Turistet, qe do te vijne ne Shqiperi gjate sezonit te veres, per periudhen 15 maj-15 tetor nuk do te paguajne taksen e hyrjes dhe te vizes. Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Privatizimit rishqyrtoi serish dje projektligjin e paraqitur nga qeveria per heqjen e takses se hyrjes dhe te vizes per te gjithe turistet, qe do te vijne ne Shqiperi per periudhen turistike. Kryetari i komisionit, Ylli Bufi, sqaroi se kjo nisme merret me qellim nxitjen e zhvillimit te turizmit. Sipas Bufit, heqja e kesaj takse nuk do te krijoje efekte negative ne buxhet, pasi efektet e saj jane marre ne konsiderate nga qeveria. "Heqja e kesaj takse, e cila ndihmon zhvillimin e turizmit ne permasa te reja, do te sjelle te ardhura suplementare ne buxhet", tha Bufi. Projektligji per heqjen e takses se hyrjes iu rikthye per shqyrtim nga Kuvendi, Komisionit te Ekonomise, pasi deputetet e opozites kerkuan qe kjo takse te hiqej per te gjithe vitin. Por qeveria sqaroi se per kete vit, eshte e planifikuar heqja vetem per 6 muaj dhe vitin e ardhshem ajo mund te rishikohet.