Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Fenomeni I Terrorizmit – Sfida e Rendit te ri Boteror

    Enri Hide*

    Fenomeni I Terrorizmit – Sfida e Rendit te ri Boteror


    Mjedisi I ri gjeopolitik I Mbasluftes se Ftohte karakterizohet nga probleme (dilema) sigurie te cilet jane te lidhur ngushte me njeri-tjetren ose qe ne mase te madhe permbahen ne njeri-tjetrin, sidomos kur I referohemi trekendeshit te destabilitetit Ballkan –Lindje e Mesme –Kaukaz. Ne kete menyre shfaqet nje nevoje imediate studimi te fenomenit te terrorizmit dhe I pasojave te tij ne strukturat e sigurise qofte boterore ashtu dhe periferike, studimi te formimit te rregjimeve te sigurise rajonale ne Ballkan dhe ne Mesdhe, studimi te mjeteve politiko-ushtarake-ekonomike te cilat shtetet preferojne te vene ne perdorim ne funksion te rritjes graduale te bashkepunimit ne nivele te caktuara te politikes se jashtme (sidomos midis shtetesh te cilat perpiqen te ulin tensionet midis tyre), si dhe studimi I frymes se re qe erdhi ne politiken e te vetmes superfuqi te shek. 20te nepermjet Dogmes Bush dhe konceptit te ri, jo vetem te krijuar nga SHBA, por gjithashtu dhe te perpjekjes e mundesise qe SHBA kane tashme per ta imponuar ne rang politik internacional.
    Fenomeni I terrorizmit, qe doli ne pah si sfida kryesore e shteteve ne shekullin e 20te me ne krye SHBA dhe partneret e tyre euroatlantike, hyri ne nje epoke te re, me parametra e prospektiva te reja, duke lene te anashkalohen probleme te tjera, njesoj immediate te njerezimit, sic jane ato te zhvillimit te ekonomise dhe te proceseve demokratike te vendeve te botes se trete, borxhit te tyre te jashtem, apo dhe problemet ambientale te rruzullit tokesor (le te mos harrojme ketu ceshtjen e vrimes se ozonit e cila ne permasa e ka kaluar tre here siperfaqen e kontinentit Europian).
    Egzistojne probleme themelore ne percaktimin dhe perkufizimin e fenomenit dhe ceshtja nderlikohet akoma me teper kur kemi te bejme me percaktimin e ketij fenomeni ne rajonin e Mesdheut dhe me terminologjine e perdorur per te pershkruar kete fenomen si nje fenomen I perdorimit te metodave dhunes se nje shkalle te ulet ne te kundert me metodat e perdorura per te karakterizuar dhunen e shkalles se larte, ate te luftes se mirefillte midis dy shteteve. Dhe kjo sepse: ne rradhe te pare percaktimi I terminologjise tendon te ndikohet nga propaganda, qeveritare ose joqeveritare dhe, ne rradhe te dyte, keto forma dhune (pra dhune terrori) perfshijne nje game teper te gjere kushtesh dhe gjendjesh ekonomiko-politiko-shoqerore qe e veshtiresojne edhe me percaktimin e sakte te termit. Kohet e fundit, sidomos mbas goditjes ne Kullat Binjake dhe Pentagonit ne SHBA, u tentua qe te behet nje percaktim I termit te terrorizmit nepermjet institucioneve globale sic eshte OKB ne perpjekje per te shfrytezuar ne maksimum valen boterore te pakenaqesise dhe te moskonsensit ndaj menyrave te perdorura nga fondamentalizmi per te vene ne dukje vetveten.
    Fillimisht emeruesi I perbashket I terrorizmit ishte perdorimi I dhunes masive per te promovuar qellime te caktuara politike dhe ideologjike. Sot termi “terrorizem” perben per shume qeveri mbeshtetjen “legjitimuese” dhe mbulesen e duhur politike per te karakterizuar kundershtaret politike dhe jopolitike (sic jane grupe te ndryshme minoritare brenda shteteve) ne cdo kundershtim te dhunshem te politikes zyrtare te shtetit. Kete gje po e shohim qofte ne disa vende te BE-se (psh: Spanja dhe ETA, apo Britania e Madhe dhe IRA) qofte dhe ne shume vende ne zhvillim me qeveri totalitare. Keshtu kemi nje mase te madhe percaktimesh per terrorizmin te cilat ne shumicen e tyre mbulojne nje game te caktuar te fenomenit dhe kontribuojne pak ose aspak ne analizimin total te fenomenit. Ne qarqet akademike pershkrimi I fenomenit te terrorizmit qe eshte I pranuar nga shumica e studiuesve eshte ai qe e percakton ate si : “…perdorimi I dhunes, ose kercenimi per perdorim te dhunes, me qellim arritjen e synimeve te caktuara politike, fetare ose kombetare/nacionaliste, qe drejtohet ndaj nje objektivi (personi ose grupi personash), e cila dhune nuk ka lidhje medoemos me arritjen e qellimit te aktivitetit terrorist ne vetvete, por kryesisht me shkaktimin e frikes dhe impresionimin e kundershtarit te percaktuar…”.
    Me fundin e Luftes se Ftohte dhe perfundimin e niveleve te ndryshme te rivalitetit midis dy superfuqive dhe te aleancave te tyre, nje burim I rendesishem ushqimi (kryesisht ideologjik dhe ushtarako-ekonomik) u zhduk. Keshtu per shembull ekstremizmi palestinez ja la vendin nje moderimi gradual qe u kurorezua me traktatet e ndryshme midis te dy paleve ku spikat si me I njohuri per opinionin publik boteror ai I Oslos. Mosrezultatshmeria (per sa I perket synimit final, atij te krijimit te nje shteti te pavarur Palestinez) I levizjeve ekstremiste palestineze (megjithe rimekembjen e dy viteve te fundit si pasoje e Luftes se Shenjte (Jihad nr. 3), duke I shtuar dhe humbjen graduale (te pakten zyrtarisht) te mbeshtetjes shteterore (si psh. te Sirise dhe Iranit), mund te shikohet fare mire si nje pasoje e rendesishme e fundit te Luftes se Ftohte dhe ky proces u pershpejtua nga dhenia e autorizimit prej OKB-se te nderhyrjes ushtarake ne Irak ne vitin 1991.
    Por, sipas shume prej analisteve te fenomenit, shtete kane kontribuar ne nje menyre apo ne nje tjeter, ose ndihmojne akoma dhe sot, ne rishfaqjen e fenomenit me permasa teper shqetesuese te terrorizmit. Midis tyre mund te rreshtohen Irani, Siria, Sudani, Izraeli, Arabia Saudite, Libia, Koreja e Veriut apo dhe Afganistani. Shteti ndaj te cilit ka prova te mjaftueshme per nje perkrahje shumevjecare te grupeve ekstremiste eshte padyshim Irani, ne te cilin deri para pak vjetesh grupet ekstremiste ndihmoheshin ne menyre sistematike nga shteti. Qellimi I mulejve siitas, drejtues te Iranit, ishte nga njera ane te ndihmoheshin prej ketyre grupeve ekstremisteve ne zhdukjen e krereve te opozites iraniane dhe, nga ana tjeter, te krijonin destabilitetin e nevojshem ne rajon, ne menyre qe Irani te konfirmohej si shteti lider I vendeve te rajonit dhe te perfitonte ekonomikisht ne rrjetin e transportit te naftes. Siitet, qe kane marre persiper qeverisjen e vendit, jane akuzuar vazhdimisht nga opinioni nderkombetar per mbeshtetje te grupeve fondamentaliste islamike ne tre plane: ne ate te ndihmes financiare, propagandes idelologjike dhe mbeshtetjes politike, si dhe per tendenca hegjemonike ne rajon, sidomos ne Irakun e pasluftes. Siria, nga ana e saj s’mbetet me pas ne kete fushe, pasi eshte e njohur deshira e saj per te marre drejtimin e levizjeve palestineze, si gjate periudhes se Luftes se Ftohte, ashtu dhe mbas saj. Sudani dhe Afganistani me qendrat e shumta te pergatitjes ushtarake dhe ideologjike te ekstremisteve jane gjithashtu te njohur ne opinionin boteror, ashtu sikurse eshte dhe Libia e kolonel Kadafit, I diktatorit I cili synon qe te krijoje nje bashkim mbarearab te shteteve te Bregut Jugor te Mesdheut. Arabia Saudite dhe Izraeli perbejne “te perkedhelurat” e SHBA-ve ne rajon secila duke u nisur nga prespektiva te ndryshme dhe me menyra te ndryshme (Arabia Saudite eshte vendlindja dhe vendi qe e ndihmoi ekonomikisht rrjetin e Al Kaedes, kurse Izraeli, me politiken e tij 50 e me vjecare e cila vazhdon dhe ne momentet e sotme, ka zhvilluar nje politike terrorizmi shteteror, e cila ka ndihmuar dhe ne fondamentalizimin shoqeror te palestinezeve duke I bashkangjitur ketu dhe shkaterrimin politiko-ekonomik te vendit te tyre, si dhe mohimit te se drejtes per te patur nje shtet te tyre).
    Rezultati politik I 11 Shatorit sot perceptohet duke u bazuar ne nje game parametrash te cilet veprojne ne menyre absolutisht strategjike ne zhvillimin e sitemit te marrdhenieve nderkombetare. Nder ta mund te rreshtohen: a) evolucioni I terrorizmit ne nje arsye te forte dhe te besueshme legjitimituese e luftes ne emer te ciles nje shtet mund te ndermarri ndaj nje tjetri apo dhe ndaj nje grupi te caktuar njerezish (Dogma Amerikane e Luftes Preventive), b) pritjen, me te gjitha implikacionet dhe conseguencat e mundshme qe mund te kete ne nivelin e administrimit te politikes se jashtme dhe te brendshme te nje shteti ose grupimi shtetesh (si ne rastin e BE-se), te goditjes “se rradhes” te terrorizmit, I cili duhet te justifikoje kete “parapergatitje dhe pritje”, c) sodisfaksionin dhe “te drejten” e SHBA-ve ne insistimin e tyre per intensifikimin e perballimit dhe luftes ndaj terrorizmit si tema numer nje ne axhenden e marrdhenieve nderkombetare, kundrejt mosbesimit te partnereve te tyre europiane dhe jo vetem.
    Ndjenja e pasigurise per zhvillimet dhe format e ardhshme te terrorizmit do te ndikoje ne menyre vendimtare ne percaktimin e politikave internacionale qe ndjekin natyrisht politiken e jashtme amerikane, ne pamundesi per te patur nje sistem te pavarur vlerash dhe normash. Marrdheniet tradicionale miqesore qe SHBA-te kane zhvilluar me rregjimet totalitare filoperendimore te Lindjes se Mesme, mosdhenia e rendesise se duhur ceshtjes palestineze (mbeshtetja e plote politikes se Ariel Sharonit), mohimi I observimit te shkaqeve reale te terrorizmit (te cilat duhet te kerkohen me teper ne politiken shumevjecare te Perendimit ndaj vendeve te Botes se Trete ne pergjithesi dhe te Lindjes se Mesme ne vecanti, ne denigrimin social dhe ekonomik te ketyre shoqerive I cili erdhi si pasoje e lenies se tyre ne stadin e kolonializmit ekonomik, duke krijuar kushtet me te pershtatshme per lulezimin e ekstremizmit islamik), vertetojne qe mbas fundit e Luftes se Ftohte dhe sidomos mbas 11 Shtatorit re te zeza duken ne horizont. Shembujt e Afganistanit dhe te Irakut, ashtu sikurse dhe politika e kercenimit paraprak te vendeve te tjera te Aksit te se Keqes, padyshim qe krijojne dhe do krijojne ne te ardhmen jo shume te larget epiqendra destabiliteti.



    * Autori studion per Master ne Univ. Pandeio te Athines: “Europian Union’s Relations with the Developing Countries”, mbasi ka mbaruar studimet e larta per Marrdhenie dhe Organizma Nderkombetare.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Artikulli u botua ne "Shekulli" , Komente
    Ne daten 12 Dhjetor.


    Kuptohet i shkurtuar..si gjithmone
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Terrorizmi dhe feja

    Ashtu siē ka ndodhur edhe mė parė me rastin e akteve tė kėtilla terroriste, edhe nė rastin e tragjedisė sė Nju-Jorkut dhe Uashingtonit, aktorėt e mundshėm tė atij akti tė shėmtuar supozohej tė ishin muslimanė apo thėnė mė saktė Osama bin Ladeni dhe organizata e tij e quajtur “El-Kaide” (baza). Mirėpo, kjo nuk ishte hera e parė kur njė akt i kėtillė t’u mvishej besimtarėve tė njė pėrkatėsie fetare. Kjo kishte ndodhur edhe mė parė, siē ishte rasti i shpėrthimit tė madh nė Oklahoma nė vitin 1995, i cili nga mediat u mvishej terroristėve muslimanė, ndėrsa hulumtimet e mėvonshme vėrtetuan se ajo nuk ishte vepėr e muslimanėve, por pas atij shpėrthimi qėndronte amerikani Timoti Makvej, i cili mė vonė, siē dihet, u dėnua me vdekje pėr aktin e kryer.

    Terrorizmi nuk duhet t’i atribohet njė feje apo besimtarėve tė njė pėrkatėsie fetare, ashtu siē veprohet sot nė mediat perėndimore, por fatkeqėsisht kjo ėshtė bėrė pothuajse traditė edhe nė mediat tona me sintagmat “terrorizmi islam”, “radikalizmi islam”, “fundamentalizmi islam”, “integrizmi islam”, e shumė izma tė tjerė. Me kėtė dikush pėrpiqet t’ia rezervojė Islamit atributet mė tė kėqija dhe muslimanėt tė bėhen kujdestarė pėr ēdo tė keqe qė ndodh nė planetin tonė. Kjo ėshtė njė papėrgjegjėsi totale e atyre qė veprojnė njė gjė tė tillė. Ata me kėtė i sjellin njė dėm tė madh Islamit dhe muslimanėve. Ata me kėtė i amnistojnė ata qė janė mėsuar t’i urrejnė dhe tė jenė jotolerantė ndaj muslimanėve.

    Terrorizėm ka nė ēdo shoqėri dhe nė ēdo vend. Termi “terrorizėm”, nė kuptimin qė pėrdoret sot, si njė metodė e dhunshme pėr t’i arritur qėllimet politike, duke mos pyetur pėr jetėt e pafajshme njerėzore, pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur 207-208 vjet mė parė (nė vitet 1793-1794) nė kohėn e Revolucionit nė Francė. Pra ėshtė pėrdorur nė njė vend krejtėsisht tė krishterė, asokohe me njė strukturė fetare tė krishterė mė tė pastėr se sot. Dhe jo vetėm nė njė vend tė krishterė, por pikėrisht nė Atdheun e Deklaratės madhėshtore pėr Tė Drejtat e Njeriut!

    Mirėpo, askujt, sado i krisur tė jetė, nuk mund t’i shkojė mendja se pėr kėtė arsye Franca mund tė quhet atdheu i terrorizmit. Si dukuri politike, terrorizmi, ndonėse i papagėzuar me kėtė emėr, i ka rrėnjėt qysh para Krishtit (mjafton tė kujtojmė vrasjen e Jul Cezarit) dhe ka vijuar me thėniet masive nėpėr kulisat e perandorisė sė Bizantit e mė pas. Edhe nė kohėt mė tė reja aktet terroriste, masakrat mbi civilėt e pafajshėm e gjenocidi janė shtrirė nė vende me shumica fetare krejt tė ndryshme, pa kurrfarė ngjashmėrie me njėra-tjetrėn. Vėzhguesi objektiv mund tė vėrejė se Radovan Karaxhiēin, ish-kryetar i Republikės Serbe i kėrkuar nga Tribunali i Hagės, askush nuk e quan “kriminel ortodoks”, dhe as atentatorin e ish-premierit izraelit Jicak Rabin nuk e quan “terrorist ēifut”, dhe as terrorizmit nė Irlandė nuk i vihet atribut “i krishterė – katolik ose protestant”. Pėr kėtė arsye ėshtė mirė qė sė pari vetė muslimanėt tė mos i pėrdorin atributin “islam” pėr vepra, qė nuk i pėrkasin Islamit, e pastaj edhe mediat botėrore tė ndėrpresin frikėsimin e shikuesve, dėgjuesve dhe lexuesve tė tyre e tė paraqesin realitetin e Islamit si fe e paqes dhe e tolerancės midis njerėzve.


    Shoqėria amerikane, duke rėnė nėn ndikimin e mediave, dhe sidomos tė rrjetit televiziv CNN, i cili vazhdimisht e mbante nė ekranin e tij me shkronja tė kuqe AMERICA UNDER ATTACK (Sulmi mbi Amerikėn). Kėshtu filluan aktet e hakmarrjeve kundėr muslimanėve nė tė gjitha pjesėt e SHBA-sė. Nė shėnjestėr ishin edhe shumė xhami dhe qendra islame. Numri i viktimave sa vinte e shtohej. Ky ishte njė rast pėr ata, qė kishin urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanėve. Kjo dukuri ishte njė rrezik shumė i madh pėr shoqėrinė amerikane. Shoqėria amerikane kishte pasur njė pėrvojė tė hidhur tė ndarjes nė baza racore qė nga vitet gjashtėdhjetė, tė cilėn e kishte tejkaluar duke u dhėnė tė drejtat e njėjta edhe afriko-amerikanėve, si i quajnė ata racėn e zezė qė jetojnė nė SHBA.

    Nė shtetin e Ohajos nė Klivlend ishin shkatėrruar pothuaj nė tėrėsi xhamia, shkolla islame dhe Qendra Islame. Kryetari Bush, duke e parė rrezikun nga kjo valė e dhunės sė re qė kishte filluar kundėr muslimanėve tė SHBA-sė, kishte shkuar pėr tė vizituar Qendrėn Islame nė Uashington, pėr t’ua bėrė me dije tė gjithėve se SHBA-ja nuk ka asgjė kundėr Islamit dhe muslimanėve, dhe nė njė deklaratė ai kishte denoncuar sulmet qė po bėheshin kundėr muslimanėve, pronės sė tyre dhe objekteve fetare islame, duke thėnė: “Tė gjithė ata, qė shprehin hidhėrimin e tyre duke i frikėsuar qytetarėt tanė, nuk janė pėrfaqėsuesit e denjė tė Amerikės, ata janė pėrfaqėsuesit mė tė kėqij dhe ata do tė turpėrohen pėr veprimet e tyre”.

    Pas takimit me liderėt arabė dhe muslimanė nė Qendrėn Islame nė Uashington, kryetari Bush kishte deklaruar: “Terrori nuk ėshtė fytyra e vėrtetė e besimit Islam. Islami ėshtė fe e paqes”, kishte thėnė ai. “Kėta terroristė nuk pėrfaqėsojnė paqen. Ata pėrfaqėsojnė tė keqen dhe luftėn”.








    RRENJET E VERTETA TĖ TERRORIZMIT: DARVINIZMI DHE MATERIALIZMI



    Shumė njerėz mendojnė se teoria e evolucionit u paraqit pėr herė tė parė nga Ēarls Darvini dhe se ajo mbėshtetet nė prova, vėzhgime dhe eksperimente shkencore. Sidoqoftė, e vėrteta ėshtė se ajo nuk e ka prejardhjen te Darvini dhe se nuk mbėshtetet nė asnjė provė shkencore. Teoria konsiston nė pėrshtatjen e natyrės sė dogmės sė lashtė tė filozofisė materialiste. Nė vend qė tė mbėshtetet nga zbulime shkencore, teoria mbėshtetet qorrazi te filozofia materialiste (shih librin "Gjunjėzimi i Evolucionit, Harun Jahja)

    Ky fanatizėm ka sjellė si pasojė tė gjitha llojet e fatkeqėsive. Bashkė me pėrhapjen e Darvinizmit dhe tė filozofisė materialiste qė ai mbėshtet, pėrgjigja e pyetjes "Ē'ėshtė qenia njerėzore?" ka ndryshuar. Njerėzit qė pėrgjigjeshin: "Qeniet njerėzore u krijuan nga Zoti dhe u duhet tė jetojnė sipas moralit tė bukur qė Ai na mėson", kanė filluar tė mendojnė se "Njeriu erdhi nė ekzistencė rastėsisht dhe ai ėshtė njė kafshė qė zhvillohet pėrmes luftės pėr mbijetesė." Ky mashtrim i madh ka njė ēmim shumė tė shtrenjtė e tė rėndė. Ideologjitė e dhunshme si racizmi, fashizmi dhe komunizmi, si dhe shumė pikėpamje tė tjera barbare nė botė tė mbėshtetura nė konfliktin, kanė gjetur qė tė gjitha njė burim force te ky mashtrim.

    Kjo pjesė e librit do tė analizojė fatkeqėsitė qė i ka sjellė botės Darvinizmi dhe lidhjet qė ai ka me terrorizmin, si njė nga problemet botėrore mė tė rėndėsishme tė kohės sonė.


    Gėnjeshtra darviniste: "Jeta ėshtė konflikt"


    Tomas Maltus
    Darvini vendosi njė kusht themelor nė zhvillimin e teorisė sė tij: Zhvillimi i qenieve tė gjalla varet nga lufta pėr mbijetesė. Tė fortėt e fitojnė betejėn. Tė dobėtit janė tė dėnuar tė humbasin dhe tė harrohen.

    Sipas Darvinit, ekziston njė luftė e pamėshirshme pėr mbijetesė dhe njė konflikt i brendshėm nė natyrė. I forti gjithmonė e mposht tė dobėtin dhe kjo i hap rrugėn zhvillimit. Nėntitulli qė ai i dha librit tė tij ishte: "Origjina e llojeve nėpėrmjet pėrzgjedhjes natyrore ose ruajtjes sė racave tė zgjedhura nė luftėn pėr jetė". Ky titull e pėrmbledh mė sė miri pikėpamjen e pėrmendur mė sipėr.

    Mė pas, Darvini shtroi pretendimin se "lufta pėr mbijetesė" zbatohet edhe mes grupeve racore tė qenieve njerėzore. Sipas kėtij pretendimi mitik, racat e zgjedhura do tė ishin fituesit e betejės. Sipas pikėpamjes sė Darvinit, kėto raca tė zgjedhura ishin evropianėt. Racat afrikane apo aziatike kishin mbetur prapa nė luftėn pėr mbijetesė. Darvini shkoi edhe mė tej, duke hedhur mendimin se disa raca do tė humbisnin sė shpejti nė tėrėsi luftėn pėr mbijetesė dhe nė kėtė mėnyrė, do tė zhdukeshin:

    Nė njė kohė mė tė vonshme, jo shumė tė largėt, tė matur me shekuj, racat e qytetėruara tė njeriut, me siguri do tė shfarosin dhe zėvendėsojnė racat e egra nėpėr botė. Nė tė njėjtėn kohė, majmunėt antropomorfė... nuk ka dyshim se do tė shfarosen. Hendeku mes njeriut dhe aleatėve tė tij mė tė afėrt do tė jetė atėherė mė i gjerė, sepse ai do tė jetė, siē mund tė shpresojmė, ndėrmjet njeriut nė njė gjendje mė tė qytetėruar edhe se raca kaukaziane dhe disa llojeve tė ulėta si babuni, nė vend tė zezakut apo australianit dhe gorrillės, siē ndodh sot.27

    Antropologu indian Lalita Vidjarti shpjegon se si teoria e evolucionit e Darvinit e imponoi racizmin nė skenat shoqėrore:

    Teoria e tij (Darvinit) e mbijetesės sė mė tė fortit u mirėprit ngrohtėsisht nga shkencėtarėt shoqėrorė tė kohės dhe ata besuan se njerėzimi kishte arritur nivele tė ndryshme evoluimi qė arrinin pikėn mė tė lartė me qytetėrimin e njeriut tė bardhė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, racizmi u pranua si njė e vėrtetė nga shumica e shkencėtarėve perėndimorė. 28


    Burimi i frymėzimit tė Darvinit: Teoria e pamėshirshme e Maltusit

    Burimi i frymėzimit tė Darvinit pėr kėtė ēėshtje ishte libri i ekonomistit britanik Tomas Maltus, "Ese pėr parimin e popullsisė". Sipas sajimeve tė veta, Maltusi llogariste se popullsia njerėzore shtohej me shpejtėsi shumė tė madhe. Nė kėtė pikėpamje, ndikimet kryesore qė e mbanin popullsinė nėn kontroll ishin fatkeqėsi si lufta, uria dhe sėmundjet. Shkurt, sipas kėtij pretendimi kaq mizor, disa njerėz duhej tė vdisnin qė tė jetonin disa tė tjerė. Ekzistencė do tė thoshte vetėm luftė e vazhdueshme.

    Nė shekullin e 19-tė, idetė e Maltusit ishin pranuar gjerėsisht. Veēanėrisht intelektualėt evropianė tė klasave tė larta i mbėshtesnin idetė e tij mizore. Nė artikullin "Sfondi shkencor i programit tė pastrimit tė racės te nazistėt", shkruar nga Xherri Bergman, rėndėsia e lidhjes sė Evropės sė shekullit tė 19-tė me pikėpamjet e Maltusit mbi popullsinė pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė:

    Nė gjysmėn e parė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, nėpėrmjet Evropės, anėtarėt e klasave sunduese u mblodhėn pėr tė diskutuar tė sapozbuluarin "problem tė popullsisė" dhe pėr tė pėrcaktuar mėnyrat e zbatimit tė mandatit maltusian, pėr tė rritur shkallėn e vdekshmėrisė te tė varfėrit: "Nė vend tė rekomandimit pėr pastėrtinė e tė varfėrve, ne duhet tė nxisim zakonet e kundėrta. Nė qytezat tona duhet t'i bėjmė rrugėt mė tė ngushta, t'i mbingarkojmė shtėpitė me shumė njerėz dhe tė joshim kthimin e murtajės. Fshatrat duhet t'i ndėrtojmė pranė ujėrave tė ndenjur dhe tė nxisim nė veēanti ngritjen e vendbanimeve nė tė gjitha vendet moēalore dhe tė pashėndetshme, e kėshtu me radhė." 29

    Si rrjedhojė e kėsaj politike mizore, tė dobėtit dhe ata qė do ta humbisnin betejėn pėr mbijetesė do tė asgjėsoheshin dhe si pėrfundim, rritja e shpejtė e popullsisė do tė ekuilibrohej. Kjo e ashtuquajtur politikė e "shtypjes sė tė varfėrve", u vu nė jetė nė Britaninė e shekullit tė 19-tė. U ngrit njė rend industrial, nė tė cilin fėmijėt tetė dhe nėntė vjeēarė u detyruan tė punojnė gjashtėmbėdhjetė orė nė ditė nė minierat e qymyrit dhe mijėra prej tyre vdiqėn nė kushte tė tmerrshme. Lufta pėr mbijetesė qė kėrkonte teoria e Maltusit, bėri qė miliona britanikė tė bėnin njė jetė tė mbushur me vuajtje tė rėnda.

    I ndikuar nga kėto ide, Darvini e zbatoi kėtė koncept nė konfliktin nė tė gjithė natyrėn dhe hodhi idenė se i forti dhe i afti dalin fitimtarė nga kjo luftė pėr ekzistencė. Pėr mė tepėr, ai pretendoi se e ashtuquajtura luftė pėr mbijetesė ishte njė ligj i justifikuar dhe i pandryshueshėm i natyrės. Nga ana tjetėr, ai i ftoi njerėzit qė tė braktisin besimet e tyre fetare, tė mohojnė Krijimin dhe kėshtu i rrėnoi tė gjitha vlerat etike qė mund tė bėheshin pengesė ndaj luftės sė pamėshirshme pėr mbijetesė.

    Njerėzimit iu desh tė paguajė njė ēmim shumė tė shtrenjtė nė shekullin e 20-tė pėr ērrėnjosjen e kėtyre ideve mizore qė i shtynė njerėzit nė zemėrgurėsi e mizori.

    Roli i Darvinizmit nė pėrgatitjen e terrenit pėr Luftėn e Parė Botėrore


    "Evropa qė nga viti 1870", shkruar nga profesori anglez i historisė, Xhejms Xholl.
    Ndėrsa Darvinizmi sundonte kulturėn evropiane, nisi tė shfaqet ndikimi i luftės pėr mbijetesė. Kombet kolonialiste evropiane nė veēanti nisėn t'i portretizojnė kombet e kolonizuara si "kombe tė prapambetura nė ciklin e evolucionit" dhe gjetėn te Darvinizmi justifikimin pėr veprimet e tyre.

    Ndikimi politik mė i pėrgjakshėm i Darvinizmit, ishte shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1914.

    Nė librin e tij "Evropa qė nga 1870-a", profesori i mirėnjohur britanik i historisė Xhejms Xholl shpjegon se njė nga faktorėt qė pėrgatitėn terrenin pėr Luftėn e Parė Botėrore, ishte besimi i udhėheqėsve evropianė tė kohės te Darvinizmi.

    Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se sa fjalė pėr fjalė u mor doktrina e luftės pėr ekzistencė dhe pėr mbijetesėn e mė tė fortit nga ana e udhėheqėsve tė Evropės nė vitet qė i paraprinė Luftės sė Parė Botėrore. Pėr shembull, shefi i shtabit austrohungarez Franc Baron Konrad fon Hėcendorf, shkruan kėshtu nė kujtimet e tij tė pasluftės:

    Fetė filantropike, mėsimet morale dhe doktrinat filozofike, pa dyshim, mund tė shėrbejnė nganjėherė pėr tė dobėsuar luftėn e njerėzimit pėr ekzistencė nė formėn e saj mė tė ashpėr, por ato nuk do t'ia arrijnė kurrė ta shmangin plotėsisht atė si njė motiv lėvizės pėr botėn... Vetėm nė pėrputhje me kėtė parim tė madh, erdhi katastrofa e luftės botėrore, si rrjedhojė e forcave motivuese nė jetėt e shteteve dhe popujve, si njė rrufe qė duhet tė shkarkohet nga vetė natyra e saj.

    E parė nga ky lloj sfondi ideologjik, kėmbėngulja e Konradit nė nevojėn pėr njė luftė parandaluese, nė mėnyrė qė tė ruhet monarkia austrohungareze, bėhet plotėsisht e kuptueshme.

    Ne kemi parė gjithashtu se kėto pikėpamje nuk ishin tė kufizuara vetėm te personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, pėr shembull, ishte i shqetėsuar thellė pėr luftėn ndėrkombėtare pėr mbijetesė. Kurt Ricler, asistenti personal dhe i besuari i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holveg, shkroi nė vitin 1914:

    Armiqėsia e pėrjetshme dhe absolute ėshtė themelore dhe e natyrshme nė marrėdhėniet mes njerėzve; dhe armiqėsia qė ne vėrejmė kudo... nuk ėshtė rezultat i ruajtjes sė natyrės njerėzore por ėshtė thelbi i botės dhe burimi i vetė jetės.30

    Frederik fon Bernardi, njė gjeneral i Luftės sė Parė Botėrore, bėn njė lidhje tė ngjashme mes luftės dhe ligjeve tė luftės nė natyrė. "Lufta," shprehet Bernardi, "ėshtė njė nevojė biologjike"; ajo ėshtė "po aq e nevojshme sa beteja e elementeve nė natyrė"; ajo "merr njė vendim biologjikisht tė drejtė, pėrderisa vendimet e saj mbeten nė natyrėn e thjeshtė tė sendeve."31

    Sikurse kemi parė, Lufta e Parė Botėrore shpėrtheu pėr arsye se mendimtarėt, gjeneralėt dhe administratorėt evropianė e shihnin luftėn, gjakderdhjen dhe vuajtjet si njė lloj zhvillimi dhe mendonin se ato ishin njė ligj i pandryshueshėm i natyrės. Rrėnjėt ideologjike qė e zvarritėn gjithė atė brez nė rrėnim nuk ishin tjetėr, veēse konceptet e Darvinit pėr "luftėn pėr mbijetesė" dhe pėr "racat e zgjedhura".


    Filozofėt evropianė dhe udhėheqėsit politikė tė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė 20-tė, ishin tė magjepsuar nga koncepti darvinist i "luftės pėr mbijetesė". Aty e kishte burimin entuziazmi i tyre pėr tė nisur Luftėn e Madhe, njė kataklizėm qė shkaktoi vdekjen e mė shumė se 10 milionė jetėve njerėzore.

    Lufta e Parė Botėrore la pas vetes 8 milionė tė vdekur, qindra qytete tė shkatėrruara dhe miliona tė plagosur, tė gjymtuar, tė pastrehė e tė papunė.

    Shkaku themelor i Luftės sė Dytė Botėrore, e cila shpėrtheu 21 vjet mė vonė dhe la 55 milionė tė vdekur, ishte gjithashtu Darvinizmi.


    "Ligji i Xhunglės" dhe pėrfundimi i tij: Fashizmi



    Nazizmi, njė pėrzierje e Darvinizmit social dhe neopaganizmit, vrau miliona njerėz dhe pėrhapi tmerr nė zemrat e shumė tė tjerėve.
    Ndėrsa Darvinizmi ushqente racizmin nė shekullin e 19-tė, ai formoi bazėn ideologjike qė do tė zhvillohej dhe do tė pėrgjakte botėn nė shekullin XX: Nazizmin.

    Nė ideologjinė naziste mund tė vihet re njė ndikim shumė i fortė darvinist. Kur marrim nė shqyrtim kėtė teori qė u zhvillua nga Adolf Hitleri dhe Alfred Rozenbergu, vėrejmė koncepte tė tilla si "pėrzgjedhje natyrore", "ēiftėzimi i pėrzgjedhur" dhe "lufta pėr mbijetesė mes racave", tė cilat pėrsėriten shpesh nė veprat e Darvinit. Kur e titulloi librin e tij "Mein Kampf" (Beteja ime), Hitleri u frymėzua nga beteja darviniste pėr mbijetesė dhe nga parimi se fitorja i pėrket mė tė fortit. Ai bėn fjalė nė veēanti pėr betejėn mes racave:

    Historia do tė arrijė kulmin nė njė perandori tė re njėmijėvjeēare tė njė shkėlqimi tė pashoq, tė mbėshtetur nė njė hierarki racore tė rregulluar nga vetė natyra.32

    Nė njė kongres tė madh tė partisė sė tij nė Nurenberg nė vitin 1933, Hitleri shpalli se "njė racė mė e lartė nėnshtron njė racė mė tė ulėt... njė e drejtė qė ne e shohim nė natyrė dhe qė mund tė pranohet si e vetmja e drejtė e konceptueshme."33

    Fakti qė nazistėt ishin tė ndikuar nga Darvinizmi, ėshtė i pranuar nga tė gjithė historianėt qė janė tė specializuar nė kėtė ēėshtje. Peter Krisp, autori i librit "Ngjitja e Fashizmit", e shpreh kėtė tė vėrtetė si mė poshtė:

    Teoria e Ēarls Darvinit se qeniet njerėzore kishin evoluar nga majmunėt, u trajtua me humor kur u botua pėr herė tė parė, por mė vonė u pranua gjerėsisht. Nazistėt i shtrembėruan teoritė e Darvinit, duke i pėrdorur ato pėr tė justifikuar luftėn dhe racizmin.34

    Historiani Hikman e pėrshkruan kėshtu ndikimin e Darvinizmit te Hitleri:

    (Hitleri) ishte njė besimtar i vendosur dhe predikues i evolucionit. Sado tė thella dhe tė ndėrlikuara tė kenė qenė problemet e psikozės sė tij, ėshtė e sigurtė qė [koncepti i luftės ishte i rėndėsishėm pėr arsye se]... libri i tij "Mein Kampf", hedh qartazi njė numėr idesh evolucioniste, veēanėrisht ato qė theksojnė luftėn, mbijetesėn e mė tė fortit dhe shfarosjen e tė dobėtit pėr tė prodhuar njė shoqėri mė tė mirė. 35

    Hitleri, pėrmes kėtyre pikėpamjeve, e zvarriti botėn nė njė dhunė tė paparė kurrė mė parė. Shumė grupe etnike dhe politike, veēanėrisht ēifutėt, iu nėnshtruan mizorisė dhe masakrave tė tmerrshme nė kampet naziste tė pėrqendrimit. Lufta e Dytė Botėrore, e cila filloi me pushtimet gjermane, kushtoi 55 milionė jetė njerėzish. Ajo qė qėndronte pas tragjedisė mė tė madhe nė historinė e botės, ishte koncepti i Darvinizmit pėr "luftėn pėr mbijetesė."





    Fashizmi qė ka nė thelb konceptet darviniste, shkaktoi vdekjen e miliona njerėzve tė pafajshėm. Kjo ideologji e tmerrshme zhyti shumė vende tė botės nė njė vorbull shkatėrrimi e mjerimi.



    Aleanca e pėrgjakshme: Darvinizmi dhe Komunizmi


    Udhėheqėsit komunistė, idetė e tė cilėve mbi shoqėrinė njerėzore ishin tė mbėshtetura te Darvinizmi, do tė kujtohen nė histori si kriminelė qė shkaktuan vuajtje tė tmerrshme me politikat e tyre mizore.
    Ndėrsa fashistėt gjenden nė krahun e djathtė tė Darvinizmit Social, krahu i majtė ėshtė i zėnė nga komunistėt. Kėta kanė qenė gjithmonė ndėr mbrojtėsit mė tė zjarrtė tė teorisė sė Darvinit.

    Kjo lidhje mes Darvinizmit dhe Komunizmit shkon deri te themeluesit e tė dy kėtyre "izm"-ave. Marksi dhe Engelsi, themeluesit e komunizmit, e lexuan veprėn "Origjina e llojeve" tė Darvinit, sapo ajo doli nė qarkullim dhe u mahnitėn me qėndrimin e tij materialist dialektik. Letėrkėmbimi mes Marksit dhe Engelsit tregon se ata e shihnin teorinė e Darvinit si "bartėse tė bazės nė historinė natyrore pėr Komunizmin." Nė librin e tij "Dialektika e Natyrės", tė cilin ai e shkroi nėn ndikimin e Darvinit, Engelsi shprehet plot lėvdata pėr Darvinin dhe pėrpiqet tė japė kontributin e vet pėr teorinė nė kapitullin me titull "Roli i punės nė kalimin nga majmuni te njeriu".

    Komunistėt rusė qė ndoqėn hapat e Marksit dhe tė Engelsit, si Plehanovi, Lenini, Trocki dhe Stalini, ishin tė gjithė nė njė mendje pėr teorinė e evolucionit. Plehanovi qė shihet si themeluesi i komunizmit rus, e cilėsonte Marksizmin si "Darvinizmi nė zbatimin e tij nė shkencėn shoqėrore."36 rocki thoshte: "Zbulimi i Darvinit ėshtė triumfi mė i madh i dialektikės nė fushėn e lėndės organike."37

    Arsimimi darvinist kishte njė rol kryesor nė formimin e kuadrove komuniste. Pėr shembull, historianėt vėrejnė se Stalini ishte fetar nė rininė e tij, por ai u bė ateist kryesisht pėr shkak tė librave tė Darvinit. Mao Ce Duni qė ngriti qeverisjen komuniste nė Kinė dhe vrau miliona njerėz, u shpreh hapur se "socializmi kinez ėshtė i themeluar mbi Darvinin dhe teorinė e evolucionit."38

    Historiani i Universitetit tė Harvardit, Xhejms Riv Pėzej, nė veprėn e tij kėrkimore "Kina dhe Ēarls Darvini", e shqyrton deri nė hollėsitė mė tė vogla ndikimin e Darvinizmit te Maoja dhe te komunizmi kinez.


    Komunizmi vuri nė zbatim idenė darviniste tė konfliktit, pėrmes konceptit tė luftės sė klasave dhe nė kėtė mėnyrė pranoi vrasjen dhe gjakderdhjen si metoda tė ligjshme tė kontrollit tė pushtetit.

    Shkurt, ekziston njė lidhje e pashkėputshme mes teorisė sė evolucionit dhe komunizmit. Teoria pretendon se gjallesat janė prodhim i rastėsisė dhe siguron tė ashtuquajturėn mbėshtetje shkencore pėr ateizmin. Komunizmi si ideologji ateiste, ėshtė i lidhur ngushtė me Darvinizmin. Pėr mė tepėr, teoria e evolucionit pretendon se zhvillimi nė natyrė, ėshtė i mundur falė konfliktit (me fjalė tė tjera, "luftės pėr mbijetesė") dhe mbėshtet konceptin e "dialektikės", i cili ėshtė themelor pėr komunizmin.

    Nėse mendojmė pėr konceptin komunist tė "konfliktit dialektik", i cili vrau mė shumė se 120 milionė njerėz gjatė shekullit XX, si pėr njė "makinė vrasėse", atėherė mund t'i kuptojmė mė mirė pėrmasat e rrėnimit qė Darvinizmi pėrhapi mbi tokė.


    Konflikti dialektik nuk ndihmon nė zhvillimin e shoqėrive por nė rrėnimin e tyre

    Sikurse thamė mė parė, Darvinizmi ngriti pretendimin se lufta mes qenieve tė gjalla ėshtė shkaku i zhvillimit tė tyre dhe kėshtu siguroi tė ashtuquajturėn bazė shkencore pėr filozofinė e materializmit dialektik.

    Ashtu si mund tė kuptohet nga emri i tij, materializmi dialektik i qėndron idesė sė "konfliktit". Karl Marksi, si themeluesi i kėsaj filozofie, propagandonte idenė se "nėse s'do tė kishte luftė dhe kundėrshti, gjithēka do tė mbetej ashtu siē ishte." Nė njė rast tjetėr ai thotė: "Forca ėshtė bashkėshortja e ēdo shoqėrie qė ėshtė shtatzėnė me njė shoqėri tjetėr."39 Duke thėnė kėtė, ai u bėri thirrje njerėzve pėr dhunė, luftė e gjakderdhje, nė mėnyrė qė tė mund tė zhvilloheshin.



    Ėshtė e natyrshme qė tė ketė mosmarrėveshje por ato nuk duhet tė shkaktojnė konflikte dhe luftra mes njerėzve. Mėsimet morale tė Kuranit u sigurojnė njerėzve njė jetė me mirėkuptim e hare, ndėrsa beteja dialektike sjell gjithmonė hidhėrim, rrėnim dhe vdekje.

    I pari qė vuri nė jetė teorinė e Marksit nė fushėn politike, ishte Lenini. Duke nxitur mendimin se "zhvillimi vjen si rrjedhojė e konfliktit dhe kundėrshtive", Lenin pretendonte se njerėzit me ide tė kundėrta duhej tė ishin nė konflikt tė vazhdueshėm. Lenini gjithashtu shprehej gjithmonė se ky konflikt do tė kėrkonte gjakderdhje, pra, terrorizėm. Njė fragment i shkruar nga Lenini dhe i titulluar "Lufta guerrilase", i cili ėshtė botuar pėr herė tė parė nė gazetėn "Proletari" nė vitin 1906, njėmbėdhjetė vjet pėrpara Revolucionit Bolshevik, tregon pėr metodat terroriste qė ai parapėlqente:

    Dukuria, pėr tė cilėn jemi tė interesuar, ėshtė beteja e armatosur. Ajo udhėhiqet nga individė dhe nga grupe tė vogla. Disa i pėrkasin organizatave revolucionare, ndėrsa tė tjerėt (shumica nė disa vende tė Rusisė) nuk i pėrkasin ndonjė organizate revolucionare. Lufta e armatosur ndjek dy qėllime kryesore, tė cilat duhet tė dallohen nė mėnyrė tė prerė: nė radhė tė parė, kjo luftė synon vrasjen e individėve, shefave dhe vartėsve tė ushtrisė dhe policisė; nė radhė tė dytė, ajo synon konfiskimin e fondeve monetare si nga qeveria, ashtu edhe nga personat privatė. Kėto fonde tė konfiskuara shkojnė pjesėrisht nė thesarin e partisė, pjesėrisht disa pėr qėllimin e veēantė tė armatimit dhe pėr pėrgatitjen e kryengritjes dhe pjesėrisht pėr mbajtjen e personave tė angazhuar nė luftėn qė po pėrshkruajmė. 40

    Nė shekullin e njėzetė, njė nga ideologjitė mė tė njohura pėr kundėrvėnien ndaj komunizmit, ishte fashizmi. Mė interesantja ėshtė se edhe fashizmi megjithėse vetėdeklarohet si kundėrshtar i komunizmit, mbėshteste tė njėjtin besim si komunizmi nė konceptin e luftės. Komunistėt besonin nė nevojėn e luftės sė klasave; fashistėt thjesht ndryshuan arenėn e luftės, duke u pėrqėndruar nė idenė e luftės mes racave dhe kombeve. Pėr shembull, historiani gjerman Hajnrih Trajēke, vepra e tė cilit ishte njė nga burimet mė tė rėndėsishme pėr idetė naziste dhe raciste, shkruante: "kombet nuk mund tė kenė mirėqenie pa konkurrencė tė dendur, sikurse lufta pėr mbijetesė e Darvinit."41 Hitleri gjithashtu thoshte se ishte frymėzuar nga koncepti i Darvinit pėr luftėn:

    E gjithė bota e natyrės pėrbėn njė betejė tė fuqishme mes forcės dhe dobėsisė, si njė fitore e pėrjetshme e tė fortit mbi tė dobėtin. Nuk do tė kishte asgjė tjetėr veē mashtrimit nė tė gjithė natyrėn nėse nuk do tė ishte kėshtu. Ai qė do tė jetojė, duhet tė luftojė. Ai qė nuk dėshiron tė luftojė nė kėtė botė ku beteja e pėrhershme ėshtė ligj i jetės, nuk e ka tė drejtėn pėr tė ekzistuar.42

    Tė dyja kėto ideologji darviniste nxisnin besimin se pėr njė shoqėri qė tė rritej e tė forcohej, ishte e nevojshme gjakderdhja. Pasojat qė sollėn kėto ideologji nė shekullin XX janė tashmė tė njohura. Miliona njerėz humbėn jetėn; miliona tė tjerė u plagosėn apo u gjymtuan; ekonomitė kombėtare u rrėnuan; paratė qė do tė mund tė pėrdoreshin nė shėndetėsi, kėrkime shkencore, teknologji, arsim e art, u shpenzuan pėr armatim, pėr ilaēe qė tė mjekoheshin plagėt e shkaktuara nga armėt, pėr rindėrtimin e qyteteve tė rrėnuara. U bė e qartė se koha kalonte dhe luftrat e terrori nuk nxisnin zhvillimin e njerėzimit por shkatėrrimin e tij.

    Sigurisht qė nė botė ekzistojnė kontradikta. Ashtu sikurse nė natyrė ekzistojnė drita dhe errėsira, dita dhe nata, e nxehta dhe e ftohta, edhe kontradiktat nė mendime e nė praktika janė tė dukshme. Mirėpo kundėrshtitė nė mendime nuk ėshtė e nevojshme tė sjellin konflikte dhe luftė. Pėrkundrazi, nėse kundėrshtitė trajtohen me tolerancė, paqe, mirėkuptim, dashuri, dhembshuri e mėshirė, mund tė arrihen pėrfundime tė mira. Kushdo qė krahason mendimet e veta me ato tė tė tjerėve, mund tė zhvillojė apo tė njohė dobėsitė dhe mangėsitė e veta dhe t'i pėrmirėsojė ato. Ata qė mbrojnė mendime tė ndryshme mund tė angazhohen nė dialog, shkėmbim idesh apo nė kritikė konstruktive. Vetėm njerėzit e sinqertė, qė dinė tė falin, qė e duan paqen, qė dinė tė sillen dhe qė mbi tė gjitha pohojnė mėsimet morale tė Kuranit, mund tė zhvillojnė njė mėnyrė tė tillė tė trajtimit tė mendimeve tė ndryshme.

    Tė vrasėsh apo tė dėmtosh njė njeri pėr shkak tė ideve, besimeve, racave apo kombėsive tė ndryshme pėrbėn njė vepėr mizorie tė pamatė. Vetėm pėr kėtė arsye, nė rrjedhėn e historisė dhe kudo nė botė, bijtė e bijat e tė njėjtit komb, kanė luftuar me njėri-tjetrin deri nė vdekje, duke vrarė shoku-shokun pa mėshirė; apo njerėz tė kombeve apo racave tė ndryshme, pėrfshirė gra e fėmijė, janė masakruar pa dallim. Vetėm ai qė nuk njeh respekt pėr qeniet njerėzore dhe qė i sheh njerėzit rreth vetes si kafshė tė zhvilluara, vetėm ai qė nuk beson se njė ditė do tė japė llogari pėrpara Zotit pėr gjithēka qė ka bėrė, mund tė veprojė nė kėtė mėnyrė.

    Qėndrimi mė i mirė dhe mė i drejtė qė mund tė mbahet ndaj dikujt, me tė cilin ndajmė mendime tė ndryshme, ėshtė pėrshkruar nė Kuran. Pėrplasjet e mendimeve kanė ndodhur shpesh nė rrjedhėn e historisė dhe njė nga shembujt mė tė mirė ėshtė ai i kundėrshtisė mes Musait (Moisiut) dhe Faraonit tė kohės sė tij. Megjithė egėrsinė dhe mizorinė e Faraonit, Zoti e dėrgoi Musain (Moisiun) pėr ta ftuar atė nė fenė e Zotit dhe i shpjegoi atij mėnyrėn se si duhej ta shtronte kėtė ftesė:

    Shkoni te faraoni! Ai i ka kapėrcyer kufijtė. Megjithatė, flitini atij me fjalė tė buta, me shpresėn se ai do tė kushtojė vėmendje apo do tė frikėsohet! (Kurani 20:43-44)

    Musai iu bind urdhrit tė Zotit dhe i sqaroi Faraonit me durim fenė e Zotit. Pėr ta ndaluar mohimin e Zotit nga ana e Faraonit dhe mizorinė qė ai ushtronte ndaj njerėzve, Musai u mundua tė sqaronte ēdo ēėshtje. Sidoqoftė, Faraoni tregoi qėndrim tė papajtueshėm ndaj durimit dhe fisnikėrisė sė Musait, duke e kėrcėnuar me vrasje atė dhe tė gjithė ata qė ndanin tė njėjtat mendime me tė. Megjithatė, nuk ishte qėndrimi i Faraonit ai qė do tė mbizotėronte. Pėrkundrazi, ai dhe njerėzit e tij u mbytėn ndėrsa Musai dhe njerėzit e tij dolėn fitimtarė.

    Sikurse tregon ky shembull, fitorja e njė ideje apo lufta pėr zhvillim nuk vjen nga armiqėsia dhe agresioni. Takimi mes Musait (Moisiut) dhe Faronit pėrbėn njė mėsim nga historia: fituesit nuk dalin nga ata qė janė nė anėn e barbarisė dhe luftės por nė anėn e atyre qė pėrkrahin paqen e drejtėsinė. Vėnia nė jetė e parimeve mė tė mira morale shpėrblehet nė kėtė botė dhe nė jetėn e pėrjetshme.


    Darvinizmi dhe terrorizmi

    Sikurse kemi parė deri tani, Darvinizmi qėndron nė rrėnjėt e ideologjive tė dhunės qė i kanė sjellė fatkeqėsi tė tmerrshme njerėzimit nė shekullin XX. Koncepti themelor pas koncepteve e metodave tė tilla ėshtė "tė luftosh kėdo qė nuk ėshtė nga ne." Ekzistojnė besime, pikėpamje e filozofi tė ndryshme nė botė. Ėshtė e natyrshme qė gjithė kėto ide tė trajtohen nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Sidoqoftė, qėndrimet e ndryshme mund tė vihen pėrballė njėra-tjetrės nė dy mėnyra:

    1) Ato mund ta respektojnė ekzistencėn e atyre qė janė ndryshe dhe tė pėrpiqen tė vendosin dialogun me njėri-tjetrin nė njė mėnyrė shumė njerėzore. Kjo metodė ėshtė nė pėrputhje me moralin e Kuranit.

    2) Ato mund tė zgjedhin luftėn ndaj njėri-tjetrit dhe tė pėrpiqen ta sigurojnė epėrsinė e tyre pėrmes luftės. Me fjalė tė tjera, tė sillen si kafshėt. Kjo ėshtė njė metodė e nxitur nga materializmi dhe ėshtė natyrisht, afetare.

    Tmerri i quajtur "terrorizėm" nuk ėshtė tjetėr veēse vėnia nė jetė e pikėpamjes sė dytė.



    Mund tė ekzistojnė mosmarrėveshje mes shteteve apo shoqėrive por konflikti dhe lufta nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nuk mund t'i zgjidhin problemet. Sikurse mėson Kurani, tė gjitha mosmarrėveshjet duhet tė zgjidhen pėrmes durimit, tolerancės, mėshirės dhe mirėkuptimit tė ndėrsjellė.


    Nėse i marrim nė shqyrtim kėto dy qėndrime, mund tė shohim se ideja e "njeriut qė lufton si kafshė", e cila u imponohet nė mėnyrė tė pavetėdijshme njerėzve nga Darvinizmi, ėshtė shumė ndikuese. Individėt dhe grupet qė zgjedhin rrugėn e konfliktit mund tė mos kenė dėgjuar kurrė tė flitet pėr Darvinizmin dhe pėr parimet e asaj ideologjie, por nė pėrfundim, ata bien nė njė mendje me njė pikėpamje, baza filozofike e sė cilės ėshtė Darvinizmi. Ajo qė i shtyn ata tė besojnė nė drejtėsinė e kėsaj pikėpamjeje janė slloganet darviniste si "nė kėtė botė mbijeton mė i forti", "peshku i madh e ha tė voglin", "lufta ėshtė virtyt", "jeta ėshtė luftė" etj... Nėse u heqim Darvinizmin, tė gjitha kėto s'mbeten tjetėr veē sllogane boshe.

    Nė tė vėrtetė, nėse heqim Darvinizmin, nuk mbetet filozofi konflikti. Tri fetė me prejardhje hyjnore, Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, nė tė cilat besojnė shumica e njerėzve, i kundėrvihen dhunės. Tė trija kėto fe dėshirojnė t'i sjellin paqe e harmoni botės dhe t'i kundėrvihen vrasjeve dhe vuajtjeve ēnjerėzore. Konflikti dhe dhuna shkelin moralin qė Zoti ka shpallur pėr njeriun dhe pėrbėjnė koncepte tė padėshirueshme. Kurse Darvinizmi e sheh dhe e portretizon konfliktin dhe dhunėn si tė natyrshme, tė justifikuar dhe si koncepte tė drejta qė duhet tė ekzistojnė.


    E vetmja rrugė pėr brezat e ardhshėm qė t'u sigurojnė vetes njė jetė tė virtytshme dhe tė kėndshme, janė mėsimet morale tė Kuranit.

    Pėr kėtė arsye, nėse disa njerėz ushtrojnė terrorizėm, duke pėrdorur konceptet dhe simbolet e Islamit, Krishterimit apo Judaizmit, apo duke vepruar nė emėr tė kėtyre besimeve, nuk mund tė themi se kėto fe i mbėshtesin veprimet e tyre. Edhe nėse pretendojnė t'i shėrbejnė fesė, ata e dėmtojnė fenė, pėr arsye se janė pėrgjegjės pėr kryerjen e krimeve mė tė pamėshirshme qė feja u kundėrvihet e i ndalon rreptėsisht. Nė kėtė mėnyrė, ata janė pėrgjegjės edhe pėr nxirjen e imazhit tė fesė nė sytė e njerėzve. Pėr kėtė arsye, baza e terrorizmit qė shqetėson botėn nuk ėshtė ndonjėra nga fetė me prejardhje hyjnore, por janė ateizmi dhe shprehja bashkėkohore e ateizmit: Darvinizmi dhe materializmi.


    Ēdo njeri qė dėshiron paqen duhet tė njohė rrezikun e Darvinizmit


    Allahu ėshtė Ai qė dėrgon shenja tė qarta pėr t'ju nxjerrė nga errėsira nė dritė.(Kurani 57:9)
    Zgjidhja nė luftėn ndaj njė problemi tė veēantė qėndron nė goditjen e ideve, mbi tė cilat ky problem ngrihet. Pėr shembull, s'ka rėndėsi se me sa vėshtirėsi do tė pėrpiqet dikush tė largojė erėn e keqe nga njė ambient me mbeturina. Pėrderisa mbeturinat janė aty, era e rėndė nuk do tė largohet. Zgjidhja e vėrtetė ėshtė pastrimi i burimit tė mbeturinave. Nė njė shembull tjetėr, kjo do t'i ngjante tė shpenzuarit tė viteve pėr tė rritur gjarpėrinj helmues nė njė fermė dhe mė pas tė lėnit tė tyre tė lirė dhe tė habiturit se pėrse ata vijnė rrotull, duke kafshuar e helmuar njerėzit. Mė e rėndėsishmja nuk ėshtė qė ata tė kapen pasi tė jenė pėrhapur kudo, por nė radhė tė parė, tė mos ushqehen e tė mos shtohen.

    Edhe nė rastin e terrorizmit, kėrkimi i terroristėve njė nga njė nuk siguron shmangien e ndikimit tė tyre dhe nuk ėshtė njė zgjidhje e pėrhershme. Mėnyra mė e mirė pėr ērrėnjosjen e murtajės sė terrorizmit nga faqja e dheut, ėshtė identifikimi i burimeve themelore qė ushqejnė terroristėt dhe zhdukja e tyre. Burimi i terrorizmit, nga ana tjetėr, janė ideologjitė e gabuara dhe edukimi i marrė nėn dritėn e kėtyre ideologjive.

    Sot, nė shumicėn e vendeve tė botės, Darvinizmi ėshtė futur nė programin e shkollave dhe trajtohet sikur tė ishte ndonjė fakt shkencor. Tė rinjve nuk u mėsohet se janė tė krijuar nga Zoti dhe se janė tė pajisur me shpirt, urtėsi e ndėrgjegje. Atyre nuk u thuhet se do tė dėnohen nė Ferr apo do tė shpėrblehen nė Parajsė nė pėrjetėsi. Pėrkundrazi, atyre u mėsohet se janė krijesa, etėrit e tė cilėve kanė qenė kafshė qė erdhėn nė ekzistencė pėrmes rastėsive. Nėn njė indoktrinim tė tillė, ata e shohin vetveten si qenie tė rastėsishme qė nuk janė pėrgjegjėse pėrpara Zotit dhe e shohin tė ardhmen ose mė saktė, mbijetesėn e tyre, nė daljen fitimtarė nė betejė. Pas kėtij mesazhi, ėshtė fare e thjeshtė qė njerėzve tė indoktrinuar gjatė gjithė jetės sė tyre shkollore t'u bėhet njė lavazh truri dhe tė shndėrrohen nė armiq mizorė tė njerėzimit, tė aftė pėr tė vrarė edhe fėmijė tė pafajshėm. Tė rinj tė tillė mund tė tėrhiqen lehtė nga ideologji tė kota. Ata mund tė veprojnė nėn ndikimin e kushtėzimit nga ana e terroristėve dhe tė pėrfshihen nė veprime tė papėrfytyrueshme dhune e mizorie. Grupet komuniste, fashiste e raciste qė ekzistojnė qysh nga shekulli XIX, janė prodhime tė kėtij sistemi arsimimi.

    Dėmi i dytė qė ky sistem arsimi shkakton, ėshtė distancimi i arsimit nga feja. Kėshtu, sfera e fesė kufizohet vetėm nė botėn e njerėzve tė paarsimuar. Ndėrsa tė arsimuarit janė tė zhveshur nga edukata fetare pėr shkak tė instalimit tė darvinizmit e materializmit nė programet mėsimore, feja u mbetet tė paarsimuarve. Kjo shkakton zhvillimin e bestytnive dhe mendimeve tė gabuara, duke u lejuar atyre qė hedhin ide antifetare qė tė marrin nėn kontroll fetė.

    .

    Nė pėrfundim, mėnyra mė e mirė pėr t'i dhėnė fund terrorizmit, ėshtė dhėnia fund e arsimimit darvinisto-materialist, arsimimi i tė rinjve sipas programeve tė mbėshtetura nė zbulime tė vėrteta shkencore, edukimi i tyre me frikė ndaj Zotit tė Lartėsuar dhe nxitja tek ata e dėshirės pėr tė vepruar me urtėsi e kujdes. Frytet e njė arsimimi tė tillė do tė jenė njė bashkėsi e pėrbėrė nga njerėz paqėsorė, tė besueshėm qė dinė tė falin e tė tolerojnė.






    ---------------Chapters----------------- Hyrje Morali Islam:burimi i paqes dhe i sigurisė Lufta nė Kuran Fytyra e vėrtetė e terroristėve qė veprojnė nė emėr tė fesė Botėkuptimi i Islamit pėr ithtarėt e Librit Islami ka sjellė paqe dhe harmoni nė Lindjen e Mesme Rrėnjėt e vėrteta tė terrorizmitarvinizmi dhe materializmi Pėrfundim: Rekomandime pėr Botėn Perėndimore dhe Muslimanėt

    27. Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytė, New York, AL. Burt Co., 1874, fq. 178
    28. Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendōme, 1983. fq. 54
    29. Theodore D. Hall, "The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program",http://www.trufax.org/avoid/nazi.html
    30. James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 164
    31. M.F. Ashley-Montagu, Man in Process, New York: World. Pub. Co. 1961, fq. 76, 77 cituar nga Bolton Davidheiser, W E Lammers (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971, fq. 338-339
    32. L.H. Gann, "Adolf Hitler, The Complete Totalitarian", The Intercollegiate Review, Fall 1985, fq. 24; cituar nga Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, p. 78
    33. J. Tenenbaum., Race and Reich, Twayne Pub., Nju Jork, fq. 211, 1956; cituar nga Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", http://www.trueorigin. org/ holocaust.htm
    34. Peter Chrisp, The Rise Of Fascism, Witness History Series, fq. 6
    35. Hickman, R., Biocreation, Science Press, Worthington, OH, fq. 51-52, 1983; Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", Creation Ex Nihilo Technical Journal 13 (2): 101-111, 1999
    36. Robert M. Young, Darwinian Evolution and Human History, Historical Studies on Science and Belief, 1980
    37. Alan Woods and Ted Grant, Reason in Revolt: Marxism and Modern Science, London: 1993
    38. K. Mehnert, Kampf um Mao's Erbe, Deutsche Verlags-Anstalt, 1977
    39. Karl Marx, Das Capital, Vol. I, 1955, fq. 603
    40. Vladimir Ilich Lenin, Collected Works, botimi i katėrt nė anglisht, Progress Publishers, Moskė, 1965, Vol. 11, fq. 216
    41. L. Poliakov, Le Mythe Aryen, Editions Complexe, Calmann-Lévy, Bruxelles, 1987, fq. 34342.
    42. Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958., s. 115-116; cituar nga Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust",http://www.trueorigin.org/ holocaust.htm

  4. #4
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ja dhe nje artikull qe gjeta. Do ishte mire qe njerezit t'i shihnin faktet fetare ashtu sic jane; dhe jo t'i shtremberojne sipas interesit.

    ISLAMI DĖNON TERRORIZMIN


    MORALI ISLAM: BURIMI I PAQES DHE I SIGURISĖ

    Njė pjesė e atyre qė pretendojnė se bėjnė diēka nė emėr tė fesė, nė tė vėrtetė mund ta kenė keqkuptuar atė fe dhe pėr pasojė ta kenė zbatuar atė nė mėnyrė tė gabuar. Pėr kėtė arsye, do tė ishte e pasaktė qė tė krijohen ide rreth fesė, duke marrė si shembull veprat e kėtyre njerėzve. Mėnyra mė e mirė pėr ta kuptuar njė fe, ėshtė studimi i burimit tė saj hyjnor.

    Burimi hyjnor i Islamit ėshtė Kurani qė mbėshtet konceptet e moralit, dashurisė, mėshirės, pėrkushtimit, sakrificės, tolerancės dhe paqes. Njė musliman qė i zbaton siē duhet kėto parime nė jetėn e tij, ėshtė njė njeri i sjellshėm, i thjeshtė, i drejtė, i besueshėm dhe me tė cilin ėshtė e lehtė tė krijohen marrėdhėnie tė mira. Ai pėrhap dashuri, respekt, harmoni dhe kėnaqėsi te tė gjithė ata qė jetojnė pranė tij.


    Islami Eshte Feja e Paqes

    Terroristėt synojnė tė krijojnė njė botė dhune, mosmarrėveshjeje, kaosi dhe frike.

    Terrori, nė kuptimin e tij mė tė gjerė, ėshtė dhunė me qėllime politike e ushtruar kundėr objektivave joushtarake. E thėnė ndryshe, shenjestra e terrorit janė nė tėrėsi civilėt e pafajshėm, i vetmi krim i tė cilėve ėshtė qė ata nė sytė e terroristėve, pėrfaqėsojnė "krahun tjetėr".

    Pėr kėtė arsye, terror do tė thotė qė njerėzit e pafajshėm t'i nėnshtrohen dhunės dhe kjo pėrbėn njė akt tė zhveshur nga ēdo justifikim moral. Kjo, njėlloj si nė rastet e vrasjeve tė kryera nga Stalini apo Hitleri, pėrbėn njė krim kundėr njerėzimit.

    Njė shoqėri, nė tė cilėn respektohen vlerat morale islame, ėshtė njė shoqėri qė e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbėshtetja reciproke dhe gėzimi.

    Kurani ėshtė njė Libėr i shpallur pėr njerėzit si njė udhėzues nė rrugėn e vėrtetė. Nė kėtė libėr, Zoti urdhėron njeriun qė tė pėrvetėsojė sjellje e moral tė mirė. Ky moral ėshtė i mbėshtetur nė koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mėshira. Fjala "Islam", rrjedh nga njė fjalė arabe me rrėnjė tė njėjtė me fjalėn "paqe". Islami ėshtė njė fe qė i ėshtė shpallur njerėzimit me qėllimin e dhurimit tė njė jete paqėsore, nėpėrmjet sė cilės tė pasqyrohet nė tokė, mėshira dhe bamirėsia e pafund e Zotit. Zoti i urdhėron tė gjithė njerėzit nė moralin islam, nėpėrmjet tė cilit mėshira, bamirėsia, paqja dhe toleranca mund tė bėhen pjesė e jetės nė tė gjithė botėn. Nė suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarėve si vijon:

    "O ju qė besuat, hyni tėrėsisht nė Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmėt e djallit! Ai ėshtė, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

    Sikurse qartėsohet nė kėtė varg, siguria mund tė vendoset vetėm pėrmes "hyrjes nė Islam", d.m.th. pėrmes tė jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bėjnė muslimanėt tė pėrgjegjshėm pėr t'i trajtuar tė gjithė njerėzit, muslimanė apo jo, me mirėsjellje e drejtėsi, pėr tė mbrojtur nevojtarėt dhe tė pafajshmit dhe "pėr tė parandaluar pėrhapjen e mizorisė". Mizoria pėrfshin tė gjitha format e anarkisė dhe terrorit qė godasin sigurinė, qetėsinė dhe paqen, sikurse thuhet nė vargun kuranor, "Zoti nuk e do ērregullimin". (Kurani 2:205)

    Vrasja e njė njeriu pa tė drejtė ėshtė njė nga shembujt mė tė dukshėm tė mizorisė. Zoti pėrsėrit nė Kuran njė urdhėresė qė Ai mė parė ua kishte shpallur Hebrejve nė "Dhjatėn e Vjetėr":

    "...nėse dikush vret njė njeri, qė nuk ka vrarė askėnd apo nuk ka bėrė ndonjė ērregullim nė tokė, ėshtė njėlloj sikur ka vrarė mbarė njerėzimin. Nėse dikush i shpėton jetėn njė njeriu, ėshtė sikur t'i ketė dhuruar jetė mbarė njerėzimit..." (Kurani 5:32)

    Sikurse thotė vargu, dikush qė vret njė njeri tė vetėm, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka vrarė e dėmtuar askėnd, kryen njė krim qė ėshtė i njėllojtė me vrasjen e tė gjithė njerėzimit.

    Nė kėto kushte, ėshtė mėse e dukshme se ē'mėkate tė mėdha janė vrasjet dhe masakrat e njerėzve tė pafajshėm. Zoti na bėn tė ditur nė vargun e mėposhtėm kuranor se si do tė dėnohet kjo fytyrė mizore e terrorizmit nė jetėn e ardhshme:

    "... ata qė sillen mizorisht me njerėzit dhe i tejkalojnė kufijtė pa tė drejtė. Njerėz tė tillė do tė vuajnė njė dėnim tė dhimbshėm." (Kurani 42:42)

    E gjithė kjo tregon se organizimi i akteve tė terrorit kundėr njerėzve tė pafajshėm ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Islamin dhe asnjė musliman nuk duhet tė kryejė kurrė krime tė tilla. Pėrkundrazi, muslimanėt kanė pėrgjegjėsi pėr pengimin e kėtyre njerėzve, duke ndalur "mizorinė nė tokė" dhe duke sjellė paqe e siguri pėr tė gjithė njerėzit e botės. Islami jo vetėm qė nuk mund tė pajtohet kurrėsesi me terrorin, por ai duhet tė shihet si zgjidhja dhe rruga pėr parandalimin e terrorit..


    Zoti E Ka Denuar Ligesine

    Zoti u ka urdhėruar njerėzve qė t'i largohen ēdo tė keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janė tė gjitha tė ndaluara. Ai i pėrshkruan ata qė nuk i binden kėsaj urdhėrese si "ndjekės tė gjurmėve tė djallit" dhe i akuzon si mbajtės tė njė qėndrimi qė ėshtė pėrshkruar qartė si i mėkatshėm nė Kuran. Nė disa nga vargjet e shumta kuranore mbi kėtė ēėshtje lexojmė:

    "Por pėrsa u pėrket atyre qė pas betimit, e shkelin besėn e dhėnė ndaj Allahut, ndajnė atė qė Zoti ka urdhėruar tė jetė e bashkuar dhe pėrhapin ērregullim nė tokė, mallkimi do tė jetė mbi ta. Ata do tė kenė njė fund tė tmerrshėm." (Kurani 13:25)

    Nė pamje tė parė, ka shumė arsye pėr aktet e terrorit, tė cilat kanė marrė deri tani ndoshta qindra-mijėra jetė. Ata qė i kryejnė akte tė tilla, ndjekin njė rrugė qė ėshtė e huaj pėr fenė.

    "Hani e pini nga begatitė qė ju ka dhėnė Zoti dhe mos pėrhapni ērregullim dhe prishje nė tokė!" (Kurani 2:60)

    "Mos pėrhapni ērregullim nė tokė, pasi ajo tė jetė bėrė e begatė dhe drejtojuni Atij me frikė e dėshirė! Mėshira e Zotit ėshtė pranė atyre qė kryejnė vepra tė mira." (Kurani 7:56)

    Ata qė mendojnė se do tė kenė sukses, duke shkaktuar shtypje, duke pėrhapur ligėsi e pėrmbysje tė mėdha dhe duke vrarė njerėz, bėjnė njė gabim shumė tė rėndė. Zoti i ka ndaluar tė gjitha aktet e ligėsisė, pėrfshirė terrorizmin dhe dhunėn, i ka dėnuar ata qė pėrfshihen nė veprime tė tilla dhe ėshtė shprehur nė njė nga vargjet e Kuranit kėshtu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre qė shkaktojnė ērregullim." (Kurani 10:81)

    Megjithatė, nė kohėn e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo nė botė. Njerėz tė pafajshėm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve tė ndryshme shoqėrore pėr arsye tėrėsisht artificiale, zhyten nė gjakderdhje. Kėto tmerre nė vendet me histori, kultura e struktura shoqėrore tė ndryshme, mund tė kenė shkaqe dhe burime nga mė tė ēuditshmet. Sidoqoftė, ėshtė e dukshme se shkaku themelor ėshtė largimi nga morali i mbėshtetur nė dashuri, respekt e tolerancė, pėr tė cilin ka urdhėruar Zoti nė Kuran. Si pasojė e mungesės sė fesė, lindin grupime shoqėrore qė nuk njohin frikė ndaj Zotit dhe qė besojnė se nuk do tė japin ndonjėherė llogari pėr veprat e veta. Pėrderisa besojnė se nuk kanė kujt t'i japin llogari pėr asgjė, ata e kanė tė lehtė tė priren pėr tė vepruar pa mėshirė, moral dhe ndėrgjegje.

    Ekzistenca e hipokritėve qė shfaqen nė shoqėri nė emėr tė Zotit dhe tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, organizohen pėr tė kryer ligėsi, dėnohet nga Zoti siē tregohet nė Kuran. Njė varg kuranor flet pėr njė grup prej nėntė vetėsh qė planifikuan tė vrasin njė nga profetėt, duke u betuar nė emėr tė Zotit:

    Nė qytet gjendej njė bandė prej nėntė burrash qė shkaktonin ērregullim nė vend dhe nuk vendosnin drejtėsi. Ata thanė: "Le tė betohemi sė bashku pėr Zotin se do tė vėrsulemi ndaj tij dhe familjes sė tij natėn dhe do t'u themi mė pas, mbrojtėsve tė tij se ne nuk ishim fare dėshmitarė nė zhdukjen e familjes sė tij e pėr kėtė po themi tė vėrtetėn." Ata pėrgatitėn njė plan dhe Ne pėrgatitėm, gjithashtu njė plan, pėr tė cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)

    Ky ajet kuranor flet pėr disa njerėz jobesimtarė, tė cilėt betohen nė emėr tė Zotit pėr tė pėrforcuar veprat e tyre, mirėpo kjo nuk do tė thotė se Zoti i miraton veprat e tyre. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe disa muslimanė mund tė pretendojnė se gjithēka qė ata bėjnė ėshtė nė pėrputhje me fenė, mirėpo ka mundėsi qė ajo ē'ka bėjnė tė jetė tėrėsisht nė kundėrshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesė. E vėrteta e ēėshtjes duhet parė nė veprat e tyre. Nėse kėto vepra synojnė tė "shkaktojnė ērregullim dhe tė mos vendosin drejtėsinė", sikurse shpallet nė vargun e Kuranit, atėherė duhet tė jemi tė sigurtė se njerėz tė tillė nuk mund tė jenė kurrė besimtarė tė vėrtetė dhe qėllimi i tyre nuk ėshtė shėrbimi i fesė.

    Pėr dikė qė i druhet Zotit dhe qė ka kuptuar moralin e Islamit, ėshtė e pamundur tė mbėshtesė dhunėn apo ligėsinė, apo tė marrė pjesė nė veprime qė lidhen me to. Pėr kėtė arsye, Islami ėshtė zgjidhja e vėrtetė pėr problemin e terrorizmit. Kur bėhet i qartė morali sublim i Kuranit, ėshtė e pamundur pėr njerėzit qė ta lidhin Islamin e vėrtetė me ata qė mbėshtesin apo bashkohen me grupet qė synojnė padrejtėsisht luftė dhe kaos. Zoti nė Kuran ėshtė shprehur qartė pėr ndalimin e ligėsisė:

    "Kur kthen krahėt, nxiton tė shkaktojė ērregullim mbi dhé, tė rrėnojė tė mbjellat dhe gjėnė e gjallė. Por Allahu nuk e do ērregullimin. Kur kėshillohet qė t'i frikėsohet Zotit, atė e pushton njė kryelartėsi e mėkatshme..." (Kurani 2:205-206)

    Pėrgjegjėsia e Besimtarėve

    Ata qė nuk janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tij pėrderisa ato nuk ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e tyre, janė tė zhveshur nga largpamėsia pėr tė mbėshtetur bujarinė, vėllazėrimin, miqėsinė, ndershmėrinė dhe shėrbimin qė feja u kėrkon njerėzve tė ofrojnė. Gjatė jetės sė tyre, kėta njerėz pėrpiqen tė kėnaqin egot e veta duke i shpėrdoruar nė mėnyrė tė rėndomtė mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes pėr kėrcėnimet qė i kanosen njerėzimit. Sidoqoftė, nė Kuran, Zoti lėvdon moralin e atyre qė pėrpiqen me mish e me shpirt pėr tė sjellė mirėsi nė vendin ku jetojnė dhe janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tyre. Nė njė varg nga Kurani, na jepet njė shembull metaforik pėr ata qė nuk ofrojnė asnjė tė mirė pėr tė tjerėt dhe pėr ata qė veprojnė gjithmonė nė rrugėn e mirėsisė dhe drejtėsisė:

    "Zoti sjell njė tjetėr shembull: nėse ndėr dy njerėz, njėri prej tė cilėve ėshtė memec, i paaftė tė bėjė asgjė dhe vetė ai ėshtė barrė pėr kujdestarin e tij, sepse ngado qė tė drejtojė, ai nuk sjell asnjė dobi. A ėshtė ai i barabartė me dikė tjetėr qė kėshillon pėr drejtėsi dhe ndjek udhėn e drejtė?" (Kurani 16:76)

    Ėshtė e qartė se ata qė ndjekin "udhėn e drejtė", janė ata qė i qėndrojnė me pėrkushtim fesė sė tyre, qė i druhen Zotit, qė tregojnė respekt tė madh pėr vlerat shpirtėrore dhe qė janė tė mbushur me zell e dėshirė pėr t'u shėrbyer njerėzve. Nė pėrgjithėsi, njerėz tė tillė janė ata qė i shėrbejnė njerėzimit dhe sjellin pėrfitime tė mėdha pėr shoqėrinė. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njerėzit qė tė mėsojnė rreth fesė sė vėrtetė dhe tė jetojnė sipas moralit tė kėrkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

    Ata, tė cilėt nėse ne u japim pushtet nė tokė, vijojnė faljet e rregullta ditore, japin zekatin, kėshillojnė pėr tė mirė e ndalojnė tė keqen. Pėrfundimi i tė gjitha ēėshtjeve ėshtė te Zoti. (Kurani 22:41)

    Siē mund tė shihet nga vargjet e mėsipėrme, ėshtė jashtė ēdo mundėsie qė dikush qė i beson me tė vėrtetė Zotit, tė mund tė bėjė njė sy qorr qoftė edhe pėrballė njė veprimi qė mund t'i shkaktojė dėmin mė tė vogėl njerėzimit. Kurse dikush qė nuk beson nė Zotin dhe nė jetėn e pasosur, mund tė kryejė lehtėsisht ēdo lloj tė keqeje, pėrderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japė llogari askujt pėr veprat e veta.

    Ata qė kėrcėnojnė jetėn e civilėve dhe veēanėrisht tė fėmijėve, duhet tė pyesin vetveten: Ēfarė krimi kryen kėta fėmijė? A ėshtė kryerja e akteve mizore ndaj njerėzve tė pafajshėm diēka qė do tė kalojė pa u marrė nė llogari?

    Gjėja e parė qė duhet bėrė pėr ta shpėtuar botėn nga murtaja e terrorizmit ėshtė pėrdorimi i arsimit pėr tė fshirė tė gjitha ato besime a bestytni qė deri tani, janė shitur nė emėr tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, nuk kanė tė bėjnė aspak me fenė, si dhe tė edukohen njerėzit me moralin e vėrtetė kuranor dhe me frikėn ndaj Zotit.


    Zoti na Urdhėron tė Kryejmė Vepra tė Mira

    Nė mėsimet morale tė Islamit, ēėshtjet mė tė rėndėsishme janė dashuria, mėshira, mbėshtetja e ndėrsjellė, vetėflijimi, toleranca dhe falja. Nė njė shoqėri, ku morali jetohet siē duhet, ėshtė e pamundur tė gjenden baza pėr dhunėn dhe konfliktin.
    Muslimani duhet tė jetė njė njeri qė pajtohet me urdhėresat e Zotit dhe pėrpiqet me shumė kujdes pėr tė jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisė. Kurani shprehet:

    "...Punoni punė tė mira... mos kėrkoni tė shkaktoni mizori nė tokė! Zoti nuk i do mizorėt." (Kurani 28:77)

    Dikush qė pranon Besimin Islam, dėshiron tė arrijė kėnaqėsinė dhe dashurinė e Zotit. Atij i duhet tė bėjė pėrpjekje tė mėdha pėr ta arritur kėtė, si dhe pėr tė mishėruar moralin e pranueshėm te Zoti, ndėrkohė qė jeton ende nė kėtė botė. Shfaqjet mė tė qarta tė moralit janė mėshira, dhembshuria, drejtėsia, ndershmėria, falja, pėrkushtimi, sakrifica dhe durimi. Besimtarit i takon tė sillet mirė ndaj njerėzve, tė pėrpiqet tė kryejė vepra tė mira dhe tė rrezatojė mirėsi. Nė vargjet e tij kuranore, Zoti thotė:

    "Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

    "... Bashkėpunoni me njėri-tjetrin nė bamirėsi e mėshirė dhe jo nė gjynahe e armiqėsi..!" (Kurani 5:2)

    Sikurse bėjnė tė qartė kėto vargje nga Kurani, Zoti dėshiron qė besimtarėt tė sillen mirė ndaj njerėzve, tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin kur ėshtė fjala pėr mirėsi dhe tė shmangin ligėsinė. Nė suren "En'am", vargu 160, Zoti premton se "kushdo qė bėn njė vepėr tė mirė, do tė shpėrblehet me dhjetėfishin e saj, ndėrsa ata qė do tė kryejnė njė vepėr tė keqe do tė shpaguhen me tė njėjtėn vlerė dhe atyre nuk do t'u bėhet padrejtėsi."

    Nė Librin e Tij, Zoti e pėrshkruan Vetveten si Njohėsi "i tė fshehtave tė zemrave" dhe i urdhėron njerėzit qė "tė shmangin ēdo tė keqe." Pėr kėtė arsye, ėshtė e qartė se njė musliman qė do tė thotė "njė njeri qė i vetėdorėzohet Zotit", duhet tė bėjė ē'tė jetė e mundur pėr tė luftuar terrorizmin.

    Njė musliman nuk mund tė qėndrojė indiferent pėr atė ēka ndodh rreth tij dhe nuk mund tė pranojė kurrė mentalitetin se asgjė nuk ka rėndėsi pėrderisa nuk i shkakton dėm atij, sepse ai i ėshtė nėnshtruar Zotit, ėshtė pėrfaqėsues i Tij dhe ambasador i sė mirės. Prandaj edhe ai nuk mund tė qėndrojė indiferent pėrballė mizorisė dhe terrorizmit. Nė tė vėrtetė, muslimani ėshtė armiku mė i madh i terrorizmit. Islami ėshtė kundėr tė gjitha formave tė terrorizmit dhe pėrpiqet ta parandalojė atė qysh nė nisje, me fjalė tė tjera qysh nė nivelin e ideve. Ai kėrkon paqe mes njerėzve dhe sundimin e drejtėsisė, si dhe urdhėron njerėzit qė tė shmangin mosmarrėveshjet, konfliktin dhe ligėsinė.


    Zoti na Urdhėron tė Jemi tė Drejtė

    Drejtėsia e vėrtetė, e pėrshkruar nė Kuran, udhėzon njeriun qė tė sillet me drejtėsi, pa bėrė dallime mes njerėzve, tė mbrojė tė drejtat njerėzore, tė mos lejojė dhunėn pavarėsisht nga rrethanat, tė qėndrojė nė anėn e tė shtypurve kundėr shtypėsit dhe tė ndihmojė tė varfėrit. Kjo drejtėsi bėn thirrje pėr tė drejtat e tė gjitha palėve qė tė mbrohen kur merret njė vendim pėr njė mosmarėveshje, duke vlerėsuar tė gjitha anėt e njė incidenti, duke lėnė mėnjanė tė gjitha paragjykimet, duke qenė objektivė, tė ndershėm, tolerantė, tė mėshirshėm e tė dhimbsur. Pėr shembull, dikush qė nuk mund t'i ēmojė ngjarjet nė njė mėnyrė tė moderuar dhe qė mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do tė arrijė nė vendime tė sakta dhe do tė mbetet nėn ndikimin e ndjenjave. Ai qė ėshtė i prirur nga drejtėsia, duhet t'i lėrė mėnjanė tė gjitha ndjenjat dhe kėndvėshtrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojė tė gjitha palėt me drejtėsi kur ata kėrkojnė ndihmė, tė jetė nė krah tė sė drejtės nė ēdo rrethanė dhe tė mos i largohet rrugės sė ndershmėrisė dhe tė sė vėrtetės. Ēdo njeri duhet tė mishėrojė vlerat e Kuranit nė shpirtin e tij nė njė mėnyrė qė ai tė mund tė jetė i aftė tė vlerėsojė interesat e palėve, pėrpara tė tijave dhe tė mbajė drejtėsi edhe kur i preken interesat vetjake.

    Zoti urdhėron kėshtu nė surėn "El-Maide", vargu 42: "...nėse gjykoni, bėjeni kėtė me drejtėsi mes tyre!" Nė suren "En-Nisa", Zoti i urdhėron besimtarėt tė sillen me drejtėsi edhe ndaj vetvetes:

    "O ju qė besuat! Tregohuni pėrkrahės tė drejtėsisė, dėshmoni vetėm pėr Zotin, qoftė edhe kundėr vetvetes, prindėrve apo tė afėrmve tuaj! Pavarėsisht nėse pala tjetėr janė tė pasur apo tė varfėr, Zoti mundet tė tregojė kujdes pėr ta. Mos ndiqni dėshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni tė vėrtetės! Nėse dredhoni apo tėrhiqeni, Zoti ėshtė i mirėnjohur me atė qė veproni." (Kurani 4:135)

    Nė Kuran, Zoti sjell njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė drejtėsisė dhe u bėn tė ditur besimtarėve pėr qėndrimin qė ata duhet tė mbajnė pėrballė ngjarjeve me tė cilat pėrballen, si dhe pėr mėnyrėn se si duhet ta ushtrojnė drejtėsinė. Njė udhėzim i tillė pėrbėn njė mirėsi dhe mėshirė tė madhe pėr besimtarėt. Pėr kėtė arsye, ata qė besojnė, kanė pėrgjegjėsinė e tė ushtruarit tė drejtėsisė pa bėrė dallime, pėr tė fituar aprovimin e Zotit dhe pėr t'i drejtuar jetėt e tyre nė paqe e siguri.

    Drejtėsia, pėr tė cilėn Zoti urdhėron nė Kuran, ėshtė ajo drejtėsi qė kushtėzohet me ushtrimin e saj nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nga gjuha, raca apo kombėsia. Ende nė ditėt tona, ka nė ēdo anė tė globit njerėz qė u nėnshtrohen trajtimeve mizore e tė padrejta pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės apo racės.

    Sidoqoftė, Zoti na bėn tė ditur nė Kuran se qėllimi nė krijimin e fiseve e popujve tė ndryshėm, ėshtė "qė ata ta njohin njėri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshėm duhet ta njohin njėri-tjetrin; kjo do tė thotė, tė mėsojnė pėr kulturat e tyre tė ndryshme, pėr gjuhėt, traditat e veēoritė. Shkurt, njėri nga qėllimet e krijimit tė racave e kombeve tė ndryshėm, nuk ėshtė konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Njė shumėllojshmėri e tillė ėshtė shprehje e bujarisė sė Zotit nė krijim. Fakti se dikush ėshtė mė i gjatė se dikush tjetėr apo se lėkura e tij ėshtė e bardhė apo e verdhė, nuk i siguron atij asnjė epėrsi ndaj tė tjerėve, ashtu sikurse nuk pėrbėn edhe ndonjė arsye pėr t'u ndjerė i turpėruar. Ēdo trajtė qė gjendet nė pamjen e jashtme tė njė njeriu, ėshtė njė vepėr e qėllimshme e Zotit, por pėr Zotin ndryshimet nuk kanė rėndėsi pėrfundimtare. Njė besimtar e di se ai arrin tė sigurojė epėrsi vetėm nė sajė tė frikės ndaj Zotit dhe forcės sė besimit tė tij tek Ai. Ky fakt ėshtė i lidhur me vargun e mėposhtėm kuranor:

    "O njerėz! Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė femre dhe ju shndėrruam nė popuj e fise, nė mėnyrė qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Mė fisniku ndėr ju tek Allahu ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm. Zoti ėshtė i Gjithėditur, i Mirėinformuar." (Kurani 49:13)

    Sikurse Zoti na bėn tė ditur nė kėtė varg, tė kuptuarit e drejtėsisė sė rekomanduar prej Tij kėrkon trajtim tė barabartė, tolerant dhe tė paqshėm pėr kėdo, duke pėrjashtuar ēdo diskriminim.

    Urrejtja e ndjerė ndaj njė bashkėsie nuk i ndal besimtarėt nga ushtrimi i drejtėsisė

    Njerėzit mund t'u shkaktojnė ēdo lloj padrejtėsie njerėzve tė tjerė, ndaj tė cilėve ushqejnė ndjenja armiqėsie. Ata mund t'i akuzojnė kėta njerėz pėr vepra qė ata nuk i kanė kryer, ose mund tė sjellin dėshmi tė rreme kundėr tyre, pavarėsisht se e kanė tė njohur pafajėsinė e tyre. Duke llogaritur njė armiqėsi tė tillė, njerėzit mund t'i nėnshtrohen njė shtypjeje tė padurueshme. Disa njerėz mund tė refuzojnė tė dėshmojnė nė favor tė njerėzve, me tė cilėt kanė mosmarrėveshje dhe mund tė fshehin provat, megjithėse mund ta dinė se ata janė tė pafajshėm. Pėr mė tepėr, ata ndjejnė kėnaqėsi nga mjerimi i kėtyre njerėzve, si dhe nga ballafaqimi i tyre me padrejtėsinė dhe vuajtjen. Nga ana tjetėr, shqetėsimi mė i madh pėr ta ėshtė vėnia e drejtėsisė dhe tė provuarit e pafajėsisė sė njerėzve qė nuk duan.

    Pėr kėto arsye, ėshtė shumė e vėshtirė qė njerėzit nė shoqėri tė korruptuara, tė kenė besim te njėri-tjetri. Njerėzit shqetėsohen se mos bien viktimė e dikujt tjetėr nė ēdo kohė. Pasi kanė humbur besimin e ndėrsjellė, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerėzore si toleranca, dhembshuria, vėllazėrimi e bashkėpunimi dhe fillojnė ta urrejnė njėri-tjetrin.

    Sidoqoftė, ndjenjat qė dikush mban nė zemėr ndaj njė njeriu apo bashkėsie, nuk duhet tė ndikojnė nė vendimet e besimtarit. Pavarėsisht se sa imoral apo i keq mund tė jetė njė njeri, besimtari duhet tė lerė mėnjanė tė gjitha ndjenjat, tė marrė vendime tė drejta dhe tė rekomandojė mė tė mirėn. Ndėrgjegjja e tij e frymėzon gjithmonė tė zbatojė urdhėrat dhe kėshillat hyjnore dhe tė mos e braktisė kurrė mirėsinė, sepse kjo ėshtė njė urdhėresė qė Zoti na jep nė Kuran. Nė suren "El-Maide" thuhet si mė poshtė:

    "O ju qė besuat! Tregohuni tė drejtė nė gjykim, dėshmitarė tė sinqertė pėr hir tė Allahut! Mos lejoni qė urrejtja ndaj njė grupi njerėzish t'ju shtyjė tė bėni padrejtėsi ndaj tyre! Tregohuni tė drejtė! Kjo ėshtė mė pranė devotshmėrisė. Kijeni frikė Allahun! Ai ėshtė i njohur me atė qė veproni." (Kurani 5:8)

    Sikurse thuhet nė kėtė varg, mbajtja e njė qėndrimi tė drejtė ėshtė ajo qė plotėson mė sė miri frikėn ndaj Zotit. Njė njeri besimtar e di se do tė arrijė kėnaqėsinė e Zotit vetėm nėse vepron me ndershmėri. Ēdo njeri qė vėren sjelljet e mira tė dikujt, do tė ketė besim tek ai, do ta ndjejė veten mirė nė prani tė tij dhe do tė jetė i gatshėm t'i besojė ēdo pėrgjegjėsi e detyrė. Njerėz tė tillė trajtohen me respekt edhe nga vetė armiqtė e tyre. Qėndrimi i tyre mundet qė t'i shtyjė tė tjerėt edhe nė besimin te Zoti.


    Islami Mbron Lirinė e Mendimit

    Islami ėshtė njė fe qė siguron dhe garanton liri tė ideve, tė mendimit dhe tė jetės. Ai ka lėshuar urdhėresa pėr tė penguar dhe ndaluar tensionin, konfliktet, shpifjet madje edhe mendimin negativ mes njerėzve. Nė tė njėjtėn mėnyrė e me tė njėjtėn vendosmėri qė ai i ėshtė kundėrvėnė terrorizmit dhe tė gjitha akteve tė dhunės, ia ka ndaluar presionin ideologjik ndaj njerėzve:

    "Nuk ka detyrim nė fe. Rruga e drejtė dallohet qartė nga e gabuara." (Kurani 2:256)

    "Prandaj kėshilloji ata, sepse ti nuk je tjetėr pėrveēse kėshillues. Ti nuk je vėnė pėr tė kontrolluar ata." (Kurani 88:21-22)

    Pavarėsisht nga besimi fetar qė mund tė ketė dikush, qoftė ai ēifut, i krishterė, budist apo hindu, Kurani u bėn thirrje muslimanėve qė tė jenė tolerantė, falės dhe tė sillen me drejtėsi e nė mėnyrė njerėzore ndaj tyre.

    Detyrimi i njerėzve pėr tė besuar nė njė fe apo pėr tė pranuar format e saj tė besimit, ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me thelbin dhe shpirtin e Islamit. Sipas Islamit, besimi i vėrtetė ėshtė i mundur vetėm nėpėrmjet vullnetit dhe ndėrgjegjes sė lirė. Sigurisht qė muslimanėt mund tė kėshillojnė dhe nxisin njėri-tjetrin nė cilėsitė e moralit kuranor. Tė gjithė besimtarėt janė tė obliguar t'u sqarojnė njerėzve kėtė moral dhe t'u japin shpjegime nė mėnyrėn mė tė sjellshme tė mundshme. Ata duhet tė tregojnė pėr bukuritė e fesė nė dritėn e vargut kuranor qė thotė: "Fto nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e fjalė tė mira..." (Kurani 6:125) Sidoqoftė, ata duhet tė mbajnė parasysh edhe vargun: "...ti nuk je pėrgjegjės pėr udhėzimin e tyre, por ėshtė Zoti ai qė udhėzon kė tė dėshirojė." (Kurani 2:272)

    Besimtarėt nuk mund tė pėrdorin kurrė dhunėn dhe as ndonjė lloj presioni fizik apo psikologjik. Atyre nuk u lejohet as tė pėrdorin epėrsinė e mundshme materiale pėr tė detyruar dikė nė ēėshtje tė fesė. Kur ftesės sė tyre nė besim i jepet pėrgjigje negative, muslimanėt duhet tė pėrgjigjen nė linjat e vargut kuranor qė thotė: "Ju keni fenė tuaj, unė kam fenė time." (Kurani 109:6)

    Nė botėn ku jetojmė, gjenden shoqėri qė karakterizohen nga besime tė ndryshme: tė krishterė, ēifutė, budistė, hindusė etj. Muslimanėt qė jetojnė nė kėtė botė, duhet tė jenė tolerantė ndaj tė gjitha besimeve dhe tė sillen me drejtėsi e humanizėm. Kjo pėrgjegjėsi, me tė cilėn janė tė ngarkuar besimtarėt, vlen edhe pėr t'i ftuar njerėzit nė bukurinė e fesė sė Zotit me mjetet e paqes e tolerancės. Vendimi pėrfundimtar pėr t'i zbatuar apo jo kėto vlera, pėr tė besuar apo jo, qėndron nė krahun tjetėr. Imponimi ndaj dikujt pėr tė besuar, apo pėrpjekja pėr t'i detyruar atij diēka, pėrbėn shkelje tė moralit kuranor. Nė tė vėrtetė, Zoti nė Kuran na sjell ndėr mend sa mė poshtė:

    "Nėse Zoti yt do tė kishte dėshiruar, tė gjithė njerėzit nė tokė do tė kishin besuar. Mos vallė mendon se mund t'i detyrosh njerėzit tė besojnė?" (Kurani 10:99)

    "Ne e dimė mė sė miri se ē'tė thonė ty ata, por ti nuk je shtrėngues pėr ta. Kėshillo me anė tė Kuranit kėdo qė i trembet paralajmėrimit Tim!" (Kurani 50:45)

    Nė vitin 1492, ēifutėt qė kundėrshtuan tė konvertoheshin, u pėrzunė nga Spanja prej mbretit Ferdinand dhe mbretėreshės Izabela (lart). Ēifutėt u mirėpritėn nė Perandorinė Osmane, e cila njihte drejtėsinė dhe tolerancėn islame.

    Njė shembull i shoqėrisė, nė tė cilėn njerėzit janė tė detyruar tė besojnė, ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me Islamin. Besimi dhe lutjet duhet t'i drejtohen Zotit vetėm pėrmes vullnetit tė lirė tė individit. Nėse njė sistem u imponon njerėzve besimin dhe adhurimin ndaj Zotit, atėherė njerėzit do tė shndėrrohen nė praktikues tė fesė vetėm pėr shkak tė frikės ndaj kėtij sistemi. Nga pikėpamja fetare, ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė tė jetuarit pėr kėnaqėsinė e Zotit nė njė mjedis ku ndėrgjegjja e njerėzve ėshtė plotėsisht e lirė.

    Historia e Islamit ėshtė plot me praktika tolerante tė udhėheqėsve muslimanė, tė cilėt kanė respektuar tė gjithė besimet dhe kanė ndėrtuar me duart e tyre njė liri tė admirueshme fetare. Pėr shembull, Tomas Arnold, njė misionar britanik, i ngarkuar me detyra shėrbimi nė qeverinė indiane, e pėrshkruan lirinė e nxitur nga Islami me kėto fjalė:

    "Ndėrsa pėr ndonjė pėrpjekje tė organizuar pėr tė shtrėnguar popullsitė jomuslimane qė tė pranojnė Islamin, apo pėr ndonjė pėrndjekje sistematike pėr shkak tė besimit tė krishterė, nuk dėgjojmė kurrė tė bėhet fjalė. Nėse kalifėt do tė kishin zgjedhur tė vepronin kėshtu, ata do ta kishin hedhur tej Krishtėrimin nga tokat e tyre me tė njėjtėn lehtėsi qė Ferdinandi dhe Izabela hodhėn tej Islamin nga Spanja, apo Luigji XIV penalizoi Protestantizmin nė Francė, apo ēifutėt u mbajtėn jashtė Anglisė pėr 350 vjet. Kishat lindore nė Azi ishin tėrėsisht tė shkėputura nga pjesa tjetėr e bashkėsisė sė Krishtėrimit dhe asnjėra prej tyre nuk mund tė ngrinte gishtin nė interes tė vet, pasi ato konsideroheshin si bashkėsi heretike. Nė kėtė mėnyrė, edhe mbijetesa e thjeshtė e kėtyre kishave deri nė ditėt tona, ėshtė njė provė e fortė e qėndrimit pėrgjithėsisht tolerant tė qeverive muhamedane ndaj tyre."1

    Zoti i urdhėron besimtarėt tė jenė tė dhembshur dhe tė mėshirshėm Morali islam pėrshkruhet nė vargjet kuranore nė kėtė mėnyrė:

    "E tė jesh ndėr ata qė besojnė dhe ftojnė njėri-tjetrin nė qėndrueshmėri e bamirėsi." (Kurani 90:17)

    Siē e shohim nė kėtė varg, njė nga tiparet mė tė rėndėsishme tė moralit, i cili do t'i udhėheqė besimtarėt nė shpėtim nė Ditėn e Gjykimit, qėndron nė tė qenit "njė ndėr ata qė ftojnė njėri-tjetrin nė bamirėsi".

    Burimi i vėrtetė i bamirėsisė ėshtė dashuria pėr Zotin. Kjo dashuri nxit, njėkohėsisht edhe dashurinė pėr atė qė Zoti ka krijuar. Kjo dashuri e fortė dhe afria qė besimtari ndjen ndaj Zotit qė e krijoi atė dhe gjithė njerėzimin, e nxit besimtarin nė manifestimin e njė morali tė kėnaqshėm, si ai qė ėshtė urdhėruar nė Kuran. Bamirėsia e vėrtetė lind kur ai jeton me kėtė moral. Ky shembull morali, plot dashuri, mėshirė e shpirt vetėflijimi, pėrshkruhet nė kėto vargje:

    "Ata ndėr ju, qė zotėrojnė begati e pasuri tė mjaftueshme, tė mos betohen se nuk do t'u japin tė afėrmve tė tyre dhe tė varfėrve, si dhe atyre qė u shpėrngulėn pėr hir tė Zotit! Pėrkundrazi, ata duhet tė falin dhe tė pėrkujdesen. A nuk do tė dėshironit qė Zoti t'ju falte juve? Zoti ėshtė Gjithėfalės, i Mėshirshėm." (Kurani 24:22)

    "Ata qė pėrgatitėn vendin (Medinen) e jetonin nė besim qė mė parė, i duan ata qė u shpėrngulėn te ta dhe nuk ndjejnė zili nė zemrat e tyre pėr atė qė iu dha tė shpėrngulurve. Madje ata u japin pėrparėsi atyre, edhe nėse janė nė nevojė tė madhe." (Kurani 59:9)

    "... ata qė kanė dhėnė strehim e ndihmė, janė besimtarėt e vėrtetė. Atyre do t'u sigurohet falje dhe shpėrblim plot bujari." (Kurani 8:74)

    "Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

    "Lėmoshat janė pėr nevojtarėt, pėr tė varfėrit, pėr ata qė janė ngarkuar me grumbullimin e kėtyre lėmoshave, pėr ata, zemrat e tė cilėve duhen fituar, pėr lirimin e skllevėrve, pėr ata qė janė tė ngarkuar me borxhe, pėr shpenzimet nė rrugė tė Zotit dhe pėr udhėtarėt. Kjo pėrbėn njė detyrim nga Zoti. Zoti ėshtė i Gjithėditur, i Urtė." (Kurani 9:60)

    Morali islam e sheh jetėn tė mbushur me paqe, mirėqenie, dashuri dhe hare pėr tė gjithė njerėzit.

    Vėnia nė jetė e kėtij niveli tė lartė morali qė pėrshkruhet nė Kuran dhe qė u kėrkohet besimtarėve, rrjedh nga dashuria e tyre e thellė pėr Zotin. Falė pėrkushtimit tė tyre ndaj Tij, ata gjejnė strehė me shumė ėndje e dėshirė nė moralin e shpallur prej Tij, nė Kuran. Besimtarėt nuk mundohen kurrė t'i bėjnė njerėzit qė ta ndjejnė veten borxhlinj, sepse bamirėsia qė ata shfaqin dhe ndihma qė u dhurojnė me bujari tė tjerėve nuk kanė pėr synim qoftė edhe tė marrjes sė njė falenderimi. Qėllimi i vėrtetė ėshtė tė fituarit e kėnaqėsisė sė Zotit pėrmes moralit tė treguar sepse besimtarėt e dinė qė nė Ditėn e Gjykimit do tė thirren pėr tė dhėnė llogari pėr veprat e kryera. Nė Kuran, Zoti ka shpallur shprehimisht se flakėt e skėterrės do tė jenė pėrfundimi i atyre qė refuzojnė tė jetojnė sipas moralit tė Kuranit:

    "Ē'ju solli ju nė zjarr?" Ata thonė: "Ne nuk qemė ndėr ata qė faleshin dhe nuk i ushqenim tė varfėrit." (Kurani 74:42-44)

    Ndėrsa terrorizmi dėshiron njė shoqėri ku tė mbretėrojnė dhuna, frika, ankthi dhe kaosi.

    "Shtrėngojeni mė pas, me zinxhirė shtatėdhjetė krah tė gjatė, sepse ai nuk i besonte Zotit tė Plotfuqishėm dhe nuk nxiste nė tė ushqyerit e tė varfėrve!" (Kurani 69:30-34)

    "E ke parė atė qė mohon fenė? Ėshtė ai qė e pėrze me ashpėrsi jetimin dhe nuk nxit nė tė ushqyerit e tė varfėrve." (Kurani 107:1-3)

    "...as nuk nxisni nė tė ushqyerit e tė varfėrve." (Kurani 89:18)

    Siē shohim nė kėto vargje, muslimani i pėrshkruar nė Kuran zotėron njė natyrė plot dashuri e dhembshuri. Asnjė njeri qė gėzon njė moral tė tillė nuk mund tė miratojė terrorizmin dhe veprat e dhunės ndaj njerėzve tė pafajshėm. Karakteri i terroristėve ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me moralin kuranor.

    Morali islam i urdhėron muslimanėt qė tė mbrojnė tė drejtat e jetimėve dhe tė njerėzve nė varfėri e nė nevojė, qė tė mbėshtesin njėri-tjetrin nė mėnyrė tė ndėrsjellė dhe tė sillen me fisnikėri ndaj njėri-tjetrit.

    Ndėrsa njė musliman i rritur me moralin e treguar nė Kuran, sillet ndaj tė gjithė njerėzve me dashurinė e kėrkuar nga Islami, me respekt pėr tė gjitha idetė, pėrpiqet gjithmonė qė tė sjellė harmoni aty ku ka mosmarrėveshje, tė ulė tensionet, tė pėrqafojė tė gjitha palėt dhe tė tregojė sjellje tė moderuar. Shoqėritė qė do tė kenė nė gjirin e tyre tė tillė njerėz, do tė mund tė bėhen pjesė e njė qytetėrimi mė tė zhvilluar dhe do tė gėzojnė moral mė tė lartė shoqėror, harmoni dhe drejtėsi.


    Zoti ka Urdhėruar Falje dhe Tolerancė

    Nė shoqėritė ku ndiqet morali islam, kishat, xhamitė dhe sinagogat, bashkėjetojnė paqėsisht. Kjo pamje e tri faltoreve nė njė institucion pėr tė pastrehėt tregon tolerancėn, drejtėsinė dhe pėrpjekjet pėr paqe qė nxisin mėsimet e moralit islam.

    Koncepti i faljes dhe tolerancės, i pėrshkruar nė Kuran me fjalėt "bėni lėshime ndaj njerėzve" (Kurani 7:199), ėshtė njė ndėr parimet mė themelore tė Islamit.

    Po t'i hedhim njė sy historisė islame, mund tė shihet qartė mėnyra se si muslimanėt e kanė zbatuar kėtė tipar tė rėndėsishėm tė moralit kuranor nė jetėn e shoqėrisė. Siē do tė vlerėsojmė nė faqet nė vijim tė kėtij libri, muslimanėt kanė sjellė gjithmonė njė atmosferė lirie dhe tolerance kudo qė kanė shkuar. Ata u kanė krijuar mundėsinė njerėzve me fe, gjuhė dhe kultura plotėsisht tė ndryshme qė tė jetojnė sė bashku nė paqe dhe harmoni nėn njė ēati tė vetme. Njėra nga arsyet kryesore pėr ekzistencėn shekullore tė Perandorisė Osmane, e cila u shtri nė njė territor shumė tė gjerė, ishte atmosfera e tolerancės dhe e mirėkuptimit qė Islami sillte me vete. Popujt muslimanė qė njiheshin pėr natyrėn e tyre tė dashur e tolerante ndėr shekuj, kanė qenė gjithmonė ndėr popujt mė tė drejtė. Brenda strukturave shumėkombėtare, tė gjitha grupet etnike kanė qenė tė lirė tė jetojnė sipas besimeve dhe rregullave tė veta.

    Toleranca e vėrtetė mund tė sjellė vetėm paqe dhe mirėqenie nė botė, nėse zbatohet sipas linjave tė pėrshkruara nė Kuran. Pėr kėtė tėrheq vėmendjen veēanėrisht vargur kuranor qė thotė: "Nuk mund tė jenė tė barabarta njė vepėr e mirė dhe njė vepėr e keqe. Largoje tė keqen me diēka tė mirė dhe ai, nga i cili tė ndante armiqėsia, do tė bėhet pėr ty njė mik i dashur." (Kurani 41:34)

    Nė vargjet e Kuranit, Zoti e pėrshkruan faljen si njė cilėsi tė lartė dhe nė njė varg Ai na jep sihariqin se njė sjellje e tillė do tė shpėrblehet: "Shpagimi pėr njė veprim tė keq ėshtė njė tjetėr i barazvlefshėm me tė, por nėse dikush fal dhe pajtohet, do tė ketė shpėrblimin e tij te Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do, tė padrejtėt." (Kurani 42:40) Nė njė tjetėr varg, Ai i pėrshkruan besimtarėt si "ata qė japin nė kohė tė mira e tė vėshtira, qė kontrollojnė zemėrimin dhe falin njerėzit. Zoti i do bamirėsit." (Kurani 3:134). Zoti ka shpallur nė Kuran se tė falėsh dikė qė tė ka bėrė padrejtėsi, pėrbėn njė sjellje tė virtytshme. Njė varg kuranor, nė lidhje me kėtė temė, thotė:

    "...E nuk do tė reshtėsh sė zbuluari tradhėti ndėr ta, duke pėrjashtuar vetėm pak prej tyre. Megjithatė, fali ata dhe harro! Allahu i do shpirtmėdhenjtė." (Kurani 5:13)

    E gjithė kjo tregon se morali qė Islami e kėshillon njerėzimin, i sjell botės paqen, harmoninė dhe drejtėsinė. "Terrorizmi", i cili ėshtė kaq shqetėsues pėr botėn sot, ėshtė vepėr e njerėzve tė paditur, tė cilėt janė veprojnė nė kundėrshtim me moralin kuranor. Pėr kėta njerėz e grupe, zgjidhja ėshtė morali i vėrtetė kuranor. Me fjalė tė tjera, Islami dhe morali kuranor janė ilaēi pėr terrorizmin.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Shikojeni pak kete temen se ka shume per terrorizmin shteteror.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23422

Tema tė Ngjashme

  1. Himēi: Ju rrėfej skandalin e tenderit tė pasaportave
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2005, 01:21
  2. Ligji per te parandaluar hakmarrjen
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 10:47
  3. Agim Pepa vetėdorėzohet ne polici
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 11:09
  4. "Policėt" grabisin shefin e Rendit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2003, 07:02
  5. Kush do t'i paguajė mė shumė se 1 milionė dollarė
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 04:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •