Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga nobelisti serb Ivo Andriq

    Marre nga gazeta Fjala, e djele/e hene 18/19 janar 2004




    Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga shkrimtari nobelist serb Ivo Andriq


    Lufta ballkanike dhe Shqipëria

    Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

    Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të madh.

    Formimi i Shqipërisë autonome

    Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëdrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.

    Bllokada e bregdetit të Malit të Zi

    Më 10 prill fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

    II NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË

    Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
    Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes - hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
    Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.

    III PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

    Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
    Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (.....). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin... Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”
    Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
    Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.”
    “Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”
    Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

    IV SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

    Pikëpamje e fuqive të mëdha

    Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)
    Pikëpamja jonë. - (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
    Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, një farë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.
    Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
    Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, - thuhet në memorandumin tonë. – Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishte pranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike.”
    Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”
    “Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokat më të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës. Prandaj, shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe po aq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.

    Pikëpamja italiane.
    (Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)

    Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
    Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
    Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotë me prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.

    Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë

    Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Rijekës Italisë, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”
    Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.

    Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes

    Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa ingjerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, Delegacini ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.

    Pikëpamja e të ndjerit Pashiq
    Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.”
    “Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”
    “Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian.”

    V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËSDHE TËRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

    Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
    Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.
    Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
    Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria.
    Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamenare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.

    V SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

    Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special pë ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
    Para Konferencës së Amasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Dri.
    Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqëshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

    Republika e Mirditës

    Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes së Kombeve.

    VII PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

    Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
    Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

    VIII PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

    I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.
    Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes.
    Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.
    Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.

    IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQËSISË I 25 MARSIT 1937

    Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthtortë pavarësinë e shtetit shqiptar.
    Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
    Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t’u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.

    X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

    Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar

    Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë është nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkomëtar, bregdeti shqitpar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.
    “Ballkani popujve ballkanikë”

    Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dallmaci dhe në Shqipëri.
    Në aplikimin e këtij parimi ne kemi parë gjthmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanik, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.

    Ekspansioni i Italisë

    A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet të jashtme.
    Një precedent i rrezikshëm

    Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.

    Ndarja e Shqipërisë

    Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.
    Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.

    Kompensimet tona

    Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.
    Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.
    Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.
    Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
    Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
    Beograd, më 30 janar 1939

    (Marrë nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/ Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Botoi DUKAGJINI, Pejë, 2003)


    Shënim i redaksisë:
    Ky elaborat iu dërgua për botim LSHA-së dorazi nga Prishtina prej dy shkrimtarësh voxistë. Ndërmjetësi ka qenë poeti Xhevahir Spahiu, i cili e kreu ndershmërisht detyrën e ngarkuar, anipse LSHA nuk e botoi kurrë projektin e zi të shkrimtarit nobelist serb, Ivo Andriq. Botohet për herë të parë në Shqipëri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Armiku yne pra e do nje "Shqiperi te dobet e te parregullt".

    Fukaralleku ne Shkoder e ne pergjithsi ne Veri eshte nje rezerv e mire per armikun shekullor qe pret castin e duhur.

    Prandaj ka rendesi kombetare lufta kunder fukarallekut.
    Prandaj duhen rrug e hekurudha, kopshte e shkolla e ndarje e drejte e resurseve qe te ken mundesi te gjithe te begatohen.

    Ne nje popull me mireqenie eshte zor te gjesh agjente.. dhe e kunderta..

    Hivzi Islami, studiuesi i shquar Kosovar bashk me shoke kan bere mire qe kan germuar arkivat Jugosllave..

    Thx Dita..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Student bluja.. verifikoje kte cka ke shkruar se nuk me duket e sakte..
    Nuk besoj te ket qen mehmet Shehu ne Prishtin ne kte Kohe dhe nuk besoj te jen fjalet e tij ato..

    elez Biberaj ka vite qe flet bijhude..

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ne nje shkrim te tijin ne La Repubblica, mbi sindromat e vjetra qe u rishfaqen ne Ballkan [lexo-krimet serbe ndaj shqiptareve ne Kosove], Ismail Kadare eshte shprehur se, per te kuptuar se ne ckalle kishte arritur semundja anti-shqiptare, majfton te permendet se dhe nje prej shkrimatareve me fame boterore si Ivo Andric kishte perbaltur ndergjegjen e tij duke shkruar nje "Draft on Albania" ne te cilin shkruhet e zeza mbi te bardhe se ndarja (zhdukja) e Shqiperise nga harta e Ballkanit eshte nje e keqe e domosdoshme.

    Kete draft e ka permendur dhe Robert Elsie ne botimin e tij mbi "Gathering clouds. The roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadare eshte njohur me kte ane te Andricit pikerisht nga dokumentet qe kane germuar e botuar historianet e Prishtines ktu e 20 vjet me pare.

    Andrici ka punuar si nepunes ne qeverine jugosllave te Para Titos dhe bile me vone.
    Ai vet eshte kroat por shovinist ndaj Shqiptareve.

    Ai propozonte largimin me dhune te Fiseve Shqiptare rreth liqenit te Shkodres dhe sugjeronte qe kjo te behet me dhune dhe te paraqitet ky genocid me marifet se gjoja do bejme punime bonifikuese per te zhdukur mocalet e per te rregulluar sisteme vaditse..per te "miren e Popullit".. etj..
    Edhe Stalini ka bere keshtu me shum popuj te perandorise Ruse..

    Edhe Ver Miz Kapo Shehu i ka praktikuar shpernguljet..
    Psh lagjen Tirana e Re ne Tirane .. krijuar ne vitet Zogiste me vila e parqe e me planimetri per tu pas Zili e me banor te zgjedhur nga pikpamja kulturore (sepse aty ndertuan Vilat Avokater e Doktora e profesora qe u shkolluan ne Koh te Zogut e erdhen e punuan ne Atdhe) ata e ben nje "Kremlin" per vehte dhe per sorrollopin e tyre duke i futur nga nje hu mullaqeve te zoterve te vilave e duke sjelle aty Cobenet e tyre besnike fanatike e sahanlepirsa..
    Prandaj Aty ne Lagjen Bllok fiton gjithmon "terbaci" ..

    Historia eshte interesante..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Sa për skjarim .
    Dihet se Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha mbas luftës së dytë botërore ,kanë qenë nominuar si delegat të Kosovës në një mbleje apo kongres ( nuk e dij tamam ) komuniste në beligrad.
    Por dihet edhe ajo se Mehmet Shehu kur edhe nuk ka marë pjesë në atë mbledhje ,për shkaqet të cilat asnjëherë nuk janë bërë të ditura .E ky rast ndoshta edhe përkon me vitin ( 1946 ) që ka dhënë StdentiBlu .

    Por për deklaratën që ka dhënë StuntiBlu ,se e ka thënë Mehmet Shehu në vitin 1946, unë kam burim tjetër që e tregon se këta fjalë janë të thëna në Tetor 1943 prej Fadil Hoxhës , e që ka pasë aluduar në Konferencën e Bujanit .


    Tetor l943 .Ne vazhdim te nje sulmi te rende kunder "Lidhjes se Dyte te Prizrenit" (mbajtur ne Prizren ne shtator l943) e botuar nga gazeta klandestine "LIRIA", Fadil Hoxha, komandant i shtabit te forcave nacionalçlirimtare dhe njesiteve partizane per Kosov e Metohi , lajmeron pergatitjet per nje konference (Lidhje) te popullit te Kosoves dhe Metohise"...e cila do te jete edhe me e randesishme se Lidhja (e Prizrenit) e vitit 1878..."

    Mledhja e Bujanit .
    31 Dhjetor l943
    7:00 . Takim ne kullen e Sali Manit (Bajraktari) Bujan (Shqiperi). Delegati Xhevdet Doda, i Brigades se Pare Sulmuese Kosovaro Maqedone, deklaron te hapur konferencen:-.......



    Poashtu Fadil Hoxha në mbledhjen e Këshillit Krahinor të Kosovës që u mbajt në Prizren në Korik të 1945-sës ,ka thënë sa më poshtë :-

    Në Prizren .
    8 korrik l945
    Ne seancen e hapjes se asamblese se Keshillit Krahinor NÇl. per Kosoven e Metohine, mbajtur ne Prizren (8-10 qershor) :-


    Deklarata e Fadil Hoxhes, kolonel i ushtrise jugosllave, thote:-

    "... Une mund t'ju raportoj faktin se, brenda ushtrise jugosllave ka sot 50.000 luftëtare nga Kosova e Metohia , ushtare te Titos, shumica e tyne shqiptare. Ushtria jone na garanton se populli jone do te jetoje i lire, se populli do te zgjidhe problemet e veta, dhe se ai do te gezoje fitoret e arrituna me sakrifica te medha..."

  7. #7
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Interesant eshte fakti se kreret partizane [lexo-komuniste] nuk u interesonte nje Kosove e bashkuar me Shqiperine, ku arsyeja e vetme qe me bie ndermend eshte thjesht, interesi per pushtet pas luftes dhe sigurimi i ketij pushteti ne ato kohe, nga i vetmi "aleat" Tito. Enver Hoxhes & Co. nuk u interesonte nje Shqiperi Etnike e Pavarur, pasi kjo do te binte ndesh me synimet e jugosllaveve, keshtu u dha shkelmin [lexo- urdheroi vrasje] patrioteve shqiptare si brenda Shqiperise,por dhe matane kufirit, qe luftonin per nje shtet mbare kombetare shqiptar.

    Mbi Lidhjen e Dyte te Prizrenit (shtator 1943) Gazeta e atehershmne Kombi shkruante se, “Patriotë të njohur Kosovarë muerën inisiativën për të mbledhur nji (Kongres të) Kosovës, Dibrës e të Strugës ku të çfaqej vullneti i përgjithshëm i banorëve të këtyne krahinave për bashkimin e përhershëm me Nanën Shqipni, dhe për sigurimin e këtyre krahinave prej çdo sulmi armik".

    Kurse Enveri ketyre aspiratave u kish dale kundra qe me Mukjen.
    Ky eshte patriotizmi i komunisteve shqiptare "pro-Kosoves e Shqiperise Etnike", te cilet kane mbushur vellime te tera me dengla ne 45 vjet komunizem ne Shqiperi, per t'u treguar kosovareve, por jo vetem atyre se gjoja Enveri e shoket e tij te nje ideali (mizor) luftuan per Shqiperine....

    Mbi Lidhjen e Dyte te Prizrenit mund te lexoni dhe ketu

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Historia eshte interesante ashtu sic mund te pritej se e kishin gatitur eksperte te instituteve famekeqe serbe.
    Ka dy gjera qe personalisht me bejne vecanerisht pershtypje brenda saj.

    Se pari kalimi i te interesuarve shqiptare per pushtet ne menyre te vazhdueshme mes paleve qe vendosnin per Shqiperine, njehere me Italine dhe njehere me Serbine qe mund te shpjegohet me pragmatizmin e politikes e mbase dhe te justifikohet me te. Por tregon se politika e sotshme shqiptare (me influenca (pervec atyre te rangjeve me te larta boterore) nga Italia, Greqia, Serbia e ndoshta edhe nga Austria ne te ardhmen, se tani do te vihen ne duart e tyre pjesa me e madhe e financave te shqiptareve) e ka pasur nje baze shume te mire qe ne themelet e shtetit shqiptar. Besoj se eshte dhe nja baze e mire reflektimi per ata qe do merren ne te ardhmen me politike e do te marrin persiper fatet e vendit dhe kombit tone, a duhet te vazhdojne te jene skllever te synimeve fqinje mbi Shqiperine, apo te vendosin te bejne politike te pavarur e te sigurojne nje shtet me pavaresi te plote e jo gjysmake.

    Se dyti fakti qe nje shkrimtar nobelist eshte autor i kesaj poshtersie. Vendimmarresit per dhenien e cmimit Nobel a thua te kene qene ne dijeni te dickaje te tille, apo ajo ka qene e fshehur paq brenda dokumentave te jetes se brendshme serbe. Do te isha kurioze te shihj/degjoja/lexoja per reagimin e tyre dhe te Akademise qe perfaqesojne kur te marrin ne dore nje kopje te perkthyer ne anglisht te ketij dokumenti. Kerkova pak ne internet tani per te pare se me cfare motivacioni akademia ia ka dhene cmimin Nobel. E gjeni si me poshte ne anglisht:

    "1961 Nobel Laureate in Literature

    for the epic force with which he has traced themes and depicted human destinies drawn from the history of his country.

    Background
    1892-1975
    Place of Birth: Travnik, Bosnia
    Residence: Yugoslavia "


    E pastaj akuzojne Kadarene se eshte nacionalist me shume se c'duhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 22-01-2004 më 11:20

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    E nderuara Dita !


    Për kohën kur është lauruar ky idiot sllav me çmimin Nobel ,mundet edhe që forumet botërore nuk kanë ditur për këtë elaborat të tij ,pasi ky ka qenur sekret shtetëror ( në mos top sekret ).

    Mandej mendimi im është se Shqiptarët nën ish-jugosllavi nuk kanë pasur se si të reagonin ndaj laurimit të tij ,kur ata nuk mernin pjesë në sitstem ( kuptohet përveç disa kukëllave injorantë e të pa arsimuar ) .
    Në Kosovë për këtë elaborat flitej tek tuk vetëm pas vitit 1974 ,kur ndryshoi kushtetuta e ish-jugosllavisë ,ku shqiptarët fituan diçka të drejta .

    Por unë bëj çudinë ,përse Shqipëria si shtet atë kohë nuk ka reaguar në laurimin e këtij mikrobi ( se udhëheqja e shtetit Shqiptar jam i bindur 100% se ka pasur dijeni të këtij elaborati ) dhe tjetra
    përse Stokholmi nuk ia tërhoqi ( muar prapë ) këtë çmim këtij pisi ,pasi është bërë publik elaborati i tij.

    P.S. ky idiot çmimin nobel e ka pasë marë nga një shkrim epik që titulloj '' Ura e Drinës '' ( është fjala për Urën Turke e nëdërtuar në qytetit Mostar mbi lumin Drinë në bosnjë e hercegovinë të atëhershme ,e sot është kufi mes kroacisë dhe bosnjes( pasi u nda tre pjesë bosnja ) . Pra nocion '' urë '' e ka pasë përdorur në kutpimin e lidhshmërisë dhe integrimit të popujve të asaj pjese ( figuartivsht ), por që në fakt ishte katastrofë për boshnjakët ,siç edhe tregoi lufta e fundit ,shkaku i familjeve të tyre të përziera .


    Një shkrim interesant ,ku tregon fare kjartë se kush janë komunistët e mbi të gjitha sërbët :-

    REZOLUTA E BUJANIT NJË VËSHTRIM HISTORIK

    Sami Repishti

    (Shënim. Ky vështrim historik i Rezolutes se Bujanit u botua anglisht dhe u shpernda në janar te vitit l986 nga grupi i "Rinise Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire" ne forme anonime, për të evituar kercenimet e sherbimeve sekrete jugosllave UDB. Sot, me rastin e 60-vjetorit, po e ribotojmë me pak ndryshime. Perkthimi shqip është i autorit)

    Nga 31 dhjetori l943 dhe deri me 2 janar 1944, perfaqesuesit e Levizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare per krahinen e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, ne perpjekjen e tyre për të legjitimuar luften kunder Italise fashiste dhe Gjermanise naziste, u mblodhen ne katundin Bujan (Bunjaj) te Malesise se Gjakoves, Shqiperi. Mbas diskutimeve qe zgjaten tri dite, u aprovua me unanimitet një REZOLUCION. Te 49 delegatet, shqiptare, serbe dhe malazezë perfaqesojnin organizatat baze te partise së tyre politike(komuniste), e njësite guerrile "partizane". (Paragrafi kryesor i Rezolutes gjendet ne fund te ketij veshtrimi)

    Qe nga demonstratat e pergjakshme te vitit l981, ne "KSA te Kosoves" (ku jetojne shumica e më shumë se dy milione shqiptareve ne Jugosllavi) demonstrata qe lane me qindra shqiptare te vdekur, një seri librash, broshurash dhe artikujsh te panumert kane perqendruar zjarrin e tyre në një perpjekje për të hedhur balte mbi Rezoluten e Bujanit, për të mohuar rëndësinë e saj te vertete, për të keqinterpretuar permbajtjen dhe kuptimin e saj, dhe për të akuzuar pjesemarresit ; shumë nga ata luftetare heroike kunder forcave fashiste naziste per qellime te errëta kundrejt Jugosllavise, per qendrime shoviniste antiserbe, dhe per qellime "reaksionare", ne kundershtim me vijen e premisave "socialistë" te shoqerise se re jugosllave qe po lindte! Nga botimet e fundit, dy kane terhequr vemendjen tone per sulmet e tyre kunder Rinise Shqiptare Kosovare, pikepamjeve tona dhe interpretimit tone te Rezolutes se Bujanit. Keto botime jane: "Spasoje G. Jakoviç. Sukovi na Kosovu" (Beograd,l984) dhe "Ilia Vukoviç. Autonomizam i Separatizam" (Beograd, l985). Ashtu siç është rasti me shumicen e shkrimeve ne Jugosllavi mbi problemin e Kosoves, te dy botimet nuk mbeshteten ne fakte, dhe si rrjedhim, mbeten një retorike ideologjike.

    * Cilet jane faktet per Rezoluten e Bujanit, e cila, tani nga serbet quhet "themeli i forteses se separatizmit"? Ketu po ashtu rreshtohen disa fakte kryesore ne forme kronologjike:

    * Dhjetor l942 . Dy udheheqes komuniste, Boro Vukmanoviç dhe Ramiz Sadiku, sugjerojne formimin e Keshillit Krahinor per Kosoven edhe Metohine, mbas njoftimit te marrë me radio per vendimet e Mbledhjes së Pare te AVNOJ (Bihac 27 Nëntor l942)

    *21 shtator l943 "...disa nga sugjerimet e mia, jane: te ndryshohet emri Metohi ne formen shqipe "Rrafshi i Dukagjinit", sepse ky është emri i perdorur nga banuesit e vendit, te cilet shikojne te "Metohia", një emer serb. Gjithashtu, eshte e nevojshme te theksojme se te gjithe udheheëqsit duhet te tregojne qarte se problemi i Kosoves dhe Metohise, mund te zgjidhet vetem nepermjet luftes se armatosur (kunder pushtuesit) dhe e një marreveshjeje të arritur ne mes keshillit nacionalçlirimtar te Kosmetit nga njera ane, dhe te keshillave nacionalçlirimtarë te Jugosllavise dhe Shqiperise nga ana tjeter..." firmosur Selimi (Milos Miliç, delegat i Komitetit Krahinor te Partisë Komuniste Jugosllave per Kosove e Metohi) (Theksi yne)

    *Shtator l943 Emri, Keshilli Krahinor Nacionalçlirimtar per Kosoven e Metohine, del ne skene per te paren here.

    *6 tetor l943 Pavle Joviceviç, sekretar i Komitetit Krahinor te Partise Komuniste Jugosllave per Kosove e Metohi, konfirmon ekzistencen e keshillit krahinor.

    *Tetor l943 Ne vazhdim të një sulmi te rënde kunder "Lidhjes se Dyte te Prizrenit" (mbajtur ne Prizren ne shtator l943) e botuar nga gazeta klandestine "LIRIA", Fadil Hoxha, komandant i shtabit te forcave nacionalçlirimtare dhe njesiteve partizane per KM. lajmeron pergatitjet per një konference (Lidhje) te popullit te Kosoves dhe Metohise"...e cila do te jete edhe më e randesishme se Lidhja (e Prizrenit) e vitit 1878..."(Theksi ynë)

    *3 Nëntor l943 Ne malet e Sharrit, një konference konsultative e partise, vendosi:

    "3. Të vazhdojë formimin e keshillave nacionalçlirimtare, dhe te thirrasë menjëhere një mbledhje te Keshillit Qendror Nacionalçlirimtar te Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit ...(Partia) ka ndryshuar emrin nga "Metohia", ne "Rrafshi i Dukagjinit", emer i perdorur nga popullsia vendase..."

    *l5 nëntor l943 Distrikti i Drenices ka qene zgjedhja e pare per mbajtjen e konferences themeluese, por situata nuk e lejonte një mbledhje kaq te madhe ne ate vend. U vendos qe mbledhja te mbahet diku ne Malesine e Gjakoves.

    *30 nëntor l943 Radio "Jugosllavia e Lire" lajmeron vendimet e marra ne mbledhjen e dyte te AVNOJ (Jajce 27-29 Nëntor l943)

    *Gjysem dhjetor l943 Te gjitha pergatitjet per Konferencen (e Bujanit) shkojne mire. Një kujdes i madh i jepet zgjedhjes se delegateve qe do te perfaqesojnin kombet dhe kombesite e Kosoves e Rrafshit te Dukagjinit.

    *31 Dhjetor l943 7:00 mdr Takim ne kullen e Sali Manit (Bajraktari) Bujan (Shqiperi). Delegati Xhevdet Doda, i Brigades së Pare Sulmuese Kosovaro Maqedone, deklaron te hapur konferencen. Ai propozon zgjedhjen e një presidiumi prej shtate personash per drejtimin e punimeve te konferences, si dhe dy sekretare. Ai propozoi gjithashtu qe, ne presidiumin e nderit, konferenca te perfshije: J.Stalin, W.Churchill. F.D.Roosevelt, J.B, Tito, Dr. I.Ribar, Sejfulla Malëshovën, Spiro Moisiun, Enver Hoxhën, Keshillin e Pergjithshem Nacionalçlirimtar te Shqiperise, Peko Dapceviçin, Myslym Pezën, Haxhi Lleshin, Baba Faja Martaneshin, si dhe disa institucione politike dhe njësi ushtarake. Profesor Zekeria Rexha u zgjodh kryetar i konferences.

    Konferenca u pershendet nga perfaqesuesit e njësiteve te armatosura te rezistences, nga Partia Komuniste e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, dhe perfaqesuesit lokalë, duke perfshirë edhe një komandant ushtarak nga Shqiperia (Sadik Bekteshi). Telegrame pershendetjeje iu derguan perfaqesuesve te Ushtrive Nacionalçlirimtare jugosllave dhe shqiptare, si dhe keshillave nacionalçlirimtare respektive. U aprovua një rend dite per diten e neserme. Mbledhja e pare u mbyll rreth ores l:00 AM, te dates l janar 1944.

    *Janar 1, l944 8:30 pdr Kryetari Zekeria Rexha deklaron mbledhjen te hapur. Komisioni per verifikimin e mandateve paraqet raportin. Nga 61 delegate qe priteshin te vinin, vetem 49 kane arritur ne vend (43 shqiptare, 3 serbe, 3 malazezë) Folesit kryesore ishin Mehmet Hoxha: "Mbi situaten politike...", Xhavit Nimani "Mbi Keshillat Nacionalçlirimtare...". Gjate mbledhjes pati disa nderhyrje dhe fjalime urimi. Më ne fund, foli Xhevdet Doda i Brigades së I Sulmuese me rreze veprimi ne Kerçove dhe Diber (ate kohe pjese e Kosoves). Konferenca u pershendet gjithashtu edhe nga komandanti britanik i misionit ushtarak prane shtabit kryesor te njësive nacionalçlirimtare per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit. Ne fjalimin e tij, Mehmet Hoxha tha:

    "Shoke! Ne te gjithe e dime se Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit jane te banuara me shumice nga shqiptaret qe deshirojne bashkimin me Shqiperine. Megjithate, për të plotesuar aspiratat kombetare, nuk ka rruge tjeter per shqiptaret, veçse lufta e armatosur kunder okupatoreve dhe sherbetoreve te tyre, per të luftuar se bashku me popujt e tjere te Jugosllavise, dhe ne aleance me Ushtrine Nacionalçlirimtare te Shqipërise.

    Çdo porosi tjeter eshte kunder parimeve te Kartes se Atlantikut, kunder parimeve te Konferencave te Teheranit dhe Moskes, dhe i sherben vetem pushtuesit, dhe do te shkaktonte masakren e njerezve te pafajshem, te cilet do te kerkonin hakmarrje më vonë...

    Delegati Xhavit Nimani bëri pyetjen:

    "Pse një pjesë e popullsise se Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit nuk po merr pjese ne luften e madhe qe bën sot populli liridashes kunder fashizmit?" (Dhe e pergjigj): "Kjo popullsi eshte e friksuar nga perspektivat qe mund te sjelle e ardhmja... Atyre u thuhet: "Blloku antifashist udhehiqet nga Rusia. A nuk eshte Rusia qe ne te kaluarën, ajo që ka ndihmuar serbet?"

    Nderkaq, delegati Pavle Joviceviç proklamoi: "Një e ardhme per Kosoven, te ndare nga Shqiperia, eshte e pakonceptueshme." (Theksi yne)

    *2 janar 1944 Mbas diskutimeve te gjata, u propozua qe nje komision i posaçem te pergatisë Rezoluten qe paraqet konsensusin e delegateve. Posa u perfundua, Rezoluta u lexua shqip dhe serbisht dhe u aprovua unanimisht, duke perfshirë edhe kerkesen " për t'u bashkuar me Shqiperinë". Rezoluta u firmos nga te gjithe delegatet..(Theksi yne) Me ne fund, u zgjodh presidiumi i keshillit provizor nacionalçlirimtar (kryetar Mehmet Hoxha) dy nenkryetarë, gjashte anetare, dhe keshilli prej 42 anetaresh. Dy persona u kooptuan. (Shenimet origjinale te Konferences se Pare (themeluese) nuk i kemi gjetur)

    *l2 janar 1944 I pari "Raport Zyrtar" u dergua tek Sv.V. Tempo(delegat i Partise Komuniste Jugosllave dhe i komandes supreme te Ushtrise NÇl. dhe njësiteve partizane te Jugosllavise), ne ate kohe ne Maqedoni, nga komiteti provizor krahinor i PKJ per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjint. Duke iu pergjegjur dy letrave nga Tempo (më 2 tetor dhe më 25 nëntor, l943) Komiteti Krahinor shkruante: "Edhe para marrjes se letrave tuaja, ne e kuptuam se kemi bërë gabime, p.sh. kemi rënë në pozitat e "Ballit Kombetar", sepse kemi pranuar qendrimin e masave te vendit. Ne kemi diskutuar ne mesin tone keto gabime dhe besojme se ne te ardhmen, nuk do t'i perserisim ato, pavaresisht se ne çfare kushtesh do te jemi..."(Firmosur: Pavle Joviceviç Rade) (Theksi ynë)

    *31 janar l944 Materialet e plota te konferences, si dhe një raport më i hollesishem, u dergua prane KQ te PKJ. Sot, ekziston vetem raporti; pjesa tjeter ka humbur. Te njejtat materiale i jane derguar edhe KQ te PKSH, "per një shperndarje te gjere". Nuk e dime si kane perfunduar. Paraqitja më e plote e punes se konferences gjendet ne faqet e gazetes klandestine "LIRIA" dhe "SLOBODA" te vitit l944, te cilat jane gjithashtu, konsideruar si organe "zyrtare" te Keshillit Krahinor NÇl. per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit. Mbas marrjes se dokumentacionit, Keshilli NÇl i Jugosllavise (AVNOJ) dhe Komiteti Kombetar i Jugosllavise nuk reagoi kunder "konçesioneve dhe gabimeve", ashtu siç quhen qendrimet e konferences sot. Per me teper, Komiteti Krahinor i PKJ per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit erdhi në perfundimin se" ...konferenca ka bërë një hap perpara ne punen tone ne te ardhmen..."(Theksi ynë)

    Ne raportin e tij mbi gjendjen politike-ushtarake ne Kosove, drejtuar KQ te PKJ, vëmë ne dukje sa vijon: "Ështe e vertete se shqiptaret quajne veten dhe identifikojne me emrin "Kosova", te dy krahinat e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit"). Komiteti Krahinor i PKJ per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit, shton gjithashtu:

    "...Okupatori nazist nuk ka dale me sukses ne perpjekjet e tij per te mobilizuar popullsine e kesaj krahine per force pune, ose ushtare qe te bashkohen me njësitet (naziste) jashte Kosoves. Megjithate, sa per ushtrine shqiptare prej afro dhjete mijë vetash, ata jane organizuar për të mbrojtur kufinjtë ekzistues dhe per të penguar konfliktet e brendshme. Shumica e tyne jane ne rrethet e Pejes dhe Prishtines... Duhet t'u jemi mirenjohes (udheheqesve kosovare vendas, SR) qe kane bërë organizmin e ushtrise shqiptare me sukses, një ushtri e perbërë kryesisht me fshatare, dhe oficere te ardhur nga Shqiperia. Ne shumicen e rasteve, keto oficere(shqiptare) jane antigjermanë... Levizja irredentiste eshte njera nga më pozitivet ne mes te tjerave, por per ne, eshte gjithashtu edhe më e rrezikshmja, sepse udhehiqet nga Selman Riza, një avokat(!) qe nuk ka bashkepunuar me pushtuesin.

    Ai pretendon se eshte kunder okupatorit, por e bën vetem me fjale. Ne e kemi kontaktuar ate, por pa sukses. Megjithese ne diskutojme problemin ne baze te Kartes se Atlantikut, nuk kemi qene ne gjendje ta bindur ate. Ai eshte kunder çdo bashkepunimi me ushtrine NÇl Jugosllave dhe PKJ; ai, gjithashtu nuk deshiron asnjë bashkepunim me Ushtrine NÇl. Shqiptare dhe PKSH. Ai ka ngulur këmbe ne pavaresine e Kosoves, pa asnjë vonesë. Ai kerkon ndarjen e Kosoves nga Jugosllavia. Megjithe kete qendrim te tijin, ne kemi vazhduar te mbajme kontaktet tona me ate, mbasi qe ai gezon shumë perkrahje nga popullsia vendase...Ne e dime se kemi bërë disa konçesione dhe se jemi fajtore per disa mungesa dhe gabime; megjithate, duke marre parasysh situaten ne te cilen u gjetem (ne Bujan), ne nuk kishim mundesi te paraqiteshim ne nji trajte tjeter..."(Theksi yne)

    *l6 mars 1944 "Konferenca (themeluese) e Keshillit NÇl ka bërë pershtypje te forta ne mes te popullsise, dhe kjo eshte arsyeja qe shohim nje riorganizim te ri te forcave reaksionare ne Kosove dhe Rrafshin e Dukagjinit." (Leter komitetit partiak e distriktit per Rrafshin e Dukagjinit, drejtuar Komitetit Krahinor te PKJ per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit) (Theksi yne)

    * 28 mars l9 " ...Ju nuk duhet te kishit formuar Komitetin Krahinor (origjinali: "Pokrajinski") sepse regjioni juaj nuk eshte nje krahine specifike dhe kompakte. Ju duhet te kishit formuar komitete te rretheve... Per më teper, ju nuk duhet te kishit ndryshuar emrin "Metohia" ne (Rrafshi i Dukagjinit), per arsyen e thjeshte se Dukagjini perfshin zona ne anen tjeter te kufinjve te Jugosllavise se mëparshme. Prandaj, ju duhet te hiqni emnrn Komiteti Krahinor ("Pokrajinski") dhe te mbani emrin e vjeter "Oblasni Komitet" (Komiteti krahinor-vendor). Ju mund ta mbani akoma emrin Dukagjini, neqoftese, ashtu si thoni ju, popullsia e vendit e deshiron ate. Megjithate, ne punen tuaj mos shkoni pertej kuadrit te ish-Komitetit Krahinor ( ju nuk duhet te formoni Keshillin Antifashist Nacionalçlirimtar te Krahines Provinces). Gjithashtu, kini kujdes te mos krijoni keqkuptime ne mes jush dhe shokeve shqiptare, persa u perket kufinjve, etj. Sepse, sot, kjo nuk eshte e rendesishme; ajo qe eshte kryesore, eshte lufta kunder gjermaneve dhe te gjithe atyre qe i ndihmojne ata; ajo qe eshte kryesore, eshte mobilizimi i masave per lufte, dhe ndertimi i unitetit te te gjithe nacionaliteteve ne kete lufte; çdo gje tjeter eshte e dores së dyte...

    ...duhet te keni parasysh se levizja çlirimtare e Jugosllavise, sot eshte ajo më e forta dhe se vendet e vogla fqinje (siç eshte rasti me Shqiperine) do te çlirohen relativisht lehte,

    neqoftese mbeshteten tek popujt e Jugosllavise, në një aleance vellazërore me ta, te cilet nga ana e tyne, nuk do te shtypin popujt e tjere, dhe nuk do te aneksojne territore te huaja..." (Nga LETRA e KQ te PKJ, derguar Komitetit Krahinor te PKJ per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit; firmosur: M.Gjilas) (Theksi yne)

    *l8 qershor l944 Komiteti Krahinor per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit adoptoi instruksionet e marra nga KQ i PKJ (l8 mars l944). Që nga ajo dite e mbrapa, fryma dhe shkrimi i Rezolutes se Bujanit u tradhtuan definitivisht dhe forca e argumentit shqiptar u zevendesua me argumentin serb te forces.

    Ndersa situata ushtarake po rëndohej per Gjermanine naziste, dhe levizja e udhehequr nga PKJ korrte suksese, ne Krahinen e Kosoves u shtuan çdo dite e më shumë vullnetaret shqiptare ne radhet e Levizjes Nacionalçlirimtare, efektivi i se ciles arriti numrin 50.000 nga fundi i vitit l944, simbas shifrave zyrtare jugosllave. Me kete potencial ushtarak ne dispozicion, PKJ ishte ne gjendje te impononte vullnetin e vet, kryesisht për t'u terhequr nga premtimet e dhëna shqiptareve gjate luftes per vetevendosje, duke perfshire edhe shkeputjen. Kjo "tradhti" percaktoi konfrontimin e hapur dhe luftimet e egra ne te gjithe Krahinen e Kosoves, qe nga dhjetori i vitit l944, deri ne fund te prillit l945. Faza e pare e kryengritjes u fitua praktikisht nga kryengritesit shqiptare, deri me 8 shkurt l945, date ne te cilen Direktorati Ushtarak per Kosove e Metohi, i udhehequr nga oficeret serbe e malazezë, largoi nga pozitat e tyre komandantet shqiptare, pozita qe ata kishin mbajtur qysh ne ditet e luftes, dhe filluen një fushate "ndiq e shkaterro!".

    Viktimat shqiptare besohet te kene qene ne dhjetëra mijera . Historiani Vl. Dedijer ka konfirmue se ka parë me syte e vet dokumente qe autorizonin komandantet e brigadave serbomalazeze të digjnin fare fshatra te tëra shqiptare, po te paraqitej nevoja, me qellim qe te shtypej kryengritja shqiptare e vitit l944 ne Kosove.

    Ajo qe ndoqi kete vendim eshte historia tragjike e nje orkestrimi ushtarak, nje proces hap mbas hapi, qe synonte restaurimin e autoritetit civil, një zinxhir diktatesh qe kulminoi ne mbajtjen e Mbledhjes së Pare (te zakonshme) te Keshillit Nacionalçlirimtar per Kosoven dhe Metohine, mbajtur ne Prizren, qe nga data 8 deri l0 korrik, l945.

    *24 shkurt l945 Ne mbledhjen e trete te AVNOJ (KANÇJ) delegati malazez kerkoi qe Kosova dhe Metohia t'i bashkoheshin Republikes se Malit te Zi krejtesisht, ose te pakten te ndahet ne mes te dy republikave te Malit te Zi e Serbise. Kerkesa u hodh poshte, sepse, siç e tha edhe E.Kardelji "...problemi i Kosove Metohise nuk eshte sot ne rendin e dites, dhe gjithashtu, nuk eshte koha tani te diskutohet..."

    *Fund i shkurtit l945 Dy delegate nga Kosova e Metohia, Miladin Popoviç dhe Fadil Hoxha, mbrojten para Titos te drejten e Kosoves për t'u formuar si entitet politik i veçante brenda kuadrit se Jugosllavise Federative. Pala që kundershtonte tezen e tyre, perfaqesohej nga Aleksander Rankoviç dhe Milovan Gjilas, te cilet ngulen kembe per ndarjen e Kosoves e Metohise ne mes tre republikave te Serbise, Malit te Zi e Maqedonise. U arrit një kompromis: Kosoves dhe Metohise i sigurohet një autonomi e kufizuar brenda një territori te perkufizuar mire (qe linte perjashta më shumë se gjysem milioni shqiptare), dhe se ky territor i kufizuar duhet te perfshihej ne përbërjen e R.D.te Serbise. Zona te gjera te banuara me shqiptare, mbetën ne duart e republikave te Serbise, Malit te Zi e Maqedonise. Megjithate, "kompromisi" i arritur, ne ate kohe dhe ne ate vend, shenonte fillimin e krijimit te shtetit te sotem te Kosoves.

    *5 prill l945 Ne sesionin e mbylljes se Kongresit te Pare te Frontit NÇl. te Serbise, një delegacion i Komitetit Krahinor te PKJ dhe Keshillit NÇl. per Kosove e Metohi, qe merrnin pjese si "te ftuar", shprehu publikisht "deshiren e popullsise se Kosoves dhe Metohise" per bashkim me Serbine Federative.

    *Maj l945 Formohet Komiteti Ekzekutiv per Kosove e Metohi, nen kryesine e nji malazezi, Gjoko Pajkoviç.

    *10 qershor 1945 Dy muaj mbasi Komiteti Krahinor i PKJ per Kosove e Metohi kerkoi "bashkimin me Serbine", ne një mbledhje te Keshillit NÇl. Krahinor per Kosoven e Metohine, u vendos që "të bëhet bashkimi me Serbinë". Keshilli njoftoi gjithashtu vendimin e marrë për të thirrur një asamble perfaqesuesish te krahines se Kosoves dhe Metohise "për të legjitimuar" proceduren e bashkimit me R.D. te Serbise.

    *8 korrik l945 Ne seancen e hapjes se asamblese se Keshillit Krahinor NÇl. per Kosoven e Metohine, mbajtur ne Prizren (8-10 qershor), M.Popoviç, minister i qeverise se Serbise, bëri kete deklarate:

    " ...Problemi i statusit te Kosoves dhe Metohise ne kete moment te levizjes popullore, ka një natyre administrative: ai ështe nji problem qe kerkon zgjidhjen e problemit te organizimit te administrates sone; ai nuk eshte nje problem me karakter politik. Prandaj, aspekti politik nuk eshte themelor, as thelbesor..."(Theksi ynë)

    Deklarata nga Fadil Hoxha, kolonel i ushtrisë jugosllave, thote:

    "... Une mund t'ju raportoj faktin se, brenda ushtrise jugosllave ka sot 50.000 luftëtare nga Kosova e Metohia ; ushtare te Titos, shumica e tyne shqiptare. Ushtria jone na garanton se populli jone do te jetoje i lire, se populli do te zgjidhe problemet e veta, dhe se ai do te gezoje fitoret e arrituna me sakrifica te medha..."

    Telegram i asamblese per mareshallin Tito:

    "...Popujt e Kosoves dhe Metohise jane me ju, udheheqesi yne dhe mesuesi yne..."(firmosur: sesioni i pare i perfaqesuesve te popullit te Kosoves e Metohise)

    Telegram i asamblese per presidiumin e AVNOJ:

    "...Ne shprehim gatishmerine tone per te mbrojtur te gjitha fitoret tona te arritura gjate luftes, kunder çdo sulmi qe do te shkelte ata, si dhe gatishmenine tone per te luajtur nje rol me aktiv ne perforcimin e metejshem te Federates Demokratike Jugosllave..."(Nga sesioni I)

    Deklarate nga Pavle Joviceviç, sekretar i komitetit ekzekutiv Krahinor:

    "... Me çlirimin e Kosoves dhe Metohise, Keshilli Krahinor u be autoriteti me i gjere dhe i vetem ne kete krahine. Megjithate, per shume arsye, ne fillim keshilli nuk pati sukses per te organizuar punen e vet me te gjithe keshillat e distrikteve, per t'u dhene atyre ndihme dhe instruksione si te veprojne..."

    Administrata e kontrolluar nga jugosllavet, u vendos pa proceduren e duhur ligjore qe kerkon njohjen e se drejtes se popullsise vendase, per te zgjedhur lirisht formen e rregullimit politik per Krahinen e Kosoves dhe Metohise (e njohur si Kosmet)

    *l0 korrik l945 Raporti "Mbi Gjendjen Politike..." u lexua dhe u aprovua. Me poshte, paraqesim disa paragrafe thelbesore:

    "Meqenese, per shume arsye, ne nuk kemi patur mundesi te dergojme perfaqesuesit tane ne mbledhjen e dyte te AVNOJ, e quajme te nevojshme te deklarojme, megjithese me vonese, dhe nga ky forum ku perfaqesuesit e zgjedhur lirisht te te gjithe krahines se Kosoves dhe Metohise, jane te mbledhur, aprovimin tone te plote te vendimeve historike te mbledhjes se dyte te AVNOJ, qe kane vene themelet e Federates Demokratike te Jugosllavise se re, si dhe lirise e barazise se kombeve dhe pakicave kombetare... Me qellim spekulimi te simpatise qe shqiptaret (ne Kosmet) ushqejne per Shqiperine, dhe nga frika e hegjemonise serbomadhe, shovinistet shqiptare po krijojne organizata, programet e te cilave kerkojne ndarjen e Kosoves dhe Metohise nga atdheu yne i vertete, Federata Demokratike e Jugosllavise. Shovinistet serbe, nga ana tjeter, po perserisin parullat e vjetra se shqiptaret jane nje komb i huaj qe jeton ne Jugosllavi, se ata nuk meritojne lirine, dhe se atyre u duhet mohuar liria...

    Gjate mbledhjes se fundit te Keshillit NÇL Antifashist te Serbise, delegatet e Keshillit NÇl. qe moren pjese si "te ftuar", shprehen deshiren e tyne qe Kosova-Metohia te mbetet ne perberjen e Serbise Federative. Qe nga ajo dite, kjo deshire eshte perhapur me nje shpejtesi te pabesueshme ne te gjithe vendin...

    Ne konformitet me vendimet e marra gjate mbledhjes se dyte te AVNOJ, jane themeluar qeverite demokratike te Serbise, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Sllovenise dhe Bosnje-Hercegovines; te gjitha keto njesi kane dhene nje kontribut te madh per normalizimin e gjendjes se brendshme ne vendin tone. Ka mbetur akoma i pazgjidhur statusi i disa krahinave, ne mes tyre edhe Kosovw-Metohia. Sot, jemi mbledhur ketu, per te paren here, si perfaqesuesit e zgjedhur lirisht te popujve te Kosoves dhe Metohise, dhe eshte detyra jone qe, pa asnje vonese, te vendosim..."

    Deklarate e Gjoko Pajkoviç, kryetar i frontit te bashkuar NÇl. per Kosoven e Metohine:

    "...Ne nuk e mohojme faktin se shqiptaret (e Kosove-Metohise) jane pjese e kombit shqiptar. Ne e pranojme kete premise. Megjithate, ne dime edhe diçka tjeter, d.m.th., se lufta e perbashket e shqiptareve, serbeve dhe malazezwve ne Kosove-Metohi, ka qene kondita e domosdoshme per nje perfundim te suksesshem te luftes se armatosur kunder armikut, ashtu si eshte sot puna e perbashket thelbesore per ndertimin e nje jete te re...

    Nje nga shoket me raportoi se, gjate nje mbledhjeje te keshillit komunal, nje delegat deklaroi: "ne kete keshill (krahinor) ka shqiptare te pabesueshem; te gjithe ju keni perdorur armet kunder nesh!" Kete, ne nuk do ta tolerojme, dhe njerez si keta ne do t'i veme ne burg. Sepse ne nuk shikojme popullin serb, si Drazha Mihajloviçin..."

    Pjese nga Rezoluta e Keshillit Popullor Krahinor per Kosove-Metohine:

    "...Keshilli Popullor Krahinor per Kosove-Metohine deklaron me unanimitet se popullsia e kesaj krahine, ashtu si te gjithe popujt e tjere te Jugosllavise, nuk e ka pranuar asnjehere copetimin e Jugosllavise, dhe shpreh deshiren e te gjithe popullsise se kesaj krahine, qe kjo krahine te bashkohet me Serbine Federative si pjese perberese e saj. Populli i kesaj krahine eshte i bindur se do te gjeje mbrojtjen e plote brenda qeverise se Serbise, dhe se do te gjeje ndihme te vertete nga te gjithe popujt e Jugosllavise ne perpjekjet e veta per te ngritur zhvillimin politik, ekonomik dhe kultural, ndersa perfaqesuesit e krahines ne asamblene popullore te Serbise dhe te AVNOJ, do te kontribuojne me te gjithe energjite e tyre ne ndertimin e Serbise demokratike dhe Jugosllavise Federative Demokratike..." ( Prizren, l0 korrik 1945)

    *21 Korrik l945 Kjo Rezolute u mor dhe u pranua nga presidiumi i AVNOJ

    *3 shtator l945 Asambleja e Republikes Demokratike te Serbise dha pelqimin qe krahina e Kosoves e Metohise te jete nje pjese perberese e kesaj Republike. *

    Keto jane disa nga faktet e regjistruara zyrtarisht. Interpretimi i tyre vazhdon te jete i ndryshem. Qe nga pranvera e pergjakshme e vitit l981, shihet nje tendence ne rritje ne Jugosllavi, "per te varrosur" Rezoluten e Bujanit. Megjithate, nje gje mbetet e qarte: trazirat e tanishme (l996) te shqiptareve kosovare ne Jugosllavi, tregojne se statusi politik kolonialist i KSA te Kosoves, nen Republiken e Serbise, mbetet pengesa kryesore ne procesin e normalizimit te gjendjes ne krahine.

    Perleshja ne mes kerkeses shqiptare kosovare dhe refuzimit serb, shpjegohet nga fakti historik se shqiptaret e Kosoves kane marre pjese plotesisht dhe me kebengulje ne levizjen e rezistences antifashiste per çlirimin e krahines se tyre gjate viteve te Luftes II Boterore, dhe se kane pranuar kete orientim, si rruga e vetme per t arritur ndrren e tyre te shtrenjte per bashkim me Shqiperine. Ne fund, ata perfunduan, jo si partnere te barabarte ne planifikimin, ose ne procesin e formimit dhe ndertimit te shtetit te Jugosllavise se re. Gjithehere te shikuar me mosbesim, vazhdimisht te persekutuar, ata kane qene dhe akoma jane, te shikuar dhe te trajtuar si "te huaj" ne nje " toke sllave".

    Rezoluta e Bujanit ka marre nje karakter kryelartesie dhe aksioni te matur politik, dhe festohet me respektin e duhur çdo vit ne Kosove. Ne janar l984, mbas demonstratave te pergjakshme te vitit l981, perkujtimi i Konferences se Bujanit arriti nje pike te re. Kjo ngjarje historike u quajt "Bujani: shkendije e lirise!" Por shovinistet e Beogradit moren nje qendrim te prere kundershtar. Me l3 dhjetor l988, Dhoma Federative Jugosllave deklaroi Rezoluten e Bujanit, si "akt te pavlefshem". Megjithate, me 23 dhjetor l991, qeveria e Kosoves ne mergim, ne kerkesen e saj per njohjen e Kosoves si entitet politik i pavarur, drejtuar kryetarit te konferences per Jugosllavine (Lord Carrington), theksoi rendesine e Rezolutes se Bujanit, dhe kerkesen e saj per vetevendosje, e eventualisht, per shkeputje.

    Per me shume se pesedhjete e shtate vjet, ne Jugosllavine komuniste, mitet e se kaluares vazhdojne te perleshen me realitetin e se tashmes. Mark Twain shkruan:

    "Besnikeria per mendime te ngurrezueme, kurre nuk ka thyer nje zinxhir, as çliruar nje shpirt njerezor!"

    Paragrafi kryesor i Rezolutes se Bujanit:

    ".... Kosova e Rrafshi i Dukagjinit eshte nje krahine e banuar me shumice nga populli shqiptar, i cili, si gjithmone, ashtu edhe sot deshiron te bashkohet me Shqiperine. Prandaj, e ndjejme per detyre t'i tregojme rrugen e drejte qe duhet te ndjeke populli shqiptar, per te realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme pra, qe populli shqiptar i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit, te bashkohet me Shqiperine eshte lufta e perbashket me popujt e tjere te Jugosllavise, kunder okupatorit nazist gjaksor e rrogetareve te tij, sepse kjo eshte e vetmja rruge per te fituar Lirine, ne te cilen te gjithe popujt, pra edhe populli shqiptar, do te kete mundesi te vendose mbi fatin, me te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje. Garanci per kete ashte Ushterija NacionalÇlirimtare e Jugosllavise dhe Ushterija Nacional Çlirimtare e Shqipenise, me te cilen ngushtesisht ashte e lidhun.

    Pervec ketyne per kete garantojne aleatet tone te medhanj B. Sovjetik. Anglia, Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe Teheranit)".(Pjesa I,par.i fundit)

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga DriniM


    E nderuara Dita !


    Për kohën kur është lauruar ky idiot sllav me çmimin Nobel ,mundet edhe që forumet botërore nuk kanë ditur për këtë elaborat të tij ,pasi ky ka qenur sekret shtetëror ( në mos top sekret ).

    Mandej mendimi im është se Shqiptarët nën ish-jugosllavi nuk kanë pasur se si të reagonin ndaj laurimit të tij ,kur ata nuk mernin pjesë në sitstem ( kuptohet përveç disa kukëllave injorantë e të pa arsimuar ) .
    Në Kosovë për këtë elaborat flitej tek tuk vetëm pas vitit 1974 ,kur ndryshoi kushtetuta e ish-jugosllavisë ,ku shqiptarët fituan diçka të drejta .

    Por unë bëj çudinë ,përse Shqipëria si shtet atë kohë nuk ka reaguar në laurimin e këtij mikrobi ( se udhëheqja e shtetit Shqiptar jam i bindur 100% se ka pasur dijeni të këtij elaborati ) dhe tjetra
    përse Stokholmi nuk ia tërhoqi ( muar prapë ) këtë çmim këtij pisi ,pasi është bërë publik elaborati i tij.

    P.S. ky idiot çmimin nobel e ka pasë marë nga një shkrim epik që titulloj '' Ura e Drinës '' ( është fjala për Urën Turke e nëdërtuar në qytetit Mostar mbi lumin Drinë në bosnjë e hercegovinë të atëhershme ,e sot është kufi mes kroacisë dhe bosnjes( pasi u nda tre pjesë bosnja ) . Pra nocion '' urë '' e ka pasë përdorur në kutpimin e lidhshmërisë dhe integrimit të popujve të asaj pjese ( figuartivsht ), por që në fakt ishte katastrofë për boshnjakët ,siç edhe tregoi lufta e fundit ,shkaku i familjeve të tyre të përziera .


    I nderuar Drini,

    meqe edhe une kete pike e kisha cekur ne dy pershtypjet e mia me te medha mbi shkrimin e Ivo Andric, po te bej nje pyetje lidhur me berjen publike te tij ne arene nderkombetare. Kur ka ndohur kjo gje? (Sepse materiali sipas gazetes eshte shkeputur nga nje liber i vitit 2003.)
    Nese eshte publikuar me pare, qe kur eshte bere i ditur ai ne arene nderkombetare?
    Nese nuk eshte akoma i publikuar diku ne anglisht, mendoj se nndonje publicist i Kosoves, duhej te merrte persiper ta conte perpara kete ceshtje e atehere vertet do te ishte kuriozitet te shihnim se si do te reagonte Akademia e Nobelit (gjithnje nese ata akoma nuk jane ne dijeni te ketij fakti).
    Nese dijenine ata e kane te plote, atehere eshte turp i madh per Akademine qe nuk ka vendosur per nje terheqje te cmimit.

    Ndersa lidhur me mosreagimin e instancave shteterore shqiptare pas dhenies se ketij cmimi nje personi per te cilin ato me gjasa te medha e kane ditur plotesisht se kush eshte, mund t'ju them, mos beni cudi fare. Komunistet nuk e kane pasur per turp te heshtnin para dickaje te tille. Ata kane arritur te bejne gjema edhe me te medha, te dorezojne ushtarake nacionaliste shqiptare qe kane luftuar per Kosoven (kundra serbeve gjate Luftes II Boterore) ne duar te shtetit serb e t'i lene te denohen me vdekje a te kalben burgjeve deri ne vdekje e familjet edhe sot e kesaj dite te mos dine se ku i kane varret baballaret e gjysherit e tyre (e te tjera gjema mund te numerojne deshmitaret e asaj kohe). Keshtu Drini, pyetjet lidhur me poshtersite e komunizmit me vule shqiptare kane gjithmone te njejten pergjigje, ata kishin dhe kane te njejten fare me komunizmin me vule serbe, ose thene disi me mire komunizmi i rritur ne Shqiperi u mboll me faren dhe u damkos me vulen serbe.

    Falemnderit per sjelljen e artikullit te zotit Repishti!

    Gjithe te mirat!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Përshëndetje

    E nderuara Dita !

    Për elaboratin e ivo andriqit ,gojarisht unë personalisht e kam ndëgjuar nga goja e prof. Pajzit Nushit ( edhe përse më përpara kisha ndëgjuar nga shokët studentë atë kohë ) në të cilin mes ka qenur vetë Fadil Hoxha ,Mahmut Bakalli ,Veli Deva dhe Xhavit Nimani .
    Ishte viti 1978 ,në Prizren jepej në skenë si çfaqje vepra e Fadil Hoxhës '' Kur pranvera vonohet '' nga trupa e Dramës së Gjakovës .
    Isha në shoqëri me aktorin Jajhja Shehu ( vëllau i Hadiut ) dhe aktorit Ramazan Bërkani ( ky është nga Trojet tona të malit të zi ) .
    Gjatë përgaditjes të skenës pati disa probleme ( se në trupën e dramës ishte edhe një sërb si ndriçues skene ,i cili me vetëdije paraqiti disa probleme të ndriçimit të binës ) dhe ky ishte edhe rasti që Fadili me të lartëpërmendurit hyri në sallë para se të fillonte drama.E njerzit prisnin jashtë dhe ishin kurioz përse nuk respektohet ora e fillimit të dramës.
    Dhe në bisedë e sipër si gjithmon, fjala nxjerë fjalën ( pra ishte fjala se si u paraqit defekti i elektrikut e nuk mundi të regullohet me kohë ) Prof. Pajaziti tha fare hapur me fjalët :-
    Fadil çka mund të pritet nga këta, kur gjithmon dinë të bëjnë vetëm zi e më zi ndaj nesh , e bile edhe elaborate si ai nobelisti ivo andriqi përveç çubrilloviçit .
    Fadili shtangu për momentin ( a e bëri me qëllim këtë formë habie apo vërtet nuk dinte gjë për këtë elaborat mbetet në ndërgjegjën e tij edhe si vdekur tash më ) dhe mandej kërkoi disa skjarime nga prof. Pajaziti .Dhe Profi , hiç pa zamet ia tregoi kështu e kështu e kështu .
    Por ky ishte muhabet privat mrenda në sallë të kinos në Prizren ,pra ( dhe mua dhe nja dy të tjerëve që ndodhëm prezent aty na u tërhoq vërjetja se nuk kemi ndëgjuar gjë ).
    Ndërsa e vërtetoi me fakte egzistencën e këtij ellaborati i ndjeri Sadulla Brestovci në librin shkencor të tij '' Marëdhëniet Shqiptare- sërbe -greke '' që u botu me një numër simbolik në vitin 1981 apo 1982 ( nuk më kujtohet ekzakt ) e i cili libër i kushtoi me jetë të ndjerit autor Sadulla .
    Se u sëmurë dhe e dërguan me rekomandim mjeksor për shërim në spitalet e Nish-it, nga ku kthehu në kufomë .
    Atë kohë bile fliteshte ,se jo pa qëllim u raportua/rekomandua i ndjeri Sadulla për në spital të Nish-it .
    Ai libër ishte vërtet '' Minierë Ari '' , ku demaskoheshte poltika dhe veprimtaria sërbo greke ndaj Shqiptarëve me fakte e dokumente nga arkiva të ndryshme si :- Stambollit, Sofies, Bukureshtit, Budimpeshtës, Zagrebit, Romës ,Vienës ,Parizit e tjera e tjera vende .
    Bile si sot më kujtohet një fragment nga ai libër ,ku thuhej në një dokument Turk që :- në Athinë në vitin 1934 për të qenur nënpunës shtetëror është dashur me ditur dy gjuhësinë Shqip dhe greqisht ,përndryshe nuk mund të punësoheshe .
    Sa është i bindshëm ai dokument turk nuk e dij .Por kur meret parasysh '' Vilajeti i Janinës '' ,mandej luftëtarët tanë që luftuan për pamvarësi në atë shtet ( të greqisë ) ,mendoj se len vend besimi .Se ata nuk do luftonin për greqi nëse nuk do kishin të drejtat e tyre kombëtare .

    Por atë kohë ( mbas 1981-shit ) më në Kosovë gjithçka kishte marë teposhtëzën ,e nuk kishin kohë më njerzit të meren me punë shkencore të mirfilltë . Shum prej tyre ndjekeshin këmba këmbës, shum prej tyre u burgosën ( si '' grupi poltik i intelektualëve '' ) ,disa hikën jashtë ,disa të tjerë u friguan ,disa edhe rinin si maçori nën sofër e kështu me radhë .

    E për të bërë publike në arenën ndërkombëtare këtë elaborat ,vërtet nuk kam ndëgjuar asgjë ,mbase edhe shkaku se rjedhat u zhvilluan vrullshëm në Kosovë e që mbaroi me luftë klasike .

    Në një bisedë me Bacën Adem Demaçi që kemi pasur diku në vitin 1992 apo 93 në Amerikë ,ai tha që gjëja Akedemia e çmimit Nobel din gjithçka për elaboratin e andriqit ,por nuk ndërmer asgjë .
    Por unë për vete fjalët e Bacës Adem ,asnjëherë nuk i mari serioze se ai e ndëron aty për aty,se Ai nuk flet nga llogjika e arsyeshmja , por nga emocionet .

    Por unë mendoj se edhe tash nuk është vonë për ndonjë ndërmarje ( nëse ende nuk është bërë ) denoncimi i ivo andriqit dhe elaboratin e tij në arenën ndërkombëtare dhe direkt në Akademinë e çimit Nobel .
    Dhe atëherë le të mbetet në moral dhe etikë të Akademisë së çmimeve Nobel për ndërmarje të vendimit .

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Edhe një provë tjetër kundër ivo andriçit

    E Hene, 26 Janar 2004


    "KURRE ME NUK KTHEHEM NE BEOGRAD"

    Interviste me shkrimtarin malazez Mirko Kovac

    ....................................... //...........................................

    .......................................//.............................................


    PSE SERBIA nguron T?U KERKOJE FALJE SHQIPTAREVE PER KRIMET E BERA?

    Cka paraqet sipas jush sot nacionalizmi shqiptar?

    Ai nacionalizem eshte prodhuar dhe tani pergjegjesia e intelektualeve shqiptare eshte qe t'a crrenjosin ate. Arto ka thene se vetem "nacionalizmi kulturor" eshte i mire, ai i cili jep vlera kulturore, i plason ato vlera qe te zene vend ne bote. Cdo nacionalizem tjeter eshte i rrezikshem. Kur ceshtja e Kosoves do te zgjidhet drejt nuk besoj se nacionalizmi shqiptar do te luaje ndonj rol.

    Edhe me tutje ne Beograd nuk ka qendrim rreth krimeve ne Kosove. Pse pushteti prolongon qe te kerkoje falje shqipatreve per krimet e bera?

    Te gjitha kerkimet e faljeve jane vetem nje fare forme, hyrje nene hunde atyre qe iu drejtohet falja. Kerkimi i faljes duhet te jete nje lutje e madhe per falje, nje akt i madh. Nuk eshte e mjaftushme qe nje figure e vogel te murmurise se ja ju kerkoj falje ne emer te popullit tim etj. Kjo eshte asgje kjo eshte genjeshter. Kerkimi i faljes duhet te jete kategori e vetedijes dhe te kete ndonji kuptim. Kjo duhet te behet ne te gjitha sferat e shoqerise e jo vetem ne politike. Se pari veprat letrare duhet te merren me kete ceshtje. Kisha duhet qe te sqaroje se c'ka eshte krimi, c'ka eshte falja, sa eshte fajtore ajo per kete. Duhet hapur te diskutohet per fajesine kolektive. Perderisa te gjithe nuk e kuptojne se Milloshevici, Karaxhici dhe te tjeret jane kriminele kerkimi i faljes nuk ka kuptim.

    Sa eshte me vend kerkimi i faljes nga ana e kryetarit te bashkesise Serbi - Mali i Zi Marovic, kroatave dhe boshnjakeve?

    Cfare kryetari, cfare shteti, cfare kerkim faljeje. Nuk mundet te kerkoj falje nje politikan i vogel e te gjithe te tjeret te murmurisin. Per derisa vetedija nuk vjen ne ate nivel te gjitha keto te tjerat paraqesin politike te lire!

    Se shpejti ne Beograd do te botohet nje roman i Bashkim Shehut. Mirepo veprat e Kadarese ende nuk perkthehen ne serbisht edhe pse jane te perkhyera ne shume gjuhe te botes?

    Kam lexuar disa tregime te Shehut, kam shkruajtur ne "Feral" natyrisht nga kendi im, sepse ne njeren nga tregimet e tij personazhi flet me bustin e Ivo Andriqit. Ky eshte tregim shume i mire, ndersa une e kam shfrytezuar kete qe t'i hedh Andriqit te madh fajin per angazhimin e tij ne ceshtjen shqiptare dhe ideve te tij per asimilimin e shqiptareve.Kadarese kurre nuk do t'ia falin kritikat me vend rreth miteve dhe politikes serbe.

    ...........................//..................................
    ..........................//................................

    Intervisten e realizoi:

    Skender Latifi

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar më parë nga DriniM







    Por unë bëj çudinë ,përse Shqipëria si shtet atë kohë nuk ka reaguar në laurimin e këtij mikrobi ( se udhëheqja e shtetit Shqiptar jam i bindur 100% se ka pasur dijeni të këtij elaborati ) dhe tjetra




    P.S. ky idiot çmimin nobel e ka pasë marë nga një shkrim epik që titulloj '' Ura e Drinës '' ( është fjala për Urën Turke e nëdërtuar në qytetit Mostar mbi lumin Drinë në bosnjë e hercegovinë të atëhershme ,e sot është kufi mes kroacisë dhe bosnjes( pasi u nda tre pjesë bosnja ) . Pra nocion '' urë '' e ka pasë përdorur në kutpimin e lidhshmërisë dhe integrimit të popujve të asaj pjese ( figuartivsht ), por që në fakt ishte katastrofë për boshnjakët ,siç edhe tregoi lufta e fundit ,shkaku i familjeve të tyre të përziera .


    Elaboratin antishqiptar Andriqi e shkruan para luftës (viti 1939) kur ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë SKS. Dihet se një kohë ishte zevendësminister i jashtëm, ambasador pranë Këshillit të Kombëve në Gjenevë dhe në prag të Luftës së Dytë Botërore, minister në Berlin, ku më 25 mars 1941 në emer të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene nënshkruan paktin (marrëveshjen) e bashkëpunumit me Hitlerin në Vjenë.
    Elaborati i tij famëkeq nuk ka qenë i njohur për opinion deri pas renies së Rankoviqit pas vitit 1963.Cmimin nobel e fiton më 1961 dhe se as Instituti i Nobelit në Stokholm dhe as shteti shqiptar nuk kanë qenë në dijeni.

    Po të ishte fitues i cmimit nobel për paqë, atëherë do i mbetej një njollë e keqe vet institucionit të nobelit. Cmimi i është ndarë për letërsi, konkretisht për romanin "Ura e Drinës"(1945) dhe cfardo reagimi dhe proteste nuk do mirëpritej nga cmimdhënësit duke e argumentuar ndarjen e artit nga politika.

    Sqarim: Ura e Drinës nuk gjindet në Mostar por në Vishegrad. Është ndërtuar më 1570 nga Mehmet Pasha, ndërsa ura mbi Neretvë është në Mostar e ndertuar më 1560 prej Sulltan Sylejmanit dhe e cila është shkatërruar gjatë luftës boshnjako-kroate në vitet e `90-ta.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar më parë nga lum lumi
    Elaboratin antishqiptar Andriqi e shkruan para luftës (viti 1939) kur ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë SKS. Dihet se një kohë ishte zevendësminister i jashtëm, ambasador pranë Këshillit të Kombëve në Gjenevë dhe në prag të Luftës së Dytë Botërore, minister në Berlin, ....



    Përmirësim: jo "minister në Berlin" por desha të them ambasador në Berlin.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Lum Lumi

    Po të ishte fitues i cmimit nobel për paqë, atëherë do i mbetej një njollë e keqe vet institucionit të nobelit. Cmimi i është ndarë për letërsi, konkretisht për romanin "Ura e Drinës"(1945) dhe cfardo reagimi dhe proteste nuk do mirëpritej nga cmimdhënësit duke e argumentuar ndarjen e artit nga politika.

    Edhe nese nuk do te mirepritej nga institucioni ne fjale, perkthimi dhe publikimi ne anglisht ne nje apo me shume revista nderkombetare duhet bere. Le te mos e bejne letrare te Kosoves, por historiane e publiciste po. E le t'ia dergojne nje kopje te posacme edhe institucionit ne fjale, se krim nuk do te ishte.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Elaboratet famëkeqe të Cubrillovicit dhe Andricit janë të njohura edhe për Akademinë e Suedisë dhe të Norvegjisë. Profesori i mirënjohur i ballkanistikës Svein Mønnesland i ka përkthyer dhe publikuar para opinionit intelektual dhe akademik. Dhe jo vec të këtyre, Cubrillovicit e Andricit pra, por edhe epika shoveniste e Njegoshit (përfaqësues i romantizmit serbo-malazez), proza shovene në romanin "Thika" të Vuk Drashkovicit, si dhe elaborati antishqiptar dhe serbomadh i Sheshelit që përbënte bazën programore të Partisë Radikale Serbe karrshi shqiptarve, kroatve e boshnjakve. Sipas këtij të fundit serbet "duhet t'ua nxjerrin sytë me lugë të ndryshkura" kroatve e shqiptarëve.

    Të gjitha këto që i përmenda janë të njohura edhe për Institutin e Nobelit.

    Thelbi është se sa do binden nobeldhënësit për t'ia marrë mbrapsht cmimin! Unë do ta kisha dëshiruar shumë, bashkë me ju! Utopi hesapi.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Falm. lum lumi !

    lum lumi

    Sqarim: Ura e Drinës nuk gjindet në Mostar por në Vishegrad. Është ndërtuar më 1570 nga Mehmet Pasha, ndërsa ura mbi Neretvë është në Mostar e ndertuar më 1560 prej Sulltan Sylejmanit dhe e cila është shkatërruar gjatë luftës boshnjako-kroate në vitet e `90-ta.



    Faleminderit për përmirësimin ,mbi vendodhjen e '' Ura e Drinës '' .

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar më parë nga Dita
    Edhe nese nuk do te mirepritej nga institucioni ne fjale, perkthimi dhe publikimi ne anglisht ne nje apo me shume revista nderkombetare duhet bere. Le te mos e bejne letrare te Kosoves, por historiane e publiciste po. E le t'ia dergojne nje kopje te posacme edhe institucionit ne fjale, se krim nuk do te ishte.

    E nderuara Dita!

    Përkthimi është jo vetëm në anglisht, por pothuajse në të gjitha gjuhët që fliten në Europë dhe më gjerë. Besoj se mund ti gjeni edhe në bibliotekat në vendet që keni emigruar.

    Po i vecoj ca tituj interesant për temën në fjalë:

    * "The expulsion of the Albanians" - Memorandum by Vasa Cubrilovic (1937)

    * " Draft on Albania" by Ivo Andric (1939)

    * "The minority problem in the new Yugoslavia"- Memorandum by Vasa Cubrilovic (1944)

    Gjeneza e shovenizmit shtetror dhe kishtar serb karshi fqinjëve e në vecanti ndaj shqiptarëve është e shtjelluar edhe nga të tjerë:

    * " Albania's Golgotha" - Indictment of the exterminators of the Albanian people - by Leo Freudlich (1913)

    * "The situation of the Albanian minority in Yugoslavia"- Memorandum presentet to the League of Nations - by Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi (1930)

    * "Gathering Clouds: the roots of ettnic cleansing in Kosovo and Macedonia" - by Robert Elsie

    * " Ethnische Sauberung " als politische strategie auf Balkan

    etj. etj.

    D.m.th opinioni nderkombëtar e njeh shumë mirë historinë e diskursit shovenist serb, ndërsa opinionit shqiptar vec sa ka nisë ti bëhet e njohur.

    përshendetje

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit per informacionin Lum Lumi!


    Me thene te drejten ketu ku jetoj e studioj ka shume studente shqiptare e mes tyre edhe te deges se historise; po prej tyre nuk kisha degjuar ndonjehere per nje artikull te tille (flas per projektin e shkruar nga Ivo Andric). Ndoshta duhej te kisha kerkuar vete me pare lidhur me kete gje, ose ndoshta duhej te kisha pyetur me ngulmshem, ose ose do te duhej qe shqiptaret te organizoheshin me mire e ta ndjenin si dicka me vlere qe ato qe mesonin t'ua benin me dije bashkatdhetareve te tyre qe jetojne ne mergim si ata e te kuptonin se percimi i dijeve eshte me mire se ndryshkja e tyre ne koket qe i lexojne.
    Sidoqofte gazeta Fjala e plotesoi kete boshllek.


    Kerkova pak duke u bazuar tek titujt qe ke sjelle ne postimin e mesiperm dhe disa prej atyre te sjelle ne anglisht besoj se jane titujt e kapitujve te librit te publikuar nga Robert Elsie ne vitin 2002 me titull:

    "Gathering clouds:
    the roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia
    Early twentieth-century documents"


    Pra libri eshte i vitit 2002, qe do te thote jo aq i hershem.






    Nga faqja e Robert Elsie ne internet shkepus si me poshte:









    | Home |

    Robert Elsie

    Gathering clouds:
    the roots of ethnic cleansing in Kosovo and Macedonia
    Early twentieth-century documents
    ISBN 9951-05-016-6
    Dukagjini, Peja 2002
    172 pp.






    PREFACE

    The term 'ethnic cleansing' first became a household term for television viewers around the world in the 1990s. The years of bloody fighting among Serbs, Croats and Bosnians, the latter then called Muslims, in Bosnia, following the dissolution of Yugoslav federation, constituted a chilling example of a war based purely on ethnicity. The Bosnian Serbs, though not only the Serbs, regarded it as their sacred duty to cleanse territory which they believed to be theirs alone, of all other ethnic groups.
    The second, equally chilling example followed in the 1998-1999 war in Kosovo. Yet the cleansing of Kosovo, with massive human rights violations, indeed open pogroms, and the organized and well-executed expulsion of half a million people from their homeland, did not take place by accident or independent of history.
    The present volume endeavours to throw some light on the historical dimension of ethnic cleansing in Kosovo. It is a collection of five seminal texts, written from 1913 to 1944, which demonstrate that ethnic cleansing in Kosovo and elsewhere was a cornerstone of Serbian government policies from the time Serbia took over Kosovo from the Turks in 1913.
    The first report, Albania's Golgotha, dates indeed from 1913 at the time of the Balkan Wars. With the collapse of the Ottoman Empire, Albania itself had managed to attain independence, but Kosovo was left to Serbia, a tragic mistake for the majority of the inhabitants of the region and one which was to haunt the Balkans throughout the twentieth century. This work, originally published in German, is a compilation of rare news reports which seeped out of Kosovo at the time. Its author, Leo Freundlich, was a Jewish publicist and Austrian parliamentarian who represented the Social-Democratic party in Vienna around the time of the First World War.
    The second report included in this collection, originally written in French and entitled The Situation of the Albanian Minority in Yugoslavia, is a memorandum addressed to the League of Nations in 1930 by three Catholic priests, Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti, Luigj Gashi, who had been working in Kosovo in the 1920s on behalf of the Sacred Congregation of the Propaganda Fide in Rome. Their desperate appeal shows that the situation of the Albanians in Kosovo had not much improved a generation after the Serb takeover.
    The three concluding reports, by Serb authors, document the ideology of ethnic cleansing and its support among members of the Serbian intellectual community at the time. The Expulsion of the Albanians, of 1937 and The Minority Problem in the New Yugoslavia of 1944 are works of the noted Bosnian Serb scholar and political figure Vaso Cubrilovic (1897-1990). As a student in 1914, Cubrilovic had participated in the assassination in Sarajevo of Archduke Ferdinand of Austria-Hungary, the event which precipitated the First World War. Between the two wars, he was professor at the Faculty of Arts in Belgrade. A leading member of the Serbian Academy of Sciences and Art, Cubrilovic also held several ministerial portfolios after World War II. Among his writings is the monograph Istorija politicke misle u Srbiji XIX veka, Belgrade 1958 (History of political thought in Serbia in the 19th century). Equally blunt in its ideology is the Draft on Albania written in 1939 by the well-known Bosnian Serb short-story writer and novelist Ivo Andric (1892-1975). Andric was educated in Zagreb, Graz and Vienna. After World War I, he joined the diplomatic service and served as Yugoslav ambassador to Berlin in 1940. The best known of his many prose works is: The Bridge on the Drina, London 1959. In 1961, he was awarded the Nobel Prize for Literature.
    Before closing, a remark must be made on the use of Balkan place names. The texts presented in this reader were taken or translated from a variety of sources and offer a variety of designations for the same place names. Some authors use the Serbian-language terms for towns in Kosovo, names which are still often found in English-language atlases and guidebooks. Other authors use the Albanian-language terms which will be less familiar to the Western reader. For the sake of standardization and of neutrality, I have endeavoured here, where no clear-cut English term was available, to give both the Albanian and the Serbo-Croatian forms, e.g. Gjakova / Djakovica. I am well aware that this is cumbersome and that there are inconsistencies, but I hope that readers will be patient. It is a rather thorny issue. For the term Kosovo, Albanian authors now prefer to use the Albanian form Kosova in their works, even in English and other foreign languages, e.g. Republic of Kosova. English usage of eastern European toponyms is in flux at the moment. Now that Byelorussia has become Belarus, and Moldavia has become Moldova, there is no particular reason why the traditional term Kosovo should not be replaced by Kosova. I have nonetheless preferred to stick to the commoner form Kosovo for the moment, simply because it still constitutes standard usage in the English-language media.
    In conclusion, I would like to stress that this book is not conceived or intended as an indictment of the Serbian people as a whole. They, too, have been victims. In the final analysis, the Serbs of Kosovo themselves have indeed become the ultimate victims of Belgrade's traditional policies of ethnic cleansing. At the most, this volume is simply an attempt to elucidate some of the historical factors which allowed many of them to be manipulated in recent years... and with such devastating results.

    Robert Elsie
    July 2001



    TABLE OF CONTENTS

    Preface

    Albania's Golgotha
    Indictment of the exterminators of the Albanian people
    by Leo Freundlich (1913)

    The situation of the Albanian minority in Yugoslavia
    Memorandum presented to the League of Nations
    by Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi (1930)

    The expulsion of the Albanians
    Memorandum
    by Vaso Cubrilovic (1937)

    Draft on Albania
    by Ivo Andric (1939)

    The minority problem in the new Yugoslavia.
    Memorandum
    by Vaso Cubrilovic (1944)

    Bibliography

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Robert Elsie i ka përmbledh dhe botuar më 2002 në librin "Gathering Clouds" edhe Memorandumet famkeqe dhe Draftin e Andriqit, mirëpo për opinionin ndërkombëtar janë të njohura më heret edhe nga iniciativat individuale dhe në grupe nga emigrantë shqiptar si dhe nga Komiteti i Helsinkut në vendët përkatëse. Ketu tek ne në Skandinavi , e kam fjalën për vitet e `90-ta, u është shpërndarë shumicës së ambasadave, kryetarve të partive politike, redaktorve të shtypit dhe të tv-së si dhe intelektualve me ndikim në jetën politike dhe kulturore. Janë të përkthyera edhe në gjuhët vendase dhe jam i bindur se e dinë mirë edhe juria e nobelit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Promoteus, projekti më i mundshëm për gazin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dështon projekti për Kosovën
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •