Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Katekizmi i Krishterė Orthodhoks

    BOTIM I KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE

    Tiranė, 1993

    Shkruar nga: At Mihal Tėrova
    Pėrshtati nė gjuhėn letrare: Thoma Qėndro


    Shėn Maria e Maliqit,
    ikonė e shekullit te XIV-XV,
    nė kishėn e Shėn Marisė, Maliq-Korēė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:01

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ē’quhet katekizėm i krishterė orthodhoks?

    Ky mesim eshte mėsimi qė na mėson tė vėrtetat e fesė Orthodhokse tė krishterė. Kėto tė vėrteta janė dy llojesh : 1) ato qė duhet tė besojmė, dhe 2) ato qė duhet tė bėjmė, qė tė jemi tė krishterė orthodhoksė besimtarė dhe tė trashėgojme jetėn e pasosur.
    Tė vėrtetat qė duhet tė besojmė quhen dogma dhe tė vėrtetat qė duhet tė bėjmė quhen porosi ose tė vėrteta morale.

    Nė sa pjesė ndahet katekizmi?

    Katekizmi ndahet nė dy pjesė: Pjesa I quhet Dogmatike, d.m.th. na mėson ē’duhet tė besojmė, dhe Pjesa II quhet Morale se na mėson ē’duhet tė punojmė qė tė jemi me tė vėrtetė tė krishterė orthodhoksė.

    Sa llojesh janė besimet ?

    Tė gjithė njerėzit e kuptojnė qė botėn e krijoi dhe e sundon njė fuqi e lartė, tė cilėn e adhurojnė si Perėndi. Meqėnėse tė gjithė nuk kanė po atė zhvillim mendor, e kuptuan Perėndinė nė mėnyra tė ndryshme. Disa besuan si Perėndi diellin, hėnėn dhe yjet, disa zjarrin, dhe disa statujat dhe drurėt ose tė tjera gjėra tė natyrės. Pra besimet qė besojnė shumė perėndi janė tė gabuara se nė ato hyjnohen (ose bėhen perėndi) fuqitė e natyrės dhe adhuruesit e shumėperėndive quhen politeistė.
    Perėndia mė nė fund ua shfaqi bazat e besimit tė vėrtetė, mė parė judhenjve, tė cilėve u dėrgoi patrikėt Avraamin, Isaakun dhe Jakobin, Moisiun dhe profetėt.
    Pastaj zbatoi nė tėrė botėn besimin e vėrtetė duke dėrguar Birin e Tij tė vetėmlindur, Zotin tonė Jisu Krisht, i cili mėsoi besimin e plotė. Pra besimet ndahen mė dysh: politeiste, d.m.th. besime tė shumė perėndive, dhe monoteiste, tė njė Perėndie. Monoteiste janė: Besimi judaik, i formuar prej Moisiut 1500 vjet para Krishtit, i cili pėrgatiti njerėzit qė tė kuptojnė Krishtėrimin Orthodhoks qė ėshtė besimi i vėrtetė edhe shpėtimtar.
    Besimin e krishterė e themeloi vetė Shpėtimtari ynė Jisu Krisht, i Cili lartėsoi njerėzimin nė shkallėn e lartė tė Perėndisė.
    Monoteist ėshtė dhe muhamedanizmi, qė e themeloi Muhamedi, lindur nė Arabi 570 vjet pas Krishtit.

    Shėnim: Katekizėm ka ardhur nga fjala greke kat-eho, d.m.th. mėsoj njė njeri me zė; prandaj katekumenė quheshin ata qė mėsonin mė pare dogmat e Krishtėrimit dhe pastaj pagėzoheshin nė Emrin e Trinisė sė Shenjtė dhe bėheshin besimtarė tė Kishės. Meqėnėse prindėrit janė tė krishterė, natyrisht dhe bijtė e tyre do tė bėhen tė krishterė dhe nė moshėn e duhur do tė mėsojnė nga Katekizmi i Shenjtė Dogmat e Fesė. Mėsimet e Katekizmit tė Shenjtė burojnė nga librat dhe traditat e shenjta.

    Librat e Shenjtė quhen ata libra qė pėrmbajnė shfaqjen e Perėndisė, d.m.th. zbulimin e dogmave dhe tė porosive. Bibla e shenjtė ėshtė e Perėndi-frymėzuar, se shkruesit e saj u frymėzuan prej Shpirtit tė Shenjtė dhe me atė ndriēim i shkruan.

    Bibla ndahet nė dy pjesė: nė Dhiatėn e Vjetėr dhe nė Dhiatėn e Re. Dhiata e Vjetėr pėrmban librat e shenjtė qė u shkruan prej profetėve pėrpara ardhjes sė Zotit tonė Jisu Krisht dhe tregojnė historinė e popullit izraelit dhe premtimet e Perėndisė pėr ardhjen e Shpėtimtarit tė njerėzve. Dhiata e Re pėrmban librat qė u shkruan prej Apostujve pas ardhjes sė Zotit tonė Jisu Krisht ku tregohen jeta dhe doktrina e Tij, si dhe lėēitjen e Ungjillit prej Apostujve nė gjithė kombet. Librat e Dhiatės sė Vjetėr ndahen nė tri klasa: 1) Historike, qė tregojnė historine e judhenjve. 2) Didaktike, qė pėrmbajnė tregime morale dhe himne nė stil poetik, dhe 3) Profetike, qė pėrmbajnė Profecitė (parathėniet) pėr ardhjen e Shpėtimtarit nė botė.
    Librat historike tė Dhiatės sė Vjetėr janė:
    1) Pentatefku, d.m.th. tė pesė Librat e Moisiut qė pėrmbajne historinė e judhenjve qė nga krijimi i botės gjer nė vdekjen e Moisiut.
    2) Jisu Navi, qė pėrmban pushtimin dhe stabilizimin e judhenjve nė Kanaa, nė tokėn e premtuar.
    3) Gjykatesit, ku tregohet historia e judhenjve nė kohėn e Gjykatėsve.
    4) Ruth, ku tregohet historia e saj.
    5) Katėr librat e Mbretėrive dhe dy librat e tė Lėnavet, ku tregohet historia e judhenjve nė kohėn e Mbretėrve gjer nė prishjen e Jeruzalemit prej Nabukodonosorit,
    6) Dy librat e Esdras dhe njė e Noemias, ku tregohet si judhenjtė nėn udhėheqjen e Esdras dhe Noemias u kthyen nga skllavėria e Babilonisė nė Jeruzalem,
    7) Libri i Judithit
    8) Libri i Esthrit
    9) Libri i Tobit
    10) Tre Librat e Makabejve, ku tregohen punėt heroike qė bėnė judhenjtė nėn udhėheqjen e Makabejve.

    Librat didaktike tė Dhiatės sė Vjetėr janė:
    11. Jobi
    12. Psalmet e Davidit
    13. Fjalėt e Urta
    14. Kishėtari (Ekslisiastiu)
    15. Kėnga e kėngėve
    16. Urtėsia e Solomonit
    17. Urtėsia e Sirakut.

    Librat Profetike janė katėr tė profetėve tė mėdhenj edhe 13 tė vogla qė u shkruan prej profetėve tė vegjėl:
    18. Isaia
    19. Jeremia
    20. Jezeqieli
    21. Danieli.

    Librat e Dhiatės sė Re janė:
    1. Katėr Ungjijtė (sipas Mattheut, Markut, Llukait dhe Joanit) nė tė cilat pėrmbahet lajmi gazmor qė erdhi Shpėtimtari nė botė dhe rrėfehet jeta dhe mėsimi i Tij.
    2. Veprat e Apostujve ku tregohet veprimi i Apostujve pėr pėrhapjen e Ungjillit.
    3. Letrat e Apostujve.
    4. Zbulesa e Joanit (Apokalipsi), ku tregohet qė Krishtėrimi do tė fitojė dhe do tė triumfojė.


    Ē’jane traditat ose gojėdhėnat e Shenjta?

    Apostujt nuk i shkruan nė Librat e tyre gjithė mėsimet dhe zakonet e krishtera. Pėrveē Librave tė Shenjtė kemi dhe njė burim tė dytė tė besimit tonė, Traditėn e Shenjtė, e cila ėshtė dhėnė gojė pas goje prej Apostujve nė Kishė. Pra Traditat e Shenjta kanė fuqi tė barabartė me Librat e Shenjtė. Traditėn e Shenjtė e ka ruajtur te kulluar Kisha Orthodhokse. Katolikėt e besojnė pak me ndryshim nga ne. Protestantėt, kanė si burim tė vetėm Biblėn e Shenjtė, prandaj s’kanė shenjėn e Kryqit, ikona, agjerime etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:28

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    PJESA E PARĖ

    DOGMATIKE

    Pjesa I e Katekizmit tė Shenjtė na mėson dogmat e Kishės Orthodhokse, d.m.th. ē’duhet tė besojmė qė tė jemi tė krishtere tė vėrtetė, prandaj kjo pjesė quhet dogmatike.
    Ku pėrmbahet shkurtazi mėsimi i Kishės pėr fenė? Dogmat e Kishės sonė, tė cilat gjerėsisht janė nė Librin e Shenjtė dhe nė Traditėn e Shenjtė, pėrmbahen shkurtazi dhe me pak fjalė nė Simbolin e Besimit. Simbol ėshtė fjalė ushtarake. Ashtu si ushtarėt me disa fjalė ose me shenja shquhen midis tyre dhe ndahen nga armiqtė, kėshtu dhe orthodhoksėt me Simbolin e Besimit shquhen kryesisht nga jo orthodhoksėt.
    Simboli ndahet nė 12 artikuj, prej tė cilėve artikulli i parė bėn fjalė pėr Perėndinė Atin, II gjer nė VII bėn fjalė pėr Perėndinė Birin, art. VIII bėn fjalė pėr Shpirtin e Shenjtė, IX bėn fjalė pėr Kishėn, X pėr Pagėzimin, XI pėr ngjalljen e tė vdekurve dhe XII pėr jetėn e ardhshme. Shtatė art. tė Simbolit i hartoi Sinodhi Ekumenik I, i cili u mblodh nė Nike mė 325 ku dėnoi mėsimin e Ariosit, njė prifti nė Aleksandri tė Egjiptit, i cili mohonte Hyjninė e shpėtimtarit tonė Jisu Krisht. Artikujt e tjerė u plotėsuan prej Sinodhit Ekumenik tė Kostantinopojės mė 381, i cili dėnoi mėsimin e Patrikut Maqedonios tė Kostantinopojės, i cili mohonte Hyjninė e Shpirtit tė Shenjtė.

    Simboli i Besimit

    I. Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit e te dheut, dhe tė gjitha tė dukurave e tė padukurave.

    II. Dhe nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit pėrpara gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha.

    III. Qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri.

    IV. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat dhe pėsoi e u varros.

    V. Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas shkrimeve.

    VI. Dhe u ngjit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Atit.

    VII. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit, Mbretėria e tė Cilit nuk do tė ketė mbarim.

    VIII. Dhe nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, Jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve.

    IX. Nė njė Kishė tė Shenjtė, tė pėrgjithshme dhe apostolike.

    X. Pohoj njė pagėzim pėr ndjesėn e mėkateve.

    XI. Pres ngjalljen e tė vdekurve.

    XII. Dhe jetėn e ardhshme tė amėshuar, Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:12

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art.I i Simbolit tė Besimit:

    I. Besoj nė njė Perėndi, Atė tė tėrėfuqishėm, krijues tė qiellit e tė dheut, dhe tė gjitha tė dukurave e tė padukurave.

    Ē’na mėson Art. I i Simbolit?

    Art. I. na mėson qė ėshtė njė Perėndi e vetme dhe e vėrtetė, i Cili krijoi botėn dhe pėrkujdeset pėr tė.


    Si provohet qė ka Perėndi ?

    Qė ekziston njė Perėndi, provohet dhe nga ekzistenca jonė dhe nga bota e tėrė. Sikurse ne s’mundim tė krijojmė veten tonė, kėshtu edhe bota s’eshte e mundur tė ndodhej prej vetiu; pra e ka krijuar njė tjetėr dhe Ky ėshtė Perėndia.
    Ekzistenca e perėndisė provohet dhe nga zėri i ndėrgjegjes sonė, e cila na tregon tė miren qė duhet tė bėjmė dhe na ndalon nga e liga. Kjo ndėrgjegje sipas veprės, n.q.s. vepra ėshtė e mirė, na shpėrblen me njė gezim tė patreguar, dhe n.q.s. vepra ėshtė e ligė, na qorton me njė paqetėsi tė padurueshme. Kėtė zė tė brendshėm e ka vėnė Perėndia. Ekzistenca e Perėndisė provohet dhe nga historia e pėrbotshme, se s’ka qėnė mbi dhč asnjė popull, qė s’ka adhuruar Perėndi. Natyrisht, besimi ne Perendine eshte mbi arsyen, por jo jashte arsyes.


    Qėnia dhe cilėsitė e Perėndisė.

    E palėndshme dhe frymė e plotė ėshtė Perėndia, prandaj si e kėtillė ėshtė:

    1) i perjetshėm, qė nuk ka as nisje as mbarim,
    2) i padukshėm, se i mungon lėnda qė ėshtė vetėm e dukur,
    3) i panxėnė, d.m.th. nuk kufizohet nė ndonjė vend, por pėrkundrazi ndodhet kudo,
    4) i pandryshuar, se meqenėse ėshtė absolutisht i plotė, s’mund tė bėhet as mė i plotė as mė pak i plotė, se atėherė do tė pushonte tė ishte Perėndi,
    5) i tėrėfuqishėm, se mund tė bėjė tė gjitha,
    6) i gjithėurte, se tė gjitha i bėn me urtėsi,
    7) i Shenjtė dhe i pamėkatshėm,
    8) i drejtė, se shpėrblen tė mirėn dhe dėnon tė ligėn. (Do t’i japė cilitdo sipas veprave tė tij,
    9) i gjithėmirė, se dėshiron shpėtimin e tė gjithėve.


    Pse simboli na mėson njė Perėndi ?

    Perėndia ėshtė njė nga qenia dhe nga natyra, por i trishmė nga personat, d.m.th. Ati, Biri edhe Shpirti i Shenjtė, Trinia e njėqenshme dhe e pandarė.
    Nga qenia dhe nga natyra s’ka asnjė diferencė midis personave tė Trintrisė sė Shenjtė, prandaj edhe ne ashtu si adhurojmė Atin, kėshtu adhurojmė edhe Birin edhe Shpirtin e Shenjtė; por ka diferencė nė personat e Trinitrisė sė Shenjtė vetėm nga kjo: se Ati ėshtė i palindur, biri, personi i dytė i Trinitrisė ėshtė lindur prej Atit, dhe Shiprti i Shenjtė buron prej Atit.
    Mister ėshtė qė si Perėndia shquhet nė tre persona, tė cilėt pėrbėjnė vetėm njė Perėndi, sepse nuk ėshtė e mundur tė kuptohet prej mendjes sė njeriut. Por shpjegimin e sė vėrtetės na e mėsoi Shpėtimtari, i cili i porositi nxėnėsit e Tij qė tė pagėzojnė “Nė emer tė Atit e tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė” (Matth. 28:19). U shfaq dhe ndėr ne Trinitria e shenjtė nė pagėzimin e Shpėtimtarit tonė, kur Biri pagėzohej, Ati dėshmoi duke thirrur: “Ky ėshtė Biri im i dashur, tė Cilin e pėlqeva”, dhe Shpirti i Shenjtė zbriti nė formė pėllumbi.


    Pse quhet Perėndia Simbol i Tėrėfuqishėm?

    Se Ai pėrkujdeset pėr tėrė krijesat dhe i pėrmban me fuqinė e dėshirėn e Tij.


    Si e krijoi Perendia botėn ?

    E krijoi pa ndonjė lėndė, se edhe lėnda nuk mund tė ndodhet vetiu, pra Perėndia e krijoi botėn vetėm me fjalėn e Tij, ashtu si thotė Bibla e Shenjtė “Perėndia tha e u bė” (Gjeneza 1)
    Ditėn e parė bėri dritėn, tė dytėn bėri qiellin, tė tretėn ndau ujrat nga toka, tė katėrtėn bėri diellin, hėnėn dhe yjet, tė pestėn peshqit edhe shpendėt, tė gjashtėn shtazėt dhe nė fund njeriun, mbretin e gjithė natyrės.
    Perėndia e krijoi botėn jo se kishte ndonjė nevojė pėr tė, por si i Tėrėmire tė japė nga tė mirat e Tij edhe nė krijesa dhe nga dashuria e Tij t’i bėjė tė lumtura. Pėrpara pra se tė krijonte botėn e dukshme qė shikojmė, krijoi dhe botėn e padukshme, d.m.th. engjėjt. Engjėjt janė frymė tė palėndshme dhe tė patrupshme, qė kanė mendje dhe dėshira tė lira. Tė gjithė engjėjt u krijuan mė parė tė mirė.
    Por disa nga kėta, nga kryelartėsia e tyre, i kundėrshtuan vullnetit tė Perėndisė, prandaj u dėnuan dhe u bėnė engjėj tė ligj ose demonė. Engjėjt e mirė pėr punė kanė qe tė himnojnė dhe tė lavdėrojnė Perėndinė, t’i shėrbejnė Atij, dhe tė ruajnė njeriun nga ligėsitė. Puna e demonėve ėshtė qė tė luftojnė Perėndinė dhe kujdesen tė tėrheqin njeriun nė ligėsi dhe nė mėkate.


    Si e krijoi Perėndia njeriun ?

    Perėndia e krijoi njeriun me njė mėnyrė tė veēantė dhe tė jashtėzakonshme nga tė gjitha krijesat. Mori baltėn nga toka dhe gatoi trupin e njeriut; pastaj i fryu nė fytyrė dhe i dha shpirt tė gjallė, i cili ėshtė i palėndshėm dhe i pavdekshėm. Prandaj njeriu ėshtė mė i larti dhe mė i pėrsosuri se tė gjitha krijesat e dheut.


    Ē’na thotė tjetėr Bibla pėr krijimin e njeriut ?

    Libri i Shenjtė thotė qė Perėndia e krijoi njeriun “sipas ikonės dhe shėmbėlltyrės sė Tij”. Kjo tregon qė Perėndia i dhuroi njeriut shumė cilėsi shpirtėrore, d.m.th. e bėri tė logjikshėm, tė lirė moralisht, mbret tė krijesės sė dukshme, dhe njeriu mund tė afrohet nė shkallėn hyjnore qė t’i pėrngjasė Perėndisė.


    Perėndia la vetėm njeriun e parėkrijuar ?

    Perėndia njeriun e parėkrijuar e quajti Adam dhe nuk e la vetėm, por i dha edhe njė shoqe, tė cilėn e bėri keshtu. E vuri Adamin nė gjume dhe i mori njė brinje dhe bėri nje grua e ia dha shoqe Adamit, i cili e quajti Eva. Nga Adami dhe Eva kanė origjinėn e tyre gjithė njerėzit.


    Ku i vuri Perėndia tė parėkrijuarit ?

    Tė parėkrijuarit morėn prej Perėndisė shumė tė mira shpirtėrore dhe lėndore. Ai i vuri qė tė banojnė nė Parajsė, d.m.th. nė njė kopsht shumė tė kėndshėm dhe pjellor, qė e mbolli nė Eden.
    Nė Parajsė Adami dhe Eva rronin shumė tė lumtur, se ishin nė shoqėrim tė vazhduar me Perėndine dhe gėzonin gjithė te mirat qė ishin atje.


    Ē’porosi i dha Perėndia njeriut ?

    Qė ta provojė Perėndia njeriun dhe ta ushtrojė nė luftėn kundėr tė ligut, e ndaloi qė tė hante nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė ligės dhe ajo pemė u quajt kėshtu, se njeriu do tė tregohej i mirė, n.q.s. nuk hante nga ajo pemė, dhei lig, n.q.s. hante.


    E ruajti njeriu porosinė e Perėndisė ?

    Mjerisht jo, se djalli nė formė gjarpėri gėnjeu Evėn dhe ajo mbasi hėngri, i dha dhe Adamit, i cili hėngri dhe ky dhe kėshtu e prishėn porosinė e Perėndisė dhe mėkatuan. Pėrfundimet e mėkatit ishin tė mėdha, se mė pare ishin pranė Perėndisė dhe deshėn gjithnjė tė mirėn. Pas fajit u larguan nga Perėndia dhe mendja e tyre u errėsua dhe zemra e tyre filloi tė pėlqejė tė ligėn.
    Tė tjera pėrfundime tė mėkatit ishin dhe kėto: E para, se nė parajsė ishin tė lumtur dhe tė pavdekshėm, por pas fajit ranė nė mjerime, fatkeqėsi, nė sėmundje dhe pastaj nė vdekje. Por mjerisht kėto pėrfundime tė mekatit nuk u kufizuan te Adami dhe Eva, por u pėrhapen dhe nė stėrnipėrit e tyre, si njė ndyrėsi trashėgimtare; prandaj tė gjithe jemi fajtorė dhe pėrgjegjės para Perėndisė.

    Shėnim: Tė katėr shkronjat e emrit tė njeriut tė parėkrijuar ADAM kanė kuptim nga greqishtja kėshtu: A(Anatoli), D(Dhisis), A(Arktos) dhe M(Mesimbria) qė domethėnė:

    Lindje, Perėndim, Veri dhe Jug.


    Pėr pėrkujdesjen e Perėndisė


    Pasi krijoi Perėndia botėn, nuk e la nė fatin e saj, por pėrkujdeset pėr tė. Kjo kujdesje e Perėndisė quhet Pėrkujdesje Hyjnore. Lėnia e botės nė fatin e saj nuk ishte konform me mirėsinė e tij.
    Prandaj Perėndia jo vetėm nuk e la botėn qė tė prishet, por pėrkujdeset qė tė plotėsohet qėllimi pėr tė cilin u krijua. Pėrkujdesjen e Perėndisė pėr botėn na e tregon Davidi nė Psalmin 103 duke thėnė: “Atė qė u jep, e mbledhin; Ti hap dorėn, ata nginjen me tė mira; Ti kthen fytyrėn mėnjanė ata pėrzihen; u ngreh frymėn shuhen dhe kthehen nė baltėn e tyre. U dėrgon frymėn Tėnde, ndėrtohen, edhe pėrterit faqen e dheut”. Perėndia pėrkujdeset dhe pėr mė tė voglat krijesa si pėr shpendėt e qiellit dhe pėr lulet e arės; ashtu siē thotė Zoti ynė nė Ungjillin sipas Mattheut 9:26: “Vini re shpendėt e qiellit, tė cilat as mbjellin, as korrin, por Ati juaj qiellore i ushqen”.
    Por mė tepėr pėrkujdeset pėr njeriun se i dha mendje edhe vullnet tė lirė, dhe pas mėkatit i dėrgoi pėr shpėtimin e tij Birin e Tij dhe Shpirtin e Shenjtė. Pėrkujdesja Hyjnore na ruan nga shumė rreziqe, se thotė: “Nė qoftė Perėndia me ne, asnjė s’ėshtė kunder nesh”.


    Ishte e mundur qė tė shpėtonte njeriu nga mėkati ?

    Pas mėkatit tė Adamit demoralizimi njerėzor po shtohej pėrditė. Njerėzimi s’ishte e mundur tė shpėtonte me fuqitė e tij. Prandaj duhej tė bėhej njė nga tė dyja, ose njeriu tė mbetej pėr jetė fatkeq, ose Perėndia ta ndihmonte me ardhjen e Tij dhe ta shpėtonte. Prandaj kur erdhi mbushja e kohės, Perėndia dėrgoi pėr shpėtimin e njerėzimit Birin e Tij, i Cili zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri (750 pas ndėrtimit tė Romės). Kėshtu i Biri i Perėndisė, u bė Perėndi dhe njeri i plotė, me njė fjalė hyj-njeri. Si Perėndi ėshtė plotėsisht me atė qenie tė Atit, dhe si njeri pėrbėhej prej trupi dhe shpirti njė lloj me tė gjithė ne, pėrveē mėkatit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 00:51

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. II i Simbolit te Besimit :

    II. Dhe nje Zot, Iisu Krishtin, Birin e Perendise, te vetemlindurin, qe lindi prej Atit perpara gjithe shekujve. Drite prej drite, Perendi te vertete prej Perendie te vertete, te lindur, jo te bere, qe ka te qenet nje me Atin, me anen e te cilit u bene te gjitha.

    Shpjegim i Art. II.

    Ne fillim te ketij Art. duhet kuptuar folja “Besoj” qe eshte ne fillim te Art. I.
    Shpetimtari quhet Zot, se eshte zoti i gjithesise.
    Iisu eshte emri qe iu dha diten e tete pas lindjes dhe u rrethpre simbas Ligjit te Moisiut; Iisu domethene Shpetimtar. Krisht, domethene i mirosur. Mbreterit e judhenjve, kur merrnin fronin e mbreterise se tyre, miroseshin. Pra meqenese Iisu eshte Mbreti shpirteror i njerezimit, i mirosur prej Shpirtit te Shenjte, u quajt Krisht.
    Shpetimtar quhet i vetmi Biri i Perendise, sepse eshte i vetem nga natyra, kurse ne njerezit jemi bij te Perendise nga hiri, kur veprojme mire.
    Me anen e te Cilit u bene te gjitha, d.m.th. ashtu si Ati eshte krijuesi i botes, keshtu dhe Biri eshte Krijues dhe jo i krijuar, sikurse blasfemonte Ariosi. Pra eshte Perendi i vertete, i lindur prej Atit si drite prej drite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:31

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. III. i Simbolit te Besimit:

    III. Qe per ne njerezit dhe per shpetimin tone zbriti prej qiejve dhe u trupezua prej Shpirtit te Shenjte dhe Virgjereshes Mari dhe u be njeri.

    Ē’na meson Art. III. i Simbolit te besimit ?

    Ky Art. na meson, qe personi i dyte i Trinitrise se Shenjte, Biri i Perendise, per te shpetuar njerezit nga mekati, zbriti prej qiejve, mori trup njeriu prej Virgjereshes dhe Hyjlindeses Mari me anen e Shpirtit te Shenjte dhe u be njeri.

    A ishte nevoje te behej njeri Biri i perendise ?

    Nevoja qe te behej njeri ishte qe te na shpetoje, se vetem si njeri ishte e mundur te kryqezohej dhe te derdhe gjakun e Tij per mekatet tona.
    Por dhe si u be njeri, mbeti sikurse ishte perpara, Perendi i vertete. Nga kjo kuptohet, qe zoti yne, si Perendi – njeri i vertete, kishte dy natyra, njeren te Perendishme dhe tjetren njerezore, kishte dhe dy vullnete, nje si Perendi dhe nje si njeri.

    Si e shpetoi Zoti yne Iisu Krisht njerezimin ?

    E shpetoi, e para me mesimin e Tij. E dyta, me shembullin dhe e treta me vdekjen e Tij.

    1. Me mesimi e Tij

    Mesimi i Zotit tone iisu Krisht. Shpetimtari na mesoi kryesisht dogmen dhe Moralin. Idete themeltare te mesimit te tij jane, se Perendia eshte Ati i gjithe njerezimit edhe ne jemi bijte e Tij. Krishti duke mesuar nxenesit e tij si te falen, u tha atyre te thone “Ati yne qe je ne qiell”.

    1) Judhejte e konsideronin Perendine, si Zot te frikshem, i cili denon gjer ne brezin (gjeneraten) e trete dhe te katert. Krishterimi, perkundrazi, e konsideron Perendine si nje At plot me dashuri dhe meshire per ne. Nga ky mesim vjen se te gjithe jemi vellezer, meqenese jemi bij te nje Ati. Nga vellazerimi i gjithe njerezve del, qe duhet te duam njeri-tjetrin, se njohja e te krishtereve eshte dashuria.
    “Nga kjo do t’ju njohin te gjithe, qe jeni nxenesit e mi, ne qofte se keni dashuri per njeri-tjetrin” (Joan 13:35).
    2) Lidhja jone me Perendine duhet te jete lidhje dashurie. Porosite e Perendise duhet t’i ruajme, jo nga frika,por nga dashuria per Te. Se atehere ka vlere e mira, kur behet nga dashuria, dhe jo nga frika ose nga interesi.
    3) Perendia meqenese eshte i Meshirshem, e ndjen mekatarin e penduar, mekatari mund te jete i sigurt se ka gjithmone ndjese perpara Perendise, ne qofte se pendohet me gjithe zemer. Kete e tregoi ne paravoline e birit “te shthurur”. (Lluk 15:11-13)
    4) Ta pastruarit keshtu nga mekati perbejne Mbreterine e Perendise ne bote, ne te cilen mbreteron Ligji dhe Deshira e Perendise. Mbreterine qe thame erdhi dhe e themeloi ne bote Zoti yne Iisu Krisht.
    Shpetimtari yne me fjalimet e Tij te ndryshme, por me teper me ato ne mal, tregoi parimet me kryesore te Krishterimit. Shume here fliste me paravoli (shembuj), d.m.th. me rrefime, prej te cilave dilte si perfundim nje e drejte fetare ose morale.

    2. Me shembullin e jetes se Tij

    Zoti yne Iisu Krishti shpetoi boten, jo vetem se i mesoi botes virtutet e larta,por se Ati vete, i pari i zbatoi ne jeten e Tij. Mesimi s’ka ndonje vlere, n.q.s. nuk provohet me shembullin e jetes se atij qe e meson. Zoti nuk na mesoi vetem detyrat, qe kemi kundrejt Perendise dhe ndaj te afermit tone, por dhe u be shembulli gjalle i atyre “Faj nuk beri dhe as u gjend dinakeri ne gojen e Tij” (Petr. 2:22). Per hirin e njerezve mesonte gjithje dhe kudo, dhe mesimet e tij i pasonte me mireberje, kurse ai s’kishte ku te ulte kryet dhe me se fundi dha edhe jeten e Tij per ta. “Dashuri me te madhe se kjo s’ka asnje, qe te vere shpirtin e tij per miqet e tij” Joan. 15:13)

    3. Me vdekjen e Tij

    Shpetimtari yne e vulosi jeten me vdekjen e Tij martire, me te cilen na dha mesimin me te larte te therorizojme bejme fli) te gjitha dhe, ne qofte nevoja dhe jeten tone perpara detyres. Por me teper me gjakun e Tij mbi kryq miqesoi Perendine me njerezimin, te cilet ishin larguar nga Perendia nga shkaku u mekatit te njeriut te paregatuar Adam, dhe keshtu u plotesua rilindja dhe shpetimi i njerezimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:32

  7. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. IV i Simbolit te Besimit :

    Qe u kryqezua per ne nė kohen e Pontit Pilat dhe pesoi dhe u varros”

    Ky Art. na meson qe ne ditet e qeveritarit romak te Judese, Pontit Pilat, Zoti yne Iisu Krisht u ndoq prej kryeprifterinjve dhe shkruesve dhe pasi u denua per vdekje, u kryqezua dhe u varros.

    Perse kryeprifterinjte dhe shkruesit e judhenjve e perndoqen Iisu Krishtin ?

    Kjo u be se ai qe kundershtar i tyre, se jo vetem qe i qortonte per hipokrizine e tyre dhe per te tjera ligesi, por dhe se terhiqte me mesimet dhe ēudite e Tij nderimin dhe respektin e popullit.
    Kryeprifterinjte dhe shkruesit kishin per detyre te shpjegonin Ligjin e Moisiut dhe te profeteve dhe te mesonin popullin, por ky nuk degjonte mesimet e tyre, duke ditur se keta ishin hipokrite dhe nuk benin simbas mesimeve qe jepnin. Perkundrazi populli adhuronte Krishtin, se e dinte qe jeta e Tij ishte konform me principet morale qe mesonte. Prandaj kryeprifterinjte dhe shkruesit e urrenin dhe kerkonin vdekjen e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:33

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pjese Iie Katekizmit Orthodhoks Te Krishtere

    Art. V i simbolit te Besimit:

    Dhe u ngjall te treten dite sipas shkrimeve

    Ky Art. na meson qe zoti yne Iisu Krisht pasi u kryqezua dhe u varros si njeri, u ngjall diten e trete prej se vdekurish dhe keshtu u mund fuqia e vdekjes dhe e djallit. Ngjalljen e tij prej se vdekurish ua kishte paralajmeruar nxenesvet te tij duke thene: “Ja tek po ngjitemi ne Jeruzalem dhe do te jepem ne duart e prifterinjve, te cilet do te me mundojne dhe do te me kryqezojne, por diten e trete do te ngjallem, sikurse thone shkrimet per mua”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:34

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. VI i simbolit te Besimit:

    Dhe u ngjit ne qiejt dhe rri ne te djathte te Atit

    Ky Art. na meson qe Zoti yne Iisu Krisht pasi u ngjall se vdekurish dhe ndenji dyzet dite bashke me nxenesit e tij, u ngjit ne qiejt dhe ndenji ne te djathte te Atit.

    Ē’porosi u dha nxenesve perpara ngritjes?

    Urdheroi te mos largohen nga Jeruzalemi para se te merrnin Shpirtin e Shenjte dhe u tha: “Joani pagezonte me uje, por ju do te pagezoheni me Shpirtin e Shenjte paspak ditesh, keshtu te ndriēuar te predikoni Ungjillin ne bote dhe pagezoni ata qe besojne, ne emrin e Atit, te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte”. Edhe pasi i siguroi qe do te jete bashke me ta gjer ne mbarim te jetes, i bekoi dhe u ngjitne qiell.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:35

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. VII i Simbollit te Besimit:

    Dhe do te vije perseri me lavdi te gjykoje te gjallet e te vdekurit, Mbreteria e te cilit nuk do te kete mbarim.

    Ky Art. na meson qe, sikurse Krishti u ngjit ne qiejt bashke me trupin e tij njerezor, ashtu prape me ate trup do te vije per se dyti here per te gjykuar njerezimin per hater, sipas veprave qe ka bere secili.

    Ardhja e dyte e Krishtit do te jete valle si e para ?

    Jo, se ne ardhjen e pare erdhi si njeri i perulur dhe s’kishte ku te mbeshteste kryet, por ne ardhjen e dyte do te vije si Perendi i rrethuar me ushtrite engjellore, me lavdine dhe madheshtine e Tij te Perendishme.

    Kur do te ngjase ardhja e dyte e Zotit ?

    Per kete Zoti na thote ne Ungjillin (Matth. 20:1-3) paravoline e dhjete virgjereshave qe nuk dinin ardhjen e dhenderrit, diten dhe oren; ky pra eshte nje mesim qe kurdohere duhet te jemi te pergatitur.

    Si do te behet gjykimi i botes dhe shperblimi ?

    Kete na tregon Ungjilli (Matth. 25: 31-46). Krishti do te rrije mbi fron lavdie, te drejtet do t’i vere me te djathte dhe mekataret me te mengjer; pastaj pasi t’u numeroje te drejteve veprat e tyre te mira, do t’i dergoje ne Parajse, ku do te trashegojne jeten e perjetshme te lumtur. Dhe mekatareve mbasi t’u numeroje veprat e liga, do t’i denoje ne Sketerre, ku do te mbeten perjete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:35

  11. #11
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. VIII i Simbolit te Besimit:

    Dhe me Shpirtin e Shenjte, Zoti, Jeteberes qe buron prej Atit, qe adhurohet e lavderohet bashke me Atin e me Birin, qe foli me anen e profeteve.

    Edhe ketu kuptohet folja e Art. I “Besoj” dhe na meson qe Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, siē eshte Ati dhe Biri, dhe buron vetem prej Atit. Kisha Katolike meson qe Shpirti i Shenjte buron prej Atit dhe Birit, po kjo eshte pranuar e prej protestanteve.
    Shpirti quhet i Shenjte, se shenjteron gjithe ata qe e marrin. Quhet Zot, se zoteron gjithesine, quhet Jeteberes, se u jep jete shpirterore besimtareve.
    Pasi Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, personi i trete i Trinitrise se Shenjte, duhet te adhurohet dhe te lavderohet po me ate nderim te Atit dhe te Birit, me te cilet eshte e nje Qenieje.

    Pse thuhet qe Shpirti i Shenjte foli me anen e profeteve ?

    Me pare, qe te tregohet se Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, se vetem Perendia mund te dije se ē’behet dhe ia shfaq njeriut dhe, se dyti, tregohet se Librat e profeteve jane te Perendi – inspiruara, sikurse dhe Librat e Dhiates se Re, qe shkruan Apostujt e Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:36

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Art. IX i Simbolit te Besimit:

    Ne nje Kishe te shenjte, te pergjitheshme dhe Apostolike”
    Ky Art. na meson per Kishen e Krishtit.

    Ē’quhet Kishe ?

    Kishe quhet gjithe shuma e atyre qe besojne ne Krishtin, te cilet duke u bashkuar ne nje besim dhe duke u shenjteruar me ato mistere perbejne nje trup, qe ka per kryetar te larte Kryezotin tone Iisu Krisht.

    Kur u themelua Kisha e Krishtit ?

    Kisha u themelua prej zotit tone Iisu krisht, kur ky zgjodhi te 12 nxenesit dhe Apostujt e Tij, edhe kur u dergoi diten e Rushajave (Pesedhjetores) shpirtin e Shenjte. Keshtu Apostujt te ndriēuar dolen ne bote, predikuar Ungjillin ne tere kombet dhe keshtu perhapen dhe forcuan Kishen e krishtere.

    Pse Kisha quhet Nje ?

    Quhet nje se ata qe perbejne ate, kane nje krye: Krishtin, bashkohen ne nje Besim dhe shenjterohen po prej atyre Mistereve.

    Pse Kisha quhet e Shenjte ?

    Quhet e Shenjte se e shenjteroi Krishti me gjakun e Tij dhe se qellimi i saj eshte, qe me mesimin e Iisuit dhe me hirin e Mistereve te shenjterohen gjithe besimtaret, qe e permbajne ate.

    Pse Kisha quhet e pergjithshme ?

    Se perfshin ne gjirin e saj tere njerezit nga ēdo komb, vend dhe me gjuhe te ndryshme, dhe kryesisht sepse permban te verteten e plote.

    Pse quhet Apostolike ?

    Se u perhap ne bote me predikimin e Apostujve, dhe se ruan besimin dhe traditat qe mori prej tyre.

    Si qeveriset Kisha?

    Kisha, siē thame me siper, u themelua prej Shpetimtarit tone Iisu Krisht, i Cili eshte Krye i Kishes, por qeveriset mbi dhč prej episkopeve qe jane barinjte dhe mesuesit e saj, te cilet si detyre kryesore kane t’u mesojne besimtareve fjalen e Perendise, te kryejne (bejne) misteret dhe te qeverisin besimtaret fetarisht.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Art. X i Simbolit te Besimit:

    Pohoj nje pagezim per ndjesen e mekateve.

    Ky Art. na meson vetem per misterin e Pagezimit.

    Ē’quhen Mistere ?

    Mistere jane ato ceremoni te Kishes, te cilat shquhen nga te tjerat, se jane urdheruar prej Krishtit ose prej Apostujve dhe se ne keto u jepet, ne menyre te fshehte, Hiri i padukshem i Shpirtit te Shenjte besimtareve. Meqenese ne keto ceremoni vepron fshehtazi Shpirti i Shenjte, per kete quhen Mistere.
    Te Shenjta pra quhen ato ceremoni te Kishes, qe i mori kjo prej Zotit dhe Apostujve dhe ne te cilat me shenja te dukshme jepet Hiri i padukshem i Shenjte, i nevojitur per shpetimin tone.
    Shtate jane misteret: Pagezimi, Miroja, Kungimi, Pendimi, Dorezimi prifteror, martesa dhe Efqelia.

    Pagezimi

    Zoti Krisht, jo vetem qe u pagezua prej Joanit ne lumin e Jordanit, por edhe kur i dergoi nxenesit e tij per te predikuar, i porositi te pagezojne “ne emrin e Atit, dhe te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte”. I pagezuari kridhet tri here prej priftit ne uje te bekuar me pare, dhe nxirret prej tij ne emrin e Atit dhe te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte.
    Duke u pagezuar spastrohet nga mekati i Adamit dhe ne qofte se eshte i rritur, spastrohet dhe ga mekatet e tij dhe behet Anetar i Kishes. Pra ky eshte kuptimi i Pagezimit.

    Ne qofte ne moshe, ē’duhet te beje ai qe pagezohet ?

    Duhet pikesepari te nunoset qe te pendohet per mekatet dhe te rrefeje besen e tij me Krishtin dhe pastaj te pagezohet. Prandaj ne shekujt e pare te Krishterimit perpara se te pagezohej ndonje, i mesohej Katekizmi.
    Kur me vone hyri perdorimi i pagezimit te foshnjeve, qe te mos vdesin te papagezuara, u caktua prej Kishes kumbari, i cili si perfaqesues i te pagezuarit thote “Besoj”. Kumbari ose ndrikulla merr detyren te perkujdeset per edukimin fetar te foshnjes ne moshen e duhur.
    Kisha Katolike qe ne shek. XIV ne vend qe t’i kredhe (futė) ne uje te pagezuarit, vetem i sperkat me uje te bekuar. Gjithashtu me sperkatje behet dhe ne Kishen Protestante.
    Perdoret sperkatja dhe ne Kishen tone Orthodhokse, ne rast nevoje kur foshnja eshte e semure ose vetem lartesohet ne ajer tri here prej cilitdo qofte dhe kujtohet emri i Trinise se Shenjte dhe konsiderohet i pagezuar. Por ne qofte se foshnja rron, duhet bere Misteri kanunisht.

    Misteri i Mirės se Shenjte

    Ne ēastin pas Pagezimit behet dhe Misteri i mirės, d.m.th. prifti lyen me Mirė te Shenjte te pagezuarin dhe keshtu ky merr dhuraten e Shpirtit te Shenjte. Pra misteri i mirės eshte ajo ceremoni e Shenjte ne te cilen prifti lyen pjeset e ndryshme te trupit qe pagezohet me miro te bekuar. Kush lyhet me mirė te Shenjte merr dhuratata e Shpirtit te Shenjte, qe te forcohet ne jeten shpirterore dhe te perparoje ne pune te mira.

    Misteri i Kungimit

    Misteri i Kungates eshte ajo ceremoni e Shenjte, ne te cilen ne forme te bukes edhe te veres marrim trupin dhe gjakun e vertete te Zotit tone Iisu Krisht per ndjese te mekateve dhe per jete te perjetshme.

    Kur e formoi kete Mister Zoti yne ?

    Nje nate para kryqezimit te Tij hengri bashke me nxenesit e Tij “Darken mistike”. Ne ate darke mori buken dhe pasi e bekoi ua dha nxenesve te Tij duke thene: “Merrni, hani, ky eshte trupi im”.
    Pastaj mori kupen e veres dhe pasi falenderoi Perendine tha: “Pini prej ketij te gjithe, se ky eshte gjaku im”. Pra ne kete Darke Mistike formoi Misterin e Kungates, se u tha nxenesve te Tij, kete te beni gjithnje per kujtimin tim. Ky mister duhet te behet prej priftit me buke te brumte dhe me vere pre rrushi te perzier me uje.

    Ē’duhet te besojme per kete Mister ?

    Duhet te besojme qe ne ate ēast kur prifti therret Shpirtin e Shenjte dhe bekon buken e veren, keto te dyja ndryshohen dhe behen Trupi e Gjaku i vertete i Krishtit. Prandaj kur kungohemi marrim ne forme te bukes e veres, ate Trup te vertete edhe Gjak te Krishtit.

    Kur duhet te kungohemi ?

    Me anen e Kungates bashkohemi me Zotin tone Iisu Krishtin, i Cili tha vete: “Ai qe ha mishin tim edhe pi gjakun tim mbetet tek une edhe une tek ai”. Pra duhet te kungohemi sa me shpesh me mire, dhe sa here e shohim te nevojshme, por me perpara te jemi pergatitur mire dhe te ndjere me kedo.

    Si behet pergatitja ?

    Pergatitja behet me pendim te vertete dhe me rrefim te mekateve, me agjerim edhe falje me zemer dhe mė shume me pune te mira.

    Misteri i Rrefimit

    Pendimi apo rrefimi eshte Misteri, ne te cilin i krishteri pendohet nga thellesia e zemres per mekatet e tij, rrefen perpara priftit dhe keshtu merr prej Perendise qe sheh fshehtazi, ndjesen dhe faljen e tyre.

    Kur e formoi kete mister Zoti yne ?

    Kete Mister e formoi Krishti pas Ngjalljes se Tij, kur u dha nxenesve te tij Shpirtin e Shenjte duke u thene: “Merrni Shpirtin e Shenjte. Atyre qe do t’ua falni mekatet, do t’u jene falur dhe atyre qe nuk do t’ua falni, do t’u mbeten te pafalura” (Joan. 20:23). Apostujt kete pushtet ua dhane trashegimtareve te tyre, domethene episkopeve, me lejen e te cileve e zbaton kete mister prifteria.

    Pendimi eshte i vertete:

    1. Kur njeriu ndjen faje dhe helmohet per to, se ka faj ne Perendine,

    2. Kur vendos te largohet keshtu e tutje nga faji dhe te beje pune te mira,

    3. Kur vjen perpara priftit dhe tregon e hidherim shpirti fajet pa fshehur ndonje frike ose prej turpi.

    Kete Mister e ben i krishteri sa here e ndjen nevoje, por me teper kur pergatitet per kungim.

    Misteri i Prifterise

    Shpetimtari yne kur zgjodhi Apostujt, u dha fuqi te qeverisin Kishen, te zbatojne mistere dhe te predikojne fjalen e Perendise. Kete e lane trashegim te episkopet duke vene duart mbi kryet e tyre (hirotonisur) dhe episkopet dorezojne prifterinj. Misteri i Prifterise eshte ajo ceremoni e Shenjte, ne te cilen episkopi duke vene duart mbi kryet e kandidatit per prift, i jep Hirin e Shpirtit te Shenjte qe te zbatoje misteret, te qeverise besimtaret, dhe t’u mesoje fjalen e Perendise.
    Me kete Mister episkopi kendon lutje te caktuara qe te zbrese Hiri i Shpirtit te Shenjte mbi ate qe do te marre graden e prifterise. Gradat prifterore jane tri: te episkopit, te priftit dhe te dhiakut.
    Episkopi qeveris Kishen e dioqezes se tij, zbaton gjithe misteret, ceremonite dhe predikon fjalen e Perendise.
    Prifti zbaton gjithe misteret perveē te dorezuarit te prifterise dhe inagurimit te Kishes.
    Dhiaku sherben ne zbatimin e Mistereve dhe predikon fjalen e Perendise me lejen e episkopit.
    Dorezimi (hirotonia) e episkopit behet te pakten me dy episkope te tjere. Prifteria dhe dhiaket mund te jene te martuar perpara dorezimit te tyre, se pas dorezimit nuk mund te martohen, por episkopet merren nga te pamartuarit.

    Misteri i marteses

    Misteri i marteses eshte ajo ceremoni, ne te cilen bekohen prej priftit burri dhe gruaja qe do te lidhen me martese dhe marrin Hirin e Perendise qe te bejne femije dhe t’i rritin me edukate te krishtere.

    Kur u formua martesa ?

    Martesa u formua prej Perendise kur krijoi Adamin dhe Even dhe i bekoi qe te shtohet raca njerezore, pastaj e shenjteroi Zoti yne Iisu Krisht duke thene: “Ata qe bashkoi Perendia, njeri te mos i ndaje” (Mark. 10:9).

    Detyrat e burrit dhe te gruas.

    Burri ka detyre te dashuroje gruan e tij si veten e tij, dhe gruaja te dashuroje burrin e saj edhe t’i bindet, dhe qe te dy kane detyre te shenjte te ruajne martesen te ndershme dhe te edukojne femijet e tyre me moral te krishtere duke i mesuar te duan Perendine, atdheun dhe te respektojne me te medhenjte.

    Misteri i Efqelise

    Misteri i Efqelise eshte ajo ceremoni e shenjte, ne te cilen prifti lyen te semurin me vaj te bekuar dhe i lutet Perendise ta sheroje nga semundjet shpirterore dhe trupore.
    Kisha Katolike e ben Efqiline vetem per ata qe jane ne rrezik vdekjeje si nje arme per jeten e ardhshme, qysh ne Shek. XII. Kisha jone Orthodhokse e ben sa here qe besimtari i krishtere te kete nevoje dhe sidomos te Merkuren e Madhe, si pergatitje per Kungimin e se Enjtes se Madhe.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Art. XI i simbolit te Besimit:

    Pres Ngjalljen e te vdekurve.

    Ky Art. na meson se trupat e gjithe te vdekurve qe ne krijimin e botes do te ngjallen dhe do te bashkohen me shpirtrat qe kane rrojtur ne bote.
    Ngjallja e te vdekurve do te behet qe te vime te gjithe perpara Gjykatores se drejte te Krishtit, dhe te gjykohemi per punet qe kemi bere ne kete bote.
    Atehere te drejtet do te trashegojne jeten e perjetshme dhe fajtoret denimin e perjetshem ne sketerre

    Shenim: Pas vdekjes se njeriut dhe ndarejs se shpirtit prej trupit, trupi si i lendshem tretet ne elementet qe eshte bere, por shpirti, i i palendshem mbetet i pavdekshem.
    Nje dite te cilen nuk e di asnjeri perveē Perendise, trupat e te vdekurve do te ngjallen, ne nje forme mė frymėsore se trupat e sotem, dhe te pavdekur, gjthashtu dhe trupat e atyre qe do te ndodhen gjalle ne diten e Gjykimit, do te ndryshohen. Atehere do te ngjase ardhja e dyte e Krishtit, e cila do te jete gazmore per te drejtet dhe e frikshme per fajtoret, sepse secili do te gjykohet sipas puneve te tij. Te drejtet do te rrojne pastaj te qete larg ēdo hidherimi edhe shtrengimi dhe ne shoqerin me Perendine, bashke me ėngjėjt dhe shenjtoret. Te ligjte do te jene ne mundime, hidherime dhe paqetesi te ndergjegjes se tyre.

    Si do te behet ngjallja e te vdekurve ?

    Sikurse Perendia krijoi trupin e njeriut me balte, keshtu prape si i Terefuqishem do te ngjalle trupat e njerezve, te cilat prej vdekjes dhe varrimit jane tretur ne balte.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Art. XII i Simbolit te Besimit:

    Dhe jeten e ardhshme te ameshuar. Amin

    Ky art. na meson qe, pas ngjalljes se te vdekurve dhe gjykimit te njerezve, do te pasoj nje jete e perjetshme dhe e pambarueshme. Kur themi qe do te gjykohet bota, nuk kuptohet qe bota do te prishet dhe zhduket, por do te ndryshoje dhe rilindet.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PJESA E DYTĖ

    Ē’na meson Pjesa II ?

    Kjo na meson, cilat jane veprat e mira te doktrines se krishtere, dhe ku i gjejme.
    Mesimin e Kishes per pune te mira e gjejme ne Dekalogun, d.m.th. ne 10 porosite, qe i dha Moisiut Perendia ne Malin Sinai, edhe ne 9 Lumturimet qe predikoi Krishti ne mal perpara nxenesve te Tij dhe popullit.
    Nga dhjete porosite kater te parat na mesojne detyrat qe kemi kundrejt Perendise, dhe te tjerat, gjashte, kundrejt te afermeve tane ne shoqerine njerezore. Dekalogun nuk e ndryshoi ose anulloi Shpetimtari yne, por e plotesoi me fjalimet e Tij ne mal.
    Prandaj dhjete porosite, u plotesuan prej Zotit tone, dhe “Nente Lumturimet” na mesojne per jeten tone te drejte qe duhet te kemi ne kete bote si te krishtere te vertete.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Pare:

    Une jam Zoti Perendia yt, qe te nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtepie te skllaveruar, s’ke per te pasur Perendi te tjere perveē meje.

    Porosia e Pare na meson qe nje i vetem eshte Perendia i vertete dhe ate duhet te besojme dhe adhurojme. Detyrat qe na imponon ose ngarkon kjo porosi jane:

    1) Te besojme te Perendia, d.m.th. te pranojme pa dyshim e kundershtim te vertetat qe na shfaqi.
    2) Te duam,d.mth. te jemi te dhene plotesisht dhe te mos bejme tjeter gje, qe eshte kunder deshires se Perendise.
    3) Te shpresojme te Perendia, d.m.th. tere shpresat tona te jene te Perendia, se vetem Perendia perkujdeset per shpetimin tone dhe na ruan nga ēdo gje e lige.

    Detyra te tjera kemi te adhurojme dhe t’i falemi Perendise.

    Ē'eshte falja?

    Falja eshte nje bashkefjalim yni me Perendine, ne kete menyre rrefejme ndjenjat e zemrave tona dhe nevojat qe kemi. Falja eshte tre llojesh:

    1) Lavderim, kur lavderojme dhe himnojme madheshtine e Perendise.
    2) Falenderim, kur tregojme mirenjohjen tone dhe te mirat qe na jane dhuruar perdite.
    3) Lutje, kur i lutemi Perendise, qe te na ndihmoje per nevojat tona, ose na shpetoje nga ndonje shtrengim, qe mund te kemi.

    Zoti yne Iisu Krisht na mesoi nje falje, ne te cilen na tregoi ē’duhet te kerkojme ne faljet tona

    Kjo falje quhet e Zotit dhe eshte kjo:

    “Ati yne qe je ne qiejt,
    u shenjterofte emri yt,
    ardhte mbreteria jote,
    u befte deshira jote,
    si ne qiell dhe mbi dhč;
    buken tone te perditshme jepna neve sot,
    dhe falna fajet tona,
    sikurse dhe ne ua falim fajtoreve tane,
    dhe mos na shtjer ne ngasje,
    po shpetona nga i ligu.”

    Nė kete lutje e quajme Perendine “Ati yne”, se na krijoi dhe na shpetoi me anen e Zotit tone Iisu Krisht, dhe vazhdon gjithnje te perkujdeset per ne, sikurse nje ate perkujdeset per femijen e tij.
    Nė kete lutje i falemi Perendise, qe te na ndihmoje te shenjterojme emrin e Tij me vepra te mira, qe keshtu edhe mbi dheun te behet deshira e Tij prej njerezve, sikurse behet deshira e Tij prej engjejve ne qiell
    “Buken tone te perditshme” – me keto fjale i lutemi, qe te na jape tere ato qe kemi nevoje per rritjen tone ne kete jete. I lutemi te na ndjeje fajet, por i zotohemi qe edhe ne do t’i ndjejme fajtoret tane, se ne qofte se ne tregohemi te pameshirshem per te afermit dhe vellezerit tane, dhe perendia do te tregohet i pameshirshem per ne. I lutemi te na shpetoje nga ngasjet e te ligut, i cili kerkon gjithnje te na terheqe ne mekate.

    Cilet fajtojne ne Porosine e Pare ?

    Ne Porosine e Pare fajtojne keta:

    1) Ateistet, d.m.th. ata qe mohojne qenien e Perendise;
    2) Idhujtaret, d.m.th. ata qe adhurojne shume perendira te rreme (te genjeshtra);
    3) Ata qe mohojne perkujdesjen e Perendise;
    4) Magėt (magjistaret),d.m.th. ata qe nuk kerkojne ndihmen e Perendise, por me magjira kerkojne ndihmen e djallit per te sjelle dobi ose shkaterrim ne te tjeret;
    5) Ata qe jane te ftohte dhe nuk interesohen per shoqerine njerezore, d.m.th. per Kishen, nuk falen dhe nuk ruajne porosite e Perendise.

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Dyte:

    Nuk do te besh idhull per veten tende, ose ndonje te ngjase me ato te qiellit lart, nė dheun dhe ne ujrat qe jane me poshte dheut; nuk do t’u falesh atyre as t’i adhurosh.

    Porosia e dyte eshte plotesim i se pares. Kur duhet te adhurojme nje Perendi vetem, kuptohet qe nuk duhet t’u falemi statujave dhe krijesave te ndryshme, d.m.th. qiellit, dheut ose detit, sikurse benin shume popuj te vjeter dhe sikurse bejne dhe sot popuj te eger.

    Ketu vjen pyetja qe a jane ne kundershtim adhuruesit e ikonave ?

    Jo, se nuk u japim ikonave te shenjta adhurim Perendie, por u japim vetem nje nderim dhe falje, e cila na kujton fytyrat e shenjta dhe kujtimin e veprave te tyre. Per shembull pikturat e personaliteteve te larte, njerezve te dashur, te prindeve dhe te tjera, i nderojme dhe i veme ne nje vend te posaēem te dhomave tona, por nuk besojme kurre qe ato piktura jane te gjalla. Nderimi dhe adhurimi yne eshte vetem nje kujtim i tyre.

    Cilet fajtojne ne Porosine e Dyte ?

    1) Adhuruesit e shume Perendive, idhujtaret.
    2) Ata qe kufizojne nga padija besimin vetem ne ceremonira dhe ne pune te perjashtme, d.m.th. ata qe falen vetem sa per t’u dukur, qe falen vetem me buze dhe jo me zemer, ata qe agjerojne ose kreshmojne vetem nga te ngrenat dhe jo nga fajet.
    3) Lakmuesit, te cilet duan te fitojne me ēdo menyre te holla, te cilat i adhurojne si Perendi.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Trete:

    Nuk do te kujtosh emrin e Perendise mė kot

    Porosia e Trete na meson qe duhet te respektojme Perendine dhe emrin e Tij, dhe nuk duhet ta persorim mė kote, d.m.th. ne bisedimet tona pa nevoje.

    Shpetimtari yne duke mbushur kete porosi tha:

    “Une ju them te mos betoheni fare, por le te jete fjala juaj po po, dhe jo jo. (Matth. 5:34). Por ne disa raste te jashtezakonshme na imponohet te betohemi si per shembull ne gjykate ose ne ndonje nepunesi shteterore, kur emerohemi. Pra atehere duhet te themi te verteten.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Katert:

    Kujto diten e shtune per ta bekuar. Gjashte dite do te punosh dhe te besh tere punet e tua, dhe diten e shtate pushim per Zotin Perendine tend.

    Ē’na meson porosia e katert ?

    Porosia e Katert na meson qe gjashte ditet e javes duhet te punojme dhe te shtaten te pushojme, duke e sakrifikuar per Perendine.

    Cila eshte kjo dite e shtate ?

    Per judhenjte dita e shtate ishte e shtuna, se ne ate dite mbaroi Perendia krijimin e botes dhe u qetesua, por per te krishteret eshte e diela, se ne ate dite Zoti yne Iisu Krisht u ngjall se vdekurish.

    Ē’duhet te bejme te dielave ?

    Te dielave dhe te kremteve te medha, duhet te vemi ne Kishe, te degjojme dhe studiojme fjalen e Perendise dhe te kendojme libra dobisjelles per shpirtin tone, dhe t’u vime ne ndihme te vobekteve dhe atyre qe vuajne. Prandaj kur eshte per ndonje pune te nevojshme ose filantropike, jo vetem qe s’eshte mekat, por perkundrazi eshte nje detyre per to, dite e diele.
    Kete na e mesoi Shpetimtari yne, kur u akuzua prej farisejve, se sheronte dite e shtune dhe tha: “E shtuna u be per njeriun dhe jo njeriu per te shtunen” (Mark. 2:27).

    Cilet fajtojne ne porosine e Katert ?

    Ata qe nga lakmimi i tyre dhe panevoje nuk pushojne punen e tyre te dielave, si dhe ata qe i shkojne te dielat me vepra dhe defrime te liga.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •