Djali im ka dy vjet e tre muaj dhe akoma nuk flet nje fjale. Jo vetem kaq, por kupton pak ose aspak nga ato qe i themi. Shpesh injoron edhe xhestet qe i bejme, duke i kerkuar te marre diçka, te haje diçka, te na pershendese, te na jape nje te puthur me dore. Nuk arrin te beje veprime elementare. Jam duke folur per ato qe ne i kerkojme te beje, qe ai s'pergjigjet pothuajse kurre. Nga ana e vet ai, nqs ka uri vjen e te sjell nje pjate dhe i bie me dore,duke dashur te thote ka uri, te sjell goten ose biberonin se ka etje, te sjell lodrat qe i pelqejne dhe te tregon edhe me shenja, ma kurdis ketu p.sh. Por nuk ben as gjerat me te thjeshta qe i kerkon. P.sh. i ka rene nje kepuce nga kemba, ti i thua edhe me shenja: shko gjeje dhe me sill kepucen tjeter. Hiç, iken me vrap, nuk kuptojme eshte indiferent apo s'kupton. Etj. Per te mos u zgjatur, do t'ju lutesha te gjitheve n.q.s keni degjuar apo jetuar (nuk do t'jua uroja kurre) raste te ngjashme ne familje, komshinj, miq, apo qofte goje me goje, te me tregoni ç'ndodh dhe ç'duhet bere ne keto raste. Hapi i pare qe une kam bere eshte nje kontroll per veshet dhe doli me sukses te plote. Degjon shume mire, edhe ne frekuenzat me te ulta reagon menjehere. Pastaj beme nje takim gjysem ore me nje logopediste(specialiste per te foluren e femijeve) qe na keshilloi nje kontroll tek nje neuropsikiater per femije. E kam prenotuar kontrollin dhe jam duke pritur. E kam pas me shume se nje muaji. Nderkohe nuk jam e qete. Dua te kuptoj sa me shume dhe te reagoj n.q.s une mund te bej diçka. Perpiqem siç ma thote mendja, duke lexuar e duke folur me njerez qe kane patur shqetesime te ngjashme, po sinqerisht nuk jane gjera te lehta. Mjere kujt i takojne. Mendova, se ndoshta midis jush mun te qelloje ndonje qe me ndihmon, qofte edhe me nje tregim, apo ka ndonje te aferm mjek qe di me teper e ku di une. N.q.s dikush me ndihmon dot ne çfaredo lloj menyre, por ka nevoje per me shume informacion, mjaft te me pyese, se nuk po dua te zgjatem me. Une mund te shkruaj faqe te tera, por ndoshta eshte me mire te m'i kerkoni ju, n.q.s mund te me ndihmoni.
Diksh me ka permendur autismin. Autismi eshte, le ta quajme semundje, megjithese ne perkufizime te ndryshme quhet çrregullim i zhvillimit te funksioneve cerebrale. Dikush e perkufizon si rasti me i keq i "handicap", sepse i shoqeruar nga nje aspekt i jashtem normal, eshte nje handicap grave qe koinvolxhon funksione te ndryshme cerebrale dhe zgjat gjithe jeten. Keto jane fryt i leximeve te shumta qe kam bere kohet e fundit dhe vazhdoj te bej dhe shpresoj shume qe djali im te mos kete fare lidhje me kete gje, por nderkohe mjafton dyshimi per te qene e shqetesuar ne maksimum. Kush eshte nene me kupton. Mirepres çfaredo informazioni. NDIHME, JU LUTEM!
Krijoni Kontakt