Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po per gurrin e zi te Kabes, cfare do te mund te thoshim? Por per Henen me yll ne maje te xhamise?

    Sidoqofte, qe ta kuptosh ti exorcist, Jeremia po u drejtohet dy gjerave krejt te ndryshme.

    Psh, ne shkrimin e shenjte denohen edhe praktikat e flijimeve kushtuar idhujve, por kjo nuk do te thote se u denua flijimi si praktike ne vetvete, sepse ndryshe Zoti nuk do ti urdheronte Izrealitet urdhersat e flijimeve ne Tempull.

    Pra, ceshtja eshte se kujt i dedikohet nje veprim, pse edhe si, e jo thjesht praktika ne vetvete.

    Pema e krishtlindjeve nuk esht ndonje objekt nga i cili pritet miresi, apo ndonje veprimtari e mbintyrshme. Ajo eshte vetem nje mjet gjuhesor, jo me fjale, por me sende, sende figurative qe transmetojne nje mesazh edhe informacion, po ashtu si fjala e folur.

    Zoti se krijoi njeriun vetem me goje, e as komunikimi njerezor nuk behet vetem me fjale. Botkuptimi juaj mbi figurat si mjte te transmetimit te nje mesazhi te caktuar eshte fobik.

    Bredhi, jo me kot ai, si peme gjithnje gjelberuese, qe nuk njeh rrenie gjethesh, vjeshte, simbolizon jeten e perhershme, te pakalueshme, qe ne fakt eshte Krishti. Cdo "peme" tjeter sado i efektshem te jete, eshte kalimtar, vdekatar, nuk ka perheresi, ndersa Krishti u dhuroi njerezve perjetesine.

    Pema ka patur nder popujt nje simbolike te te jetedhenesit, madje kjo gje eshte pranuar edhe nga fete udaike, si krishterimi e islamizmi, sepse njerezit e pare mekatuan pikerisht me ane te pemes ne eden.

    besoj se mjafton kaq.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    shkrime shume te bukura ke dergu indriti!!!!!!po ku je se na mori malli dhe kujdes me ato grushtat e tua ....se i hodhe te gjithe ne toke edhe nje here shkrime shume te bukura indrit .
    shpresoj te jeshe mire !
    sincerely fatih

  3. #83
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te nderuar, e di se do te habiteni, por gjithsesi rendesi ka te nxjerrim pak te verteten se sa te heshtim ne dobi te ndonje "nderi".

    Fjalen e kam tek Deshmuesi! Ky njeri kujton se pergjigjet ne FRYME (sic e quan ai emocionalitetin e vet te jashtekontrollte), edhe nuk ka njeri, mesa duket, qe tia mbushe mendjen se, tepakten per mua, por mesa di une per sa e sa vete ka keputur BUDALLALLEQE ne kete forum.

    Lermeni tjua vertetoj pak, edhe per ti thene Deshmuesit qe nuk ka NEVOJE BIBLA per te tilla mbrojtje, le te shohim

    Indriti, qe ka hapur kete teme, ne pytjen e pare qe ka bere, ka sjelle nje sfide, qe po e kuotoj:

    1-SHKOPI

    Jezusi i urdhėroi apostujt “tė mos marrin nė udhėtim asgjė tjetėr, pėrveē shkopit.” [Marku 6/8]
    Ky fragment ėshtė kontradiktor me atė qė regjistroi Mateu ku thuhet tė mos marrin“as strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as sandale, as shkop...” [Mateu 10/10]
    Nė fragmentin e parė lejoi tė marrin shkopin pėr udhėtim, ndėrsa nė tė dytin ua ndaloi shkopin. Kontradiktė mes dy ungjijve!!

    2-SANDALET

    1. “Por tė mbathin vetėm sandalet e tė mos veshin dy palė petka.” [Marku 6/9]
    2. “As strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as sandale, as shkop...” [Mateu 10/10]
    Nė fragmentin e parė, Jezusi i urdhėron apostujt tė mbathin vetėm sandalet ose kėpucėt, ndėrsa nė tė dytin ua ndalon tė veshin kėpucėt, por duhet ecur kėmbėzbathur!!!
    Kundėrthėnie mes dy ungjijve?!!


    Tani kisha deshire te dija se a veni kembezbathur ju te dashur misjonare kur ftoni ne krishterim apo vishni kepuce?
    Mbani shkop apo jo?
    Atehere ke prej verseteve biblike te ndjekim?

    Pra sic e shohim qarte, Indriti thekson se ne njerin pasazh thuhet se merret, ndersa ne te dytin nuk merret shkop apo sandale.

    Pra, kotradikta qe Indriti kerkon te nxjerre eshte e qarte.

    Ne pytje nuk eshte as se si se cfare simbolizojne sandalet e apo shkopi...



    Mirepo Deshmuesi, i shtytur nga emocionet e tij, qe ai i quan frymezime te Frymes se Shenjte, vjen e na jep pikerisht pergjigje te asaj qe nuk po pyetet ne kete mes, duke lutjur te mencurin (si gjithmone...)

    shiheni:

    Ato jane simbole, por qe i kuptojne vetem ata qe kane mendjen e Krishtit. Ti e mendon se bibla eshte kuran, qe eksplorohet me mendjen e njeriut, sepse prej njeriut edhe u krijua. Bibla eshte fjale dhe dituri e Perendise, dhe njeriu nuk mund ti afrohet dot, pa besuar me pare tek Krishti. Kjo verteton katerciperisht se, pa Krishtin do te shohesh vetem shkopin dhe sandalet, dhe jo mesimin ne simbol qe JEzusi tregon.

    edhe kjo tjetra...

    Postuar mė parė nga INDRITI
    1-SHKOPI

    Jezusi i urdhėroi apostujt “tė mos marrin nė udhėtim asgjė tjetėr, pėrveē shkopit.” [Marku 6/8]
    Ky fragment ėshtė kontradiktor me atė qė regjistroi Mateu ku thuhet tė mos marrin“as strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as sandale, as shkop...” [Mateu 10/10]
    Nė fragmentin e parė lejoi tė marrin shkopin pėr udhėtim, ndėrsa nė tė dytin ua ndaloi shkopin. Kontradiktė mes dy ungjijve!!
    ----------------------------------------------------------------------------------
    Le te ndalemi tek kjo thenie e Jezusit.
    Une Indrit, nuk kam se perse te paragjykoj perse ju sillni keto vargje, pasi pak rendesi ka. Por dua te them se, cdo mister ka nje "kyc" per te ekxploruar. Bibla nuk eshte si librat e tjere te cfardo kakarteri qofshin. Fjala e Perendise, permban ne vetvete mendimin dhe diturine e Perendise, pra asnje mendje njerzore nuk mund te njohe dhe te kuptoje ata, nese Zoti vete nuk ja zbulon. Ketu fillon dhe ceshtja themelore , se perse njerzit nuk mund ta kuptojne fjalen e Perendise. Une e pranoj drejt kur ju sillni shume vargje (pavaresisht qellimin tuaj), dhe ne to shprehni mosnjohurine tuaj. Fakti qe kemi perpara tregon me se miri, paditurinie e plote qe ti dhe plot te tjere kane ndaj fjlales se Zotit Perendi. Bibla, perpara se ne te nismi ta shfletojme ate , na tregon "kycin" e diturise, nepermjet te cilit ne kemi mundesi te "hapim" dyert e misterit, dhe njekohesisht te marim te VERTETEN. Dhe ky eshte Zoti Krisht. Per sa kohe qe ti dhe kushdo tjeter, nuk do te besoje ne Krishti, nuk mund te njohe dhe te pranoje edhe fjalen e tij. Fakti qe ju kundershtoni biblen, dhe e shihni ate me dyshim , verteton mosbesimin tuaj tek Jezusi. Ju perpiqeni me cdo kusht te kundershtoni Krishtin, besimin e krishter dhe biblen e Perendis. Une do te isha dakort me kundershtiomet tuaja, por nese do te shihja fakte dhe argumentin tuaj. Psh. Ju perpiqeni te hidhni poshte Ungjillin e Krishti, i cili na njeh me vete Zotin Perendi ne mish te njeriut, si dhe vepren shpetuese qe Ai beri ne kryq. Por cili eshte argumenti juaj?! Kurani ne te cilin ju besoni, per Jezu Krishtin nuk ka vecse rreth 30 vargje dhe ato te shtremberuara dhe te pakuptimta. A mos valle me keto 30 a 40 vargje ju perpiqeni te na jepni informacion rreth Krishtit? Ju mund te mos e besoni ungjillin dhe biblen e Perndise, por gaboni ne sulmin qe beni, sepse ai qe sulmon ka dhe nje yshtes, dhe ky yshtes eshte Satani, pasi ai eshte armiku i Perendise dhe i fjales se Tij. Fatkeqesi per nje kundershtar eshte se, kete te vertete ai do e mesoje kur te jete para gjyqit te Krishtit
    Le te vijem tani ne "kontraditat" qe ju kini sjelle.
    Se pari duhet te shpjegojme cfare JEzusi ishte duke bere me dishepujt e tij. Ai filloi ti dergoje dishepujt e tij, neper Izrel, te cilet do te vinin dhe te shpallnin lajmin e shpetimit , si dhe te benin mrekulli duke filluar nga sherimet e tjera. Jezusi i porosit dishepujt e tij qe te marin me vete vetem nje shkop dhe te veshin sandalet ne kembe, dhe te mos marin as: trasta, as buke, as dinare, dhe te mos veshin dy pale tunika( veshje).
    Ne pamje te pare duket sikur ketu kemi te bejem thjesht me nje sere rregullash, por pyetja eshte: cili eshte qellimi i Jezusit ne porosite qe ai ju jep dishepujve te tij?
    Cfare eshte : stapi, sandalet, dinaret, tunikat, trasta, e ushqimi?
    Te gjitha keto jane gjera te rendesishme te nje udhetari. Se pari qellimi i Jezusit ishte, qe, aspotujt te kuptonin dhe te SHIHNIN konkretisht se, ishte Ati Perendi Ai i cili do te KUJDESEJ per ta , ne te gjithe udhetimin e tyre neper Izrael.
    Shkopi ishte nje "mjet" mbrojtes, te cilin udhetari i asaj perjudhe e mbante me vete pergjate gjithe udhetimit te tij nga nje vend ne nje vend tjeter. Bile edhe sot e kesaj dite ,cobenjte neper male apo fshataret kur udhetojne nga nje zone ne nje zone me kembe, ata gjithmone mbajne me vete nje shkop. Por qellimi i mesimit te Jezusit nuk qendron vetem ketu. Ai ju tregoi dishepujve te tij ( po keshtu dhe gjithe misionareve te krishter qe sot shperndajne ungjillin e shpetimit neper bote) se, sherbimi ndaj Perendise, nuk fillon pasi ti te kesh siguruar me pare te ARDHURAT materjale . Nese dikush kerkon te shpalle ungjillin e Krishtit nuk duhet te mbeshtet ne "gjerat materjale " te botes, pasi gjithshka ta siguron vete Perendia.
    Shiko ne vargun me poshte, ku tregohet me se miri se, apsotujt shkuan ( duke mos mare me vete azgje nga ato qe JEzusi i porositi) dhe ata predikuan ungjillin e shpetimit, dhe bene plot mrekulli ne emrin e Krishtit. Pra ata ne kete rast pane konretisht, se si Dora e Perendise ishte mbi ta, dhe se si vete Ati Perendi u kujdes per ta ne cdo gje , qysh nga e VESHURA, USHQIMI, dhe te gjitha gjerat e tjera te dodmozdoshme. Kjo eshte pamaj e pare e ketij vargu qe ti ke sjelle. Por cili eshte mesimi qe mer i krishteri i cili e lexon kete varg? Le te shohim ne fillim "gjerat" qe Jezusi ju tha apsotujve te merinin me vete.
    Ato ishin dy: "SHKOPI"dhe "SANDALET". "Shkopi" ishte nje lloj arme mbrojtese, qe udhetari i asaj kohe e mbante me vete. Pra ai nepermejt shkopit , mund te largonte QENTE ne rruge, mund te vriste edhe ndonje GJARPER apo te mbrohej edhe ndaj ndonje bishe tjeter. Pra gjithsesi "shkopi" ne nocion te tij simbolizon ARMEN . ARMA me te cilen mbrohet i KRISHTERI, eshte FJALA e Perndise Efes:617. A mund te mendosh nje te krishter i cili niset per te shpallur ungjillin e shpetimit, dhe ne te mos jete fjala e Perendise?
    Simboli i dyte qe Krishti perdor eshte "SANDALJA". Sandalja ne realitet, eshte "veshje"qe ne perdorim per te ECUR. Pra ne kete rast "sandalja" simbolizon UDHEN ne te clen duhet te ecin KEMBET e te krishterit. NEse do ti referohesh shebelltyres se djalit palngprishes, ne shohim se kur djali u KTHYE nga UDHA e tij mekatare, Ati i tij ja ndroi te gjithe VESHJEN, e cila ishte reckosur nga vujatejt e shumta. NE vend te saj Ati i dha nje VESHJE te re, dhe konkretisht ajo perbehej nga keto gjera: KOSTUMI, UNAZA,dhe KEPUCET( sandalet). Pra kjo eshte VESHJA e RE qe mer i krishteri pasi ka shpetuar nga mekati. Kostumi simolizon KRIJESEN E RE ne Krisht, UNAZA simbolizon BESLIDHJEN me KRISHTIN, dhe SANDALET( kepucet) simbolizojne te ecurin ne rrugen e Perendise, per te shpallur ungjillin e Perendise.
    Tani le te shohim se cfare "gjera" Jezusi ju ndaloi te mernin me vete apsotujt. Nese i shohim ne simbol atehere kemi: Se pari:"TRASTA". Trasta ne realitet eshte nje "mjet" ne te cilin udhetari i asaj kohe merte me vete "gjerat" e nevojshme te udhetimit. Por cilat jane "GJERAT" e nevojshme per nje te krishtere, i cili eshte udhetar qe shpall lajmin e mire ne kete bote mekatare? Ai MESAZHIN dhe FJLEN e shpetimit, nuk duhet ta mbaje ne TRASTEN e botes. Ai duhet ta mbaje ate ne TRASTEN qe ka pergatitur Perendia. Dolli mbjellesi te hedhe faren, thote Jezusi ne nje shembelltyre. Nese je MBJELLES per Perendine, Ai te jep edhe FAREN edhe TRASTEN ne te cilen ti do te mbash FARREN e tij.
    Simboli i dyte eshte BUKA. Buka eshte ushqimi qe mer cdo njeri, pa te cilen askush nuk mund te jetoje. JEzusi nepermjet ketij simboli na tregon ne te krishterve se, ne se je nisur per ti sherbyer Perendise, i vetmi ushqim i yti eshte : Fjala e Perndise. Dmth, vetem mesimi i Krishtit, qe bibla predikon edhe meson. Pra Krishti i porosit dhe i meson te krishteret se, te gjithe ata qe duan ti sherbejen Perendise nuk duhet te marin me vete( buken) MESIMIN e botes, dhe me te ti sherbejne Perendise.
    Simboli i trete eshte " dinari ne brez". Dinari simbolizon PASURINE. Pasuria dhe thesari i cdo te krishteri, eshte Krishti. Shikoni me kujdes si Krishti ju thote apostujve: " mos merni denare ne BREZ". BREZI, ne simbolin biblik eshte : e VERTETA Efes:6:14, dmth, Krishti. Pra nese je ne Krishtin, nuk mund te maresh PASURINE e botes, ne te cilen permblidhet gjithe mekati dhe pislliku i botes, dhe ta vendosesh ne Krishtin Jezus, ne te VERTETEN. Pra JEzusi na porosit dhe thote se, nese je nisur ti sherbesh Perendise, mos e mer kete PASURI ( dinar) me vete, sepse nuk mund ti sherbesh edhe Perendise edhe satanit.
    Simboli i katert eshte TUNIKA. Mos vishni DY PALE Tunika. Tunika ishte VESHJE e udhetarit ne ate kohe. Por TUNIKA per te krishterin simbolizon VESHJEN e tj, krijesen e re ne Krisht Efes:4:21-24. Pra JEzusi na tregon ne te krishterve se, te sherbesh ne Krishtin duhet te mos kesh te VESHUR edhe TUNIKEN e mekatit edhe TUNIKEN e Perndise( krijesen e re ne Krisht). Besimtari duhet se pari te beje nje DIVORC me mekatin ( rroba e vjeter e korruptuar nen meakt), ne mernyre qe te kete mundesi te VESHE Krishtin , jeten e re.
    -----------------------------------------------------------------------------------

    2-SANDALET

    1. “Por tė mbathin vetėm sandalet e tė mos veshin dy palė petka.” [Marku 6/9]
    2. “As strajcė udhėtimi, as dy palė petka, as sandale, as shkop...” [Mateu 10/10]
    Nė fragmentin e parė, Jezusi i urdhėron apostujt tė mbathin vetėm sandalet ose kėpucėt, ndėrsa nė tė dytin ua ndalon tė veshin kėpucėt, por duhet ecur kėmbėzbathur!!!
    Kundėrthėnie mes dy ungjijve?!!
    ----------------------------------------------------------------------------------
    Mendoj se i jam pergjigjur ne pjesen e siperme edhe ketij vargu.
    Por dua te them se ti ke haruar edhe nje pasazh tjeter ku Jezusi ju thote Apsotujve, kur i dergoi per here te dyte me te
    njetin mision Luka:22:36. " Dhe JEzusi ju tha atyre: Por tani kush ka nje TRASTE le ta mare me VETE, dhe po keshtu edhe thesin...."
    Ketu JEzusi ju tregon apsostujve ,se tani ju kini njohur plotesisht se cilat jane "GJERAT" qe duhet te mare nje i krishter per te shpallur lajmin e shpetimit. Pra nj i krishter, pasi ka hedhur tej "TRAASTEN ne te cilin mbante "gjerat"e botes" ( si MEKATIN, LAKMINE, IDHUJTARINE, PISLLIKUN e tjer), ne vend te saj ka mare TRASTEN e Perendise madje "THESIN" , ne te cilen mban FAREN e Perendise, fjalen e shpetimit, te cilen e MBJELL ne kete bote mekatare.
    Me poshte Jezusi thote: " po keshtu kush nuk ka SHPATE, le te shese rroben e tij dhe te bleje nje."
    Shpata simbolizon FAJALEN e Perendise Efes:6:17. Pra tani arma e te krishterit, eshte e sofistikuar sepse i nevoitet atij per te luftuar jo kunder njeriut te MISHTE, por kunder frymerave dhe pricipatave te erresires, te Satanit Efes:6:12. Por Jezusi na tregon nje te vertete mbi menyren, me te cilen nje i krishter do te mund te "BLEJE" kete SHPATE. Jezusi thote se, e vetmja menyre per ta "blere" kete SHPATE , eshte : te SHESE rroben e tij . Pra ne e marim fjalen e Perndise , vetem nese RROBEN tone ( njeriu i vjeter nen mekat Efes:4:22) e "SHESIM". Pra njeriu qe deshron te kete Fjalen ( shpaten) e Perendse ne zemer te tij, duhet me patjeter qe te shese jeten e tij mekatere, ku e "SHITUR" do te thote: te vdese bashke me Krishtin, dhe te ringjallet bashke me te. Ky eshte SHKEMBIMI, qe JEzusi kerkon te beje cdo i krishter qe kerkon te kete shpaten e Perendise, Fjalen e Tij.
    Gjithsesi per ju Indrit eshte e veshtire te kutponi kete shkrim qe une solla, jo sepse nuk je i zgjuar por je i pafte per te kuptuar, pasi aftesi ne kete rast vjen nga Perndia, prandaj dhe Jezusi shpeshhere ju thesh dishepujve te tij: Juve ju eshte dhene qe te kuptoni te fshehtat e Perendise, ndersa atyre( botes) jo.
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Tani kisha deshire te dija se a veni kembezbathur ju te dashur misjonare kur ftoni ne krishterim apo vishni kepuce?
    Mbani shkop apo jo?
    Atehere ke prej verseteve biblike te ndjekim?
    ndoshta na buzeqesh fati te jemi misjonare e duhet ti dime rregullat.
    --------------------------------------------------------------------------------


    Ky perfundim llogjik njerzor ne te cilin ti del, verteton plotesisht paaftesine tuaj per te kuptuar fjalen e Perendise. Aftesia per te kuptuar te fshehtat e Perendise nuk vjen nga njeriu, por nga Perendia nepermejt beses tek Krishti.
    Deshmuesi


    Pra, sic e shini, ky lloj tipi eshte tangjent ne te gjitha pikat. Cfare ti them un me ketij tipi qe i pelqen vetja. Le ti pelqeje, por makar te ish dicka...

  4. #84
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Welcome back

    Vazhdojme me kontraditat biblike ne darken e pashkeve

    Mateu transmeton se jezusi ne darken e fundit ndahu buken dhe ua dha nxenesve duke u thene merni hani ky eshte korpi im Pastaj mori kelkun u falenderua ua dha e tha pini prej tij te gjithe se ky eshte gjaku im gjaku i beselidhjes qe do te derdhet per te gjithe ne shperblimin e mekateve (mt 26/26 28)

    kjo eshte ajo qe ju e quani darke te pashkeve


    1 Pjesa e fundit e fragmentit ne shperblim te mekateve nuk ekziston ne ungjillin e (14/22-26) e as ne ungjillin e lukes (22/14-19)

    2E gjithe kjo ngarje darka e pashkeve aspak nuk permendet ne ungjillin e gjonit si eshte e mundur ????????? darka e pashkeve eshte postulat i rendesishem dhe njekohesisht ritual krishtar ??!! gjoni njeri nga nxenesit prezent ne ate darke pse nuk e ka permendur darken ne ungjillin e tij

    3 Kjo darke (buke e vere) sipas versionit te mateut (mt 26) dhe (marku 14) ndodhi pasi qe jezusi u deftoj nxenesve per tradhetarin i cili do te dorezoj jezusin mirepo sipas versionit te lukes ngjarja para se tu rrefej per tradhetarin (luka 22) kurse sipas gjonit fare nuk ka ndodhur (gjoni 13)

    4 Ne Ungjillin e mateut jezusi u tha nxenesve pini nga kjo gote mirepo nuk beri me dije se a ka pire apo jo . Ne Ungjillin e Markut ata pine prej gotes ne ungjillin e lukes ai nuk kekoj te pine dhe as qe pine ndersa ne ungjillin e gjonit nuk permendet asgje

    5 ne ungjillin e mateut dhe markut se pari permendet buka pastaj gota ndersa ne ungjillin e lukes permendet gota e me pas buka kurse sipas gjonit as buka e as gota

    Keto jane disa mosperputhjeve te ungjijve per nje ndodhi

    ajo qe te shtyne te ēuditesh eshte se Gjoni fare nuk e ka shkruar kete ngjarje duke patur parasysh siē e quani nu Darka e Pashkeve eshte prej fundamenteve te krishterimit Nese eshte prej fundamenteve te krishterimit si ndodhi qe Gjoni e haroj ate ??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 05-02-2004 mė 18:47
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •