Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Feminizmi i terbuar ushqehet nga maskilizmi i terbuar.
    Sikur meshkujt ta vleresonin femren me teper se thjeshte nje objekt seksual atehere dhe femra do evitonte 'tendencat' e krekosjes mbi arritjet e saj.
    Ajo qe me cudit mua eshte sesi mund te mendoni qe ne nje lidhje te shendoshe kerkohet kontributi i te dy paleve por ne udheheqjen e vendit njera pale duhet te mbaje qendrim pasiv? Sa e shendoshe, sa efikase, sa e qendrueshme eshte kjo udheheqje atehere? Gruaja eshte pjese e shoqerise ashtu sic eshte burri, eshte thjeshte nje iluzion qe te predikosh avancim shoqeror kur mendimi saj nuk merret per baze.
    Cuditem akoma me teper, perse keni kaq frike te pranoni realitetin ku femra po behet shume e me shume nje pjesemarrese e ketij realiteti? Hidhnji nje sy mbrapa ne vitet e kaluara dhe do shikoni qe pjesemarrja saj eshte e pashmangshme ndaj...guys please get with the program.

    p.s. uolfo cu be darka lali?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 26-01-2004 mė 15:45
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  2. #32
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me duket se u shpreha qarte nuk shoh ndonje problem marrjen tuaj me politike ndonese neper kohera prezenca e burrrave ne kete fushe ka qene dominuese.Ndoshta se natyra i ka ndare ca gjera.Me thoni a munt te imagjinojme nje burre edukator kopeshti ?Jo.Kjo sepse shpirti i nje gruaje di me mire te mekoje miresi ,dashuri.
    E pra c'hyn sfida ketu.
    Nuk e kuptoj pse nje karrige politike kerkoni ta shembelleni me fitoren e pushtetit kunder meshkujve.
    Per mua besoj dhe shume meshkuj te tjere nuk e shohim me xhelozi prezencen tuaj kudo qofte.Vleren ja u dime ,ja u njohim shume mire ndaj u kemi nena ,motra ,te dashura ,gra.
    Thjesht duhet te kuptoni se disa profesione jane te ndara ,disa jane burrerore ,per arsye te tendences se barazise shoqerore mos duhet te burrerohen dhe grate ?Largqofte kemi nevoje per puthje ,perkedheljet tuaja te embla ,te ngrohta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 14-04-2005 mė 10:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Kolombi e ke pare filmin "Daddy daycare"?

  4. #34
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    A nuk e the vete kolomb qe politika eshte nje sfere ku mashkulli ka qene dominuesi? Atehere si mos ta quajme rritjen e pjesemarrjes se gruas ne kete sfere 'mashkullore' si nje arritje apo fitore pushteti? Natyra te drejta te barabarta i ka thene si gruas ashtu dhe burrit, por burri si nje udheheqes egoist, fodull por gjithsesi dominues nder shekuj, ka ulur gjithmone vlerat e gruas. Asnjehere nuk jane vleresuar grate, fakti qe ne vendet me avancim shoqeror me te larte ata arriten te fitonin te drejten e te votuarit vetem 70 vjet me pare, tregon qe grate nuk vleresoheshin si njerez me mendime. Thelbi i avancimit shoqeror nuk varet tek edukatorja kopshtit apo ke boksjeret por tek pranimi i opinionit te gruas njesoj si burrit atje ku tamam duhet te jete, udheheqja shteterore.

    Nese prezenca gruas shikohet si gje e normes ne fusha te ndryshme te jetes publike atehere perse duhen bere keto ndarje profesionesh te ndryshme ne dy kategori
    "pune burri" dhe "pune gruaje"? Nuk e kam fjalen per pune ndertimi apo per sport te keq, qe eshte pak me mashkullore per guston e nje femreje, por bej fjale per profesionet e dites, si politika apo biznesi. Perse shumica e meshkujve(si te duash perjashtoje veten nga ky grup) atehere e konsiderojne politiken si pune burri kur nderkohe gruaja ka shpalosur te njejtat aftesi si ai ne mos me shume?
    Ka dal nje show i ri ne televizor quhet The Apprentice, ketu konkurohet per te fituar nje vend pune ne zyrat e Donald Trump. Konkuruesit jane ndare ne femra vs. meshkuj. Nese shumica meshkujve do i shikonin femrat si te barabartat e tyre, atehere perse kjo ndarje seksiste ne televizion publik? Njeri nga djemte u tha shokeve te tij qe fitoren e kane ne xhep pasi rivali tyre eshte gruaja. Uau, nese kjo nuk eshte revoltuese per femrat kudo qe jane, atehere cmund te jete me teper?
    Fryma kur femrat shikoheshin e trajtoheshin si qenie inferiore po venitet pak nga pak, por ama eshte prezent akoma.
    Sa per kulturen tuaj, tek The Apprentice, deri tani femrat kane fituar dhe meshkujt po eliminohen nje nga nje.

    Te bejne cte bejne femrat, sikur ne ndertim te punojne ngrohtesine e perkedheljeve te tyre nuk e humbasin dot, mos u shqetesoni
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Po thashe vetem nje te vertete.
    Por ti mendove ti quash burrat ,fodull dhe udheheqes egoist neper shekuj ,duke harruarr se per ato shekujt qe ti ben fjale ,politika nuk behej me llafe as pas nje kopjuteri apo me ndihmen e shtypit ,te gazetave por ne fushat e betejes ,me comange ,topuze ,shpata ,e pushke ,e pra keto zonjushe e nderuar kerkonin shpirtin luftarak te burrit.
    Te thashe edhe me lart ,ene e shoh me kenaqsi perparimin ,pjesmarrjen e gruas ne te gjitha fushat e jetes,dhearritjet tuaja ne biznes ,mjeksi ,art ,kuture e kudo tjeter jane per tu patur zili(me kuptimin e mire te fjales).Por nuk mendoj se eshte faji yne qe ne fushen e politikesnuk mbijetoni dot.
    Dhe per mua dhe she shume te tjere eshte me mire te kemi ne kete bote ,ne dobi te njerezimit gra si Nene Tereza apo Lady Diana sesa gra si Margaret Theacer dhe Tansu Ciller.
    Nese ti kerkon akoma barazi profesionesh ,te uroj eksplorim te kendshem atje ku grate e shkreta te shtyra nga nje grup feministesh te terbuara,e per hir te barazise me burrat ngjisnin shkallet e hekurta te pastronin oxhaqet e furnaltave ne kohen e perandor Enverit.
    Jam dhe do te jem adhuruesi gjinise femerore ,i nenave ,i motrave ,i shoqeve ,i te dashurave tona.
    Sa per feministet e terbuara i urojne te jene kudo per te perbushur detyren e tyre ne dobi te barazise shoqerore,pse jo dhe diku poshte ndonje peme ku nena natyre ,shkarkon me gjithe zemer 20.000w pernjeheresh(kjo e fundit thjesht me pak esence humori)

    PS Fatkeqsisht nuk me argetojne asnje show,ne TV amerikane.Te kerkoj falje nese te zhgenjeva .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Postuar mė parė nga DeuS
    Mire apo keq , te pakten ESHTE !

    ...imagjino ta kishin ne dore femrat . A thua do ISHTE ?!
    Nese "eshte" nga droga, nga manipulimi, nga korrupsioni, nga mashtrimi, etj... atehere per mua eshte nje soj sikur "seshte"

    (na falni per pergjigjen me vones por se kam frekuentuar forumin)

  7. #37
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Nuk jam feministe e terbuar ndaj te lutem mos u merzit nese nena natyre, si femer qe eshte, devijon pak nga urimi yt dhe ben shkarkimin mbi ndonje mashkull te ulur nen nje selvi e duke shkruar urime.
    Nuk dua qe gruaja te triumfoje ne polike mbi burrin dhe nuk dua qe burri te vazhdoje te udheheq, dua barazi mes gruas dhe burrit ne kuadrin politik pasi te drejtat e individit, vendimet shteterore, ligjet kushtetuese, kodet penale e civile te nje Shteti te mirefillte kerkoje pjesemarrjen e te dy paleve.
    Ti me permenden luftrat mua, po dale se ishin vendimet e ndritura te burrave, ishte shpirti tyre luftarat qe e shpune situaten deri aty deri ne pergjakje e vdekje.
    Sigurisht qe per ty dhe shume meshkuj te tjere do ishte me mire sikur grate te mbanin qendrim pasiv por fatkeqesisht per mua dhe femrat e tjera ky pasivitet nuk ze rehat tek ne ndaj dhe barazimi politik do krijohet.
    Me degjo mua me mire qe nuk e shikon The Apprentise se kokrren e namit po lene meshkujt e do turperoheshe aq shume nga gjinia jote sa mbase mbase do uroje te kishe dale femer.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  8. #38
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk me frikeson ,tendenca juaj e triumfit ne politike mbi burrat,se nuk i ngjisni dot ato shkalle.
    Hidhi nje sy politikes shqiptare dhe do shohesh aty vetem tre gra.Kjo jo se nuk jeni te zonja ,por politika dhe pushteti nuk u shkojne grave ,i shemtojne nuk i zbukurojne.
    Nuk eshte as faji im se dolet ne monopatet e politikes shekuj te te tere pas burrave.
    Luften ta permenda se dikur neper luftera thoshim,dhe burrat ngjisnin malet .
    Feministet nuk kane pse ta marrin me vrull e duke u shtyre punen e pushtetit,ja u kemi lene ne shtepi ,diku prane "Lavatrices"
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #39
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    e di cfare i nderuar eshte e kote qe te te replikoj pasi tendeca jote maskiliste te me ulesh(si femer) ne nivelin e nje sherbetoreje i kalon etiketat e nje diskutimi te mirefillte dhe respekti per bashkebiseduesit fatkeqesisht nuk eshte i dyanshem. levdoi sa te duash meshkujt e ul sa te duash femra mendo cte duash, je i lire i ajri.
    mgjth pavaresisht se nuk jam ne gjendje te mbaj shpaten me nje dore, e te perdor topa e gjyle e artileri duke ngjitur malet te pakten zoti pa tru nuk me la, vlereso ate qe kam e mos me permend mangesiren e takatit fizik e shpirtit luftarak per te derdhur gjak.
    gjithe te mirat e mos harro ti mesosh gruas tende si te perdori lavatricen se padyshim kjo teknologjia e re eshte shume e veshtire per trurin e saj femeror.

    kaltersi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 24-02-2004 mė 14:13
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    "Femra trunin mes kofsheve???????Ashtu ju bejne syte meshkujve,sepse ata e kane trurin tek ai "shoku i ngushte"dhe i shohin gjerat me ate syrin qor te "mikut"dhe ju duket truri i femrave si kofshe dhe gjoks!!!!Ka shume femra qe jane politikane te shume vendeve,por gjykimi i meshkujve eshte akoma i prapambetur dhe frika zoteron!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •