Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Peste:

    Ndero atin tend dhe nenen tende.

    Porosia e Peste na meson se duhet te nderojme dhe respektojme prinderit tane, t’u bindemi, t’i ndihmojme dhe ushqejme ne moshen e pleqerise pa u merzitur per dobesite e pleqerise se tyre.
    Perveē prindeve duhet te nderojme dhe respektojme dhe keta: Kryetarin e vendit ku rrojme, qe kujdeset si atė per lumturine dhe perparimin tone. Qeveritaret, te cilet na sigurojne te drejtat njerezore duke zbatuar ligjet e shtetit. Barinjte e mesuesit e kishave, se ata perkujdesen per shpetimin e shpirtrave tane. Mesuesit, qe na zhvillojne mendjen me arsim dhe na edukojne zemren dhe gjithe mireberesit dhe mbrojtesit tane.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Gjashte:

    Mos vrit.

    Porosia e Gjashte na meson qe sikurse duam veten tone, keshtu duhet te duam dhe te afermin dhe te respektojme dhe mbrojme jeten e tij. Fajtoret e kesaj porosie jane ata qe me arme ose me ēdo menyre tjeter heqin jeten e te afermit te tyre. Ata qe jo vetem, po dhe me anene e te tjereve shkaktojne humbjen e jetes te ndonje njeriu, si dhe ata qe mund te ndalojne vrasjen dhe nuk e bejne.
    Ne kete porosi mekatojne dhe ata qe vrasin veten e tyre, prandaj dhe Kisha nuk falet per keta dhe nuk lejon te varrosen si te krishtere, vetem se kur ēmenden para vrasjes.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e shtate:

    Mos kurvėro.

    Kjo porosi na meson se duhet te largohemi nga defrimet e trupit dhe te respektojme nderin e te afermit. Prandaj qe te largohemi nga kjo e keqe, duhet te stervitemi nga gjerat qe ngasin pasionet tona, d.m.th. shoqeri te liga, kendimet e librave te demshem dhe pertesen qe eshte mėma e te ligave.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Tete:

    Mos vidh.

    Porosia e tete na meson qe ne asnje menyre nuk duhet te grabitim pasurine e te afermit tone. Kjo porosi na ndalon kusarine, rrembimin e ndonje gjėje me force, marrjen e ndonje gjėje te huaj me dinakeri, marrjen e dhuratave te kishave ose shoqerive qe kane kurdohere qellime bashkimi dhe se fundi, te mos marrim kamata, fajdera te renda nga ata qe huajme.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Nente:

    Mos deshmo kunder te afermit tend deshmi te rreme.

    Porosia e Nente na meson se kur therritemi ne gjykate, te mos japim deshmi te genjeshtert kunder te afermit tone dhe pergjithesisht te mos intrigojme dhe te mos akuzojme te tjeret. Prandaj gjithnje te themi te verteten duke u larguar nga genjeshtra, e cila kryeka te mallkuarin. Te mos perbuzim njeri per te metat e tij shpirterore ose trupore, po te perkujdesemi t’ia ndreqim dhe te mos t’i nxjerrim emrin per te keq midis njerezve.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Porosia e Dhjete:

    Mos kij zili kundrejt te afermit tend.

    Porosia e Dhjete na meson, qe jo vetem te largohemi nga te gjitha ato qe na thane te pese porosite e para, d.m.th. vrasja, kurveria, vjedhja dhe deshmia e rreme, por as te mos deshirojme ndonje gje qe ka i afermi yne, se nga deshira e lige vjen dhe pune e lige.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nente Lumturimet

    1. Lum ata me shpirt te perulur, se tyrja eshte Mbreteria e Qiejve.
    2. Lum ata qe vajtojne, se ata do te ngushellohen.
    3. Lum te butet (te urtet), se ata do te trashegojne dhenė.
    4. Lum ata qe kane uri dhe etje per drejtesi, se ata do te nginjen.
    5. Lum te meshirshmit, se do te meshirohen.
    6. Lum te qėruarit nga zemra, se ata shohin Perendine.
    7. Lum paqeberesit, se ata do te quhen bij Perendie.
    8. Lum ata qe jane ndjekur per drejtesi, se e tyrja eshte Mbreteria e Qiejvet.
    9. Lum ju kur t’ju shajne dhe t’ju ndjekin e te thone ēdo fjale te lige kunder jush duke genjyer per mua. Gezohuni dhe ngazellohuni, se paga juaj do te jete e shumte ne qiejt.



    Kuptimi i Lumturimit te pare

    Kuptimi i Lumturimit te pare eshte se ata qe duan te trashegojne Mbreterine e Qiejve, nuk duhet te jene kryelarte, por duke ndjere fajet, te jene te perulur.

    Kuptimi i Lumturimit te dyte

    Kuptimi i Lumturimit te dyte eshte qe te krishteret jo vetem te ndjejne mekatet e tyre dhe te jene perulur, por duhet dhe te helmohen per to, se atehere do t’u falen mekatet.

    Kuptimi i Lumturimit te trete

    Kuptimi i Lumturimit te trete eshte qe i krishteri nuk duhet te jete i eger dhe gojekeq, por i embel, i bute, se keta do te trashegojne dhčne, d.m.th. edhe ketu do te lumturohen dhe pas vdekjes do te trashegojne jeten e pasosur.

    Kuptimi i Lumturimit te katert

    Kuptimi i Lumturimit te katert eshte qe i krishteri duhet te kete uri dhe etje per drejtesi, d.m.th. te deshiroje teper drejtesine dhe punet e mira dhe atehere do te nginjet, se do te trashegoje lumturine e pasosur.

    Kuptimi i Lumturimit te peste

    Kuptimi i Lumturimit te peste eshte qe jo vetem nuk duhet te rrembeje gjerat e te afermit, por duhet dhe t’u jape nga te tijat atyre qe kane nevoje, d.m.th. te beje lemosha dhe atehere do te meshirohet.

    Kuptimi i Lumturimit te gjashte

    Kuptimi i Lumturimit te gjashte eshte te jetoje nje jete te paster dhe te kete nje zemer te larguar nga deshirat e liga, se atehere do te vleresohet me Perendine duke u bere pjesetar i lumturise.

    Kuptimi i Lumturimit se shtate

    Kuptimi i Lumturimit te shtate eshte qe i krishteri jo vetem qe nuk duhet te behet shkaktar armiqesie midis njerezve, por duhet te sjelle paqe midis tyre, dhe atehere do te quhet bir i Perendise.

    Kuptimi i Lumturimit te tetė

    Kuptimi i Lumturimit te tetė eshte qe i krishteri duhet te kete trimerine te duroje ndjekje dhe vuajtje per drejtesine, se atehere do te trashegoje Mbreterine e Qiejvet.

    Kuptimi i Lumturimit se nente

    Kuptimi i Lumturimit te nente eshte qe i krishteri duhet te duroje te shara per emrin e Krishtit, se do te shperblehet ne Mbreterine e Qiejve.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    DISA PARIME TE KISHES PER MIRERRITJEN E FĖMIJĖVE

    Nė kėto kohėt e fundit, mė shumė se kurdoherė ėshtė folur edhe shkruar pėr principet pastorale dhe edukative, mbi mirėrritjen e fėmijėve nė bazė tė parimeve tė Kishės. Mirėrritja e fėmijėve sipas kėtyre parimeve varet prej interesimit qė tregon Kisha bashkė me klerin e saj pėr kėto gjenerata, tė cilat njė ditė do tė jenė udhėheqėsit e tė tjerėve qė vijnė mė pas.
    Mėsimi i priftėrinjve pėr fėmijėt nuk mund tė shquhet vetėm pėr njė mėnyrė, por ka parasysh njeriun qė prej ditės qė fillon tė kuptojė e gjer nė ditėn e vdekjes. Pika mė me rėndėsi e klerit ėshtė tė vėnė re moshėn e fėmijėve dhe pastaj tė pėrdorin mjetet edukative pėr cilindo. Vetėm kėshtu mund tė kemi sukses nė misionin tonė tė shenjtė. Kėshtu na rrėfen edhe principi i Jisuit nė paravolinė e shėrbėtorit tė drejtė dhe besimtar qė u jep fėmijėve ushqimin.
    «Cili vallė ėshtė ai shėrbėtor besnik dhe i menēėm, tė cilin i zoti e vuri pėrmbi punėtorėt qė t'u japė atyre ushqimin nė kohė? Lum ai shėrbėtor, tė cilin kur tė vijė i zoti, ta gjejė duke bėrė kėshtu» (Matth. 24:45-46). Gjithashtu dhe me njė mėnyrė tė butė tė bariut tė mirė: «Kėtij i hap derėn portieri dhe dhentė dėgjojnė zėrin e tij, dhe i thėrret dhentė me emėr dhe i nxjerr» (Joan. 10:3). Po ashtu dhe shkrimet e Etėrve tė shenjtė, tė cilėt quhen autoritet pėr Kishėn na mėsojnė se edukatori fetar (prifti) lipset tė jetė psikologu i besimtarėve dhe mė shumė i fėmijėve.
    Kujdesi i Kishės pėr edukatėn e fėmijėve ėshtė njė nga detyrat e para, sikurse na thotė dhe Ungjilli i shenjtė: «Lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė dhe mos i ndaloni, se Mbretėria e Perėndisė ėshtė e kėtyre* (Mark. 10:14).
    Ne Art. X tė Simbolit tė Besimit qė bėn fjalė mbi Pagėzimin shpjeguam se i pagėzuari ėshtė anėtar i Kishės. Tashti kėtu i vihet detyrė dhe Kishės pėr kėtė krijesė tė re ta afrojė nė gjirin e saj dhe t'i edukojė shpirtin me misteret e hyjshme gjer sa tė arrijė nė moshėn e duhur. Kėtė detyrė e ka Kisha e bazuar nė kanunin e 10-tė tė Sinodhit tė Shenjtė tė Shtatė Ekumenik qė thotė:
    «Detyra e meshėtarit jepet pėr kėto qėllime».
    Edukata pastorale pėr fėmijėt ndahet nė tri kategori: 1) Pėr fėmijėt e vegjėl para se tė hyjnė nė fillore; 2) Sa kohė qė janė nė fillore; dhe 3) Kur mbarojnė filloren dhe gjer sa tė vazhdojnė punė private ose mjeshtėri.
    Mirėpo Kisha nuk mund ta fillojė vetė edukatėn e fėmijėve pa ndėrmjetėsnė e prindėve se qysh prej gjashtė vjet e tutje, sipas ligjit mund tė shkruhen dhe pranohen fėmijėt nė shkollė, nė rendin e parė tė fillores. Por me anėn e edukatės familjare e pėrgatit qė pak a shumė tė ketė njėfarė kuptimi pėr Perė*ndinė, qė ėshtė krijuesi i qiellit dhe i dheut, qė krijoi njeriun, qė na jep shėndet, qė na ruan prindėt, e tė tjera e tė tjera. Duke plotėsuar meshėtari misionin e tij tė shenjtė nė familjet, fėmija vetvetiu kėnaqet nė shpirt pse urata i do, i bekon ujin, shtėpinė, ngreh (Ipsomėn) ditėn e emrit e tė tjera. Kėshtu qė nė kėtė mėnyrė formohet njė dashuri midis fėmijės dhe edukatorit tė Kishės (priftit) por kjo varet dhe prej edukimit tė prindėve, siē thotė Apostulli i Shenjtė: «Nė ėshtė maza e parė e shenjtėruar ėshtė edhe tėrė brumi. Dhe nė ėshtė rrėnja e shenjtėruar, janė dhe degėt» (Rom 11:16).
    Karakteri i fėmijėve dhe gjendja e shpirtit tė tyre, ka tė bėjė dhe me atė tė nėnės sa kohė qė nuk u ėshtė pjekur mendja. Po pėr kėtė arsye edhe Kisha orvatet qė dhe te fėmija tė formojė njė atmosferė religjoze. Ky mėsim u jepet atyre qė formojnė kurorėn e shenjtė duke u shpjeguar rėndėsinė e misterit tė martesės, mė pas detyra e prindėve pėr fėmijėt. Sipas mėsimit tonė orthodhoks, njė pėrgjegjėsi pėr mirėrritjen e fėmijėve ka dhe kumbari (nuni), i cili e mban nė pagėzim. Me fjalė tė tjera prifti e ka pėr detyrė t'u mėsojė besimtarėve vajtjen nė rregull nė Kishė dhe tė plotėsojnė tėrė shėrbimet qė ka feja jonė. Njė harmoni e gjallė midis Kishės dhe familjeve ėshtė dhe shenja e Kryqit. Njė pikė tjetėr qėndron midis meshėtarit dhe atyre fėmijėve qė janė pa prindėr, tė lėshuar udhėve pa pėrkujdesje. Sot nė botėn e qytetėruar pėr kėta jetime janė formuar internate.
    Kėto internate mė tė shumtat drejtohen prej kishave dhe shėrbėtorėve tė tyre (klerikėve). Kėshtu dėshirojmė qė dhe Kisha jonė Orthodhokse tė ndjekė dhe mėsojė edukimin nė bazė tė Ungjillit tė Shenjtė dhe ndėr jetimėt.
    Me rėndėsi mė tė madhe pėr fėmijėt ėshtė kur ata fillojnė shkollėn fillore, se kėtu qėndron mundėsia mė e mirė pėr edukimin, sepse dhe kuptimi fillon tė zhvillohet me sistem prej edukatorėve.
    Nė fillore nuk ėshtė qėllimi pėr mėsime teorike mė shumė se sa pėr njė edukatė me stėrvitje dhe rregulla pedagogjike, nėn drejtimin e mėsuesve ku njė nga ata lipset tė jetė edukatori i shpirtit (meshėtari).
    Nė kėto vende tė qytetėruara qė rrojmė, Kishat e ndryshme kanė formuar shoqėri foshnjore me njė statut kundėr ēdo vesi tė lig si kumar, alkool, tė sharė dhe tė tjera tė kėqia. Pra qė tė kemi sukses mė parė duhet edukatori tė veprojė siē na mėson Ungjilli i Shenjtė. Besnikėt dėshirojnė qė urata tė verė kėto teori nė praktikė vetė, pastaj t'i dėgjohet fjala atij.
    Etėrit e Shenjtė mėsuan dhe forcuan besimtarėt me shembuj dhe prova tė gjalla. Shėn Grigor Theollogu shkroi: «Lipset qė ti vetė tė pastrohesh. Pastaj tė pastrosh dhe ti tė tjerėt. Tė jesh ti i shkėlqyer, qė tė shkėlqesh tė tjerėt. Tė jesh ti me zemėr afėr Perėndisė, qė tė dėrgosh dhe tė tjerėt, me fjalė tė tjera tė kesh Ungjillin e Shenjtė pėr pasqyrė».
    Problemi mė me rėndėsi ėshtė kur fėmijėt mbarojnė filloren dhe vazhdojnė punė private ose mjeshtėritė. Mėsuesi nuk ėshtė nė krye, prindėt mund tė themi qė nuk kanė atė fuqi qė t'u imponohen, sepse nė kėtė moshė vjen nė kontakt me njė rreth tjetėr. Nė kohėra tė vjetra dhe ustallarėt kishin detyrėn si mėsues pėr ēirakėt por sot punėt ndryshuan. Interesi ditė pėr ditė bėhet mė i hapur, prandaj pyesim: Si do tė bėjmė me kėtė brumė tė ri qė brenda 10 vjetėsh do tė bėhen djemtė tanė burra grash dhe ēupat tona gra burash dhe prindėr fėmijėsh? Pėrgjigjen e kemi dhe ėshtė kjo: Vetėm Kisha e ka pėr detyrė tė interesohet, si njė nėnė e mirė qė mbledh rreth prehėrit tė saj me fjalė tė ėmbla duke thėnė: «Ejani, o fėmijė tė bekuar». Po ashtu dhe pėr tė mėdhenjtė t'i mbledhė nė gjirin e saj.

    Ne Katekizmin e Shenjte Orthodhoks mesuam cilat jane te vertetat e Besimit tone. Le t’i besojme me gjithe zemer keto te verteta dogmatike dhe le te bejme te mira ne kete jete te perkohshme duke mos harruar se baza e lumturise se vertete eshte mbajtja e ligjit te Perendise.

    + + +

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •