Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e larguar Maska e llokumja
    Anëtarësuar
    17-07-2003
    Vendndodhja
    Underneath_your_cloths
    Postime
    91
    Anonimia
    edhe mua me vjen shume keq per djalin tuaj
    edhe shpresoj me gjithe zemer qe ti kaloj edhe un kam nje sygjerim meqe ai nuk ka probleme me degjimin a e ke kontrolluar
    ndonjehere se mos ka probleme me te folurin??? Un Shpresoj se jo se ai ka moshen tani qe du het te filloj te flasi e te reagoj.
    Shpresoj qe kjo gjendja e djalit tuaj te jet me kaq dhe te filloj si gjithe femijet e tjere te reagoj.

    llokumja

  2. #22
    Anonime ketu eshte e veshtire te marresh ndonje pergjigje sagllam.Shumica ia fusin kot.Ky eshte problem i koklavitur ku vetem nje mjek specialist mund te te ndihmoje.Ajo puna e mishit te huaj eshte perralle me mbret.Nuk besoj te kete ndonje psikiater apo neurolog te mirefillte ne forum.Gje specipike nuk di te te them vetem se nese eshte ajo qe permende me siper Asperger-Syndrom,ka shanse te mira qe femija te normalizohet me kalimin e kohes. keshtu qe mos e humbni kurajon.
    Gjithe te mirat

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Vajzaklasike
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    3

    Anonima

    E di fjalen ti moter degjon hoxhen te habit, degjon priftin te cudit.
    Djali nuk te ka asgje, leri keto autismat e budallalliqet. Po juve jeni ne terezi qe i thoni keshtu gruas se huaj?
    Ajo e ka cuar djalin tek doktori dhe si ka thene qe ka gje te tille, juve me te degjuar problemin ja vute diagnozen. Apo shyqyr qe nigjoni nje gje te re ne televizor edhe hajde burra.
    Motra ime ka nje llaf, shkon ke doktori jashte shtetit thote, te thote mos u shqeteso e merr me te lehte e nuk te streson e depreson. Shko ke mjeku shqiptar e te thote bobobo nga vjen ti moj shoqe nga mali apo cfare, ti je shume semure dhe kur te thote cfare ke, shtrengon buzet e kafshon gjuhen mos te qeshesh.
    Djali im 10 muajsh ma kerrciti mua me shpulle surratit qe me iku surrati anash sepse i mora mollen nga dora.
    Ndersa 13 muajsh nuk te linte te beje nje muhabet se llapte si gore edhe nuk i merrshe vesh asi llaf, po nese nuk i kushtoje vemendje kishe per borxh ti hidhte floket ne toke. Shume agresiv dhe i dhunshem si femije.
    Djain tend me siguri qe e shqeteson dicka. Shif ambjentin, shoqerine, kopshin, aktivizoje me femije te moshes se tij me shpesh sepse nuk eshte e njejte si te rri me ty e si te rrije me femije te moshes se tij. Ndoshta ka qene i lidhur me person te familjes tende dhe ai person eshte larguar.
    Pastaj jashte shtetit eshte normale te thone vuan nga depresi ndersa ne te shkretet ne shqiperi sna e pirdhte njeri, vlote druni qe te kputeshin kerrbishtat edhe shife ku jena si kokrra e molles.
    Mundohu te mos zihesh ne sy te tij sepse ndoshta eshte tip sensibel dhe e shfaq ate stresin e tij ne menyren qe di.
    Pastaj eshte vetem 2 vjec moj, jepi kohe te rritet ndoshta eshte tipi i femijes qe nuk nxiton eshte laid back edhe po e merr kadale kadale kur ti vije qefi.
    Qingji vogel pse mendushem
    Be be ba
    Pse me ri ashtu trishtushem
    Be be ba

    Eja eja bashke ne arre
    Tring tring tring
    Une mbledh lule ti ha bare
    Tring tring tring

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anonime..

    Cfar u ba me djalin..?

    Te gjithe te kan dhene mendime me vlere e po i bashkangjitem dhe une atyre..

    Shkenca cdo dite ben perpara por ne disa fusha edhe rri vend numero..

    Eshte nje liber i shkruar nga nje zonje amerikane qe ka luftuar ne familjen e saje me keto probleme..

    Ndoshta e gjen ne biblioteka dhe i hedh nje sy..

    ----

    Let Me Hear Your Voic

    A Family's Triumph over Autism

    Catherine Maurice

    ---


    Gjithashtu i njohur nder me te njohurit e ksaj fushe eshte dhe Dr Ivar Lovaas gjithashtu amerikan..

    Cdo te mire..

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Postime
    1

    anonimes

    Pershendeje:
    Me keqardhje po te pershendes por megjithate ti si prind pajtohu me kete gjendje ne te cilen jam edhe une:
    Une kam nje djale i cili tash i ka 6 vjete edhe ai vuan nga autizmi, une jetoj ne Kosove e kam pas te specialiste te ndryshem ku edhe ata ne fillim dyshuan se mos ka probleme me shqisat e degjimit mirpo kjo pune doli e kunderta ai degjone shume mire dhe pas kalimit te moshes e pame se problemi qendronte diku tjeter se ai vuan nga autizmi dhe tash i ka 6 vjete dhe vetem 3 fjale i thot , MAM, BAB, GOL, edhe asnje tjeter ne ne kosove nuk po kemi ndonje institucion i cili meret me keta femije e vetmja gje qe une mund ta beje eshte duke nxjerrur material nga interneti dhe duke e aplikuar tek djali une me gruan time vet pa ndihmen e askujt i patem disa premtime nga specialistet tane se do ta hapin nje qender per keta femije por tash 1 vit u ndertu qendra e kursesi me fillu punen, por pas gjith asaj per mos me e zgjat shume po te theme behu e durueshme dhe puno me femiun tend ti dhe konsultohu me specialiste sepse ke fate te madhe qe je atje ne itali dhe me siguri se gjene njeri adekuat per ndihme, nevojitet perkushtim i madh i juaji personalisht duhet shume te mereni mekete femije perseritja fjalet 100 here te njejten fjale ama vetem ne rastet kur aj eshte ne disponim te degjoj jo kur aj eshte nervoz kursesi ja gjene momentin sidomos pak para se te fleje ose ne mengjes heret atehere eshte me i pushueshem edhe i mer gjerat me ma shume perkushtim. une do te shkruaj perseri, ZOTI NA NDIHMOFTE DHE NA E DHASHTE DURIMIN .

  6. #26
    Anonima]

    Djali im ka dy vjet e tre muaj dhe akoma nuk flet nje fjale.

    Që djali yt nuk flet akoma për mua nuk është aq dramatike për dy arsye:
    a- Fëmijët në familje dy a më shumëgjuhëshe kanë nevojë kohe për t'u shprehur më shumë se fëmijët e familjeve njëgjuhëshe.
    b- Karakteret e ndryshëm fëmojëror kanë treguar se ka shumë grupe fëmijësh: Ke fëmijë që lëshohen më shpejt në një veprim ( ecje, ngrënie, heqje pampersi, të folur, etj) por ke fëmijë që kanë nevojë për më shumë siguri në ndërmarrje veprimesh të këtyre llojeve.

    Mbase djali yt ka nevojë të akumulojë siguri të shprehuri për përpara se të flasë... ?!


    Anonima]
    Jo vetem kaq, por kupton pak ose aspak nga ato qe i themi. Shpesh injoron edhe xhestet qe i bejme, duke i kerkuar te marre diçka, te haje diçka, te na pershendese, te na jape nje te puthur me dore. Nuk arrin te beje veprime elementare. Jam duke folur per ato qe ne i kerkojme te beje, qe ai s'pergjigjet pothuajse kurre. Nga ana e vet ai, nqs ka uri vjen e te sjell nje pjate dhe i bie me dore,duke dashur te thote ka uri, te sjell goten ose biberonin se ka etje, te sjell lodrat qe i pelqejne dhe te tregon edhe me shenja, ma kurdis ketu p.sh.

    Gjithnjë sipas mendimit tim nga kjo që po lexoj më lart, unë shprehem se djali yt ka të drejtë të refuzojë të kryejë veprime që i kërkohen nga ju. Arsyet mund të jenë të ndryshme. Mbase janë momente të pafavorshme për të momentet kur ju i kërkoni të përshëndesë;Mbase ai në vetvete ka akumuluar ndonjë autombrojtje jo të vetëdijshmë kundra ndonjë “ rrethimi nga dashuri e tepruar” ku fëmija është në qendër të vemëndjes nga të gjithë aktorët madhor përmbushës të jetës së tij, dhe nuk i lënë hapësirë të nevojshme pavarësie; mbase, mbase , mbase …

    Bilani i një specialisti është treguesi dhe zbërthyesi më i mirë i “mbaseve”. Ai ka çelësat ndihmës për ju dhe fëmijën tuaj!


    Anonima]
    Por nuk ben as gjerat me te thjeshta qe i kerkon. P.sh. i ka rene nje kepuce nga kemba, ti i thua edhe me shenja: shko gjeje dhe me sill kepucen tjeter. Hiç, iken me vrap, nuk kuptojme eshte indiferent apo s'kupton.
    Mos përsërisni gabimet e trashëguara nga kultura jonë ku fëmijës i flitej me shenja e xheste, ose me belbezimet e tij gjysma-gjysma. Të mëdhenjtë kënaqeshin së qeshuri e ju dukej aq argëtuese kjo sa pengonin fëmijën të progresonte në të folur…Që të gjithë e kemi praktikuar një metodë të tillë me bebat apo fëmijët e vegjël.

    Fjalosini veprimet tuaja. P.sh. ju i vishni këpucën, në të njëjtën kohë me veprimin e të veshurit këpucët një bebi që nga lindja mund ti flitni: Mami (ose babi etj) po të vesh këpucën. Ideale do ishte radha e veprimit: mami po të vesh këpucën e majtë…Tani po të vë dorezën e djathtë etj ( kjo mbetet ideale sepse kërkon riedukim rrënjësor mendimi për ta zbatuar. Dhe ne, profesionelë të botës fëmijërore nuk arrijmë ta praktikojmë korrektësisht kaq me detaje.)

    Megjithatë fjalosni saktë dhe qartë cdo veprim që bëni me fëmijën tuaj, dhe në gjuhën tuaj ( shqipen). Sepse në gjuhën e huazuar ne mund të jemi mjeshtër, ne mund të dimë mrekullisht, por sigurinë që ka intonacioni i zërit në gjuhën mëmë nuk e ka në gjuhën e huazuar.

    Të jeni të bindur që është faktor kyç në ndihmën që i japim fëmijës drejt fitimit të besimit në vetvete dhe drejt pavarsisë, intonacioni dhe siguria e zërit tone.


    Diku më lart lexova dikë që thoshte:

    Pershendetje te gjitheve,

    po sjell edhe une pervojen tone me femijet ketu ne Itali.
    Kemi dy djem te vegjel dhe per problemin e dygjuhesise kemi ndjekur
    nje rregull te caktuar: ne shtepi flasim shqip e jashte saj ne rruge, shkolle etj
    italisht. Keshtu krijohen dy mjesise te ndara qarte dhe konfusioni per te vegjelit
    nuk eshte shume i madh.

    Keshilla tjeter eshte reduktimi i shikimit te televizionit pasi eshte nje nga mjetet
    qe edhe femijen me te levizur e llafazan e ben dembel e pasiv. Ate kohe qe ai ja kushton televizorit duhet ta mbushni me lojna didaktike qe te nxisin fantazine dhe
    mendimin e tij, aktivizojeni dhe ne park me moshataret e tij.
    Nga keto gjera do te kete vetem permiresim dhe nuk ekziston asnje kunderindikim.

    Kurajo e fat te mbare

    landi
    Janë plotësisht të vërteta faktet që sjell personi më lart. Të folurit në gjuhën tënde jo vetëm që bën ndarjen e mjediseve por transmeton tek fëmija atë që asnjë nga ne nuk e sheh e që është e rëndësishme : Sigurinë e zërit. Mos'hezitimin në gjetjen e fjalës së përshtatshme për cdo situatë.

    Sa për televizionin : Më shumë se 30 minuta në ditë ne vetëm se shaktërrojme vëmëndjen e fëmijeve tanë, nuk i ndihmojmë aspak ata. Qendrojnë përpra një ekrani pasiv, pa asnjë lëvizje fizike. Përqendrimin e kanë të koncetruar në çfarë lëviz nëpër ekran si dhe shkëputen nga kontaktet e botës reale gjatë kohës së ndjekjes së tv.



    Anonima]
    Per te mos u zgjatur, do t'ju lutesha te gjitheve n.q.s keni degjuar apo jetuar (nuk do t'jua uroja kurre) raste te ngjashme ne familje, komshinj, miq, apo qofte goje me goje, te me

    Djali im ka folur mbi 3 vjet. Dhe unë qesh shqetësuar jashtë mase atë kohë. Për më tepër kisha moshatarët e tij çdo ditë ndër duar e nuk arrija ta pranoja vonesën e të shprehuri të tim biri. Kishte gjithçka për t’ia arritur dinamikën, veprimet e përshtatshme sipas rrethanve si dhe ishte mjaft i guximshëm të merrte inciativa fëmirore. Kur i propozohej ndonjë veprim nga ne, aktorët rrethues të jetes së tij, herë- herë pranonte, herë-herë refuzonte. Varej nga humori dhe disponimi i tij për të hyrë në kontakt me rrethuesit. Por luante shumë mirë me lojrat për moshën e tij. Ndërtim ( treni drurit, legot, format e drejtkëndeshë të drurit që ndërtojnë gradiaçelat , bashkim figurash (puzle), art vizatimi (shgarravina mbi letër) etj. Vetëm se nuk vinte fjalë mbi veprimet e tij që bënte ose mbi veprimet që këkronte. Sigurisht unë dhe psikologjia mikesha të dashura, me vrap në kabinetin psikologjik të specializuar për fëmijë.

    Psikologia e ndoqi gjatë 3 sencave 30 minutëshe tha se nuk kishte asnjë problem fizik apo psikologjik. Thjesht ishte fëmijë dygjuhësh. I duhej më shumë kohë të fitonte sigurinë e të shprehurit.

    Sot më duhet të ridërgoj tek ndonjë psy ta ndalojnë të flasë . Sapo ti jepet fjala apo mundësia e të folurit, flet pa pushim. E pse, e pse, e pse... Enciklopedi e gjallë. Kërkon shumë energji, sepse duhet ta dëgjosh pa ndërprerje, të japësh konkluzione mbi atë që thotë e atë mendon në është e drejtë a jo, si dhe ti japësh përgjigje të saktë për pyetjet që të shtron. Në fund të fundit, asnjë fjalë nuk e ka pa vend, por problemi është thjesht se hajde kur vjen pas pune të gjesh energji ti përgjigjesh gjithë pse-ve. Prandaj Anonime, ka shumë shanse që edhe ti të gjendesh para pse-ve pas nja dy-tre vjetësh e të vish të na pyesësh: Si t’ia pakësoj ca fjalët fëmijës tim .


    Anonima]
    Autismi eshte, le ta quajme semundje, megjithese ne perkufizime te ndryshme quhet çrregullim i zhvillimit te funksioneve cerebrale. Dikush e perkufizon si rasti me i keq i "handicap", sepse i shoqeruar nga nje aspekt i jashtem normal, eshte nje handicap grave qe koinvolxhon funksione te ndryshme cerebrale dhe zgjat gjithe jeten. Keto jane fryt i leximeve te shumta qe kam bere kohet e fundit dhe vazhdoj te bej dhe shpresoj shume qe djali im te mos kete fare lidhje me kete gje, por nderkohe mjafton dyshimi per te qene e shqetesuar ne maksimum.
    Për autismin nuk mund të përgjigjem shumë a sakte sepse nuk e njoh në thellësi. Thjesht kam dëgjuar që ekziston si sëmundje.Aktualisht në grupin paralel me grupin tim të fëmijëve ku punoj, ka një fëmijë që po ndiqet nga specialistët për shenja autismi, por që nuk është përfunduar akoma diagnoza e saktë…Kemi patur para ca vitesh dhe një rast tjetër të një vajze të vogël.
    Di vetëm të them çfarë unë kam vënë, se këta fëmijë nuk hynë fare, ose gati fare, në kontakt me aktorët rrethues: moshatarët, të rriturit qoftë edhe prindërit e tyre. Kanë kriza të paktrollueshme emocionale. Marrin një lojë ose një objekt në dorë dhe luajnë diku në një kënd vetëm me vetveten pa patur nevojë të një personi të dytë për të luajtur. Hyrja e një të treti në botën e tyre shkakton kriza pakënaqësie të forta dhe fëmija shprehet agresivisht duke bërë lëvizje të përsëritshme (lekundje trupi, përpëlitje) ose goditje të pandalueshme pas një muri a porte me ndonjë objekt që mund ta kenë ndër duar ose me grushta a shkelma, varet, siç e ka sqaruar Bradikinin .Relacioni është i ngrirë shumë, dhe se fëmija pranon afrim fizik ( ledhe, perqafime, përkujdesje) vetëm nga persona të cilët i njeh mirë, si jo, s’ka shanse të pranojë përkujdesje. Megjithatë, specialistët thonë se autizmi ka format e tij të shumta, ndaj informacion më mirë se cdo forum a cdo material që të lexosh, vetëm specialistët e japin konkluzionin duke i studiuar rast për rast dhe duke dhënë udhëzimet e nevojshme për terapi sipas cdo rast të vrojtuar.



    Anonima]
    Pastaj beme nje takim gjysem ore me nje logopediste(specialiste per te foluren e femijeve) qe na keshilloi nje kontroll tek nje neuropsikiater per femije. E kam prenotuar kontrollin dhe jam duke pritur.
    Është gjëja më e mirë dhe më këshuillueshme që duhet bërë. Ne mund të jemi gjithçka, prindër, edukator, mesues madje dhe mjek, por ne nuk jemi specialistë të psikanalizës fëmijërore. Prandaj kjo është e vetmja rrugë e drejtë që ndihmon fëmijën tënd, ty dhe gjithë familjen tuaj.


    Mos hezito asnjë moment e mos humb datën e takimit.Sikur asgjë mos ke¨te djali për mjekim të metejshëm, mjaft që ata ju ndihmojnë të kanalizoni komunikimin tuaj, misid jush dhe djalit tuaj, s'ka të paguar. Thonë filozofët së jo unë: Zanati i të qenit prind, ështe zanati më i vështirë: Kërkon më shumë përballje, më shume vendime e më shumë investim

    Elna.

    P.s

    Kërkoi dikujt nga Shqipëria të të dërgojë librin : Vitet e foshnjërisë të dr. Remo H.Largo Përkthyer në shqip nga Migena Beqiri. Eshte i mrekullueshuem dhe ndihmon pa mase. Ja këshilloj me sinqeritet të gjithë prindërve, atyre që do të bëhen prindërve, atyre që janë a do bëhen teze, halla, xhaja, daj, kumbara etj. Lexojeni dhe shihni se do ndihmoni veten tuaj si dhe femijet tuaj apo femijët qe ju rrethojne. Kushton diku 600 lekë ( 6 mijë lekë të vjetra, as 5 euro)

    Në faqen 322 dr Remo shkruan:

    Fëmijët që rriten në një mjedis ku fliten më tepër se një gjuhë nuk mësojnë vetëm një, por dy ose më tepër gjuhë: Një favor i paanë ky për jetën e mëvonshme! Ky favor duhet „paguar“, përkohësisht, me një zhvillim gjuhësor të ngadaltë në vitet e para të jetës. Vonesa mund të dalë në dukje me një fjalor më të pakët dhe me një ndërtim më të thjeshtë të fjalisë deri në moshën e shkollës fillore. Ky disfavor nuk duhet t’i pengojë prindërit që t’i përcjellin fëmijës së tyre më tepër se një gjuhë. Por duhet patur parasysh një kufizim: çdo person i afërt duhet të flasë vetëm një gjuhë me fëmijën në vitet e para. Nëse nëna flet vetëm italisht dhe babai vetëm gjermanisht, atëherë fëmija mund të përshtatet nga ana gjuhësore me këtë situatë.Për fëmijën mund të shfaqen veshtirësi kur nëna ose babi flasin duke këmbyer me njëra- tjetrën gjuhët gjermanisht dhe italisht. Kjo mund ta mbingarkojë trurin e fëmijës...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-12-2013 më 10:37

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10

    tung

    Me sa kuptova une djali juaj ka pasur cerebrale ne tru te madhe
    nese po mundemi te flasim per trurin .

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anëtarësuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    E lexova me vëmendje këtë temë dhe e ndjeva shumë keq shqetësimin e kësaj nëne, mirëpo nuk e morëm deri në fund të vërtetën se me çfarë diagnoze ka dalë fëmija i Anonimes, unë kam një besim se e folura e munguar në këtë moshë (dy vjet e sa) vetëm ka qenë diçka e vonuar dhe nuk ka pasur të bëjë me asnjë lloj sëmundjeje

    Presim nga Anonimja të na tregojë, ndoshta për shkak edhe të ndonjë prindi që ka të njëjtin problem

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2015
    Postime
    1

    Për: Zhvillimi i vonuar i fëmijës: në të folur e kuptuar

    Citim Postuar më parë nga Anonima Lexo Postimin
    Shume faleminderit Joanna.
    Sot duke biseduar me nje koleg, doli nje mundesi tjeter. Shume femije qe rriten ne nje ambjent ku perdoren dy gjuhe, kane veshtiresi ne te folur e ne disa reagime. Ne rastin tone ne flasim te gjithe shqip ne shtepi, perveç vajzes se madhe (8 vjeç), qe flet me shume italisht, megjithe kembenguljen time, qe i jap pergjigje ne shqip. Djali rritet me gjyshen qe i flet shqip, por degjon shume television ne italisht. Dini ndonje rast te ngjashem?

    Kjo eshte me se e vertet. Une jetoj ne Frannce, dhe kam vajzen 5 vjece. Edhe vajza ime nuk shprehte ndonje interesim te madh te fliste. Ka bere rreth 50 seance tek Ortofonistja, dhe ajo vete me ka thene, se femijet qe rriten ne nje ambient ku fliten dy gjyhe do te jen te vonshem ne te folur

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2017
    Postime
    1

    Për: Zhvillimi i vonuar i fëmijës: në të folur e kuptuar

    Pershendetje Anonim.
    Djali im ka te njejtat simptoma qe ka pasur djali yt,,identik te njejta.
    djali yt tani eshte diku 16 vjec ne mos gaboj dhe do na ndihmoje shume nese na tregon se si e ke djalin..ne cfare gjendje eshte..uroj qe problemi qe kishte djali yt te ishte dy gjuhesor ..
    nese e lexon kete status shpresoj nje pergjigje nga ana jote ose dikush tjeter nga forumi qe ka ndonje info se cfare ka ndodhur me djalin tend ose ndonje rast i ngjashem..
    pergjigja jote na ndihmon shume psikologjikisht,..
    flm

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2020
    Postime
    1

    Për: Zhvillimi i vonuar i fëmijës: në të folur e kuptuar

    Pershendetje
    Do doja te dija cfare rezultati ka pas djali??

    Si eshte tani?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla për foshnjat 0-12 muajsh
    Nga Mina në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 10-09-2011, 07:38
  2. Vlera e fëmijëve në Islam
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Keqtrajtimi i femijes
    Nga good girl në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:24
  5. Shëndeti fëmijëror
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •