

    pergjate seksit te tyre, mbi buzet
    e hapura dhe terheqin lart e poshte
    t'provojne ethe prej metalit t'ftohte
    si gjarper rreshkitur mbi to.

    Cka dehen te madhen me shume
    eshte perfytyrimi i mamase se shoqes
    me kto zinxhire stolisur -- era e seksit t'saj
    verdalle qafes se nje femre te rritur.



    Me Shqiperine

    S’te ve dot faj e dashur,
    te ka mbetur qe te endesh rrugeve
    lakuriq me gjinj te tkurrur
    nga njeqind duar te huaja qe ti masin e ti ndukin
    duke dashur te te shkulin memesine
    prej atyre thithkave ku dikur dehej vete jeta.

    Nuk te ve faj e dashur,
    vec nje robe mendafshi fjalesh
    perpiqem te ta hedh kraheve
    por ti nuk e pranon, perkundrazi
    me del perpara e me lakuriqesine tende
    me akuzon dhe me thua:

    Fjalet nuk me ngrohin me,
    as nuk me mbulojne,
    por me zhdukin krejt
    dhe askush s’me shikon.
    Prandaj merri fjalet, goce,
    e qendis pelerina te tjera,
    hidhja nje botes, yjeve,
    planeteve te fshehura.
    Pastaj kthehu prape
    e me kerko ne rruge
    e nese me gjen serisht ketu
    te zhveshur si kte dite,
    te pakten do vesh re
    si tkurren perendite
    kur foshnja qe une vete kam pjelle
    stolis pjellat e tyre. Goce,
    atehere do te me mbushen gjinjte,
    atehere do t’me vije qumshti
    e do belbezojne perendite,
    vete do kerkojne te pijne.

    Por nese s'me sheh
    ne rruge, mos ndalo.
    Vajze e dashur,
    une jam ti.




    Gjashte Skena te Parendesishme

    i
    Dorezat e gjyshes u gjeten
    sot ne dollapin e saj te vjeter.
    Ajo s’eshte me, s’eshte me
    por ka lene duart e saj rinore
    brenda ktyre doreza martese
    me tantelle te bardhe.

    ii
    Mbi tapetin blu te dhomes
    corapja e bardhe e nje foshnje
    ngjan si nje miush i bardhe
    arratisur prej laboratorit te kimise.
    Mund ti kete syte e kuq po levizi.

    iii
    Rreze te arta ne mur,
    permes dritares,
    permes degesh dimri
    reflektohen ne levizje.
    Muri po leviz.

    iv
    Ne banjen e McDonaldit
    nje njolle e verdhe
    ne kapakun e nevojtores
    dhe pikla kafe te thara sinjalizojne
    qe njerezit jane thjesht njerez.

    v
    Duke dale nga makina
    ne parkingun e farmacise
    gati sa s’shkel ne te vjellen e dikujt--
    Te jete e nje femije? E nje shtatezaneje?
    Paskan ngrene Kornflakes per darke.

    vi
    Ne dyqanin e luleve
    nje trembedhjete vjecare
    perkedhel petalet
    e nje mos-me-prekses.
    Shitesi, ne te dyzetat,
    veshtron me adhurim,
    me zili nderkohe qe petale
    bien si gure brenda tij.



    Na Provo Kete!

    Rruges per ne shtepi
    prej kinemase, Cicinka,
    i dashuri i saj e te tjere, vrapojne
    nen nje shi te dendur gushti.

    Shiu bie i ftohte
    permes fustanit te saj
    te shkurter pa menge.
    Te tere dridhen.

    Ohu, kujt i plas,
    mendon ajo,
    asnje s’do e marre vesh
    me gjithe kte shi,
    dhe e leshon.

    Nen shiun e ftohte te gushtit
    Cicinka ndjen ngrohtesine e lagesht
    tek shperndahet rrjedhshem prej shaleve
    te saj e deri poshte te thembrat.

    Rruget e nate-maskuara
    zgerdhihen heshtur bashke me te.
    Asnje s'e ka idene se c’ndodhi,
    as i dashuri i Cicinkes,
    i cili, duke vrapuar mbas saj,
    e ze per bythes se lagur
    dhe e puth shtrengushem.




    Doja te te Tregoja Dicka

    Sot mu kujtua femijeria,
    menyra se si farat
    e trendafilit te eger te djegin
    e te kruhen po te preken mishin,
    ndaj keputa nje syth
    dhe e cava para kohe
    si dikur te bacja e Janit
    kur une e ti kepusnim gonxhe
    e ti shkulje petalet
    te m'tregoje farat
    e me thoshe perralla
    qe vetem ti dije
    dhe kur une symbyllur
    humbisja n'pershkrime
    doren tende fshehurazi
    sillje mbrapa qafes
    e me hidhje farat
    brenda bluzes sime
    dhe me ndizje trupin
    ne mijra shperthime.



    Gjithe te mirat,
    Ani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ani : 12-05-2002 mė 02:19

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Kenaqesi

    Kenaqesi e perndritue te lexosh vargjet qe krijohen nga mendja juaj teper fertile ne kombinacion me nje degezim te magjishem sensual.Kenaqesi e vertete.Me kenaqesi lexohen vargjet zonjusha Ani(gj).

  3. #3

    Ani moj ...

    Betohem te isha moderator do e nderroja titullimin e postit tend ne "Ani lakuriq".
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    per ju

    Tori, grazie shume! Kenaqem qe ti kenaqesh.
    Kol more, sic ja fillojne lulka me qyfon ne shkrimet e tyre nganjehere, "kam kohe qe" ta kam hequr vizen!! :PP hahah. betohem so po ta beje dicka te tille do te te beja jeten mu ne jete! hajt shnet,

    Ani

  5. #5
    E kam ne kuptimin qe ato jane copeza te tuat moj mbope e embel.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ani.

    me vjen keq qe ke perdorur nje copez ironie qe une s'eshte se e konsiderj te tile,or nje i trete mund ta kuptoje.
    Une mendova kur lexova poezite e tua se ishin me te vertet te bukura ,teper me stil dhe te intrigonin(mua personalisht),t'i dergoje ne nje tjeter dimension.Nuk e di a ke degjuar per poezine performative?Por nese ti mendon qe nje dite t'i botosh keto poezi me te tjera sigurisht,une do te kisha shume deshire te kontriboja me mundesite e mia kreative.P.sh.,ne librin me poezi te jene te prezantuara perkrah cdo pjese edhe nga nje imazh viziv,ky,vizatim apo fotografi,por gjithnje brenda kontekstit te poezise se zgjedhur nga ty.Nje rol shume i mire por qe duhej nje pune serioze e,teper e konsiderueshme nga te dyja palet.Apo jo?
    Por duke shikuar qe ti je ne kontinent tjeter(Amerike),e ne ndodhem ne nje tjeter kontinent(Europe) me duket pak e veshtire...por sidoqofte valuti la mia proposta e mandami un messaggio ....
    -------------------------

    alban.people@arte.it

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    Tori,

    nuk kishte ironi, thjesht isha gezuar qe ty te pelqyen poezite. Do te te shkruaj ne email me mire.

    Ani

  8. #8
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    kte rradhe po ja them vetes se s'po me pelqen asgje qe po shkruaj. blah, blah, blah. dhe meqe lexoj shume poezi online (shumica anglisht) pa numuruar ato ne shtyp nganjehere me behet blah, blah, blah dhe ketu ne stomak. prandaj...


    E Urrej Poezine Tende.

    Poezine tende e urrej. Nuk ngre gje ujra
    as qimkat e vogla ne shpinen time.
    Ti flet per malet por s’po thua
    ndonje gje te re, akoma me duken blu
    ne horizont, akoma mendoj se jane te ftohte
    e te veshtire per ti ngjitur.

    Ti kujton se yjet te stolisin poezite e dashurise.
    Kujton se pak damar prerje te ngjyros
    nje te erret. Gabim. Kjo eshte thene njeqind here.

    Thuame si nganjehere naten
    do qe te ngrihesh e te vrasesh ndonje
    ne rruge vetem nga kurioziteti,
    vetem per te pare si do t’te kapin.

    Thuame si naten qe shkoi, ti pe henen
    ne raftin prane krevatit tek u shpela
    ne shishken tende te parfumit.

    Keto pra me thuaj.



    ne anglisht:

    I Hate Your Poetry

    I hate your poetry. It raises no waters.
    Or the little hairs on my spine.
    You mention mountains but
    you’re not defining anything new,
    I still see them blue from the distance
    and still think they’re cold and tough to climb.

    You think stars make your love poem.
    You think some wrist slitting colors
    you a dark one. Wrong. That’s overdone.

    Tell me how sometimes at night
    you want to get up and kill someone
    on the street just out of curiosity,
    just to see how you’ll get caught.

    Tell me how last night you saw the moon
    on the shelf next to your bed
    bathing in your bottle of perfume.

    Tell me these instead.



    Ani e velur!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ...thjesht.

    une po them ate qe tha ai dhe ai tjetri ...por me nje miau ne mes.

    po kenaqem se po kenaqeni...hajt pra te kenaqemi.
    miauuuuuuuuuu!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ani.

    Te "ndjek",me poezine tende qe aq e simpatizuar prej meje,besoj se do te ngrihet nje piedestal enigmatik rrjesht e per dy....perqafime nga nje ambjent teper koloristik.



    AP.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 10:30
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Forumi social botėror nė krizė
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 11:07
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •