Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    Inter_forever, eshte e vertete qe Interi i humbi nje Kampionat per shkak te Arbitrit, por eshte gjithashtu e vertete qe nje Kampionat tjeter e humbi per fajit te vete kur u rrah 4-2 nga Lazio.

    Vitet e tjera ka bere me shume buje me shitje-blerjet sesa me rezultatet ne fushe.


    Cyclotomic, pergjigjen time per ato 44 vite te MIlanit pa fituar trofe e ke tek tema Inter vs. MIlan.

    Kupa e Kampioneve ka filluar ne vitin 1956.

    Gjithashtu Interi ne 33 vitet e fundit ka fituar vetem 3
    Kampionate (1 kampionat ne 11 vjet i bie mesatarja) dhe asnje Kupe Kampionesh.

    Fajin e kane vete drejtuesit e Interit qe blejne alamet lojtaresh dhe i shesin per hic gje. S'ka gje se Roberto Carlos, Ronaldot, etj etj i blen Reali dhe fiton.

  2. #32
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    O REDI SE KANE FAIN LOJTARET PO FAIN E KA SKUADRA SE KA DALE TE JETE GJITHMON E DYTA

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edhe nje here po ju kujtoj qe kjo esht tema per dorheqjen e Morattit...
    pra Vjosa po pate ndonje koment KONSTRUKTIV dhe jo DESTRUKTIV si gjithmone na e thuaj...

    si nuk the nje here psh nuk jam dakort me ate qe tha Rivera apo jam shume dakort, qe i beri pleh me ate deklarate te gjitha ekipet,

    Flit pak per gjendjen teper te acaruar politiko-ekonomike qe po ndodh ne itali, ku klube si Lazio Parma po shkojn si fiorentina... apo kur presidenti i Perugia-s hedh ne gjyq sistemin, apo Juventusi qe esht ne gjykaten e Torinos e akuzuar deri ne Gryke per Doping.

    Pra djal i nderuar boll me me Milan Inter.. kiu viu kiu viu...

    flit per futboll car ndodh ne LOJE, nqs nuk e sheh dhe vjen si qorr ketu eshte tjeter gje.

    hajde tani se i bere temat lemsh.. aty me permend Hollanden kendej permend qe Interi esht ekip plere etj etj.

    ---komente dua te degjoj.. jo copy/paste nga www.tgcom.it apo ndonje sit tjeter Milanist apo Juventin... ose deklarata te ndryshme te personave me peshe si puna e Riveres , ose as i gjo.. nuk dua te shoh artikuj te Medias SHARLATANE italiane... por vetem komentet tuaja konstruktive.

    Te pershendes o Redi dhe nje here
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    Cyclotomic, une kam folur shpesh per gjendjen e futbollit italian ku behen pissleqe nga me te ndryshmet, por kjo nuk dmth ti japesh vlera te teperta disa skuadrave apo tja heqesh disa te tjerave.

    Galliani sot deklaroi qe skuadrat e futbollit italian jane te supertaksuara, me teper cdo shkuader e ndonje vendi tjeter ne Europe.

    Megjithate, kjo mund ti shkoje per avazit Sensit apo ish-presidentit te Lazios dhe kurrsesi, Vittorio Cechi Gori-t, matrapazit cocainoman qe shperdori pasurine e te atit, Marios, apo Tanzit qe shkaterroi Parmalat-in.

    Pra gjerat duhen ndare dhe jo te futen ne nje kallep te gjithe.

    E vetmja arsye qe Interi nuk ka falimentuar ne keto vite eshte sepse Morati i ka mbuluar deficitet nga xhepi i tij dhe jo i shoqerise. Asnje tjeter nuk do ta bente, ashtu sic nuk e ka bere.

    Futbolli Italian ka patur shpesh here abuzime. Juventus dihej qe drogonte lojtaret e tij dhe Zeman e deklaroi hapur kete gje, por media dhe sistemi cfare nuk la pa i thene.

    Megjithate, cfaredo qe te kete ndodhur kjo nuk te le pa i nxjerre vlerat ne pah.

    Interi dhe Morati deshtuan ne krijimin dhe konsolidimin e endrrave dhe projekteve te tyre. Morati u ndikua shpesh here nga ambienti dhe tifozet prandaj dhe gjithmone e ka bere per ibret skuadren.

    Shiko tani si eshte puna dhe ku caloi Morati sipas mendimit tim.

    Cdo ekip ka nje BAZE, nje SHTYLLE KURRIZORE ku te mbeshtetet.

    Po t'ju pyes, cdonjeri nga ju mund te me thote se cila eshte shtylla kurrizore e Milanit, Juves, Romes, dhe e gjithe skuadrave te tjera te sukseshme europiane dhe gjithashtu e Interit te viteve 60.

    Por ketij Interit te fundit i kane munguar gjithmone Lideret. Skuadra pa Lidere Vdes. I vetmi qe ka mbetur gjalle eshte Zanetti. Te tjeret jane blere e shitur. Po ashtu dhe Trajneret.

    NJe skuader i mban afer Lideret dhe nuk i shet, cfaredo qe te ndodhe, edhe sikur te kene sezone te pafata.

    Pse nuk e shet Juvja Del Pieron, Monteron, Ferraren, Konten? Pse shiti Inzaghin? Sepse ky nuk ishte Lider dhe sulmonte Lidershipin ne sulm te Del Pieros.

    Pse Milani mori Nesten, Pancaron etj dhe mbajti gjithashtu Costacurten etj.

    Pse Capello i jep gjithmone besim Cassanos, Del Vechios, Limes, dhe gjithe brumit qe ka?

    Jo me kot Roma keto vitet e fundit eshte kthyer ne nje Skuader teper e forte. Sepse ka vite qe mban te njejten BAZE.

    Nder Interi cdo vit nderron nje numer te madh lojtaresh. Me sill ketu Sulmin e Interit gjate viteve te Moratit.

    Interi i fundit qe ka fituar nje Kampionat ishte Interi qe kishte si Bazament 3 Gjermanet, plus Bergomin, e nje sere Lideresh te tjere.

    Po ta kishte patur Morati atehere, me siguri do ti kishte shitur ata Gjermanet te cilet me perjashtim te Brehmes, kane patur luhajtje ne cdo sezon, por qe Presidenca e atehershme nuk i vuri kurre ne diskutim dhe i mbajti derisa u plaken.

    Keshtu puna.

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje Redi...

    Shume e drejte analiza qe ke bere... por ama per punen e lidereve Interi nuk mund ti krijoj nqs trajneret ikin e vine, nqs dirigjentet ikin e vine. Tek Juventusi ke nje treshe qe aty ka me vite e vite te tera.. tek Milani i 20 vjeteve te fundit shef po te njejten gje. Interit i mungojn lideret sepse edhe ata pak qe kan ardhur e kan luajtur me shpirt shtypi rracist i ka hequr (Kujto INCE, BERGKAMP dhe JONK, gjithashtu dhe ANGLOMA)... pra ka pasur nje lloj percmimi.

    Te kujtoj se kur erdhi Ronaldo me Interin Agnelli tha: Ronaldo... non so a che serve questo giocatore all'Inter?..

    pra nuk merret vesh pse ky person duhet ti fuste hundet dhe te jepte komente te tilla per nje lojtar qe akoma nuk kishte bere ndeshjen e pare ne kampionat.

    Qe te jesh idhull apo lider duhet te jete ajo toka pak e krasitur dhe ti hidhet fara... mbill e mbill prap do ta lesh per disa vjet ate toke te riperterihet apo jo? qe te marresh maksimumin.
    Interi po e len pak si teper sepse Moratti ju fut bizneseve (Crespo-n shkun e shiten) dhe kjo ndodhi.

    Por ama ajo fusha mund te iki per lesh edhe ndryshe. Fati... ambienti etj.. nqs bie shi gjithmone zorr se do mbi gje.

    Por mos harro qe ne futboll duhet edhe fat... Interi-t gjithmone i vriten lojtaret sepse luhet teper rende ndaj kesaj skuadre. Nuk sheh lojra te tilla tek Juventusi... Del Piero gjate gjithe karrieres se tij ne kampionatin italian esht vrar shume me pak here se sa Ronaldo apo lojtare si Van Basten gjate permanences se tyre ne kete kampionat. Nuk ma merr mendja te jete fiziku i jashtzakonshem i keti lojtari edhe sikur te marri substanca te ndryshme... ka dicka me te holle.

    Me te mira
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    nje interviste me shkaqet e largimit dha pres Morati ne gazeten Republica.
    Morati u shpreh se Interia eshte per te nje dashuri e madhe.
    Gjte viteve te mija si president nderrova gjithcka ,lojtare ,trajnere ,keshilltare por asgje nuk shkoi sic enderroja ,e pra thashe te nderroja dhe Presidentin.Tani vertet ndjehem i lire por dhe i pafat.
    Idete e mija ne dobi te Interit nuk do te pushojne .
    Humbja me Empolin ishte pika qe beri goten te zbrazej.

    Nderkohe qe sulmuesi brazilian Adriano rikthehet tek Interi.Ai vleresohet si pasardhesi i Kristian Vierit.
    Vete Alberto Zaccheroni u shpreh se Adriano eshte lojtar i mrekullueshem dhe se ai munt te luaj ne te njejtin formacion perkrah Vierit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 23-01-2004 mė 02:09
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #37
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Une vazhdoj te qendroj ne mendimin tim , qe kjo levizje e Moratit ishte e studiuar dhe me vend.
    Tani ai mund te shofe me qetesi se cfare nuk shkon tek Interi. Megjithese levizja qe pres nga Morati tani eshte BLERJA e nje canali televiziv te forte . Vetem keshtu do te mbrohet nga puclleqet e vazhdushme qe e pengojne interin te arrije atje ku deshiron.

    ADRIANO mund ta filloje lojen nga stoli e te futet ne vazhdim..sot ishte ne stervitjen e pare me interin.-..
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #38
    Inter-Milan 1-6
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    19
    Ti tani do shohesh se cfare nuk shkon te Interi?? Pse nuk e ke pare?Te gjitha nuk shkojne.Pastaj jane justifikime ato per blerjen e nje kanali te fuqishem.Eshte fusha ajo qe tregon rrezultatin.Jane gjunjet ato qe tregojne fortesine.Mos ja hidhni fajin kot medias italiane se interi nuk eshte ndonje ekip i fuqishem qe te kritikohet vazhdimisht.Ata nuk jane amatore qe te ndikohen nga llafet e ndonje gazetari qe mundohet te marre rrogen.Eshte qarje halli ne menyren me amatoreske kjo per Interin.Sa presione psikologjike ka pasur Milani ne medja,por nje ekip i madh,nje ekip me zemer te madhe,nje fanelle historike,nuk ndalet nga puhiza!!Atyre te interit nuk u mungon xhaketa,se jua blinte Morati,VERSACE,por u mungon me kryesorja:sedra,mos impenjimi i duhur,dhe ka fatin qe eshte rrethuar nga lojtaret gjysem niveli.Pse me materacin,paskualen,emre,etj te ketij lloji,mund te quhen baza e ekipit ose dhe e zevendesimit??Ju keshilloj qe te merrni me mire GERI CIPIN!!!
    MILAN KAMPION!!!

    JO KOMENT!

  9. #39
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    JA FUTE KOT O joke ! SI THE ???MILANI PRESION NE MEDIA ???HAHAHAAH...ESHTE SI TE THUASH QE ''Zeri popullit'' shan PS...Ke degjuar ndonjehere ti ''caso maldini'' apo ''caso
    shevcenko''apo.....Jo or mik ...sepse te degjeneruarit e medias njofin vetem'' CASO VIERI'',,,CASO RECOBA'',,''CASO CUPER''..''.CASO CAZZZZO'',,,
    Na tregoni fushen ????
    Juve milanistave ju japin 14 penallti favore dhe 1 kunder , kurse neve 2 favore dhe 6 kunder !!!KJO ESHTE LOJA NE FUSHE SIPAS JUSH?????
    Sa per lojtaret mos ja qa hallin , se jane shumica lojtare KOMBETARESH,,,
    Ju bilanistat jo vetem vidhni por te jepni dhe mend...
    Controcampo=controinter...
    domenica sportiva=domenica antisportiva

    GALLIANI PARTY
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O inter_forever e kemi konsumuar nje here kete muhabet, joke eshte i ri ketu dhe nuk ka pare shume postime.
    Tani ka dicka lojtaret jane profesioniste po, por ama ne boten e sotme media ka dicka shume te fuqishme qe eshte se DEGJOHET LEXOHET dhe se fundi besohet me shume se gjithcka. Kush te ben te fitosh presidencen ne amerike ? Profesionalizmi? jo ne asnje menyre ne Fakt Presiidenti i tashem Bush shkoi me nota C- ne universitetin me te mire ne bote Yale(nga me te miret)... Kush e beri ate te fitonte eleksionet... e beri FUSHATA ELEKTORALE qe u shpenzuan miliona e miliona e miliona dollare.
    Nesje pa ju zjgatur shume politikes...sepse media ka rrol shume kryesor.... Une e kam thene dhe diku tjeter.. imagjino nje dhjaks qe do te zihet me dike te forte. Dihet qe ky person ka shume frike. Mirepo nqs jane 10 - 15 shoke qe i fryn ne vesh gjith diten dihet qe ai shkon dhe e heq qafe ate. Nesje ne kete rast ai person nuk esht se beri hile sepse ata shoket e tij ishin qe e fryn. Por ne boten sportive duhet te kete nje MEDIA ASNJANESE, ose le te dali haptas te thone qe ne jemi shoket e X dhe Y skuadre. Mirepo nqs kjo ndodh ASNJERI NUK I SHEH ME SY ME ATO GAZETA DHE E HUMBASIN RROLIN E RENDESISHEM QE KANE. CENSURA O MIK ESHT DICKA MJAFT E FUQISHME, GJITHASHTU DHE INFORMACIONI I RREME.

    Inter-it i mungon sedra... pse i mungon sedra? Ka disa aresye... joke te keshilloj te shohesh klubin e tifozave interist per nderhyrjet qe i behen keti ekipi edhe ne fushen e gjleber. A keni pare ndonjhere ekipin e Juventusin te behet cope cope ti mungojn nja 6 lojtare RREGULLISHT. Pse ? preparacion me i mire atletik? jo vallaj edhe pse marrin substanca (se jane dhe ne gjykaten e larte te torinos te akuzuar) prap se prapi njerezit vriten. A ke pare ndonjehere te gjendet Juventusi nen 11 lojtare, asnjehere bile marrin te kuqe ekipet e tjera qe MOS NDERHYJNE ME. A ke pare ndonjehere ndonje Milan cop cop te jete berrnut fare.. jo vallaj une skam pare te ket nje Milan qe rregullisht ti mungojn 5-6 lojtare tituallare. Tek interi u fut Almeyda doli Emre me te kuqe(pra edhe kur nuk arrine ti vrasin i fusin kartonin dhe i nervozojn)... dhe se fundi Almeyden e vrane me Udinezen ne kupe italie. Prandaj dhe interi e humbet zemren te luaj ne ate kupe dhe ne kampionat.

    Jane profesionist por KONTRATA e tyre nuk thote qe KUJDES SEPSE KENI TE BENI ME NJE FUTBOLL BARBAR DHE MESJETAR.

    Thote MIRESEVINI NE NJE NGA KLUBET QE KA BERE HISTORI NE ITALI DHE NE BOTE.

    Prandaj nqs ti nuk sheh rrolin e medias mbasi nuk e lexon per disa aresye.. por te gjithe italianet e lexojn se esht media e tyre.. ene un qe kam jetu aty e lexoj dhe sot e ksaj dite qe nuk jetoj aty.

    Fjalet e Inter_Forever ble nje kanal televiziv, nuk jane te atij por i nje trajneri te madh italian, Mondonico.. nqs e ke degjuar.
    shendet
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •