E Merkure, 21 Janar 2004


EDHE NJEHERE PER GJUHEN SHQIPE

Nga Alfred Papuciu

Miku im i mire, erudit dhe njohes i historise shqipe, Gjergji, me dergonte para dy ditesh, nga Nju Xhersi i Amerikes, pasi kishte lexuar shkrimin tim botuar tek ? Koha Jone ? mbi ? Arbanasit ? ne brigjet e Dalmacise, nje mesazh ne e-mailin tim : ? Gaius PLinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s), natyralist romak i famshem qe botoi ne vitin 77 e.s. serine madheshtore prej 37 vellimesh per historine natyrore te titulluar ? Naturalis Historia ?. Ne vellimin VII, ai shkruan : ? Iliret (arberit) kane krijuar te parin alfabet dhe romaket shkrimin e tyre e moren nga iliret ?.

Te them te drejten, kjo sentence e nje njeriu te madh si Plini Plaku dhe leximi ne te njejten kohe ne shtypin evropian e nje shkrimi per gjuhet indo-evropiane, me shtyu te shkruaj edhe njehere, sa m'a lejon vendi ne gazete, per gjuhen tone shqipe. Natyrisht, ne formimin tim, megjithese kam rreth 40 vjet qe merrem me gjuhen shqipe, nuk pretendoj se dij gjithcka per te. Cdo dite mesoj dicka te re qe pasurohet edhe nga botimi i fjaloreve te domosdoshem dy gjuhesh apo si ai se fundi i profesorit Edmond Tupja dhe bashkeautoreve te tjere te nderuar. As nuk pretendoj te vihem njesh me ta si dhe me gjuhetaret tane, profesoret e shquar Eqerem Cabej, Mahir Domi (ish fqinji yne i urte dhe erudit), Shaban Demiraj e shume te tjere. As me albanologet qe sa vjen e shtohen dhe deshmojne per lashtesine e gjuhes shqipe. Nuk dua t'i kundervihem as nje studimi te diskutueshem qe i shkojne per hosh metodat e bilogjeve te evolucionit, sipas te cileve gjuha nene e 144 gjuheve indo-evropiane flitej ne Atatoli (teresia e Turqise aziatike), para 8 mije vitesh. Kam respekt te vecante per popullin dhe kombin turk qe ka pritur ne gjirin e tij dhjetra mijra shqiptare, sidomos pas barbarise serbe, ashtu sic kam respekt edhe per te gjithe kombet fqinje te Shqiperise qe kane pritur ne token e tyre qysh ne kohen e Skenderbeut e me vone, shqiptare, ? arbershe ?, ? arvanitas ?, ? arbanase ? qe u larguan nga toka amtare e lashte per nje jete me te mire si rezultat i pushtimeve te huaja.

Teoria sipas se ciles shumica e gjuheve te Evropes dhe te nen-kontinentit indian ridhnin nga nje gjuhe meme, u hodh se pari nga Ser Uiliam Xhons, funksionar britanik, i cili konstatoi ne 1786 ngjashmeri midis gjuheve te tilla si greqishtja, sanskrishtja dhe gjuhet selte. Megjithate, nese dihet se iliret kane krijuar te parin alfabet, nuk dihet se ku u fol kjo ? gjuhe meme ?, gje qe eshte akoma objekt i debateve te ashpra midis eksperteve linguiste me ze ne bote. Nje sutim i ri pohon se rrenja e perbashket e 144 gjuheve te quajtura indoevropiane, qe perfshijne anglishten dhe te gjitha gjuhet gjermanike, sllave dhe latine (perfshire dhe shqipen), eshte efektivisht shume e vjeter. Ne revisten ? Nejcer ? (Nature), biologu i specializuar per evolucionin, Russell Gray dhe Quentin Atkinson, i Uiversitetit te Oklandit, ne Zelanden e Re, bashkojne metoda te llogaritjes te perdorura ne biologjine e evolucionit dhe nje teknike tashme te njohur per caktimin e datave te daljes se gjuheve : ? glotokronologjine ?. Sipas rezultateve te tyre, ? proto-indo-evropiania ? (PIE), flitej para 8 mije vitesh, tek popujt bujq te neolitikut ne Anatoli. ? Kjo eshte shume e bukur per te qene e vertete ?, pohon Margalit Finkelberg, specialist i gjuheve te vjetra te Universitetit te Tel Avivit, qe gjithmone ka mbrojtur ate qe quhet ? hipoteza anatoliane ?. Por gjuhetaret te tjere priren nga nje teori tjeter qe i meshon kultures ? kurgane ? ( nga emri i sukave te tyre ne varre ; ky civilizim i quajtur i Serednij-Stog e ka zanafillen tek zbutja e kuajve, ne jug te Rusise, para 6 mije vitesh. Specialisti i Universitetit te Karolines ne SHBA, Kreg Melsher thekson : ? nuk mund t'i pranoj keto rezultate ?. Dhe shton se keto deduksione ? pohojne edhe njehere mungesen e sigurise te cdo modeli glotokronologjik, megjithe permiresimet qe duan t'i bejne atij ?. Ky model bazohet ne perqindjen e fjaleve te ngjashem, qe kane rrenje te perbashketa per te percaktuar se kur ka filluar diferencimi i gjuheveGjuhetari Don Rinzh i Universitetit te Pensilvanise, nenvizon se studimi i biologeve te evolucionit bazohet mbit e dhenat e Isidor Dienit qe ripershkruan ndryshimet gramatikore apo te konstruktit te fjaleve. Ai shton : ? keto jane te dhenat me pak te sigurta per te ndertuar nje peme gjuhesore ?. Debati vazhdon ne kete drejtim. Por nje gje eshte e qarte dhe e padiskutueshme. Gjuha shqipe eshte nje nga 9 gjuhet indoevropiane me te vjetra dhe qe nuk e ka prejardhjen nga ndonje gjuhe tjeter, por ka mbetur e paprekur, megjithese Shqiperia ka qene e pushtuar nga shume te huaj gjate shekujsh. Nuk bej ndonje zbulim kur theksoj se emri ? shqip ? eshte gjetur ne shenime qysh ne kohen e Ptolemeut. Qe shqipja eshte nje gjuhe e vecante dhe e lashte indo-evropiane kjo eshte deshmuar nga gjuhetari gjerman Frans Bopp ne 1854. Me pas edhe gjuhetari tjeter gjerman Gustav Majer ne 1880 dhe 1890 e pohon nje gje te ngjashme, me bashkeatdhetarin e tij. Me tej ne kete rruge ecen dhe gjuhetare te tjere si danezi Holger Petersen dhe austriaku Noerbert Jokl. Dihet boterisht se gjuhet me te vjetra, si ? dacian ?, ose Daco-Mysian, dhe Ilirishtja jane cilesuar si gjuhet me te vjetra. Arvanitasi Aristidh Kola ne librin e tij per popullin Pellazg qe eshte paraardhes i ilireve thekson se ? gjuha arvanitase eshte gjuha e perendive ?, eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike

Mund te vazhdonim me deshmi te tjera te historise se gjuhesise qe deshmojne per lashtesine e gjuhes sone amtare. Vetem se une desha te theksoj ate qe kane dashur dhe duan gjuhetaret dhe bashkeatdhetaret tane kudo qe ndodhen, ne Shqiperi, ne Kosove, Maqedoni, Greqi, Itali, Amerike e gjetiu. Ta mbajme te paster dhe ta kultivojme gjuhen tone te lashte tek brezat tane te ardhshem. Ate gjuhe qe flitet prej shekujsh nga arbereshet, nga arbanasit, nga arvanitet, dhe nga gjithe shqiptaret. Ta ruajme ate nga fjalet e huaja sic jane perpjekur te bejne Rilindasit tane. Nuk mund te harroj letren e fundit te perkthyesit te perkryer te gjuhes sone dhe asaj frenge, Vedat Kokones, i cili duke me dhene me utograf librin e tij ? Therrime me mjalte ? me shprehte keqardhjen se nje pjese e shqiptareve nuk i japin rendesi gjuhes shqipe dhe perdorin huazime te huaja. Nuk duhet te harrojme se arvanitasit, arbereshet, arbanasit, etj., megjithese jane larguar prej sheujsh e vitesh nga toka meme e ruajne si te shenjte gjuhen shqipe. Problemi i gjuhes sone amtare, si edhe ai i perkatesise si shqiptar, sidomos per diasporen eshte nje problem aktual. Fale dashamiresise se autoriteteve te vendeve ku jane vendosur bashkekombasit tane, mesohet edhe gjuha shqipe, krahas asaj franceze, angleze, gjermane, spanjolle etj. Ne Zvicer, ku une jetoj, fale mirekuptimit te autoriteteve zvicerane, femijet shqiptare mund te ndjekin disa here ne jave pervec shkolles ne gjuhen frenge, gjermane, apo italiane edhe gjuhen shqipe. Ata gjejne libra shqip ne Biblioteken e pasur Nderkulturore te Kryqit te Kuq te Gjeneves, krahas librave te gjuheve te qytetareve te tjere te rreth 180 vendeve qe banojne e punojne aty dhe ne organizatat nderkombetare. Ne bibliotekat e ciklit te ulet dhe te mesem te Departamentit te Arsimit, si dhe te Universitetit te Gjeneves, shqiptaret gjejne botime te shumllojshme ne shqip. Organizimi i pervitshem i Panairit te Librit ne Palekspo te Gjeneves, ne prill-maj, sherben per pasurimin e ketyre bibliotekave. Krahas pjesemarrjes ne te te shtepive botuese si ? Toena ?, ? Dituria ?, ? Cabej ? etj., ato dergojne rregullisht libra sipas kerkesave qe bejne bashkeatdhetaret tane. Te jesh shqiptar dhe te flasesh gjuhen tende apo ta lexosh ate kudo qe te jesh ne Amerike, Zvicer, Argjentine, Kanada, Greqi, Australi, Itali, France, Gjermani, Kosove, Maqedoni e gjetiu, eshte nje respekt per ate popull e gjuhe te lashte, duke menduar se nje dite, brezat e ardheshem do tèe kthehen ne token amtare. Kjo do te arrihet kur edhe vende te tjere, si Zvicra, me nje demokraci shembullore dhe nje mjedis te pershtatshem si Zvicra, te respektojne gjuhen, prejardhjen dhe kulturen e banoreve te huaj, perfshire dhe ata shqiptare. Prandaj edhe shqiptaret kane respekt per popullin e kulturuar zviceran dhe vendin e tyre qe paraardhesit tane e kane zbukuar para shume shekujsh. Si pararendes permendet nje grup i fisit ilir te Dardaneve qe jetonte ne lashtesi ne tokat e Kosoves se sotme. Ata zbriten ne rajonin e Gjeneves ne kohen e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, sic eshte njera qe quhet Dardanji. Gjithashtu dihet se Zivcra, para 130 vitesh ka qene enderra e Rilindasve per organizimin e shtetit te ardhshem shqiptar. Zvicra eshte bere per afro 200 mije shqiptare nga Kosova e viset, nga Maqedonia, Shqiperia, si atdhé i dyte, i nderuar, i dashur dhe shume i respektuar. Nje numer i madh studentesh dhe pasuniversitaresh vazhdojne studimet ne Zvicer. Gjithashtu, nxenes dhe familjet e tyre jetojne e mesojne ne token helvete. Ata gezojne te gjitha te drejtat e tyre, duke perfshire edhe dyshtetesine, fale mirekuptimit te autoriteteve zvicerane, por krahas kultivimit te gjuhes se tyre amtare, duhet qe te behen ndesh me ata qe nuk respektojne ligjet dhe mikpritjen zvicerane, qe behen pré e rruges se lehte te fitimit te te hollave dhe qe futen ne rrugen e mbrapshte te droges dhe kriminalitetit. Ata perbejne pakicen, por ne asnje cast nuk duhen lejuar te njollosin emrin e mire dhe respektin qe gezojne shumica e shqiptareve qe japin nje kontribut modest ne zhvillimin e Zvicres.







Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur